Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 July 2025Main stream

Rama: Nis çlirimi i buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve

By: lindita
25 July 2025 at 17:00

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar nisjen e një aksioni të gjerë për çlirimin e hapësirave publike buzë rrugëve kombëtare. Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, ka theksuar Rama. “Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet…

Source

Ylli Manjani: Më shumë se një Kod të ri Penal, kemi nevojë për një kod normal

By: lindita
25 July 2025 at 15:32

Nga Ylli Manjani Meqë sot u prezantua zyrtarisht një projekt i Kodit Penal, si dhe në respekt të ftesës për të kontribuar, ftesë të cilën e personalisht mirpres, kam disa konstatime të natyrës së përgjithshme. Drejtësia penale e ka të nevojshme një Kod të ri Penal që: 🎈 Të vendosë normalitetin në vend të emergjencave të çastit, të cilat kanë dëmtuar llogjikën e drejtësisë penale…

Source

Kalaja e Shkodrës dhe ajo e Lëkurësit do të jepen me qira, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kundërshton projektin

By: lindita
25 July 2025 at 13:32

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur një procedurë konkurrimi publik për dhënien në përdorim të hapësirave shërbimi në dy monumente kulture të kategorisë së parë: Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Qëllimi i kësaj nisme, sipas njoftimit zyrtar, është “rijetësimi” i këtyre pasurive kulturore. Subjektet e interesuara për të marrë pjesë në këtë…

Source

“El Nacional”: Eksploroni perlën e Mesdheut, Shqipërinë

By: lindita
25 July 2025 at 13:02

Nëse dëshironi të udhëtoni dhe zbuloni vende që ende nuk janë prekur nga turizmi masiv, ju rekomandojme destinacionin evropian, Shqipërinë, shkruan Alba Solé Ingla në një artikull të botuar në revistën katalanase “El Nacional.cat”. Shqipëria është e rrethuar nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Vendi jetoi i izoluar nga bota nën regjimin diktatorial deri në vitet 1990.

Source

“Sa kohë mund të qëndroj në SHBA?”, Ambasada Amerikane sqaron qytetarët

By: lindita
25 July 2025 at 12:33

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA për vizitorët ndërkombëtarë. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada bën me dije se data e skadencës së vizës nuk përcakton kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në SHBA. Sipas njoftimit: “Një vizë amerikane ju lejon të udhëtoni drejt një pike hyrjeje në Shtetet e…

Source

Sokol Sadushi oponencë të fortë profesionale dhe njerëzore draftit të Kodit të Ri Penal: Ky Kod jo si trofe por duhet si premtim për drejtësi të DREJTË!

By: lindita
25 July 2025 at 11:55

Nga Sokol Sadushi Prezantimi zyrtar i projekt-kodit të ri Penal është një nismë e rëndësishme për sistemin tonë të drejtësisë, që kërkon reflektim të thellë institucional dhe marrjen e përgjegjësive të përbashkëta. Dua të theksoj se, deri në këtë moment, as unë si Kryetar i Gjykatës së Lartë dhe as komuniteti i profesionistëve nuk jemi njohur me versionin përfundimtar të projektit…

Source

Sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar në Katar, Edmond Çaça, dhe bashkëshortes së tij

By: lindita
25 July 2025 at 11:20

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u sekuestruan pasuritë e pajustifikuara dhe padeklaruara të shtetasit Edmond Çaça ish-Ambasador i Republikës së Shqipërisë, Doha, Katar dhe bashkëshortes së tij, Bianka Çaça. Hetimet mbi procedimin penal nr.1838 të vitit 2019, nisën pas referimit të materialit kallëzues nga Inspektorati i Lartë…

Source

Vajza vrau babanë me tel, arrestohet nëna e 26-vjeçares, ndihmoi në pastrimin e trupit

By: lindita
25 July 2025 at 10:49

Njoftimi i Policisë: Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau me mjet strangulues, për motive të dobëta, babanë e saj. Arrestohet nëna e 26-vjeçares, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me…

Source

Gati drafti i ri. Ulsi Manja: Kodi Penal aktual s’u përgjigjet sfidave të kohës

By: lindita
25 July 2025 at 10:42

Prezantohet sot drafti i Kodit të ri Penal. Në fjalën e tij, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka renditur arsyet pse një kod i ri penal është i nevojshëm, duke nënvizuar faktin që ndryshimet shoqërore kanë nxjerrë në pah forma të reja kriminaliteti që kërkojnë përgjigje të qarta. “Kodi që kemi në fuqi në momentin e miratimit në ’95 kishte 285 nene, sot mbi 30 ndërhyrje më vonë…

Source

Videoja e tyre “pushtoi” rrjetin! U kap me kolegun në koncertin e Coldplay, jep dorëheqjen Kristin Cabot

By: lindita
25 July 2025 at 10:29

Drejtoresha e personelit të një kompanie teknologjike amerikane, e cila u kap në një ekran të madh në një koncert të Coldplay duke përqafuar drejtorin ekzekutiv të kompanisë, ka dhënë dorëheqjen. Kristin Cabot nuk punon më për Astronomer, tha firma për BBC-në në një deklaratë. Largimi i saj vjen pas atij të Andy Byron, ish-drejtorit ekzekutiv të kompanisë, i cili u largua javën e kaluar.

Source

Dosja “Toyota Yaris”. SPAK dërgon në gjyq Astrit Vladin dhe Erida Lazimin, tentuan të korruptojnë gjyqtarin

By: lindita
25 July 2025 at 10:24

SPAK dërgon në gjyq Astrit Vladin dhe Erida Lazimin pasi tentuan të korruptonin një gjyqtar. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 24.7.2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal, nr.26/1/1 viti 2025 në ngarkim të të pandehurve: 1.Astrit Vladi, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj…

Source

Balluku: Vijojmë pa u ndalur me lirimin e hapësirave publike për një Shqipëri europiane

By: lindita
25 July 2025 at 09:47

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë opinionin e disa qytetarëve lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike. “Vijojmë përpara pa u ndalur, në të mirë të komuniteteve për një Shqipëri europiane”, shprehet ndër të tjera Balluku. “Mirëmëngjes me zërat e qytetarëve! Lirimi i hapësirave publike mbështetet nga të gjithë.

Source

Sa do rritet taksa e ndërtesës për qytetarët në rrethe pas referencave të reja

By: lindita
25 July 2025 at 09:31

Rritja e çmimeve të referencës për 61 bashkitë në vend, të publikuara së fundmi për konsultim te projektvendimi i Ministrisë së Financave, pritet automatikisht të rrisë detyrimin e qytetarëve për taksën e ndërtesës. Çmimet e referencës të vendosura nga qeveria, përdoren jo vetëm për shitblerjen e pasurive të paluajtshme, por edhe për llogaritjen e vlerës së pronës që disponojnë banorët.

Source

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, aksidentohet 36-vjeçari. Ndërron jetë pasagjeri 9-vjeçar

By: lindita
25 July 2025 at 09:07

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 9-vjeçari në Vlorë. Shoferi 36-vjeçar ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me bordurën në aksin Palasë-Dhërmi, teksa rezultoi se ai ishte i dehur. I plagosur si pasojë e përplasjes ka mbetur edhe një 20-vjeçar, i cili është i shtruar në Spitalin e Traumës. 36-vjeçari është arrestuar nga policia për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në…

Source

Pamjet nga Butrinti, Rama: Zgjohet çdo ditë nga zërat e vizitorëve që vijnë nga e gjithë bota (VIDEO)

By: lindita
25 July 2025 at 09:01

“Dhe nga Parku Kombëtar i Butrintit që zgjohet çdo ditë me zërat e vizitorëve që vijnë nga e gjithë bota për të prekur historinë dhe bukurinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamjet nga ky destinacion i famshëm turistik.

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 25 korrik 2025

By: lindita
25 July 2025 at 08:52

Dashi Sot do të kesh një rol të rëndësishëm, duke shërbyer si urë lidhëse midis dy ideve të kundërta. Sjellja juaj do të ngatërrojë njerëzit që keni përreth. Vendimet e guximshme lidhur me investimet duhet të bëhen në një ditë tjetër. Demi Mund të jetë vështirë të përshtatesh me rrethanat e ditës. Nuk do të jetë e lehtë të gjesh përqëndrimin e duhur ditën e sotme duke mos qenë produktiv…

Source

Before yesterdayMain stream

“Antikorrupsioni”, Fatmir Xhafaj dorëzon në Kuvend dy dokumente për punën e Komisionit të Posaçëm

By: lindita
24 July 2025 at 11:13

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, ka dalë sot në një konferencë për mediat në përmbyllje të mandatit të veprimtarisë së këtij komisioni, si dhe për të bërë një bilanc të punës së realizuar deri më tani. Në nisje të takimit, Xhafaj kujtoi se e ka filluar drejtimin e këtij komisioni me një bashkëbisedim me…

Source

Tirana mirëpret Walk21, konferencën më të madhe botërore për ecjen për herë të parë në Ballkan

By: lindita
24 July 2025 at 10:48

Pas Londrës, Nju Jorkut, Hong Kongut e Sidneit, konferenca Walk21 vjen për herë të parë në Ballkan. Nga data 6-10 Tetor, kryeqyteti shqiptar do të jetë mikpritës i edicionit të 25-të Walk21 Tirana, konferenca më e madhe ndërkombëtare kushtuar ecjes dhe komuniteteve të jetueshme, organizuar nga Bashkia e Tiranës, në partneritet me GIZ dhe Walk21 Foundation. Tirana i bashkohet kështu rrjetit të…

Source

Avioni me 49 persona në bord rrëzohet në Rusi

By: lindita
24 July 2025 at 10:37

Një tragjedi ka ndodhur në Rusi, në rajonin Amur, një avion pasagjerësh u rrëzua dhe mendohet se 49 personat që ishin në bord kanë humbur jetën. Dyshohet se shkaku mund të jetë gabim i ekuipazhit ose një defekt teknik. “Gjatë operacioneve të kërkimit, helikopteri Mi-8 i Administratës Federale të Aviacionit zbuloi trupin e djegur të aeroplanit. Shpëtuesit po përpiqen të arrijnë në vendin e…

Source

❌
❌