Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Main stream

Kur detyrat kushtetuese dhe publike përdoren si pronë private

By: A R
27 July 2025 at 12:00

Nga Endri Kajsiu/

Pse mungoi kryeprokurori në prezantimin e draftit të kodit të ri penal dhe heshtja e çuditshme e organit të “akuzës”?

Më 25 korrik 2025, në Hotel Tirana, në një sallë të mbushur me profesionistë të drejtësisë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe studentë të drejtësisë, u prezantua zyrtarisht drafti i ri i Kodit Penal të Shqipërisë. Një dokument themelor për shtetin e së drejtës, hartuar me kontributin e dhjetëra ekspertëve vendas dhe të huaj.

Por mungesa e një figure qendrore ishte flagrante: Prokurori i Përgjithshëm, z. Olsian Çela.

Burime të besueshme konfirmojnë se z. Çela ishte i ftuar zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë, ashtu si të gjithë prokurorët e juridiksionit të përgjithshëm. Por jo vetëm që refuzoi të marrë pjesë, por u dërgoi edhe email vartësve të tij duke i “lënë të lirë” të mos marrin pjesë, me justifikimin absurd: “Nuk kemi qenë pjesë e grupit të punës”.

Ky qëndrim bie poshtë nga vetë dokumentet zyrtare të Ministrisë, që tregojnë pjesëmarrjen në takime të caktuara të grupit të punës të prokurorëve nga struktura e tij, zotërinjtë: Kujtim Luli, Arqile Koça dhe Gëzim Spahiu, me urdhër të vetë z. Çela.

Pra, në vend të përballjes publike, z. Çela zgjodhi rrugën e mungesës, të heshtjes dhe të gënjeshtrës — një sjellje e papranueshme për një funksionar të lartë kushtetues. Më keq akoma, emaili i tij i brendshëm është jo vetëm një akt i turpshëm intimidimi ndaj prokurorëve por edhe shkelje e rëndë e kushtetutës dhe ligjit që cënon pavarësinë e prokurorëve në ushtrimin e funksioneve të tyre.

Prokuroria nuk është bunker personal, dhe Prokurori i Përgjithshëm nuk është pronar i Kodit Penal. Roli i tij nuk është të tërhiqet kur ligji troket në derë, por të përballet dhe të japë mendim, sado kritik të jetë ai.

Në kontrast me këtë qëndrim, Kryetari i Gjykatës së Lartë mori pjesë me dinjitet institucional në aktivitet. Ai mbajti qëndrim, ndau mendime dhe tregoi se përfaqësimi nuk është luks, por detyrë publike. Sjellja e tij ishte shembull përfaqësimi kushtetues, ndryshe nga mungesa me alibi dhe heshtje e Kryeprokurorit.

Përballë kësaj sjelljeje të padenjë, pati prokurorë që guxuan të marrin pjesë. Ashtu si dhe prokurorët e SPAK, të cilët treguan se drejtësia nuk hesht kur thirret në emër të ligjit.

Po aq zhgënjyese ishte edhe mungesa e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, veçanërisht e kreut të saj, z. Maksim Haxhia, që sipas burimeve kishte koordinuar më herët qëndrimin me z. Çela, duke u justifikuar me një vizitë të planifikuar “në Kosovë”. Mungesa e tyre ishte një akt simbolik mospërfilljeje ndaj një momenti themelor për profesionin e tyre, por edhe turpërues për institucionet dhe komunitetin e prokurorëve dhe avokatëve që ato përfaqësojnë respektivisht.

Në fund të ditës, Shqipëria nuk ka nevojë për drejtues institucionesh që fshihen pas emaileve dhe alibive, por për përfaqësues që përballen me përgjegjësinë publike.

Në një shtet të së drejtës, detyrat kushtetuese nuk trajtohen si prona private. Ato janë barrë publike dhe kërkojnë guxim, integritet dhe përballje.

Kush nuk ka kurajën të përfaqësojë institucionin në ditët më të rëndësishme, nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë në atë zyrë.

lexo.al

The post Kur detyrat kushtetuese dhe publike përdoren si pronë private first appeared on JavaNews.al.

Dhunoi kamarierin 18 vjeçar, pezullohet nga detyra oficeri i policisë, ndodhej jashtë shërbimit

By: A R
27 July 2025 at 11:54

Pezullohet nga detyra një oficer policie i përfshirë në një konflikt fizik jashtë shërbimit, në qytetin e Vlorës

Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ndaj Nënkomisar A. I., me detyrë Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, procedurën disiplinore të rëndë, bazuar në Ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, që parashikon masa për:

-raste të sjelljeve që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës;

-kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar A. I., jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit L. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç. Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe E. M.

Aktualisht, Nënkomisar A. I. ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.

Për këtë rast vijojnë veprimet procedurale nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur të reagojë me vendosmëri ndaj çdo rasti që cenon besimin e qytetarëve. Ajo fton qytetarët të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm apo sjellje të papërshtatshme nga punonjësit e saj, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe konform ligjit.

The post Dhunoi kamarierin 18 vjeçar, pezullohet nga detyra oficeri i policisë, ndodhej jashtë shërbimit first appeared on JavaNews.al.

Propozimi për ridimensionimin e PD, Mustafaj: Do e prezantoj në shtator

By: A R
27 July 2025 at 11:37

Andi Mustafaj, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, deklaroi se do të çojë para Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike propozimin për një ridimensionim të partisë.

Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit tha: “Po diskutohet dhe do e çoj para Këshillit Kombëtar. Në shtator besoj se do e prezantoj”.

“Aktualisht, PD-ja është e angazhuar në dokumentimin e farsës zgjedhore. Po nxjerrim çdo ditë fakte të rëndësishme”, tha Mustafaj.

“Në histori shpesh fitojnë autokratët. Detyra e opozitës është nxjerrja e të gjithë skandaleve dhe po bëjmë detyrën tonë politike. Sa i përket fushatës, historia do e tregojë se fushata pozitive ishte zgjedhja e duhur. Se çfarë mund të bënin më mirë strukturat, nuk mund të vlerësohet nën efektin e emocionit. Duhet qetësi dhe çdo gjë analizë duhet bërë në kohën e vet”, shtoi Mustafaj në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Kur u pyet nëse ka autokraci edhe në drejtimin e opozitës, Mustafaj u përgjigj: “Pjesa më e rëndë është autokracia në ushtrimin e pushtetit. Nuk i shpëtojmë dot autokracisë shtetërore, ndërsa autokracisë partiake, nëse ka, i shpëton. Nëse pranojmë që në Shqipëri nuk ka pasur zgjedhje, por pavarësisht kësaj kërkohet dorëheqja e kupolës drejtuese të PD-së, kjo do ishte padrejtësi e madhe”.

Në lidhje me impaktin e LaCivita në fushatën e demokratëve, Mustafaj deklaroi: “Zgjedhjet nuk u fituan, por ka pasur ndikim pozitiv në ligjërimin e PD-së. Unë jam shumë krenar që kam qenë zëdhënës i një fushate pozitive. Bëmë fushatë mbi konceptin e përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe kjo është pozitive për politikën shqiptare.

The post Propozimi për ridimensionimin e PD, Mustafaj: Do e prezantoj në shtator first appeared on JavaNews.al.

Flakët në jug të Shqipërisë, avioni “Canadair” niset nga Italia për ndihmë emergjente

By: A R
27 July 2025 at 11:30

Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, një avion zjarrfikës Canadair është nisur nga Italia dhe do të angazhohet në operacionet ajrore për shuarjen e flakëve në jug të vendit, në zonat Borsh, Piqeras dhe Lukovë.

Ky mjet ajror do të forcojë ndërhyrjet në terrene të vështira dhe të paarritshme nga toka, duke dhënë ndihmë në përballimin e situatës së zjarreve që kanë përfshirë këto zona.

Ndërkohë, helikopterët e Forcës Ajrore do të angazhohen pranë fshatit Zhulat, në rajonin e Gjirokastrës, si dhe në zonën e Qafëbuallit, pranë Bulqizës.

Siç raporton Ministria e Mbrojtjes, janë 21 vatra aktive zjarri në vend dhe 16 nën monitorim.

Situata mbetet kritike në zonat e Lurës, Bulqizës, Delvinës, Tiranës dhe Korçës, ku janë angazhuar mbi 1350 forca operacionale dhe 65 automjete zjarrfikëse. Përveç ndërhyrjeve nga toka, po përdoren edhe helikopterë nga Forcat e Armatosura dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtarë për të frenuar përhapjen e flakëve.

The post Flakët në jug të Shqipërisë, avioni “Canadair” niset nga Italia për ndihmë emergjente first appeared on JavaNews.al.

Polonia në alarm: Rusia do na sulmojë në vitin 2027

By: A R
27 July 2025 at 11:21

Evropa dhe Polonia duhet të jenë të përgatitura për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë që në vitin 2027. Alarmin e ka ngritur Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk. Qeveria e tij do t’i shfrytëzojë maksimalisht dy vitet e ardhshme për të stabilizuar situatën në Poloni dhe për të siguruar sigurinë. Tusk e njoftoi këtë në një takim në bashki në qytetin Pabianice pranë Lodzit, siç raportohet nga mediat gjermane Die Welt.

Kreu i qeverisë polake përmendi një vlerësim të ngjashëm nga Komandanti i ri Suprem i NATO-s, Alexus Grynkevich, me të cilin kishte folur pak më parë. Sipas këtij vlerësimi, Rusia dhe Kina mund të bëhen aq të forta deri në vitin 2027 sa të kërkojnë një përballje të koordinuar me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara.

Në dritën e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, ekspertët ushtarakë perëndimorë po qarkullojnë vlerësime të ndryshme se kur agresioni mund të drejtohet kundër shteteve të tjera në Evropë. Viti 2027 është afati më i shkurtër kohor i përmendur deri më tani. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) parashikon vitin 2029. Shtetet e BE-së po riarmatosen dhe duan të jenë në gjendje të zmbrapsin një sulm rus deri në vitin 2030.

Rusia po zgjeron gjithashtu forcat e saj të armatosura. Megjithatë, udhëheqja e Moskës e quan të pakuptimtë sugjerimin se territori i NATO-s duhet të sulmohet. Gazeta ruse Komsomolskaya Pravda kohët e fundit e përmbysi këtë narrativë dhe sugjeroi se NATO synon të sulmojë Rusinë në vitin 2027.

The post Polonia në alarm: Rusia do na sulmojë në vitin 2027 first appeared on JavaNews.al.

Trafiku nga Kolumbia në Europë, grupi i drogës del para GJKKO-së

By: A R
27 July 2025 at 11:14

Gjashtë anëtarët e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në vitet 2020-2021 mes Kolumbisë dhe Europës, kanë dalë sot, 27 korrik, në GJKKO për masat e sigurisë.

Mes tyre janë Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj. Ata janë nën hetim edhe për dosjen “Plumbi i Artë”.

SPAK njoftoi dje, 26 korrik, se si rezultat i këtij operacioni janë sekuestruar 6 ton lëndë narkotike (kokainë e kanabis) me një vlerë në treg prej 411 milionë eurosh.

“Vendimi u ekzekutua menjëherë në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit. Më datë 25.07.2025 u bë e mundur arrestimi i gjashtë personave në hetim: A. H, K. H, E.N, E. A, P. D, I. Ll. Gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë, në banesën e shtetasit A. H. u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, të mbajtura pa leje, për të cilat është arrestuar në flagrancë. Një prej të dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), është shpallur në kërkim, dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për interesat e hetimit,  Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar shumë monetare (43 mijë euro), karta banke, automjete (një Mercedes Benz AMG G63, një Volkswagen Golf 7a, dhe një Volksëagen Sharan), tre pistoleta, celularë, karta banke, dornë, hard disqe, si dhe një skaf luksoz.

Në dorën e SPAK kanë rënë edhe dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.

The post Trafiku nga Kolumbia në Europë, grupi i drogës del para GJKKO-së first appeared on JavaNews.al.

Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari në Lushnjë

By: A R
27 July 2025 at 11:07

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lushnjë, pasi tentoi të vidhte sende me vlerë në një Kishë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se arrestimi i tij u bë në flagrancë, pasi u konstatua brenda ambienteve të Kishës Katolike.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë-Policia parandaloi një rast të vjedhjes së një objekti kulti.

Tentoi të vidhte sende me vlerë në një objekt kulti (Kishë Katolike), kapet në flagrancë autori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë gjatë patrullimit në territor, gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen “Kongresi”, kanë konstatuar një shtetas në ambientet e Kishës Katolike duke vjedhur sende me vlerë.

Patrulla e Përgjithshme ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit B. B., 48 vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari në Lushnjë first appeared on JavaNews.al.

Luftë me zjarret në vend nga toka e qielli! Situata kritike në 5 zona. Qindra forca në terren

By: A R
27 July 2025 at 10:56

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 21 mbeten aktive dhe 16 nën monitorim, ndërsa 8 janë shuar.

Situata mbetet kritike në zonat e Lurës, Bulqizës, Delvinës, Tiranës dhe Korçës, ku janë angazhuar mbi 1350 forca operacionale dhe 65 automjete zjarrfikëse. Përveç ndërhyrjeve nga toka, po përdoren edhe helikopterë nga Forcat e Armatosura dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtarë për të frenuar përhapjen e flakëve.

Zjarret kanë rrezikuar banesa dhe zona urbane, duke detyruar evakuime në disa prej tyre. Autoritetet paralajmërojnë rrezik të lartë për zjarret në pyjet e vendit edhe për ditët në vijim.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Mbeten aktive këto vatra:

  • Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, vazhdon aktiv Vatra e quajtur Gropa e Madhe dhe Pllau i Gjurës mbi fshatin Gurë-Lurë Zjarri, ku janë rreth 50 forca nga strukturat operacionale.
  • Në fshatin Zall Gjoçaj, bashkia Mat ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më me një shtrirje mbi 14 km, me zhvillime në tre kahe: nga Masdeja ku përfshin sipërfaqe të konsiderueshme në pyje, në Qafa e Tollës si dhe në vendin e quajtur Fush Kuqe ku në terren operuan rreth 46 forca nga strukturat operacoinale.
  • Në Qafë Buall, Bashkia Bulqizë është përhapur drejt zonës së Qytetit të Vjetër, fshatit Plan i Bardhë dhe drejt Krastës. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 120 forca nga strukturat operacionale dhe kanë ndërhyrë 2 helikopterë. Situata është më e qetë dhe nuk rrezikohen zona urbane. Janë evakuuar 6 banesa
  • Në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, bashkia Delvinë, ka vijuar operacioni me të gjitha strukturat, të ndihmuar nga 58 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse të FA-së. Vartra ka midis fshatrave Borsh, Piqers. Sasaj, njësia administrative Lukovë, janë 4 vatra te shkëputura midis tyre por në lartësi dhe pa asnjë mundësi ndërhyrje me njerëz dhe mjete. Era ndihmon përhapjen me shpejtësi të flakëve. Ndërhyrje nga ajri ka në orët e para të mëngjesit.
  • Vatra e zjarrit që përfshiu fshatrat Kalas – Tatzat – Senicë – Vergo – Kopaçëz – Palavli, të bashkisë Dlvinë , aktualisht vazhdon aktiv zjarti fshatin Kopaçëz në mal, ku janë angazhuar rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale, një autoa,bulancë dhe helikopteri Cougar .
  • Në zonën e Shmilit në fshatin Lugaxhi, bashkia Elbasan, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit me angazhimin në teren të rreth 50 forcave bga strukturat operacionale.
  • Në zonën mbrapa mali të Lisecit, Bashkia Gramsh, është izoluar në shumë pjesë vatra e zjarrit e aktivizuar që prej mbrëmjes së djeshme në terren të vështirë për ndërhyrne e forcave operacionale. Zjarri është sipërfaqësor dhe pa dëme, sepse pylli është shumë i lartë.
  • Në zonën e Shkopetit, njësia administrative Milot, vazhdon aktiv zjarri vatra e të cilit është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth, kua janë angazhuar rreth 80 forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë. Nuk ka rrezik për banesat.
  • Në fshatin Kulmë dhe fshatin Fang, bashkia Mirditë, zjarr i rënë në një sipërfaqe pyjore ka marrë përmasa të mëdha, favorizuar nga temperaturat ekstreme dhe era që fryn. Në fshatin Fang operuan forca zjarrfikëse, shërbimi pyjor, forca bashkiake dhe vullnetarë të ndihmuar dhe nga 80 forca ushtarake në total me 3mjete dhe rreth 40 forca bashkiake.
  • Në vendin e quajtur Qeramica ndërmjet fshatrave Trestenik- Vishocicë të bashkisë Devoll, është aktivizuar një vatër zjarri, e cila për shkak të erës rrezikon të përhapet, pasi vendi ku ndodhet është e veshur me barishte e shkurre.
  • Në fshatin Kriçkovë, bashkia Pogradec, forcat operacionale janë në terren për vënien në kontroll të situatës.
  • Në Parkun Kombëtar të Prespës, fshati Lajthizë, Bashkia Pustec, është aktivizuar një vatër zjarri. Për shuarjen e zjarrit u aktivizuan në total rreth 60 forca operacionale, ndërsa sot pritet të angazhohen 75 forcave operacionale.
  • Në fshatin Galinë, bashkia Berat zjarri është aktiv dhe në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Berat.
  • Në zjarrin e rënë në fshatin Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës, bashkia Gjirokastër, i cili ka ardhur nga territori i bashkisë Delvinë, nga një zonë në lartësi të madhe, u angazhuan rreth 60 forca të strukturave operacionale, por zjarri është duke përparuar drejt vendit të quajtur Bregu i Pamjes, zonë e mbrojtur dhe pritet ndërhyrje nga ajri.
  • Zjarri në fshatin Izvor i Vjetër dhe në fshatin Duraj, bashkia Memaliaj, vazhdon të jetë aktiv. Zjarri është izoluar dhe fikur ne fshatrat Levan, Bardhj, Xhafaj, Njësia Administrative Krahës.
  • Vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Malin me Gropa, bashkia Tiranë, në një sipërfaqe rreth 30 ha kullotë dhe pyll. Në operacion morën pjesë rreth 55 forca nga strukturat operacionale. Është bërë arrestimi i një personi të dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme.
  • Në fshatin Ibë, Bashkia Tiranë, zjarr ka rënë në terreni të vështirë dhe me rrugë të pakalueshme për mjetet zjarrfikëse. Në operacion janë angazhuar: 2 helikopterë të Forcave të Armatosura, 6 mjete dhe 25 forca nga struktura operacionale.
  • Në fshatin Shetel, Bashkia Shijak, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje janë dislokuar rreth 40 forca nga strukturat operacionale. Priet ndërhyrje nga ajri.
  • Bashkia Malësi e Madhe është aktive vatra në vendin e quajtur “Rraze Veshtit”. Në operacion për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre zjarri janë angazhuar 35 forca nga të gjitha strukturat operacionale . Terreni është mjaft i vështirë, nuk është e mundur te ndërhyhet me mjete zjarrfikëse.
    Në monitorim mbeten vatrat në Fshatin Ulëz, bashkia Mat; në Livadhet e Peladhisë, bashkia Bulqizë; Në Majën e Paliskës, dhe në vendin e quajtur Sashic, bashkia Vlorë; Në fshatin Markat, Bashkia Konispol; Në vendin e quajtur pyjet e Gurakuqit, bashkia Librazhd; Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë; në fshatin Strelcë, bashkia Maliq; Në fshatin Muzhakë, bashkia Skrapar; Në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal; Në fshatin Paftal, bashkia Berat, në zonën e Shpiragut; në fshatin Zgërbonjë, bashkia Poliçan; në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, në malin Sukë, fshati Mamëz, bashkia Kukës;
    Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan:
  • 65 automjete zjarrfikëse,
  • 1350 forca operacionale.
  • Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë,
  • 5 automjete zjarrfikëse dhe 2 Helikopterë nga Forcat e Armatosura,
  • 2 helikopterë hungarezë, si dhe 2 helikopter Canadair të ofruar nga Mekanizimi i Mbrojtjes Civile Evropiane Kroat dhe Italian, që operuan në zonën e Vlorës.

Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave , sot priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës dhe lokale të dobëta në shumicën e qarqe të vendit. Për Zjarret në pyje: Sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në të gjitha qarqet. Pritet rrezik “I LARTË” nё zona tё lokalizuara qarku Berat (Veri), qarku Dibër (Jug), qarku Elbasan (Perëndim), qarku Fier (Lindje), qarku Lezhë (Veri), qarku Vlorë (Veri).

The post Luftë me zjarret në vend nga toka e qielli! Situata kritike në 5 zona. Qindra forca në terren first appeared on JavaNews.al.

E nisi për “pastrim”, i vuri flakën pyllit! Arrestohet 58 vjeçari në Shijak

By: A R
27 July 2025 at 10:52

Policia ka vënë në pranga një 58-vjeçar në Shijak, pasi dyshohet se është autori i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Shetel, duke vënë në rrezik edhe banesat përreth.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:00, kur i dyshuari, shtetasi I. B., banues në fshatin Shetel, dogji mbeturina në tokën e tij, por zjarri i doli jashtë kontrollit për shkak të erës së fortë.

Flakët përfshinë një zonë të gjerë me sipërfaqe pyjore dhe rrezikuan seriozisht edhe disa banesa pranë vatrës së zjarrit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ku 58-vjeçari do të përballet me akuzën e “Shkatërrimit me zjarr të pyjeve ose mjedisit pyjor”, sipas nenit 206/a të Kodit Penal.

Policia apelon që qytetarët të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme ose nga pakujdesia, duke rrezikuar jetën, pronën dhe mjedisin.

The post E nisi për “pastrim”, i vuri flakën pyllit! Arrestohet 58 vjeçari në Shijak first appeared on JavaNews.al.

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO?

By: A R
27 July 2025 at 10:00

Rusia tani “po prodhon tre herë më shumë municion brenda tre muajsh sesa e gjithë NATO-ja gjatë një viti”, deklaroi së fundi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, për New York Times.

Radio Evropa e Lirë (REL) dhe Conflict Intelligence Team (CIT), analizuan prodhimin e armëve ruse dhe perëndimore për të vlerësuar nëse Rusia vërtet ka një epërsi kaq të madhe të prodhimit ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tij – dhe në cilat kategori armësh – artileri, municion, tanke, aeroplanë, raketa, dronë dhe mbrojtje ajrore – secila palë ka epërsi.

Fakt apo ekzagjerim? Prodhimi i municioneve për artileri të NATO-s dhe Rusisë

Nuk është hera e parë që Rutte pretendon se Rusia po e tejkalon NATO-n sa i përket prodhimit të artilerisë. Në prill, gjatë një interviste për CBS, ai tha se Rusia “po prodhon katër herë më shumë municion sesa e gjithë NATO-ja prodhon për një vit”.

Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë vlerësojnë se Rusia kishte prodhuar rreth 2-2.3 milionë municione për artileri më 2024, një rritje krahasuar me rreth 1.25 milionë të prodhuara më 2022, teksa Moska po investon shumë në zgjerimin e kapaciteteve të saj prodhuese.

Ndërkaq, SHBA-ja planifikon të rrisë prodhimin e predhave 155-milimetërshe në 1.2 milion në vit deri në fund të vitit 2025, teksa Evropa prodhon pothuajse të njëjtin numër – vetëm në fabrikën Rheinmetall në Gjermani planifikohen të prodhohen deri në 700.000 në vit – sipas vlerësimeve konservatore.

Prodhimi aktual në SHBA i predhave është 40.000 në muaj, apo pak më pak se gjysmë milioni në vit, që do të thotë se në total, SHBA-ja dhe BE-ja kanë prodhuar rreth 1.7 milion predha këtë vit.

Për të prodhuar tri herë më shumë brenda tre muajve, ashtu siç tha Rutte, fabrikat e Rusisë do të duhej të prodhonin një sasi masive prej 20.5 milionë predhash këtë vit.

Sipas analizës së CIT-it, zgjerimet e fabrikave në Bijsk, Kazan dhe vende të tjera mund t’i lejojnë Rusisë të prodhojë rreth 4 milionë predha 152-milimetrëshe dhe 122-milimetrëshe në vit.

Predhat kanë nevojë për armë

Rusia vazhdon të mbështetet shumë në rezervat e saj të sistemeve të artilerisë të epokës sovjetike për predhat që prodhon, ndërsa numri i obusëve që ka prodhuar ka rënë nga rreth 12.000 më 2022 në mbi 6.000 në mesin e vitit 2024. Sipas analistëve të CIT-it, Rusia prodhon më pak se 100 obusë vetëlëvizës në vit të llojeve Msta-S, Giatsint-K dhe Malva.

NATO ka epërsi të qartë në këtë aspekt: Franca planifikon të prodhojë 144 sisteme të artilerisë CAESAR në vitin 2025, ndërsa Polonia do të dyfishojë prodhimin e AHS Krab në 100 njësi në vit. Sllovakia pritet të prodhojë 40 obusë Zuzana, ndërsa SHBA-ja prodhon çdo vit 216 tuba topash për armët M777.

Armët e rënda

Një aspekt ku Rusia me gjasë ka epërsi janë tanket.

Sikurse artileria, shumica e prodhimit të saj të tankeve vjen nga riparimi dhe modernizimi i tankeve sovjetike që ka në stoqe. Kjo përbën shumicën e rreth 1.500 tankeve që, sipas Christopher Cavoli, ish-komandant i lartë i NATO-s për Evropën, pritet që Rusia t’ia japë ushtrisë së saj më 2025.

Megjithatë, Rusia ka rritur ndjeshëm prodhimin “nga e para” të tankut të saj modern T-90M, duke prodhuar rreth 280 në vit.

Shumica e shteteve në Evropë, ndërkaq, prodhojnë shumë pak tanke. Franca nuk ka prodhuar asnjë tank Leclerc që më shumë se një dekadë, ndërsa Britania ka porositur 148 tanke të reja Challenger 3, që pritet t’i dorëzohen deri në vitin 2030. Gjermania bën përjashtim, pasi prodhon 50 tanke Leopard 2A8 në vit.

SHBA-ja 109 tanke M1A2 Abrams në vit – ushtria thotë se kjo shifër mund të rritet deri në 420 nëse është e nevojshme – dhe po ashtu modernizon deri në 200 modele më të vjetra.

Epërsia ajrore

Përderisa Rusia prodhon më shumë tanke, SHBA-ja dhe BE-ja ia kalojnë të paktën për katër herë Moskës sa i përket prodhimit të aeroplanëve luftarakë. Rusia vlerësohet se mund të prodhojë 50-60 aeroplanë luftarakë në vit, përfshirë aeroplanë që mund të përdoren për qëllime të ndryshme sikurse Su-57 dhe bombardues strategjikë sikurse Tu-160M2. Pavarësisht sanksioneve, shteti po prodhon më shumë aeroplanë se para se të niste pushtimin e Ukrainës – në vitin 2018, ushtria ruse kishte pranuar vetëm 36 aeroplanë të rinj luftarakë.

Megjithatë, prodhimi i NATO-s është shumë më i lartë. Kompania amerikane Lockheed Martin do të dorëzojë mbi 170 aeroplanë luftarakë F-35 këtë vit, përveç dhjetëra aeroplanëve Rafale (Franca), Eurofighter Typhoon (konsorciumi evropian) dhe Gripen (Suedia) që prodhohen nga vendet e BE-së dhe aleatët e tjerë të NATO-s.

Mbrojtja ajrore

Teksa Rusia lëshon breshëri raketash në Ukrainë, dhe dronët ukrainas godasin thellë brenda Rusisë, prodhimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore është vendosur në qendër të vëmendjes.

Sipas Military Balance, një vlerësim vjetor i kapaciteteve ushtarake në mbarë botën, kishte 248 bateri S-400 në vitin 2024 dhe ka shtuar edhe 18 të tjera në vitin 2025, që nënkupton një kapacitet prodhimi prej rreth 36 sistemesh në vit. Prodhimi i sistemeve të tjera, si Tor, Buk dhe Pantsir, është më i vështirë për t’u vlerësuar, për shkak të mungesës së të dhënave.

Raytheon prodhon rreth 12 sisteme të mbrojtjes nga raketat Patriot në vit, ndërsa kompania gjermane Diehl planifikon të prodhojë tetë sisteme IRIS-T në vitin 2025, si dhe 800 deri në 1.000 raketa për to çdo vit. NATO gjithashtu prodhon sistemin NASAMS, i zhvilluar nga Norvegjia dhe SHBA-ja, i cili mund të përdorë raketat AIM-120 AMRAAM ose AIM-9X. SHBA-ja prodhon 1.200 përkatësisht 2.500 njësi të secilës raketë në vit.

Megjithatë, mungesa e të dhënave të plota e bën të vështirë të përcaktohet qartë se sa sisteme dhe raketa të mbrojtjes ajrore prodhojnë të dy palët. Ajo që është e qartë është se, me Ukrainën dhe Rusinë që vazhdojnë të pësojnë goditje nga dronë të thjeshtë, normat aktuale të prodhimit nuk mjaftojnë për t’i mbrojtur në mënyrë efektive nga një prej tipareve më të reja dhe të qëndrueshme të kësaj lufte: dronët goditës të prodhuar në masë dhe me kosto të ulët.

Lufta e dronëve

Sipas Ukrainës, Rusia prodhon çdo muaj afër 5.000 dronë me rreze të gjatë veprimi të llojeve të ndryshme, apo 60.000 në vit. Këtu përfshihen dronët sulmues Geran-2 (versioni rus i dronëve Shahed të Iranit) dhe Gerbera, një dron që nuk ka municion dhe përdoret si dron mashtrues me qëllim që të mbingarkojë sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore.

NATO-ja aktualisht nuk prodhon asnjë dron të krahasueshëm me këta dronë të lirë kamikazë, ndërkaq SHBA-ja ka zgjedhur që të përdorë fluturake pa pilot shumë më të kushtueshëm, sikurse Reaper dhe Global Hawk.

Rusia po ashtu prodhon mbi 200 raketa lundruese dhe balistike në muaj, sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, duke bërë që prodhimi vjetor të arrijë nga 2.400 deri në 3.000 raketa. SHBA-ja, ndërkaq, vlerësohet se prodhon 700 raketa lundruese të llojit JASSM dhe 500 raketa balistike ATACMS në vit.

Kjo bën që Rusia të ketë epërsi sa i përket dronëve kamikazë dhe lundrues.

Në rast të një lufte mes Rusisë dhe NATO-s, mbrojtja ajrore e NATO-s do të ishte në një pozicion më të mirë për të neutralizuar kërcënimin nga dronët, krahasuar me mbrojtjen ajrore të Ukrainës, e cila ka vuajtur nga mungesa e aeroplanëve luftarakë që nga fillimi i pushtimit, thanë analistët nga CIT.

Teksa Rusia ka përparësi në prodhimin e raketave, mbrojtja e saj ajrore, që shpesh ka vështirësi edhe kundër dronëve të thjeshtë ukrainas, ka gjasa të ketë probleme serioze për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit nga raketat e NATO-s./ REL

The post A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO? first appeared on JavaNews.al.

“PD-ja nuk e ka luksin për të bërë pushime të gjata”, anëtarja e Këshillit Kombëtar: Duhet të jemi në terren

By: A R
27 July 2025 at 09:52

Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin deklaroi se partia ku ajo bën pjesë nuk e ka luksin “për të bërë pushime të gjata”.

“PD-ja nuk e ka luksin për të bërë pushime të gjata. Sepse ajo çfarë i ka ndodhur jo vetëm Partisë Demokratike, por edhe Shqipërisë, unë mendoj që duhet menduar për disa skenare dhe do duhet të jetë në terren për të gjetur zgjidhjen jo vetëm për 500 mijë demokratë që e duan zgjidhjen, por edhe për ata që kanë votuar Edi Ramën, por sot ai po i prish shtëpitë”, tha Kuçana.

“Që ka pasur farsë zgjedhore, kjo nuk diskutohet. Denoncimet e mia në SPAK kanë qenë të përjavshme para zgjedhjeve, por denoncimet që kam bërë për bandat kriminale më kthyen në kandidaten më të sulmuar. Por, kam zgjedhur të merrem me politikë sepse e shikoj si mision ndaj qytetarëve që më kanë besuar dhe më kanë votuar.

Qytetarët më pyesin: duhet të ikim edhe ne nga Shqipëria, apo opozita do të na qëndrojë krah përballë një kryeministri që nuk dihet se çfarë do të bëjë nesër”, theksoi më tej Kuçana.

The post “PD-ja nuk e ka luksin për të bërë pushime të gjata”, anëtarja e Këshillit Kombëtar: Duhet të jemi në terren first appeared on JavaNews.al.

SHBA/ Masakër në supermarket, sulmohen me thikë 11 persona

By: A R
27 July 2025 at 09:44

Panik dhe tmerr në një supermarket Walmart në Traverse City, Michigan, ku një burrë ka plagosur me thikë 11 persona, të cilët ishin klientë të rastësishëm.

Siç shkruajnë mediat e huaja, autori është arrestuar nga policia, falë ndërhyrjes së disa qytetarëve që arritën ta neutralizonin para se të përshkallëzonte masakrën. Sherifi i qarkut, Michael D. Shea, tha se “qytetarët i dhanë fund këtij sulmi brutal”.

Të plagosurit janë dërguar në Munson Medical Center dhe raportohen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.

Autoritetet thonë se nuk ka shenja se viktimat ishin të përzgjedhura, bëhet fjalë për një sulm të befasishëm e pa “objektiv” të qartë.

Dëshmitarët flasin për skena tronditëse. “Gjaku rridhte kudo dhe njerëzit ulërinin,” tha një prej klienteve.

Autori u pa duke vrapuar nëpër korridore dhe duke goditur njerëzit njëri pas tjetrit, derisa u ndalua me forcë nga qytetarët.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa policia ka kërkuar që banorët të shmangin zonën.

The post SHBA/ Masakër në supermarket, sulmohen me thikë 11 persona first appeared on JavaNews.al.

Kthesa e papritur: Plani i Macron dhe Arabisë Saudite për Palestinën dhe Izraelin

By: A R
27 July 2025 at 09:35

Artikull i La Repubblica, përshtatur në shqip

Një kthesë e pritshme në diplomacinë ndërkombëtare është përgatitur nga Emmanuel Macron së bashku me Arabinë Saudite, që synojnë të nxisin një marrëveshje të rëndësishme në Lindjen e Mesme.

Në këtë axhendë strategjike me Riadin, Macron kërkon të krijojë një lëvizje të ndërsjellë: njohjen e shtetit të Palestinës nga disa vende perëndimore në këmbim të njohjes së Izraelit nga disa liderë të botës arabe.

Që prej muajsh, Parisi dhe Riad po punojnë për organizimin e një konference ndërkombëtare, që do të gjejë zgjidhjen për konfliktin në rajon.

Në fillim, samiti ishte parashikuar për qershor, por u shty për shkak të sulmeve izraelite ndaj Iranit dhe mospërgatitjes së kushteve të duhura. Megjithatë, përkeqësimi i krizës humanitare në Gaza dhe bllokimi i përpjekjeve amerikane për ndërmjetësim kanë shtyrë Macron të ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm.

Aktualisht, Macron është i vetmi lider i G7-ës që mbështet hapur këtë iniciativë, por shpreson të përfshijë Britaninë e Madhe dhe Kanadanë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator, ku do të njoftojë njohjen formale të Palestinës. Në të njëjtën kohë, do të zhvillohet edhe konferenca e përbashkët Francë-Arabi Saudite.

Në maj, Britania, Kanadaja dhe Franca kanë dhënë një sinjal të fortë me një deklaratë të përbashkët, duke dënuar “veprimet skandaloze” të qeverisë Netanyahu në Gaza. Megjithatë, iniciativa është ngadalësuar për shkak të kundërshtimit amerikan.

Kryeministri britanik Keir Starmer po përballet me presion nga baza e tij për të ndjekur shembullin francez, ndërsa Kanadaja ka theksuar mbështetjen për “zgjidhjen me dy shtete”, duke lënë të hapur mundësinë e një njoftimi të rëndësishëm në OKB.

Këtë javë, ministrat e jashtëm të Britanisë, Kanadasë dhe Francës do të takohen në New York për të konsoliduar objektivat e planit francez-saudit. Sipas Pallatit Elysee, rreth 15 vende janë gati të mbështesin një “hartë për paqen”, që sipas Macron synon të izolojë Hamasin, të sigurojë lirimin e pengjeve, të propozojë një mision ndërkombëtar stabilizues në Gaza dhe të vendosë themelet e një shteti palestinez me qeverisje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Një dokument i përbashkët pritet të publikohet së shpejti, i cili do të mbështetet edhe në një letër të presidentit palestinez Mahmoud Abbas, ku ai premton zgjedhje të reja dhe reforma të rëndësishme.

Për të mos përsëritur skenarin e vitit 2006, kur Hamas mori pushtetin përmes votës, Parisi kërkon të vendosë një kuadër ligjor që përjashton çdo forcë politike që nuk njeh Izraelin ose nuk refuzon dhunën.

Në planin francez-saudit përfshihet edhe mundësia që disa vende të Gjirit, përfshirë Arabinë Saudite, Kuvajt dhe Katarin, të njohin Izraelin si pjesë e një marrëveshjeje të madhe diplomatike. Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i izoluar në arenën ndërkombëtare, vazhdon të refuzojë me forcë këtë alternativë, duke kushtëzuar njohjen arabe me krijimin e një shteti palestinez, të cilin ai e kundërshton kategorikisht.

Një diplomat i lartë francez që merr pjesë në këto bisedime tregon se kjo iniciativë vjen si përgjigje ndaj tri presioneve kryesore: tmerri i dokumentuar në Gaza, presioni i opinionit publik dhe humbja e ndikimit të Perëndimit në botë, ku kritikohet standardi i dyfishtë mes konfliktit në Lindjen e Mesme dhe agresionit rus në Ukrainë.

Diplomatët francezë njoftojnë për humbje besueshmërie në vende si India, Brazili dhe Afrika e Jugut.

Macron mbështetet fuqishëm në marrëdhënien e tij me Mohammed bin Salman, liderin saudit që përpara 7 tetorit dukej gati të nënshkruante Marrëveshjet e Abrahamit, por tani është më i kujdesshëm për të mos prishur marrëdhëniet me aleatin amerikan.

“Le të jetë Franca ajo që del në krye, të marrë goditjet dhe kritikën, duke qëndruar në sfond,” thotë diplomati. Franca vazhdon të jetë një lojtar i respektuar në skenën e Lindjes së Mesme, por tashmë me rol dytësor…

The post Kthesa e papritur: Plani i Macron dhe Arabisë Saudite për Palestinën dhe Izraelin first appeared on JavaNews.al.

Situata me zjarret, reagon PD: Vendi nën flakë! Me Ramën paratë harxhohen për luks

By: A R
27 July 2025 at 09:26

Partia Demokratike ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, duke bërë përgjegjëse qeverinë që, sipas saj, ka dështuar në marrjen e masave.

Me një deklaratë për shtyp, PD tha se qytetarët duhet të ruhen, pasi me kryeministër Edi Ramën paratë shpenzohen për lukse dhe situata e zjarreve do të jetë e njëjtë këtë verë dhe tjetrën.

Deklarata e Partisë Demokratike:

“Nga Jugu në Veri, Shqipëria është pushtuar nga zjarret.

Ndërkohë që, u bëjmë thirrje banorëve, qytetarëve dhe turistëve të tregojnë kujdes të shtuar, të largohen sa më parë nga zonat e kërcënuara, dhe të ndihmojnë këdo në rrezik. Partia Demokratike shpreh indinjatën e thellë me reagimin minimalist dhe thuajse përqeshës të autoriteteve.

Jo vetëm ndërhyrjet bëhen me vonesë, por janë mungesa e alarmit dhe angazhimit që e bëjnë situatën  të duket edhe më kaotike, kërcënuese dhe dëshpëruese.

Zjarret, përmbytjet, fatkeqësitë natyrore përsëriten në Shqipëri, si në të gjithë botën, dhe kjo nuk është në dorë të qeverive, por përgatitjet, gatishmëria, vullneti, janë detyrë dhe në dorë të tyre.

Siç e kemi parë prej vitesh, qeveria dërgon ushtrinë dhe zjarrfikësit, të cilët u sulen zjarreve me shkurre, me lopata dhe batanije, si në një vend të Botës së Tretë, apo të sapodalë nga lufta dhe në mungesë të mjeteve bazike.

Një pamje tjetër shohim prej tri javësh në Theth, Tiranë dhe gjithandej nëpër Shqipëri.

Për të shembur bujtinat në Theth dhe marrë para shitësit të rigonit në Sarandë, qeveria dërgoi IMT, Tatimet, Policinë dhe Ushtrinë, me mjete të rënda, me arrogancë, të armatosur deri në dhëmbë, në luftë me qytetarët.

Për Edi Ramën, prioritet absolut është uzurpimi i pushtetit lokal, jo zjarret dhe dhjetëra problemet që kërcënojnë qytetarët dhe jetën e tyre.

Për Edi Ramën, prioritet është spektakli me satelitët “Albania 1” dhe “2”, apo dronët për të cilët, pasi i hedh në Facebook për t’u mburrur nuk ka kush as t’i lexojë dhe as kush t’i komandojë. Sepse, Edi Rama e ka bërë ushtrinë e një vendi të NATOs, një organizatë që shkon të fikë zjarret me shkurre dhe pagure.

Prandaj, përballja me zjarret dhe fatkeqësitë natyrore që kërcënojnë qytetarët janë të mekura.

Do të jetë kështu këtë verë dhe tjetrën, sepse Edi Rama nuk kujtohet dhe as kujdeset për infrastrukturën e shtetit, për fondet e emergjencave, për modernzimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit. Paratë që i merr nga taksat i bën shpenzime luksi për vete dhe ministrat, udhëtime me charter, koncerte të shtrenjta apo kopësht 4 milion euro në oborrin e Kryeministrisë.

Edi Rama është me pushime, pasi bëri zhurmën me drejtorët, me heqjen e tendave dhe terrorizimin e Thethit, por zjarret nuk bëjnë pushim dhe pyjet, territori, bizneset, shtëpitë dhe jeta e qytetarëve është në rrezik.

Edi Rama nuk është zjarrfikës, por ai nuk mund të lejohet të jetë Kryeministri që hedh Shqipërinë në zjarr”.

The post Situata me zjarret, reagon PD: Vendi nën flakë! Me Ramën paratë harxhohen për luks first appeared on JavaNews.al.

Zjarret përfshijnë Shqipërinë, Rama falënderon strukturat në terren: Të gjithë janë në gatishmëri

By: A R
27 July 2025 at 09:18

Ndërsa vatrat e zjarrit vazhdojnë të përfshijnë Shqipërinë nga veriu në jug, kryeministri Edi Rama ka shprehur vlerësimin e tij për të gjitha strukturat që po luftojnë për të vënën nën kontroll flakët. Rama falënderoi forcat zjarrfikëse, Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, të cilat prej javësh ndodhen në terrene të vështira malore për të ndaluar përhapjen e zjarreve.

Vlerësim, kryeministri, shprehu edhe për kryepolicin e Delvinës, Agim Troci, i cili u lëndua gjatë përpjekjeve për të shuar flakët që dolën jashtë kontrollit në disa fshatra të zonës.

“Me falënderim e respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit, po ashtu me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci, që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën. Po ashtu për zjarrfikësit, forcat e Urgjencës Kombëtare dhe të Emergjencave Civile, të cilët janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare”, shkroi Rama.

Prej javësh, vendi po përballet me vatra të shumta zjarresh, ku në disa raste janë rrezikuar banesa dhe biznese. Pas evakuimit të tre fshatrave në Delvinë disa ditë më parë, një situatë e ngjashme është shënuar edhe në zonën e Borshit, ku flakët janë afruar shumë pranë banesave dhe objekteve hoteliere ku ndodhen pushues.

Për shkak të situatës kritike, janë bërë evakuime të 40 banorëve dhe pushuesve, ndërsa vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për të vënë flakët nën kontroll.

The post Zjarret përfshijnë Shqipërinë, Rama falënderon strukturat në terren: Të gjithë janë në gatishmëri first appeared on JavaNews.al.

“Berishën e pret burgu i përjetshëm”, avokati: “21 janari” është kopsitur, është faktuar se…

By: A R
27 July 2025 at 09:11

Avokati i njohur Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News pohoi se shtetit i së drejtës në Shqipëri nuk po funksionon siç duhet pasi sipas tij po bën goditje selektive.

Ai u ndal te ngjarjet e “21 janarit”, ku katër qytetarë të pafajshëm, protestues në bulevard, u ekzekutuan para godinës së kryeministrisë.

Sipas Beqirit, kjo dosje është e kopsitur me prova dhe fakte, ndërsa shtoi se urdhëruesi i vrasjeve të qytetarëve në bulevard është ish-kryeministri, Sali Berisha.

“Shteti i së drejtës nuk po funksion siç duhet dhe organet e drejtësisë, duket sikur kanë kaluar në ekstrem, që është e rrezikshme për shtetin e së drejtës. Goditjet po i bëjnë selektive, po marrin dosjen “Partizani” dhe po lënë çështje të tjera, që janë të rënda dhe më pasoja dhe për korrupsion shtetëror me miliarda euro. Po përdoren metodat e frikësimit.  Berisha ka lumë akuzash. Ai ka afera të rënda korruptive.  SHBA dhe BE duhet të ndërhyjnë. 21 janari është dosja e kopsitura me prova. Nuk ka dosja më të hetuar bukur, me prova kaq të shumta që e implikojnë si urdhërues dhe vrasës Sali Berishën, por nga ana tjetër është një dosje nga më të pastra”, tha ai.

Ai foli dhe për lidhjet e Sali Berishës me Damir Fazlliç, ndërsa shtoi se kjo dosje fakton rrethanat se si agjentura serbe arriti të korruptonte ish-kryeministrin e Shqipërisë dhe personat e tjerë të lidhur me familjen e Sali Berishës.

“Dosja e Fazlliç, ajo mund të quhet dosja e pastër serbe në Shqipëri, pra se si Serbia me agjenturën saj korruptoi jo vetëm kryeministrin e vendit, por edhe persona të tjerë të lidhur me familjen e Berishës, dhe i përdori ata në disa plane: si grup i strukturuar kriminal për të ndërtuar dosjet ndaj ish-udhëheqësve të UÇK dhe ashtu i bën provat siç i donin serbët.  Sali Berishën e pret burgu i përjetshëm.”, pohoi ai.

The post “Berishën e pret burgu i përjetshëm”, avokati: “21 janari” është kopsitur, është faktuar se… first appeared on JavaNews.al.

Helikopterët mbi flakë, 40 të evakuuar. Zjarret rrezikojnë banesat në Borsh, Piqeras dhe Sasaj

By: A R
27 July 2025 at 09:03

Operacioni kundër zjarreve në jug të vendit është intensifikuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, 27 korrik.

Ministri Pirro Vengu bën me dije se në zonat e Borshit, Piqerasit dhe Sasajt ka rinisur aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët janë angazhuar për neutralizimin e flakëve që kanë kërcënuar banesat dhe bizneset për shkak të erës së fortë.

Gjatë natës, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura të dislokuara në Borsh siguruan perimetra sigurie përreth zonave të banuara, ndërsa Policia e Shtetit dhe punonjësit e emergjencave civile ndihmuan banorët dhe pushuesit të largohen në kohë nga rreziku.

Sipas njoftimit zyrtar, 40 persona janë evakuuar drejt zonave të sigurta.

Operacioni vijon edhe në këto momente, me ndërhyrje të koordinuar nga toka dhe ajri, për të vënë nën kontroll flakët që përhapen me shpejtësi në një terren të vështirë.

The post Helikopterët mbi flakë, 40 të evakuuar. Zjarret rrezikojnë banesat në Borsh, Piqeras dhe Sasaj first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 26 July 2025Main stream

Temperaturat ekstreme, OSHEE merr masa për parandalimin e zjarreve, stakohet energjia në disa linja

By: A R
26 July 2025 at 15:00

Në kushte të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë qarkun e Kukësit ditët e fundit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike rajonal ka nisur një aksion për të shmangur rrezikun e zjarreve në kurorën e gjelbër të qytetit, ku shtrihen edhe linjat e tensionit të mesëm të transmetimit të energjisë.

Grupet e OSHEE-së po angazhohen në prerjen e degëve të pemëve të larta që ndodhen pranë linjave elektrike, me qëllim që të mos bien në kontakt me to, një faktor që mund të shkaktojë zjarr, veçanërisht në kushte të nxehtësisë së lartë. Si pasojë e këtyre ndërhyrjeve, është bërë e nevojshme stakimi i përkohshëm i disa linjave, çka ka sjellë ndërprerje të përkohshme të energjisë në disa lagje të qytetit.

Temperaturat ekstreme, OSHEE merr masa për parandalimin e zjarreve në

OSHEE kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këto ndërprerje disa minutëshe, që sipas institucionit janë të domosdoshme për sigurinë e punonjësve dhe të rrjetit.

Ndërkohë, për të siguruar furnizimin e pandërprerë me energji elektrike, OSHEE Kukës po operon me linja alternative të transmetimit ku nuk po kryhen punime, në mënyrë që qyteti të mos mbetet pa energji gjatë me orare te zgjatura gjate ditës.

The post Temperaturat ekstreme, OSHEE merr masa për parandalimin e zjarreve, stakohet energjia në disa linja first appeared on JavaNews.al.

“Ti nuk ke të drejta këtu”, adoleshenti filmoi fshehurazi arrestimin brutal të tij nga policia amerikane

By: A R
26 July 2025 at 14:52

Mëngjesin e 2 majit, 18-vjeçari Kenny Laynez-Ambrosio po udhëtonte drejt vendit të punës në North Palm Beach, Florida, së bashku me nënën dhe dy miqtë e tij, kur makina e tyre u ndalua nga patrulla rrugore e Floridës. Ajo që nisi si një kontroll rutinë trafiku, përfundoi në një ndalim të dhunshëm dhe arrestime nga zyrtarë të kufirit.

Sipas pamjeve filmike të publikuara nga vetë Laynez-Ambrosio, shtetas amerikan me origjinë nga Amerika Qendrore, oficerët e agjencive të rendit, përfshirë edhe Patrullën Kufitare të SHBA-ve, shfaqen duke përdorur dhunë ndaj tre të rinjve në furgon. Dy prej tyre ishin pa dokumentacion të rregullt. Në video, një prej të ndaluarve shihet teksa mbahet në “chokehold”, një tjetër goditet me armë paralizuese, ndërsa një oficer i thotë Kenny-t: “Ti nuk ke të drejta këtu.”

Oficerët, të veshur me pajisje taktike, dëgjohen gjithashtu duke qeshur dhe tallur me situatën, duke përmendur një “bonus prej 30 mijë dollarësh”, ndonëse nuk është e qartë nëse një shpërblim i tillë ekziston apo për çfarë referohet.

Ky incident ka nxitur shqetësim të madh mbi mënyrën se si autoritetet amerikane po zbatojnë politikat e emigracionit, në kohën kur administrata Trump ka vendosur objektiva agresive për arrestimin e emigrantëve.

“Qeveria federale ka vendosur kuota për arrestimin e emigrantëve,” tha avokati Jack Scarola, i cili përfaqëson Laynez-Ambrosio-n dhe bashkëpunon me Qendrën Guatemalano-Maja, një organizatë që ka ndarë pamjet me mediat. “Kur zbatimi i ligjit udhëhiqet nga kuota, kjo paraqet rrezik të madh për të drejtat e qytetarëve.”

Ngjarja ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit, kur furgoni i kompanisë ku punonte Laynez-Ambrosio u ndalua nga patrulla rrugore me arsyetimin se nëna e tij kishte patentë të pezulluar. Laynez-Ambrosio tha se nëna e tij po voziste nën kufirin e shpejtësisë dhe nuk e kupton pse u ndaluan.

Ai kishte telefonin në dorë për t’i treguar nënës një video në TikTok, por filloi të filmonte sapo pa se situata po përshkallëzohej. Në video, një oficere dëgjohet duke pyetur në spanjisht nëse ndonjëri prej tyre ndodhej në vend në mënyrë të paligjshme. Një prej miqve të Laynez-Ambrosio-s pranoi se ishte pa dokumente dhe aty nisi ndërhyrja e dhunshme.

Sipas përshkrimit të Laynez-Ambrosio, njëri nga oficerët futi dorën nga dritarja, hapi derën dhe e kapi mikun e tij për fyti. Videoja e regjistruar tregon oficerë të tjerë që i tërheqin me forcë nga furgoni, ndërsa dëgjohet zëri i Kenny-t duke protestuar: “Nuk mund të më kapni kështu.” Një nga oficerët dëgjohet duke urdhëruar mikun tjetër të ulë kokën me fjalë fyese, ndërsa arma paralizuese aktivizohet dhe dëgjohen britmat e dhimbjes.

Laynez-Ambrosio thekson se miku i tij nuk i kuptonte urdhrat sepse nuk fliste anglisht dhe nuk po kundërshtonte. Ai vetë tentoi të ndërhynte vetëm verbalisht për të ndihmuar, por u shty në tokë dhe i drejtuan armën paralizuese. U arrestua dhe u mbajt për gjashtë orë në një qendër të Patrullës Kufitare.

Në audio dëgjohen oficerët duke bërë shaka për përdorimin e armës elektrike. Njëri prej tyre dëgjohet duke thënë: “Do fillojmë t’i qëllojmë disa prej tyre,” ndërsa të tjerët festojnë me thirrje si: “Nice! Woo!”

Miqtë e Laynez-Ambrosio u transferuan në qendrën e ndalimit Krome në Miami dhe sipas tij janë liruar me kusht, në pritje të seancës gjyqësore. Ai vetë u akuzua për “pengim pa dhunë” dhe u dënua me 10 orë shërbim komunitar dhe një kurs katërorësh për menaxhimin e zemërimit.

Avokatja e tij, Victoria Mesa-Estrada, konfirmoi se Patrulla Kufitare u thirr nga policia rrugore. Laynez-Ambrosio thotë se gjatë ndalimit iu kërkua të fshinte pamjet nga telefoni, por ai refuzoi.

Sipas Scarola-s, akuzat ndaj Kenny-t janë hakmarrje për faktin që ai filmoi ngjarjen: “Ai nuk e kishte ndërmend të ndërhynte. Thjesht ushtroi të drejtën për të dokumentuar atë që ndodhte.”

Në shkurt, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, nënshkroi një marrëveshje me Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të lejuar trajnimin dhe autorizimin e policëve të shtetit për të arrestuar emigrantë, një praktikë që është përhapur gjerësisht në Florida.

Prifti Frank O’Loughlin, drejtues i Qendrës Guatemalano-Maja, tha: “Kjo është një histori për korruptimin e zbatimit të ligjit nga MAGA dhe brutalitetin e zyrtarëve shtetërorë dhe federalë ndaj njerëzve paqësorë.”

Laynez-Ambrosio, që aktualisht përpiqet të rikuperohet nga përvoja traumatike, thotë se dëshiron që videoja të hapë sytë e publikut: “Nuk kishte pse të ndodhte kështu. Edhe po të kishin dokumentacion të parregullt, mund t’i kishin marrë me qetësi. Më dhimbte t’i shihja miqtë e mi ashtu, sepse janë njerëz të mirë, që punojnë ndershëm.”/

The post “Ti nuk ke të drejta këtu”, adoleshenti filmoi fshehurazi arrestimin brutal të tij nga policia amerikane first appeared on JavaNews.al.

Kina aktivizon reagimin emergjent ndaj përmbytjeve në 5 rajone veriore

By: A R
26 July 2025 at 14:45

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave njoftoi se Shtabi Shtetëror i Kinës për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Ndihmën ndaj Thatësirës nisi të enjten një reagim emergjent të nivelit IV ndaj përmbytjeve në pesë rajone veriore, shkruan “Xinhua”.

Sipas autoriteteve meteorologjike, shirat e rrëmbyeshëm pritet të vazhdojnë deri të shtunën në Pekin, Hebei, Shanxi, Jilin dhe Ningxia.

Një ekip pune është vendosur në Jilin për të mbështetur përpjekjet lokale të kontrollit të përmbytjeve.

Shtabi gjithashtu nisi një reagim emergjent të nivelit IV ndaj tajfunit në provincat bregdetare lindore të Zhejiang dhe Fujian, ndërsa afrohet tajfuni i shtatë i vitit, i cili pritet të sjellë erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.

Kina ka një sistem reagimi emergjent me katër nivele, ku niveli I është reagimi më i rëndë.

The post Kina aktivizon reagimin emergjent ndaj përmbytjeve në 5 rajone veriore first appeared on JavaNews.al.

❌
❌