Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Thethi kantier gërmadhash/ Banori ia thotë në sy shefit të komisariatit: Ti more lekë dhe i lejove (VIDEO)

By: Oldi
10 July 2025 at 18:48

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, këtë të enjte janë shkarkuar nga detyra të gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës, pas zbulimit të një morie ndërtimesh pa leje në Theth. Është shkarkuar nga detyra Fatmir Lleshi, drejtor i policisë Shkodër dhe shefi i komisariatit, Nik Nikolla. Ky i fundit ka pasur […]

The post Thethi kantier gërmadhash/ Banori ia thotë në sy shefit të komisariatit: Ti more lekë dhe i lejove (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Shefi i NATO-s: Rusia do të shënjestrojë Evropën, nëse Kina sulmon Tajvanin

10 July 2025 at 09:34

 Shefi i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se Kina dhe Rusia paraqesin kërcënime në rritje për aleancën transatlantike, duke konfirmuar se NATO po përgatitet për një sulm të mundshëm rus në shkallë të plotë në territorin e aleancës në vitet e ardhshme.

“Xi Jinping, presidenti i Kinës, përpara se të sulmojë Tajvanin, së pari do të telefonojë në Moskë për t’i kërkuar (presidentit rus) Putinit të na mbajë të zënë në këtë pjesë të Evropës”, u tha Rutte gazetarëve në një konferencë shtypi me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Berlin.

“Kina po ndërton me shpejtësi forcat e saj të armatosura. Ata tani kanë më shumë anije se sa SHBA-ja. Ata do të kenë edhe 100 anije deri në vitin 2030. Ata tani kanë 1 000 koka bërthamore. Kjo nuk është për të organizuar parada në Pekin. Kjo është me të vërtetë për ta përdorur, për ta shfrytëzuar këtë”, pohoi ai, duke parashikuar se Kina do të përpiqet të marrë disi kontrollin e Tajvanit.

“Supozimi ynë është, bazuar në shumë diskutime që kemi pasur, dhe sigurisht, ajo që dimë nga burimet tona është se rreziku është gjithnjë e më shumë i pranishëm”, tha ai.

Rutte argumentoi se kërcënimet e sigurisë ndaj NATO-s nga Indo-Paqësori janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Ai përmendi pjesëmarrjen aktive të Koresë së Veriut në luftën e Ukrainës duke mbështetur Rusinë, furnizimin e Kinës me mallra me përdorim të dyfishtë për Rusinë dhe ndarjen e teknologjisë së dronëve nga Irani me forcat ruse.

Ai pohoi se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe ka të ngjarë të nisë një sulm në territorin e NATO-s brenda shtatë viteve të ardhshme.

“Disa nga gjeneralët tuaj gjermanë, shumë të lartë, kanë parashikuar se tre, pesë, shtatë vjet nga tani, Rusia mund të jetë në gjendje të ndërmarrë një sulm të plotë në territorin e NATO-s. Tre vjet është sot, pesë vjet është java tjetër, shtatë vjet është muaji tjetër”, paralajmëroi ai dhe tha se aleatët evropianë duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes për të forcuar parandalimin.

Rutte theksoi se aleatët e NATO-s vendosën të rrisin objektivat e tyre të shpenzimeve të mbrojtjes në samitin e muajit të kaluar jo për të qetësuar presidentin e SHBA-së Donald Trump, por sepse e njohin kërcënimin në rritje.

“Ne nuk po bëjmë shpenzimet bazë prej 5,0 dhe 3,5 për qind për ta bërë të lumtur një person. Ne e bëjmë këtë sepse e dimë se kërcënimi është i pranishëm. Një kërcënim kundër SHBA-së, një kërcënim kundër Kanadasë, një kërcënim kundër aleatëve evropianë. Dhe kjo është arsyeja pse duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtje”, tha ai.

Era Istrefi feston ditëlindjen e 31-të me një dhuratë luksoze për veten

By: armand
5 July 2025 at 13:20

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka festuar ditëlindjen e saj të 31-të me shumë stil, klas dhe një dozë të fortë vetëpëlqimi. Artistja ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe nga dita e veçantë, ku spikaste eleganca dhe luksi. Në një prej fotografive të publikuara në InstaStory, Era shfaqet përpara një veture BMW të […]

The post Era Istrefi feston ditëlindjen e 31-të me një dhuratë luksoze për veten appeared first on BoldNews.al.

Era Istrefi feston ditëlindjen e 31-të me një dhuratë luksoze për veten – një BMW X7 të re

5 July 2025 at 10:31

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka festuar 31-vjetorin e lindjes në stilin që i shkon më së miri – me shumë klas, vetëbesim dhe luks.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ndau me ndjekësit disa imazhe të ditës së saj të veçantë, duke i falënderuar edhe me stil për mbështetjen.

Në njërën prej fotografive, Era shfaqet para një veture BMW X7 të zezë, e cila ishte dekoruar me një fjongo të madhe të kuqe, duke e zbuluar kështu dhuratën që ia ka bërë vetes me këtë rast të veçantë.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

“From me to me”, shkroi ajo krahas fotos, duke lënë të kuptohet se këtë surprizë e kishte organizuar vetë për veten.

E veshur me një fustan të kuq të shkurtër dhe shumë elegant, këngëtarja dukej tejet provokuese dhe glamuroze, ndërsa pozonte para makinës luksoze.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Me këtë paraqitje, ajo njëherësh konfirmoi stilin e saj të veçantë dhe dëshirën për të festuar jetën në mënyrën më të bukur të mundshme.

Era Istrefi, e njohur për hitet ndërkombëtare si “BonBon” dhe pjesëmarrjen në këngën zyrtare të Kupës së Botës 2018, vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura dhe më me ndikim në skenën muzikore shqiptare dhe më gjerë. /Telegrafi/

Foto: Era Istrefi/InstaStory

The post Era Istrefi feston ditëlindjen e 31-të me një dhuratë luksoze për veten – një BMW X7 të re appeared first on Telegrafi.

Nora Istrefi dhe Bejta sjellin këngën “Zhade”

27 June 2025 at 21:58

Nora Istrefi dhe Bejta kanë bashkuar forcat për projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Zhade”, që u publikua sot bashkë me videoklipin.

Kënga sjell një ritëm modern dhe atmosferë tipike verore, që premton të bëhet një ndër hitet e sezonit.

Në videoklip, dyshja shfaqet me një stil të gjallë dhe të lirshëm, të veshur me kostume shumëngjyrëshe dhe të kombinuar me skena të xhiruara në natyrë, nën dritën e diellit dhe më pas të zjarreve të ndezura gjatë natës.

Foto: Screenshot/YouTube

Pamjet e vallëzimit me të rinj rreth flakëve i japin klipit një energji të veçantë dhe një ndjesi feste verore.

“Zhade” është një kombinim i hijshëm mes stilit të Bejtës dhe sensualitetit të njohur të Norës, duke sjellë një bashkëpunim që ka marrë reagime të menjëhershme pozitive në rrjetet sociale.

Kjo këngë shënon gjithashtu një rikthim të freskët për Norën në skenën verore, si dhe një hap të fortë për Bejtën në krijimin e identitetit të tij muzikor. /Telegrafi/

The post Nora Istrefi dhe Bejta sjellin këngën “Zhade” appeared first on Telegrafi.

Will Smith bën shqiponjën dy krenare me futbollistin shqiptar – fotoja u bë virale në internet

26 June 2025 at 09:58

Edhe ylli i madh i Hollywood-it, Will Smith, duket se nuk i ka shpëtuar dot magnetizmit të simbolit më të dashur për shqiptarët – shqiponjës dy krenare.

Një fotografi që po bën xhiron e rrjeteve sociale e tregon aktorin e famshëm duke realizuar këtë gjest tradicional shqiptar, krah për krah me futbollistin Ergys Pepaj.

Imazhi u publikua për herë të parë në llogarinë zyrtare të Pepajt në Instagram, ku ai shfaqet përkrah aktorit amerikan, të dy duke bërë simbolin që përfaqëson krenarinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.

Foto: Will Smith dhe Ergys Pepaj / Instagram

“Me më të mirin e të gjitha kohërave 🇦🇱”, shkruan futbollisti në përshkrimin e postimit, duke shoqëruar foton edhe me akronimin AL, si një referencë e drejtpërdrejtë ndaj Shqipërisë.

Postimi mori menjëherë vëmendje të madhe, duke mbledhur dhjetëra mijëra pëlqime dhe komente.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ergys Pepaj (@ergys_jr7)

Kjo nuk është hera e parë që Will Smith tregon afeksion apo lidhje me kulturën shqiptare.

Kujtojmë që në vitin 2018, ai ndau skenën me këngëtaren shqiptare Era Istrefi, gjatë performancës së finales së Kupës së Botës në Futboll, që u mbajt në Rusi. Së bashku me artistin latin Nicky Jam, ata interpretuan këngën zyrtare të Botërorit, duke i dhënë kështu një moment të rëndësishëm përfaqësimi edhe muzikës shqiptare në një nga skenat më të mëdha globale. /Telegrafi/

The post Will Smith bën shqiponjën dy krenare me futbollistin shqiptar – fotoja u bë virale në internet appeared first on Telegrafi.

Loredana Zefi ngjall dyshime për shtatzëni – në pritje të fëmijës së parë me Karim Adeyemi?

23 June 2025 at 20:00

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor me titullin “Love & Drama”, i cili po komentohet gjerësisht jo vetëm për përmbajtjen artistike, por edhe për elementët vizualë që kanë ngjallur kureshtje tek ndjekësit.

Në videoklipin e këngës, artistja shfaqet përkrah partnerit të saj, futbollistit të njohur Karim Adeyemi.

Dyshja duket më të afërt se kurrë më parë, duke e shndërruar projektin muzikor në një rrëfim intim, ku dashuria dhe momentet personale ndërthuren me estetikën e klipit.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është pamja fizike e Loredanës.

Në disa skena të klipit, reperja shihet me rroba të gjera dhe një bark të rrumbullakosur, duke ngritur dyshimet e fansave se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël.

Komentet në rrjete sociale kanë shpërthyer, me shumë ndjekës që e kanë pyetur nëse është shtatzënë dhe nëse “Love & Drama” është një mënyrë simbolike për të paralajmëruar një kapitull të ri në jetën e saj personale.

Pavarësisht spekulimeve, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e Loredanës apo partnerit të saj lidhur me një shtatzëni të mundshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loredana Adeyemi (@loredana)

Reperja njihet për ruajtjen e privatësisë së saj në disa aspekte të jetës personale, dhe shpesh ka zgjedhur t’i ndajë lajmet e mëdha vetëm kur ajo vetë i konsideron të përshtatshme për publikun.

Për momentin, mbetet të shihet nëse zërat për një shtatzëni do të marrin një përgjigje të drejtpërdrejtë apo nëse vetë këngëtarja do të vazhdojë t’i mbajë këto dyshime në kufijtë mes dashurisë dhe dramës – ashtu siç e thotë edhe vetë titulli i këngës. /Telegrafi/

The post Loredana Zefi ngjall dyshime për shtatzëni – në pritje të fëmijës së parë me Karim Adeyemi? appeared first on Telegrafi.

Era Istrefi dhe Gjesti së bashku në New York, çfarë po ndodh mes tyre?

15 June 2025 at 12:54

Era Istrefi dhe Gjesti, dy prej emrave më të njohur të skenës muzikore shqiptare, janë parë së fundmi së bashku në New York, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Këngëtarja e hitit “BonBon” ka publikuar një video në Instagram ku shihet brenda një veture me artistin Gjesti, çka ka nxitur reagime dhe spekulime rreth një bashkëpunimi të mundshëm mes tyre. Megjithatë, shpejt u zbulua që ata do të performojnë të premten në një klub në New York.

Ky event, që pritet të mbahet të premten, do të mbledhë disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Përveç Erës dhe Gjesti-t, në skenë do të ngjiten edhe Lyrical Son dhe MC Kresha, dy prej figurave më të rëndësishme të hip-hopit shqiptar, të cilët do të sjellin atmosferën unike që i karakterizon.

Ndërsa nuk ka ndonjë bashkëpunim artistik të konfirmuar mes Erës dhe Gjesti-t, fakti që janë parë bashkë në New York dhe do të performojnë në të njëjtin event ka ngjallur kurreshtje te publiku dhe fansat e tyre.

The post Era Istrefi dhe Gjesti së bashku në New York, çfarë po ndodh mes tyre? appeared first on Sot News | Lajme.

Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit vritet nga Izraeli

13 June 2025 at 08:46

Hossein Salami, komandant i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, u vra në sulmet ajrore izraelite herët të premten, duke u bërë udhëheqësi më i lartë iranian që ka vdekur në këto sulme.

Salami, i cili ishte 65 vjeç, ishte i njohur për mbajtjen e një qëndrimi të ashpër kundër rivalëve të Iranit, përfshirë Izraelin dhe SHBA-në. Vetëm muajin e kaluar, ai kishte paralajmëruar se Teherani do të “hapte portat e ferrit” nëse sulmohej nga ndonjë vend.

Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë kundër Iranit duke thënë se ai kishte në shënjestër objektet bërthamore, fabrikat e raketave balistike dhe komandantët ushtarakë, pavarësisht se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e paralajmëroi aleatin e tij kundër prishjes së bisedimeve për një marrëveshje të mundshme bërthamore.

Teherani ka paralajmëruar se Izraeli dhe SHBA-të – të cilat mohojnë të jenë të përfshira – do të paguajnë një “çmim të rëndë” për sulmet, duke ngritur shqetësime se kjo do ta çojë një rajon tashmë të brishtë në një luftë të plotë.

Sulmet e Izraelit vranë gjithashtu Mohammad Bagheri, Shefin e Shtabit të forcave të armatosura të vendit, Gholamali Rashid, zëvendëskomandantin e forcave të armatosura iraniane, dhe disa shkencëtarë bërthamorë.

Vetëm një ditë para sulmeve, Salami kishte thënë se Irani ishte “plotësisht i gatshëm për çdo skenar, situatë dhe rrethanë”.

“Armiku mendon se mund të luftojë Iranin në të njëjtën mënyrë siç lufton palestinezët e pambrojtur që janë nën rrethimin izraelit”, tha ai. “Ne jemi të testuar për luftë dhe me përvojë”.

Salami u bashkua për herë të parë me Gardën Revolucionare – një degë e fuqishme e forcave të armatosura iraniane – në vitin 1980 gjatë luftës Iran-Irak dhe u bë zëvendëskomandant në vitin 2009, pastaj komandant një dekadë më vonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit vritet nga Izraeli appeared first on Euronews Albania.

Sjell pamje nga prapaskenat e klipit “Peruana” – Era Istrefi mahnit me paraqitjen dhe stilin e veçantë

12 June 2025 at 15:58

Era Istrefi, një nga artistet më të njohura shqiptare, ka ndarë së fundmi disa fotografi mahnitëse nga videoklipi i këngës më të re “Peruana”, ku ishte e ftuar nga DJ PM dhe Dagz.

Kënga, e cila vjen si një bashkëpunim ritmik dhe veror sjell një energji të mirë, ndërsa pamjet vizuale janë një përzierje magjepsëse e ngjyrave dhe stilit.

Në klip, Era shfaqet me një paraqitje mjaft tërheqëse dhe ekstravagante, duke qëndruar besnike stilit të saj të guximshëm dhe gjithmonë trendi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)

Me veshje që përzihen mes stilit urban dhe atij latin, ajo transmeton sensualitet dhe vetëbesim, duke e bërë prezencën e saj një nga pikat më të forta të klipit.

Përveç pamjes, vokali karakteristik i Erës i shton këngës një dimension të veçantë, duke e bërë bashkëpunimin një hit potencial për sezonin e verës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)

Ky projekt shënon një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj, ku dëshmon se Istrefi mbetet një ikonë e pandalshme në muzikën shqiptare dhe më gjerë.

Adhuruesit e saj kanë pritur me entuziazëm rikthimin e saj me këtë duet dhe reagimet pozitive nuk kanë munguar që në orët e para pas publikimit. /Telegrafi/

The post Sjell pamje nga prapaskenat e klipit “Peruana” – Era Istrefi mahnit me paraqitjen dhe stilin e veçantë appeared first on Telegrafi.

FOTO/ Efi ka një kërkesë të veçantë për ju në këto ditë me diell

By: D Marku
5 June 2025 at 15:45

Efi sot ka një kërkesë publike për ndjekësit e saj.

Me një foto në instastory Efi ka propozuar ndjekësit që të arratisen në pushime.

“Degjoni kete te çmëndurën GUXONI”
Efi vazhdon të jetë një ndër emrat më të dashura për një publik të gjerë.

The post FOTO/ Efi ka një kërkesë të veçantë për ju në këto ditë me diell appeared first on Albeu.com.

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Siguria e pushuesve në të gjithë vijën bregdetare të Lezhës do të jetë prioritet edhe këtë sezon veror. Bashkia e Lezhës ka caktuar 10 vendqëndrimet për mjetet ujore, ndërsa monitorimi do të jetë i vazhdueshëm në bashkëpunim edhe me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Policinë kufitare.

Pjesa më e madhe e vendqëndrimeve të caktuara për motorët e ujit është në Shëngjin. “Janë një te Rana e Hedhur, gjashtë në Shëngjin dhe tre në bregdetin e Tales.

Bashkia bën caktimin e vendqëndrimeve dhe ruajtjen e sigurisë pranë tyre, ndërsa për lejen e mjeteve lundruese merret leje te Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe i monitoron në bashkëpunim me Policinë Kufitare”, tha nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Fatjon Zefi për Klan.

Situata aktualisht paraqitet e qetë edhe në bregdetin e Velipojës. Autoritetet aty kanë licensuar vetëm një subjekt për të operuar me aktivitetin e motorëve të ujit, ndërkohë që janë miratuar dy stacione për vendparkimin e mjeteve lundruese.

/a.f/

The post Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Efi Dhedhes dhe një mashkull pranë saj, dashuri në horizont?

By: M C
26 May 2025 at 20:24

Efi Dhedhes është fotografuar së fundmi në një nga kafenetë e njohura të Tiranës, në shoqërinë e një djali misterioz.

Pamjet kanë ngritur menjëherë pikëpyetje: A ka hyrë ish-banorja e Big Brother në një lidhje të re?

Të dy dukeshin të qetë dhe të përfshirë në bisedë, por deri tani, Efi nuk ka dhënë asnjë koment publik mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

A është fjala për një mik të vjetër, apo diçka më shumë? Mbetet për t’u parë…

The post FOTO/ Efi Dhedhes dhe një mashkull pranë saj, dashuri në horizont? appeared first on Albeu.com.

“Ma nis naj foto, po ke dhe çmimin”/ Sokol Tatani dhe Orges Molla negocionin për “bar spanjoll” në Itali

24 May 2025 at 15:06

Janë zbardhur detaje të reja nga dosja “Ura”, ku autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK, goditën grup kriminal me bazë në Durrës dhe Puglia, që trafikonin sasi të mëdha kokaine dhe heroine. Për goditjen e grupit, autoritete u bazuan në komunikimet e zbërthyera nga aplikacioni i enkriptuar “Sky Ecc”, si dhe në dëshmitë e tre […]

The post “Ma nis naj foto, po ke dhe çmimin”/ Sokol Tatani dhe Orges Molla negocionin për “bar spanjoll” në Itali appeared first on BoldNews.al.

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

20 May 2025 at 12:19

Ish-sekretari i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, i tha Radios Evropa e Lirë se përgatitjet për një forcë evropiane që do të vendosej në Ukrainë pas një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje “po ecin shumë ngadalë” dhe se i gjithë modeli i sigurisë evropiane ishte “në një pikë kthese”.

“Nuk dua të shoh një koalicion të të gatshmëve që kthehet në një koalicion të pritësve”, tha Rasmussen, duke iu referuar një plani të shpallur nga kryeministri britanik, Keir Starmer, në Londër, më 2 mars.

Që atëherë ka pasur një sërë takimesh në nivele të ndryshme. Megjithatë, pyetjet kyç për mandatin e misionit, rregullat e angazhimit dhe se cilat vende do të dërgojnë trupa, ende nuk kanë marrë përgjigje publikisht.

“Në parim, në Evropë, shpenzojmë shumë kohë duke diskutuar e folur, dhe përpjekjet për veprim janë të pakta”, tha Rasmussen.

“Megjithatë, shpresoj që sulmi i [presidentit rus, Vladimir] Putin ndaj Ukrainës dhe zgjedhja e [Donald] Trumpit [president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës] të shërbejnë si thirrje zgjimi që t’u tregojnë evropianëve se duhet të veprojmë shpejt”, shtoi ai.

Rasmussen foli në një intervistë të gjerë mbi çështjet ushtarake, sigurinë ekonomike dhe komentet e përsëritura të presidentit amerikan, Trump, për marrjen e Grenlandës nga Danimarka.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie appeared first on Euronews Albania.

Vajza e tyre Renee feston ditëlindjen, Nora dhe Roberti ndajnë pamje nga festa…(Foto)

16 May 2025 at 12:35

Një ditë e veçantë për vajzën e këngëtares Nora Istrefi dhe Robert Berishës. Renee, vajza e tyre mbushi plot 10 vite jetë, dhe festoi ditëlindjen në një ambient të dekoruar plot ngjyra, me një tematikë magjike “under the sea”, ku ajo ishte padyshim “super ylli” i ditës.

Edhe pse Nora dhe Roberti janë të ndarë prej kohësh, ata treguan edhe një herë se kur bëhet fjalë për Renee-n, dashuria prindërore është ajo që i bashkon. Të dy ndanë momente nga festa në rrjetet sociale, duke e uruar të bijën me fjalë të ëmbla dhe përplot emocione.

“Gëzuar ditëlindjen për dritën e syve të mi, Renee 10”, shkroi Nora në një story, ndërsa Roberti postoi një foto të vajzës me tortën në formë ylli dhe mbishkrimin “Ti je një yll”, duke e bërë të qartë se Renee është krenaria e tij më e madhe. Festën e mbuluan dekorime elegante, shumë ngjyra pastel dhe buzëqeshje një kujtim i bukur për një ditëlindje që nuk kishte si të ishte më e lumtur.

The post Vajza e tyre Renee feston ditëlindjen, Nora dhe Roberti ndajnë pamje nga festa…(Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/ Efi hapet për b*tejën me shëndetin mendor: Nuk shihja më dritë

By: D Marku
14 May 2025 at 15:49

Në rrjetet sociale jemi mësuar ta shohim gjithmonë të buzëqeshur, me stil dhe plot jetë. Por pas imazhit glam, Efi Dhedhes, ish-finalistja karizmatike e Big Brother VIP Albania 2, ka kaluar një periudhë të vështirë në jetën e saj dhe këtë herë ka vendosur ta ndajë me ndjekësit.

E pyetur se kur e ka nisur rrugëtimin me psikologun, Efi tregoi hapur:

“Te psikologu kam shkuar në momentin më të errët të jetës sime, ku nuk pashë më dritë”

Ajo i këshillon të gjithë që të mos presin fundin për të kërkuar ndihmë, por ta bëjnë kujdesin për veten pjesë të përditshmërisë. Sipas saj, sado të flasim me njerëzit që kemi pranë, askush nuk na kupton sa vetja jonë. Psikologu, thotë ajo, të ndihmon të rikthehesh tek vetja.

Pas kësaj faze sfiduese, Efi ka ndjekur edhe një terapi specifike që e ka ndihmuar jashtë mase – BWRT. Një ndjekës e pyeti se me çfarë e ka ndihmuar më shumë kjo terapi dhe përgjigja ishte e qartë:

“Me çdo gjë. Terapia BWRT është një terapi e shpejtë dhe efektive që ndihmon në çlirimin nga ankthi, fobitë, traumat dhe mendimet e padëshiruara duke punuar direkt me mënyrën si truri i përpunon përjetimet pa pasur nevojë të rikujtosh ngjarjen nëse nuk ke dëshirë”

BWRT – BrainWorking Recursive Therapy është një formë moderne e psikoterapisë që përdor teknika të neuroshkencës për të ndihmuar individin të ndërpresë reagimet emocionale të pavullnetshme që lidhen me ankthin, traumën apo mendimet e padëshiruara. Ajo punon në mënyrë të thellë me sistemin nervor, duke shmangur rikthimin emocional tek ngjarjet e kaluara, dhe është veçanërisht e dobishme për ata që nuk duan të rihapin plagët e së shkuarës për të ecur përpara.

The post FOTO/ Efi hapet për b*tejën me shëndetin mendor: Nuk shihja më dritë appeared first on Albeu.com.

Nora Istrefi, fundi i një historie dashurie që u mbajt larg syrit të publikut

By: gaze tare
26 April 2025 at 17:07

Në fund të muajit mars, Nora Istrefi organizoi një festë private për të festuar ditëlindjen e saj. Në shtëpinë e saj u mblodhën shumë miq të afërt dhe emra të njohur të showbiz-it shqiptar.

Në mesin e të ftuarve, të gjithë prisnin të shikonin Norën në shoqërinë e një partneri, pasi prej kohësh është përfolur se këngëtarja nuk është më beqare. Megjithatë, gjatë festës, Nora u shfaq e vetme, duke lënë gjithçka në kuadër të misterit.

Në një prononcim të shkurtër televiziv, ajo konfirmoi se nuk ishte vetëm, por zgjodhi të mos japë detaje të mëtejshme për jetën e saj personale.

Sidoqoftë, duket se lidhja që përflitej ka marrë fund, dhe sot Nora është sërish ‘single’.

The post Nora Istrefi, fundi i një historie dashurie që u mbajt larg syrit të publikut appeared first on iconstyle.al.

AMP dhe BKH do ekzekutonin urdhër-arrestin, shefi i qarkullimit tentoi të largohej

19 April 2025 at 14:23

Lidhur me urdhër-arrestin të lëshuar ditën e sotme nga SPAK për shefin e qarkullimit rrugor Tiranë,  burime bëjnë me dije se Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë shkuar të ekzekutojnë urdhërin e arrestit për Roven Zekën.

Ky i fundit nuk ka pranuar një vendim të tillë dhe ka tentuar të arratiset me vrap. Në këtë moment, Zeka është ndaluar nga agjentët e AMP.

Urdhër arresti është lëshuar gjithashtu edhe për Sokol Novakun, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabakun, oficer i Policisë Gjyqësore.

Tre zyrtarët e Policisë Rrugore të Tiranës, dyshohet se janë përfshirë në një rast korrupsioni, se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.

LEXONI GJITHASHTU:

The post AMP dhe BKH do ekzekutonin urdhër-arrestin, shefi i qarkullimit tentoi të largohej appeared first on Euronews Albania.

❌
❌