Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 July 2025Main stream

Rama: Duhet vënë njëherë e mirë me ligj e zakon vija e kuqe për këdo që…

By: lindita
22 July 2025 at 09:57

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin e tij social ku shfaqen disa qytetarë, njëri prej tyre duke lyer me bojë një varkë në hapësirë publike. Krahas pamjeve, Kryeministri shkruan: Kjo nuk mund të jetë kurrësesi një skenë e zakonshme nga jeta e një lagjeje në qytetet e Shqipërisë 2030 në BE, e jo më një skenë e përditshme as 1 kilometër nga bulevardi i Tiranës. Dhe këtu nuk është…

Source

Vijon gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, 7 kandidatët zhvillojnë dy testime brenda ditës

By: lindita
22 July 2025 at 09:42

Vijon sot gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku 7 kandidatët do të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme paraditen e sotme. Në këtë fazë të rëndësishme, kandidatët do të zhvillojnë testin me ese, me kohëzgjatje 60 minuta, si dhe testin logjik, që do të zgjasë 45 minuta. Të dyja testet janë pjesë e procesit të vlerësimit profesional dhe analitik të kandidatëve për një nga pozicionet më…

Source

Aulon Kalaja depoziton dy kallzime në SPAK për zgjedhjet e 11 majit

By: lindita
22 July 2025 at 09:39

Kandidati i opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Aulon Kalaja që pretendon se i janë vjedhur votat gjatë numërimit të parë, nuk dorëzohet në betejën e tij për drejtësi. Kalaja ka depozituar dy kallëzime në SPAK ditën e sotme. “Rezultati im u ul me 105 diferenca, KAS vendosi në mënyrë të çuditshme që të ndërpresë numërimin, kur në Tiranë e Fier u rinumëruan të gjitha kutitë…

Source

9 vite nga reformimi i sistemit të drejtësisë

By: lindita
22 July 2025 at 09:17

Sot bëhen 9 vjet reformë në drejtësi. Më 22 korrik të vitit 2016, Kuvendi i hapi rrugë miratimit të reformës dhe 140 deputetë votuan pro ndryshimeve kushtetuese që kishin për qëllim forcimin e sistemit të drejtësisë. Pak kohë pasi reforma hyri në fuqi, u ngritën edhe institucionet kryesore. Në këtë kuadër, u ngritën edhe dy institucionet më të rëndësishme: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe…

Source

Vijon zjarri në Dukat, nis ndërhyrja nga ajri me dy avionët e ardhur nga Greqia

By: lindita
22 July 2025 at 09:14

Zjarri në malin e fshatit Dukat ende nuk është vënë nën kontroll. Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për të shuar flakët, të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e gjashtë. Zjarri ka djegur me dhjetëra hektarë me pisha, bredha dhe bimësi. Ndërkohë që ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë në Dukat deri në orët e vona të mbrëmjes duke ndjekur situatën nga afër…

Source

Media e madhe britanike: Vizitoni Tiranën, qytetin e bukur evropian

By: lindita
22 July 2025 at 09:03

Ekspertja e udhëtimeve Chelsea Dickenson është gjithmonë në kërkim të destinacioneve më pak të njohura. Kohët e fundit, ajo zbuloi një qytet evropian të vendosur në Shqipëri – një destinacion i vlerësuar për vijën e tij bregdetare mahnitëse, shkruan Ellen Jenne në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”. “Tirana, duhet të jetë në radarin e shumë turistëve…

Source

I nxehti afrikan përfshin vendin, temperatura përvëluese deri në 40 gradë celcius

By: lindita
22 July 2025 at 08:57

Ditën e sotme në vendin tonë, i nxehti afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ku vlerat ekstrem priten në zonat jugore deri në 40 gradë Celcius. Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore.

Source

Yesterday — 21 July 2025Main stream

Miratohet vendimi: Dollia, vlerë kombëtare e trashëgimisë

By: lindita
21 July 2025 at 15:05

Nga sot, rituali i dollisë do të njihet si vlerë kombëtare e trashëgimisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Ngritja e dollisë, gjerësisht e njohur në Shqipëri ka si objekt respektimin dhe kushtimin e vëmendjes ndaj mikut. Dollia është një element i traditës shqiptare, një kod i mikpritjes shqiptare dhe gjatë shekujve ka marrë…

Source

Ekuadori ekstradon në SHBA trafikantin më të madh të drogës

By: lindita
21 July 2025 at 12:56

Qeveria e Ekuadorit e ka ekstraduar të dielën trafikantin më të madh të drogës, Adolfo Macias, të njohur me nofkën “Fito” në Shtetet e Bashkuara, një muaji pasi ka rënë në duart e autoriteteve. Më 2024, ai pati ikur nga një burg i sigurisë së lartë. Zyra e Prokurorit në Shtetet e Bashkuara e ka publikuar aktakuzën kundër tij në prill. I përshkruar si kreu i bandës “Los Choneros”…

Source

Kërkojnë miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur, “Shqipëria Bëhet” depoziton kërkesën e dytë në KQZ

By: lindita
21 July 2025 at 12:47

“Shqipëria Bëhet” ka depozituar në KQZ kërkesën e dytë për miratimin e dorëheqjeve në listat e mbyllura. Nënkryetarja e ‘Shqipëria Bëhet’, Dorina Prethi, deklaroi se kërkojnë që të ketë një miratim të kërkesës së tyre. “Sot, depozituam pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën e dytë, për miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur. Në çdo rast, ne do vazhdojmë betejën tonë publike dhe…

Source

Rama flet për hetimet ndaj Bankers: Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi, na detyrohen 240 milionë euro

By: lindita
21 July 2025 at 12:36

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotmë në rubrikën ‘Sy m’Sy’ në rrjetet sociale hetimet e Prokurorisë ndaj kompanisë “Bankers Petrolium”, që operon në fushat e naftës në Patos-Marinzë. “Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 milionë euro. Shyqyr që ka ardhur dita ku prokuroria heton në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapelën që ka bërë këtë…

Source

Anuela Ristani ndan pamjet e Terminalit të ri veri-perëndimor: Transport modern për qytetarët dhe turistët

By: lindita
21 July 2025 at 12:28

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka shpërndarë një video nga punimet për Terminalin Veri-Perëndimor të autobusëve, i cili po shkon drejt përfundimit. Në postimin e saj, Ristani e cilëson këtë si një tjetër investim të rëndësishëm për transportin publik të qytetit. Ajo thekson se terminali i ri do t’u shërbejë qytetarëve dhe turistëve me standarde moderne…

Source

Situata me zjarret në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes

By: lindita
21 July 2025 at 12:26

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 23 vatra zjarri, nga të cilat 7 janë ende aktive dhe 2 të tjera janë nën monitorim. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Vlorë, Elbasan, Librazhd, Kurbin, Mirditë, Devoll, Korçë, Mallakastër, Fier, Gjirokastër, Selenicë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Lezhë, Aktualisht aktive mbeten këto vatra zjarri: • Qarku Dibër: Në “Liqeni…

Source

Rama, batuta në takimin me universitetet: O profesor, po leje mor zyshën se e mbyte!

By: lindita
21 July 2025 at 12:16

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë fjalës në raportin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë. “Aman mo këta të dy si dy zogj duke folur gjithë kohës me njëri-tjetrin. O profesor, po leje mor zyshën se e mbyte gjithë kohës”, tha Rama. …

Source

Policia jep detaje për plagosjen në Sarandë: Arma shkrepi pa dashje!

By: lindita
21 July 2025 at 11:52

“Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 20.07.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me qytën e pistoletës në pjesën e kokës shtetasin A. V.

Source

Vijon ngërçi politik në Kosovë! Dështon për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit

By: lindita
21 July 2025 at 11:48

Edhe tentativa e 50-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës ka dështuar, duke thelluar krizën institucionale që po zvarritet prej muajsh tashmë. Mungesa e konsensusit mes partive politike vazhdon të jetë pengesa kryesore për formimin e institucioneve të reja. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se përpjekja e radhës do të zhvillohet të mërkurën, në orën 11:00. Në thelb të bllokadës…

Source

Vijon zjarri në malin e Dukatit, po punohet për të shmangur përhapjen e flakëve drejt parkut të Llogarasë

By: lindita
21 July 2025 at 11:42

Vijon të jetë aktiv prej disa ditësh zjarri në malin e Dukatit në Vlorë. Aktualisht puna për shuarjen e flakëve po vazhdon nga toka edhe pse terreni është mjaft i vështirë. Në vendin e ngjarjes janë prezente 17 forca zjarrfikëse, 30 efektivë të Forcave të Armatosura, por edhe punonjës të Emergjencave Civile Vlorë dhe të pyjores. Forcat po punojnë për të lokalizuar flakët për të mos lejuar…

Source

Si i mbolli flokët Salianji në burg? Flet zv/drejtori i Burgjeve

By: lindita
21 July 2025 at 11:30

Zv/drejtori i Burgjeve, Feim Sufaj, ka shpjeguar se si Ervin Salianji mbolli flokët gjatë kohës që ishte në burg. “Çdo i burgosur mund të dalë për vizita sepse i kufizohet liria, por i gëzon të gjitha të drejtat e tjera. Aktet rregullative i japin akses dhe të drejtë që të shkojë edhe në klinikë private, sigurisht duke marrë masat e sigurisë e duke parë mundësitë tona për të bërë garantimin e…

Source

Reportazh: Në rrugën e lashtë Egnatia, ku historia rilind dhe fshati frymon me turistë

By: lindita
21 July 2025 at 11:20

Në verën përvëluese të Elbasanit, ka një cep ku koha duket se ka ndalur për të treguar histori që pak i njohin dhe më pak i vizitojnë. Një monument i lashtë, një rrugë romake dhe një fshat që bashkon antikitetin me mikpritjen, ky është Bradasheshi. Vetëm disa hapa më tutje, Shijoni, fshati i kumbullave dhe fiqve të pjekur, i manastirit Shën Joan Vladimir, të kujton se ndonjëherë…

Source

❌
❌