Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2025Main stream

Riorganizimi i bashkive, Rama: Instituti “Tony Blair”, pjesë e strukturës organizative për mirëqeverisjen vendore

By: E.K
21 July 2025 at 17:59

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ecurinë e aplikimeve për vende të reja pune në disa sektorë të njësive vendore. Në një postim në facebook, Rama tha se Vlora është në fazën e intervistave për kandidatët e interesuar. Në mesazhin e tij, Rama njofton gjithashtu se në bashkëpunim me Institutin Tony Blair, është zhvilluar një model i […]

The post Riorganizimi i bashkive, Rama: Instituti “Tony Blair”, pjesë e strukturës organizative për mirëqeverisjen vendore appeared first on FaxWeb.

Nga 900 në 500 milionë, bonusi i bebes po tkurret bashkë me lindshmërinë

By: E.K
21 July 2025 at 17:30

Bonusi i bebes po tkurret bashkë me lindshmërinë. Nga miliona që jepeshin dikur, këtë vit janë shpërndarë më pak se gjysma. Familjet që jetojnë jashtë nuk përfitojnë më. Në Shqipëri po jepen më pak bonuse për bebet. Rënia e lindshmërisë nga njëra anë dhe heqja e tij për familjet që jetojnë jashtë Shqipërisë janë arsyet. […]

The post Nga 900 në 500 milionë, bonusi i bebes po tkurret bashkë me lindshmërinë appeared first on FaxWeb.

Policia belge merr në pyetje dy izraelitë të akuzuar për krime lufte

By: E.K
21 July 2025 at 17:21

Dy shtetas izraelitë janë marrë në pyetje nga autoritetet belge pasi u identifikuan në festivalin e muzikës elektronike Tomorrowland pranë qytetit Antwerp, pas akuzave për përfshirje në krime lufte në Rripin e Gazës. Prokuroria Federale belge njoftoi se ka ndërmarrë veprime pas marrjes së një ankese ligjore që pretendonte se dy ushtarë izraelitë, të përfshirë […]

The post Policia belge merr në pyetje dy izraelitë të akuzuar për krime lufte appeared first on FaxWeb.

“Tentoi grusht shteti në 2016”, Donald Trump kërkon arrestimin e Barack Obamës

By: E.K
21 July 2025 at 17:15

Në një seri postimesh të realizuara në mbrëmje vonë në llogarinë e tij në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur akuza të ndryshme përkundrejt disa kundërshtarëve të tij politikë. Në më shumë se 24 postime, përfshirë video dhe imazhe të krijuara nga inteligjenca artificiale, ajo që ra më shumë në sy ishte video […]

The post “Tentoi grusht shteti në 2016”, Donald Trump kërkon arrestimin e Barack Obamës appeared first on FaxWeb.

“Në Kremlin ekzistojnë tri plane për përballjen me Trumpin”

By: E.K
21 July 2025 at 17:10

Eksperti rus Aleksander Gabuev, drejtor i Qendrës Carnegie për Rusinë dhe Euroazinë në Berlin, analizon për revistën gjermane DER SPIEGEL ndryshimin e retorikës së Donald Trump ndaj Vlladimir Putinit dhe pasojat për luftën në Ukrainë. Sipas Aleksander Gabuev, Donald Trump ka ndërruar tonin ndaj Vlladimir Putinit, duke e quajtur retorikën e tij “budallallëk” (“bullshit”) dhe […]

The post “Në Kremlin ekzistojnë tri plane për përballjen me Trumpin” appeared first on FaxWeb.

370 milionë euro nga shitja e sulmuesve, klubi gjerman “mbret” i merkatos

By: E.K
21 July 2025 at 17:05

Transferimi i Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt te Liverpooli pritet të bëhet i dyti më i shtrenjtë në këtë merkato. Pas nënshkrimit të Florian Ëirtz, kampionët anglezë janë gati të bëjnë një tjetër blerje të madhe, duke mbyllur  kështu me sukses një operacion prej 90 milionë eurosh të sulmuesit francez, me Ekitike i cili u […]

The post 370 milionë euro nga shitja e sulmuesve, klubi gjerman “mbret” i merkatos appeared first on FaxWeb.

Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza

By: E.K
21 July 2025 at 16:59

Ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se 59,029 persona janë vrarë që kur Izraeli nisi ofensivën e tij kundër Hamasit më 7 tetor 2023. Ndërkaq, mbi 142, mijë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve. Sipas raportit, afërsisht 130 persona janë vrarë dhe mbi 1,000 të tjerë janë plagosur gjatë […]

The post Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza appeared first on FaxWeb.

Probleme me sistemin IT, kompania ajrore amerikane ul në tokë të gjithë flotën e avionëve

By: E.K
21 July 2025 at 16:54

Kompania ajrore amerikane Alaska Airlines njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të saj, si dhe të atyre të degës së saj Horizon Air, për shkak të një defekti në sistemet e informacionit, të raportuar dje në mbrëmje. “Alaska Airlines po përjeton një defekt në sistemet e saj të informacionit që po ndikon në operacionet e […]

The post Probleme me sistemin IT, kompania ajrore amerikane ul në tokë të gjithë flotën e avionëve appeared first on FaxWeb.

Dështimet e Kuvendit, avokati pret flokët në shenjë proteste

By: E.K
21 July 2025 at 16:50

Avokati Arianit Koci ka prerë flokët para objektit të Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste për moskonstituimin e Kuvendit edhe pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Koci tha se krizës politike i ka ardhur fundi, pasi, sipas tij, po rrezikohet shtetësia e Kosovës. Ai e quajti këtë një akt simbolik, që i dedikohet […]

The post Dështimet e Kuvendit, avokati pret flokët në shenjë proteste appeared first on FaxWeb.

Dhunë në Britani, përshkallëzohet protesta kundër emigrantëve në rrethinat e Londrës

By: E.K
21 July 2025 at 16:44

Një qytezë në rrethinat e Londrës u trondit nga protesta të dhunshme që vunë në shënjestër një hotel ku strehoheshin azilkërkues. Protestat mbrëmjen e së dielës ishin të dytat brenda 4 ditëve, të nxitura nga lajmi se një emigrant kishte dhunuar seksualisht një banore vendase. Policia e Eseksit deklaroi se vuri në pranga 6 persona […]

The post Dhunë në Britani, përshkallëzohet protesta kundër emigrantëve në rrethinat e Londrës appeared first on FaxWeb.

Zelensky: Kompanitë franceze fillojnë prodhimin e dronëve në Ukrainë

By: E.K
21 July 2025 at 15:58

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të hënën se disa kompani franceze planifikojnë të nisin prodhimin e dronëve brenda territorit të Ukrainës, si pjesë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes. “Jemi të gatshëm të zgjerojmë prodhimin e përbashkët të pajisjeve ushtarake. Ka një vendim nga kompani franceze për të nisur prodhimin e dronëve […]

The post Zelensky: Kompanitë franceze fillojnë prodhimin e dronëve në Ukrainë appeared first on FaxWeb.

“Po provokon incidente, do të ketë pasoja”, Kurti i përgjigjet Vuçiçit, u bën thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet drejt Serbisë

By: E.K
21 July 2025 at 15:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur akuzave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet drejt Serbisë. “Shmangni udhëtimet drejt Serbisë, ka indikacione për ndalime arbitrare nga autoritetet serbe. Serbia po dëshmon se s’është e interesuar për normalizim. Kosova është vendosur për të garantuar dhe ruajtur sigurinë”, […]

The post “Po provokon incidente, do të ketë pasoja”, Kurti i përgjigjet Vuçiçit, u bën thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet drejt Serbisë appeared first on FaxWeb.

Edukim dhe diplomaci, veliera Mircea 86 vite në det! Ndalet në Durrës anija simbol e marinës ushtarake rumune

By: E.K
21 July 2025 at 15:33

Anija simbol e marinës ushtarake rumune, veliera shkollë “Mircea”, ka mbërritur në portin e Durrësit, pas një ndalese në Selanik. Në bordin e saj vecc ekuipazhit janë dhe 76 studentë nga Akademia Detare Ushtarake e Rumanisë dhe 13 studentë të huaj nga Bullgaria, Franca, Polonia, Norvegjia, Letonia dhe Turqia. E ndërtuar në vitin 1938, “Mircea” […]

The post Edukim dhe diplomaci, veliera Mircea 86 vite në det! Ndalet në Durrës anija simbol e marinës ushtarake rumune appeared first on FaxWeb.

Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi

By: E.K
21 July 2025 at 15:30

Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviç Handanoviç, ka zhvilluar një takim më 21 korrik me zëvendësministrin rus të Energjisë, Pavel Sorokin, dhe ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto, për të diskutuar rreth realizimit të projektit për ndërtimin e një naftësjellësi ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë. Pas takimit, Gjedoviç Handanoviç […]

The post Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi appeared first on FaxWeb.

Cërrik/ 65-vjeçari dyshohet se është mbytur aksidentalisht në një kanal vaditës në fshatin Shtërmen

By: E.K
21 July 2025 at 15:26

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të hënë në fshatin Shtërmen të bashkisë Cërrik, ku një shtetas rreth 65 vjeç ka humbur jetën, dyshohet aksidentalisht, pasi është mbytur në një kanal vaditës. Burime paraprake nga policia bëjnë me dije se viktima është shtetasi G. B., ndërsa trupi i pajetë është dërguar për kryerjen e ekspertizës […]

The post Cërrik/ 65-vjeçari dyshohet se është mbytur aksidentalisht në një kanal vaditës në fshatin Shtërmen appeared first on FaxWeb.

Bllokimi i anijes me 850 mijë litra naftë/ 9 marinarët e huaj ‘ngecin’ prej muajsh në portin e Durrësit, s’marrin dot pasaportat! Federata e Transportit apel autoriteteve

By: E.K
21 July 2025 at 15:24

9 marinarë të huaj qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në portin e Durrësit, pa mundur të marrin mbrapsht pasaportat e tyre, ndërkohë që situata për mbijetesën e tyre bëhet gjithnjë e më e vështirë. Tonin Gjinaj, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, apeloi për ndërhyrjen e autoriteteve për të liruar marinarët, të […]

The post Bllokimi i anijes me 850 mijë litra naftë/ 9 marinarët e huaj ‘ngecin’ prej muajsh në portin e Durrësit, s’marrin dot pasaportat! Federata e Transportit apel autoriteteve appeared first on FaxWeb.

Erdogan ripërsërit mbështetjen për Sirinë: Nuk do të lejojmë ndarjen e vendit

By: E.K
21 July 2025 at 15:21

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka ripërsëritur mbështetjen për homologun e tij sirian, Ahmed al-Sharaa, duke deklaruar se Ankaraja kundërshton çdo përpjekje për ndarjen e Sirisë dhe e konsideron rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta si një zhvillim të dobishëm për Turqinë. Deklarata e tij u bë gjatë fluturimit të kthimit nga vizita […]

The post Erdogan ripërsërit mbështetjen për Sirinë: Nuk do të lejojmë ndarjen e vendit appeared first on FaxWeb.

Arrestohet vëllai i deputetit të PS/ Drejtorit të kabinetit në bashkinë Peqin i gjendet në banesë municion luftarak

By: E.K
21 July 2025 at 15:15

Denis Hasalla, vëllai i deputetit të PS Saimir Hasalla ka rënë në prangat e policisë pas kontrolleve në Elbasan. 35-vjeçarit gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet një sasi municioni luftarak. Ai aktualisht mban pozicionin e drejtorit të kabinetit në bashkinë Peqin. “Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan […]

The post Arrestohet vëllai i deputetit të PS/ Drejtorit të kabinetit në bashkinë Peqin i gjendet në banesë municion luftarak appeared first on FaxWeb.

Fundjavë me shkelje të rënda në rrugë, Policia Rrugore intensifikon kontrollet dhe apelon: Mos luani me jetën!

By: E.K
21 July 2025 at 15:13

Policia e Shtetit ka publikuar një bilanc alarmant të fundjavës, duke raportuar një sërë shkeljesh të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor në disa qarqe të vendit. Shpejtësi deri në trefish mbi normën e lejuar, parakalime të rrezikshme, përdorim i celularit në timon, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe mosvendosje e rripit të sigurimit […]

The post Fundjavë me shkelje të rënda në rrugë, Policia Rrugore intensifikon kontrollet dhe apelon: Mos luani me jetën! appeared first on FaxWeb.

“Sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse, Dumani i rrëmbeu kompjuterin”, GJKKO reagon pas deklaratës së Berishës

By: E.K
21 July 2025 at 15:08

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar zyrtarisht pas raportimeve në disa media për një konflikt të supozuar institucional mes drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, dhe një gjyqtareje të kësaj gjykate, në lidhje me çështjen penale të njohur si dosja “Partizani”. Në një njoftim për […]

The post “Sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse, Dumani i rrëmbeu kompjuterin”, GJKKO reagon pas deklaratës së Berishës appeared first on FaxWeb.

❌
❌