Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 July 2025Main stream

Nga i nxehti afrikan te rrebeshet e shiut, e diela sjell kthesë të papritur të motit

By: b b
26 July 2025 at 11:57

Pas një prej ditëve më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit, Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një vale të fortë të nxehti, që ka përfshirë thuajse gjithë territorin, përfshirë edhe zonat malore, një fenomen jo i zakontë për klimën tonë.

Meteorologia Lajda Porja tha në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se ditën e djeshme u afrua, madje sipas disa vlerësimeve mund të jetë thyer, rekordi i temperaturës prej 44 gradësh Celsius i shënuar në qarkun e Beratit në vitin 1993.

Ajo theksoi se ndryshe nga zakonisht, kulmi i të nxehtit është regjistruar në orën 15:00, me temperatura që në disa zona kanë kapur mbi 42 gradë edhe sot, ndonëse me një rënie të lehtë dhe thuajse të pandjeshme krahasuar me ditën e djeshme.

Por, lajmi që sjell lehtësim për qytetarët është ardhja e një mase të ftohtë ajrore nga Europa Veriore, e cila pritet të godasë Ballkanin që prej ditës së diel, 27 korrik. Kjo përplasje mes dy masave të kundërta ajrore do të sjellë një rënie të menjëhershme të temperaturave, me maksimumet që do të zbresin në rreth 34–35 gradë Celsius.

“Dita e djeshme ka qenë një nga ditët më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit. Sepse jo se kemi pasur vlera shumë të larta, por ka qenë i gjithë territori duke përfshirë edhe zonat malore, temperatura mjaft ekstreme. Madje dje u diskutua se u thye rekordi i vlerës 43.6, pra 44 gradë në vitin 1993 në qarkun e Beratit. Dje, ndryshe nga zakonisht, vlerat maksimale janë regjistruar në orën 15:00. Duhet thënë që temperaturat janë shumë të larta, gjatë ditës së sotme ka një tendencë në rënie, por shumë pak e ndjeshme. Edhe sot mund të jemi në këto vlera, do të kapim një maksimum mbi 42 gradë në disa zona”.

E diela do të shënojë jo vetëm freskim të ajrit, por edhe shtim të erërave dhe rrebeshe të shkurtra shiu, kryesisht në veriun dhe qendrën e vendit. Jugut, ndërkohë, do t’i mungojnë reshjet, duke përjetuar një kalim më të qetë të kësaj situate të përkohshme.

Sipas Porjas, kjo është një ndërhyrje e natyrshme klimatike, por gjithsesi e rrallë për intensitetin dhe kontrastin që sjell në një hapësirë kaq të shkurtër kohore.

“Ndërkohë që presim një ndryshim total ditën e diel. Po vjen një masë e ftohtë nga Europa Veriore drejt Ballkanit. Dhe menjëherë kjo do e shtyjë këtë masën e nxehtë që ka pushtuar Ballkanin. Presim që e diela të shënojë 34 gradë Celsius, në ndonjë zonë tek-tuk 35. Presim që të normalizohen direkt temperaturat. Të dielën do të kemi dhe një shtim të intensitetit të erës sepse është ajo lufta mes dy masave ajrore të cilat po veprojnë me njëra-tjetrën.Kemi rrebeshe të cilat do të jenë kryesisht në zonat veriore të vendit. Do kapin pak edhe ndonjë zonë të qendrës, qarkun e Elbasanit dhe ndonjë rrethinë të Tiranës, kurse jugu do të jetë fare pa reshje. Është një situatë kalimtare”./tvklan.al

Elbasan/ Goditet rrjeti i prostitucionit, arrestohen tutorë e punonjëse seksi

By: b b
26 July 2025 at 11:34

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin “Shame”, ku janë zbuluar dy apartamente në Elbasan të përshtatura për ushtrimin e prostitucionit.

Sipas njoftimit të bluve, u arrestuan në flagrancë dy shtetas kinezë për shfrytëzim prostitucioni dhe falsifikim vulash, si dhe tre shtetase kineze dhe braziliane për veprën penale “Prostitucion”.

Gjithashtu u arrestuan tre shtetas shqiptarë që kishin marrë pjesë në këtë aktivitet duke dhënë shpërblim monetar.

Po ashtu janë proceduar penalisht pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja që menaxhonin ambientet për prostitucion.

Gjatë operacionit u sekuestruan shuma parash në valuta të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false dhe 10 celularë.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shame”.

Kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, dy apartamente që i kishin marrë me qira, në Elbasan, arrestohen në flagrancë 2 shtetas kinezë për shfrytëzim prostitucioni dhe 3 shtetase të tjera (kineze dhe braziliane) për prostitucion.

Arrestohen në flagrancë në këto ambiente dhe 3 shtetas shqiptarë që kishin dhënë shpërblimin monetar kundrejt përfitimit personal, të këtij aktiviteti.

Procedohen penalisht pronarët e dy apartmenteve dhe sanitarja.

Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false dhe 10 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, prej disa javësh, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, finalizuan operacionin policor të koduar “Shame”.

Si rezultat i këtij operacioni, u zbuluan në Elbasan 2 apartamente të marra me qira, që ishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe u arrestuan në flagrancë:

-shtetasit kinezë K. Ch., 44 vjeç, dhe R. C., 38 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Falsifikimi i vulave , stampave ose i formularëve”, të kryera në bashkëpunim;

-shtetaset kineze e braziliane L. N., 46 vjeçe, B. G., 52 vjeçe, dhe E. S., 23 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë shtetasit Shqiptarë A. P., 38 vjeç dhe L. T., 38 vjeç dhe R. F., 28 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”.

Më tej, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 pronarët e apartamenteve shtetasit A. V.,46 vjeç, B. H., 36 vjeçe dhe sanitarja shtetasja O. T., 19 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false dhe 10 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Tabaku në Como: Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, jo fasada për BE-në

By: b b
26 July 2025 at 11:25

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëherazi Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, ndodhet në Como të Italisë ku po merr pjesë në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer (KAS), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të CDU, EPP dhe partnerëve të tjerë strategjikë të Shqipërisë.

Në fokus të kësaj konference është pikërisht rruga e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian dhe sfidat e reformave që kërkohen për të garantuar një integrim të suksesshëm dhe të besueshëm.

Tabaku, si një nga zërat më të angazhuar në Kuvendin e Shqipërisë për çështjet e integrimit, ka mbajtur një rol aktiv në këtë tryezë duke kërkuar që procesi të mos mbetet peng i fasadave politike, por të mbështetet në reforma reale, gjithëpërfshirje dhe ndërtim institucionesh të pavarura.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku ka ndarë një foto nga takimi me deputetin gjerman Peter Beyer, një ndër njohësit më të mirë të rajonit në Bundestag dhe një mbështetës i vazhdueshëm i integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Tabaku dhe Beyer së fundmi kanë bashkëshkruar edhe një editorial të përbashkët në gazetën prestigjioze gjermane Frankfurter Rundschau, ku kanë artikuluar qartë nevojën për reforma të thella, zgjedhje të ndershme dhe media të lira si elementë thelbësorë për rrugëtimin europian të rajonit.

“Shqipëria ka vetëm një rrugë: reforma të thella dhe të ndershme, me gjithëpërfshirjen e opozitës dhe aktorëve të shoqërisë civile,” – ka deklaruar Tabaku, duke theksuar se çdo reformë e ndërtuar vetëm në funksion të propagandës qeveritare nuk i shërben as qytetarëve dhe as aspiratës europiane të vendit.

Si Kryetare e Komisionit për Integrimin Europian dhe një prej figurave më të votuara të opozitës, Jorida Tabaku vazhdon të jetë një prej zërave më të besueshëm në skenën politike shqiptare për partnerët ndërkombëtarë, duke ndërtuar ura besimi dhe duke përfaqësuar një vizion europian të bazuar në standarde dhe jo në kompromis me demokracinë.

OKB: Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës nuk po hanë për ditë të tëra

By: b b
26 July 2025 at 11:16

Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës “nuk po hanë për ditë të tëra”, tha agjencia për ndihmë ushqimore e Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se kriza ka arritur “në nivele dëshpëruese”.

Programi Botëror i Ushqimit më herët kishte paralajmëruar për një “rrezik kritik nga uria” në Gazën e shkatërruar nga lufta, ndërkaq po intensifikohen kritikat ndërkombëtare ndaj veprimeve të Izraelit.

“Pothuajse një në tre persona nuk po hanë për ditë të tëra. Kequshqyerja është në rritje me 90.000 gra dhe fëmijë që kanë nevojë urgjente për trajtim”, tha Programi Botëror për Ushqim.

Kjo agjenci tha se 470.000 persona pritet të përballen me “uri katastrofike” – kategoria më kritike sipas Klasifikimit të Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore të OKB-së – në periudhën ndërmjet majit dhe shtatorit të këtij viti.

“Ndihma ushqimore është mënyra e vetme që njerëzit të kenë qasje në ushqim, pasi çmimet ushqimore janë rritur shumë”, tha Programi Botëror për Ushqim.

“Njerëzit po vdesin për shkak të mungesës së ndihmës humanitare”.

Grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për rritjen e numrit të fëmijëve të kequshqyer në Gazë.

Izraeli kufizon në minimumin e mundshëm futjen e ushqimit në Gazë, si dhe e mbikëqyr shpërndarjen e mëvonshme të tij.

Izraeli kontrollon të gjitha pikat e hyrjes në Rripin e Gazës dhe rrjedhimisht edhe rrugët e transportit për ndihmat humanitare.

Izraeli e justifikon kufizimin e ndihmave duke pretenduar se Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – i plaçkit ato.

Flakët e zjarrit në Delvinë/Një tjetër shtetas pëson djegie të rënda

By: b b
26 July 2025 at 11:08

Zjarret që kanë përfshirë zonën e Delvinës vijojnë të shkaktojnë dëme të mëdha.

Mësohet se një 42-vjeçar ka mbetur i lënduar nga flakët, teksa ishte angazhuar vullnetarisht për shuarjen e zjarreve në fshatin e tij.

Bëhet me dije se ai është transportuar fillimisht në Spitalin e Sarandës mbrëmjen e djeshme, ndërsa më pas është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ky është rasti i dytë i të lënduarve nga flakët në zonën e Delvinës brenda 24 orëve të fundit.

Një ditë më parë, shefi i Komisariatit të Policisë së Delvinës, Agim Troci, u dërgua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi pësoi djegie në trup gjatë operacionit për shpëtimin e disa të moshuarve dhe fëmijëve nga flakët që përfshinë fshatin Senicë.

Ndihma për zhvillim: Si të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

By: b b
26 July 2025 at 10:55

Për herë të parë në 30 vjet disa nga donatorët më të mëdhenj në botë, të udhëhequr nga SHBA, po e zvogëlojnë financimin e tyre. Organizatat humanitare po kërkojnë burime të reja financimi.

Si duhet të financohet ndihma për zhvillim në Lindjen e Mesme në të ardhmen? Organizata të ndryshme të shoqërisë civile në Lindjen e Mesme ofrojnë gjithmonë të njëjtën përgjigje: Është e pamundur të thuhet. “Askush nuk e di vërtet se çfarë po ndodh”, tha për DW kreu i një projekti sirian në lidhje me shkurtimet e ndihmës amerikane nën administratën Trump.

“Ata nuk e kanë ndaluar plotësisht ende ndihmën. Kështu që tani ne thjesht po shpenzojmë para muaj pas muaji dhe shpresojmë më të mirën”. “Ne ende nuk e dimë nëse do t’i marrim fondet e premtuara për këtë vit”, thotë themeluesi i një rrjeti gazetarësh irakianë në Bagdad. “Ndoshta nuk do të jemi në gjendje të paguajmë disa nga gazetarët tanë. Aktualisht po kërkojmë nga organizata të tjera për të kompensuar mungesën”. Për të mos hapur probleme me financuesit e tyre, dy personat me të cilët foli DW kërkuan të mos identifikoheshin.

Që nga marrja e detyrës, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ulur në mënyrë drastike fondet amerikane për të ashtuquajturën “Ndihmë Zyrtare për Zhvillim” (ODA). Por Shtetet e Bashkuara nuk janë i vetmi vend që e ka ulur ndihmën. Globalisht, programi i ndihmës për zhvillim (ODA) i SHBA-së ra me më shumë se shtatë përqind në vitin 2024, por edhe vendet evropiane si Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ulën alokimet e tyre vitin e kaluar – për herë të parë në pothuajse 30 vjet.

Pasojat janë të qarta
Në vitin 2023, vendet në Lindjen e Mesme morën rreth 7.8 miliardë dollarë, nga një total prej 42.4 miliardë dollarësh që SHBA-të shpenzuan për ndihmën zhvillimore atë vit. Pasojat e reduktimit të ndihmës amerikane ka të ngjarë të ndihen qartë në rajon, shkroi Lait Alailuni i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Bahrein në mars të këtij viti. “Për të përmbushur nevojat e tyre ushtarake dhe ekonomike, partnerët e rëndësishëm të SHBA-së mbeten shumë të varur nga ndihma amerikane.”

Midis viteve 2014 dhe 2024, Shtetet e Bashkuara u siguruan vendeve në rajon rreth 106.8 miliardë dollarë. Pak më pak se një e treta shkoi në Izrael, dhe shumica e këtyre parave u caktuan për qëllime ushtarake. Për vendet e tjera, fondet amerikane përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre kombëtare, thekson Alajlouni.

Fondet e nevojshme urgjentisht tani mungojnë – për shembull, për ushqim dhe ujë në Sudan, ilaçe në Jemen, ushqim për fëmijë në Liban, si dhe në kampet për persona të zhvendosur, theksoi Alajlouni. Midis të zhvendosurve ka familje që dyshohet se janë të lidhura me grupin ekstremist terrorist “Shteti Islamik” në Siri.

Disa vende të tjera, si Jordania ose Egjipti, gjithashtu varen shumë nga fondet e huaja për zhvillimin e tyre ekonomik, për të mbajtur ekonomitë e tyre në vështirësi, paralajmëron Alajlouni.

Ende nuk është e qartë se sa do të humbasin saktësisht vendet e Lindjes së Mesme nga ulja e ndihmës zyrtare amerikane për zhvillim. Në qershor 2025, studiuesit në Qendrën për Zhvillim Global në Uashington u përpoqën të llogaritnin pasojat: “Disa vende ka të ngjarë të humbasin sasi të mëdha të ndihmës për zhvillim, varësisht se kush janë donatorët e tyre. Të tjerët, megjithatë, ka të ngjarë të pësojnë vetëm humbje shumë të vogla”, përfunduan ata.

Për shembull, Ndihma Zyrtare për Zhvillim për Jemenin pritet të bjerë me 19 përqind midis viteve 2023 dhe 2026. Në vitin 2025, Arabia Saudite, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar ishin tre donatorët më të mëdhenj për vendin përmes Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA). Edhe Somalia mund të humbasë deri në 39 përqind. Donatorët e saj kryesorë përmes UNOCHA-s ishin Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.

Boshllëku i madh
“Është e qartë se boshllëku financiar nuk mund të mbushet në afat të shkurtër”, tha për DW Vincenzo Boletino, drejtor i Programit të Komuniteteve Rezistente në Universitetin e Harvardit në Boston. “Në afat të mesëm dhe të gjatë, ka të ngjarë të ketë një gamë të gjerë formash të ndryshme ndihme.” Kjo duhet të përfshijë një numër më të madh vendesh që ofrojnë ndihmë humanitare dhe zhvillimore aty ku është në përputhje me qëllimet e tyre politike, pret Boletino. Agjencia kryesore e bashkëpunimit ndërkombëtar të Rusisë, Rossotrudnichestvo, njoftoi së fundmi se do të ristrukturohet sipas modelit të USAID-it me seli në SHBA.

Agjencia planifikon të hapë zyra në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite. Megjithatë, me vetëm 70 milionë dollarë në vit, buxheti i Rossotrudnichestvo është relativisht i vogël.

Paratë kineze mund të jenë një alternativë tjetër ndaj financimit amerikan dhe evropian. “Kina e ka pozicionuar veten si konkurrentja më e madhe e Shteteve të Bashkuara në zhvillimin global”, thonë ekspertët në qendrën amerikane të studimeve, Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Megjithatë, Kina është më pak e interesuar në Lindjen e Mesme dhe më shumë në Azinë Juglindore dhe Afrikën. “As Rusia dhe as Kina tradicionalisht nuk luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin ndërkombëtar të ndihmës humanitare dhe kjo nuk ka gjasa të ndryshojë në të ardhmen e afërt”, përfundon Boletino.

Ndihmë me motive politike
“Në Lindjen e Mesme, donatorët kanë më shumë gjasa të jenë shtetet e pasura të Gjirit”, thotë Markus Löwe, profesor dhe ekspert për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Institutin Gjerman për Zhvillim dhe Qëndrueshmëri (IDOS).

Gjatë dy dekadave të fundit, katër shtetet e Gjirit – Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Kuvajti – kanë qenë ndër donatorët më të rëndësishëm në botë, thekson Löwe.

“Arabia Saudite, për shembull, tashmë po ofron mbështetje të konsiderueshme për Sirinë. Ajo gjithashtu po mbështet Libanin dhe padyshim do të ishte e përgatitur të mbulonte një pjesë të madhe të kostove të rindërtimit në Gaza – me kusht që të arrihet një marrëveshje e pranueshme armëpushimi.” “Tendenca është që më shumë ndihmë të shkojë tek përfituesit që konsiderohen politikisht të rëndësishëm për vendet donatore të Gjirit”, vëren Khaled Al Mezaini i Universitetit Zayed në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pavarësisht luftës që kanë zhvilluar kundër disa pjesëve të Jemenit që nga viti 2015, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë gjithashtu donatorët më të mëdhenj të vendit.

Zjarret, ministri Vegu njofton përdorimin e dronëve Bayraktar

By: b b
26 July 2025 at 10:47

Për shkak të situatës së zjarreve, ushtria ka nxjerrë në ajër dronët Bayraktar TB2. Lajmi është njoftuar nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili thekson se qëllimi i përdorimit të tyre është vlerësimi i nivelit të riskut në 18 vatra aktive në vend.

“Që në orët e para të mëngjesit dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut”, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në rrjetet sociale.

Ai shton se ekuipazhet e helikopterëve dhe efektivëve në terren janë të gatshëm për të ndërhyrë me përparësi në zonat e banuara.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Ministria e Mbrojtjes, urdhëroi evakuimin e disa fshatrave në Delvinë si pasojë e përhapjes së zjarrit pranë tyre.

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Zonat me rrezik më të lartë

By: b b
26 July 2025 at 10:27

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se si paraqitet situata e zjarreve në vend.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 13 vatra janë ende aktive dhe 6 vatra janë në monitorim.

Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Vlorë, Delvinë, Selenicë, Elbasan, Peqin, Dimal, Poliçan, Skrapar, Gjirokastër, Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec, Tiranë, Fier e Kukës.

Aktualisht mbeten aktive këto vatra zjarri, ku është përqendruar edhe puna e forcave operacionale:
– Qarku Vlorë. Në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat. Në perimetrin e djegur ka prezencë të vogël tymi, pasi digjen trungje brenda tij dhe kjo vatër mbahet në monitorim. Sot po vazhdon puna për shuarjen e plotë të zjarrit nga 7 efektivë të MZSH Vlorë dhe 4 forca të pyjores.
– Në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë, ka vazhduar puna për zjarrin e rënë në kullota. Ditën e djeshme ka vijuar operacioni me të gjitha strukturat, të ndihmuar nga 60 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse të FA-së dhe gjithashtu janë asistuar nga helikopterë të FA-së dhe ata Hungarez.Gjatë operacionit pati djegie Shefi Komisariatit Delvinë, Agim Troci, si dhe 5 persona patën probleme nga asfiksia. Zjarri vazhdon të jetë aktiv dhe janë përshkuar 10 banesa. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.
– Mbi fshatin Ploç, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë vazhdon aktiv zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurredhe ndodhet në një vijë të gjatë shtrirje të përhapur në kodrat në afërsi të fshatrave Velc – Ramic – Verbas – Matogjin të njësisë administrative Brataj. Ka prezencë të forcave operacionale, por për shkak të terrenit nuk mund të ndërhyjnë. Kërkohet ndërhyrje nga ajri.
– Qarku Gjirokastër. Zjarri i rënë në fshatin Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës, njësia administrative Cepo, i cili ka ardhur nga territori i bashkisë Delvinë, për shkak se ishte në lartësi të madhe, forcat operacionale nuk mundën të ndërhyjnë ditën e djeshme dhe e mbajtën situatën në monitorim. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale, pasi zjarri është afruar pranë tunelit të Skërficës.
– Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë. Zjarri ka përshkuar mbi 350 ha sipërfaqe. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.
– Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit . Në terren operuan 16 forca vendore dhe 30 efektivë nga FA, mbështetur edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M. Ditën e sotme zjarri zhvillohet në një perimetër me një shtrirje mbi 13 km, me zhvillime në tre kahe. Në njërin kah po zhvillohet nga Masdeja, ku përfshin sipërfaqe të konsiderueshme në pyje. Në njërin kah në vendin e quajtur Qafa e Tolle, ku rrezikohet një banesë, si dhe në vendin e quajtur Fushë Kuqe, ku rrezikohen tre banesa. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.
– Në fshatin Ulëz, vatra e zjarrit është në monitorim dhe drejt izolimit të plotë. Sot janë angazhuar mbi 15 forca operacionale, të cilat po punojnë që të mos lejohet zhvillimi i zjarrit në vatra të ndezura brenda vatrës.
– Vazhdon aktive, por me zhvillime të pakta, vatra e zjarrit të rënë në Livadhet e Peladhisë, e cila ka kaluar mbi fshatin Krajkë të bashkisë Bulqizë. Zjarri ka përshkuar mbi 40 ha sipërfaqe. Ditën e djeshme janë angazhuar në operacion 16 forca të bashkisë Bulqizë dhe zjarri është mbajtur nën monitorim për të ndaluar përhapjen e mëtejshme. Sot kjo vatër po vendoset nën kontroll nga 10 forca të bashkisë.
– Qarku Elbasan. Nëz onën e Shmilit në fshatin Lugaxhi, njësia administrative Labinot-Mal, bashkia Elbasan, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë. Në terren u angazhuan rreth 50 forca, ku nga këta 20 janë forca ushtarake të FA-së dhe 30 forca janë të MZSH Elbasan, forca bashkiake dhe forca të pyjores. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.
– Qarku Lezhë. Në zonën e Shkopetit. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth. Ditën e djeshme janë angazhuar 39 forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë dhe 50 forca ushtarake të ndihmuar edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M. Nuk ka rrezik për banesat. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.
– Qarku Korçë. Në fshatin Dishnicë. Vatra e zjarrit mbetet aktive, por me intensitet të ulët. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.
– Zjarri në vendi i quajtur Qeramica ndërmjet fshatrave Trestenik- Vishocicë të bashkisë Devoll, për shkak të erës rrezikon të përhapet, pasi vendi ku është kjo vatër zjarri është i veshur me barishte e shkurre. Në vendngjarje ndodhen forcat operacionale, që po punojnë për neutralizimin e saj
– Vatra në fshatin Strelcë, bashkia Maliq vijon në drejtim të Veriut. Vatrat e tjera janë të neutralizuara dhe po mbahen në monitorim për të mos lejuar riaktivizim.
– Po punohet për shuarjen e zjarrit në fshatin Kriçkovë, njësia administrative Proptisht, bashkia Pogradec.
– Qarku Berat. Në fshatin Muzhakë. Terreni është malor, pyll lisi dhe bimësi të dendur dhe vështirëson ndërhyrjen e punonjësve të zjarrfikëses, por situata është nën kontroll.
– Në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal. Zjarri është në kufi të dy bashkive Dimal dhe Berat (në fshatin Mbreshtan dhe Galinë). Gjatë natës zjarri ka përparuar në drejtim të fshatrave Mbjeshovë, dhe Bistrovicë. Dje është ndërhyrë edhe me 1 helikopter Hungarez H225M. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.
– Në fshatin Zgërbon, bashkia Poliçan po vijon puna për shuarjen e flakëve nga forcat operacionale.
– Qarku Kukës, në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë, punonjësit e AdZM-së nuk kanë mundur të izolojnë vatrën e zjarrit. Ditën e sotme janë angazhuar 7 punonjës të AdZM Kukës, për shuarjen e zjarrit.
– Në Malin me Gropa, saktësisht në vendin e quajtur Fusha e Stanëve, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një terren me barishte të buta. Sipërfaqja e djegur e raportuar është më shumë se 10 ha. Sot kjo vatër zjarri vazhdon të jetë aktive dhe po punohet me 30 forca operacionale MZSH dhe 11 forca AdZM.

Në total nga zjarret janë djegur mbi 450 hektarë sipërfaqe me bimësi, rrënjë ullinj e pemë.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë, 140 efektivë, 5 automjete zjarrfikëse dhe 2 Helikopterë nga Forcat e Armatosura e 2 helikopterë hungarezë.

Nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), sot nuk priten reshje shiu.
Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në të gjitha qarqet. Ndërsa temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 43 gradë celsius në zonat e ulëta.
Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë të angahzuara në të gjithë territorin e vendit, në ndjekje të situatës së krijuar nga zjarret. Në këto ditë me temperatura ekstreme, ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes, të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë dhe të njoftojnë autoritetet vendore në rast të konstatimit të vatrave të zjarrit.

DW: Ekonomia e Gjermanisë nuk duhet të nënvlerësohet

By: b b
26 July 2025 at 10:20

Çfarë e bën Gjermaninë kaq të veçantë? Jörg Krämer, Kryeekonomist në Commerzbank, pohon: “Gjermania është e larmishme”. Ai thotë se Gjermania ka korporata të mëdha globale që kanë selinë e tyre këtu. Pothuajse edhe më të rëndësishme për të janë ndërmarrjet e shumta të vogla dhe të mesme.

Krämer i quan ato shtylla kurrizore e ekonomisë gjermane. “Ato janë fleksibël, kanë krijuar shumë vende pune në të kaluarën dhe paguajnë paga të mira.” Këto janë shpesh kompani inovative që janë liderë të tregut global në sektorët e tyre të specializuar.

Baza ekonomike e fuqishme
Për dekada të tëra, këto kompani kanë qenë në gjendje të përfitojnë nga globalizimi. Motoja ishte prodhimi “pikërisht në kohë”. Shumë – qofshin korporata globale apo kompani të mesme – e kanë përsosur këtë model. Problemi është që tani më kjo nuk funksionon pa probleme.

Energjia është bërë më e shtrenjtë, zinxhirët globalë të furnizimit janë ndërprerë. Konkurrentë të rinj po hyjnë në treg, duke vendosur standarde të tjera.

“Ne shohim pothuajse çdo ditë se si po ndryshon roli i superfuqive”, thotë ekonomisti Martin Lück. “Kjo është natyrisht e rëndësishme për shumë vende që janë veçanërisht të përfshira në tregtinë globale”.

Gjermania është një prej tyre. Prandaj, nuk është për t’u habitur që kompanitë industriale gjermane tani po përballen me vështirësi.

Parashikimet negative
Shumë organizata dhe institute kërkimore janë bërë pesimiste vitet e fundit. OECD, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, parashikon se Gjermania do të rritet më ngadalë se çdo vend tjetër i industrializuar në vitin 2025.

Presidenti i Bundesbank, Joachim Nagel, beson se të paktën një rritje e vogël është e mundur këtë vit. “Për ekonominë gjermane, fundi i periudhës së gjatë të krizës është afër”, tha ai. Por situata mbetet sfiduese.

Krizat janë normale
Megjithatë, ajo që po ndodh tani nuk është aq e pazakontë. “Gjithmonë ka pasur trazira dhe rivalitete ekonomike”, shkruan historiani ekonomik me bazë në Frankfurt, Werner Plumpe. Nuk keni pse të shikoni aq larg prapa: Në vitet 2008/2009, pati krizë financiare globale. Në vitin 2012, euro filloi të lëkundej.

Më vonë, efektet e pandemisë së koronavirusit rrënuan shumë kompani. Tani, konfliktet tregtare në rritje po bëhen problem. Krizat janë pjesë e ekonomisë dhe proceseve. Kompanitë reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj krizave, modelet ekonomike janë gjithmonë në sprovë. Ato tani po riorientohen dhe po rishikojnë proceset. E proceset e këtilla nuk janë të lehta dhe ndikojnë në prodhim por edhe në punësime.

Reformat dhe sfidat
Gjermania ka vendosur të bëjë shumë investime në ekonomi, por a mjafton kjo? Ekonomistët thonë se ne mund të mësojmë nga vendet e tjera në procese të tilla ndryshimesh të thella. Kjo përfshin, për shembull, guximin për të provuar gjëra të reja.

“Hapja ndaj teknologjisë është gjithashtu e rëndësishme”, thotë Chris-Oliver Schickentanz nga Capitell AG. “Në Gjermani, ne gjithmonë flasim shumë, shumë shpejt për rreziqet e teknologjive të reja, në vend që të shqyrtojmë më parë mundësitë e ofruara nga teknologjitë e reja si inteligjenca artificiale. Duhet të ketë reforma”, kërkon Holger Schmieding i Berenberg Bank.

“Ne duhet të investojmë më shumë në infrastrukturë. Ne mund të mësojmë, për shembull, të jemi më pak të kujdesshëm në rregullore.”

Vendet e tjera janë thjesht më të shpejta kur bëhet fjalë për krijimin e kushteve më të mira kornizë për kompanitë. Ekonomisti i Commerzbank, Krämer, përmend shtetet baltike, “të cilat kanë arritur të zhvillojnë një rol pionier në digjitalizim në një periudhë relativisht të shkurtër kohore”.

Potencialet e Gjermanisë
Bota po bëhet më komplekse dhe më e fragmentuar, rivalitetet po bëhen më të dukshme. Megjithatë, Gjermania ka një shans të mirë për të dalë më e fortë nga këto procese ndryshimi. Kjo për shkak, ndër të tjera, të faktit se ajo ka një themel mbi të cilin mund të ndërtojë. Kjo përfshin sistemin arsimor, si dhe specialistë të trajnuar mirë në vend dhe, si më parë, kërkime të mira bazë në universitete.

Me paketën fiskale të qeverisë federale dhe reformën e frenës së borxheve, kompanitë duhet të kenë përsëri stimuj për të investuar.

Ndërsa sa i përket mosmarrëveshjes tarifore me Amerikën, eksperti Krämer thotë: “Nëse amerikanët nuk janë më tërheqës për investime, ku mund të investohet? Këtu hyn në lojë Evropa dhe Gjermania në veçanti. Prandaj duhet të jemi optimist të kujdesshëm”. Ajo që e bën Gjermaninë kaq të veçantë është aftësia e saj për t’u përshtatur nën presion të madh dhe kushte të vështira, duke u përshtatur kështu me sfidat e jashtme./dw

SHBA-ja sanksionon një bandë venezueliane që thuhet se ka lidhje me Maduron

By: b b
26 July 2025 at 10:10

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj një grupi venezuelian që, sipas tij, drejtohet nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, duke pretenduar se ky grup mbështet kartelet kryesore të drogës.

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit njoftoi për kufizime ndaj të ashtuquajturës “Karteli i Diellit”, duke e klasifikuar atë si një entitet të përcaktuar globalisht si terrorist.

Agjencia OFAC, e cila përcakton sanksionet bazuar në politikën e jashtme të SHBA-ve, thotë se grupi është “drejtuar nga Nicolas Maduro” dhe “persona të tjerë të lartë venezuelianë në regjimin e Maduros”.

Gjithashtu, pretendohet se karteli “ofron mbështetje materiale” për Tren de Aragua dhe Kartelin e Sinaloas banda kriminale të shpallura si grupe terroriste nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Veprimi i sotëm ekspozon më tej ndihmën që regjimi i paligjshëm i Maduros i jep narkoterrorizmit përmes grupeve terroriste si Kartel de los Soles”, tha në një deklaratë Sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

Administrata e parë e Trumpit ngriti aktakuzë ndaj Maduros dhe disa nga ndihmësit e tij të lartë për “narkoterrorizëm” dhe ofroi shpërblim për kapjen e tyre, pretendime që u kundërshtuan ashpër nga udhëheqësi i majtë venezuelian.

Sipas administratës së Trumpit, “Kartel de los Soles” ka për qëllim “përdorimin e përmbytjes së narkotikëve të paligjshëm si armë kundër Shteteve të Bashkuara.”

Trump ka vënë në shënjestër disa grupe në jug të kufirit të SHBA-së, të cilat, sipas tij, po sjellin sasi të mëdha të drogës së rrezikshme të paligjshme në SHBA dhe janë të përfshira në zhvatje, kontrabandë migrantësh dhe krime të tjera të dhunshme.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Karakasit janë përkeqësuar prej vitesh. Në vitin 2019, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtuan rizgjedhjen e Maduros, e cila u konsiderua gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si e manipuluar.

Këtë vit, Trump njoftoi një ndalim të pjesshëm për udhëtarët nga Venezuela, përkrah disa vendeve të tjera. Të enjten, Maduro njoftoi se Shtetet e Bashkuara po lejonin gjigantin e naftës Chevron të rifillonte operacionet në vendin e Amerikës së Jugut pas vendosjes së mëparshme të sanksioneve. Uashingtoni nuk e ka konfirmuar ende këtë zhvillim./REL

Ngjarja në Frashër/ Policia arreston një 55-vjeçar, ndihmoi vajzën e viktimës për…

By: b b
26 July 2025 at 09:56

Policia e Fierit ka vënë në pranga një tjetër shtetas, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Frashër, ku vajza vrau të atin dy ditë më parë.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Ç.D. 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj të Roskovecit.

Blutë dyshojnë se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Kujtojmë se pas hekurave janë vajza dhe gruaja e viktimës.

Postimi i plotë:

Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj.

Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

By: b b
26 July 2025 at 09:47

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do t’iu drejtohen sërish sot ditën e sotme ulëseve të tyre në përpjekjen e radhës, e pesëdhjetë e treta, për të konstituuar Legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo seancë do të mbahet në orën 14:00, për herë të parë në më pak se 48 orë, pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela e 27 korrikut, deri më 8 gusht.

Kuvendi sipas kësaj mase të përkohshme do t’i konsumojë ditët e mbetura të afatit 30 -ditor, por nuk do të mund të marrin asnjë vendim tjetër deri më 8 gusht. Kjo masë ndërlidhet me kërkesat e parashtruara nga PDK dhe LDK.

Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e shumicës së votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i takon pozita e kryeparlamentarit, mirëpo partitë tjera politike, ose nuk pajtohen për emrin e propozuar për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, ose për mënyrën e ndryshimit të votimit për të, nga të hapur në të fshehtë.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa në seancat e deritanishme kanë dështuar të sigurojnë votat për kryetar të Kuvendit.

Pas dështimit të tentativës së 52-të të premten, diplomatët perëndimorë, të pranishëm në seancë, shprehën shqetësim për krizën institucionale.

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

By: b b
26 July 2025 at 09:30

Plazhet e Shqipërisë do të kthehen në “hit” këtë verë. Vendi ballkanik shkëlqen me një thesar plazhesh kilometra të gjata të fshehura midis mbetjeve arkeologjike, shkruan Ana María González Franco në një artikull të botuar në botimin spanjoll të “National Geographic”.

Dalëngadalë, ky vend i bukur ballkanik po shfaqet si parajsa e pazbuluar e Mesdheut.

Sidoqoftë, ajo që është e qartë është se Shqipëria ka gjithçka që i nevojitet për t’u bërë destinacioni më i lakmuar evropian, me plazhe spektakolare për çdo turist.

Riviera Shqiptare shtrihet përgjatë një bregdeti të mrekullueshëm, me vende arkeologjike, histori interesante, veçori kulturore dhe kuzhinë të pasur – të cilat mund të gjenden në plazhet më të mira në Shqipëri, raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plazhi i Ksamilit: Një sintezë e plazhit të Rivierës Shqiptare
Nëse Shqipëria do të përmblidhej në një plazh të vetëm, fituesi do të ishte Ksamili.

Plazhi me të njëjtin emër dallohet për me rërën e bardhë si borë në një vijë bregdetare të thyer të përshkuar nga katër ishuj (Ishulli Binjak, Ishulli Smerald, Ishulli i Vogël dhe Ishulli i Gurit).

Gjenden disa plazhe të bukura me rërë të bardhë në Ksamil, megjithëse shumica janë private dhe drejtohen nga restorantet.

Fakti që ndodhet në jug të Sarandës, përballë ishullit të Korfuzit, e bën atë një destinacion shumë tërheqës si për shqiptarët ashtu edhe për turistët e huaj – që kalojnë kufirin jugor të vendit ose kalojnë me traget nga Italia ose Greqia.

Sikur të mos kishte arsye të mjaftueshme për të qenë një nga plazhet më të mira në Shqipëri, Ksamili është vendi ideal për të eksploruar atraksione të tjera shqiptare si Syri i Kaltër dhe Parku Natyror i Butrintit, i shpallur Vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

Plazhi i Borshit: Disa kilometra i gjatë dhe me ujëra ngjyrë bruz
Rreth një orë larg me makinë nga Saranda përgjatë bregdetit Jon ndodhet plazhi më i gjatë në të gjithë Rivierën Shqiptare, Borshi.

Ky plazh është mbi 6 kilometra i gjatë dhe, përveç madhësisë së tij, shquhet për ujërat e tij të kristalta dhe malet gjigante me bimësi të harlisur që rrethojnë detin blu.

Kjo enklavë njihet për qetësinë dhe karakterin e saj të egër, duke e bërë atë plazhin e preferuar për turistët që kërkojnë të shpëtojnë nga turizmi masiv dhe “i civilizuar” i plazheve fqinje.

Megjithatë, ekzistojnë disa bare dhe restorante aty pranë, si dhe një parking i madh.

Plazhi i Gjipesë: Thesari i egër i Shqipërisë
Një nga thesaret më të çmuara në Rivierën Shqiptare është Plazhi i Gjipesë, një vend panoramik që magjeps me mjedisin e tij të egër natyror dhe perëndimet e diellit dhe lindjet ëndërrimtare, si dhe ujërat e tij të kaltra.

Pavarësisht se është një nga plazhet më të lakmuara, për të arritur atje, vizitorët duhet të ecin për rreth gjysmë ore, duke kaluar midis bunkerëve, duke kapërcyer shpatin e pjerrët dhe duke shmangur shkëmbinjtë e mëdhenj.

I vendosur në fund të kanionit me të njëjtin emër, gjiri i vogël është i rrethuar nga shkëmbinj gjigantë, duke e bërë atë një nga plazhet më piktoreske të Shqipërisë.

Plazhi i Dhërmiut: Urban, natyral dhe lokal
Si një nga plazhet më të mëdha urbane të Shqipërisë, Dhërmiu mirëpret vendasit dhe turistët e huaj që kërkojnë të gjitha lehtësitë që u nevojiten për të kaluar një ditë në plazh.

Qendra e qytetit është e ngritur dhe pranë detit, plazhi dhe shëtitorja janë qendra e aktivitetit veror, me bare dhe restorante, të cilat ofrojnë gjithashtu shezlongje dhe çadra me qira, pasi ka zona publike dhe private.

Drejt veriut, plazhi bëhet më shkëmbor dhe në periferi, mund të vizitoni gjire dhe shpella, duke përfshirë Drimadhes, një gji i bukur me rërë të bardhë me shkëmbinj, i arritshëm duke ndjekur një shteg midis pemëve të ullirit.

Plazhi i Jalës: Dita dhe nata
Në një vendndodhje strategjike midis Himarës dhe Dhërmiut, përtej fshatit Vuno, shtrihet plazhi i Jalës, një nga parajsat e bregdetit Jon, i fshehur midis kodrave të mbushura me ullishte dhe shtëpi.

Shkëmbinjtë e lartë rrethojnë gjiret e vogla të këtij cepi të Mesdheut, ku uji merr ngjyra të papërshkrueshme.

Bukuria e Jalës perceptohet për herë të parë nga kodra e lartë.
Përtej të qenit një vend ideal për t’u çlodhur apo për të praktikuar zhytje dhe sporte ujore, Jala është një destinacion i preferuar për turistët që kërkojnë jetën e natës.

Gjithashtu ka një numër të madh restorantesh dhe baresh aty pranë ku mund të provoni gatimet lokale.

Plazhi i Lukovës: Relaks në Rivierën Shqiptare
Lukovea është ideale për të shijuar qetësinë e Rivierës Shqiptare, pasi ndodhet në një mjedis natyror të pabesueshëm larg vendeve më të lakmuara bregdetare.

Kjo nuk do të thotë që plazhi i saj, Plazhi i Shpellës nuk ofron të gjitha lehtësitë, duke përfshirë qiranë e shezlongjeve dhe çadrave dhe një gamë restorantesh që ndërthurin kuzhinën mesdhetare me peizazhin marramendës.

Kushdo që kërkon një përvojë natyrore duhet vetëm të ngrejë sytë dhe të humbasë në ujërat kristalore dhe kontrastin e tyre me kodrat e gjelbra që ngrihen përreth.

Plazhi i Kakomesë: Gjysmëhëna shqiptare
Plazhi i Kakomesë është një mrekulli natyrore në formën e një gjysmëhëne të rrethuar nga bimësi e harlisur.

Peizazhi dominohet nga ujërat e tij mahnitëse. Përveç kësaj pamjeje idilike, Plazhi i Kakomesë – praktikisht i shkretë – ofron qetësi dhe mundësi për të shijuar panoramën madhështore.

Turistët mund të vizitojnë edhe Manastirin e Shën Marisë së Kakomës, një kompleks bizantin i shekullit XVI.

Porto Palermo: Gjeografikisht unik
Porto Palermo është padyshim një nga vendet më unike në Shqipëri.
I vendosur midis fshatrave të Himarës dhe Qeparosë, ai rrethohet nga një ishull i lidhur me bregdetin.

Pranë tij ndodhet Kalaja e Ali Pashës, nga ku mund të shijoni pamjet më spektakolare të zonës përreth.

Edhe pse bregdeti i Porto Palermos është shumë shkëmbor, ka plazhe të vogla me guralecë ku mund të hyni në ujë pa pasur nevojë të kaloni shkëmbinjtë.

Pavarësisht se është një nga vendet më të njohura në Rivierën Shqiptare, Porto Palermo nuk është prekur ende nga turizmi masiv, duke ruajtur karakterin e egër që e bën të gjithë këtë bregdet një sekret të madh… për momentin.

Plazhi i Qeparosë, shëtitja ideale
Plazhi i Qeparosë ofron disa nga perëndimet e diellit më të bukura në vend.

Është një vend ideal për t’u çlodhur, për të bërë zhytje ose për të notuar, si dhe për të bërë një udhëtim me varkë në shpellat dhe shkëmbinjtë përreth, apo për të ecur deri në Majën e Çikës – nga ku mund të shijoni pamjet spektakolare.

Plazhi është i rrethuar nga një shëtitore, ku do të gjeni restorante dhe të gjitha lehtësitë për një ditë në plazh.

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

By: b b
26 July 2025 at 08:57

Vala e të nxehtët në Greqi, që nisi të hënën, tani pritet të zgjasë më shumë se një javë, teksa shërbimi i motit tha se vendi u përball me temperatura afër 46 gradë Celsius më 25 korrik.

Vëzhguesi Kombëtar në Athinë tha se temperatura më e lartë u regjistrua në rajonin Mesinia, ku u shënua 45.8 gradë Celsius.

Në Athinë, në disa pjesë u regjistruan temperatura deri në 42 gradë.

Zyrtarët sërish kanë modifikuar orët kur vizitorët mund të vizitojnë Akropolin – vendin kryesor arkeologjik në Greqi, me qëllim të sigurisë së vizitorëve dhe stafit.

Akropoli mbetet i mbyllur për vizitorë nga mesdita deri në orën 17:00, pra në orët më të nxehta të ditës.

Agjencia greke për motin, ka modifikuar njoftimin e saj, duke thënë se temperaturat do të nisin të bien pas 28 korrikut. Paraprakisht, kjo agjenci kishte parashikuar se gjatë fundjavës temperaturat do të uleshin.

Po ashtu, kjo agjenci tha se do të ketë erëra nga veriu të premten, duke rritur rrezikun për zjarre.

Një zjarr që shpërtheu gjatë kësaj jave shkatërroi mbi 1.130 hektarë tokë pyjore pranë fshatit Feneos.

Ndërkaq, të premten për shkak të një zjarri në afërsi të qytetit Kilkis, në veri të Greqisë, autoritetet evakuuan një universitet, shtëpi dhe biznese.

Të shtunën, temperaturat në Greqi pritet të arrijnë në 44 gradë Celsius.

Në Shqipërinë fqinje janë dhjetë zjarre aktive, përfshirë një në Delvinë, afër kufirit me Greqinë.

Një tjetër zjarr në Kakavijë, afër pikëkalimit kufitar me Greqinë, u vu nën kontroll të enjten.

Ndërkaq, Kosova po ashtu po përballet me temperatura të larta dhe të premten në Klinë u regjistrua temperatura më e lartë prej 42.5 gradë Celsius./REL

Afër zgjidhjes? Von der Leyen planifikon të takohet me Trump

By: b b
26 July 2025 at 08:40

A do të arrihet një marrëveshje në mosmarrëveshjen tregtare BE-SHBA? Presidentja e KE von der Leyen planifikon të takohet me Presidentin e SHBA Trump të dielën. Trumpi beson se ka 50% mundësi për marrëveshje.

Në mosmarrëveshjen për tarifat midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen do të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump në Skoci këtë të diel.

Vendimi u mor pas një “bisede të mirë telefonike” me Trumpin, shkroi von der Leyen në platformën X. Do të diskutohet për “marrëdhëniet tregtare transatlantike” dhe si të mbahen ato të forta.

Trump sheh “mundësi 50%”
Para se të nisej për në Skoci, Trump i kishte vlerësuar mundësitë për të arritur një marrëveshje me BE me 50%. “Do të thoja se kemi 50% mundësi, ndoshta edhe më pak, por 50% mundësi për të arritur një marrëveshje me BE”, u tha republikani gazetarëve.

Pak çaste më vonë, ai shtoi: “Mendoj se BE-ja ka një shans mjaft të mirë për të arritur një marrëveshje.”

Dy ditë më parë, Trumpi premtoi të hiqte tarifat e kërcënuara për importet evropiane nëse Bashkimi Evropian hap më tej tregun e tij për Shtetet e Bashkuara. Përpara kësaj, Kancelari gjerman Friedrich Merz kishte lënë të kuptohet se mund të jetë pranë një dakordim në mosmarrëveshjen tregtare.

Trumpi sapo kishte rënë dakord me Japoninë për tarifa prej 15%, shumë më poshtë se sa pritej fillimisht. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë negociuar me BE për javë të tëra për një marrëveshje tregtare që do të shmangte tarifat prej 30% që Trump njoftoi për 1 gusht. Afati skadon pas një jave.

Konflikt doganor që nga prilli
Në fillim të prillit, presidenti amerikan shkaktoi konflikt doganor me partnerët tregtarë në të gjithë botën. Ai njoftoi shtesa të larta për importet nga BE dhe shumë vende të tjera, por më vonë i uli ato në 10% për të lejuar negociatat.

Deri tani, medikamentet dhe produktet farmaceutike përjashtohen. Një tarifë doganore e lartë prej 25% vlen për automjetet dhe 50% për produktet e çelikut dhe aluminit. Në të njëjtën kohë, BE-ja ka përgatitur gjithashtu kundërdogana të mundshme për mallrat amerikane me vlerë 93 miliardë euro./dw

Moti për sot, temperatuarat arrijnë deri në 40 gradë celcius

By: b b
26 July 2025 at 08:28

Edhe ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme me temperatura që do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius në disa qytete.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në verilindje.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7-12 m/s.

Horoskopi për ditën e sotme, 26 korrik 2025

By: b b
26 July 2025 at 08:13

Dashi

Sot do të ndjesh lëvizje pozitive në karrierë dhe financa. Mund të shfaqen mundësi të reja pune, përfitime materiale apo lajme të këndshme nga fëmijët. Kujdes me shëndetin, lodhja dhe ritmi i vrullshëm mund të kërkojnë pak pushim dhe kujdes ndaj vetes. Do ta ndjesh mbështetjen e njerëzve përreth dhe ndoshta edhe një vlerësim që s’e prisje.

Demi

Sot është ditë për shërim emocional. Mund të jesh më i ndjeshëm se zakonisht, ndaj lejo veten të ndalesh e të reflektosh. Mos u përpiq të nxitosh procese apo vendime të mëdha. Kujdes me fjalët dhe komunikimin, sepse mund të të keqkuptojnë. Dita do të ecë më mirë nëse i kushton pak më shumë vëmendje vetes dhe qetësisë shpirtërore.

Binjakët

Dita sjell energji sociale dhe komunikim të lehtë me të tjerët. Do të ndihesh më i hapur dhe i frymëzuar nga biseda apo ide të reja. Nëse ke pasur dyshime për një projekt ose vendim, sot mund të ndjesh një dritë të re. Një kompliment i vogël, një pagesë e vonuar ose një takim i papritur mund të ndryshojnë ndjeshëm gjendjen tënde emocionale.

Gaforrja

Sot do të ndihesh emocionalisht më i lidhur me njerëzit që do. Marrëdhëniet familjare dhe ndjenjat do të jenë në qendër të vëmendjes. Intuita jote është e fortë dhe do të të ndihmojë të bësh zgjedhjet e duhura. Nëse je i përfshirë në projekte krijuese ose në ndonjë rrugë profesionale që përfshin emocione, sot mund të ndjesh një shtysë të re përpara.

Luani

Kjo është një ditë më e qetë dhe më reflektuese për ty. Mund të mos kesh shumë dëshirë për shoqëri ose për aktivitete të jashtme. Është koha për të pushuar, për të rigjetur qetësinë dhe për të dëgjuar çfarë kërkon brenda vetes. Një bisedë e qetë, një pushim, ose një kujdes i vogël ndaj trupit mund të bëjnë shumë për gjendjen tënde.

Virgjëresha

Ndihesh i frymëzuar nga bashkëpunimi dhe ide të reja që vijnë nga të tjerët. Mund të marrësh pjesë në një aktivitet grupor ose të përfshihesh në një projekt që të jep ndjesinë e përkatësisë. Do të kuptosh se idetë që lindin sot kanë vlerë dhe ndikim në të ardhmen. Mos e neglizho rutinën e përditshme, ajo është themeli i suksesit tënd.

Peshorja

Karriera dhe reputacioni janë në fokus. Ka gjasa që të marrësh vëmendje pozitive nga dikush që vlerëson punën tënde. Është një ditë e mirë për të udhëhequr, për të marrë përgjegjësi ose për të treguar aftësitë që ke ruajtur për vete. Kujdes vetëm me balancën mes jetës personale dhe asaj profesionale , të dyja kanë nevojë për përkushtim.

Akrepi

Sot ndihesh i mbushur me energji për të nisur diçka të re. Nëse ke menduar për një projekt, ndryshim ose vendim të rëndësishëm, kjo është dita e duhur për t’i hedhur themelet. Marrëdhëniet me familjen përmirësohen dhe mund të marrësh një mbështetje të papritur nga dikush i afërt. Në çështjet financiare, fati mund të jetë në anën tënde.

Shigjetari

Është një ditë që të shtyn të reflektosh më shumë mbi lidhjet e thella dhe besimin. Intimiteti emocional ka rëndësi sot, ndaj është mirë të mos shmangësh bisedat e vështira me personat që të rrethojnë. Ka potencial për përparim shpirtëror dhe për ndërtim të marrëdhënieve më të sinqerta. Mos harro të kujdesesh edhe për nevojat e tua të brendshme.

Bricjapi

Partneritetet janë në qendër të vëmendjes. Mund të ndjesh një ndryshim të rëndësishëm në një marrëdhënie të afërt, qoftë personale apo profesionale. Jep hapësirë dhe dëgjo më shumë, do të fitosh më tepër duke qenë i hapur dhe fleksibël. Nëse je në një projekt në bashkëpunim, energjitë sot janë në favor të rezultateve afatgjata.

Ujori

Kujdesi për trupin dhe mendjen është thelbësor sot. Një rutinë e shëndetshme, ushqim i mirë dhe koha për pushim do të ndikojnë ndjeshëm në mirëqenien tënde. Mund të ndjesh një nevojë të fortë për të riorganizuar ditën ose hapësirën ku jeton. Mos harro se kujdesi ndaj vetes nuk është luks, por domosdoshmëri për të ruajtur balancën.

Peshqit

Sot është një ditë për krijimtari, ndjenja të bukura dhe gëzim. Mund të shfaqen mundësi për t’u shprehur artistikisht ose për të përjetuar dashuri në një formë të thellë. Nëse punon në një fushë krijuese, do të ndjesh frymëzim të veçantë. Shijo momentet e vogla dhe mos e nënvlerëso fuqinë që kanë për të ndriçuar ditën.

Yesterday — 25 July 2025Main stream

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

By: b b
24 July 2025 at 22:53

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në disa sektorë strategjikë dhe se heqja e barrierave tregtare do t’i forconte më tej këto lidhje.

“Shohim mundësi për bashkëpunim ekonomik në Kosovë në disa sektorë, përfshirë energjinë, mbrojtjen, infrastrukturën, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe sigurinë kibernetike. Heqja e barrierave ndaj eksporteve amerikane do të rezultonte me rritje të tregtisë”, tha një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë për REL-in.

“Ne i inkurajojmë sektorët publikë dhe privatë në Kosovë që të vazhdojnë të kërkojnë mundësi ekonomike dhe investime në tregun amerikan dhe që Qeveria të promovojë një mjedis transparent dhe të qëndrueshëm për bizneset amerikane që kërkojnë të zgjerohen në Kosovë”, tha ai.

Ky qëndrim përkon edhe me përpjekjet e Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, sidomos pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Uashington, këtë muaj.

Gjatë takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, ajo tha se u fol për rëndësinë e krijimit të një partneriteti të ri ekonomik, me fokus në sektorët e energjisë, mbrojtjes dhe teknologjisë informative.

Radio Evropa e Lirë mori vesh se temë diskutimi ishte edhe mundësia e bashkëpunimit në sektorin e pasurive minerare.

Ekspertët e ekonomisë e përkrahën këtë vizion, duke nënvizuar se pozicioni gjeografik, fuqia e re dhe e arsimuar e punës, si dhe politikat fiskale konkurruese e bëjnë Kosovën një destinacion tërheqës për investitorët e huaj.

Megjithatë, ata theksuan nevojën për reforma të thella në sundimin e ligjit dhe politikat ekonomike.

“Kosova duhet të angazhohet më tej në forcimin e sundimit të ligjit, në shmangien e veprimeve që mund të rrisin paparashikueshmërinë juridike, si dhe në rritjen e mbrojtjes së investitorëve, përmes përmirësimit të efikasitetit të gjykatave”, i tha Radios Evropa e Lirë më 18 korrik Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Kosova, aktualisht, ka një taksë prej 10% për mallrat e importuara nga SHBA-ja.

Në fillim të prillit, presidentja Osmani kërkoi nga Qeveria e Kosovës pezullimin e saj, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova, por taksa mbeti në fuqi.

Osmani tha, po ashtu, se zyra e saj ka përgatitur një projektligj për heqjen e taksës, por se miratimi i tij varet nga konstituimi i Kuvendit të ri.

Konstituimi nuk ka përfunduar ende, për shkak të mosmarrëveshjeve politike qysh pas zgjedhjeve të shkurtit.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vlera e importeve nga SHBA-ja në vitin 2024 ka arritur mbi 105 milionë euro, ndërsa eksportet kanë qenë rreth 39 milionë euro.

Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve njofton se investimet amerikane në Kosovë gjatë vitit 2024 kapën vlerën prej rreth 87 milionë eurosh.

Zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Prishtinë theksoi se stabiliteti dhe siguria në rajon janë kyçe për prosperitetin ekonomik.

Duke cituar zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, ai shtoi:

“Misionet tona në mbarë botën janë gati të ndihmojnë bizneset dhe investitorët e huaj që të bashkëpunojnë me partnerët tanë amerikanë nga sektori publik dhe privat, për të shfrytëzuar kompanitë tona kryesore, teknologjinë dhe fuqinë punëtore”./ REL

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

By: b b
24 July 2025 at 22:31

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e tij për të njohur shtetin e Palestinës të enjten (24/7) , duke shtuar se do ta bëjë njoftimin zyrtar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

Presidenti francez e bëri të ditur vendimin e tij me një postim në X.

“Duhet menjëherë një armëpushim, lirimi i të gjithë pengjeve dhe një ndihmë humanitare masive për popullsinë e Gazës. Po ashtu, është e nevojshme të çmilitarizohet Hamasi, të sigurohet dhe rindërtohet Gaza. Së fundi, duhet të ndërtohet Shteti i Palestinës, të garantohet qëndrueshmëria e tij dhe, nëpërmjet pranimit të çmilitarizimit dhe njohjes së plotë të Izraelit, ai të kontribuojë në sigurinë e të gjithëve në Lindjen e Mesme. Nuk ka alternativë tjetër”, shkroi ai në “X”.

Me këtë vendim, Franca bëhet shteti më i madh dhe më me ndikim në Evropë që njeh Palestinën, duke iu bashkuar mbi 140 vendeve të tjera që tashmë e kanë ndërmarrë këtë hap.

Lajmi vjen në një moment kur rritet zemërimi global ndaj situatës humanitare në Gaza dhe pas ndërprerjes së bisedimeve për armëpushim nga SHBA-të, të cilat akuzuan Hamasin për mungesë vullneti të mirë.

Ministria e Jashtme e Izraelit nuk ka reaguar ende mbi vendimin e Francës.

Palestinezët kërkojnë pavarësi në Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Gaza, territore të pushtuara nga Izraeli në luftën e vitit 1967, por qeveria izraelite vazhdon ta kundërshtojë këtë kërkesë. Ata pretendojnë se një shtet i tillë do të shpërblente grupet militante pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.

Izraeli aneksoi Jerusalemin Lindor menjëherë pas luftës së vitit 1967 dhe e konsideron pjesë të kryeqytetit të tij të pandarë. Në Bregun Perëndimor, ai ka ndërtuar dhjetëra vendbanime, disa prej tyre si lagje të mëdha, ku jetojnë mbi 500 mijë kolonë hebrenj me shtetësi izraelite.

Ndërkohë, rreth 3 milionë palestinezë që jetojnë në këtë territor ndodhen nën kontroll ushtarak izraelit, ndërsa Autoriteti Palestinez ushtron kontroll të kufizuar vetëm në zonat urbane.

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

By: b b
24 July 2025 at 22:10

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit.

Në arsyetim, Gjykata tha se nëse nuk do të vendosej masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 26 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat “mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyç në Republikën e Kosovës”.

Më 24 korrik, Kushtetusja tha se ekzistojnë rrethana të intersit publik, që e përfshijnë rendin kushtetues të Kosovës, që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërorë pas zgjedhjeve për Kuvend.

“Prandaj, ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi nga ana e deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas 26 korrikut 2025 është në interes publik, i domosdoshëm për ruajtjen e rendit kushtetues dhe interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, u tha në vendim.

Vendimi për vendosjen ex officio të masës së përkohshme, Kushtetuesja tha se e mori pas pranimit të dy lëndëve në fillim të korrikut nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto dy lëndë janë bashkuar, tha Kushtetuesja, duke shtuar se Gjykata po ashtu ka pranuar komente nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me këto lëndë.

Gjykata po ashtu në vendim përmendi edhe faktin që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar me kërkesë për sqarime, e cila është regjistruar si lëndë e veçantë.

Kushtetuesja doli me një aktgjykim për ngërçin politik më 26 qershor, duke obliguar deputetët që ta konstituonin organin ligjvënës brenda një muaji.

Megjithatë, edhe pse vazhdime të seancës konstituive janë mbajtur çdo 48-orë, deputetët nuk kanë arritur deri më tani pajtim për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri e as për mënyrën e votimit për të./rel

❌
❌