Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 July 2025Main stream

“Je e ftuar kot!” – Replikat me thumb mes Ronaldo Sharkës dhe Krisës ndezin studion

By: D Marku
22 July 2025 at 13:13

Një debat me nota ironie dhe sarkazme ka tërhequr vëmendjen së fundmi në emisionin e gazetarit Ronaldo Sharka, ku e ftuar ishte ish-banorja e BBVA4, Krisa Çaushi.

“Je e ftuar kot,” – i tha Ronaldo në mënyrë spontane, duke nxitur një reagim të menjëhershëm nga Krisa, e cila u përfshi në lojën me tone thumbuese të gazetarit.

“Se di, u pendova që të mora në emision,” vijoi ai, duke i dhënë ngjyrë bisedës që megjithëse u duk si përplasje, ishte më shumë një shkëmbim shakash në stilin ironik që e karakterizon emisionin.

Pjesë nga biseda:
Krisa Çaushi: Nëse jam e ftuar koti, atëherë nuk do duhej të më kishe marrë.

Ronaldo Sharka: Mendon që nuk do të kishe ardhur fare?.

Krisa Çaushi: Unë erdha për të respektuar meqë më ftove.

Ronaldo Sharka: Problemi jonë si emision që të ftojmë, të kontaktojmë, të hapim derën.

Krisa Çaushi: E po atëherë kënaqësi që unë erdha dhe mos ua pafsha më derën.

Ronaldo Sharka: Kënaqësia e gjitha e jotja sepse për neve nuk ka ndonjë kënaqësi.

Krisa Çaushi: Atëherë mend për herë tjetër.

The post “Je e ftuar kot!” – Replikat me thumb mes Ronaldo Sharkës dhe Krisës ndezin studion appeared first on Albeu.com.

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Bruce Willis: Aktori ka humbur aftësinë për të folur e për të lexuar

By: D Marku
22 July 2025 at 13:11

Ikona e kinemasë amerikane, Bruce Willis, po përballet me një përkeqësim të ndjeshëm të gjendjes së tij shëndetësore si pasojë e demencës frontotemporale, një sëmundje e rëndë neurodegjenerative që prek zonat e trurit përgjegjëse për komunikimin, sjelljen dhe lëvizjen.

Sipas burimeve pranë familjes, aktori i dashur tashmë nuk është më në gjendje të flasë dhe ka humbur edhe aftësinë për të lexuar. Gjendja e tij fizike është gjithashtu përkeqësuar, pasi përballet me vështirësi serioze në ecje

Willis u largua nga aktrimi në vitin 2022, pasi u diagnostikua me afazi, një çrregullim që ndikon në aftësinë për të komunikuar, përpara se diagnoza të rikonfirmohej si demencë frontotemporale në fillim të vitit 2023

Përgjatë viteve 2023 dhe 2024, raporte të shumta zbuluan se ylli i filmave si Die Hard dhe Pulp Fiction ishte bërë kryesisht jofjalor dhe kishte ndaluar së lexuari, ndërsa tani përballet edhe me sfida motorike të mëdha. Megjithatë, familja ka zgjedhur të mos ndajë detaje të mëtejshme për aspektin fizik të gjendjes së tij.

Në prill të këtij viti, bashkëshortja e tij Emma Heming Willis dhe vajzat e çiftit konfirmuan përmes një deklarate se sëmundja vazhdon të jetë progresive, por e qëndrueshme. “Bruce po përballet me këtë sfidë me dinjitet dhe i rrethuar nga dashuria jonë. Ne jemi pranë tij në çdo hap,” – thuhej në deklaratë.

Largimi i Bruce Willis nga skena kinematografike ka lënë një boshllëk të madh në botën e filmit dhe në zemrat e miliona fansave që janë rritur me filmat e tij.

The post Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Bruce Willis: Aktori ka humbur aftësinë për të folur e për të lexuar appeared first on Albeu.com.

Shiloh Jolie-Pitt kapet mat me të dashurën: Lidhja e dy vajzave që po ‘trondit’ Hollywood-in!

By: D Marku
22 July 2025 at 12:44

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh Jolie-Pitt, është kapur nga mediat amerikane në një lidhje me balerinën Keoni Rose në Studio City, Kaliforni. Ato janë parë duke u përqafuar brenda makinës dhe raportohet se jetojnë përkohësisht së bashku.

Thashethemet për lidhjen e tyre nisën në maj, pas momenteve të përbashkëta gjatë blerjeve.

Ndërsa Angelina Jolie është e shqetësuar për largimin e Shiloh nga shtëpia, ajo e mbështet dhe siguron që fëmijët të jenë të mbrojtur nga roje sigurie. Brad Pitt nuk kundërshton orientimin seksual të vajzës, por shpreh shqetësim për ndikimet rreth saj, duke fajësuar edhe Jolie-n për këtë situatë.

The post Shiloh Jolie-Pitt kapet mat me të dashurën: Lidhja e dy vajzave që po ‘trondit’ Hollywood-in! appeared first on Albeu.com.

Ushtria izraelite godet kampin me civilë në Gaza, 13 të vdekur, mes tyre gra e fëmijë

By: D Marku
22 July 2025 at 12:40

Të paktën 13 palestinezë humbën jetën dhe mbi 25 u plagosën pasi forcat izraelite sulmuan një kamp të zhvendosurish pranë detit në perëndim të Gazës.

Kampi strehonte civilë të evakuuar nga veriut. Ndërkohë, OBSH thotë se ofensiva ka kompromentuar ndihmat, pasi objektet e saj u sulmuan, ndërsa OKB akuzon ushtrinë izraelite për sulme ndaj stafit të saj dhe për “këputjen e litarëve të fundit të shpëtimit” për Gazën.

Deir al-Balah ndodhet aktualisht në qendër të operacionit më të madh izraelit që nga nisja e luftës.

The post Ushtria izraelite godet kampin me civilë në Gaza, 13 të vdekur, mes tyre gra e fëmijë appeared first on Albeu.com.

Ana Kabashi rrëfen arsyet e shkëputjes nga muzika: Nuk jam kundër vetes, jam pro – dua diçka të vërtetë që më përmbush

By: D Marku
22 July 2025 at 12:20

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, ka ndarë së fundmi një reagim emocional dhe të thellë në rrjete sociale, si përgjigje ndaj një komenti nga një ndjekës i saj i cili e quajti “top talent”, duke shprehur zhgënjimin pse ajo nuk po merret më me muzikë.

Komenti në fjalë thoshte: “Top talent që sot as 5 për qind e estradës se kanë talentin tënd, e ti nuk merresh me muzikë. A e ke pyetur veten ndonjëherë pse je kundër vetes kaq shumë?”.
Në vend që ta injoronte, Ana vendosi të ndajë me ndjekësit një sqarim të ndjerë, duke zbuluar për herë të parë në mënyrë të qartë arsyet pse është larguar nga skena muzikore, një shkëputje që shumë fansa e kanë ndier dhe pyetur për të gjatë gjithë kësaj kohe.

“E para, faleminderit për këtë koment dhe opinion. Unë e di që të gjithë i keni mendimet e juaja, dhe është normale që kur nuk jam duke folur shumë, nuk e dini pse”, nis ajo reagimin.

Ajo shpjegon se gjatë vitit të fundit ka ndalur të gjitha bashkëpunimet, koncertet dhe projektet muzikore që kishte planifikuar. Vendimi, siç thotë, erdhi pas një periudhe reflektimi të thellë dhe dëgjimi të brendshëm.

Kabashi tregon se një nga arsyet kryesore ishte nevoja për t’i thënë “jo” gjërave që nuk i përkasin më, për të mos e humbur veten dhe për të ndaluar së dëgjuari njerëz që ndikojnë negativisht në vetëbesimin dhe qejfin e saj.

“Në fakt, nuk ta do askush të mirën”, thotë ajo me sinqeritet, duke shtuar se ka mësuar të dëgjojë më shumë veten, të dojë më shumë veten dhe të besojë në mendimin dhe zemrën e saj.

“Kam pasur nevojë të shkëputem, t’i shoh njerëzit real, me i besu vetes dhe mendimit tim”, thekson tutje.

Sa i përket kthimit në skenë, Ana thekson: “O do të kthehem si më qan zemra për muzikën, o nuk do të kthehem hiç. Nuk po mundem të jem falso, me lëshu një këngë dhe aq. Po dua diçka të mirë, të madhe, që më përmbush si artiste”.

Në fund, i jep fund dyshimeve për ata që e shohin largimin si një sabotim ndaj vetes: “Nuk jam kundër vetes, jam pro vetes dhe për atë nuk po këndoj”.

Bukuroshja nga Peja ka zgjedhur të heshtë për të mos qenë e rreme, dhe ka vendosur që kur të rikthehet, të vijë me diçka që e përfaqëson vërtet, jo vetëm për publikun, por para së gjithash, për shpirtin e saj.

The post Ana Kabashi rrëfen arsyet e shkëputjes nga muzika: Nuk jam kundër vetes, jam pro – dua diçka të vërtetë që më përmbush appeared first on Albeu.com.

Arilena Ara shënon ditëlindjen me një paraqitje të veçantë nga brigjet e Mykonos

By: D Marku
22 July 2025 at 11:46

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, ka festuar ditëlindjen e saj në një nga destinacionet më të bukura të Mesdheut, ishullin grek të Mykonos.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit një moment magjepsës nga kjo festë, ku shihet duke pozuar me një bikini të bardhë mbi një varkë luksoze, me sfondin piktoresk të Mykonosit dhe mullinjtë karakteristikë të ishullit.

E veshur me stil dhe rrezatuese nga vetëbesimi, Arilena ka shkruar thjesht: “Ditëlindja në Mykonos”, duke lënë të kuptohet se këtë ditë të veçantë ajo ka zgjedhur ta kalojë mes relaksit dhe bukurisë natyrore.

Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe figurave publike.

Përveçse një ikonë e muzikës shqiptare, Arilena dëshmon edhe njëherë se di të shijojë jetën me stil dhe elegancë.

Mykonosi, me dritën e artë të perëndimit dhe ujërat e kristalta, i jep këtij momenti një ndjesi magjike, perfekte për një ditëlindje të paharrueshme.

The post Arilena Ara shënon ditëlindjen me një paraqitje të veçantë nga brigjet e Mykonos appeared first on Albeu.com.

Vajzat e bukura të ekranit zgjedhin meshkuj të pasur? Krisa Çaushi flet për lidhjen me Tiri Gjocin

By: D Marku
22 July 2025 at 11:39

Gjatë një interviste me moderatorin dhe ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Ronaldo Sharka, Krisa Çaushi ka folur pa doreza për raportin e saj me Tirin.

Ata kanë prekur një temë që shpesh ngjall diskutim: vajzat e ekranit dhe zgjedhjet e tyre romantike në raport me pasurinë.

Pjesë nga biseda në studio

Ronaldo Sharka: A është i pasur Tiri?

Krisa Çaushi: Po. Është.

Ronaldo Sharka: Zakonisht ka një trend që vajzat e bukura të ekranit, nuk dua të jem paragjykues, por pjesa dërrmuese e tyre zgjedhin meshkuj me Lamborghini që kushtojnë 500 mijë euro.

Krisa Çaushi: Kam zgjedhur një njeri që i përshtatemi. Unë dhe ai i përshtatemi stilit të jetesës së njëri-tjetrit. Unë kurrë nuk i kam parë meshkujt nga ana financiare, asnjëherë. Gjithmonë kam qenë me këmbë në tokë dhe kam thënë që leku shkon ke leku.

Krisa Çaushi: Mos mendo që edhe ato vajza që zgjedhin djemtë me lekë të babait të jenë aq të pjekura mendërisht. Zgjedh një njeri që është për familjen dhe di të menaxhojë lekun. Unë mendoj që këta individë nuk dinë ta menaxhojnë dhe thjesht e shpërdorojnë.

Ronaldo Sharka: Të ndodh shpesh të takosh nga këto vajza, a janë të lumtura?

Krisa Çaushi: Për mendimin tim, ato mendojnë që janë të qeta. Ato e shikojnë vetëm nga ana materiale, jetojnë për rrjete sociale.

Në këtë bisedë, Krisa ndan pa komplekse qëndrimin e saj kundër klisheve që shpesh i vendosen vajzave të ekranit, duke theksuar se për të, vlerat si përshtatja në stil jetese, maturia mendore dhe aftësia për të ndërtuar familje kanë më shumë rëndësi sesa aspekti financiar.

The post Vajzat e bukura të ekranit zgjedhin meshkuj të pasur? Krisa Çaushi flet për lidhjen me Tiri Gjocin appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare këngëtarja e njohur braziliane

By: D Marku
22 July 2025 at 11:13

Preta Gil ka ndërruar jetë më 20 korrik, pas një beteje të gjatë dhe të guximshme me kancerin. Lajmi u konfirmua përmes një deklarate në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Artistja shumëdimensionale, këngëtare, aktore dhe moderatore, po trajtohej në Nju Jork kur u ndje keq rrugës për në aeroport dhe u shtrua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë.

Preta ishte vajza e muzikantit legjendar Gilberto Gil dhe e njohur për sinqeritetin me të cilin ndau publikisht betejën e saj me sëmundjen. Ajo kishte kryer kimioterapi dhe një ndërhyrje kirurgjikale në gusht të vitit të kaluar, pasi kanceri ishte përhapur në disa pjesë të trupit.

Ceremonia mortore do të mbahet në Rio de Janeiro, ku familjarë, miq dhe fansa do të mund të nderojnë figurën e saj.

The post Ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare këngëtarja e njohur braziliane appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Tentoi të korruptonte efektivët e policisë, procedohet penalisht 38-vjeçari në Sarandë

By: D Marku
9 July 2025 at 16:57

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë që e konstatuan në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, procedohet penalisht 38-vjeçari.

Gjatë patrullimit në terren, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Komisariatit të Policisë Sarandë, konstatuan në rrugën “Lefter Talo” një automjet tip “BMW”, të ndaluar që pengonte qarkullimin normal të mjeteve të tjera.

Gjatë veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi L. B., ka tentuar t’u japë punonjësve të Policisë shumën prej 50 eurosh, me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor për shkeljen e konstatuar.

Shtetasi L. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë. Në vijim, Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë referoi materialet në këtë prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj tij, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

The post Tentoi të korruptonte efektivët e policisë, procedohet penalisht 38-vjeçari në Sarandë appeared first on Albeu.com.

Këngëtarja e njohur rrëfen periudhën më të errët të jetës së saj: “Isha e fiksuar pas idesë për të…”

By: D Marku
9 July 2025 at 16:00

Këngëtarja e njohur Lorde ka folur së fundmi hapur për një periudhë të vështirë emocionale që për pak sa nuk i dha fund karrierës së saj muzikore.

Në një intervistë të sinqertë në BBC Radio 1 me Jack Saunders, këngëtarja 28-vjeçare nga Zelanda e Re tregoi se në fillim të vitit 2023 ishte në një gjendje të rënduar mendore dhe e kishte humbur krejtësisht lidhjen me krijimtarinë.

“Ndihesha bosh dhe pa asnjë ide. Çdo gjë që më mbushte mendjen kishte të bënte me peshën, ushqimin dhe stërvitjen. Isha e fiksuar pas idesë për të peshuar sa më pak dhe kjo më kishte bllokuar plotësisht”-u shpreh ajo.

Lorde pranoi se për një kohë nuk mendonte më as për muzikë, duke e konsideruar atë një pjesë të së shkuarës. Megjithatë, gjërat filluan të ndryshonin kur vendosi t’i jepte fund kësaj mënyre të menduari.

“Sapo lashë pas këtë mënyrë të jetuari, muzika nisi të kthehej natyrshëm tek unë”-tha ajo.

Rikthimi i saj në skenë u konfirmua me një performancë surprizë në festivalin Glastonbury, ku fansat u befasuan nga prania e saj në një set të fshehtë.

Ndërkohë, ajo ka shpallur albumin e saj të katërt me titull “Virgin”, që doli më 27 qershor. Kopertina e albumit, që përmban një imazh rreze-X të legenit të një gruaje me një pajisje intrauterine, ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjete sociale.

Në planin personal, Lorde duket të jetë në një lidhje të re me producentin dhe DJ-në Jim-E Stack, me të cilin u shfaq publikisht në Glastonbury dhe më pas në Londër.

The post Këngëtarja e njohur rrëfen periudhën më të errët të jetës së saj: “Isha e fiksuar pas idesë për të…” appeared first on Albeu.com.

Justin Bieber reagon publikisht pas lajmeve për ndarjen me Hailey-n

By: D Marku
9 July 2025 at 15:30

Thashethemet rreth martesës së Justin dhe Hailey Bieber nuk janë diçka e re. Me shpërthime publike, lapsuse në Instagram nga ana e Justin-it dhe daljet e fundit të Hailey-t pa unazë, zërat për vështirësi në çift vazhdojnë të qarkullojnë me intensitet.

Mes gjithë këtyre spekulimeve, Justin ka zgjedhur të reagojë sërish në Instagram, këtë herë për të shprehur dashurinë e tij.

“Përgjithmonë dhe gjithmonë,” shkruan ai në një postim ku ndan disa foto ku shfaqet i përqafuar me Hailey-n.
Kjo vjen vetëm pak javë pas një raporti ku thuhej se Hailey ndjehej e lodhur dhe e zhgënjyer nga sjellja e Justin-it, sidomos për shkak të pranisë së tij problematike online, përfshirë një video të vitit 2020 që është rikthyer në qarkullim, ku ai i drejton kamerën Hailey-t dhe thotë: “Po të mos ishe kaq seksi, do të të kisha lënë me kohë.”

Burime pranë çiftit tregojnë se Hailey “ndjehet shumë e ezauruar për momentin.”

Të njëjtat burime theksojnë se, pavarësisht frustrimeve dhe ndjesisë se “ajo është e vetmja që po mban familjen të bashkuar”, gjasat për një ndarje janë të vogla për shkak të besimit të thellë fetar që ndajnë dhe vendosmërisë për ta përballuar çdo sfidë së bashku.

“Ata besojnë se janë shpirtra binjakë dhe të destinuar për njëri-tjetrin,” thuhet në raport.

Nëse postimi i fundit i Justin-it është ndonjë tregues, atëherë ndoshta ky besim është real: ata vijojnë të paraqiten të bashkuar në publik. Në maj të këtij viti, edhe Hailey iu përgjigj thashethemeve me një deklaratë thumbuese:

“Do të mendoje që pasi ke një fëmijë, njerëzit do të pushonin… por jo. Kështu që, duket se këto bitches do të vazhdojnë të jenë të acaruara,” është shprehur ajo.

The post Justin Bieber reagon publikisht pas lajmeve për ndarjen me Hailey-n appeared first on Albeu.com.

Gazetaret sportive nxisin debat me veshjet provokuese në stadium

By: D Marku
9 July 2025 at 15:25

Disa nga prezantueset më të njohura të DAZN Italy, Eleonora Incardona, Giusy Meloni, Diletta Leotta dhe Marialuisa Jacobelli janë bërë virale për paraqitjet e tyre gjatë raportimeve nga Kampionati Botëror i Klubeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pamja e tyre tërhoqi vëmendje masive në rrjete sociale, por gjithashtu shkaktoi edhe kritika të forta. Kolegia e tyre, Valentina Maceri, që prezanton Ligën e Kampionëve në një televizion zviceran, i akuzoi ato për mungesë profesionalizmi.

“Nëse do të kesh të njëjtin respekt si lojtarët dhe zyrtarët, pamja duhet të jetë më e përmbajtur”, tha ajo për BILD, duke veçuar Eleonora Incardona-n për bashkëpunimet me agjenci bastesh dhe stilin “vulgar”.

Kritikat u shtuan pas një postimi viral të Incardona-s nga një ndeshje në Orlando, ku u shfaq me kostum me vija dhe reçipeta. Komentuesit e cilësuan veshjen si të papërshtatshme për një event sportiv.

Ndërkohë, edhe Diletta Leotta është sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për arsye personale, pasi balerina Eleonora Abbagnato e akuzoi atë për sjellje të papërshtatshme ndaj bashkëshortit të saj, Federico Balzaretti.

The post Gazetaret sportive nxisin debat me veshjet provokuese në stadium appeared first on Albeu.com.

Bëhet viral momenti kur Emmanuel Macron i shkel syrin Kate Middleton

By: D Marku
9 July 2025 at 15:01

Një foto është bërë virale në internet ku shihet presidenti francez, Emmanuel Macron, duke ia bërë me sy Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, gjatë një darke gala në Kështjellën Windsor.

Në një moment, ata po ngrinin dolli. Në darkën gala morën pjesë edhe Mbreti Charles, Mick Jagger e Sir Elton John.

Fotografët kapën momentin pas videos virale të Macron dhe gruas së tij Brigitte duke mbërritur në Londër, kur ajo e injoroi atë.

Me të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, Macron përshëndeti princeshën dhe bashkëshortin e saj William në aeroport.

Ai i puthi dorën, gjë që e habiti dukshëm princeshën. Shumë veta pyesnin veten nëse Macron kishte thyer protokollin mbretëror, por doli që nuk e kishte bërë. Nuk ka rregulla të rrepta sjelljeje kur takohen anëtarët e familjes mbretërore.

Një tjetër moment i pakëndshëm, kësaj radhe në Aeroportin e Londrës – Brigitte Macron refuzoi dorën e burrit të saj kur zbriti nga avioni

Edhe pse një përkulje e lehtë dhe një shtrëngim duarsh janë forma më e zakonshme e përshëndetjes, një puthje në dorë nuk është kundër protokollit dhe nuk është e pazakontë.

Presidenti Macron (47 vjeç) dhe Zonja e Parë Brigitte Macron (72 vjeçe) mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar të martën për një vizitë shtetërore tre-ditore

Me të mbërritur në Aeroportin e Forcave Ajrore Mbretërore Northolt në Londër, kamerat kapën momentin kur Macron u përpoq ta ndihmonte gruan e tij të zbriste shkallët e aeroplanit, duke i zgjatur dorën.

Megjithatë, Brigitte vendosi të kapej pas parmakut dhe fillimisht e injoroi gjestin e tij.

The post Bëhet viral momenti kur Emmanuel Macron i shkel syrin Kate Middleton appeared first on Albeu.com.

Xhandarmëria serbe me simbole ruse, Islami: Nuk është rastësi, por sinjal shqetësues

By: D Marku
9 July 2025 at 13:10

Një pamje që ka qarkulluar në rrjetet sociale ku shihet një pjesëtar i xhandarmërisë serbe, duke mbajtur në uniformë një emblemë me simbole ruse ka nxitur reagime.

Pjesëtari i xhandarmërisë serbe thuhet se ishte i përfshirë në ndërhyrjen ndaj protestuesve në Beograd, dhe në uniformë kishte emblemën me simbole ruse dhe mbishkrimin “Dimitrij Donski” – një figurë historike ruse që sot simbolizon ideologjinë nacionaliste dhe militariste pro-Kremlinit.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, në një reagim publik, e cilësoi këtë si një dëshmi alarmante të ndërthurjes ideologjike ruso-serbe brenda institucioneve shtetërore të sigurisë.

“Simbolet e Rusisë në uniformat e xhandarmërisë serbe janë dëshmi alarmante e ndikimit ideologjik në institucionet e sigurisë të Serbisë,” tha Islami.

Ai shtoi se prania e emrit të princit rus të shekullit XIV, Dmitrij Donski, në këtë kontekst, nuk është e rastësishme.

“Në emër të tij marshojnë ata që besojnë në ‘Botën Ruse’ – një koncept ideologjik që promovon përplasjen me Perëndimin, luftërat ‘të shenjta’, dhe përhapjen e ndikimit rus përtej kufijve të saj”, ka thënë Islami.

Për të ky rast nuk mund të trajtohet thjesht si një incident i izoluar, por si tregues i një tendence më të gjerë e më të rrezikshme.

“Fakti që ky simbol gjendet në uniformën e një efektivi të xhandarmerisë serbe, i cili ndërhyn ndaj qytetarëve të vet protestues, është më shumë se një incident – është një tregues i rrezikshëm i ndërthurjes ideologjike mes Rusisë dhe Serbisë në nivel institucional”, ka shkruar Islami.

Ai ka edhe një apel duke theksuar se “Historia na ka mësuar se kur ideologjitë ekstremiste dhe strukturat e dhunës bashkohen, pasojat janë gjithmonë shkatërruese. Është koha për vigjilencë dhe për një analizë të thelluar të ndikimeve të jashtme në aparatin shtetëror serb”

The post Xhandarmëria serbe me simbole ruse, Islami: Nuk është rastësi, por sinjal shqetësues appeared first on Albeu.com.

Enca Haxhia në lidhje të re, publikon fotografi krah të dashurit të ri?

By: D Marku
9 July 2025 at 12:40

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka rikthyer vëmendjen e publikut drejt saj me një postim të fundit që po bën xhiron e rrjetit.

Në një fotografi të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Enca ka dhënë një sinjal të qartë se është në një lidhje të re dashurie.

Ajo shihet duke shijuar momente romantike me një person të panjohur, duke shoqëruar foton me disa emoji dashurie, që lënë të kuptohet se ndodhet në një periudhë të lumtur emocionale.

Duket se artistja ka lënë pas lidhjen e mëparshme me ish-partnerin e saj afrikan dhe tashmë është fokusuar në një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale.

Reagimet nga ndjekësit nuk kanë munguar – komentet janë të shumta, nga urimet për dashurinë e re, te kurioziteti për të zbuluar identitetin e partnerit të ri të Encës.

Me këtë postim, Enca jo vetëm që “trazoi” rrjetin, por edhe konfirmoi se është gati për t’u dashuruar sërish – dhe për ta ndarë këtë ndjesi me fansat e saj.

The post Enca Haxhia në lidhje të re, publikon fotografi krah të dashurit të ri? appeared first on Albeu.com.

Italia dhe Gjermania kërcënojnë me tërheqje nga Eurovisioni në rast të përjashtimit të Izraelit

By: D Marku
9 July 2025 at 12:36

Italia dhe Gjermania, dy prej vendeve më të mëdha pjesëmarrëse në Eurovision, kanë paralajmëruar se mund të tërhiqen nga festivali nëse Izraelit i ndalohet pjesëmarrja pa një arsye të qartë ligjore.

Kjo çështje ka qenë një nga temat kryesore të diskutimit në Asamblenë e 94-të të Përgjithshme të Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU), e cila është duke u zhvilluar aktualisht.

Në këtë mbledhje të rëndësishme të EBU-së, një ndër temat është ndikimi i situatave politike globale në garën muzikore. Pjesëmarrja e Izraelit ka qenë veçanërisht kontestuese gjatë dy viteve të fundit, për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe protestave të shumta që kanë pasuar praninë e tij në këtë event.

Sipas Amir Alon, ish-anëtar i delegacionit izraelit në Eurovision, transmetuesit publikë italianë dhe gjermanë kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nga gara nëse Izraeli përjashtohet pa një bazë të qartë dhe të pranueshme ligjore.

Ai ka folur për këtë çështje në një intervistë për televizionin izraelit N12Neës, duke theksuar se këto dy vende janë në mbështetje të qëndrimit të Izraelit dhe janë kundër përjashtimit të tij.

Situata ka shkaktuar ndarje të thella brenda komunitetit të Eurovisionit, ku tashmë janë krijuar dy kampe: një grup vendesh që kërkojnë përjashtimin e Izraelit dhe një tjetër që mbron të drejtën e tij për të marrë pjesë.

Italia dhe Gjermania, që janë pjesë e të ashtuquajturës “Big Five” (pesë vendet kryesore që kanë vend të garantuar në finalen e Eurovisionit), kanë bërë të qartë se nuk do të tolerojnë një vendim arbitrar kundër Izraelit.

The post Italia dhe Gjermania kërcënojnë me tërheqje nga Eurovisioni në rast të përjashtimit të Izraelit appeared first on Albeu.com.

Skandal në një çerdhe në Kinë/ Mbi 200 fëmijë me gjak të kontaminuar nga plumbi pas përdorimit të bojës në ushqim

By: D Marku
9 July 2025 at 12:11

Një ngjarje alarmante ka tronditur opinionin publik në Kinën veriperëndimore, ku më shumë se 200 fëmijë të një çerdhe private rezultuan me nivele të larta plumbi në gjak. Sipas autoriteteve, shkaku kryesor ishte përdorimi i bojës industriale si ngjyrues ushqimor në gatimet që u shërbeheshin fëmijëve.

Skandali ka shpërthyer në qytetin Tianshui, ku drejtues të çerdhes Heshi Peixin kishin lejuar që personeli i kuzhinës të përdorte pigmente jo të ngrënshme në përgatitjen e ushqimeve, në një përpjekje për t’i bërë ato më tërheqëse vizualisht. Boja, e cila përmbante sasi të mëdha plumbi, rezultoi fatale për shëndetin e fëmijëve.

Hetimet nisën më 1 korrik, kur u raportua për raste të shumta të fëmijëve me simptoma të pazakonta. Nga 251 fëmijë të regjistruar në kopsht, 233 u testuan me nivele jonormale të plumbit në gjak. 201 prej tyre ndodhen aktualisht nën kujdes mjekësor në spital, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një vlerësim të plotë mbi dëmet afatgjata që mund të shkaktojë ekspozimi i tillë.

Ndërkohë, 8 persona janë ndaluar, përfshirë drejtorin dhe një bashkëpunëtor financiar të institucionit, të dyshuar për përfshirje në prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimit të rrezikshëm. Zyrtarët thanë se qëllimi i tyre ishte të rrisnin regjistrimet në kopsht duke ofruar ushqime “tërheqëse për syrin”.

Analizat laboratorike treguan se në disa mostra ushqimore, si një tortë me hurma të ziera në avull dhe një role misri me salçiçe, niveli i plumbit ishte mbi 2,000 herë më i lartë se norma e lejuar. Kovat me bojë, të cilat u sekuestruan nga autoritetet, ishin të etiketuara qartë si të rrezikshme për konsum njerëzor.

Zemërimi publik është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale kineze, ku shumë qytetarë kërkojnë ndëshkime të rënda dhe masa urgjente për përmirësimin e sigurisë ushqimore. Shumë prindër pretendojnë se kishin vënë re shenja të çuditshme në sjelljen dhe shëndetin e fëmijëve prej muajsh, por nuk kishin marrë asnjë informacion nga institucioni.

Rasti ka rikthyer në qendër të vëmendjes një plagë të vjetër në Kinë: mungesa e kontrollit të duhur mbi cilësinë e ushqimit dhe transparencën institucionale. Zyrtarë vendorë janë zotuar për trajtim të plotë për fëmijët e prekur dhe hetim të gjithanshëm të çështjes, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e një krize të besimit ndaj sistemit të sigurisë ushqimore në vend.

The post Skandal në një çerdhe në Kinë/ Mbi 200 fëmijë me gjak të kontaminuar nga plumbi pas përdorimit të bojës në ushqim appeared first on Albeu.com.

“Mirë se erdhe”/ Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë, ndan foton e të porsalindurit

By: D Marku
9 July 2025 at 11:50

Këngëtari i njohur Renis Gjoka ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një moment të veçantë familjar. Ai ka publikuar një foto prekëse ku shfaqen tre fëmijët e tij, ku më i vogli është një foshnjë e sapolindur, e mbajtur me shumë dashuri nga motrat e tij më të mëdha.

Në përshkrimin e fotos, Renisi shkruan plot emocion:

Mirë se erdhe, shoku im i vogël, në këtë udhëtim përmes dritës dhe hijes. Do jem këtu për të të ndihmuar të ecësh nëpër të gjitha sfidat. Zoti të bekoftë.”

The post “Mirë se erdhe”/ Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë, ndan foton e të porsalindurit appeared first on Albeu.com.

“Frikë nga më e keqja”/ Shëndeti i Mbretit Charles ndez alarmet në pallat

By: D Marku
9 July 2025 at 11:33

Shëndeti i Mbretit Charles III ka qenë nën mikroskop që nga diagnoza e tij me kancer në fillim të vitit 2024, dhe shfaqja e tij e fundit me një sy të skuqur shkaktoi shqetësim të ri midis vëzhguesve mbretërorë. Më 8 korrik, monarku 76-vjeçar mirëpriti Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe gruan e tij, Brigitte, në Kështjellën Windsor për një vizitë shtetërore, të shoqëruar nga Mbretëresha Camilla, Princi William dhe Kate Middleton.

Fotot nga eventi, që tregonin një sy të djathtë të kuq në mënyrë të habitshme, i çuan fansat në një tërbim, me disa që spekuluan mbi X-in rreth lidhjeve të mundshme me trajtimin e tij të vazhdueshëm për kancerin. Pallati i Buckingham-it ndërhyri shpejt për të qetësuar stuhinë, duke shpjeguar se Charles kishte një hemorragji subkonjunktivale, një enë gjaku të shpërthyer në syrin e tij. Sipas Klinikës Mayo, kjo gjendje, ndërsa është alarmante për t’u parë, është e padëmshme, e ngjashme me një mavijosje në lëkurë, që shpesh shkaktohet nga diçka aq e thjeshtë sa një kollë ose teshtimë.

Burime nga Pallati theksuan se kjo nuk ka lidhje me trajtimin e tij për kancerin, të cilin ai e ka ndjekur që nga diagnoza e tij pas një procedure për zmadhimin e prostatës në janar 2024. Transparenca e Pallatit pasqyron qasjen e tyre ndaj përditësimeve të mëparshme shëndetësore, si kur Charles u shtrua shkurtimisht në spital në mars 2025 për efekte anësore të trajtimit.

Reagimi i publikut ka qenë një përzierje shqetësimi dhe lehtësimi.

A është syri i kuq i Charles një tregues i udhëtimit të tij me kancerin?

Krahasuar me shqetësimet e kaluara shëndetësore, si shtrimi i tij në spital në mars ose thashethemet për planet e funeralit të quajtur Operacioni Ura Menai, ky incident duket më pak i rëndë. Në vitin 2022, Charles u pa me sy të skuqur në Luton, gjë që i atribuohet alergjive ose thatësisë së mundshme, duke sugjeruar se ky nuk është një problem i ri, por tërheq vëmendjen për shkak të betejës së tij me kancerin.

The post “Frikë nga më e keqja”/ Shëndeti i Mbretit Charles ndez alarmet në pallat appeared first on Albeu.com.

Adis Patushi thyen heshtjen mes aludimeve për ndarjen nga Fifi

By: D Marku
9 July 2025 at 11:16

Në mes të zërave që prej ditësh kanë qarkulluar rreth një ndarjeje të mundshme me Fifin ka ardhur më në fund reagimi i parë nga bashkëshorti i saj, Adis Patushi. Ai ka zgjedhur të mos flasë drejtpërdrejt, por të shprehë ndjenjat e tij në mënyrë të ndjeshme dhe simbolike, përmes një poezie të njohur të Agim Doçit.

“Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…”

Ky mesazh i heshtur, por emocionalisht i ngarkuar, është interpretuar nga ndjekësit si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës që po përjeton çifti. Ndonëse nuk ka asnjë përmendje të drejtpërdrejtë për Fifin apo ndarjen, përzgjedhja e vargjeve lë të kuptohet një ndjenjë reflektimi, keqardhjeje apo boshllëku emocional.

The post Adis Patushi thyen heshtjen mes aludimeve për ndarjen nga Fifi appeared first on Albeu.com.

❌
❌