Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 August 2025Main stream

Rrëzohet avioni, humbin jetën gjashtë persona

By: el da
7 August 2025 at 21:52

Një aeroplan i vogël që transportonte staf mjekësor u rrëzua këtë pasdite në një lagje me popullsi të dendur në kryeqytetin e Kenias, duke lënë gjashtë persona të vdekur.

Aeroplani Cessna, i drejtuar nga AMREF Flying Doctors, ishte nisur drejt Hargeisës, kryeqyteti i territorit të shkëputur të Somalisë, Somaliland, njoftoi organizata në një deklaratë zyrtare.

Komisioneri i Qarkut Kiambu, Henry Wafula, konfirmoi se katër persona që ndodheshin në bord dhe dy të tjerë në tokë humbën jetën si pasojë e aksidentit.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Kenias, aeroplani u nis nga Aeroporti Ëilson në orën 14:14 me orën lokale (11:14 GMT), por humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror vetëm tre minuta pas ngritjes. m.p.

Si mashtrohet shqiptarët me ilaçet? Përdoret imazhi i mjekëve

By: el da
7 August 2025 at 21:44

Nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe montazheve abuzive që u bëhen imazheve të mjekëve të njohur për qëllimi përfitimi shumë pacientë po bien pre e mashtrimeve.

Kjo grua dhe jo vetëm u drejtua tek Prof Dr Myftar Barbullushi për të marrë ilaçin magjibërës që largon diabetin siç dhe thuhej në video montazh kur në fakt Prof Barbullushi është mjek nefrolog dhe merret me veshkat.

“Një grua duke ndenjur e pashë në Facebook dhe thoshte që largon diabetin. Por erdha dhe kuptova që është mashtrim”.

Mashtrime te tilla kanë bërë që shumë pacientë që trajtohen prej vitesh nga diabeti të besojnë e të blejnë ilaçe bimore duke hequr dorë nga barnat mjekësorë duke riskuar shëndetin e tyre. Për këtë Porf Barbulushi ka bërë edhe një përgënjeshtrim në llogarinë tij në Facebook ku sqaron se jam mjek nefrolog dhe jo diabetolo, nuk kam, lidhje me atë ilaç.

“Në fillim nuk i dhashë rendësi, por nuk reshtin pacientët e vijnë nga rrethet dhe deri 20 telefonata në ditë që kërkojnë këtë ilaç”, shprehet Porf Dr myftar Barbullushi.

Mjekë të njohur çdo ditë përballen me mashtrime të tilla që jo vetëm u dëmtojnë imazhin si mjekë, por riskojnë dhe popullatën. Ndaj kërkohet ndërhyrje nga Autoriteti i sigurisë kibernetike për mbrojtjen e qytetarëve nga ky fenomen me pasoja të rënda në shëndet. m.p.

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

By: el da
7 August 2025 at 21:35

Një vatër zjarri ka rënë pasditen e së enjtes (7 gusht) në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës.

Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt zonës, por për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thepisur, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pylli me pisha.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet e flakëve, teksa gazetari Elvis Hila informon se pavarësisht përpjekjeve të pandërprera, zjarrfikësit nuk kanë mundur të izolojnë zjarrin, i cili ka avancuar në një zonë të vështirë malore.

Forcat janë ende në vendngjarje dhe ndërhyrja po vijon me mjete të kufizuara, për shkak të aksesit të vështirë në zonë dhe do të duhet një ndërhyrje më e specializuar nga ajri. m.p.

Kompjuter në shtëpi, dy qytetet shqiptare që e përdorin më shumë

By: el da
7 August 2025 at 21:27

Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter është më i lartë në bashkitë e mëdha të vendit në raport me ato të vogla dhe zonat e thella të vendit. Sipas të dhënave të detajuara të Cens 2023 kryeqyteti kryeson me një përqindje më të lartë, ku gati gjysma e familjeve (49.3%) kanë një kompjuter në banesë.

Pas Tiranës renditet Korça me 33.9%, e ndjekur nga Saranda (30.2%), Durrësi (29.2%), Shkodra (28.5%), dhe Shijaku (27.5%), Shijaku dhe Hasi kanë përqindje më të larta.

Në anën tjetër, në qytete si Selenica vetëm 5.8% e familjeve kanë kompjuter, Memaliaj (6.1%), Finiqi (7.8%), dhe Roskoveci (8.0%) me përqindjet më të ulëta në vend, duke reflektuar prapambetje të thellë digjiitale.

Të dhënat tregojnë se qendrat urbane të tilla si Tirana, Durrësi dhe Shkodra tregojnë një nivel më të lartë të aksesit në teknologji, e lidhur edhe me nivelin më të lartë te të ardhurave, edukim më të lartë dhe përfshirje më të madhe në ekonominë digjitale.

Ndërsa në Bashkitë e vogla dhe më pak se 10% e familjeve kanë kompjuter. Kjo reflekton infrastrukturën e dobët në tërësi dhe të ardhurat e ulëta.

Zonat jugore dhe verilindore janë më të prekura, me bashkitë e Libohovës, Këlcyrës, Konispolit dhe Dropull që mbeten nën mesataren kombëtare. Në këto bashki dhe të tjera të Vogla një pjesë e madhe e popullsisë aktive ka emigruar, duke lënë pas persona të moshuar që nuk përdorin teknologjinë.

Në shumë bashki, veçanërisht ato me moshë mesatare dhe të tretë më të lartë, ka mungesë njohurish për përdorimin e teknologjisë. Kjo krijon një rreth vicioz: nuk e përdorin teknologjinë sepse nuk e kuptojnë, dhe nuk mësojnë sepse nuk e kanë.

Në zonat rurale ku ekonomia është e përqendruar në bujqësi apo punë manuale, shumë familje nuk e shohin kompjuterin si të nevojshëm për jetën e përditshme. Në disa raste, edhe shkollat nuk e përforcojnë mjaftueshëm rëndësinë e përdorimit të teknologjisë.

Në shumë fshatra dhe zona malore mungon interneti me shpejtësi të mirë ose është shumë i kushtueshëm. Pa një lidhje të qëndrueshme, edhe nëse ka kompjuter, përdorimi i tij mbetet i kufizuar. Ndërkohë, familjet e reja që janë më të predispozuara për pajisje digjiitale jetojnë në qytete të mëdha.

Pajisja me kompjuter në shtëpi është një tregues kyç për përfshirjen në arsimin online, mundësitë e punës në distancë, aksesin në informacion dhe shërbimet publike elektronike. Mungesa e teknologjisë në familje thellon pabarazitë sociale dhe kufizon mundësitë për zhvillim individual dhe komunitar. m.p.

Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

By: el da
7 August 2025 at 21:15

Sot mbushen plot 16 vite nga një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e Policisë së Shtetit. Më 7 gusht të vitit 2009, katër efektivë të forcave operacionale mbetën të vrarë në përpjekje për arrestimin e Dritan Dajtit.

Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari gjetën vdekjen pas përplasjes me armë zjarri me të shumëkërkuarin e drejtësisë asokohe.

Më 7 gusht të vitit 2009, efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dritan Dajtin, i cili ishte në kërkim pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

Katër oficerët e policisë të vrarë u shpallën më pas Dëshmorë të Atdheut dhe u varrosën me ceremoni zyrtare në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Tiranë.

Çështja ndaj Dritan Dajtit testoi gjithë sistemin gjyqësorë në vend, u zvarrit për vite me radhë, pas tërheqjes së njëpasnjëshme të avokatëve dhe tërheqjes së trupave gjykuese. Megjithatë, më 23 korrik 2014 Gjykata e Faktit të Krimeve të Rënda dënoi Dajtin me 4 burgime të përjetshme.

Vendimi megjithatë nuk qe jetëgjatë. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda prishi vendimin e Shkallës së Parë, pasi sipas saj nuk ishte mbajtur parasysh e drejta e Dritan Dajtit për të pasur përfaqësues ligjorë.

Në Gjykatën e Lartë bënë rekurs edhe Prokuroria edhe Dritan Dajti. E para kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ndërsa Dajti kërkoi pafajësi ose zbutje të akuzës në vrasje në tejkalim të vetëmbrojtjes. Ai po ashtu pretendoi se i ishte shkelur e drejta e mbrojtjes.

Organi më i lartë i drejtësisë në Shqipëri vendosi të kthente çështje për gjykim në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, duke arsyetuar se Dajtit nuk i ishte cënuar e drejta e mbrojtjes dhe se këtë ai mund ta shfrytëzonte në Gjykatën e Apelit.

Kthimi i çështjes solli edhe problemin se në këtë gjykatë nuk kishte më trupa gjykues për të shqyrtuar çështjen, pasi thuajse të gjithë gjykatësit kishin qenë një herë pjesë e gjykimit të saj me vendime të ndryshme. Për këtë rast në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda u komanduan pesë gjyqtarë nga rrethet.

Pas një sage gjyqësore 15 vjeçare që pasoi vrasjen e katër punonjësve të Policisë së Shtetit në vitin 2009, Gjykata e Lartë vendosi në vitin 2024 që të rikthejë dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin. m.p.

Zjarri në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku nxjerr pamjet

By: el da
7 August 2025 at 21:04

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë pamjet e zjarreve në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës dhe thotë se ekipet e Emergjencave Civili të të dy bashkive janë angazhuar maksimalisht për vënien e tyre nën kontroll.

Zjarret kanë nisur prej ditës së djeshme dhe për shkak të terrenit dhe pamundësisë për kontroll nga toka, në ndihmë të zjarrfikësve ka shkuar dhe një helikopter Cougar.

“Zjarri që ka përfshirë prej dje një pyll pishash që shtrihet mes Patosit e Mallakastrës, po kontrollohet nga Emergjencat Civile në bashkëpunim me forcat e tjera nga dy bashkitë e përfshira.

Tashmë dhe një helikopter i ka ardhur në ndihmë trupave të ndodhura atje që nga dita e djeshme.

Të gjithë po bëjnë maksimumin që këto sipërfaqe të mëdha të këtij pylli, që shtrihet mes Lofkëndit e Drenies, të mos dëmtohen më tej. Zjarrvënia e qëllimshme dënohet nga Kodi Penal”, shkruan Balluku. m.p.

100% e kryer! Alvaro Morata zgjedh skuadrën e re

By: el da
7 August 2025 at 20:57

Alvaro Morata së shpejti do të jetë lojtar i Comos. Telenovela e gjatë verore, e krijuar për shkak mosmarrëveshjeve midis Milan dhe Galatasaray, duket se është afër fundit.

Diskutimet midis palëve gjatë orëve të fundit kanë qenë pozitive dhe tani Cesc Fabregas është gati të mirëpresë bashkëkombësin e tij për të forcuar sulmin e klubit të Comos.

Marrëveshja e huazimit do të çojë në arkat e Milanit 1 milion euro paraprakisht, plus 9 milion euro për një blerje të detyrueshme.

Klubi turk, i cili kërkoi kompensim për përfundimin e parakohshëm të huazimit, do të marrë 5 milion euro në total (tre milion euro plus dy bonuse).

Spanjolli, nga ana tjetër, do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare deri në vitin 2029.

“Kasapi i Ballkanit” dhe “George Washington” i Kosovës

By: el da
7 August 2025 at 20:42

LUTFI DERVISHI – Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që u ngrit më 1993, kur ende tymi dilte nga shtëpitë e djegura në Bosnje, nisi hetimet dhe arrestimet me një shpejtësi që, për standardet ndërkombëtare, quhej blitzkrieg.

Slobodan Millosheviçi, president i Serbisë, i quajtur i “Kasapi i Ballkanit” u arrestua në 2001, aktakuza u ngrit shumë shpejt, dhe gjykimi nisi në 2002 pra vetëm një vit pas arrestimit.

Tani kthehemi te Haga e Kosovës. U desh më shumë se një dekadë për ta ngritur një dhomë gjykimi dhe, edhe pasi u arrestuan ish-drejtuesit e UÇK-së në 2020, jemi në vitin e pestë të pritjes, me një proces që ecën më shpejtësinë e breshkës.

Në Tribunalin për Jugosllavinë , për krimet e luftës u gjykuan kryetar shtetesh, gjeneralë dhe arkitektësh të spastrimit etnik. Në Specialen për Kosovën, na u deshën pesë vjet për të verifikuar nëse një komandant lokal kishte dijeni për zinxhirin komandues. Dhe bëhet fjalë për UÇK një lëvizje vetëmbrojtëse kundër dhunës së armatosur dhe drejtuesin e saj Hashim Thaçi i cilësuar nga ish Presidenti SHBA -se Joe Biden si George Washingtoni i Kosovës.

Pra, një tribunal gjykoi përgjegjësit e masakrave masive në më pak kohë sesa kjo dhoma e Hagës, që duket i ka harruar të pandehurit në burg. Me këtë ritëm, do përfundojnë dënimet para se të mbarojë procesi. m.p.

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

By: el da
7 August 2025 at 20:32

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjatë fjalimit para protestuesve, Ali Ahmeti, që ka qenë pjesë e UÇK-së, bëri thirrje liri për ish-krerët e UÇK-së.

Ai tha se ata po trajtohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale. “Sot kërkojmë të drejtën tonë, UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë, për liri, për çlirim nga pushtimi. Ajo i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare të luftës. Nuk është marrë me të pafajshmit, nuk ka vrarë civilë, gra, fëmijë, apo pleq”, tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit, Serbia po bën gjithçka që përmes gjykatës në Hagë “të zhbëjë shtetin e Kosovës”. Në këtë drejtim ai përmendi se Gjykata ka marrë prova materiale nga Serbia. “Ky model i drejtësisë selektive, nuk sjellë drejtësi universale, por narrativ që zhvendos fajin nga pushtuesit te çlirimtarët”, tha Ahmeti. m.p.

U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

By: el da
7 August 2025 at 20:28

Zurdi Bresho një ish-efektiv i nderuar në radhët e bluve ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i cili përmes rreshtave ka treguar se sa njeri i paqtë, fjalë pak, i qeshur dhe i dashur ka qenë zoti Zurdi.

Me figurën e tij Lapaj tregon se është rritur qysh fëmijë, pasi ka qenë shoku i të atit, po ashtu dhe ai Polic.

Madje, avokati ka treguar edhe për takimin e fundit që pati me të në Sarandë, para zgjedhjeve të 11 Majit, ku mbylli fushatën në qytetin bregdetar si dhe për lulet që mbollën së bashku të cilat tani nuk dihet nëse do të lulëzojnë më pa kujdesjen e ish-policit i cili ashtu si dhe Lapaj thotë i qëndronte mbi kokë.

“Ika në universitet dhe kaluan vite pa e parë. Derisa një ditë, rreth pesë vite më parë, teksa po mbillja lule bukovile në lagjen “Kodër”, dëgjova një zë. Nga ekipi më bënin me shenjë të ktheja kokën. Buzë gardhit të një banese, mbështetur mbi tela, qëndronte një burrë i buzëqeshur.

E njoha menjëherë. Bëmë muhabet dhe mbollëm përpara banesës së tij dy lule. Sa herë shkoja në Sarandë, kaloja e kontrolloja pemët dhe lulet që kishim mbjellë në qytet. Ato që mbolla me Zurdiun ishin të shëndetshme, më të bukura, më të kujdesura… Ai kujdesej për to”, shkruan Lapaj ndër të tjera.

Ndërkohë që ish-efektivi Zurdi Bresho do të përcillet ditën e nesërme 8 gusht për në banesën e fundit. Ceremonia do të mbahet në orën 11:00 dhe trupi i tij do të prehet në varrezat në Nivicë, në fshatin e tij të lindjes. m.p.

Cili shtet është prodhuesi më i madh i plastikës në botë?

By: el da
7 August 2025 at 19:51

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë britanike për konsulencë mjedisore, Eunomia, dhe grupit kërkimor për klimën dhe energjinë, Zero Carbon Analytics.

Por, Kina gjendet në një kategori më vete, pasi ka prodhuar sa gjashtë vendet e tjera së bashku, sipas këtij studimi.

Shifrat u publikuan teksa 184 shtete po përpiqen të gjejnë një gjuhë të përbashkët në negociatat në Gjenevë për një traktat, që synon t’i japë fund ndotjes nga plastika.

Studimi i Eunomia dhe Zero Carbon Analytics përqendrohet në prodhimin e disa prej llojeve më të përdorura të polimereve: polietileni (PE), polipropileni (PP), polietileni tereftalat (PET) – që zakonisht përdoret në shishet e pijeve – dhe polistireni (PS).

Kina ishte përgjegjëse për 34 për qind të prodhimit të katër polimereve kryesore vitin e kaluar, u tha në studim. Në vendin e dytë janë Shtetet e Bashkuara me 13 për qind, pasuar nga Arabia Saudite dhe Koreja e Jugut me pesë për qind, India me katër për qind, Japonia me tre për qind dhe Gjermania me dy për qind.

Sipas një studimi të mëparshëm nga ofruesi i të dhënave për energjinë, Wood Mackenzie, prodhimi i plastikës është i përqendruar në një grup të vogël të kompanive gjigante, disa prej të cilave janë në pronësi shtetërore. m.p.

“Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025”

By: el da
7 August 2025 at 19:44

Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë të ditur se numri i të punësuarve të rinj ka shënuar një rritje gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 krahasuar me një vit më parë. Në një postim në Facebook, kreu i financave bën të ditur se janë mbi 10 mijë e 500 punonjës të rinj më shumë, në krahasim me janar-qershor 2024.

“Numri i të punësuarve të rinj rezultoi me një ecuri pozitive në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Shifrat e raportuara nga Administrata Tatimore flasin për 10,523 punonjës të rinj më shumë, në krahasim me janar-qershor 2024”, shkruan Malaj. m.p.

Vlorë, vendoset nën kontroll zjarri i rënë në vendgrumbullimin e mbeturinave

By: el da
7 August 2025 at 19:31

Vendoset nën kontroll vatra e zjarrit e rënë disa orë më parë në fushën e vendgrumbullimit të mbeturinave, në Vlorë.

Kjo falë angazhimit në terren për të shuar flakët, duke i hedhur atyre dhe.

Ndërkohë, situata mbahet në kontroll për të parë vatrat e zjarrit që përbëjnë rrezik për rindezjen e tyre.

Në terren po monitorohet situata nga punonjës të Bashkisë Vlorë dhe efektivë të policisë, si dhe zjarrfikës. m.p.

Do të bësh turizëm? Paguaj 7% taksë! Reforma e re ka nisur

By: el da
7 August 2025 at 19:24

Këshilltarët e qytetit të Aberdeen-it kanë miratuar vendosjen e një takse turistike prej 7% për vizitorët që qëndrojnë në akomodime me pagesë, duke e bërë këtë qytet të parin në Skoci që vendos një tarifë të tillë kaq të lartë.

E ashtuquajtura “taksa për vizitorët” pritet të hyjë në fuqi jo më herët se prilli i vitit 2027 dhe pritet të gjenerojë miliona paund në vit, të cilat do të riinvestohen për zhvillimin e qytetit dhe promovimin e turizmit.

Taksa do të aplikohet për hotele, bujtina, hostele, kampe dhe akomodime të tjera, por do të përjashtohen anijet turistike, automjetet e banimit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Me një çmim mesatar prej £70 për natë, vizitorët do të paguajnë rreth £4.90 shtesë. Pritet që kjo masë të sjellë deri në £6.8 milionë në vit, të cilat do të investohen për zhvillimin e turizmit në qytet. m.p.

Milani refuzon 30 mln euro për titullin: Allegri e ka pjesë kyçe të projektit

By: el da
7 August 2025 at 19:15

Milani ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Newcastle për mbrojtësin Thiaw. Klubi kuqezi e konsideron lojtarin si pjesë të projektit të trajnerit Allegri dhe nuk është i gatshëm ta lëshojë për këtë shumë.

Edhe pse anglezët po kërkojnë të përforcojnë mbrojtjen, Milani nuk ka ndërmend të heqë dorë. Mbrojtësi është vlerësuar si një element kyç për sezonin e ri dhe drejtuesit synojnë ta mbajnë në skuadër. Ndërkohë, merkatoja e kuqezinjve është e gjallë edhe në repartin ofensiv.

Klubi është në kërkim të një sulmuesi dhe emri i Rasmus Hojlund ka dalë sërish në skenë. Edhe pse transferimi i tij duket i vështirë, Milani është duke vëzhguar situatën dhe pritet të nisë me ofertat konkrete. m.p.

Kosovë, përfundon protesta kundër Gjykatës Speciale për Thaçin

By: el da
7 August 2025 at 19:07

Ka përfunduar protesta në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.

Hysni Gucati, drejtues i OVL UÇK si organizues i protestës, deklaroi se Specialja ka devijuar nga misioni fillestar dhe dëshiron të përmbysë historinë në favor të Serbisë.

Nevenka Tromp, ish-hetuese e Tribunalit të Hagës në rastin kundër Sllobodan Millosheviçit, tha se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, duke kërkuar nga Specialja që të veprojë në mënyrë të paanshme.

Në protestë foli edhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti, që kritikoi Specialen se po pranon prova nga ata që kanë kryer krime. m.p.

60 mln euro nga Anglia, Barcelona shet mesfushorin për të shpëtuar merkaton

By: el da
7 August 2025 at 18:55

Fermin Lopez, drejt largimit nga Barcelona.

Drejtuesit katalanas duhet të shesin, në mënyrë që të financojnë afrimet si Garcia dhe Rashford. Për këtë, sakrifica duket se do të jetë Fermin Lopez, mesfushori polivalent i Hansi Flick.

Chelsea ka ofruar 60 mln euro për kartonin e lojtarit spanjoll. Barcelona deri tani nuk ka reaguar. Për të kanë interes edhe United dhe PSG. m.p.

Rama ilustron pamjet: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

By: el da
7 August 2025 at 18:41

Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin pë çlirimin e hapësirave publike.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se ka nisur aksioni për çlirimin e buzërrugëve kombëtare, duke përcaktuar një kufi tërheqje të subjekteve.

Gjithashtu ai thekson se pronarët e këtyre bizneseve duhet të sigurohen që asnjë rraqe mos jetë më nën qiell të hapur dhe se duhet të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi.

“Ka nisur edhe çlirimi i buzërrugëve kombëtare, duke përcaktuar një kufi tërheqjeje të subjekteve, të cilat njëkohësisht duhet të sigurohen se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur dhe njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0 do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi, bashkarisht me qeverinë, duke e trajtuar hapësirën buzë e përballë akseve kombëtare si pjesë të shtëpisë sonë të përbashkët dhe jo si tokë të askujt”, shkruan Rama.

Prej fillimit të korrikut, me urdhër të kreut të qeverisë në të gjithë Shqipërinë nisi një aksion për çlirimin e hapësirave publike. Pas hapësirave të zaptuara brenda zonave të banuara, kryeministri doli me një tjetër njoftim ku dhe lajmëroi se aksioni do të shtrihej edhe në akset kombëtare.

Data 31 Korrik, ishte afati i fundit që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u la bizneseve për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë akseve kombëtare. Pas kalimit të këtij afati IKMT ka nisur prishjen e objekteve që kanë bllokuar hapësirat publike. m.p.

Ministria e Bujqësisë merr vendim për shpendët dhe derrat

By: el da
7 August 2025 at 18:38

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndaluar importin e shpendëve të prekur nga sëmundja e pseudopestit nga shtetet si Bullgaria e Polonia, si dhe të derrave të butë e të egër të prekur nga murtaja afrikane në vendet si Estonia, Letonia, Kroacia, Polonia, Estonia, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe Moldavia.

Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare, nënvizohet se ndalohet importi i shpendëve të gjallë shtëpiakë, zogjve, mishit të freskët, materialit biologjik të shpendëve të pashoqëruar me test PCR të kryer në 14 ditët e fundit.

MBZHR njofton se importet nga shtetet e Bullgarisë, Polonisë dhe Spanjës lejohen, nga zona dhe stabilimente të cilat nuk kanë pasur njoftim të sëmundjes së pseudopestit të shpendëve për 12 muajt e fundit.

Po ashtu, me vendim të ministres Anila Denaj, është ndaluar importi i kafshëve të gjalla të llojit derra të butë dhe të egër, mishi i freskët dhe produktet e tij, materiali biologjik dhe embrionet e kafshëve të gjalla të llojit derra, duke përjashtuar mishin në një kontenier të vulosur hermetikisht, xhelatinën, ushqimin e thatë të kafshëve shtëpiake dhe vakteve proteinike.

Ndërkaq, Ministria ka ndaluar importet nga Italia, Serbia, Greqia, Kosova dhe Kroacia të bagëtive të gjalla të imëta dhe thundrake, të llojit ruminantë dhe kamelidë, të prekura nga sëmundja e gjuhës blu.

“Tigrat e Ballukut po vjedhin 94 mijë euro/ditë, SPAK nuk ka guxim ta hetojë”

By: el da
7 August 2025 at 18:24

Partia e Lirisë denoncon dy TEC-et lundruese në Vlorë dhe akuzon SPAK-un se nuk ka guxim të hetojë këtë aferë korruptive që i ka kushtuar deri tani buxhetit të shtetit 250 milionë euro.

Ishte Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie që doli sot me një deklaratë për mediat, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe zëvendësen e tij Belinda Balluku si përgjegjës të kësaj situate që i kushton miliona taksave të qytetarëve.

Gjithbashtu Blushi shprehu mbështetjen ndaj protestës qytetare që u bë dje në Vlorë për largimin e dy TEC-eve që janë emërtuar edhe si “Tigrat”.

“Partia e Lirisë mbështet me vendosmëri protestën e djeshme qytetare për largimin e TEC-eve lundruese në Vlorë dhe kërkon me force anulimin e menjëhershëm të kontratës kriminale, kthimin e çdo qindarke të vjedhur, dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të dyshes Rama-Balluku”, tha Blushi mes të tjerash.

Numri dy i PL theksoi se buxheti po gërryhet çdo muaj me rreth 3 mln euro pagesa për këtë shërbim që nuk ofrohet. m.p.

❌
❌