Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 August 2025Main stream

Diaspora shqiptare letër të hapur nga SHBA: Presidenti i Malit të Zi po ndëshkon Komunën e Tuzit, mbështetje për Gjeloshajn!

By: B K
4 August 2025 at 19:00

Një reagim i fortë dhe i koordinuar nga diaspora shqiptare në SHBA ka ardhur pas vendimit të Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, për të mos dekretuar Ligjin për Tatimin mbi Patundshmëritë, i cili prek drejtpërdrejt të ardhurat e Komunës së Tuzit dhe komunave tjera me shumicë shqiptare në vend.

Në një letër të hapur drejtuar institucioneve malazeze, partnerëve ndërkombëtarë dhe opinionit publik, katër organizata shqiptare në SHBA:

Malësia e Madhe NY,

Malësia e Madhe MI,

Malësia Kaliforni,

dhe Jehona e Malësisë, kanë dënuar ashpër vendimin e presidentit Milatoviq, duke e cilësuar si “akt të pastër anti-shqiptar” dhe sabotim të qëllimshëm të zhvillimit lokal shqiptar.

Agron Sylvia Dedivanaj: Kjo është përpjekje për të varfëruar shqiptarët në mënyrë sistematike!

Në emër të organizatave, ka reaguar publikisht edhe Agron Sylvia Dedivanaj, i cili shprehet se “po tentohet të goditet Komuna e Tuzit në thelb – në të drejtën për vetëqeverisje dhe zhvillim ekonomik”.

“Mosdekretimi i ligjit është sabotim institucional ndaj shqiptarëve. Ndërkohë që toka jonë shfrytëzohet nga kompani shtetërore si Plantaže, komunave tona u mohohen të ardhurat që u takojnë me ligj,” – tha Dedivanaj.

“Presidenti Milatoviq nuk ka ndalur me kaq. Ai ka nisur një fushatë publike ndaj kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, duke e akuzuar dje për ‘kërcënime’ dhe radikalizëm – një gjuhë e rrezikshme që përpiqet të shtypë kërkesat legjitime për barazi.”

Organizatat nënvizojnë se kjo qasje nuk do të kalojë pa përgjigje, pasi komuniteti shqiptar në SHBA ka lidhje të forta në nivelet më të larta të politikës amerikane.

“Jemi të lidhur me faktorë kyç në Kongresin Amerikan, Senat dhe Departamentin e Shtetit. Kërkojmë rikthimin dhe miratimin e menjëhershëm të ligjit, si dhe hetim të pavarur për këtë bllokim të rrezikshëm”, thuhet në letër. “Komunat tona nuk janë plaçkë politike. Janë shtëpia jonë. Drejtësia do vijë!”

Përplasje e re mes Presidentit Milatoviq dhe Nik Gjeloshajt

Dje, tensionet u rritën më tej kur Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, akuzoi publikisht Nik Gjeloshajn, kryetarin shqiptar të Komunës së Tuzit, për “kërcënim ndaj institucioneve të shtetit”.

Gjeloshaj kishte reaguar më herët me tone të forta ndaj mosdekretimit të ligjit, duke e cilësuar atë një veprim që “çimenton diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve në Mal të Zi”.

Kjo përplasje ka nxitur reagime jo vetëm nga diaspora, por edhe nga faktorë politikë shqiptarë brenda vendit, të cilët paralajmërojnë radikalizim të qëndrimeve nëse Komunës së Tuzit i mohohen kompetencat themelore fiskale.

Çfarë është Ligji për Tatimin mbi Patundshmëritë dhe pse është i rëndësishëm?

Ligji i propozuar synon të rrisë të ardhurat për komunat përmes një sistemi të drejtë tatimi mbi pasuritë e paluajtshme. Për komunat me shumicë shqiptare, si Tuzi, kjo përkthehet në më shumë mundësi për investime në infrastrukturë, arsim dhe shërbime publike.

Megjithatë, Presidenti Milatoviq refuzoi ta dekretojë ligjin, duke pretenduar se ai nuk ishte në përputhje me interesat e përgjithshme të shtetit – një qëndrim që për organizatat shqiptare përfaqëson ndërhyrje direkte në vetëqeverisjen lokale dhe diskriminim etnik të strukturuar.

Diaspora shqiptare në SHBA si faktor presioni

Organizatat shqiptare në SHBA, të udhëhequra nga figura si Agron Sylvia Dedivanaj, kanë shërbyer prej vitesh si zë i fuqishëm diplomatik në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, dhe tani kanë paralajmëruar se do të ngrenë këtë çështje në Washington DC.

“Nuk do të lejojmë që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre,” – përfundon letra. /Lexo.al/

The post Diaspora shqiptare letër të hapur nga SHBA: Presidenti i Malit të Zi po ndëshkon Komunën e Tuzit, mbështetje për Gjeloshajn! first appeared on JavaNews.al.

Aksident i tmerrshëm në Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

By: B K
4 August 2025 at 18:55

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në autostradën Autosole, në seksionin midis Arezzos dhe Firences në Itali, duke lënë tre persona të vdekur.

Pesëmbëdhjetë persona janë plagosur gjithashtu, me një prej tyre që ndodhet në gjendje tepër të rëndë, katër të tjerë në gjendje kritike dhe dhjetë prej tyre kanë pësuar dëmtime më të lehta.

Aksidenti horror duket se është shkaktuar nga një kamion. Sipas dëshmitarëve, automjeti u përplas me makinat që prisnin në radhë për shkak të trafikut të dendur dhe më pas u përplas me një barrierë. Ai goditi një automjet tjetër të tonazhit të rëndë, një makinë që tërhiqte një karvan dhe një autobus turistik.

Aksident i tmerrshëm në Itali, tre të vdekur dhe 15 të

Një ambulancë nga Misericordia del Valdarno, që transportonte një pacient 75-vjeçar, u përplas me grumbullin e rrënojave dhe dy punonjësit e kujdesit shëndetësor së bashku me pacientin ndërruan jetë.

Njëri nga stafi i ambulancës quhej Gianni Trappolini, tjetra është Giulia Santoni. Ata udhëtonin në pjesën e pasme të ambulancës së bashku me pacientin, Franco Lovari (75 vjeç), i cili gjithashtu vdiq.

The post Aksident i tmerrshëm në Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur first appeared on JavaNews.al.

7 avionët misteriozë që “trembën” Trump

By: B K
4 August 2025 at 18:47

Disa avionë luftarakë u ngritën në drejtim të fushës së golfit të presidentit Donald Trump në New Jersey të dielën, kur një avion i paidentifikuar shkeli zonën e përkohshme të ndaluar të fluturimit.

Piloti i panjohur hyri në hapësirën ajrore mbi Trump National Golf Club Bedminster rreth orës 14:50 dhe u shoqërua menjëherë jashtë zonës nga avionët e Komandës së Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD).

Për t’i tërhequr vëmendjen pilotit, u desh të përdoren flakadanë, por NORAD siguroi publikun se flakadanët “përdoren me kujdes maksimal për sigurinë e avionit të interceptuar dhe të njerëzve në tokë.”

“Flakadanët digjen shpejt dhe plotësisht, prandaj nuk ka rrezik për njerëzit në tokë”, shpjegon NORAD.

Incidenti i pasdites të së dielës ishte i dyti në të njëjtën ditë, pas tre shkeljeve të tjera të paautorizuara që ndodhën të shtunën.

Deri në mbrëmjen e së dielës, NORAD njoftoi se numri total i shkeljeve të paautorizuara të hapësirës ajrore gjatë qëndrimit të Presidentit Trump në klubin e tij në New Jersey kishte arritur në shtatë.

Zyrtarët tani po u bëjnë thirrje pilotëve të jenë më të kujdesshëm dhe të planifikojnë më mirë udhëtimet e tyre, pasi nuk duket se në të shtatë rastet kishin qëllime të këqija në shkeljen e hapësirës së siguruar.

“Pilotëve të aviacionit të përgjithshëm u kujtohet të verifikojnë të gjitha njoftimet e pilotëve të Administratës Federale të Aviacionit (FAA) dhe të fluturojnë të informuar para çdo fluturimi”, bëri thirrje NORAD.

Presidenti Trump e kaloi fundjavën në klubin e golfit në Bedminster dhe u kthye në Shtëpinë e Bardhë vonë të dielën në mbrëmje. Pavarësisht shkeljeve të sigurisë, Trump dukej në humor të mirë më vonë gjatë ditës, pasi mësoi se aktorja Sydney Sweeney është e regjistruar si republikane.

Daily Mail i kërkoi presidentit të komentonte për regjistrimin e papritur të Sweeney si votuese republikane pasi zbriti në Allentown, Pennsylvania, të dielën, dhe presidenti nuk hezitoi të shprehte entuziazmin e tij.

The post 7 avionët misteriozë që “trembën” Trump first appeared on JavaNews.al.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga terreni: Iku dhe treni…Vazhdojmë!

By: B K
4 August 2025 at 17:55

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga një tjetër ndërhyrje në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike.

Në një video të postuar në profilin e tij në Facebook, Rama tregon ndërhyrjen e autoriteteve në një segment trotuari të zënë nga një subjekt privat.

Nga pamjet duket se struktura e biznesit ka zënë një pjesë të konsiderueshme të hapësirës publike, duke bllokuar kalimin e lirë të këmbësorëve.

Krahas videos, kreu i qeverisë shkruan shkurtimisht:

“Iku dhe treni… Vazhdojmë.”

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga terreni: Iku dhe treni…Vazhdojmë! first appeared on JavaNews.al.

Stuhia ‘Floris’ godet Britaninë dhe Irlandën, mbi 10 mijë familje pa energji elektrike, raportohet për probleme serioze me transportin

By: B K
4 August 2025 at 17:48

Britania dhe Irlanda janë goditur këtë të hënë nga një stuhi e fuqishme e cila ka lënë më shumë se 10 mijë familje pa energji elektrike.

Stuhia e quajtur ‘Floris’ ka shkaktuar erëra që fryjnë me shpejtësi deri në 170 kilometra në orë.

Në Irlandë, më shumë se 10,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike, raportojnë mediat e huaja. Probleme serioze janë hasur ë transport në shumë zona të Mbretërisë së Bashkuar.

Një kompani hekurudhore ka këshilluar pasagjerët e saj që të shmangin udhëtimet në veri të Newcastle të hënën (4/8), duke u lejuar atyre të përdorin biletat e tyre deri të mërkurën (6/8).

Network Rail, e cila menaxhon rrjetin hekurudhor, njoftoi mbylljen e disa linjave në Skoci nga mesi i së hënës, ndërsa orare dhe vonesa të reduktuara do të aplikohen në shumë itinerare, për shkak të kufizimeve të shpejtësisë të vendosura për arsye sigurie, pasi erërat e forta mund të shkaktojnë rrëzimin e pemëve dhe dëmtimin e linjave të energjisë.

Për shkak të stuhisë ‘Floris’, u mbyll edhe Kalaja e Edinburgut, një nga atraksionet kryesore turistike të qytetit.

Gjithashtu si masë paraprake, shumica e urave kryesore të Skocisë janë mbyllur për automjete të caktuara dhe fluturimet nga Glasgou për në Ishujt Skocezë janë anuluar gjithashtu.

The post Stuhia ‘Floris’ godet Britaninë dhe Irlandën, mbi 10 mijë familje pa energji elektrike, raportohet për probleme serioze me transportin first appeared on JavaNews.al.

SPAK çon për gjykim 5 persona për korrupsion zgjedhor në Rrogozhinë, mes tyre edhe kandidati i PD-së, Shkëlqim Hoxha

By: B K
4 August 2025 at 17:39

SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme dosjen kundër 5 personave të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.

Sipas SPAK, katër prej tyre (Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi) akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, ndërsa Shkëlqim Hoxha, ish-kandidat për kryetar bashkie nga Partia Demokratike, akuzohet për moskallëzim të kësaj veprimtarie të paligjshme, ndonëse ishte në dijeni.

Hetimet zbuluan se ata kanë siguruar dhe shpërndarë bileta udhëtimi për të paktën 64 persona, me qëllim që këta të ktheheshin në Shqipëri për të votuar në favor të kandidatit Shkëlqim Hoxha.

Dosja është ngritur mbi bazë të informacioneve të referuara nga Policia e Durrësit dhe është bashkuar me një tjetër procedim penal, për shkak të lidhjes së fakteve dhe personave të përfshirë.

Hoxha ishte kandidati i “Bashkë Fitojmë” në përsëritjen e zgjedhjeve për bashkinë Rrogozhinë, në korrik 2023, teksa humbu përballë kandidatit socialist Edison Memolla.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të çështjes penale nr. 161 të vitit 2023, në ngarkim të shtetasve:

  • Limon Shala
  • Fatmir Thaçi
  • Florant Saraçi
  • Engjell Cara
  • Shkëlqim Hoxha

Në përfundim të hetimeve të kryera, të mbështetura në prova dhe analiza ligjore, ka rezultuar se:

Shtetasit Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi janë vënë nën akuzë për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50, germa “h” të Kodit Penal.

Shtetasi Shkëlqim Hoxha akuzohet për veprën penale“Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Hetimet treguan se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë siguruar dhe ofruar bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm (të dokumentuara në 64 raste), me qëllim që të votonin në favor të kandidatit, Shkëlqim Hoxha, në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.

Gjithashtu, ka rezultuar se shtetasi Shkëlqim Hoxha ishte në dijeni të kësaj veprimtarie të paligjshme, më konkretisht se shtetasit Fatmir Thaçi dhe Limon Shala ishin të angazhuar në sigurimin dhe ofrimin e biletave të udhëtimit për persona të ndryshëm, me qëllim pjesëmarrjen në votime si dhe dhënien e votës në favor të tij, për shkak të cilësisë së tij si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Rrogozhinë Ai nuk e ka kallëzuar në organet kompetente, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, konkretisht nenin 300 i Kodit Penal.

Procedimi penal nr. 161/2023 është bashkuar me procedimin penal nr. 162/2023, duke u hetuar si një çështje e vetme, për shkak të përputhjes së fakteve dhe subjekteve nën hetim.

Regjistrimi i procedimeve është bërë mbi bazën e referimeve të përcjella nga strukturat hetimore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

The post SPAK çon për gjykim 5 persona për korrupsion zgjedhor në Rrogozhinë, mes tyre edhe kandidati i PD-së, Shkëlqim Hoxha first appeared on JavaNews.al.

“Politico”: Udhëheqësi i Shqipërisë Edi Rama shtyn përpara ëndrrën e shoqërisë pa para cash

By: B K
4 August 2025 at 17:28

Në një vend ku “paraja në dorë është mbret”, ambicia e kryeministrit Edi Rama për të zhdukur përdorimin e saj deri në vitin 2030 do të përmbyste tërësisht shoqërinë.

Për vite me radhë, shqiptarët kanë preferuar t’i mbajnë paratë e tyre nën dyshek – pranë AK-47-shit të tyre, siç thuhet në shakanë kombëtare – në vend që t’i mbajnë në banka. Por nëse Rama dëshiron, Shqipëria do të bëhet ekonomia e parë pa para të cash në botë.

Një pjesë e madhe e arsyes për këtë është se për momentin shumë transaksione ndodhin nën banak. Eliminimi i parave cash “është një përparësi absolute për vendet me informalitet të lartë dhe sasi destabilizuese të parave të paligjshme në sistemin financiar”, tha Selami Xhepa, profesor i shkencave ekonomike në Universitetin e Tiranës

Problemi është se sistemi bankar dhe shoqëria mund të mos jenë gati për të ndërmarrë këtë hap.

Shumica e shqiptarëve preferojnë t’i menaxhojnë kursimet e tyre jashtë sistemit bankar, duke i fshehur kartëmonedhat në vende të padukshme dhe duke këmbëngulur në pagesat me para në dorë sa herë që është e mundur.

Edhe në guidat turistike për Shqipërinë, shprehja “paraja është mbret” shfaqet shpesh si këshillë për vizitorët. Edhe pse shumica e dyqaneve zinxhir ose restoranteve më të mëdha pranojnë karta, kafenetë, sallonet e bukurisë, butikët, kompanitë e telekomunikacionit dhe dyqanet ushqimore nuk e bëjnë këtë.

Në një dyqan rrobash në qendër të Tiranës, kur POLITICO u përpoq të paguante me një kartë dixhitale, arkëtari dukej i hutuar dhe pyeti, “para në dorë?”

Ishte një histori e ngjashme në taksi dhe në autobus – kur fatorino përsëriti me zë të lartë, “40 lekë”.

Qeveria e majtë dëshiron ta çlirojë Shqipërinë nga ajo që raporti i vendit i Komisionit Evropian për vitin 2024 e përshkroi si një “ekonomi e madhe informale” që pengon biznesin dhe konkurrencën (për të mos përmendur uljen e të ardhurave tatimore).

Vlerësimet e vendosin ekonominë gri – pjesën e ekonomisë që nuk përfshihet në statistikat zyrtare – në midis 29 dhe 50 përqind të produktit të brendshëm bruto.

Spiro Brumbulli, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave Shqiptare, i tha POLITICO-s se qeveria dhe institucionet do të hartojnë një plan për të hapur rrugën për një kalim pa para në dorë, me hapat e mëtejshëm që përfshijnë një kufi për blerjet e bëra me monedhë fizike, integrimin me sistemin e pagesave SEPA të BE-së deri në tetor dhe lançimin e pagesave të menjëhershme SEPA menjëherë pas kësaj.

Kapërcimi i traumës bankare në Shqipëri

Një nga problemet është se shqiptarët thjesht nuk i pëlqejnë bankat. Një anketë e kohëve të fundit nga Shoqata Shqiptare e Bankave zbuloi se vetëm 34 përqind e popullsisë u besonte atyre. Banka Botërore raportoi se më pak se 50 përqind e shqiptarëve kanë një llogari bankare.

Banka e Shqipërisë thotë se 78 përqind “kanë akses” në një llogari bankare, më pak se mesatarja evropiane prej 96 përqind.

Jo të gjithë janë të bindur se plani ka kuptim. Genc Pollo, bashkëthemelues i Partisë Demokratike të opozitës dhe ish-zëvendëskryeministër, i tha POLITICO-s se përpjekja për të mbyllur zonat gri të ekonomisë duke ndaluar paratë cash ishte “si të vrisje pula duke përdorur artileri”. Ai e quajti idenë një “sulm ndaj lirisë personale të mbajtësve legjitimë të kartëmonedhave”.

Ndërsa ai pranoi se bankat shqiptare mund të jenë “të ngathëta dhe të shtrenjta”, rregullimi më i zgjuar dhe më shumë konkurrencë nga platformat e parave online dhe kriptovalutat do të ishin një rrugë më e mirë sesa ndalimi i parave cash. Ai kishte pak shpresë se një shoqëri pa para cash do të zvogëlonte pastrimin e parave.

Erald Kapri, një anëtar i sapozgjedhur i parlamentit për Partinë e Mundësive të qendrës së djathtë, i tha POLITICO-s se dyshonte se politika ishte në lojë.

“Është thjesht një nga ato ide të Ramës për të tërhequr vëmendjen dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet reale të vendit, siç janë korrupsioni ose kostoja e lartë e jetesës”, tha ai.

Trauma post-komuniste

Ideja e kalimit gjithnjë e më shumë pa para në dorë po ndiqet nga shumë vende të zhvilluara, si Suedia, Estonia dhe Irlanda. Megjithatë, Shqipëria është një çështje tjetër dhe skepticizmi publik është i kuptueshëm.

Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, bankat dhe institucionet financiare, së bashku me “kompanitë e investimit”, filluan të shfaqeshin dhe të premtonin norma interesi tepër të larta deri në 19 përqind për depozitat.

Disa firma u rritën shpejt në më shumë se 25, dhe në kulmin e kësaj çmendurie, një në gjashtë shqiptarë kishin investuar para – në shumë raste, të gjitha kursimet e jetës së tyre – në skemat piramidale. Investitorët e hershëm morën pagesa bujare, por këto u bënë më të vogla dhe më të rralla ndërsa sistemi u përkul nën peshën e vet.

Deri në janar të vitit 1997, firmat e para filluan të falimentonin, duke i shtyrë shqiptarët të përpiqeshin të tërhiqnin fondet e tyre në masë, duke krijuar një rreth vicioz të rënies së mëtejshme. Deri në mars, vendi ishte në kaos dhe kishte filluar rebelimi. Ushtarët dhe policia braktisën postet e tyre, dhe turma shqiptarësh të zemëruar e të pafuqishëm akuzuan qeverinë se nuk i ndaloi mashtrimet dhe madje kishte përfituar prej tyre.

Rreth 2,000 njerëz u vranë në përleshjet midis qytetarëve dhe autoriteteve, si dhe nga bandat e armatosura me më shumë se një milion armë të grabitura nga depot shtetërore të armëve. Në përgjithësi, u humbën rreth 1.2 miliardë dollarë – ekuivalente me gjysmën e PBB-së në atë kohë./Politico

The post “Politico”: Udhëheqësi i Shqipërisë Edi Rama shtyn përpara ëndrrën e shoqërisë pa para cash first appeared on JavaNews.al.

Java nis me mot të paqëndrueshëm, priten reshje shiu dhe rrebeshe

By: B K
4 August 2025 at 17:16

Kjo javë do të nisë me mot të paqëndrueshëm. Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu dhe rrebeshe afatshkurtra në zonat qendrore dhe lindore të vendit.

“Jo vetëm dita e sotme, po ashtu edhe dita e martë mbetet nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, mund të kemi vranësira të dendura, reshje të shiut pasi kemi rritje të lagështirës në ajër. Kryesisht reshjet e shiut do të kenë formën e rrebesheve, ndërsa në zonat qendrore dhe veriore reshjet e shiut do të jenë në sasi më të pakta”, thotë meteorologu Hakil Osmani.

Rikthehen kthjellimet nga e mërkura, ndërsa temperaturat do të ngjiten mbi 35 gradë Celsius.

“Duke filluar dita e mërkurë, e enjte dhe dita e premte orët e para të mëngjesit dhe të mesditës do të jenë në dominim të intervaleve të gjata me diell, ndërsa pasdite edhe pse do të sjellin kalime të shpeshta të vranësirave, kryesisht do të jenë në zonat malore. Në orët e mesditës temperaturat e ajrit do të regjistrohen shumë pranë vlerave 38 gradë Celsius, apo ndonjë zonë e izoluar në qarkun e Elbasanit dhe Beratit edhe në 39 gradë Celsius.”

Gjatë fundjavës temperaturat pritet të rikthehen në vlerat e tyre normale të gushtit.

The post Java nis me mot të paqëndrueshëm, priten reshje shiu dhe rrebeshe first appeared on JavaNews.al.

“Dokument i papërpunuar mirë”, Hazizaj për draft Kodin e ri Penal: Kopje e disa varianteve të BE, nga Italia, Holanda dhe…

By: B K
4 August 2025 at 17:08

Juristi Sokol Hazizaj ka komentuar draftin e prezantuar për Kodin e ri Penal, duke e cilësuar atë si të papërpunuar dhe të shkëputur nga konteksti shqiptar.

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë për “News24”, Hazizaj u shpreh se projekti aktual përmban mangësi serioze në strukturë dhe përmbajtje.

“Kodi i ri ka shumë ndryshime nga kodi aktual penal. Sot kemi 925 dispozita, ku pjesa më e madhe kalojnë kufirin prej 300 fjalësh, gjë që e bën të rënduar dhe të paefektshëm në praktikë,” tha ai.

Hazizaj theksoi se ky draft është më shumë një përmbledhje e elementëve të huaj sesa një produkt ligjor i përshtatur për realitetin shqiptar.

“Ky është një dokument i papërpunuar mirë, një kopje e disa modeleve të huaja, nga kodi italian, tek ai holandez apo danez. Por ajo që mungon është fryma dhe tradita juridike shqiptare,” shtoi ai.

Sipas juristit, mungesa e një karakteri kombëtar dhe përshtatja e pamjaftueshme me realitetin shoqëror dhe ligjor të Shqipërisë përbën një rrezik të madh në zbatimin praktik të kodit.

The post “Dokument i papërpunuar mirë”, Hazizaj për draft Kodin e ri Penal: Kopje e disa varianteve të BE, nga Italia, Holanda dhe… first appeared on JavaNews.al.

Këto janë 5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza

By: B K
4 August 2025 at 17:00

Pavarësisht problemeve që mund të keni pasur më parë, kjo javë do të jetë e mbushur plot me surpriza.

Nëse u përkisni shenjës së Gaforres, Virgjëreshës, Akrepit, Shigjetarit apo shenjës së Peshqve atëherë jeni një nga “të favorizuarit e universit”. Shfrytëzoni mundësitë për rritje, komunikim dhe krijim!

Gaforrja
Këtë javë do të përfshiheni nga një atmosferë ripërtëritjeje dhe vendosmërie. Në vend që të kërkoni vlerësim të jashtëm, do të vini re se vetëbesimi juaj forcohet përmes fitoreve të vogla dhe zbulimeve personale. Është koha ideale për të ripërcaktuar prioritetet dhe për të guxuar të bëni një hapa të mëtejshëm.

Virgjëresha
Java ju fton t’i besoni procesit, pa u përpjekur të kontrolloni gjithçka. Bashkëpunimet dhe shkëmbimet e ideve janë veçanërisht të frytshme. Nëse u hapni derën të tjerëve, do të zbuloni se mbështetja është më afër nga sa mendonit.

Akrepi
E vërteta, sado e dhimbshme të jetë, të çliron. I drejtohesh vetëanalizës së brendshme dhe kupton se disa marrëdhënie ose perceptime kanë bërë një rreth të plotë. Kjo është koha për sqarim, pastrim të mendjes që hapin shtigje të reja.

Shigjetari
Entuziazmi dhe zjarri juaj i brendshëm do të bëhen udhërrëfyesit tuaj. Në vend që të prisni që rrethanat të “piqen “, do të ndjeni dëshirën për t’i krijuar ato vetë. Këtë javë, fati ju favorizon – veçanërisht kur bëhet fjalë për njohje të reja.

Peshqit
Ëndërroni shumë dhe tani ato ëndrra po fillojnë të marrin formë. Nëse e keni injoruar intuitën tuaj, këtë javë do ta dëgjoni më qartë se kurrë. Po ju thërret që të vini idetë tuaja në veprim.

The post Këto janë 5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza first appeared on JavaNews.al.

Paketa e Maleve, Musabelliu: Mbi 3 mijë shprehje interesi, 500 projektet e para të përfunduara do të jenë pa taksa

By: B K
4 August 2025 at 16:55

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa e Maleve’ është i lartë.

“Janë 3175 shprehje interesi që kanë ardhur në këtë platformë. Janë të shpërndara në të gjithë territorin e Shqipërisë por zonat me kërkesë më të madhe janë ato zona ku edhe ka pasur mungesë të titujve të pronësisë. Përgjithësisht në veri dhe në juglindje të vendit”, shprehet Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Prej 3 javësh qytetarët po shprehin interes për të marrë në pronësi tokën në mënyrë që më pas të zhvillojnë në projekt biznesi.

“Hapi i radhës është përcaktimi i zonave me përparësi zhvillimi gjë që do të bëhet nga ana e bashkive, pra secila bashki do të shpallë zonat me përparësi zhvillimi në territorin e vet. Bashkitë po punojnë për shpalljen e këtyre zonave. Kur të shpallen zonat, qytetarët që kanë shprehur interes do të duhet të dorëzojnë kërkesat e tyre pranë bashkive”, pohon zëvendësministri.

Pasi të jenë miratuar ‘zonat për zhvillim’, do të nisë aplikimi real i qytetarëve, ku duhet të dorëzojnë edhe një sërë dokumentesh për të përfituar pronën.

Aplikimi real i qytetarëve me dokumentacionin përkatës që do të nisë pas shpalljes së zonave me përparësi zhvillimi nuk do të ketë afat, të gjithë qytetarët që mund të përfitojnë nga ky ligj do të mund të aplikojnë dhe përfitojnë përsa kohë ligji të jetë në fuqi dhe s’do ketë afat kufizues.

“Do të dorëzojnë një GEN-PLAN të sipërfaqes që ata duan të zhvillojnë së bashku me planin e biznesit se si duan ta zhvillojnë dhe dokumentacionin që mbështetet faktin që janë posedues të asaj prone. Pastaj bashkia bën verifikimin nëse prona plotëson kriteret për tu dhënë në përfitim, më pas miratohet lista e poseduesve faktik”, thotë Musabelliu.

Lehtësitë fiskale, të parashikuara në Paketën e Maleve, do t’i përfitojnë vetëm ata që përfundojnë të parët projektin për të cilin kanë aplikuar në bashki.

“500 subjektet e para që arrijnë të përfundojnë projektin për të cilin kanë marrë pronësinë e pronës shtetërore dhe marrin lehtësi fiskale”, tha Musabelliu.

Megjithatë nuk do të jenë përfitues vetëm 500 projekte. Edhe përtej kësaj shifre mund të ketë ndërtime në zonat malore të marra në pronësi nga qytetarët por pa lehtësi fiskale.

“Qëllimi është dhënia e tokës në pronësi për ta zhvilluar për ekonominë malore dhe do ta kenë të gjithë ata që do të plotësojnë kriteret për të marrë pronën. Por lehtësitë i përfitojnë vetëm 500 të parët”, tha Musablliu.

Për 500 të parët për 10 vite nuk do të ketë taksë të ndikimit në infrastrukturë, taksë të pasurisë së paluajtshme, TVSH dhe tatimi mbi fitimin.

Fokusi i “Paketës së Maleve” do të jetë në veri, një hap që vlerësohet për të frenuar shpopullimin dhe për të nxitur punësimin.

The post Paketa e Maleve, Musabelliu: Mbi 3 mijë shprehje interesi, 500 projektet e para të përfunduara do të jenë pa taksa first appeared on JavaNews.al.

Nuk dorëzohet Lapaj, kërkon mandatin e deputetit në Kolegjin Zgjedhor

By: B K
4 August 2025 at 16:46
Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga mandati i deputetit që pretendon se e ka fituar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për qarkun e Tiranës dhe ankimon në Kolegjin Zgjedhor.

Pak ditë pasi KAS e rrëzoi atë dhe KQZ, jo vetëm duke e lënë pa mandat deputeti Lapajn, por edhe duke ia hequr kushërirës Kleana Xhuveli dhe kaluar tek Ana Dajko.

Lapaj ka depozituar sot (4 gusht) në Kolegjin Zgjedhor padinë e tij kundër vendimit të KAS në tërësi dhe pjesërisht ndaj KQZ-së.

Ai kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve për qarkun e Tiranës. Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit që pretendoi i pari se firma e dorëheqjes së tij duhej verifikuar pasi nuk mbante mend dhe të Kleana Xhuvelit, të cilën KQZ e shpallui fituese.

KAS më 30 korrik vendosi që mandati i vetëm i fituar nga NSHB në qarkun Tiranë t’i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko.

Sipas KAS-it, u rrëzua vendimi i Celibashit (23 korrik) që i kishte dhënë një mandat Kleana Xhuvelit, e renditur e 4-ta në listën e mbyllur të subjektit, dhe e ktheu mandatin tek e para në këtë listë, Ana Dajko.

Komisioni i Ankesave tha se dorëheqjet në bllok nga kandidimi apo mandati janë ligjërisht nul dhe Celibashi nuk duhet t’i kishte pranuar ato të dorëzuara më 11 maj nga të gjithë kandidatët e listës së fiksuar të Koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Dhe sipas KAS-it, deputeti i NSHB-së nuk do të jetë as daja i Endri Shabanit dhe e as kushërira e Adriatik Lapajt.

The post Nuk dorëzohet Lapaj, kërkon mandatin e deputetit në Kolegjin Zgjedhor first appeared on JavaNews.al.

Ministria e Jashtme përgënjeshtron Berishën: Asnjë presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë

By: B K
4 August 2025 at 16:38

Ministria e Jashtme ka reaguar pas deklaratës së sotme të Sali Berishës, që pretendoi se ministri Igli Hasani u ka bërë presion vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit përmes një letre.

Ministria e Jashtme thotë se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punët e OSBE-ODIHR, e aq më pak për presione.

Sipas Ministrisë së drejtuar nga Igli Hasani, letra e dërguar pranë misionit vëzhgues është praktikë normale që përmban saktësime teknike lidhur me gjetjet e raportit paraprak.

Këto sqarime në letër, thotë Ministria e Jashtme, vlerësohen nga vetë OSBE-ODIHR nëse duhen marrë në konsideratë ose jo.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Jashtme:

Në lidhje me pretendimet e sotme të Kryetarit të Partisë Demokratike mbi letrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme drejtuar institucioneve ndërkombëtare të përfshira në vëzhgimin e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 në Shqipëri, sqarojmë se:

Siç është e qartë dhe në letrën e përmendur, nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve të ODIHR, dhe aq më pak presion ndaj tyre.

Është në praktikën normale të çdo procesi zgjedhor, që autoritetet e shtetit pritës të përcjellin pranë Misionit vëzhgues saktësime teknike dhe kontekst lidhur me gjetjet e raportit paraprak, për të cilat vlerësohet se janë të nevojshme për t’u konsideruar në një raport përfundimtar të bazuar në fakte dhe prova.

Edhe në rastin në fjalë, janë paraqitur sqarime që janë vlerësuar se mund të merren parasysh nga raportuesit gjatë hartimit të Raportit përfundimtar. Sigurisht, marrja në konsideratë apo jo e sqarimeve, është ne diskrecionin e plotë të Misionit vëzhgues.

Kujtojmë se edhe vetë ODIHR ka reaguar më parë që nuk ka pasur një presion të tillë.

MEPJ mbetet gjithmonë e angazhuar për të respektuar pavarësinë dhe integritetin e çdo mekanizmi vëzhgues në përputhje me mandatin që i është ngarkuar nga ODIHR.

The post Ministria e Jashtme përgënjeshtron Berishën: Asnjë presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë first appeared on JavaNews.al.

Çmimi i shalqirit 5-fishohet rrugës nga Divjaka në Tiranë, Braçe: Nuk mbulohet as kostoja e fermerit

By: B K
4 August 2025 at 15:43

Kostot e prodhimit të shalqirit po rëndojnë edhe më shumë mbi fermerët këtë fillim gushti. Brenda një muaji çmimi me të cilin bujku shet shalqirin është ulur me gati 60%.

Fermerët e qarkut të Fierit po e shesin shalqirin me 6 lekë për kilogramë, nga 15 lekë në fillim të korrikut.

Por edhe pse çmimi nuk mbulon as kostot e prodhimit, gjatë rrugës 1 kilogram shalqi shtrenjtohet me gati 5-fish.

Në tregjet e Tiranës çmimi i shalqirit është 25-30 lekë për kilogramë.

Përtej çmimit të ulët, mungesa e tregut po godet edhe më shumë fermerët.

Mundi i fermerëve jo vetëm që nuk po shpërblehet me çmim të arsyeshëm, por në fakt po shkon 100% dëm duke u kalbur nëpër fusha e sera.

“Një shalqi si ky që kam marrë unë 10 kg, kushton vetëm 60 lekë. Kaq nuk kushton asnjë produkt sot. Shkoni blini shalqi se ju kushton me pak se çdo gjë tjetër sot. Blini është shumë e rëndësishme të ndihmohet bujku”, apelon deputeti Braçe.

Deputeti socialist u ka bërë thirrje edhe biznesmenëve të restoranteve dhe beach bareve që ta përfshijnë në menutë e tyre edhe shalqirin.

The post Çmimi i shalqirit 5-fishohet rrugës nga Divjaka në Tiranë, Braçe: Nuk mbulohet as kostoja e fermerit first appeared on JavaNews.al.

Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon Meta: Të hetohet se kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat në parti! 

By: B K
4 August 2025 at 15:36

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij, duke e cilësuar të gjithë procesin si një fabrikim politik që kishte nisur që në dhjetor të vitit 2019.

Meta shkruan se gjatë takimit të fundit me prokurorët më 27 maj, nuk pati asnjë zhvillim të ri dhe se nga ana e tij u kërkua me forcë dhe zyrtarisht që të hetohej se kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së ndaj kompanive në SHBA, si dhe se kujt i janë dërguar për miratim faturat nga kompania amerikane GSIS në Partinë e Lirisë.

Ai akuzon se mos-hetimi i këtyre dy pistave është pasojë e një “diktati politik”, dhe jo e pamundësisë ligjore apo profesionale për të vepruar.

Reagimi:

Përshëndes mbylljen zyrtare të hetim-fabrikimeve të nisura që në Dhjetor 2019.

Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut.

Ngritëm me forcë dhe zyrtarisht kërkesën për të hetuar me përgjegjshmëri se kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së për kompanitë në SHBA dhe së dyti se kujt i dërgonin faturat për t’u aprovuar në Partinë e Lirisë, kompania GSIS.

Mos-hetimi në këto dy drejtime është vetëm pasojë e një diktati politik, pasi nga ana ligjore dhe profesionale kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëhet dhe që duhet të ishte bërë prej dy vitesh.

The post Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon Meta: Të hetohet se kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat në parti!  first appeared on JavaNews.al.

Restaurimi i Muzeut Historik Kombëtar, Gonxhja: Rikthejmë një institucion të denjë për të treguar historinë tonë

By: B K
4 August 2025 at 15:30

Pas viteve sfidash dhe dëmtimeve, përfshirë tërmetin e vitit 2019, Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë ka hyrë në fazën e restaurimit dhe rikonstruksionit. Ky projekt po realizohet në kuadër të programit EU4Culture, nën drejtimin e UNOPS, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ministri Blendi Gonxhja ndau pamje nga punimet dhe projekti përfundimtar, duke theksuar se objektivi është ta kthejnë Muzeun në një institucion dinjitoz e bashkëkohor.

“Po rikthejmë Muzeun Historik Kombëtar në një institucion dinjitoz dhe bashkëkohor, të denjë për të ruajtur dhe treguar historinë tonë kombëtare”, shkruan Gonxhja.

Ndërhyrjet e fazës së parë përfshijnë:

Paketimin dhe evakuimin e artefakteve;

Konsolidimin dhe përforcimin strukturor;

Restaurimin e fasadës me teknologji moderne (fibra karboni, xhaketim kolonash);

Rinovimin e çatisë dhe izolimin;

Instalimin e sistemit të monitorimit me kamera.

Faza e dytë do të shtojë laboratorë e hapësira teknike nëntokësore, fasadën e brendshme prej xhami Oculus, mbulesën ikonike, sisteme moderne të mbrojtjes nga zjarri dhe muzeologji bashkëkohore.

Muzeu Historik Kombëtar u mbyll më 15 mars 2024 për t’iu nënshtruar rivitalizimit të objektit, proces që do të marrë 4 vjet. Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë është hapur më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh dhe i rëndësishëm në Shqipëri.

The post Restaurimi i Muzeut Historik Kombëtar, Gonxhja: Rikthejmë një institucion të denjë për të treguar historinë tonë first appeared on JavaNews.al.

Anulohen mbi 16 trena që lidhin Parisin me Londrën, Brukselin dhe Amsterdamin, probleme të mëdha për shkak të defektit në sistemin elektrik

By: B K
4 August 2025 at 15:22

Më shumë se 16 udhëtime të trenave të Eurostar janë anuluar sot, ndërsa rrjeti hekurudhor është përballur me ndërprerje dhe vonesa deri në 1 orë e 50 minuta, për shkak të një problemi serioz në sistemin e furnizimit me energji elektrike.

Sipas kompanisë franceze SNCF Réseau, shkaku është një “defekt në linjën ajrore të kontaktit”. Ekipet teknike ndodhen në vendngjarje për të lokalizuar problemin dhe për të nisur riparimet sa më shpejt të jetë e mundur.

Të paktën 16 trena të Eurostar që lidhin Parisin me Londrën, Brukselin dhe Amsterdamin janë anuluar deri në orën 19:00, ndërkohë që dy trena që kishin nisur udhëtimin në linjën Paris–Bruksel dhe Bruksel–Paris u detyruan të kthehen në stacionet e tyre fillestare, sipas asaj që ka njoftuar kompania franko-britanike.

SNCF ka nisur krijimin e itinerareve alternative për të menaxhuar situatën, por deri në mesditë nuk kishte asnjë parashikim se kur do të normalizohej qarkullimi hekurudhor.

The post Anulohen mbi 16 trena që lidhin Parisin me Londrën, Brukselin dhe Amsterdamin, probleme të mëdha për shkak të defektit në sistemin elektrik first appeared on JavaNews.al.

Kallëzimi nga qytetari, Tatimet: U zbulua biznesi në Tiranë që fshehu 585 mijë euro për më shumë se 1 vit

By: B K
4 August 2025 at 15:13

585,000 Euro të padeklaruara, gjatë më shumë se një viti, janë zbuluar nga Administrata Tatimore, përmes një kontrolli të specializuar nga Hetimi Tatimor, në një subjekt tatimpagues në Tiranë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve bëhet me dije se ky aksion u krye pas një denoncimi të një qytetari, i cili çoi në zbardhjen e një skeme evazioni fiskal.

Tatimet bëjnë me dije se ky biznes nuk lëshonte faturë dhe kishte punonjës të pasiguruar.

The post Kallëzimi nga qytetari, Tatimet: U zbulua biznesi në Tiranë që fshehu 585 mijë euro për më shumë se 1 vit first appeared on JavaNews.al.

Drafti i Kodit të ri Penal, Rama: U prezantua për të mbledhur opinionet rreth tij, të alarmuarit të mos ekspozohen në diell!

By: B K
4 August 2025 at 15:06

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debateve publike dhe kundërshtive rreth draftit të Kodit të ri Penal të prezantuar nga qeveria.

“Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij.

Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj”, shkruan Rama.

The post Drafti i Kodit të ri Penal, Rama: U prezantua për të mbledhur opinionet rreth tij, të alarmuarit të mos ekspozohen në diell! first appeared on JavaNews.al.

Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

By: B K
4 August 2025 at 15:02
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një interviste me Nertil Agalliun në Report Tv, se koret raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit mes skuadrës së Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, janë autorësi e shërbimeve ruse.

“Së pari duhet të kemi parasysh se kemi të bëjmë me një ngjarje të paralajmëruar. Gjenerali Stuart Peach. i cili është një britanik dhe punon për një agjensi britanike në Ballkan, por edhe shumë agjensi të tjera sekrete, në një raport të Bashkimit Europian kishte paralajmëruar që Maqedonia, segmente të financuara nga shërbimet ruse për destabilizimin e Kosovës, Bosnjës dhe Maqedonisë. Ky nuk është një incident i shkëputur, është një kronikë e paralajmëruar dhe dua të them që ka shumë interesa që interferojnë dhe gjejnë një situatë të brishtë në Ballkan për shkak të një tërheqje të Shteteve të Bashkuara të Ameerikës, mos interesimi dhe tërheqja nga prioritetet e Administratës së Trump për Ballkanin apo për çështjen shqiptare apo stabilitetin në rajonin e Ballkanit, ka bërë që të lulëzojnë dhe të riaktivizohen të gjitha segmentet e shërbimeve ruse në rajon për të krijuar destabilizim”,- tha Spahiu.

The post Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë first appeared on JavaNews.al.

❌
❌