Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në

By: M C
17 July 2025 at 18:48

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi disa marrëveshje të paspecifikuara të ardhshme me Shtetet e Bashkuara, të cilat ai tha se do ta forconin vendin e tij gjatë një paraqitjeje në parlament të hënën për të riorganizuar qeverinë e tij.

Presidenti ukrainas tha se do t’i jepte qeverisë së re kontrollin mbi kontratat e mbrojtjes, si pjesë e një shtytjeje për të prodhuar 50% të armëve dhe pajisjeve fushore të vendit në Ukrainë.

Parlamenti i Ukrainës me 450 vende miratoi sot emërimin e Yulia Svyrydenko si kryeministre, me 262 vota pro.

Svyrydenko, e cili u nominua nga vetë presidenti ukrainas, pason Denys Shmyhal, i cili paraqiti dorëheqjen e tij si kryeministër të martën, si pjesë e një riorganizimi të qeverisë.

Parlamenti ukrainas pritet të votojë qeverinë e re që të enjten (17 korrik). Megjithatë, neni 10 i gjendjes së jashtëzakonshme thotë se kompetencat e presidentit, parlamentit, qeverisë, Bankës Kombëtare dhe disa organeve të tjera shtetërore nuk mund të ndërpriten gjatë vendosjes së tij.

Përfaqësuesit e opozitës dyshojnë në legjitimitetin e ndryshimit të qeverisë. “Parlamenti kohët e fundit e zgjati afatin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mund të shkelë Nenin 10 me këtë, megjithëse të gjithë bien dakord se legjislacioni duhet të më parë precizohet ose ndryshohet “, tha Yaroslav Zheleznyak, një anëtar i fraksionit opozitar “Holos”- “Zëri”.

The post Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në appeared first on Albeu.com.

Ndryshime rrënjësore në sistemin zgjedhor në Mbretërinë e Bashkuar, e drejta e votës do të fillojë në moshën 16 vjeç

By: M C
17 July 2025 at 18:32

Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë një reformë të re në sistemin zgjedhor, duke planifikuar uljen e moshës së votimit deri në 16 vjeç të gjithë vendin. Kjo reformë harmonizon moshën e votimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, pasi Skocia dhe Uellsi tashmë kishin miratuar rregullore të ngjashme për zgjedhjet lokale.

Ky vendim përmbush një nga qëllimet kryesore të Partisë Laburiste ku synohej forcimi i barazisë dhe i përfshirjes së të rinjve në procesin zgjedhor e demokratik, të cilët janë të punësuar apo shërbejnë në focat e armatosura vendase, por deri më tani nuk kanë pasur të drejtë vote.

Paketa reformuese përfshin gjithashtu një kalim gradual drejt një sistemi më të automatizuar të regjistrimit të votuesve, duke reduktuar nevojën për dorëzimin e të dhënave në mënyrë të përsëritur në shërbime të ndryshme shtetërore.

“Për një kohë të gjatë, besimi i qytetarëve në demokracinë tonë është gërryer. Me këto masa po shembim pengesat dhe po nxisim përfshirjen, duke mbështetur planin tonë për ndryshim dhe duke përmbushur premtimin për të dhënë të drejtën e votës 16-vjeçarëve”, deklaroi zëvendëskryeministrja Angela Rayner.

The post Ndryshime rrënjësore në sistemin zgjedhor në Mbretërinë e Bashkuar, e drejta e votës do të fillojë në moshën 16 vjeç appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Prrenjas–Librazhd/ Plagosen katër persona nga e njëjta familje, një në gjendje të rëndë

By: M C
17 July 2025 at 18:19

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Qukës. Bëhet me dije se nga përplasja e mjeteve katër persona nga e njëjta familje janë plagosur.

Gjithashtu mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur autoambulancat e spitaleve të Librazhdit dhe Prrenjasit për të ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe për të transportuar të lënduarit drejt qendrave spitalore.

Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor dhe forcat e policisë janë nisur për në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe për të sqaruar ngjarjen.

The post Aksident në aksin Prrenjas–Librazhd/ Plagosen katër persona nga e njëjta familje, një në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Plagosja e dyfishtë në Sarandë, identifikohen autorët! Dy vëllezërit me precedentë të mëparshëm penal

By: M C
17 July 2025 at 18:09

Policia e Sarandës është vënë në lëvizje në kërkim të dy vëllezërve si autorë të dyshuar të plagosjes së dy të rinjve ditën e sotme. Në kërkim të tyre janë edhe forca të FNSH.

Njëri është Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjeç, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, aktualisht në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”. Konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë.

Në kërkim është shpallur edhe Erjon Canaj, 35 vjeç, vëllai tij. Canaj në dhjetor 2022 ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta, por është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sarandës disa muaj më parë.

The post EMRAT/ Plagosja e dyfishtë në Sarandë, identifikohen autorët! Dy vëllezërit me precedentë të mëparshëm penal appeared first on Albeu.com.

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, vatra zjarri përfshijnë fshatin Poshnje të Dimalit, rrezikohen shtëpitë e banorëve

By: M C
17 July 2025 at 17:39

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Poshnje të Dimalit ku prej disa orësh efektivët po luftojnë për neutralizimin e tyre.

Mësohet se flakët po përhapen më shpejtësi për shkak të erërave të forta, duke rrezikuar banesat përreth zonës .

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e shumta të zjarrfikësve, si është bërë edhe ndërhyrja e ajrit me helikopterë.

The post Shqipëria nën pushtetin e flakëve, vatra zjarri përfshijnë fshatin Poshnje të Dimalit, rrezikohen shtëpitë e banorëve appeared first on Albeu.com.

Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë dhe publikon foton e të birit! Ja si ia kanë vendosur emrin

By: M C
17 July 2025 at 17:24

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dafina Zeqiri, është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Dafina ka publikuar një foto ku duken këmbët e djalit të cilin kanë vendosur ta quajnë Daskan. Këngëtarja shkruan: Mirë se erdhe Daskan Gjergji.

Të shumta janë urimet nga fansat dhe të afërmit për ardhjen në jetë të djalit të Dafina Zeqirit.

The post Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë dhe publikon foton e të birit! Ja si ia kanë vendosur emrin appeared first on Albeu.com.

“Gëzuar 30-vjetorin jeta jeme!”, Fatmira Breçani uron ditëlindjen e djalit publikisht

By: M C
17 July 2025 at 16:47

Djali i një ndër këngëtareve më të dashura nga shqiptarët kudo në botë, kryesisht në veri të vendit dhe në diasporë, Fatmira Breçanit feston sot ditëlindjen.

Artistja ka zgjedhur ta urojë publikisht Denin ku shkruan: “Gëzuar 30-vjetorin Jeta jeme! Qoftë ky vit nisja e një kapitulli magjik në jetën tane.”

Fatmira Breçani është këngëtarja më e njohur e këngës popullore, si dhe më të paguarat pasi preferohet masivisht në koncerte në diasporë si dhe në dasma.

The post “Gëzuar 30-vjetorin jeta jeme!”, Fatmira Breçani uron ditëlindjen e djalit publikisht appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë stadiumit në Sarandë, të rinjtë nisen drejt Traumës

By: M C
17 July 2025 at 16:29

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Raportohet se të plagosur mbetën shtetasit Ernest Lama, 24-vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç.

Sakaq, policia ka njoftuar se pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

The post EMRAT/ Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë stadiumit në Sarandë, të rinjtë nisen drejt Traumës appeared first on Albeu.com.

Alba Pollozhani rrëmben vëmendjen e fansave pas ndërhyrjes plastike në pjesën e …

By: M C
17 July 2025 at 16:16

Alba Pollozhani një nga fermerët më të komentua të Ferma Vip 2, së fundmi ka bërë një ndryshim në pamjen e saj. Ish-fermerja thuhet se ka zmadhuar gjoksin dhe ky detaj nuk ka mundur si t’u shpëtojë ndjekësve.

Pas ndërhyrjes Alba ka preferuar që ta ndajë ndryshimin që ka bërë në jetën e saj në një postim në rrjetet sociale, duke pozuar me një këmishë që të shihet qartë ndryshimi që ka bërë.


Kujtojmë se gjatë qëndrimit në Ferma Vip 2, Alba pati një raport dashuror me fermerin Lim Hoti. Nuk dihet nëse mes tyre ka më komunikim, por duket se Alba po vazhdon të jetë një emër që komentohet më së shumti në media.

The post Alba Pollozhani rrëmben vëmendjen e fansave pas ndërhyrjes plastike në pjesën e … appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 17 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
16 July 2025 at 23:48

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri sot mund të ndjeni nevojën për më shumë hapësirë personale, por komunikimi i qetë do t’ju ndihmojë të ruani harmoninë. Në punë, do të shfaqen mundësi të reja për të treguar aftësitë tuaja, ndaj mos hezitoni të merrni iniciativa. Kujdesuni për shëndetin, sepse stresi mund të ndikojë në energjinë tuaj fizike. Në aspektin financiar, shmangni shpenzimet impulsive dhe planifikoni më mirë buxhetin tuaj.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Sot marrëdhëniet romantike do të jenë të ngrohta dhe do të keni mundësi të forconi lidhjet me partnerin përmes bisedave të sinqerta. Në punë do të ndiheni të motivuar dhe bashkëpunimi me kolegët do t’ju sjellë rezultate pozitive. Kujdesuni për veten duke bërë një pushim të shkurtër për të rifituar energjinë. Në financa, një lajm i mirë mund të vijë nga një burim i papritur.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Ditën e sotme, një takim romantik mund të sjellë emocion dhe ndjesi të reja, ndaj hapuni ndaj eksperiencave të reja. Në punë, do të ndiheni të frymëzuar për të ndjekur projekte të reja ose për të mësuar diçka të re. Shëndeti do të jetë i mirë nëse i kushtoni rëndësi aktivitetit fizik. Financiarisht, mbani nën kontroll shpenzimet për të shmangur vështirësi të vogla.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri, sot është koha ideale për të sqaruar keqkuptime dhe për të ndërtuar më shumë besim me partnerin. Puna do të kërkojë vëmendje ndaj detajeve, por këmbëngulja juaj do të shpërblehet. Kujdes me shëndetin e shpinës ose kyçeve dhe mos harroni të bëni ushtrime shtrirjeje. Financat janë të qëndrueshme, por mos merrni vendime të nxituara për investime.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Marrëdhëniet do të jenë të ngrohta dhe mund të merrni një surprizë të këndshme nga partneri ose një mik i afërt. Në punë, idetë tuaja do të vlerësohen dhe mund të merrni një përgjegjësi të re. Shëndeti duhet të jetë prioritet, ndaj kushtoni më shumë vëmendje ushqimit dhe pushimit. Financat janë në përmirësim, por bëni kujdes me shpenzimet e tepërta.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Sot do të ndjeni një lidhje të veçantë me dikë që ju intereson, dhe një bisedë e thellë mund të forcojë marrëdhënien. Në punë do të përballeni me disa sfida, por kreativiteti juaj do t’ju ndihmojë t’i kaloni. Ruani ekuilibrin mendor duke marrë kohë për veten. Në aspektin financiar, është mirë të shmangni huamarrjet ose investimet e rrezikshme.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Romanca sot mund të kthehet në qendër të vëmendjes, dhe një takim i papritur do të sjellë emocione të bukura. Në punë, bashkëpunimi me të tjerët do të jetë çelësi i suksesit tuaj. Kujdesuni për shëndetin duke kaluar më shumë kohë në natyrë ose duke u relaksuar. Financat do të jenë të qëndrueshme, por është e këshillueshme të kurseni për të ardhmen.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Sot mund të ndiheni më të hapur ndaj ndjenjave dhe bisedat me partnerin do të jenë të frytshme. Në punë do të vlerësoheni për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj, ndaj mos hezitoni të merrni përgjegjësi shtesë. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni shenjat e lodhjes. Financat janë të mira, por planifikoni më mirë për shpenzimet e ardhshme.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, mund të ndjeni një nevojë për ndryshim ose aventura të reja, ndaj diskutoni hapur me partnerin. Puna juaj do të ketë progres të ngadaltë, por qëndrueshmëria do të japë rezultatet e dëshiruara. Kujdes me shëndetin mendor, sepse ankthi mund të rritet nëse nuk relaksoheni mjaftueshëm. Në financa, shmangni rreziqet dhe mos u nxitoni në vendime të rëndësishme.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Sot në marrëdhënie do të ndiheni të mbështetur dhe do të keni mundësi të forconi lidhjet me partnerin ose familjen. Në punë, një ide e re mund të marrë vëmendje dhe mbështetje nga eprorët. Kujdesuni për shëndetin duke bërë aktivitete fizike të lehta. Financiarisht, situata është e qëndrueshme, por mos harroni të planifikoni për shpenzimet e papritura.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të sjellë sqarime dhe të forcojë marrëdhënien tuaj. Në punë, priten përparime dhe mundësi për të treguar talentin tuaj, ndaj jini të hapur ndaj sfidave të reja. Shëndeti kërkon më shumë vëmendje ndaj ushqyerjes dhe pushimit. Financat janë të balancuara, por shmangni shpenzimet e panevojshme.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Sot mund të përjetoni emocione të thella në marrëdhënie, ndaj mos kini frikë të shprehni ndjenjat tuaja. Në punë, do të keni sukses nëse bashkëpunoni me të tjerët dhe tregoni fleksibilitet. Kujdesuni për shëndetin duke shmangur lodhjen e tepruar dhe duke pushuar më shumë. Në aspektin financiar, mund të merrni një bonus ose shpërblim të vogël që do të përmirësojë buxhetin tuaj.

The post Horoskopi 17 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Sulmet ruse në Ukrainë, vriten dy persona dhe plagosen 27 të tjerë

By: M C
16 July 2025 at 23:37

Një sulm nga forcat ruse të mërkurën në një qendër tregtare dhe treg në Dobropillia, një qytet pranë vijës së frontit të luftës, vrau dy persona, plagosi rreth 27 të tjerë dhe shkaktoi dëme të mëdha, thanë zyrtarët. Vadym Filashkin, guvernatori i rajonit lindor të Donjeckut, tha se një bombë 500-kilogramësh u hodh në orën 17:20, kur qytetarët ishin nëpër dyqane.

Ai tha se dy persona humbën jetën dhe 22 u plagosën, ndërsa tetë blloqe banimi dhe tetë automjete u shkatërruan. Video të postuara në internet shfaqnin zona rreth qendrës tregtare në flakë dhe tym.

“Zjarrfikësit po shuajnë zjarrin pasi ekziston mundësia që ende të ketë njerëz brenda qendrës tregtare”, tha Filashkin për televizionin ukrainas.

“Okupuesi e hodhi bombën në një kohë kur Dobropillia ishte plot me njerëz. Shumë ishin duke bërë pazar. Okupuesi e shënjestroi qëllimisht qendrën tregtare. Të gjitha qendrat tregtare përreth janë shkatërruar ose dëmtuar”, shtoi ai.

Shërbimet kombëtare të emergjencës së Ukrainës deklaruan se numri i të plagosurve ishte 27. Filashkin më herët kishte thënë se rreth 30 stenda tregtare ishin dëmtuar. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke folur në fjalimin e tij të përnatshëm me video, e përshkroi sulmin si “thjesht terror i tmerrshëm dhe idiot nga Rusia. Nuk ka logjikë ushtarake në këto sulme, vetëm përpjekje për të marrë sa më shumë jetë njerëzish”.

Dobropillia ndodhet në veriperëndim të Pokrovskut, një pikë kyçe e avancimit të ngadaltë rus drejt perëndimit të rajonit të Donjeckut prej muajsh. Një sulm me raketa, raketahedhës dhe dronë në Dobropillia në mars kishte vrarë 11 persona, përfshirë pesë fëmijë./ REL

The post Sulmet ruse në Ukrainë, vriten dy persona dhe plagosen 27 të tjerë appeared first on Albeu.com.

U përfol për takim ‘special’ në burg me modelen Ziza Pajaziti, reagon avokati i Laert Haxhisë: Nuk është e vërtetë! Shumë shpejt do flasë drejtësia

By: M C
16 July 2025 at 23:18

Detar Hysi, avokat i të dënuarit me burg përjetë, Laert Haxhia, ka reaguar pas lajmeve se klienti i tij ka zhvilluar takime “speciale” në burgun e Drenovës me persona të paautorizuar, konkretisht modelen Ziza Pajaziti.

“Si mbrojtës ligjor i të dënuarit Laert Haxhia, dua të sqaroj opinionin publik se lajmi për takime me persona të paautorizuar është i pavërtetë. Ky i dënuar nuk ka kryer asnjë veprim të tillë,” thuhet në deklaratën e avokatit.

Detar Hysi thekson se kjo çështje aktualisht është në hetim nga Prokuroria e Korçës dhe shpreh besimin se e vërteta do të dalë në dritë përmes rrugës ligjore.

Kohët e fundit në media kanë qarkulluar lajme se Laert Haxhia ka zhvilluar një takim “special” brenda burgut të Drenovës me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti. Ky takim sipas raportimeve në media, u zhvillua përmes mashtrimit pasi modelja do takonte një të dënuar tjetër, por në këtë takim ishte Laert Haxhiu.

Objekt verifikimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve janë edhe dy raste të tjera pas raportimeve në media se dy vajza të njohura të shoëbizit kanë hyrë në ambientet e sigurisë së lartë për takime jashtë protokollit në burgun e Reçit.

The post U përfol për takim ‘special’ në burg me modelen Ziza Pajaziti, reagon avokati i Laert Haxhisë: Nuk është e vërtetë! Shumë shpejt do flasë drejtësia appeared first on Albeu.com.

‘Emri yt është i lidhur me burgje’/ Efi përgjigjet ashpër ndaj komentit provokues

By: M C
16 July 2025 at 23:07

Efi Dhedhes është përballur së fundmi me një koment në rrjete sociale, ku një ndjekëse i tha se ajo është mes vajzave të njohura që takojnë personat e burgosur. Komenti, që përmbante gjuhë fyese dhe akuza personale, nuk mbeti pa përgjigje nga Efi.

“Ça thua më vërtetë? Turp të kem?” – iu përgjigj ajo me ironi, duke mos e lënë pa përgjigje provokimin.

Por replika nuk përfundoi aty. Ndjekësja vijoi me një koment edhe më të ashpër, duke ironizuar publikisht Efin për “favorizim seksual ndaj të burgosurve” dhe duke i kërkuar që të “mos shesë moral”.

Komenti vjen pas lajmit se vajzat e njohura nga showbizi shqiptar futen në ambientet e burgjeve, për takime të ashtuquajtura “speciale” me të dënuar për krime të rënda.

The post ‘Emri yt është i lidhur me burgje’/ Efi përgjigjet ashpër ndaj komentit provokues appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 16 July 2025Main stream

Jasir Asani përzgjidhet për të luajtur kundër Njukasëllit

By: M C
16 July 2025 at 22:49

Lojtari i ekipit Guanzhu FC, Jasir Asani, është përzgjedhur si përfaqësues për ekipin e “K-League”.

Liga Profesioniste e Futbollit Korean njoftoi listën e lojtarëve “Fan Eleven” të “K-League” që do të përballen me Njukasëllin e “Premier League” në “2025 Coupang Play Series”, event që do të mbahet të mërkurën, 30 korrik në stadiumin e Kupës së Botës “Suwon”.

Asani u zgjodh nga tifozët me 17,980 vota dhe iu dha nderi të luante kundër klubit prestigjioz anglez.

Shqiptari ka 6 gola dhe 2 asiste në 18 ndeshje këtë sezon.

Për këtë event Asani tha: “Jam shumë i emocionuar që do të luaj kundër Njukasëllin me lojtarë që përfaqësojnë ‘K League’.

Jam shumë mirënjohës ndaj tifozëve që votuan për mua dhe do të bëj çmos për të treguar një performancë të mirë”.

The post Jasir Asani përzgjidhet për të luajtur kundër Njukasëllit appeared first on Albeu.com.

Greqia nën pushtetin e të nxehtit, përgatitet për temperatura që shkojnë deri në 43°C

By: M C
16 July 2025 at 22:40

Greqia po përballet me një nga valët më të forta të të nxehti, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 43°C gjatë ditëve në vijim.

Zonat më të prekura janë Athina, Thesalia, Larisa dhe pjesë të tjera të brendshme të vendit.

Autoritetet kanë marrë masa të menjëhershme si mbylljen e Akropoli gjatë orëve të pikut (13:00–17:00) ndërsa në qyteta janë hapur qendra freskuese për qytetarët.

Shëndetësia u bën thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell, të konsumojnë shumë ujë dhe të mbajnë veshje të lehta. Vala e të nxehtit ka përfshirë edhe vende të tjera të rajonit, përfshirë Italinë, Shqipërinë dhe Turqinë.

The post Greqia nën pushtetin e të nxehtit, përgatitet për temperatura që shkojnë deri në 43°C appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, në lajme e pashë që ishte…

By: M C
16 July 2025 at 22:29

Njëri nga personat e dyshuar për përfshirje në vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobrës, Petrit Çakri u arrestua sot në Lekbibaj të Tropojës. Ai raportohet se pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit. Bëhet me dije se Çakri ka pranuar për grupin e hetimit që kishte udhëtuar drejt fshatit Madhesh të Matit së bashku me vëllezërit Bushgjokaj pasi ata i kishin thënë se do gjenin drogë. Gazetarja Anila Hoxha raporton se Çakri kishte njohur në burg njërin nga tre vëllezërit.

“Kam qenë në burg me Krisin”, mësohet të jetë shprehur i dyshuari.

Ai ka shtuar se mbaroi dënimin në prill të këtij viti dhe vazhdoi t’i mbajë kontaktet me shokun e qelisë, sot në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës. Duke iu referuar dëshmisë së Çakrit, theksohet se grupi i hetimit disponon të dhëna se si vëllezërit ndryshuan makina të shumta dhe se si gjatë udhëtimit u ulën në disa kafe.

“Unë isha në makinën tjetër dhe nuk më treguan, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, në lajme e pashë që ishte vrarë. Ata më thanë ik”, mësohet të ketë shpjeguar i dyshuari.

The post Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, në lajme e pashë që ishte… appeared first on Albeu.com.

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

By: M C
16 July 2025 at 22:17

Policia bashkiake, Policia e Shtetit dhe IKMT janë parë pasditen e sotme me forcat e tyre përqark stadiumit “Air Albania” në Tiranë në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike.

Fokusi i tyre janë subjektet jashtë stadiumit të cilat kanë të vendosura karrige dhe tavolina në pjesën e jashtme.

Si nisi çështja e hapësirave publike?

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.

Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t’ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër.

Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.

Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën.

Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.

Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje.

Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.

The post Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike appeared first on Albeu.com.

Macron kundër planit të NATO: Nuk pranojmë financimin e armëve amerikane për Ukrainën

By: M C
16 July 2025 at 21:55

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për Ukrainën. Sipas raportimeve të Politico, presidenti Emmanuel Macron ka theksuar rëndësinë e forcimit të industrisë së mbrojtjes brenda Evropës dhe mbështet prodhimin vendas të armëve, si pjesë e një strategjie për të rritur pavarësinë ushtarake të kontinentit.

Ky qëndrim konsiderohet si një ndër arsyet kryesore pse Parisi ka refuzuar të përfshihet në planin e ri të NATO-s, i cili parashikon përdorimin e rezervave ekzistuese të armëve nga vendet anëtare dhe më pas rimbushjen e tyre me blerje të reja nga SHBA. Përveç kësaj, Franca po përpiqet të rrisë investimet në mbrojtje në një kohë kur përballet me presion për të ulur borxhin publik dhe për të stabilizuar financat e saj.

Nga ana tjetër, Gjermania ka dalë si një ndër mbështetëset kryesore të planit. Kancelari Friedrich Merz i ka komunikuar presidentit amerikan Donald Trump se Berlini është i gatshëm të luajë një rol kyç në furnizimin me armë për Kievin. Për Gjermaninë, blerja e armëve amerikane shihet si një zgjidhje praktike dhe e shpejtë, për shkak të kapacitetit të kufizuar të prodhimit të industrisë evropiane të mbrojtjes.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë një vizite në Uashington, nënvizoi përkushtimin e Gjermanisë për të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen evropiane, duke theksuar se roli i SHBA-së mbetet thelbësor për sigurinë kolektive të aleancës. Ai bëri të ditur gjithashtu se Berlini është në bisedime me SHBA-në për një blerje të mundshme të raketave me rreze të gjatë veprimi Typhoon, si një alternativë e shpejtë për forcimin e mbrojtjes së Ukrainës.

Kjo lëvizje vjen pasi Gjermania ka premtuar edhe financimin e dy sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot për Ukrainën. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka përmendur Britaninë e Madhe, Holandën dhe katër vende nordike si ndër vendet që mbështesin këtë iniciativë.

Më 14 korrik, Donald Trump konfirmoi një marrëveshje mes SHBA-së dhe aleatëve të saj në NATO për dërgimin e armëve amerikane në Ukrainë, me kusht që kostot të mbulohen nga shtetet anëtare të aleancës.

The post Macron kundër planit të NATO: Nuk pranojmë financimin e armëve amerikane për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

“Jam duke u martuar”/ Ish-banori i Big Brother Vip ‘shokon’ me foton e dasmës

By: M C
16 July 2025 at 21:36

Reperi i njohur G-Bani ka publikuar një foto në Instagram Story që ka ngritur menjëherë dyshime dhe reagime të shumta në rrjet. Në foto ai shfaqet krah një vajze të veshur me fustan të bardhë nusërie, duke mbajtur gota shampanje në dorë, një pamje tipike dasmeje. Por është përshkrimi që ngjalli më shumë zhurmë:

“I thashë ‘të du shumë! sa nuk kam dasht tjetër. a martohemi?’ Më tha ‘do shohim’. Nuk e di ça do shohi po un jam tu u martu.”

Sigurisht që kjo nuk është një dasmë e vërtetë, por me siguri foto e realizuar per nje projekt.

The post “Jam duke u martuar”/ Ish-banori i Big Brother Vip ‘shokon’ me foton e dasmës appeared first on Albeu.com.

Loredana Brati në një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur? Ja detaji që po habit rrjetin

By: M C
16 July 2025 at 21:19

Loredana Brati në një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur? Ja detaji që po habit rrjetin

Së fundmi, Loredana Brati ka postuar disa foto nga pushimet e saj, e cila kaq tërhequr vëmendjen e publikut.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk kanë qenë vetëm fotot, por një koment i reperit Don Xhoni i cili i ka lënë asaj një emoji zemre.
Loredana iu përgjigj me një emoji kurore mbreti, gjë që ndezi edhe më shumë thashethemet në rrjet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Prej javësh, përflitet për një afërsi mes dyshes, ndërsa zërat kanë mbërritur deri në redaksinë e “Prive”,

ku është folur për një marrëdhënie më të ngushtë mes tyre, përtej komenteve në rrjetet sociale.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë vetëm për një miqësi, një bashkëpunim muzikor apo ndonjë gjë më shumë

The post Loredana Brati në një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur? Ja detaji që po habit rrjetin appeared first on Albeu.com.

❌
❌