Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 July 2025Main stream

Trump i zhgënjyer me Putinin: Nuk dua të flas më të. Reagon Moska: Po shkojmë drejt luftës me SHBA!

By: njeshi
29 July 2025 at 09:23

Trump i zhgënjyer me Putinin: “Ultimatumi i ri, vetëm 10 ditë për paqe – nuk dua më të flas me të” Moska reagon ashpër: “Një hap drejt luftës me SHBA” Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur për herë të parë publikisht një zhgënjim të thellë ndaj Presidentit rus Vladimir Putin, duke lënë të kuptohet se besimi mes tyre ka marrë fund. Nga Skocia, në prag të një takimi me kryeministrin…

Source

Edhe plazhi i Velipojës u “çlirua”! Ca të “fortë” shkodranë, që ishin zaptues, ikën me vrap kur policia…

By: njeshi
29 July 2025 at 08:22

Kryeministri Edi Rama nuk lëshon terren në aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke e bërë të qartë se asnjë cep i bregdetit nuk do të tolerohet. Pas ndërhyrjeve në zona të tjera, radha i ka ardhur Velipojës, ku autoritetet janë në gatishmëri të përditshme për të siguruar rend, rregull dhe akses publik në çdo metër katror të vijës bregdetare. Qëllimi, sipas qeverisë…

Source

Yesterday — 28 July 2025Main stream

Trump sulmon kryetarin e bashkisë së Londrës përpara Starmer: “Një person i keq”

By: njeshi
28 July 2025 at 21:13

Presidenti amerikan Donald Trump nuk kurseu fjalët ndaj kryetarit të bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, gjatë një takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer. I pyetur nëse do të vizitonte Londrën gjatë vizitës së tij zyrtare në shtator, Trump u përgjigj prerazi: “Nuk jam fans i kryetarit të bashkisë. Mendoj se ai ka bërë një punë të tmerrshme… një person i keq”. Në përpjekje për ta zbutur…

Source

Inagurohet aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, që lidh Dibrën me Elbasanin

By: njeshi
28 July 2025 at 08:18

Rruga e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, hap një korridor të ri lindor që lidh Dibrën me Elbasanin, duke transformuar qasjen ndaj zhvillimit rural dhe turizmit malor. Ky investim strategjik jo vetëm përmirëson ndërlidhjen mes dy qarqeve, por krijon një akses të ri të qëndrueshëm dhe të shpejtë drejt bukurive natyrore të zonës lindore, duke i sjellë më afër vizitorit malet, pyjet…

Source

Before yesterdayMain stream

SHBA-ja dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat

By: njeshi
27 July 2025 at 20:48

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian arritën një marrëveshje për tarifat të dielën, pas një takimi të shkurtër mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kjo marrëveshje vjen vetëm disa ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga Shtëpia e Bardhë për vendosjen e tarifave ndëshkuese ndaj importeve nga BE-ja, e cila përbëhet nga 27…

Source

Projekt Kodi i Ri Penal masa me burg për gazetarët që publikojnë kritika apo dokumenta sekrete gjatë hetimit

By: njeshi
27 July 2025 at 19:12

Nga shtatori, parlamenti i ri do të nisë punën me një goditje të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe medias. Drafti i ri i Kodit Penal, hartuar nga grupi i punës i kryesuar nga Arben Rakipi dhe i mbështetur nga krerët më të lartë të drejtësisë, ka ndezur alarmin. Dhe me të drejtë. Madje, edhe kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, nuk i kurseu ironitë, duke thënë se “me këtë draft…

Source

Si e tradhtoi dhe e braktisi Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën, biznesmeni që kishte përfituar shumë nga kryebashkiaku

By: njeshi
27 July 2025 at 15:11

Deri tani ka dy biznesmenë me emrin Gentian Sula. Njeri që ka Kodrën e Diellit dhe një tjetër që ka jo pak biznese. Ky i dyti njihet si mik i familjes së Erion Veliajt. Ky ia bëri gjëmën Ajola Xoxës, pavarësisht fajeve të saja personale. Në fillim të dhjetorit 2024, kur Erion Veliaj ende mbante zyrtarisht postin e kryebashkiakut të Tiranës, SPAK nisi të lëvizte gurët në heshtje.

Source

Ngjarje tronditëse në Vlorë: Nënkomisari i policisë dhe një individ me precedent rrahin kamarierin në mes të lokalit

By: njeshi
27 July 2025 at 13:34

Një akt dhune i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e frekuentuar të Skelës, në qytetin e Vlorës. Në ambientet e një hoteli të njohur, përballë klientëve vendas dhe të huaj, një kamarier i ri është dhunuar brutalisht gjatë orarit të punës. Sipas burimeve dhe pamjeve nga vendngjarja, Ardian Isufi – ish-shef i Qarkullimit Rrugor të Vlorës dhe aktualisht nënkomisar në Komisariatin e…

Source

Kuvendi Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

By: njeshi
27 July 2025 at 07:47

Edhe në përpjekjen e fundit – që erdhi rreth tetë orë pas asaj parapake – deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës dështuan në tentimin për ta konstituuar Kuvendin. Tani, pasi është mbyllur afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë veprim apo vendim drejt…

Source

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha: Mjete të ushtrisë dhe emergjencave civile, shërbimet zjarrëfikëse, në çdo bashki dhe autoambulanca

By: njeshi
27 July 2025 at 07:42

“Rreziku nga zjarret – Shërbimi zjarrfikës, efektivë të Forcave të Armatosura të anagazhuar në misione në të gjithë vendin. Mjete të ushtrisë dhe emergjencave civile, shërbimet zjarrëfikëse, në çdo bashki dhe autoambulanca. 4 helikopterë në gadishmëri për ndërhyjet nga toka ajri në çdo kohë. Angazhim i strukturave lokale dhe atyre qendrore në monitorimin e situatës”– shkruan Ervin Hoxha…

Source

Argita Malltezi (Berisha) e ka traditën botërore se si merret partia nga babai!

By: njeshi
26 July 2025 at 19:50

PD ka humbur në zgjedhje. Me justifikimet se na i vodhën apo ”nuk ishin zgjedhje”, PD-ja rrezikon të humb çdo palë zgjedhje vendore apo parlamentare. Berisha e ka bërë epokën e tij, dikush e lavdëron apo dikush e shan, por historia do ta jap verdiktin final të epokës së tij 35 vjeçare në politikë. Porse nuk ecet më me Berishën për të fituar betejat e ardhshme politike…

Source

Ilir Alimehmeti: Berisha kryetar i PD? I takon forumeve të vendosim, por që nuk po mblidhen!

By: njeshi
26 July 2025 at 19:23

Ilir Alimehmeti: PD ka nevojë për reflektim dhe rotacion – Berisha është kryetar, por fjala i takon forumeve. Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, shprehet se çdo diskutim për lidershipin e PD duhet të zhvillohet në mënyrë institucionale, brenda forumeve të partisë. Në një prononcim për “Top Channel”, ai theksoi se statusi i Sali Berishës si kryetar nuk është…

Source

Linda Rama i përgjigjet pyetjes: A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?

By: njeshi
26 July 2025 at 17:27

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Inside Albania” në Euronews Albania, ku u pyet mes të tjerash nëse kishte menduar ndonjëherë të bëhej pjesë e politikës aktive. Intervistën e drejtoi gazetarja e njohur Alice Taylor. Pjesë nga intervista: Alice Taylor: Linda, mirë se erdhët në Inside Albania. Faleminderit që u bashkuat me mua sot.

Source

Kryeministri: 3 apo 4 “guximtarë” zaptojnë hapësirën e komunitetit?! Ok, po iu shkon shteti me forcën e ligjit!

By: njeshi
26 July 2025 at 15:02

Edi Rama shkruan se “3 – 4 subjekte kanë marrë peng tërë hapësirën komunitare dhe pyetja për disa komentatorë që qajnë hallin këtu e gjetkë, se duke rivendosur kufirin mes të drejtës e të paligjshmes në hapësirat publike po goditen kursimet e “popullit”, është e thjeshtë: Kush është populli, këta tre katër guximtarë që kanë zënë tërë lulishten e komunitetit apo familjet, të moshuarit, fëmijët…

Source

Britanikja Sara Payman, një shqiptare magjepse. Ajo ka zgjedhur Shqipërinë…

By: njeshi
26 July 2025 at 08:56

Nga thellësitë e një shpirti që s’ka lindur në këtë tokë, por që e ndjen si të vetën, britanikja Sara Payman i këndon këngët shqipe me një ndjesi që rrjedh si gjak i lashtë në damarë. Në zërin e saj kumbon një e vërtetë e thjeshtë e madhështore: shqiptar nuk bëhesh vetëm prej gjeneve, por prej dashurisë. Dhe Sara e ka zgjedhur Shqipërinë, jo si një vend kalimtar, por si vendin e zemrës.

Source

Sot në Shqipëri temperatura arrin deri në 44 gradë. Në Finlandën e ftohtë në veri, temperatura 30 gradë

By: njeshi
26 July 2025 at 07:45

Sot në Shqipëri temperatura arrin në shifra rekord, deri në 44 gradë. Tirana, Berati, Gjirokastra, Elbasani do jenë tmerri përvelues. Por ngrohja e tokës po shënon rekorde historike. Finlanda është shtet në veri të Europës, afër Polit të Veriut, por po përjeton periudhën më të madhe të temperaturave mbi 30 gradë Celsius që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961, duke thyer një rekord 50…

Source

Firmat fillojnë heqjen e “rraqeve” buzë rrugëve. Frika e rastit “Thethi” apo te hapesirat publike, po i bën t’i largojnë…

By: njeshi
25 July 2025 at 20:18

Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër të prerë që deri më 31 korrik 2025, çdo material, pajisje apo “rraq” i vendosur brenda 20 metrave nga rrugët dhe autostradat të hiqet menjëherë. Urdhri përfshin segmente kombëtare dhe zonat rreth tyre dhe do të zbatohet pa përjashtim, përveç objekteve të ndërtuara me leje. Nisur nga frika e ndërhyrjes së forcave të rendit, siç ndodhi në rastin e Thethit apo…

Source

Zjarri në Delvinë del jashtë kontrollit, 11 shtëpi të shkatërruara. Digjet edhe kisha 200-vjeçare

By: njeshi
25 July 2025 at 17:36

Një zjarr masiv që nisi mesditën e sotme në Kalasë ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë fshatrat Senicë dhe Palavli në bashkinë Delvinë. Deri tani raportohen 11 shtëpi të shkatërruara, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe Kishën 200-vjeçare të Shën Dhimitrit në Senicë, një monument i rëndësishëm historik dhe kulturor. Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse nga bashkitë Delvinë, Sarandë…

Source

Në Tiranë kullë më e lartë se ajo në Dubai?

By: njeshi
25 July 2025 at 16:33

Kulla më e lartë në botë është Burj Khalifa, ndodhet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ka një lartësi prej 828 metrash dhe është ndërtuar nga kompania Emaar Properties. U përfundua në vitin 2010. Deri më sot, nuk është ndërtuar asnjë tjetër që ta kalojë në lartësi. Po planifikohen disa projekte që pretendojnë ta kalojnë, si Jeddah Tower në Arabinë Saudite, por ato janë të pezulluara ose të…

Source

❌
❌