Australiani i Mclaren, Oscar Piastri dominoi Provat Sprint dhe shkatërroi rekordin e vitit 2020 duke lënë pas Verstappen dhe shokun e skuadrës, Norris. Leclerc në vendin e 4. Ky sesion kualifikues nisi me eleminimin e menjëhershëm të Hamilton dhe Antonelli-t. Në sesionin e tretë, Mercedes nuk ishte e e pranishme duke paralajmëruar një fundjavë të vështirë në Spa për skuadrën nga Brackley. Antonelli dhe Hamilton që vendosën kohën më të shpejtë në Provat Sprint të Kinës dhe Miami-t, nuk ja dolën të përsërisnin të njëjtën paraqitje. Ndërkohë që të gjithë do të përqëndrohen tek dy rradhët e para, Haas erdhi si pa u ndjerë me Ocon në vendin e 5 dhe Bearman në të 7. Sainz do të kërkojë pikët e para që nga fundjava kanadeze ndërsa Gasly kërkon një tjetër paraqitje të shkëlqyer si ajo në Silverstone. Në fund Hadjar dhe Bortoleto, do të provojnë të rrëmbejnë ndonjë pikë të mundshme në Sprint.
5 rradhët e para në eventin Sprint të Spa Francorchamps në Formula 1
22 gara në 5 kontinete për një sezon. MotoGP prezantoi kalendarin e vitit 2026 që starton në Shkurt dhe përfundon në Nëntor. Brazil kthehet në aktivitet në një treg të stabilizuar tashmë. Goiania do të presë raundin e dytë në fundin e Marsit përpara se MotoGp të spostohet drejt Veriut, në Austin, Teksas. Nga dritat e natës të Lusail, eventi transferohet në Jerez për kthimin në Europe me garat në Francë, Barcelonë dhe Mugello. Red Bull Ring e pret MotoGp në Shtator ndërsa Brno është afruar në Qershor përpara vizitës së dytë në “Balaton Park” të Hungarisë.
Gara e fundit përpara pushimeve do të jetë në Sachsenring të Gjermanisë. Në fillimin e Gushtit, kthimi bëhet në Silverstone që ndiqet nga “MotorLand Aragon” në datat 28 dhe 30 Gusht. Motegi e kthen eventin në Japoni në datat 2 dhe 4 Tetor përpara transferimit në ishullin Lombok për “Grand Prix of Indonesia” në Mandalika. 7 ditë më pas Australia dhe Malajzia njëra pas tjetrës mbyllin muaj Tetor në “Phillip Island” dhe “Sepang”. Në fund do të garohet në Algarve dhe Valencia për një sezon që si zakonisht pritet të ofrojë emocionet e një sporti të jashtëzakonshëm mbbi Tokë.
Nga Gazeta Si – Kur duhet më pak se një muaj nga mbrojtja e titullit që Bayern do fillojë ndaj RB Leipzig, rekordmenët në Bundesliga raportojnë një interesim të rritur për ndeshjet e ardhshme në “Allianz Arena”. Si zakonisht, Bayern do luajë 17 nga 34 ndeshjet e Bundesliga 2025/26 në shtëpinë me kapacitet 75.024 shikues. Biletat do të shpërndahen mes anëtarëve dhe fan clubs-eve fillimisht, pastaj do të vijë rradha e kërkesave nga “jashtë shtëpisë” për tu plotësuar. Jan-Christian Dreesen (CEO i Bayern) konfirmon se – “Që prej inagurimit të ‘Allianz Arena’-s, 20 vite më parë, janë shitur të gjitha biletat për ndeshjet zyrtare”.
Popullariteti në rritje edhe pas dy dekadave dëshmon për rëndësinë e Bayern dhe stadiumit unik. Pa “Allianz Arena”-n, Bayern nuk do të ishte kjo skuadër njohim sotPërveç ndeshjes në raundin e parë ndaj Leipzig, sfida si ato ndaj Borussia Dortmund (18 Tetor) dhe Bayer Leverkusen (1 Nëntor) janë mes më të kërkuarave në “Allianz” fazën e parë të sezonit 2025/26. Bayern pret Mainz në ndeshjen e fundit në shtëpi për vitin 2025 më 13 Dhjetor, përpara se të kthehet në 10 Janar, kur Wolfsburg do të udhëtojë drejt kryeqytetit bavarez. 33 herë kampionët në Bundesliga, do ta mbyllin sezonin përpara tifozëve të tyre, kundër Këlnit, më 16 Maj.
Nga Gazeta Si – Ter Stegen vendos të operohet në shpinë dhe menjëherë ka një kontradiktë mes mjekëve dhe drejtuesve katalanas për kohën e rekuperimit. Mjekët mendojnë se Ter Stegen do të rifillojë stërvitjen pas 3 muajve ndërsa Barcelona i druhet periudhës 4-5 muaj. Një tjetër goditje kjo për ter Stegen që e sheh veten si numri 3 pas blerjes së Joan Garcia-s dhe rinovimit të veteranit Wojciech Szczesny. Megjithatë ai ka si objektiv të rikthehet dhe luftojë për vendin e tij te Barcelona. Katalanasit janë befasuar nga vendimi i Kapitenit gjerman, pasi në këtë moment ata nuk e kanë të sigurtë rregjistrimin e Joan Garcia-s për shkak të problemeve financiare.
Përveç katalanasve operacioni i ter Stegen do të ndikojë edhe te Gjermania që do të luajë 4 ndeshje pa të. 33 vjeçari do të mungojë në eleminatoret ndaj Sllovakisë, Irlandës së Veriut dy herë dhe Luksemburgut. Julian Nagelsmann mund ta ketë sërish në dispozicion në muajin Nëntor pas ter Stegen përveç kthimit te Barca ka si objektiv edhe botërorin e ardhshëm. Për ti realizuar ai sapo ka filluar një garë me kohën.
Historiku i dëmtimeve të Marc-Andre ter Stegen 2020/21 – 104 ditë mungesë për dëmtim në gju 2023/24 – 86 ditë mungesë për dëmtim në shpinë 2024/25 – 214 ditë mungesë për dëmtim në tendinë 2025/26 – 100 ditë mungesë për dëmtim në shpinë
Nga Gazeta Si – Formula 1 kthehet në Spa-Francorchamps për raundin e 13 kalendarin e sezonit 2025, “Belgian Grand Prix”. Eventi Sprint e bën fundjavën të ndryshme nga kalendari tradicional. Provat e para të Lira dhe “Sprint Qualifying” do të zhvillohen sot, ndjekur nga Gara Sprint dhe Provat Zyrtare, ditën e nesërme. Ndërsa “Grand Prix” do të zhvillohet të dielën në datën 27. Më poshtë mund të gjeni disa prej statistikave për garën belge të Formula 1.
– Gara e parë – 1950 – Gjatësia e pistës – 7.004 km – Xhiro rekord – 1’44”701, Sergio Perez, Red Bull, 2024 – Më shumë pole positions – Lewis Hamilton (6) – Më shumë fitore – Michael Schumacher (6) – Distanca deri në kthesën e parë – 165 metra – Parakalime të kompletuara në 2024 – 62 – Probabiliteti për Safety Car – 63%* – Probabiliteti për Virtual Safety Car – 0%* – Koha e humbur në Pit stop– 18.8 sekonda Kuriozitet – Spa është cirkuiti më i gjatë në kalendarin aktual të F1 *Nga 8 garat e fundit në Belgjikë
Të dhënat teknikë për pistën belge në Ardennes
Pesë pole position të fundit në “Belgian GP” 2024 – Charles Leclerc (Ferrari)* 2023 – Charles Leclerc (Ferrari)** 2022 – Carlos Sainz (Ferrari)*** 2021 – Max Verstappen (Red Bull) 2020 – Lewis Hamilton (Mercedes) *Max Verstappen ishte më i shpejti në Provat Zyrtare por u penalizua me 10 vende **Verstappen ishte më i shpejti në Provat Zyrtare por u penalizua me 5 vende ***Verstappen ishte më i shpejti në Provat Zyrtare por kërkoi të nisej nga bokset
Pesë fituesit e fundit të “Belgian GP” 2024 – Lewis Hamilton (Mercedes) 2023 – Max Verstappen (Red Bull) 2022 – Max Verstappen (Red Bull) 2021 – Max Verstappen (Red Bull) 2020 – Lewis Hamilton (Mercedes)
Nga Gazeta Si – Tre ndeshje, tre fitore që rrisin shpresat për kualifikimin në raundin e 3 paraeleminator të Conference League. Pas Dinamo City-t që përmbysi Atletic Escaldes, të njëjtën gjë dhe në shifra identike bëri Vllaznia. Ndryshimi i vetëm, stadium… kuqeblutë përmbysën Vikingur në “Loro Boriçi”. Ishin miqtë që shënuan të parët me Gunnarsson në 10’, avantazh që zgjati 57 minuta. Bajrami në 67’ dhe Mala në 75’ mjaftuan që vendasit fillimisht të barazonin dhe më pas përmbysnin miqtë. Më herët ishte Kapiteni Balaj që iu afrua golit. Fitore masive e kampionëve të Superiores në Minsk. Lushkja (28’) dhe Bakayoko (88’) një orë pas tij shënuan në çdo pjesë për një rezultat që i vendos me një këmbë në turin tjetër. 7 ditë më pas në shtëpi, Egnatia duhet minimalisht të administrojë këtë rezultat për të kaluar në turin e 3 kualifikues. Ndërkohë Prishtina rezistoi në Irlandën e Veriut ndaj Larne dhe një javë më pas do provojë të kualifikohet në “Fadil Vokrri”. Ndërsa Decic u mund me 2 gola në shtëpi nga austriakët e Rapid duke qënë pothuajsë jashtë Evropës tashmë.
Nga Gazeta Si – Zabërgja dhe Qardaku shënuan dy gola në pjesën e dytê duke përmbysur vendasit e Atletic Escaldes në Andorra. Vieira zhbllokoi sfidën 2 minuta para pushimit, por të besuarit e Dajës, përmbysën gjithçka, 4 minuta para fundit të kohës së rregullt. Blutë kryeqytetas tentuan 11 herë të gjenin portën ndaj 6 konkluzioneve të vendasve. Edhe goditjet nga këndi (3-5) konfirmuan supremacinë e Dinamo City-t në ndeshjen e parë në Evropë pas 15 viteve. Ndeshja e kthimit do të luhet në 31 Korrik në orën 20:45 në “Elbasan Arena”.
Nga Gazeta Si – Pas dy fitoreve të Ballkanit (Conference League) dhe Shkëndijës (UCL) dhe humbjes së Dritës (UCL) të martën, skuadrat shqiptare kthehen sot në turin e dytë kualifikues të Conference League. Prej orës 16:00 në “Estadi FAF” kur Dinamo City do të luajë përballë vendasve të Escaldes në Andorra. Blutë janê të favorizuar në letër, por duhet të kenë kujdes nga surprizat. Në orën 20:30 Vllaznia pret në “Loro Boriçi” miqtë e Vikingur. Islandezët vijnë pas goleadës 8-0 ndaj Malishevës.
15 minuta më vonë në “Municipal Stadium Mezokovesd” të Minskut, vendasit e Dinamos presin Egnatian që ja doli të federojë në kohë dy blerjet e fundit, Guliem Jaime dhe Xheferson (kompletojnë krahët e mbrojtjes). Në orën 21:00 në “Tusko Polje”, Decic pret austriakët e Rapid në një sfidë që i sheh miqtë të favorizuar ndaj shqiptarëve në Malin e Zi.
Marcus Rashford la pas kalvarin dhe siguroi huazimin për një sezon te Barcelona në La Liga. Sulmuesi anglez që sezonin e kaluar e mbylli (i huazuar) te Aston Villa shpreson që nën drejtimin e Flick në “Camp Noë” të rigjejë edhe një herë formën e tij më të mirë. Pas zyrtarizimit të huazimit ai u bë një ndër 11 futbollistët (vetëm i 2 nga Manchester United) që ndër vite janë transferuar nga Premier League te Barcelona. Nga Arsenal gjithashtu u transferuan dy lojtarë. Ndërkohe Manchester City dhe Liverpool transferuan nga 3 lojtarë secili dhe vetëm 1 futbollist u largua nga Leeds drejt Barcelonës.
Sergio Aguero nga Manchester City Gerard Pique nga Manchester United Marcus Rashford nga Manchester United Javier Mascherano nga Liverpool Ilkay Gundogan nga Manchester City
Raphinha nga Leeds United Philippe Coutinho nga Liverpool Joao Cancelo nga Manchester City Thierry Henry nga Arsenal Cesc Fabregas nga Arsenal Luis Suarez nga Liverpool
Oliver Solberg ndoqi hapat e babait Kampion Bote (Petter Solberg) kur arriti fitoren e parë në FIA World Rally Championship në “Delfi Rally Estonia”. 23 vjeçari suedez befasoi elitën e WRC me paraqitjen dominuese në rrugët e shpejta mbi çakullin e Estonisë së jugut në bordin e Toyota GR Yaris Rally1. Sukses i arritur pothuajse 20 vite pas fitores së fundit të Petter në WRC. Solberg dhe bashkëpiloti, Elliott Edmondson kishin vetëm dy ditë në dispozicion për testet përpara garës së parë pas “Repco Rally New Zealand” në vitin 2022. Por ata nuk humbën kohë për të lënë shenjën e tyre në fitoren e 100th të Toyota-s në WRC me një diferencë prej 25.2 sekondash përpara heroit vendas dhe Kampionit të Botës në vitin 2019 Ott Tänak.
Pavarësisht se nuk fitoi, rezultati i Tänak, ishte i mjaftueshëm që të kalonte Elfyn Evans në kryesimin e klasifikimit të pilotëve me 1 pikë. Thierry Neuville mori një penalitet prej 10 sekondash për një start të gabuar që e la 23.1 sekonda pas Tänak në vendin e 3. Kalle Rovanperä bëri një paraqitje pozitive por nuk ishte në gjëndje të arrinte podiumin. Dy herë Kampioni i Botës dhe 3 herë fituesi i “Rally Estonia”, u rendit 7.3 sekonda pas Neuville në vendin e 4. Adrien Fourmaux u rendit në vendin e 5 përpara Evans që u ndoq nga Sami Pajari. Top 10 u plotësua nga Mārtinš Sesks, Josh McErlean dhe Grégoire Munster. WRC do të spostohet në Jyväskylä për raundin e 9 në “Secto Rally Finland” në datat 31 Korrik – 3 Gusht.
Nga Gazeta Si – Katër muaj dhe 11 ndeshje zgjati aventura e dytë e Skënder Gegës në stolin e Partizanit. Njeriu që ktheu titullin pas 26 vitesh në klubin e kuq, u largua krejt papritur sot nga stoli i kryeqytetasve. Një situatë aspak e qetë në klub, madje e tensionuar që kuptohet edhe nga njoftimi “i thatë” në rrjetet sociale. Skënder Gega ishte traineri i 3 te Partizani në sezonin e shkuar. Orges Shehi e drejtoi skuadrën në Kupat e Evropës. Pas largimit të tij, skuadrën e drejtoi për një periudhë të shkurtër Arbër Abilaliaj (Drejtori Sportiv i Partizanit) që ja la vendin Aleksandër Veselinoviç i cili u zëvendësua nga Gega. Tani Partizani do kërkojë sërish shpëtim nga Abilaliaj i cili fillimisht do të marrë drejtimin e fazës përgatitore dhe në të njëjtën kohë do të kërkojë një trainer të ri për klubin.
Nga Gazeta Si – “FIFA e bën rrugë”, mbyll sërish 20% të tribunave në Arenën Kombëtare për eleminatoren ndaj Letonisë dhe dënon FSHF me një gjobë prej 161.500 frangash zvicerane. FSHF njoftoi se ky vendim është marrë – “për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare) në eleminatoren ndaj Serbisë më 7 Qershor. Edhe ndeshja ndaj Serbisë pati të njëjtin fat, ku 20% e stadiumit kombëtar u mbyll për tifozërinë duke u lënë në dispozicion të grupimeve të ndryshme për barazi gjinore. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Tifozëve Kuqezinj (në një konflikt të hapur me FSHF) – “Një herë vendosen ta eliminojnë TKZ-në nga shpërndarja e biletave dhe ja rezultati: 161.500 euro dënim. Ky dënim kaq i madhë në vlerë monetare nuk ka ndodhur asnjëherë, as kur të gjitha tifogrupet kanë qenë në stadium prezent.Ky është “menaxhimi i kontrolluar” i biletave nga ana e FSHF-së. Kjo është pasqyra e vërtetë e politikës ndaj tifozëve të saj besnik“.
Nga Gazeta Si – Ka lojtarë që shkruajnë historinë e futbollit, ndryshojnë jetën e tyre dhe gjithë të tjerëve që i rrethojnë. Por ky nuk është rasti i Ronaldo Luíz Nazário de Lima, që ndryshe njihet si “Ronaldo, Fenomeni”. Sulmuesi brazilian që luajti me Barcelonën, Inter dhe Real Madrid mes të tjerëve, i ka fillimet e tij në Cruzeiro ku mbërriti në vitin 1993 në moshën 17 vjeçare, për të debutuar në sezonin 93/94.
Por më herët, kur Ronaldo ishte një djalosh që luante si kushdo tjetër futboll. Gjë që ndodhi deri në momentin që Fernando dos Santos Carvalho (zbulues talentesh, pak më shumë se 20 vjeç), nuhati potencialin e R9. Fillimisht nëna e Fenomenit ishte kundër pasi jetonin në një lagje tjetër. Por Carvalho e bindi duke e ndjekur dhe i qëndruar pranë, kampionit të ardhshëm të Botës, madje shpesh edhe duke paguar shpenzimet e udhëtimit.
Nëse këto janë fillimet e Ronaldo brazilianite, ajo që të lë pa fjalë është jeta e zbuluesit të tij në ditët e sotme. Carvalho që aktualisht është 58 vjeç është i sëmurë, në varfëri dhe pa një shtëpi të tijën. Ai tregon se e ka kontaktuar disa herë për ta ndihmuar të blinte të paktën një paisje ndihmëse për të ecur. Madje duke udhëtuar deri në Sao Paolo, por Ronaldo nuk e kishte pritur. Madje mesazheve të tij, nuk i përgjigjen as të njohurit e brazilianit që drejtojnë bizneset e tij në Spanjë.
Nga Gazeta Si – Pas pushimeve të shkurtëra, Formula 1 do të kthehet në pista me dy gara rradhazi. Ndërsa pilotët bëhen gati për Spa-Francorchamps, ka patur disa zhvillime në paddock … – Ndryshimet te Red Bull “2025 Belgian Grand Prix” do të jetë fundjava e parë në F1 që Red Bull nuk do të drejtohet nga Christian Horner si “CEO & Team Principal”. Ai do të zëvendësohet nga ish “Team Principal” i Racing Bulls, Laurent Mekies që ka një detyrë jo të lehtë për ndalimin e rënies së lirë të Red Bull. – Fokusi te shkëmbimi Verstappen-Russell Pas garës së fundit në Silverstone, u shtuan zërat për të ardhmen e Max Verstappen te Red Bull. Tani që emrat e rëndësishëm e kanë lënë skuadrën, situate bëhet më intriguese dhe në ditët e fundit të Horner në detyrë, emri i George Russell u përmend si një pasues i mundshëm nëse Max zgjedh të shkonjë te Mercedes në 2026. – Forma e Sauber “British Grand Prix” ishte një fund i lumtur për Nico Hulkenberg që gjeti të parin podium në karrierën e tij në Formula 1. Festimet e ligjshme në bokse dhe selinë qëndrore të Sauber në Zvicër duhet të shoqërohen me progresin e podiumit të parë në 13 vite edhe për skuadrën. Garanci për këtë janë 35 pikët e grumbulluara nga “Spanish Grand Prix” që e bëjnë skuadrën e 4 më të suksesshme në 4 garat e fundit.
– Momentum-i i Ferrari-t Scuderia nuk ka fituar asnjë garë në 2025 por në garat e fundit kanë gjetur drejtimin e duhur duke përfunduar me të paktën një makinë në top5 prej fundjavës në Imola. Duket se italianët kanë gjetur zgjidhjen e duhur për amortizatorët e pasëm, për të cilët janë ankuar shpesh si Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton. 3 podiumet në 5 garat e fundit dhe vendi i 2 në klasifikimin e konstruktorëve, duken një hap pozitiv. – Cirkuiti që pëlqehet nga pilotët Ka diçka speciale në fundjavën e Formula 1 në Spa-Francorchamps. E vendosur në Ardennes, pista është sfiduese në balancimin e shpejtësisë së lartë dhe forcës së rëndesës në sektorin e mesëm dhe vëmendja menjëherë shkon në “Eau Rouge”, “Raidillon”, “Pouhon” dhe “Blanchimont”. Aftësia e shtuar për parakalime dhe pikëpyetjet për reshjet e shiut kanë ndikimin e tyre gjatë fundjavës ku një sektor është I tëri i thatë, ndërsa tjetri i mbuluar nga uji. Pa harruar që Spa-Francorchamps do të presë eventin Sprint, për të dytën herë. Një xhiro në Spa mjafton por më shumë garë, parakalime dhe aksion, e bëjnë atë akomë më speciale.
Nga Gazeta Si – Një ditë më parë u njoftua se Leverkusen dhe Sunderland po bisedonin për kthimin e Kapitenit Xhaka në ishull. Shqiptari që luan për Zvicrën ka gjetur akordin me “Black Cats” që u rikthyen këtë sezon në Premier League. Mirëpo kundër kësaj lëvizjeje është pozicionuar traineri Erik ten Hag. “Graniti është një Leader. Ka firmosur për 5 vite dhe ka ende 3 të tjerë deri në skadimin e kontratës. Ky klub ka humbur 3 elementë të rëndësishëm dhe nuk mund të lejojë largimin e një tjetri. Ai është shumë i rëndësishëm për në dhe largimi i tij do të prishte strukturën e skuadrës” – deklaroi holandezi që pak ditë më parë mori vendin e Xabi Alonso-s në “Bay Arena”.
Nga Gazeta Si – Sunderland është pranë marrëveshjes me Bayer Leverkusen për transferimin e Granit Xhakës te “Black Cats”. Sipas lajmeve nga Gjermania, dy klube janë në bisedime të avancuara për ish kapitenin e Arsenal. Vetë Xhaka ka rënë dakort me ofertën e klubit të ri për 3 sezone. Sunderland ka shpenzuar 107 milionë paundë për 6 lojtarë deri tani. Nga Brighton erdhi Simon Adingra, por Granit Xhaka do të ishte një transferim stratosferik. Arsene Wenger dhe Mikel Arteta e kishin atë si lojtarin kryesor në mesfushë, pavarësisht periudhës së vështirë nën drejtimin e Unai Emery. Stabiliteti i tij ishte vital për Bayer Leverkusen në fitimin e titullit të parë në histori dhe Kupës së Gjermanisë, brenda një sezoni. Granit Xhaka që më herët u lidh me një transferim në Serie A apo dhe Saudi Pro League, tani duket se do të jetë shqiptari i dytë në historinë e “Black Cats”. Lorik Cana luajti 31 ndeshje me Sunderland në sezonin 2009-2010.
Transferimet e Sunderland deri tani: Simon Adingra – nga Brighton për 20.5 milionë paund Habib Diarra – nga Strasbourg për 30 milionë paund Enzo Le Fee – nga Roma për 20 milionë paund Noah Sadiki – nga Union Saint-Gilloise për 17.5 milionë paund Reinildo Mandava – nga Atletico Madrid në parametra zero Chemsdine Talbi – nga Club Brugge për 19 milionë paund Tommy Watson – te Brighton për 10 milionë paund Jobe Bellingham – te Borussia Dortmund për 32 milionë paund Nathan Bishop – te AFC Wimbledon në parametra zero Adil Aouchiche – te Aberdeen i huazuar
Nga Gazeta Si – Chelsea është aktiv në merkaton në dalje me emra potencialë për tu larguar nga “Stamford Bridge” si Nicolas Jackson, Renato Veiga dhe Axel Disasi. Armando Broja ka qënë prej muajsh në këtë kategori. Dëmtime konstante që shkatërruan një karrierë premtuese dhe e detyruan të kalonte një tjetër sezon në huazim te Everton. 13 ndeshje dhe asnjë gol apo asist treguan edhe një herë se është koha që ai të zbresë një nivel dhe të fokusohet në marrjen e minutave në fushë. Në këtë moment Broja ka 4 skuadra që e ndjekin nga kontinenti dhe sigurisht destinacione potenciale për të. Në Serie A, Parma kërkon një zëvendësues pas largimit të Ange-Yoan Bonny drejt Inter-it.
Në Bundesliga, Stuttgart mund të ketë një vend të lirë nëse Nick Woltemade transferohet tek Bayern Munich. RB Leipzig është një tjetër skuadër e interesuar për sulmuesin kuqezi si zëvendësues i Sesko-s. Ndërsa në Eredivisie, PSV Eindhoven mban mend se si Broja shkëlqeu në sezonin e huazuar te Vitesse pak vite më parë. Ndaj Broja nuk duhet të zgjedhë destinacionin apo pagën, por skuadrën që do ti japë më shumë minuta në fushë, në mënyrë që ai të rigjejë formën dhe të konfirmojë talentin që nuk i mungon. Ai është vetëm 23 vjeç dhe ende në kohë për ti lënë të gjithë problemet pas, për një rifillim të ri të një karriere të suksesshme.
Nga Gazeta Si – Në një pasdite të mbushur me rekorde, Xhamaikani, Oblique Seville rrëmbeu titujt në media me një fitore surprizë ndaj kampionit Olimpik, Noah Lyles në garën e 100m për meshkuj në “Wanda Diamond League” në Londër. Oblique Seville pati një start shpërthyes dhe ruajti kryesimin deri në fund me një rezultat komod prej 9”86. Kampioni Olimpik Noah Lyles e ndoqi me kohën 10”00 përpara medalistit të bronztë në botëror, Zharnel Hughes (10”02). Fitorja e parë e xhamajkanit në Diamond League, ishte një nga performancat befasuese në “London Stadium”.
Një rekord për “Wanda Diamond League” në hedhjen e diskut nga rekordmeni botëror Mykolas Alekna, një rekord etiopian në garën e miljes nga Gudaf Tsegay dhe një fitore e garës së 200m nga Julien Alfred plotësuan panoramën. Tre atletë që jo vetëm thyen rekordet e mitingut por gjithashtu përmirësuan perspektivën e tyre në disiplinat respective. Më herët, Asher-Smith dhe Hunt ishin pjesë e skuadrës fituese në stafetën 4x100m me kohën 41”69. Rekorde të mitingut vendosën edhe Phanuel Koech me Emmanuel Wanyonyi, dy atletë kenianë të distancave të mesme.
Kampionia e Botës Femke Bol realizoi fitoren e 3 rradhazi në in Londër. Pista e lagur nuk e lejoi të përmirësonte rekordin e një viti më parë por sërish fitorja e saj ishte impresionuese. Në garën e 400m për meshkuj, nënkampioni olimpik Matt Hudson-Smith dhe leader-i botëror Zakithi Nene, u befasuan nga kampioni i Diamond League Charlie Dobson, që iu rrëmbeu fitoren në fund me kohën 44”14. Etiopiania Medina Eisa fitoi garën e 5000m me kohën 14’30”57 përpara patriotes Fantaye Belayneh (14’30”90) dhe australianes Rose Davies që vendosi rekord për Oqeaninë me kohën 14’31”45. Medalistja e bronztë olimpike Georgia Hunter Bell ja doli në metrat e fundit të fitonte garën e 800m me kohën më të mirë të sezonit, 1’56”74, përpara amerikanes Addison Wiley (1’57”43).
“El Turco” vazhdon të shkruajë historinë në WorldSBK edhe pas fitores së trefishtë në Donington, ku ai u ngjit në krye të klasifikimit të përgjithshëm, për të parën herë pas fundit të vitit 2024. Toprak Razgatlioglu (ROKiT BMW Motorrad WorldSBK Team) është protagonisti kryesor i statistikave, fakteve dhe rekordeve pas “Prosecco DOC UK Round”.
300 – Gara e 2 në “Donington Park” ishte e 300 për Michael van der Mark’s (ROKiT BMW Motorrad WorldSBK Team)=.
118 – Alvaro Bautista (Aruba.it Racing – Ducati) u ngjit për të 118 herë në podium në WorldSBK, pas vendit të 3 në Garën 2. Ai tani është vetëm 1 podium larg Jonathan Rea-s (Pata Maxus Yamaha).
69-241-243 – Fitorja e Razgatlioglu në Garën 2 ishte e 69 në WorldSBK, në startin numër 243. Atij kiu deshën dy gara më pak se Rea për fitoren e 69.
100-90 – BMW realizoi podiumin e 100 në “Superpole Race”, ndërsa fitorja e Razgatlioglu në Garën e parë ishte podiumi i 90 për BMW në Garë.
58 – Razgatlioglu vendosi të 58 xhiro të shpejtë duke barazuar japonezin Noriyuki Haga në vendin e dytë të të gjitha kohërave. Vetëm Rea me 104 ka më shumë.
50-2-1 – “Tissot Superpole Race” ishte starti i 50 për Sam Loëes (ELF Marc VDS Racing Team) në WorldSBK, i cili u ngjit për të dytën herë në podium në Garën e shtëpisë.
42 – Bulega është ngjitur 42 herë në podium në 57 gara në WorldSBK. 22 prej tyre kanë qënë vende të dyta pas Razgatlioglu.
30-44 – Razgatlioglu arriti fitoren e 30 me BMW, në 44 gara që konstruktori gjerman ka zhvilluar në WorldSBK.
21 – Razgatlioglu realizoi “pole position” numër 21 në karrierë duke barazuar 4 herë Kampionin Carl Fogarty, në vendin e 5 në klasifikimin e të gjitha kohërave.
12 – Razgatlioglu arriti fitoren e 10, 11 dhe 12 në Donington, duke u bërë rekordmen në cirkuitin britanik (me 9 fitore kryesonte Tom Sykes). Ai është piloti i dytë pas Jonathan Rea-s (Pata Maxus Yamaha), që ka 10 apo më shumë fitore në dy pista të ndryshme.
4 – Vendi i 4 në Superpole ishte pozicionimi më i mirë për Rea-n në Superpole, që prej Garës në Estoril 2024, kur ai u rendit në vendin e 3. Rezultatet e tij më të mira Superpole me kohë të lagësht për Yamaha-n (P1 në Assen, P3 në Estoril, u arritën në pistë të lagur).
4 – Pikët mes Razgatlioglu dhe Bulega-s në garën për titull përfaqsojnë diferencën më të ngushtë në formulën me 3 gara. Më e ngushta ishte 0, kur ‘El Turco’ rivalizonte me Rea-n në vitin 2021 pas vizitës në Navarra.
3-3 – Razgatlioglu u bë piloti i parë që arrin 3 fitore në një cirkuit, duke përsëritur sukseset e viteve 2022 dhe 2024 në Donington.
Bayer Leverkusen po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri të Bundesliga-s, në Brazil, një udhëtim i destinuar të thellojë Akoma më shumë lidhjet mes kampionëve gjermanë në sezonin 2023/24 dhe kombit amerikano-jugor. Kjo falë linjës së talenteve “verdeoro” që kanë shkëlqyer në klubin e “aspirinave. Më poshtë mund të gjeni “importet” më të mira në “Bay Arena”…
Jorginho (1989-92) Pozicioni: Mbrojtës i djathtë Ndeshje/gola: 87/9
Paulo Sérgio (1993-97) Pozicioni: Lojtar krahu Ndeshje/gola: 121/47