Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 July 2025Main stream

Eva Murati shkëlqen me paraqitjen e saj verore në brigjet italiane

25 July 2025 at 21:54

Moderatorja e njohur, Eva Murati, ka ndarë disa imazhe të reja nga pushimet e saj në Itali, duke tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në Instagram.

Në fotografitë e postuara, ajo shfaqet në bordin e një jahti luksoz në Sardenjë, e veshur me bikini të kuqe, duke reflektuar stil, hijeshi dhe një atmosferë relaksi total.

Buzëqeshja e saj dhe peizazhi i mrekullueshëm i detit e bëjnë paraqitjen edhe më tërheqëse.

Foto: Eva Murati/Instagram

Kjo nuk është hera e parë që Eva Murati ndan momente nga pushimet e saj.

Çdo postim i saj vazhdon të marrë vëmendje, duke e konfirmuar atë si një nga figurat më të dashura të showbiz-it shqiptar. /Telegrafi/

Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram

The post Eva Murati shkëlqen me paraqitjen e saj verore në brigjet italiane appeared first on Telegrafi.

Dukagjin Lipa shpërthen ndaj kërkesave për bileta falas: N’vend se t’i thirrni miqtë tuaj europianë, ju këqyrni si të vini në festival ‘belesh’

25 July 2025 at 19:37

Në prag të festivalit Sunny Hill, Dukagjin Lipa ka reaguar ashpër ndaj kërkesave të shumta për bileta falas, duke publikuar një sërë storiesh në Instagram ku i drejtohet hapur atyre që i ka quajtur “Belesha”.

Në deklaratën e tij ai shprehet: “Krejt ju që po lypni bileta falas, ASNJË prej jush nuk jeni rast social, përkundrazi, çdo të premte i hipni kerreve e aeroplanëve për Europë, për qejf, eksportoni kesh jashtë Kosovës (shuma të konsiderueshme), e me ble bileta për me e kalu nji vikend në Kosovë që ASNJË prej qyteteve europiane nuk ju ofron një vikend ksi soji, koka shpenzim për ju!!!!

N’vend se me i thirrë miqtë e juaj europianë me ardhë me e kalu nji vikend me juve n’Prishtinë, me e promovu vendin edhe me ndihmu në pamjen edhe imazhin e Kosovës, ju kqyrni qysh me ardhë n’festival belesh!!!!

Foto: Dukagjin Lipa/InstaStory

Krejt Kosovën nuk e nxen n’VIP!!! Provo qysh osht me hargju a me u knaqë nji vikend n’Prishtinë, se kur po nisesh për Europë, as nuk po i thirrë avio kompanitë për biletë belesh, as hotelin për dhomë belesh, as restoranin me hongër belesh e as bileta t’koncerteve belesh!!!!

MOS THIRRNI PËR BILETA!!!!!”

Ky reagim i Lipës është bërë menjëherë viral, duke hapur debat për kulturën e kërkimit të biletave falas dhe vlerësimin e ngjarjeve të mëdha kulturore që zhvillohen në Kosovë. /Telegrafi/

Foto: Dukagjin Lipa/InstaStory
Foto: Dukagjin Lipa/InstaStory
Foto: Dukagjin Lipa/InstaStory
Foto: Dukagjin Lipa/InstaStory

The post Dukagjin Lipa shpërthen ndaj kërkesave për bileta falas: N’vend se t’i thirrni miqtë tuaj europianë, ju këqyrni si të vini në festival ‘belesh’ appeared first on Telegrafi.

Ish-ylli i Victoria’s Secret, Karolina Kurkova shkëlqen në moshën 41-vjeçare: Nuk e besoja kurrë që do bëhesha kaq e famshme

25 July 2025 at 19:03

Ish-engjëlli i Victoria’s Secret, Karolina Kurkova, po rikthehet fuqishëm në skenën e modës, duke dëshmuar se eleganca dhe bukuria nuk kanë moshë.

41-vjeçarja bëri një paraqitje të jashtëzakonshme këtë javë në premierën e filmit “Freakier Friday” në Los Angeles, ku spikati me një fustan të shkurtë jeshil, taka elegante dhe një çantë të stiluar që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.

Karolina, e cila filloi karrierën në modë në moshën 15-vjeçare, u bë një nga modelet më të njohura në botë, duke pushtuar kopertinat e Vogue dhe pasarelat ndërkombëtare.

Megjithatë, ajo mori një pauzë për t’iu përkushtuar familjes, duke rritur tre fëmijët e saj me bashkëshortin Archie Drury.

Tashmë që fëmijët janë rritur, Kurkova është kthyer në punë me energji të re dhe nën menaxhimin e agjencisë Ford Models.

Në një intervistë të sinqertë për DailyMail.com, modelja rrëfeu sfidat e jetës dhe karrierës. Ajo foli për fillimet e saj të vështira në industri, ndjesinë e çuditshme të të pozuarit me të brendshme në moshë të re, si dhe përballjen me një sëmundje autoimune të tiroides – Hashimoto – që ndikoi në trupin dhe mirëqenien e saj.

“Nuk e mendova kurrë se do të bëhesha kaq e famshme. Më lë pa fjalë se çfarë karriere kam pasur fatin të kem”, u shpreh ajo.

Edhe pse fillimisht iu tha se “hunda e saj ishte shumë e mprehtë” apo se “këmbët ishin shumë të gjata”, ishte Anna Wintour ajo që i pa potencialin dhe e shtyu drejt majave.

Sot, Karolina është një grua që flet me krenari për rrugëtimin e saj, sfidat personale dhe kthimin në botën e modës me pasion të pandryshuar.

“Jam e emocionuar të jem sërish pjesë e industrisë, tani që kam më shumë kohë për veten dhe projektet që dua me të vërtetë”, tha ajo, duke e mbyllur me një mesazh frymëzues për të gjitha gratë që nuk dorëzohen përballë sfidave. /Telegrafi/

The post Ish-ylli i Victoria’s Secret, Karolina Kurkova shkëlqen në moshën 41-vjeçare: Nuk e besoja kurrë që do bëhesha kaq e famshme appeared first on Telegrafi.

Enca rikthehet me “Ciao 2”

25 July 2025 at 17:55

Këngëtarja, Enca Haxhia, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Ciao 2”, vazhdimin e këngës së suksesshme “Ciao”.

Kënga është shoqëruar edhe me një videoklip dinamik dhe joshës, ku Enca rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj atraktive, ashtu siç di më së miri.

Melodia e këngës është punuar nga vetë Enca, ndërsa tekstin e ka shkruar reperi HardMC.

Foto: Screenshot/YouTube

Në klip ajo shfaqet pranë një modeli me flokë të gjatë e pamje të veçantë, duke sjellë një atmosferë verore dhe sensuale.

Me këtë projekt, Enca duket se synon të rikthejë energjinë e hiteve të saj të dikurshme, duke provokuar dhe argëtuar njëkohësisht. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube

 

The post Enca rikthehet me “Ciao 2” appeared first on Telegrafi.

Trejsi Sejdini mahnit nga jahti me paraqitjet verore dhe provokuese

25 July 2025 at 17:17

Trejsi Sejdini ka ndarë disa imazhe të reja nga pushimet e saj luksoze, ku shfaqet duke shijuar detin dhe diellin mbi një jaht.

Me bikini të markës Balmain, modelja shqiptare ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me pozat e saj të guximshme dhe elegancën që e karakterizon.

Në disa fotografi, Trejsi shihet duke pozuar në perëndim të diellit, ndërsa në të tjera ndodhet mbi një paddleboard, duke treguar njëherësh stilin dhe mënyrën e saj të relaksimit.

Foto: Trejsi Sejdini/Instagram

Postimet kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente, duke e kthyer edhe një herë Trejsin në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale.

Duket se Trejsi po shijon verën me stil. /Telegrafi/

Foto: Trejsi Sejdini/Instagram
Foto: Trejsi Sejdini/Instagram
Foto: Trejsi Sejdini/Instagram
Foto: Trejsi Sejdini/Instagram
Foto: Trejsi Sejdini/Instagram
Foto: Trejsi Sejdini/Instagram
Foto: Trejsi Sejdini/Instagram

The post Trejsi Sejdini mahnit nga jahti me paraqitjet verore dhe provokuese appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Jennifer Lopez mahnit me stil në Pisa, pranon lule nga fansat gjatë turneut “Up All Night”

23 July 2025 at 07:20

Jennifer Lopez vazhdon të shkëlqejë në çdo ndalesë të turneut të saj “Up All Night”, duke u ndalur së fundmi në qytetin historik të Pizës në Itali, ku u prit me entuziazëm nga fansat.

55-vjeçarja dukej e mrekullueshme në një veshje elegante ngjyrë bezhë, me pantallona të palosura dhe një bluzë me dekolte të thellë që e theksonte hijeshinë e saj karakteristike.

E pajisur me syze dielli aviator dhe një çantë kremi në krah, JLo mori një buqetë me lule nga fansat e saj përpara se të nënshkruante autografe me buzëqeshje, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “Ain’t Your Mama” sapo kishte mbërritur në Itali për të performuar në Festivalin Veror të Luccës, duke mbajtur gjallë ritmin e saj të pandalshëm nëpër Europë.

Mbrëmjet e fundit të turneut të saj kanë qenë gjithashtu të mbushura me performanca provokuese, përfshirë paraqitjet në Budapest dhe Tenerife, ku Jennifer ndezi skenën me kostume të guximshme, koreografi sensuale dhe një energji të pamposhtur.

Performanca e saj e fundit përfshinte kostume me tanga dhe skena të nxehta me balerinë, duke treguar se ajo vazhdon të sfidojë moshën me vetëbesim dhe formë të jashtëzakonshme.

Krahas spektaklit, Jennifer prezantoi edhe këngën e re “K Revenge”, e frymëzuar nga përvojat e saj personale, përfshirë edhe marrëdhënien e ndërlikuar me Ben Affleck.

“Tani që e gjeta rrugën këtu, do të qëndroj atje”, tha ajo, duke përcjellë një mesazh fuqizues përmes teksteve të saj të sinqerta.

Me stilin e saj ikonik dhe performancat emocionuese, JLo po e shndërron këtë turne në një moment të paharrueshëm për fansat anembanë botës. /Telegrafi/

The post Jennifer Lopez mahnit me stil në Pisa, pranon lule nga fansat gjatë turneut “Up All Night” appeared first on Telegrafi.

Angelina Jolie dhe Salma Hayek surprizojnë pushuesit në Mexico City në një fluturim publik

22 July 2025 at 23:50

Dy yjet e mëdha të Hollywood-it, Angelina Jolie dhe Salma Hayek, i lanë të habitur pushuesit gjatë fundjavës kur u panë duke hipur në një fluturim publik nga Mexico City drejt qytetit bregdetar të Veracruz.

Aktoret u fotografuan teksa prisnin në radhë, larg luksit të zakonshëm të fluturimeve private që u përkasin shpesh personazheve të këtij kalibri.

Pamjet nga aeroporti i Mexico City treguan Jolie, 50 vjeçe, dhe Hayek, 58 vjeçe, të zhytura në një bisedë të ngrohtë, shkruan DailyMail.

E veshur me një pallto krem dhe syze të mëdha të zeza, Angelina dukej elegante dhe e qetë, ndërsa Salma zgjodhi një stil më sportiv me atlete gri dhe një pulovër të thjeshtë.

Pas mbërritjes në Veracruz, dyshja u pa duke shijuar një vakt në një kafene brenda aeroportit, duke përforcuar imazhin e thjeshtësisë dhe afërsisë së tyre.

Miqësia e tyre nisi në xhirimet e filmit “The Eternals” në vitin 2021 dhe u forcua me projektin e vitit 2024 “Without Blood”, ku Angelina mori rolin e regjisores dhe zgjodhi Salmën si aktore kryesore.

Gjatë një interviste për revistën People, Hayek ka përshkruar marrëdhënien e tyre si “si familje”, duke shtuar: “Bëjmë gjëra bashkë me fëmijët tanë, por edhe vetëm. Është mirë të kesh një mik që të bën të qeshësh dhe të qash”.

Udhëtimi i Angelinës në Meksikë vjen ndërkohë që ajo vazhdon betejën e gjatë ligjore me ish-bashkëshortin Brad Pitt për pronësinë e vreshtarisë së tyre në Francë, Château Miraval.

Ndërkohë, marrëdhëniet e Pitt me fëmijët kanë ardhur duke u përkeqësuar, me disa prej tyre që kanë hequr mbiemrin e tij.

Ndërsa drama personale e Angelina-s vazhdon, udhëtimi i saj i fundit me Salma Hayek duket si një ndalesë e mirëpritur për reflektim dhe shoqëri të sinqertë — larg zhurmës së Hollivudit dhe gjykatave. /Telegrafi/

The post Angelina Jolie dhe Salma Hayek surprizojnë pushuesit në Mexico City në një fluturim publik appeared first on Telegrafi.

Ylli i “Cheaper By The Dozen”, Jimmy Hunt, ndërron jetë në moshën 85-vjeçare – fansat i japin lamtumirën një legjende të kinemasë klasike

22 July 2025 at 21:27

Ish-aktori i njohur i fëmijërisë, Jimmy Hunt, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare pas një sulmi në zemër, gjashtë javë pasi u shtrua në spital në Kaliforni.

Ai u bë i famshëm që në fëmijëri me rolin e tij në filmin klasik të vitit 1950 “Cheaper By The Dozen” dhe vazhdoi të luante në më shumë se 30 filma përpara se të tërhiqej nga skena filmike në moshën 14-vjeçare.

Karriera e tij përfshinte bashkëpunime me emra të mëdhenj të epokës si Ronald Reagan, Burt Lancaster dhe Barbara Stanwyck, shkruan DailyMail.

Megjithatë, një nga rolet më të paharrueshme të Jimmy-t ishte në filmin fantastiko-shkencor “Invaders from Mars” (1953), i cili mbetet një klasik i gjinisë.

Ai riktheu këtë rol në mënyrë simbolike në ribërjen e filmit më 1986, ku interpretoi një sherif me humor dhe nostalgji.

Pas largimit nga aktrimi, Jimmy zgjodhi një jetë më të thjeshtë duke shërbyer në ushtri dhe më pas duke punuar në shitje për një kompani industriale.

Ndonëse u tërhoq nga sytë e publikut, ai mbeti një figurë e dashur për fansat e filmave klasikë, veçanërisht të zhanrit horror dhe sci-fi.

Pas njoftimit të ndarjes së tij nga jeta, fansat dhe komuniteti i kinemasë klasike e nderuan me kujtime dhe homazhe prekëse në rrjetet sociale.

Për shumëkënd, Jimmy Hunt ishte një kujtim i gjallë i një epoke të artë të Hollivudit dhe një simbol i pafajësisë së hershme kinematografike.

Ai do të kujtohet jo vetëm për talentin e tij në ekran, por edhe për përulësinë dhe pasionin e tij të sinqertë për artin. /Telegrafi/

The post Ylli i “Cheaper By The Dozen”, Jimmy Hunt, ndërron jetë në moshën 85-vjeçare – fansat i japin lamtumirën një legjende të kinemasë klasike appeared first on Telegrafi.

Arabella Chi mahnit me forma perfekte vetëm dy muaj pas lindjes: Të bëhesh nënë më dha kuptim të ri në jetë

22 July 2025 at 11:28

Arabella Chi ka befasuar ndjekësit me format e saj perfekte, vetëm dy muaj pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, Gigi.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, modelja 34-vjeçare u shfaq e veshur me një bikini të bardhë të vogël, duke dëshmuar se rikthimi i saj në formë ka qenë i jashtëzakonshëm.

Ish-konkurrentja e “Love Island”, e cila mirëpriti vajzën e saj me partnerin Billy Henty në muajin maj, dukej rrezatuese dhe me vetëbesim në një seri fotografish dhe videosh nga përditshmëria e saj si nënë, shkruan DailyMail.

Ajo tregoi për fansat sesi ndjesia e të qenit nënë i ka ndryshuar jetën dhe e ka lidhur më shumë me familjen.

Në një intervistë për OK! Magazine, Arabella rrëfeu për përvojën e saj të lindjes, duke zbuluar se kaloi një lindje 16-orëshe dhe se partneri i saj ka fituar “një respekt të ri” për të. “Sapo lindi, gjithçka mori kuptim”, tha ajo.

Modelja ka qenë shumë aktive në Instagram, ku ka ndarë momente të ëmbla me vajzën e saj dhe partnerin Billy, nga përqafimet në shtëpi e deri te drekat e përzemërta nënë e bijë.

“Të jesh nënë për Gigin është ndjesia më e bukur që kam përjetuar ndonjëherë”, shkroi ajo.

Arabella dhe Billy e bënë lidhjen publike në tetor të vitit të kaluar, dhe që nga ajo kohë janë bërë një nga çiftet më të komentuar në rrjet.

E ndërsa fansat e saj e vlerësojnë për sinqeritetin dhe hijeshinë, ajo vetë tregon se më në fund po e jeton ëndrrën e saj: të jetë nënë dhe e dashuruar. /Telegrafi/

The post Arabella Chi mahnit me forma perfekte vetëm dy muaj pas lindjes: Të bëhesh nënë më dha kuptim të ri në jetë appeared first on Telegrafi.

Gruaja e ish-CEO-së ‘zhduket’ pas turpit publik, ku ndodhet Megan Kerrigan pas skandalit viral?

22 July 2025 at 09:36

Megan Kerrigan, gruaja e ish-drejtorit ekzekutiv të kompanisë Astronomer, Andy Byron, është tërhequr nga vëmendja publike dhe po qëndron në rezidencën e çiftit në Maine pas shpërthimit të skandalit të bujshëm në rrjet.

Videoja virale që tregonte bashkëshortin e saj duke u afruar ngushtë me shefen e burimeve njerëzore të kompanisë, Kristin Cabot, gjatë një koncerti të Coldplay, u përhap me shpejtësi dhe ngjalli reagime të ashpra.

Burime për DailyMail thonë se Megan është rrethuar nga familja e saj, përfshirë motrën e madhe, në shtëpinë e tyre luksoze me vlerë 2.4 milionë dollarë (2.18 milionë euro) në Kennebunk, ndërsa zhvillohen bisedime për të ardhmen e martesës së saj me Byron.

Rezidenca ndodhet më shumë se 160 km larg shtëpisë së tyre kryesore në Massachusetts.

Megjithëse nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike, Megan ka dhënë shenja të qarta distancimi: ajo ka hequr mbiemrin e bashkëshortit nga rrjetet sociale, duke u rikthyer në mbiemrin e vajzërisë, Kerrigan, dhe ka mbyllur pjesërisht aksesin në profilet e saj.

Veprimet e saj janë interpretuar si një reagim i heshtur por i vendosur ndaj situatës.

Ndërkohë, Andy Byron ka dhënë dorëheqjen nga Astronomer, ndërsa kompania ka nisur një hetim të brendshëm për ngjarjen.

CEO i ri i përkohshëm, Pete DeJoy, ka deklaruar publikisht se pavarësisht rrethanave, kompania do të mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj. /Telegrafi/

The post Gruaja e ish-CEO-së ‘zhduket’ pas turpit publik, ku ndodhet Megan Kerrigan pas skandalit viral? appeared first on Telegrafi.

Lottie Moss shkëlqen në St Tropez dhe tregon transformimin drejt vetes së vërtetë

21 July 2025 at 15:50

Lottie Moss, 27 vjeçe, ka mahnitur ndjekësit në rrjete sociale me poza me bikini gjatë një udhëtimi me shoqe në St Tropez.

Motra e supermodeles Kate Moss ndau në Instagram foto me bikini të markës Bydee, të kombinuara me aksesorë të artë dhe veshje plazhi plot stil.

Përveç momenteve të argëtuara me shoqet, Lottie zbuloi edhe një anë më personale: ajo është në proces të shkrimit të një libri autobiografik, ku do të rrëfejë për herë të parë jetën e saj pas fasadës publike, duke përfshirë betejat me varësinë, imazhin trupor dhe marrëdhëniet e vështira, shkruan DailyMail.

Sipas burimeve, ajo do të mbështetet në ditarët e saj të shkruar dhe video të ruajtura që nga adoleshenca.

Në një tjetër hap të sinqertë, Lottie zbuloi se ka hequr mbushësin nga nofulla dhe buzët, duke i dhënë fund ndërhyrjeve estetike që, siç tha vetë, e kishin bërë të ndihej “e fryrë dhe jo vetvetja”. Me ndihmën e mjekut estetik Dr. Rosh, ajo tha se më në fund “ndihet përsëri si vetja”.

“Fytra ime duket si unë tani”, u shpreh ajo me entuziazëm, duke theksuar se i pëlqen pamja e saj më natyrale dhe më e ekuilibruar. /Telegrafi/

The post Lottie Moss shkëlqen në St Tropez dhe tregon transformimin drejt vetes së vërtetë appeared first on Telegrafi.

Diletta Leotta rrëmben vëmendjen në miqësoren e Schalke-s: Rikthimi i Karius mbeti në hije

21 July 2025 at 15:30

Në ndeshjen miqësore mes Schalke-s dhe Twente-s, sytë nuk ishin nga loja, por nga Diletta Leotta, prezantuesja italiane që u shfaq pranë fushës me një veshje verore dhe vajzën e saj të vogël, Aria.

Me mbi 9 milionë ndjekës në Instagram, ajo tërhoqi më shumë vëmendje se vetë ndeshja.

Leotta kishte ardhur për të mbështetur partnerin e saj, Loris Karius, që u rikthye në fushë pas tre muajsh mungesë për shkak të një dëmtimi në pulpë.

“Jam shumë krenare që u rikthye kaq shpejt”, tha ajo për gazetën BILD.

Pas pjesës së parë, ku Karius mbrojti portën, Diletta iu afrua dhe e puthi para kamerave, duke nxitur duartrokitje nga publiku.

“Familja më jep forcë. Nuk mund të jem gjithmonë aty, por mundohem sa më shpesh”, shtoi ajo.

Diletta është kthyer në Milano për angazhime pune, por premton të jetë pranë Karius më 1 gusht, në ndeshjen e parë në shtëpi kundër Hertha-s.

Ndërkohë, Karius është optimist: “Do jem 100% gati për 90 minutat. Ndihem shumë mirë fizikisht”. /Telegrafi/

The post Diletta Leotta rrëmben vëmendjen në miqësoren e Schalke-s: Rikthimi i Karius mbeti në hije appeared first on Telegrafi.

Mediet amerikane: Sunny Hill, më shumë se një festival – një lëvizje që përfaqëson aspiratat e Kosovës

21 July 2025 at 13:44

Festivali Sunny Hill është rikthyer këtë gusht në Prishtinë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës në Evropë.

Nga data 1 deri më 3 gusht, kodrat pranë kryeqytetit do të mbushen me yje botërorë si Dua Lipa, Shawn Mendes, Peggy Gou, Fatboy Slim e të tjerë, por më shumë se kaq, do të ringjallin shpirtin e një kombi që përmes muzikës kërkon të dëgjohet në mbarë botën.

Që prej nisjes së tij në vitin 2018 nga Dukagjin dhe Dua Lipa, Sunny Hill ka qenë më shumë se një event muzikor – një platformë që ka ndihmuar Kosovën të gjejë zërin e saj në hartën globale, shkruan newsbreak.

Foto: Sunny Hill Festival

Që nga sfidimi i hartave digjitale që e injoronin Kosovën, e deri te ndërhyrjet në ndihmë pas tërmetit në Shqipëri, festivali është kthyer në një simbol të aktivizmit kulturor dhe solidaritetit rajonal.

Në vitin 2022, festivali u bë zë i fuqishëm në fushatën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Foto: Sunny Hill Festival

Momente si ai kur J Balvin mbështolli veten me flamurin kosovar dhe iu drejtua turmës me mesazhe shprese, u bënë virale dhe ndikuan në rritjen e presionit ndërkombëtar. Rezultati? Më 1 janar 2024, BE hoqi vizat për kosovarët.

Për të përballuar rritjen dhe për të përmirësuar përvojën, në vitin 2024 festivali u zhvendos në një park të ndërtuar enkas në Bernicë.

Foto: Sunny Hill Festival

Hapësira e re, me kapacitet deri në 100 mijë njerëz, tashmë krahasohet me festivale si Coachella, jo vetëm për madhësinë por edhe për ndikimin.

Sunny Hill sjell çdo vit mbi 50 milionë dollarë të ardhura për Prishtinën dhe shndërron Kosovën në një destinacion të rëndësishëm turistik dhe kulturor.

Kur Dua Lipa të ngjitet në skenë këtë verë, ajo nuk do të performojë vetëm si artiste, por si një zë që përfaqëson shpresën, identitetin dhe të ardhmen e një kombi të vogël që po bën zhurmë të madhe. /Telegrafi/

The post Mediet amerikane: Sunny Hill, më shumë se një festival – një lëvizje që përfaqëson aspiratat e Kosovës appeared first on Telegrafi.

Ellie Goulding paralajmëron album të ri emocional, pas ndarjes dhe lidhjes së re

21 July 2025 at 13:28

Ellie Goulding ka zbuluar se albumi i saj i ardhshëm do të jetë ndër më personalët dhe emocionalët, duke përfshirë, sipas saj, “fjalët më të trishtueshme që kam shkruar ndonjëherë”.

Këngëtarja 38-vjeçare, e cila u nda nga bashkëshorti i saj Caspar Jopling vitin e kaluar, po përjeton një fazë të re në jetën private dhe muzikore.

Në një postim në Instagram, ajo la të kuptohej se muzika e saj e re është një reflektim i periudhave të vështira që ka kaluar, por edhe i një ringjalljeje artistike, shkruan DailyMail.

Albumi, që pason “Higher Than Heaven” të vitit 2023, do të përmbajë instrumente të gjalla, harmoni të thella dhe një stil unik pop që ajo përshkruan si të pangjashëm me gjithçka tjetër.

Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se Ellie është në një lidhje të re me aktorin amerikan Beau Minniear, me të cilin është parë në publik për herë të parë gjatë një ndeshjeje boksi në Londër.

Fansat kanë vënë re disa pista në rrjetet sociale që i lidhin të dy, përfshirë postime nga të njëjtat vende dhe detaje të vogla në video.

Pas ndarjes nga Jopling dhe një lidhjeje të shkurtër me Armando Perez, Ellie duket se po e rifillon jetën me hapa të rinj – si në dashuri, ashtu edhe në muzikë.

Ajo dhe Jopling mbeten miq të ngushtë dhe bashkëprindër të përkushtuar për djalin e tyre, Arthur. /Telegrafi/

The post Ellie Goulding paralajmëron album të ri emocional, pas ndarjes dhe lidhjes së re appeared first on Telegrafi.

Heidi Baci mahnit ndjekësit me paraqitjen verore në rërë, duket në formë të mrekullueshme

21 July 2025 at 11:28

Modelja dhe influencuesja e njohur, Heidi Baci, ka publikuar së fundmi disa fotografi nga pushimet e saj buzë detit, ku shfaqet në formë të jashtëzakonshme.

E veshur me një bikini të kuqe elegante, Heidi rrezaton vetëbesim dhe stil, duke i lënë ndjekësit pa fjalë.

Në një atmosferë relaksuese plazhi, mes dritës së artë të diellit dhe elementeve natyrale që e rrethojnë, Heidi pozon me klas dhe hijeshi.

Foto: Heidi Baci/Instagram

Fotografitë janë pritur me mijëra pëlqime dhe komente, duke treguar edhe një herë ndikimin e saj të madh në rrjetet sociale.

Me mbishkrimin “Jeta është e bukur”, Heidi jep një mesazh pozitiv dhe shijon momentet e verës, ndërsa fansat e saj nuk ngurrojnë të shprehin admirim për stilin dhe sharmin që ajo sjell në çdo postim. /Telegrafi/

Foto: Heidi Baci/Instagram
Foto: Heidi Baci/Instagram
Foto: Heidi Baci/Instagram
Foto: Heidi Baci/Instagram
Foto: Heidi Baci/Instagram
Foto: Heidi Baci/Instagram
Foto: Heidi Baci/Instagram

The post Heidi Baci mahnit ndjekësit me paraqitjen verore në rërë, duket në formë të mrekullueshme appeared first on Telegrafi.

Leona Lewis jep një performancë spektakolare përkrah mbretëreshave drag pas nderimit me OBE nga Mbreti Charles

20 July 2025 at 15:55

Vetëm pak ditë pasi u nderua me titullin OBE nga Mbreti Charles për kontributin në muzikë dhe bamirësi, Leona Lewis u shfaq më joshëse se kurrë në një performancë mahnitëse në klubin legjendar GAY në Londër, të shtunën mbrëma.

Këngëtarja 40-vjeçare, e njohur për zërin e saj të jashtëzakonshëm dhe stilin elegant, u ngjit në skenë me një fustan të zi ngjitur pas trupit, të kombinuar me një xhaketë lëkure të varur mbi supe.

Pamjen e plotë e përfundoi me këpucë platformë me print zebre, një çantë dore me xixa dhe vathë të mëdhenj, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve, shkruan DailyMail.

Leona elektrizoi publikun me disa prej hiteve të saj më të mëdha, ndërsa në skenë iu bashkuan mbretëresha drag, duke e kthyer natën në një festë energjike dhe përplot emocione.

Performanca u prit me entuziazëm nga fansat, të cilët festuan përkrah saj suksesin dhe ndikimin e saj në skenën muzikore.

Vetëm disa ditë më parë, Leona mori Urdhrin e Perandorisë Britanike në një ceremoni në Kështjellën Windsor, në njohje të arritjeve të saj në muzikë dhe angazhimit në kauza bamirësie.

Ajo është një nga fitueset më të suksesshme të X Factor, me këngë të paharrueshme si “Bleeding Love”, “Run” dhe “Better In Time”, si dhe një mbështetëse aktive e organizatave si WWF, Teenage Cancer Trust dhe Prince’s Trust.

Në të njëjtën ceremoni u nderua edhe Myleene Klass, e cila mori titullin MBE për punën e saj në fushën e shëndetit të grave dhe ndërgjegjësimit mbi abortin spontan, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në thyerjen e tabuve dhe mbështetjen emocionale për gratë në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

The post Leona Lewis jep një performancë spektakolare përkrah mbretëreshave drag pas nderimit me OBE nga Mbreti Charles appeared first on Telegrafi.

​Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës nderon Laert Vasilin me titullin “Kalorës i Shën Kostandin Dardanasit”

20 July 2025 at 15:23

Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës nderoi aktorin e njohur të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Laert Vasili, me titullin e lartë kishtar “Kalorës i Shën Kostandin Dardanasit”, një vlerësim për kontributin e tij të shquar në art dhe kulturë, si dhe për mbështetje ndaj trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve.

Hoti: Laerti është një kalorës i Krishtit.

“Ndihem i privilegjuar dhe thellësisht i përulur të qëndroj sot para jush në këtë ditë të veçantë. Jemi mbledhur për të nderuar një shërbesëtar të veçantë të kishës sonë. Një kalorës shpirtëror, një misionar të palodhur, një vëlla që ka dhënë gjithçka në shërbim të Krishtit dhe popullit tonë, zotëri Laert Vasili. Sot në bekimin e lumturisë tuaj, shpallim zyrtarisht titullin Kalorës i Shën Konstadin Dardanasit. Ky nuk është vetëm një titull simbolik, është një dëshmi e shpirtit të tij të përkushtuar, punës së tij të heshtur por të ndritshme, është një përgjigje ndaj thirrjes së Zotit për të qenë dritë në errësirë, shpresë në dëshpërim dhe forcë në dobësi”, tha përfaqësuesi i Kishës, Alban Hoti.

Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare e Kosovës, në Kishën Katolike “Shën Antonio i Padovës”, është përuruar në Prishtinë më 20 prill, në ditën e Pashkëve, në një ceremoni inaugurimi të drejtuar nga kryepeshkopi i parë i Kosovës, Nikolla Xhufka.

Sipas tij, hapja e Mitropolisë së parë Ortodokse Shqiptare të Kosovës, do të jetë rezultat i vetëdijesimit të komunitetit në Kosovë.

Përgjatë shërbesës së dhënies së titullit, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës, Nikollë Xhufka bëri lutje për Kosovën.

Xhufka: Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës qëndron afër të gjithë njerëzve

“Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës qëndron afër të gjithë njerëzve. Afër kryeministrit, afër politikanëve, afër shtetit por mbi të gjitha qëndron afër atdheut dhe lutemi si kishë që perëndia ta forcojë shtetin e Kosovës me besim dhe me kurajë. Të bekuar janë të gjithë ata që ndihmojnë në emrin e Zotit.”
Ceremonia e ndarjes së këtij titulli u mbajt në objektin e Kishës në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues të Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës dhe besimtarë ortodoksë. Laert Vasili e pranoi këtë vlerësim me mirënjohje dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor dhe shpirtëror.

Vasili: Ortodoksia është një amanet i të pareve.

“Ky rrugëtim filloi para diku dy vitesh kur fortlumturia e tij atëherë me një guxim të jashtëzakonshëm rrezikoi jetën për hir të besimit të krishterë ortodoks shqiptar duke vazhduar udhën e imzot Fan Nolit për meshën në shqip dhe i cili u shugura mitropolit nga ungji i gjyshes sime, Jerotheo Andon Jahu. Ortodoksia shqiptare është një amanet i të pareve të mi për të mbajtur meshën në gjuhën tonë, në gjuhën shqipe. E unë pata fatin të shoqëroja atëherë fortlumturinë e tij në ditëlindjen e Gjergj Kastriotit këtu në Prishtinë dhe tani pas 15 muajsh gjendemi këtu, ku është themeluar tashmë kisha autoqefale e Kosovës dhe këtu gjej rastin të falënderoj Alban Hotin për gjithë mbështetjen me vetmohim që i ka dhënë fortlumturisë së tij, Nikollës së pare dhe bekimi i të pareve të mi nga Jerotheo Andon Jahu, i cili fjeti në malin e shenjtë në gjysmën e parë të shekullit të kaluar si ekzark patriarkal i Konstandinopojës dhe pastaj si murg i thjeshtë”, tha ai. /KP/

The post ​Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës nderon Laert Vasilin me titullin “Kalorës i Shën Kostandin Dardanasit” appeared first on Telegrafi.

Fatura e mundshme e divorcit të Andy Byron pas skandalit në koncertin e Coldplay mund të arrijë shifra marramendëse

20 July 2025 at 13:21

Andy Byron, drejtuesi ekzekutiv i firmës së inteligjencës artificiale Astronomer, i cili dha dorëheqjen pas publikimit të një videoje ku shihej duke puthur kolegen e tij Kristin Cabot në një koncert të Coldplay, mund të përballet me pasoja të rënda financiare nëse bashkëshortja e tij, Megan Kerrigan, vendos të kërkojë divorc.

Ekspertët ligjorë thonë se Kerrigan, me të cilën Byron ka dy fëmijë, ka të drejtë të kërkojë gjysmën e pasurisë së tij, e cila vlerësohet të jetë nga 20 deri në 70 milionë dollarë (afërsisht 18.4 deri në 64.4 milionë euro), sipas Economic Times.

Kjo, për shkak të ligjeve martesore të Massachusetts, të cilat kërkojnë ndarje të barabartë të pasurisë për çiftet që kanë qenë të martuar për më shumë se shtatë vjet, shkruan nypost.

Avokatja e njohur e çështjeve familjare, Nancy Chemtob, u shpreh se nëse nuk ka një marrëveshje paramartesore apo pasmartesore, Kerrigan mund të përfitojë një shumë të konsiderueshme.

Ajo theksoi gjithashtu se nëse Byron ka përdorur para nga pasuria martesore për të mbështetur lidhjen e tij me Kristin Cabot, kjo mund të ndikojë negativisht për të në procesin e divorcit.

Ndërkohë, Kristin Cabot, e cila dyshohet se është ende e martuar me biznesmenin Andrew Cabot, mund të mos përballet me të njëjtat pasoja financiare, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj duket se janë bashkë prej një kohe më të shkurtë dhe mund të kenë marrëveshje paraprake.

Videoja që bëri xhiron e rrjeteve, ku Byron shihet duke u puthur me kolegen gjatë koncertit, mund të përdoret si provë në gjyq, por ekspertët ligjorë paralajmërojnë se shumica e gjykatave në Massachusetts janë të rezervuara në zbatimin e dispozitave për tradhtinë, përveç rasteve kur ka abuzim financiar apo shkelje të kontratës martesore.

Në gjithë këtë situatë, siç u shpreh edhe avokatja Chemtob, “humbësit e vërtetë janë fëmijët”, të cilët mund të ndihen të përfshirë në një dramë që po zhvillohet para syve të gjithë botës. /Telegrafi/

@news.com.au

A cute moment at a Coldplay moment turned awkward when it busted a tech CEO with his head of HR. #coldplay #concert #music #fyp #usa

♬ original sound – News.com.au

The post Fatura e mundshme e divorcit të Andy Byron pas skandalit në koncertin e Coldplay mund të arrijë shifra marramendëse appeared first on Telegrafi.

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve” – Efi reagon pas akuzave të rënda në rrjet

20 July 2025 at 11:38

Efi Dhedhes, ish-banore e Big Brother VIP Albania dhe personazh i njohur në rrjetet sociale, është përballur së fundmi me akuza publike që e lidhin atë me persona të dënuar në burgje.

Një ndjekëse e akuzoi publikisht përmes një komenti në profilin e saj: “Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, duke e përfshirë Efin në një listë vajzash të njohura të showbiz-it shqiptar që dyshohet se kanë kontakte me të burgosur.

Efi reagoi menjëherë përmes një videoje në rrjetet sociale, duke e mohuar kategorikisht këtë pretendim dhe duke shprehur indinjatën e saj ndaj portaleve që, sipas saj, shpifin vetëm për klikime.

Foto: Efi Dhedhes/InstaStory

Ajo kërkoi ndalimin e lajmeve të pavërteta dhe theksoi se shpifjet ndaj personazheve publikë po bëhen të papërballueshme.

“Ju lashë të komentoni dhe të më bëni pis postimet, por tani them që duhet të ndaloni. Duhet të ketë një ligj për shpifje.

Nuk më duket aspak e drejtë që dikush, vetëm se është personazh publik, të tolerojë këtë lloj gjuhe.

Unë njeri jam, dhe kjo nuk ma ndien, thjesht po bëj këtë story që t’ju them: a u kënaqët?”, tha ajo me tone të ashpra.

Efi e mbylli reagimin me një thumb ironik, duke sqaruar: “Për ta mbyllur, inicialet e mia janë I.Dh., jo E.Dh. Nëse do të ishte përmendur emri im, do të ishte shkruar E.Dh.”

Për momentin, ajo nuk ka paralajmëruar veprime ligjore, por kërkesa për të ndaluar shpifjet në medie duket më e fortë se kurrë. /Telegrafi/

The post “Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve” – Efi reagon pas akuzave të rënda në rrjet appeared first on Telegrafi.

Anibar vazhdon mbështetjen për talentët nga Kosova dhe rajoni përmes iniciativës “Pitch It!”

20 July 2025 at 09:46

Në edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, nëntë regjisorë dhe animatorë të rinj nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, prezantuan projektet e tyre origjinale në kuadër të programit “Pitch It!” – një program që çdo vit po shndërrohet në një platformë të rëndësishme për talentet nga rajoni.

Ky event e përforcon rolin e Anibarit si një hapësirë mbështetëse për njerëzit e rinj në animacion, duke nxitur kreativitetin, bashkëpunimin dhe duke promovuar iniciativa të reja nga Ballkani Perëndimor.

Këtë vit, “Pitch It!” u organizua në kuadër të projektit “Bashkë-prodhimi mes Francës dhe Ballkanit Perëndimor: Strukturimi, mbështetja dhe promovimi i krijimit”, i mbështetur nga Fonds Equipe France i Ministrisë Franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, dhe i bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), shkruan DailyMail.

Seanca u hap nga Blend Leci nga Kosova, i cili prezantoi projektin e tij “Ashphalt”, një tregim distopik në një qytet brutalist të kapur nga korrupsioni.

Diellza Bylygbashi, po ashtu nga Kosova, prezantoi “TIKA”, një tregim emocional dhe ndërgjegjësues i frymëzuar nga përvoja e saj personale me FIP (Peritoniti infektiv i macës). Erin
Krasniqi solli projektin “Free Bird”, të frymëzuar nga filmat e animuar të viteve 50–të, ndërsa Flaka Kokolli prezantoi projektin “Ende nuk kam qarë”, që shtjellon ndarjën e frikës dhe zemërimit nga një perspektivë femërore.

Katarina Zaharijeva nga Serbia, solli projektin “Libraria e Fundit në Botë”, i cili pasqyron frikën për të ardhmen e hapësirave kulturore dhe artistike. Nikola Andric prezantoi “Do të Bjerë Shi”, një animacion eksperimental që ndërthur tingullin operistik me imazhin.

Ndërkohë, Tinka Kelmendi nga Kosova prezantoi projektin “Çfarë Kujtojnë Rrënjët”, një animacion poetik dhe eksperimental, ndërsa Leke Cervadiku solli “Xhoko dhe Quku në Azil”, një histori që ndërthur folklorin me realitetet bashkëkohore të Ballkanit.

Seanca u mbyll me projektin e Verica Tenekedjivave nga Maqedonia e Veriut “Transportimi I Grave”, një rrëfim emocional për eksplorimin e jetës.

Juria u përbë nga profesionistët Bastien Dubois nga Franca, Rianne Stremmelaar nga Holanda dhe Vasco Sá nga Portugalia, të cilët dëgjuan prezantimet dhe dhanë komente të vlefshme, për të ndihmuar në formësimin e ideve përmes përvojës dhe njohurive të tyre ndërkombëtare.

Ne fjalën e saj rreth këtyre propozimeve, anëtarja e jurisë Rianne Stremmelaar u shpreh: “Prezantimet ishin interesante dhe të larmishme.

Kishte projekte që veçoheshin, që na tërhoqën vëmendjen – disa që tërheqin angazhim në shoqëri, të tjera imagjinative, humoristike apo inovative”.

Ndërsa edicioni i 16-të vazhdon, Anibar mbetet krenarisht një hapësirë ku imagjinata ndesh mundësitë dhe ku e ardhmja e animacionit fillon të marrë formë.

Përmes programeve si “Pitch It!”, festivali nxit jo vetëm shprehjen artistike, por edhe bashkëpunime afatgjata, mentorime dhe rrjetëzim të qëndrueshëm mes krijuesve. /Telegrafi/

The post Anibar vazhdon mbështetjen për talentët nga Kosova dhe rajoni përmes iniciativës “Pitch It!” appeared first on Telegrafi.

❌
❌