Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 July 2025Main stream

Ministri i Mbrojtjes nga Delvina: Orë të vështira me zjarret, temperaturat do jenë ekstreme edhe nesër

By: redi
25 July 2025 at 19:48

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tregon situatën me zjarret në fshatrat e Delvinës. ”Prej disa orësh kemi nisur evakuimin e tre fshatrave dhe janë angazhuar të gjitha forcat për të kufizuar vatrat e zjarrit. Kemi të pranishme edhe Urgjencën Kombëtare dhe stafin e Bashkisë Delvinë, që kanë bërë një punë heroike, në mënyrë që evakuimi i banorëve të shkojë pa probleme. Do jenë orë të vështira…

Source

I kërkojnë bileta për festivalin e Dua Lipës, Dukagjini: Krejt Kosovën nuk e nxen në VIP

By: redi
25 July 2025 at 19:35

Sunny Hill Festival, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Kosovë do të mbahet në datat 1,2,3 gusht dhe gjithçka nën lupën nga Dua Lipa. Por babai i saj, që është edhe menaxheri i sah, Dukagjin Lipa ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për fenomenin e kërkesave të shumta për bileta falas ose siç i quan ai, “belesh”. Përmes një sërë storjesh në Instagram, drejtuesi i festivalit dhe babai i…

Source

Mhill Gecaj: Ura e Zogut drejt rrëzimit prej lukunisë së firmave të inerteve që kanë shkatërruar lumin

By: redi
25 July 2025 at 19:17

Ura e vjetër mbi lumin Mat në Milot është mbyllur për qarkullimin e automjeteve, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj. Mhill Gecaj, shkruan se ura është drejt rrëzimit prej lukunisë së firmave të inerteve që kanë shkatërruar lumin Postimi i plotë E pashë…

Source

Ambasada e Amerikës në Tiranë: 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit marrin pjesë në kursin e DASH

By: redi
25 July 2025 at 19:00

Ambasada e Amerikës në Tiranë, bën me dije se 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit, morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në Macintosh”. Trajnimi u zhvillua nga Zyra e Ndihmës për Antiterrorizmin të Departamentit të Shtetit përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës. Postimi i plotë Këtë javë, 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit Shqiptar morën pjesë në…

Source

HEC-i në Kaçinar, Dom Gjergj Meta: Kontratat nuk janë respektuar, banorët do ikin se kanë mbetur pa ujë

By: redi
25 July 2025 at 18:44

Edhe këtë të premte banorë nga fshatrat e Mirditës protestuan kundër shfrytëzimit të ujit të lumit Urak për HEC-in e ndërtuar nga kompania ”Seka Hidropoer” në Kaçinar. Ata shprehen se kompania duhet ti përmbahet kontratës sipas së cilës nga muaji maj deri në tetor, uji i lumit nuk duhet të përdoret për HEC-in. Për këtë situatë ka reaguar edhe Dom Gjergj Meta, i cili shkruan se kontratat nuk janë…

Source

FOTO/ Ulet dënimi për prishjen e qetësisë publike, por penalizim më i ashpër për organizatorët

By: redi
25 July 2025 at 18:30

Do të lehtësohet dënimi për të gjithë ata persona që prishin qetësinë publike. Drafti i hedhur për konsultim publik, parashikon që personat që prishin qetësinë publike dënohem me gjobë ose me burgim deri në 3 muaj. Me Kodin aktual, personat që prishin qetësinë publike dënohen me gjobë ose deri në 2 vite burg. Sipas pikës 2 të nenit 406 në Kodin e ri Penal, nëse prishja e qetësisë publike…

Source

Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Garantojmë akses të barabartë e kushte dinjitoze

By: redi
25 July 2025 at 18:14

Në terren vijon për lirimin e hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga lirimi i hapësirave publike nga plazhi në Kepin e Rodonit. Në Facebook, Rama shkruan se do të garantohet akses i barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë qytetarët dhe pushuesit. ”Kepi i Rodonit. Lirimi i plazheve publike përgjatë bregdetit të Durrësit. Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe…

Source

4 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë në luftë me flakët! Në Delvinë mbërrin edhe ministri Vengu

By: redi
25 July 2025 at 17:48

Me dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, 4 mjete zjarrfikëse dhe dy helikopterë kanë shkuar në Delvinë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Në zonë ka mbërritur edhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, prefekti Plator Nesturi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, Haki Çako dhe Drejtori i Policisë Elidon Çela. …

Source

Zjarri masiv në Delvinë, deputetja Zhupa: Duhet ndërhyrje urgjente nga ajri

By: redi
25 July 2025 at 17:27

Zjarri i madh që ka përfshirë disa zona të Delvinës po lë pas pasoja të rënda. Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka reaguar për situatën alarmante, duke kërkuar ndërhyrje më serioze nga ajri dhe përforcime të menjëhershme nga shërbimet zjarrfikëse. Flakët janë përhapur në disa fshatra, përfshirë Senicën, Kalasën, Tatzatin, Kopacezin dhe Vergon, ku janë djegur banesa, mijëra rrënjë ullinj si dhe Kisha…

Source

Zhdukja e Jan Prengës, burg përjetë për kopshtarin Bexhdili

By: redi
25 July 2025 at 17:16

Këtë të premte, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me burgim përjetë të Festim Bexhdilit, ish-kopshtari i kompleksit në Shijak ku u dërgua pas rrëmbimit e nga ku u zhduk më pas trupi i Jan Prengës. Bexhdili u rigjykua në Apel në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë, që ktheu çështjen në Shkallën e dytë, duke prishur dënimin përjetë të dhënë me herët ndaj tij. Apeli u përball me…

Source

Deputetët si tremb Kushtetuesja, s’ka konstituim as në seancën e 52-të

By: redi
25 July 2025 at 17:07

Kuvendi dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52. Seanca u ndërpre sërish në pikën e votimit për ngritjen e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë. Kushtetuesja që kufizoi afatin për vendimmarrje të Kuvendit deri të shtunën nuk solli ndonjë ndryshim në sjelljen e 120 deputetëve, të cilët i qëndruan besnikë pozicioneve që kanë mbajtur që nga fillimi. Krerët e partive deri dje në…

Source

Shqipëria në BE, Spanja vend mbështetës për procesin

By: redi
25 July 2025 at 16:34

Zv/ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino u takua me sekretarin e shtetit për Bashkimin Evropian në Spanjë, Fernando Sampedro. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se të dy palët patën një diskutim të frytshëm mbi forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tona. Gjithashtu në takim u riafirmua mbështetja e Spanjës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Source

Braçe për plehrat në Selitë: Janë në derë të qendrës shëndetësore, tmerr! Bashkia dhe Ministria nuk lëvizin qimen e flokut

By: redi
25 July 2025 at 15:49

Deputeti i PS-së, Erion Braçe vijon që të jetë zë i problemeve të komunitetit, edhe pse është pjesë e qeverisë. Ai ka denoncuar situatën me plehrat në zonën e Selitës, në Tiranë, ku pranë qendrës shëndetësore koshat e mbeturinave janë të papastruara. Aty pranë ndodhen edhe posta e një kopësht fëmijësh. Braçe kritikon Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Shëndetësisë, që nuk kanë marrë asnjë masë…

Source

FOTO/ Situatë alarmuese nga flakët në Delvinë, disa vatra të forta zjarri

By: redi
25 July 2025 at 15:40

Zjarri që ka rënë në fshatrat Vergo dhe Palavli të Delvinës, ka marrë përmasa të frikshme. Aty ku flakët raportohet se kanë djegur disa banesa. Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë për një situatë apokaliptike, ku flakët e zjarrit i janë afruar rrugës nacionale. Zjarri në Delvinë vazhdon prej disa ditësh, ku dëme të mëdha ka shkaktuar edhe në fshatin Senicë, ku u dogj kisha shekullore e Shën…

Source

Vajza tjetër e Anestit: Motra më tha që babi ra në banjo. Kunata e viktimës: Ai punonte, por paratë i merrnin ato

By: redi
25 July 2025 at 15:28

26-vjeçarja Ermalinda Rama ka pranuar përpara grupit hetimor se ka vrarë të atin, Anesti Rama, 56 vjeç, duke e mbytur me tel ne fyt. Në dëshminë e saj, ka rrëfyer se jetonte nën presion për shkak se i ati ishte fanatik dhe e mbante të mbyllur. Vajza e dytë e viktimës e cila jeton jashtë, tha se fliste shpesh me ta në telefon dhe nuk kishte parë asnjë shqetësim. ”Më mori motra në telefon dhe më…

Source

Digjen 11 banesa në Senicë, kryebashkiaku: Situata kritike, po punohet për evakuimin e banorëve

By: redi
25 July 2025 at 15:10

11 banesa të djegura është bilanci i zjarrit që ka përfshirë zonën e Senicës në Delvinë. Sakaq, autoritetet lokale kanë nisur evakuimin e banorëve. Kryebashkiaku i Delvinës, Besmir Veli, thotë se situata është tejet kritike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Për momentin, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. …

Source

Gjerbësi vuan për ujin e pijshëm, një çezmë për 120 familje

By: redi
25 July 2025 at 15:00

Sakrificë e përditshme për një pikë ujë. Kështu fillon dita për 120 familjet e fshatit Gjerbës të Mallkastrës. Me bidona në duar dhe duke mbajtur radhë në të vetmen çezmë të njohur si çezma e Vidhajt, banorët e Gjerbësit detyrohen të mbushin ujë për të pirë, për t’u larë dhe për përdtishmërinë. Kush ka mundësi me mjete motorrike ose gomerë vjen dy herë në ditë. Të tjerët një herë.

Source

Vajza vr*u babain, arrestohet edhe nëna. I ndjeri dhunohej sistematik, jetonte në dhomë të veçuar

By: redi
25 July 2025 at 11:37

Një plan i mirë menduar është krimi në fshatin Frashër të Fierit. 26-vjeçarja Ermalinda Rama mbyti me tel babain Anesti Rama. Në këtë krim vajzën e ka ndihmuar edhe nëna e saj. Ato kanë tentuar që të fshihnin ngjarjen, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit, teksa e kanë veshur me qëllim kryerjen e procesionit mortor dhe më pas kanë sajuar inskenimin e ngjarjes si aksidentale. Viktima ka pasur edhe…

Source

Balluku: Së bashku me IKMT do të jemi në të gjitha akset rrugore për të ndërhyrë në çdo subjekt i cili është vendosur pranë akseve rrugore

By: redi
24 July 2025 at 22:03

Zv/kryeministrja dhe ministrja, Belinda Balluku ka ndarë disa foto nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. ”Së bashku me IKMT do të jemi në të gjitha akset rrugore për të ndërhyrë në çdo subjekt i cili jashtë çdo kriteri dhe rregulli është vendosur pranë akseve rrugore”,-shkruan Balluku. Postimi i plotë Kjo nuk mund të ndodhë më! Së bashku me IKMT do të jemi në të gjitha akset rrugore…

Source

Yesterday — 24 July 2025Main stream

Thaçi nga Haga: Nuk ndihem as i tradhtuar, as i mashtruar. Ndihem i abuzuar

By: redi
24 July 2025 at 21:48

Ish-presidenti Hashim Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova ka folur për arrestimin e tij nga Gjykata Speciale por edhe bashkëpunimin me shumë presidentë amerikanë. Thaçi u shpreh se në emër të diçkaje fiktive, e shkëputën nga familja e ia morën vitet më të bukura të jetës. ”Jo nuk ndihem as i tradhtuar, as i mashtruar. Ndihem i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive pa të…

Source

❌
❌