Normal view
Today — 6 August 2025Main stream
6 August 2025 at 16:36
Kush është Ardon Jashari?
6 August 2025 at 14:01
Ardon Jashari, mesfushor 22-vjeçar nga Kumanova dhe pasaportë zvicerane, që aktivizohej te Club Brugge dhe së fundmi u transferua te Milani.
Jashari është i lindur në qytetin Cham të Zvicrës, kurse prindërit e tij janë nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut, transmeton Albeu.com.
Në një intervistë me “La Gazzetta dello Sport”, Trajneri i Luzernit, Mario Frick, i cili stërviti Jasharin në Luzern, e lavdëroi shumë mesfushorin, por vuri në dukje një të metë që ai mendon se 23-vjeçari mund ta përmirësojë.
Jashari, i cili iu bashkua Club Brugget nga Luzerni verën e kaluar, është gati të përfundojë një transferim prej 38 milionë eurosh në AC Milan, pasi refuzoi të luante për Bruggen për të detyruar transferimin, raporton “Goal”, transmeton Klankosova.tv.
Transferimi i Jasharit në Milan shënon fundin e një periudhe të tensionuar në Club Brugge, vetëm një vit pasi iu bashkua skuadrës belge. Pavarësisht interesit nga Chelsea, Interi dhe Neom, 23-vjeçari e kishte zemrën të vendosur te AC Milan. Ardon Jashari u la jashtë fitores së klubit në Superkupë kundër Union SG, me kapitenin e skuadrës që tha se nuk donte të luante për skuadrën belge dhe u la jashtë për ndeshjen e tyre të parë në ligë.
Fillimisht, Milani paraqiti një ofertë prej 32 milionë eurosh plus 6 milionë euro në bonuse, por Brugge e refuzoi ofertën. Edhe pse ngurroi të shkonte më shumë se ç’duhej, Milani përfundimisht u kthye me një ofertë të përmirësuar që më në fund e çoi marrëveshjen në fund.
Edhe gazetari i njohur belg, Sacha Tavolieri, ekspert i merkatos dhe i futbollit belg, ka dhënë një vlerësim shumë pozitiv për Jasharin:
“Jashari është një mesfushor shumë i fortë. Mund ta zëvendësojë direkt Reijndersin në mesin e fushës. Madje është më i kompletuar se Reijnders kur ky i fundit mbërriti te Milani nga AZ. Ka një aftësi të madhe në parashikimin dhe ndërprerjen e aksioneve, menaxhon mirë topin dhe e kupton saktë kur duhet të shtyjë përpara, duke u kthyer pothuajse në një numër 10 kur skuadra sulmon.”
Tavolieri shton gjithashtu se Jashari është gati menjëherë për formacionin titullar, pasi është i përgatitur psikologjikisht dhe teknikisht, dhe lexon lojën më shpejt se shumica e lojtarëve në pozicionin e tij.
The post Kush është Ardon Jashari? appeared first on Albeu.com.
“Dështimi” i radhës për Newcastle, Benjamin Sesko arrin marrëveshje personale me Man Utd
6 August 2025 at 12:40
Sulmuesi i RB Leipzit, Benjamin Sesko thuhet se ka rënë dakord plotësisht për kushtet personale me Manchester United, para një transferimi këtë verë.
Sipas gazetarit Fabrizio Romanos, Sesko është pajtuar plotësisht për kushtet personale me Unitedin, për një kontratë në fuqi deri në qershor të vitit 2030.
Sulmuesi 22-vjeçar e ka bërë të qartë se e sheh të ardhmen e tij në Old Trafford, duke treguar një angazhim të fortë për këtë transferim.
Pavarësisht interesit nga klube të tjera, Sesko nuk i mori kurrë në konsideratë seriozisht ofertat alternative, duke e bërë Manchester United prioritetin e tij të qartë.
Benjamin Šeško has reached total agreement with Manchester United on personal terms. Contract until June 2030.
Šeško wants to join United, clear feeling revealed yesterday here. Never gave similar indication to other clubs.
Club to club talks with RB Leipzig continue. pic.twitter.com/Sy2WjzV6Hl
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 6, 2025
Aktualisht klubi anglez dhe RB Leipzig po vazhdojnë bisedimet për të finalizuar marrëveshjen, ndërsa besimi rreth mbylljes së këtij operacioni është në rritje të vazhdueshme.
Djajtë e Kuq e shohin Seskon si një pjesë kyçe afatgjatë për të zgjidhur përfundimisht problemet në repartin e sulmit dhe për të ndërtuar një ekip konkurrues për të ardhmen./ D.C
Shkëndija pa fat, gjithçka vendoset në Baku!
6 August 2025 at 00:05
Shkëndija e Tetovës sot luajti njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni – sfidën e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve kundër Qarabagut nga Azerbajxhani, njofton Telegrafi.
Kampionët e Maqedonisë së Veriut u mundën me rezultatin minimal 0-1, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ku të pranishëm kishte rreth 15 mijë tifoz.
Pjesa e parë e u mbyll me rezultat 0:1 në favor të mysafirëve nga Baku. Golin e vetëm e shënoi Bayramov nga penalltia në minutën e 18-të, kur mbrojtësi i Shkëndijës, webster, shkaktoi një ndërhyrje të palejuar dhe krejt të panevojshëm. Kjo ndërhyrje fillimisht u cilësua si goditje e lirë nga gjyqtari Kruzliak, por pas ndërhyrjes së VAR-it arbitri tregoi me gisht në pikën e penalltisë.
Në pjesën e parë Shkëndija ishte tepër e kujdesshme, ndërsa rastet e vetme erdhën përmes një kërcënimi nga Ibraimi në dy raste, ndërsa shansin më të mirë për Shkëndijën e kishte Krasniqi, por goditja e tij u bllokua.
Edhe pjesa e dytë ishte e barazuar në të gjitha format, si me raste si me rezultat, pasi portat e dyja ekipeve mbetën të paprekura
Shkëndija në disa raste kërkoi barazimin, shanset më të mira i kishte Besart i Ibraimi, i cili tentoi në të gjitha mënyrat, nga gjuajtja e lirë, nga distanca, por në të gjitha rastet ose ishte për pak i pasaktë, ose portieri i Qarabagut do të ndalte goditjen e tij. Të tilla raste pati edhe Fabrice Tamba i cili dha shumë mundë në këtë përballje. Nuk duhet harruar se edhe Qarabagu kishte shanse të pastërtia për të shtuar epërsinë, por në të gjitha rastet hero ishte portieri Baboucarr Gaye.
Shkëndija do të kërkojë të bëjë mrekulli në Baku, kur pas një jave luhet ndeshja e kthimit, për të përsëritur së paku suksesin historik të Skënderbeut nga Korça, ekipi i vetëm shqiptar që ka arritur të luajë në fazën e Play-off-it në kuadër të Ligës së Kampionëve.
The post Shkëndija pa fat, gjithçka vendoset në Baku! appeared first on Albeu.com.
Before yesterdayMain stream
Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion
3 August 2025 at 19:02
McLaren ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar një ‘dopietë’ të çmuar me Lando Norris në vend të parë dhe Oscar Piastrin të dytin. Ishte një garë spektakolare në Budapest, ku pavarësisht një nisjeje të dobët nga radha e dytë, Norris e përmbysi situatën dhe siguroi fitoren e tij të gjashtë sezonale, të tretën në katër garat e fundit.
Çelësi i suksesit të britanikut ishte një strategji më e zgjuar, me një ndalesë më pak në bokse krahasuar me rivalët. Pavarësisht presionit të madh në fund nga Piastri, australiani nuk arriti ta kalonte shokun e skuadrës, edhe pse kaloi më herët Charles Leclerc të Ferrarit, i cili ishte nisur nga ‘pole position’.
Leclerc e dominoi gjysmën e parë të garës dhe dukej se do të arrinte fitoren e parë të sezonit, por strategjia e dështuar e Ferrarit me përzgjedhjen e gomave të forta i kushtoi shumë. Ai u parakalua edhe nga George Russell i Mercedes-it në xhirot e fundit, ndonëse britaniku u penalizua me pesë sekonda për bllokim të parregullt ndaj Leclerc. Monegasku shpërtheu në radio duke akuzuar inxhinierët e tij se nuk e dëgjuan për strategjinë e gomave.
Për McLaren kjo ishte fitorja e 200-të në historinë e tij në Formula 1, një arritje e madhe që u festua me dy pilotë në podium. Pas katër të parëve, Fernando Alonso me Aston Martin zuri vendin e pestë, ndërsa i gjashti ishte braziliani i ri Gabriel Bortoleto me Sauberin.
Një garë që konfirmon formën e shkëlqyer të Norris dhe rikthimin e McLarenit në qendër të luftës për fitore./ D.C
E konfirmon trajneri Le Bris, Granit Xhaka do të jetë kapiteni i Sunderland
3 August 2025 at 12:55
Granit Xhaka zhvilloi të shtunën ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sunderlandit, në miqësoren kundër Real Betisit.
Mesfushori shqiptar filloi nga minuta e parë dhe mbajti shiritin e kapitenit, duke dhënë sinjale të qarta për rolin kyç që pritet të ketë në skuadër.
Edhe pse Sunderland u mposht 1:0 nga ekipi spanjoll, trajneri Regis Le Bris u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, sidomos në pjesën e parë ku, sipas tij, u panë shumë gjëra pozitive.
“Na duhet maturi, kualitet, vazhdimësi dhe përvojë, Graniti i ka të gjitha”, ka thënë Le Bris duke folur për Xhakën pas ndeshjes.
Trajneri shtoi se prania e mesfushorit shqiptar ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e lojës së ekipit. “Xhaka e bën më të lehtë për lojtarët përreth tij,” tha ai, duke shtuar se lojtarë të tillë janë të domosdoshëm në Ligën Premier.
Ndeshja e parë e Xhakës me Sunderlandin konfirmoi rolin e tij si shtyllë e mesfushës dhe lider në fushë, pavarësisht rezultatit final.
Le Bris gjithashtu konfirmoi se Xhaka pritet të jetë kapiteni i ri i skuadrës: “Xhaka me gjasë do të jetë kapiten, po.”
Tifozët e Sunderlandit tashmë kanë arsye për të qenë optimistë, duke parë ndikimin e menjëhershëm të Xhakës dhe pritshmëritë për sezonin e ri në rritje./ D.C
Transferim i befasishëm, Jasir Asani prezantohet tek klubi iranian
3 August 2025 at 12:45
Jasir Asani është zyrtarizuar në Iran. Klubi i Esteglal ka gjetur marrëveshjen me Guangju për afrimin e sulmuesit shqiptar.
Asani ka firmosur një kontratë, e cila do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit 2026-2027.
Klubi i Esteglal ka sqaruar se lojtari ka kontratë me Guangju deri në janar, çka do të thotë se për debutimin me ekipin e ri, duhet pritur deri në atë muaj.
“Pas negociatave mes Esteglal dhe anësorit të sulmit shqiptar Jasir Asani, lojtari firmosi një kontratë me Esteglal për një sezon e gjysmë dhe do të bashkohet me Esteglal sapo të mbarojë kontrata me klubin e tij aktual korean Guangju.
Lojtari ka kontratë me klubin korean deri në janar dhe drejtuesit e Esteglal po mundohen që të sigurojnë që lojtari t’i bashkohet klubit para fundit të saj”, – shkruan Esteglal./ D.C

Luis Diaz shkëlqen në debutim me Bayernin, kolumbiani protagonist në fitoren ndaj Lyon
2 August 2025 at 17:57
Sulmuesi kolumbian Luis Diaz ka bërë një debutim si protagonist kryessr në miqësoren e fituar nga Bayern Munich përballë Lyon.
I aktivizuar në startin e pjesës së dytë të ndeshjes nga trajneri Vincent Kompany, ai i dha gjallëri sulmit dhe pas pak sekondash në fushë kishte mundësinë të shënonte në portën kundërshtare. Megjithatë, ishte pikërisht një faull ndaj tij që solli penalltinë nga e cila Olise siguroi avantazhin në minutën e 53-të.
Më pas ishte përsëri Olise ai i cili transformoi në gol një pasim të artë të Gnabry duke dyfishuar shifrat. Në fund ishte Gomes i cili shënoi për Lyon, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-1 të miqësores./ D.C
Broja surprizon me klubin e ri, ja ku do të luajë futbollisti shqiptar këtë sezon
2 August 2025 at 16:25
Armando Broja do të kryejë këtë fundjavë vizitat mjekësore me skuadrën e Burnley dhe do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin e Premier Ligës, duke finalizuar një transferim përfundimtar nga radhët e Chelsea.
Ky transferim i jep fund kalvarit të gjatë të sulmuesit i cili është dhënë vazhdimisht në huazim nga Chelsea në këto vite, të ndërprera edhe nga dëmtimet e njëpasnjëshme që e lanë për një periudhë të gjatë jashtë fushave të lojës. Sipas mediave angleze, Burnley ka pranuar të paguajë një shifër të konsiderueshme për sulmuesin 23-vjeçar, rreth 20 milionë euro sipas mediave britanike.
Kjo e vendos Brojën menjëherë mes transferimeve më të shtrenjta të futbollistëve të Kombëtares shqiptare, më saktësisht, në vendin e dytë të këtij klasifikimi.
Armando Broja, expected to leave Chelsea and join Burnley with player’s green light already arrived.
Agreement almost done, as @FabriceHawkins reports. pic.twitter.com/llSE9YcEbG
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 1, 2025
Vendi i parë i përket kalimit të Marash Kumbullës nga Verona te Roma, për shifrën 26,5 milionë euro që kanë paguar verdhekuqtë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare./ D.C
Duka feston kualifikimin e Dinamos dhe Egnatias: “Arritje për futbollin shqiptar”
2 August 2025 at 11:30
Suksesi i dy ekipeve shqiptare në Evropë, Egnatias dhe Dinamos, mori përgëzimet edhe nga kreu i FSHF-së Armand Duka:
“Kjo është një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar, që rrit kredibilitetin e klubeve tona dhe forcon imazhin e kampionatit tonë. Uroj që ky rrugëtim të vazhdojë edhe më tej me suksese të tjera. Ndërkohë, Vllaznia meriton gjithashtu respekt për paraqitjet e saj. E eliminuar vetëm në kohën shtesë, tregoi karakter dhe garoi me dinjitet. Koha për të reflektuar dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri, me të njëjtin pasion dhe ambicie”, shkruan ndër të tjera Duka në reagimet e tij në rrjetet sociale.
Oferta e radhës e Inter për Lookman, Atalanta kthen përgjigje për sulmuesin nigerian
1 August 2025 at 20:50
Interi ka bërë sot një ofertë të fundit zyrtare për Ademola Lookman, duke i kërkuar Atalantës sulmuesin nigerian. Një ofertë që zikaltrit e Milanos e kanë cilësuar të kënaqshme, duke ofruar 42 milionë euro plus 3 të tjera në formë bonusesh.
Por zikaltrit e Bergamos nuk duken të bindur as nga kjo ofertë dhe sipas mediave italiane e kanë refuzuar atë, duke argumentuar se vlerësojnë më shumë futbollistin nigerian se sa shifra që ofron Interi. Një vendim që lë milanezët në vendnumëro në objektivin e tyre për të përforcuar skuadrën në prag të sezonit të ri.
Në Itali insistojnë se Atalanta shpreson që shifra të afrohet më shumë drejt 50 milionë eurove, ndërsa Interi shpreson që të jetë Lookman ai që të do të shtyjë bergamaskët të pranojnë ofertën që është bërë për të. Ndaj për momentin situata është në vendnumëro, me Interin që po shqyrton opsione të tjera që mund të shfaqen. Ndërkohë Lookman është lënë pushim, pasi nuk është grumbulluar nga klubi i tij për miqësoren në Gjermani ndaj Leipzig./ D.C
Gavi del në mbështetje të shokut të skuadrës: “Shpresoj të fitojë Topin e Artë”
1 August 2025 at 14:40
Mesfushori i Barcelonës, Gavi i ka dal në krah shokut të skuadrës Lamine Yamal, duke e mbështetur 18-vjeçarin si pretendent për Topin e Artë 2025.
Duke folur për gazetën AS pas fitores 7-3 të Barçës ndaj FC Seul në ndeshjen parasezonale në Korenë e Jugut, Gavi i dha lëvdata të shumta bashkëlojtarit të tij.
Shpresoj që ai të fitojë. Nëse nuk e fiton këtë vit, është 18 vjeç dhe shumë i ri. Të jesh midis favoritëve është diçka unike”, ka thënë fillimisht Gavi.
“Jam i lumtur me atë që po bën me ne. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai po bëhet më i mirë çdo ditë”.
“Ai është i mrekullueshëm në stërvitje. Duhet të vazhdojë kështu, me atë mentalitet, dhe jam i sigurt se nëse nuk e fiton Topin e Artë këtë vit, do të fitojë shumë të tjerë në të ardhmen”, përfundoi spanjolli.
Ngritja marramendëse e Yamalit, e theksuar nga performancat e tij për klubin dhe kombëtaren, e ka bërë atë të spikasë, dhe mbështetja e Gavit nënvizon ndikimin e adoleshentit./ D.C
Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë
31 July 2025 at 23:30
Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës.
Shkodranët kishin fituar 2-1 ndeshjen në shtëpi dhe u munduan të luanin një sfidë të kujdesshme në transfertë. Por ata u goditën përsëri nga një goditje këndi që i dha shpejt avantazhin vendasve. Penalltia e Balajt bëri që sfida të barazohej që në pjesën e parë. Miqtë ushtruan trysni dhe gjetën edhe golin e dytë, por një penallti tjetër e Balajt la të mendohej se kuqeblutë mund të kalonin turin, pasi mbeteshin vetëm pak minuta deri në fundin e takimit.
Por me rifillimin e lojës nga qendra, vendasit gjetën edhe një herë golin, duke bërë që takimi të shkonte në shtesë. Aty rezultoi fatale një tjetër goditje nga këndi, që solli golin e rezultatit 4-2 për Vikingur. Tentativat e fundit të ekipit të Martinit nuk sollën gjë, sidomos pas daljes me të kuq të Tafilit, që shoi shpresat për vazhdimësinë në turne./ D.C
Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër
31 July 2025 at 23:05
Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2 në Andorrë, sfida e kthimit në “Elbasan Arena” përfundoi 1-1. Fraksioni i parë ishte mjaft interesant, me raste në të dyja krahët.
Takimi u zhbllokua nga Zabërgja, në të 18-tën. Escaldes barazoi shifrat me Berlangën, në fillimin e pjesës së dytë. Dalja me karton të kuq e Gassamës komplikoi llogaritë për ekipin e Dajës, por numri i lojtarëve në fushë u barazua çerek ore para fundit, pasi Andrade u ndëshkua. Dinamo mbrojti me fanatizëm rezultatin, për të shkuar kështu në turin tjetër.
Pas suksesit 2-0 në aktin e parë, Egnatia bën gjithçka mirë ndaj Dinamo Minsk dhe fiton 1-0 edhe në ndeshjen e kthimit. Kampionët e Shqipërisë e shohin veten në turin e 3-të të Conference League, me sfidën që u vendos nga goli i Selmanit./ D.C
Zyrtare/ Marrin fund spekulimet, Max Verstappen do të garojë për RedBull në vitin 2026
31 July 2025 at 18:52
Max Verstappen ka njoftuar se do të vazhdojë të garojë me RedBull në Formula 1 për vitin 2026, duke i dhënë fund spekulimeve se ai mund të kalojë te Mercedes. Kishte pasur dyshime rreth pozicionit të Verstappen te RedBull që nga zbulimi tronditës muajin e kaluar se ekipi i tij kishte zhvilluar bisedime të reja me Mercedes.
Por, ndërsa ai kishte përsëritur dëshirën e tij për të përfunduar marrëveshjen e tij aktuale deri në vitin 2028, Verstappen nuk kishte siguruar se do të qëndronte me RedBull përtej vitit 2025 deri më tani. Megjithatë, sigurimi i Verstappen se ai nuk do të shkojë në pushimet e ardhshme verore jashtë tre të parëve në renditje ka garantuar se klauzola e tij e largimit nuk do të jetë aktive.
Max Verstappen has confirmed he will remain with Red Bull for the 2026 Formula 1 season, putting an end to uncertainty over the four-time world champion's short-term future
pic.twitter.com/NXzLtikQtu
— Sky Sports F1 (@SkySportsF1) July 31, 2025
Holandezi këmbënguli se nuk e ka menduar kurrë të largohet nga RedBull, duke përmendur se fokusi i tij ka mbetur në ndihmën për të rritur perspektivat e ekipit në pistë./ D.C
Barcelona “tund” shtatë herë rrjetën në miqësoren e dytë, Yamal shkëlqen me numrin 10
31 July 2025 at 17:18
Barcelona ka zhvilluar miqësoren e dytë në turneun aziatik. Blaugranat kanë mposhtur me shifrat e thella 7-3 Seoulin.
Sfida u zhbllokua nga Lewandowski në minutën e 8-të ndërsa me pas Lamine Yamal gjeti golat e parë me fanellën numër 10. Në pjesën e dytë realizoi Kristensen dhe Gavi, ndërsa Ferran Torres shënoi dygolësh.
Skuadra e Hansi Flick duket se nuk ka ndërmend të ndalet edhe këtë sezon teksa synojnë Championsin, i vetmi trofe që ju mungoi vitin e kaluar./ D.C
“Luftë” brenda Real Madridit, dy talentet garojnë për numrin “9” të lënë nga Mbappe
31 July 2025 at 17:00
Kalimi i Kylian Mbappe nga numri 9 në atë 10 të Luka Modric ka shkaktuar një betejë të brendshme të qetë në dhomat e zhveshjes së Real Madridit. Sipas Cadena Ser, dy të rinjtë Endrick dhe Gonzalo Garcia tani po konkurrojnë për numrin prestigjioz të lënë bosh nga ylli francez.
Endrick, i cili mbërriti nga Palmeiras në vitin 2024, ka pasur një sezon të parë mjaft të vështirë për t’u përshtatur me klubin. Ai ka luajtur vetëm tre ndeshje si titullar në 37 paraqitje në La Liga, i lënë në hije nga Mbappe, Vinicius, Bellingham dhe Rodrygo. Megjithatë, braziliani i ri nuk ka ndërmend të dorëzohet: ai refuzon çdo ofertë huazimi dhe synon të sigurojë një vend në skuadrën e Xabi Alonsos, ndoshta duke filluar nga numri 9 si një shenjë ambicieje dhe pranie.
Por surpriza e vërtetë është Gonzalo Garcia, 21 vjeçari i cili u rrit në akademinë e të rinjve të Madridit. Pas një sezoni të shkëlqyer me Castilla-n (25 gola) dhe një roli kryesor në Kupën e Botës për Klube (4 gola dhe 1 asist në 6 ndeshje), sulmuesi spanjoll është bërë një alternativë e qëndrueshme me kosto të ulët ndaj Mbappe, duke fituar si klubin ashtu edhe tifozët.
Me afatin e transferimeve ende të hapur, vendimi për numrin 9 të ardhshëm të Real Madridit mund të jetë hapi i parë në përcaktimin e të ardhmes së të dy talenteve të rinj./ D.C
E kafshoi qeni në organet gjenitale, ish-futbollisti i Barcelonës humb ndeshjet evropiane
30 July 2025 at 19:45
Një situatë e pakëndshme i ka ndodhur futbollistit spanjoll Carles Perez, i cili ka përfunduar në spital në Greqi si pasojë e një situate të pazakontë. Ish-futbollisti i Barcelonës e Romës, tashmë pjesë e Arisit të Selanikut në Greqi, ka përfunduar nën kujdesin e mjekësve pasi është kafshuar në organet gjenitale nga një qen.
Sipas mediave spanjolle, lojtari ishte në xhiro me qenin e tij, i cili është sulmuar nga një qen tjetër. Ai po përpiqej të ndante kafshët dhe është kafshuar nga qeni tjetër, pikërisht në organet gjenitale. Kështu, Perez ka përfunduar në spital nën kujdesin e mjekëve, por raportohet që nuk ka pasoja të rënda nga kafshimi.
Gjithsesi, ai do të humbasë ndeshjen e kësaj mesjave në Ligën e Konferencës, ku klubi i Aris luan përballë azerëve të Araz, të cilët i kishin mundur grekët në ndeshjen e parë./ D.C
Kompanitë e basteve befasojnë Vllazninë, kuotat e konsiderojnë jashtë Evropës
28 July 2025 at 19:05
Vllaznia do të përballet me Vikingurin këtë të enjte. Ndeshja në Islandë do të nisë në orën 20:45.
Kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat e para për këtë ndeshje dhe janë disi të çuditshme. Kështu fitorja e Vikingurit me koeficientin 1.3 duket sikur bëhet fakt.
Në anën tjetër është fitorja e Vllaznisë me koeficientin e lartë 7.5. Barazimi ka kuotën 5.
Vllaznia ndërkohë e fitoi 2 me 1 ndeshjen e parë në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë ia dolën me përmbysje falë golave të Bajramit dhe Malës./ D.C
Guardiola i mbyll derën rikthimit tek Barça: “Ishte një kapitull i bukur, por ka mbaruar”
28 July 2025 at 14:35
Pas një sezoni sfidues në krye të Manchester Cityt, Pep Guardiola ka punuar shumë në javët e fundit për të forcuar skuadrën e tij përpara fillimit të sezonit të ri të Premier Ligë, i planifikuar për në 18 gusht, ku do të luajë në transfertë me Wolves.
Siç ndodh shpesh, emri i Guardiolës është rikthyer në skenë në lidhje me dashurinë e tij të madhe të futbollit, Barcelonën. Por, edhe një herë, ai donte t’i jepte fund polemikave për të ardhmen e tij, duke zhdukur çdo dyshim dhe nostalgji.
“Barcelona? Ka mbaruar. Ka mbaruar përgjithmonë. Ishte një kapitull i bukur, por ka mbaruar”, deklaroi ai troç, duke i mbyllur derën një rikthimi të mundshëm në Katalonjë.
Një qëndrim i qartë, që konfirmon dëshirën e trajnerit për të vazhduar aventurën e tij në Angli dhe për të mos mbetur i ankoruar në të kaluarën e tij të lavdishme me klubin, ku fitoi gjithçka midis viteve 2008 dhe 2012. Me këtë njoftim, Pep po shikon vetëm nga e tashmja, ajo e një Manchester City të uritur, gati për t’u rikthyer në epërsi në të gjitha frontet./ D.C