Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 August 2025Main stream

“The Mirror” për Rivierën Shqiptare: Maldivet e Europës

By: e xh
13 August 2025 at 16:48

Riviera Shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. E përditshmja britanike “The Mirror” e ka krahasuar bregdetin shqiptar me ishujt ekzotikë të Azisë Jugore, duke e cilësuar “Maldivet e Europës”.

Artikulli i gazetarit Matt Jackson përshkruan plazhet me rërë të bardhë dhe ujërat kristalore, ku vizitorët mund të zgjedhin nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara. Dhërmiu përmendet si një ndër pikat më tërheqëse, me jetën e gjallë të natës dhe çmime të përballueshme.

Më në jug, Ksamil i është kthyer një sensacion në rrjetet sociale, ndërsa kasollet buzë plazhit, të lira për më pak se 10 dollarë, janë bërë virale në TikTok.

Artikulli sjell edhe përvojën e Cepee Tabibian, një amerikane që u zhvendos në Evropë dhe kaloi një muaj në Shqipëri. Ajo vlerëson koston e ulët të jetesës, mundësitë për punë si nomade digjitale dhe bukurinë natyrore, nga Alpet në veri deri te deti Jon në jug.

Cepee rrëfen se gjatë udhëtimit në shtator, plazhet ishin pothuajse bosh, ndryshe nga destinacionet e mbipopulluara të Mesdheut, ndërsa nga Saranda, në ditët e kthjellëta, shfaqet qartë ishulli grek i Korfuzit.

Sipas saj, rritja e turizmit në Shqipëri në dekadën e fundit është një tregues se vendi po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar në hartën turistike të Europës. Tv Klan

Zonat në zjarre,ngrihet mekanizmi i emergjencës/Mobilizohen strukturat shëndetësore

By: e xh
13 August 2025 at 16:39

Si pasojë e situatës së krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e prekura.

Lajmin e bëri të ditur në një postim në rrjetin social Facebook ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ku shkroi se: “OSHKSH, QKUM, QSUNT, SUT, e të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave  të përfshira në këtë emergjencë”.

Sipas Koçiut bashkëpunimi me pushtetin vendor dhe mbrojtjen civile po vijon për evakuimin dhe trajtimin e banorëve të prekur.

“Garantimi i vazhdimësisë së shërbimit shëndetësor pa ndërprerje dhe ofrimi i ndihmës së menjëhershme për çdo qytetar në nevojë, mbetet prioritet”, shkruan Koçiu.

 

 

Zjarrvënia/14 autorë 24 orët e fundit. Rama: 10 në pranga e 4 në procedim

By: e xh
13 August 2025 at 16:02

Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve.

Kështu shkruan në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Rama, ku ndër të tjera pohon se 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht.

“Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve”, shkruan kryeministri Rama.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike zonat ku orët e fundit ka pasur vatra aktive zjarri. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 37 vatra zjarri aktive.

Për shkak të situatës problematike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes, herë pas here u ka bërë thirrje banorëve, veçanërisht në fshatrat e Gramshit dhe në Delvinë për evakuim dhe të bashkëpunojnë me forcat operacionale dhe të emergjencave që janë në terren.

 

 

Zjarret në Delvinë, nënkryetari i Bashkisë përfundon në spital

By: e xh
13 August 2025 at 15:41

Nënkryetari i Bashkisë së Delvinës, Filip Xuxi ka përfunduar në spital këtë të mërkurë, më 13 gusht, pas përballjes së tij me zjarret që kanë përfshirë zonën.

Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjet, nënkryetari i bashkisë shihet i ulur në një karrige në rrota ndërsa po e transportojnë për në spitalin e qytetit. Në një tjetër foto, ai shihet duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pas asfiksisë së pësuar, ndërsa në krevatin pranë tij shihet gjithashtu një grua e moshuar me të afërmen e saj që i qëndron pranë.

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 37 vatra zjarri që janë ende aktive. Mirëpo situata më e vështirë është në fshatin Nartë të Gramshit si dhe në Delvinë, ku janë lëshuar disa urdhra evakuimi për banorët. Në Delvinë, fshati Kasapaj, aty ku ishte edhe nënkryetari Xuxi, po përballet me flakë masive të cilat kanë përfshirë shtëpitë, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.

Disa urdhra evakuimi janë nxjerrë sot nga Ministria e Mbrojtjes, por shumë prej tyre nuk kanë pranuar t’i lënë banesat e tyre./tvklan.al

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive

By: e xh
13 August 2025 at 15:36

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike zonat ku orët e fundit ka pasur vatra aktive zjarri. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 37 vatra zjarri aktive në zonat:

Qarku Vlorë

Në bashkinë  Delvinë, situata e zjarrit është problematike, pasi zjarri ka depërtuar në lagjen Kasapaj, në banesa. Në operacion po marrin pjesë edhe 2 helikopterë çek dhe sllovak në ndihmë të forcave tokësore.

Në bashkinë Finiq, vazhdon aktive vatra e shfaqur në Dhivër, e cila aktualisht është në Syrin e Kaltër, Pecë, Sirakat, Kardhikaq, në drejtim të bashkisë Delvinë, në kodrat që rrethojnë qytetin nga fshati Vllahat në drejtim të fshatit Kakodhiq. Njëkohësisht vatra ka kapur pllajën e faqes se malit të Gjerë dhe Sopotit. Për ditën e sotme po të operohet me kapacitet e bashkisë.

Në fshatin Bistricë, njësia administrative Mesopotam, bashkia Finiq. Zjarri zhvillohet në lartësi të malit. Nuk ka rrezik për banesat, po mbahet në kontroll.

Në fshatin Tremul, njësia administrative Aliko, bashkia Finiq, ku situata është e rënduar pasi rrezikohen banesat. Në terren ndodhen 1 automjet zjarrfikës me 3 efektiv të MZSH Finiq dhe 1 automjet 3 efektiv MZSH Sarandë.

Në Malin e Sopotit, bashkia Delvinë është aktivizuar një vatër zjarri, e cila po i afrohet territorit të bashkisë Gjirokastër. Në terren ndodhen forca nga MZSH Gjirokastër.

Qarku Dibër

Vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë ndihmuar nga era  ka marrë përmasa. Në terren janë duke operuar forca nga MZSH, forcat e pyjores dhe punonjës të bashkisë si dhe forca të kompanive private të minierës, për shkak të terrenit e kanë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit i cili favorizohet nga era pranë Liqenit të Zi. Në terren ndodhen 30 forca nga FA dhe 50 forca nga bashkia

Në Malin me Gropa në Bizë të Martaneshit, Bashkia Bulqizë, njësia administrative Martanesh, zjarri vijon aktiv. I prekur dhe fshati Val, por nuk paraqet rrezik për banesat. Po punohet për izolimin përfundimtar.

Në lagjen Miravec, fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër, është shfaqur një vatër e re zjarri në sipërfaqee shkurre, ferra dhe hamullore, por pa rrezik për banesa. Në terren janë 4 forca MZSH, 1 mjet zjarrëfikes.

Qarku Berat

Në fshatin Rehovë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan. Vazhdon të mbetet aktive vatra e zjarrit në “Rezervatin e Menaxhuar  Balloll”, zonë e mbrojtur. Një pjesë e zjarrit po kalon në faqen perëndimore të Malit Selenicë, duke vendosur në rrezik disa banesa, fshati Çorogjaf, Lagje Selenicë. Në terren janë aktualisht 1 mjet zjarrfikës dhe 6 forca të FA, 1 mjet dhe 4 forca MZSH Dimal.

Në fshatin Vokopolë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan, si pasojë e një shkëndije nga shkëputja e linjës së tensionit është aktivizuar një vatër zjarri, e cila në pak kohë ka marrë përmasa. Në vendngjarje u angazhuan forca dhe mjete nga MZSH dhe bashkia. Si pasojë e zjarrit u dogjën 6 banesa, nga të cilat 3 të pabanuara. Vatra e zjarrit është me intensitet të ulët dhe po mbahet në monitorim.

Në fshatin Mbrakull, njësia administrative bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, në vazhdon aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Në terren ka ende forca operacionale.

Në fshatin Velçan, njësia administrative Sinjë, bashkia Berat. Vatra e zjarrit është riaktivizuar. Në vendngjarje po punojnë 3 automjete me 20 efektivë të MZSH si dhe 25 forca bashkiake. Ka përhapje të zjarrit dhe kërkohet mbështetje nga ajri.

Në fshatin Orizaj, njësia administrative Qendër Skrapar, bashkia Skrapar. Në terren po punojnë 6 forca zjarrfikëse dhe 2 mjete MZSH, 5 punonjës të Shërbimit Pyjor të bashkisë Skrapar, 5 forca vullnetare. Vatra është në Monitorim. Janë djegur rreth 100 ha me shkurre, ullinj dhe pemë frutore.

Në fshatin Çiflig, njësia administrative Poshnje, bashkia Kuçovë. Në vendngjarje po shkojnë 8 efektivë të MZSH me 1 mjet.

Në fshatin Goraj, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë është shfaqur një vatër zjarri në një sipërfaqe me ullishte, e cila ka marrë përmasa. Në terren kanë shkuar 1 mjet zjarrfikës me 8 forca operacionale.

Qarku Tiranë

Në fshatin Spanesh, Kazie dhe Spille, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë.  Zjarri është vënë nën kontroll. Vatra nuk paraqet rrezik për përhapje.

Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, njësia administrative Zall-Herr, zjarri i nisur në datën 10.8.2025 po zhvillohet në territorin e këtyre fshatrave Ferraj dhe Zall Herr. Terreni kodrinor e bënë të vështirë ndërhyrjen e forcave dhe mjeteve nga toka. Në terren ndodhen 20 forca zjarrfikëse me 4 mjete MZSH të bashkisë Tiranë dhe Kavajë, 11 forca AdZM, 5 forca APR si dhe forca të policisë së Shtetit.

Në  fshatin Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj, zona e Arbanës, njësia administrative Vaqarr. Vatra është aktive në kodrat e Vaqarrit dhe Pezës. Nuk ka rrezik për banesa dhe po vazhdon monitorimi nga terreni.

Vijon aktive vatra e zjarrit të rënë në “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Zjarri vazhdon të përhapet në fshatin Durishtë. Në terren ndodhen 12 forca zjarrfikëse me 3 mjete MZSH, 5 fora APR si dhe prezencë e Policisë së Shtetit.

Në Kodër Selitë, njësia administrative nr. 5, është aktivizuar një vatër zjarri dhe është nën kontroll.

Qarku Gjirokastër

Në drejtim të fshatit Dhuvjan dhe fshatrat Lugar e Frashtan, vatra e cila erdhi nga bashkia e Finiqit u hap në dy fronte në majën e Leftokaresë: në fshatrat Lugar e Frashtan, vatra u vu nën kontroll, ndërsa po punohet për fikjen e vatrës në drejtim të fshatit Dhuvjan.

Në fshatin Hormovë, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë .Nga puna e forcave në terren është shmangur rreziku për banesat. Kane ndërhyrë 4 zjarrfikës, 8 forca bashkiake nga bashkia Gjirokastër dhe 2 mjete. Vijon puna për shuarjen përfundimtare.

Ne fshatin Koshtan njësia administrative Qesarat, bashkia Memaliaj. Është shmangur rreziku për banesat dhe situata është ne monitorim me 4 mjete zjarrfikës dhe 1 mjet fouristradë.

Në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit, i cili u përhap në drejtim të fshatit Lekel dhe Kodër. Janë djegur dy stalla bagëtish, 1 lopë, 2 viça dhe 1 kal. Zjarri vazhdon të jetë aktiv, por e ka ulur disi intensitetin. Në terren operuan forca dhe mjete nga i gjithë qarku Gjirokastër, me 6 automjete zjarrfikëse me 23 efektivë, 20 forca policore, 20 forca bashkiake, 15 forca vullnetare dhe 20 forca nga FA. Sot vijon puna me forca në terren të ndihmuar nga dy helikopterët çek dhe sllovak.

Në fshatin Lazarat, bashkia Gjirokastër është shfaqur një vatër zjarri e ardhur nga Delvina.

Në bashkinë Dropull, fshati Goranxi mbi Manastirin e Shën Mërisë është shfaqur një vatër zjarri, e cila për momentin është normalizuar. Zjarri vazhdon matanë antenave të Sopotit në drejtim të Delvinës dhe Gjirokastrës.

Qarku Elbasan

Vazhdon zjarri në fshatin Kullollas, Njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ku situata është rënduar me përfshirjen edhe të fshatrave përreth Harunas. Zjarri është duke shkuar drejt fshatit Nartë, ku është dhënë njoftimi për evakuim. Pati një rritje të intensitetit të zjarrit. Të gjitha kapacitetet e qarkut janë të përqendruara në Gramsh. Janë duke operuar dy helikopterë EBA. Në terren ndodhen 2 mjete zjarrfikëse në zonën e Nartës dhe mbi fshatin Skënderbegas ndodhen 3 mjete zjarrfikëse.

Në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vijon të jetë aktiv zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiakë e banorë të zonës.

Në fshatin Garunjë, njësia administrative Pajovë, bashkia Peqin është aktivizuar një vatër zjarri.

Në fshatin Polis Gurëshpat, njësia administrative Polis, bashkia Librazhd është shfaqur një vatër e re zjarri. Në terren kanë shkuar 1 mjet zjarrfikës me 4  forca operacionale.

Qarku Shkodër

Në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë Arrëz. Zjarri është në sipërfaqe  pyjore dhe me shtrirje të madhe. Forca në operacion: 65 efektive FA, 2 mjete ZF, 16 efektiv zjarrfikës dhe 2 mjete nga bashkia Fushë Arrëz. 77 forca të bashkisë dhe pyjore. 16 forca policore. Situata sot është më e qetë dhe banesat janë jashtë rrezikut.

Në bashkinë Puke është raportuar zjarr në sipërfaqe pyjore, Mesul. Vatra e zjarrit është nën kontroll dhe mbahet në monitorim.

Në fshatin Shegan, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe. Terreni vështirëson punën e forcave. Në njësinë administrative Postribë situata është nën kontroll.

Qarku Kukës.

Në bashkinë Kukës vatra e zjarrit në zonë pyjore Parku Natyror i Monellës në vendin e quajtur Maja e Zezë, është izoluar.

Qarku Korçë

Në fshatin Gërmenj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë. Vatra e zjarrit ngelet problematike për shkak të pranisë së municioneve, të cilët shpërthejnë herë par here. Në terren për vlerësimin e situatës në lidhje me municionet luftarake ndodhen ekipe xheniere nga FA. Situata po vijon të monitorohet.

Qarku Lezhë

Në fshatin Blinisht dhe Kotërr, njësia administrative Blinisht afër kishës së fshatit janë shfaqur dy vatra zjarri.

DPT: Asistohen mijëra tatimpagues në vend gjatë muajit korrik

By: e xh
13 August 2025 at 15:25

Shërbimi Tatimpagues në Administratën Tatimore ka asistuar mijëra tatimpagues gjatë muajit korrik, në Tiranë dhe rajone, për çështje që lidhen me detyrimet tatimore.

Konkretisht nga të dhënat e fundit të Administratës Tatimore, gjatë muajit korrik: 6,705 tatimpagues janë asistuar sy më sy, 3,207 tatimpagues kanë marrë përgjigjet e nevojshme me telefon nga DRT-të, 12,596 tatimpagues kanë marrë përgjigje përmes platformës e-Filing, 1,730 tatimpagues janë asistuar nga Call Center përmes thirrjeve hyrëse.

Postimi i DPT

Me në fokus qytetarët dhe tatimpaguesit 📍Shërbimi Tatimpagues në Administratën Tatimore ka asistuar mijëra tatimpagues gjatë muajit korrik, në Tiranë dhe rajone, për çështje që lidhen me detyrimet tatimore.

🗓 Gjatë muajit korrik:

👉🏻 6,705 tatimpagues janë asistuar sy më sy.

👉🏻 3,207 tatimpagues kanë marrë përgjigjet e nevojshme me telefon nga DRT-të.

👉🏻 12,596 tatimpagues kanë marrë përgjigje përmes platformës e-Filing.

👉🏻 1,730 tatimpagues janë asistuar nga Call Center përmes thirrjeve hyrëse.

📞💻 Për çdo paqartësi na kontaktoni:

☎ 0800 000 2

🌐 www.tatime.gov.al

Nga molet tek marinat e klasit botëror, rrugëtimi që ka transformuar turizmin detar

By: e xh
13 August 2025 at 14:50

Lundrimi është ndër aktivitetet më të lashta dhe më të rëndësishme në historinë e njerëzimit. Që prej periudhave prehistorike, kur komunitetet e hershme bregdetare ndërtuan mjetet e para lundruese për peshkim dhe tregti, e deri në ditët e sotme, deti ka qenë gjithnjë një urë lidhëse mes qytetërimeve.

Portet e dikurshme, nga nevoja funksionale tek pikat tregtare

Gjatë mijëvjeçarëve të parë, portet u zhvilluan kryesisht si pika ngarkimi dhe shkarkimi për mallra, anije tregtare dhe mjete peshkimi. Infrastruktura ishte minimale, shpesh një mol i thjeshtë prej guri ose druri dhe shërbimet ishin pothuajse inekzistente. Nuk kishte objekte për mirëmbajtjen e mjeteve, nuk kishte siguri të organizuar apo ambiente për udhëtarët.

Porti Vlorë 1930, foto nga Vangjush Mio

Porti më i hershëm i njohur në botë është ai i Lothal, në Indi, i ndërtuar rreth vitit 2400 para erës sonë. Ky port artificial i qytetërimit të Luginës së Indit përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme për kohën, duke shërbyer si një nyje kyçe për tregtinë ndërkombëtare të asaj periudhe. Nga ajo kohë e deri më sot kanë kaluar mbi 44 shekuj dhe industria detare ka pësuar një evolucion të jashtëzakonshëm.

Marinat moderne, një mënyrë jetese, jo vetëm një ndalesë

Në shekullin XXI, ideja e një porti nuk kufizohet më te funksioni i thjeshtë logjistik. Marina është kthyer në një destinacion më vete, një hapësirë multifunksionale që përfshin elemente të infrastrukturës detare, mikpritjes, teknologjisë, sigurisë dhe jetesës luksoze. Marinat e sotme moderne shërbejnë si porta hyrëse për qytete bregdetare, nxisin turizmin elitar dhe krijojnë vende të reja pune në sektorë të ndryshëm si hoteleria, gastronomia dhe shërbimet teknike. Një marinë moderne është gjithashtu një tregues i zhvillimit urban dhe i aftësisë së një vendi për të tërhequr investime ndërkombëtare.

Ajo që e dallon një marinë të klasit botëror, nga një marinë e zakonshme nuk është vetëm infrastruktura moderne, apo kapaciteti për të pritur qindra jahte e megajahte, por eksperienca e plotë që ajo ofron. Nga shërbimet 24/7 dhe siguria maksimale, tek ambientet luksoze, apo klubet elitare të jahteve, një marinë e këtij niveli bëhet epiqendër e jetës detare dhe një pikë takimi për komunitetin e saj.

Me kalimin e kohës, përmirësimi i teknologjisë dhe kalimi nga portet tradicionale te marinat moderne, nuk ka ndryshuar vetëm mënyrën si udhëtohet, por edhe lidhjen që krijojmë me vendet ku ankorohemi. Falë shërbimeve të personalizuara, klubeve të jahteve, aktiviteteve komunitare dhe cilësisë së jetesës që ofrojnë, këto hapësira bëhen më shumë sesa një ndalesë, bëhen vende ku krijohen kujtime, përjetime dhe ndjenja përkatësie. Marina kthehet kështu në një vend me të cilin nuk lidhemi vetëm praktikisht, por edhe emocionalisht, një destinacion ku rikthimi ndjehet si rikthim në shtëpi.

Vlora Marina një kapitull i ri në turizmin detar në Shqipëri

Shqipëria e njohur për vijën e bukur bregdetare dhe pozicionin strategjik në Mesdhe, po hap një kapitull të ri në turizmin detar përmes të parës marinë të klasit botëror në vend. Vlora Marina, një projekt që po realizohet në zemër të qytetit të Vlorës do të sjellë jo vetëm një marinë moderne, por edhe një kompleks rezidencial apartamentesh buzë detit si dhe çdo njësi shërbimi si për rezidentët ashtu edhe për vizitorët.

Me një kapacitet prej mbi 400 vende ankorimi për yahte e megayahte, Vlora Marina është projektuar të ofrojë të gjitha njësitë e shërbimit për një përvojë të plotë detare duke nisur që nga furnizimi me karburant i mjeteve lundruese, infrastruktura e nevojshme për mirëmbajtjen  e tyre, siguri 24 orë, zona rekreative dhe argëtuese, mundësi akomodimi dhe akses të drejtpërdretë në shëtitore, apo në qytet me të gjitha njësitë e shërbimit fare pranë zonës ku është ankoruar mjeti.

Në një kohë kur aksesueshmëria po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për vlerën e pasurive të paluajtshme, Vlora Marina është idealisht e pozicionuar në zemër të qytetit të Vlorës, lehtësisht e arritshme si në rrugë tokësore ashtu edhe në rrugë detare e ajrore, me mundësi eksplorimi të mbi 120 plazheve e gjireve natyrore, me ujëra të kristalta dhe bukuri mahnitëse, shpellave karakteristike, lagunave e shumë atraksioneve të tjera përreth.

Pozicioni strategjik e bën Vlora Marinën jo vetëm një nyje lidhëse për lundrim në të gjithë Mesdheun Lindor, por një mundësi të artë investimi. Sipas trendeve në rajon dhe vendeve të ngjashme mesdhetare, investimi në marina të menaxhuara profesionalisht ofron një kthim të investimit mesatar prej 6-8% në vit. Ky potencial rritet edhe më shumë falë konsulencës së D-Marin, një nga rrjetet më të mëdha të marinave në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme, i njohur për standardet e tij të larta të menaxhimit, eksperiencën ndërkombëtare dhe komunitetin ekskluziv që ndërton rreth çdo marine që operon.

Vlora Marina nuk është thjesht një vend ankorimi, por një vizion i ri për jetën bregdetare në Shqipëri. Ky projekt bën bashkë jetesën premium me funksionalitetin dhe përvojën autentike mesdhetare në një destinacion të vetëm.

 

Zjarret/ Berisha: Qytetarët të braktisur, ushtria konfiskon kompjuterët e gazetarëve

By: e xh
13 August 2025 at 14:23

Në konferencën e sotme për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj situatës së zjarreve që kanë përfshirë vendin, duke e cilësuar atë “emergjencë kombëtare jashtë kontrollit”.

Kryedemokrati u shpreh se në dy ditët e fundit Shqipëria ka përjetuar dëmet më të rënda nga flakët në historinë e saj, me mijëra hektarë pyje, kullota dhe pemë frutore të djegura, dhjetëra shtëpi të shkatërruara, gjë të gjallë të humbur dhe viktima.

Sipas Berishës, ‘qytetarët nga jugu në veri janë lënë të pambrojtur nga shteti, ndërsa zona si Delvina, Fushë-Arrëzi dhe Gramshi ndodhen në rrethim flakësh’.

Krydemokrati akuzoi qeverinë se, në vend të mobilizimit për shuarjen e zjarreve dhe mbrojtjen e popullatës, ‘po përdor forcat e armatosura dhe policinë për të marrë pajisjet e gazetarëve’.

Berisha pretendoi se mjetet e ushtrisë nuk po përdoren për evakuime, por për “plaçkitje” të mjeteve të punës së mediave. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për mungesë përgjegjësie dhe shpërdorim fondesh, duke përmendur 21 milionë euro të shpenzuara për udhëtime me çarter, 7 milionë euro për “Giro d’Italia”.

Sipas tij, këto fonde do të mjaftonin për blerjen e avionëve zjarrfikës dhe dhjetëra mjeteve të reja për emergjenca, ndërsa aktualisht po përdoren vetëm pajisje të blera 15-20 vite më parë.

‘Për shuarjen e zjarreve në Delvinë’/Rama: Në operacion 300 forca, 2 helikopterë..

By: e xh
13 August 2025 at 13:57

Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Kështu shkruan në një postim në rrejtin social Facebook, kryeminisri Rama.

Ndër të tjera kreu i qeverisë informon se në operacion janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë.

Herë pas herë gjatë këtyre dy ditëve Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje urgjente për evakuim e banorëve në Gramsh edhe Delvinë.

Më parë, MM në një postim shkroi: ‘Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta’.

 

(VIDEO)Memaliaj, vuri zjarr duke djegur 3 banesa, 400 pemë../ Arrestohet 62 vjeçari

By: e xh
13 August 2025 at 13:17

Identifikohet dhe arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Iliras, nga i cili u dogjën territori i fshatit Koshtan, 3 banesa, 400 pemë frutore dhe mjedis pyjor.

“Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, DVP Fier dhe me zjarrfikësit, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas njoftimit se në zonën e pyllëzuar të fshatit Iliras, konkretisht në vendin e quajtur “Hams”, kishte rënë zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit të Policisë Memaliaj mundësuan identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit B. L., 62 vjeç, banues në këtë fshat.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën territori i fshatit Koshtan, sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, rreth 400 pemë frutore dhe 3 banesa (aktualisht të pabanuara)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Aksident me vdekje në Konispol/ Përplasen dy motorë, humb jetën 74-vjeçari

By: e xh
13 August 2025 at 13:13

Dy motomjetje janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë ditë së sotme, ku një 74 vjeçar ka humbur jetën në Konispol.

“Sot, rreth orës 10:40, në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol, shtetasi K. A., rreth 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një tjetër motomjet, me drejtues shtetasin U. Ç., 74 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi U. Ç. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi tjetër, K. A., ka marrë dëmtime dhe u transportua në spital”,  thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:40, në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol, shtetasi K. A., rreth 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një tjetër motomjet, me drejtues shtetasin U. Ç., 74 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi U. Ç. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi tjetër, K. A., ka marrë dëmtime dhe po transportohet për në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

Debatet pse Shqipëria s’blen avionë zjarrfikës/Rama: Mirë do ishte t’i kishim, por..

By: e xh
13 August 2025 at 13:00

Pas debateve se pse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X kryeministri Rama.

“Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh! Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por…”, shkruan Rama.

Sipas tij, këto ditë janë më shumë mjete nga ajri se çdo vit më parë, falë flotës dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, por kryeministri ka një pyetje..

“Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?!

Ja një informacion bazuar në referencat e vetë shtypit grek për Greqinë për shembull:

Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës;  helikopterë janë pakashumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve.

Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët’, shkruan Rama në rrjetin X.

 

 

(VIDEO)Rrezikuan banesat, serat e dogjën…/ Pranga për zjarrvënie 4 personave

By: e xh
13 August 2025 at 12:31

Vihen në pranga nga policia në qarkun e Beratit, 4 persona për zjarrvënie në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë.

Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasit:

-Sh. D., 49 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në këtë lagje, ku si pasojë janë rrezikuar banesa dhe është djegur një sipërfaqe toke;

-Z. M., 56 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në këtë fshat, ku si pasojë janë djegur sipërfaqe toke dhe pemë frutore në pronësi të 2 shtetasve.

Ndërkohë, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan shtetasit S. M., 53 vjeç dhe L. B., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Samatic, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në fshatin Drenovicë, ku janë djegur pemë ulliri, si dhe është rrezikuar djegia e disa serave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

‘Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon sërish, për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me pasoja penale.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm’, thuhet në njoftimin e policisë.

Benjamin Netanyahu: Le t’i lejojmë palestinezët të largohen nga Gaza

By: e xh
13 August 2025 at 12:12

Ndërsa ushtria përgatitet për një ofensivë më të gjerë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ringjallur idenë e “lejimit” të palestinezëve të largohen nga Rripi i Gazës.

Propozimet e mëparshme për të zhvendosur banorët e Gazës jashtë territorit të shkatërruar nga lufta, përfshirë atë të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, kanë ngjallur shqetësim midis palestinezëve dhe dënim nga bashkësia ndërkombëtare.

Netanyahu mbrojti politikat e tij të kohës së luftës në një intervistë të rrallë me median izraelite, të transmetuar menjëherë pasi Egjipti njoftoi një përpjekje të re nga ndërmjetësit për të siguruar një armëpushim 60-ditor.

Kryeministri izraelit i tha transmetuesit izraelit i24NEWS: “Ne nuk po i shtyjmë ata jashtë, por po i lejojmë të largohen”.

“Ne u japim atyre mundësinë të largohen, para së gjithash, nga zonat e luftimeve dhe në përgjithësi të largohen nga territori, nëse dëshirojnë”, tha ai, duke përmendur flukset e refugjatëve gjatë luftërave në Siri, Ukrainë dhe Afganistan.

“Ne do ta lejojmë këtë, para së gjithash brenda Gazës gjatë luftimeve, dhe sigurisht do t’i lejojmë ata të largohen nga Gaza”, shtoi Netanyahu.

Përpjekja për t’i zhvendosur ata nga toka e tyre, palestinezëve kjo u kujton “Nakbën”, ose katastrofën, zhvendosjen masive të palestinezëve gjatë krijimit të Shtetit të Izraelit në vitin 1948.

Netanyahu ka mbështetur propozimin e Trump për të dëbuar më shumë se dy milionë banorë të Gazës në Egjipt dhe Jordani, ndërsa disa ministra izraelitë të ekstremit të djathtë kanë bërë thirrje për “largimin vullnetar” të tyre.

 

Debati për plazhet bosh e çmimet e larta në Itali/Meloni: Turizmi nuk është në krizë

By: e xh
13 August 2025 at 11:44

Në lidhje me deklaratat e bëra nga opozita në Itali në lidhje me gjendjen e sektorit të turizmit ka reaguar kryeministrja Meloni. Reagimi erdhi pas deklaratave që bëri Elly Schlein, sekretare e Partisë Demokratike në Itali

Konkretisht, në një postim në rrjetin X, Meloni e quajti “të turpshme” përhapjen e lajmeve të rreme nga opozita, duke e akuzuar për dëmtim të imazhit dhe interesave të vendit:

“Është e turpshme që, vetëm për të sulmuar qeverinë, opozita shpërndan lajme të rreme që dëmtojnë imazhin dhe interesat e Italisë. Elly Schlein ka lënë të kuptohet se turizmi italian është në krizë, por të dhënat zyrtare të Ministrisë së Brendshme, të mbledhura nga platforma ‘Alloggiati web’ e Policisë së Shtetit, tregojnë të kundërtën: ka rritje të numrit të vizitorëve dhe miliona turistë në strukturat akomoduese.”

Gjithashtu kryeministrja Meloni kujtoi se, sipas të dhënave të fundit, Italia ka regjistruar 38 milionë mbërritje këtë verë, duke e quajtur sezonin turistik “rekord”.

Përgjigjja nga Elly Schlein nuk vonoi. “Sindikata e bregdetarëve ka folur për një rënie të frekuentimeve me 15%, ndërsa Altroconsumo raporton një rritje të çmimeve me 34%. Meloni duhet të përgjigjet jo mua, por familjeve italiane që nuk përballojnë dot pushimet për shkak të pagave të ulëta, ndërkohë që qeveria e saj bllokon vendosjen e pagës minimale dhe nuk ndërmerr asgjë për të ulur faturat më të shtrenjta në Europë.”

GJKKO i rrëzon kërkesën/ Ilir Meta mbetet në burg

By: e xh
13 August 2025 at 11:40

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, duke lënë në fuqi masën e “arrestit në burg” për Presidentin e Partisë së Lirisë.

Hetimet për ish-kryeministrin, dhe ish-presidenti e Republikës përfunduan më 4 gusht nga SPAK.

Siç bëhet me dije, avokatët e Metës braktisën seancën me argumentin se e dinin vendimin që do të merrte gjyqtari.

Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për dy dosje, ajo e lobimit të LSI në SHBA dhe dosjen CEZ-DIA.

Më 6 gusht, Meta paraqiti kërkesën për ndryshim mase duke dhënë fjalën se nuk do të arratiset nëse lirohet nga qelia, pasi mund t’i bllokohet edhe pasaporta.

 

Përhapja e zjarreve në Nartë, Skënderbegas e Delvinë/MM thirrje urgjente për evakuim

By: e xh
13 August 2025 at 11:22

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me anë të një thirrje urgjente për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas në Gramsh dhe në Delvinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministria e Mbrotjes u bën thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta.

‘THIRRJE URGJENTE PËR EVAKUIM/Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta’, shkruhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

By: e xh
12 August 2025 at 23:09

Situata në Delvinë vijon të jetë kritike, ndërsa zjarri ka përfshirë zona të gjera dhe i është afruar rrezikshëm spitalit të qytetit.

Policia ka evakuuar banorët e lagjeve Llakë, Mukurs dhe Xhermëhallë, ku gratë, fëmijët dhe pleqtë janë larguar nga shtëpitë, ndërsa burrat kanë mbetur për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit së bashku me zjarrfikësit dhe punonjësit e emergjencës.

Qyteti aktualisht është pa energji elektrike, duke e bërë më të vështirë menaxhimin e situatës emergjente. Pacientët e spitalit janë strehuar për arsye sigurie në kinoteatrin e qytetit.

Dyshohet se shumë banesa mund të jenë përfshirë nga flakët, por për shkak të tymit dhe qasjes së vështirë në terren, ende nuk janë bërë evidentime të sakta të dëmeve.

Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit po punojnë intensivisht për të frenuar përparimin e flakëve, ndërsa era e fortë që fryn në drejtim të qytetit po vështirëson punën e tyre dhe rrit rrezikun për banorët.

Pranë spitalit, janë marrë masa urgjente për çmontimin dhe largimin e sistemit të furnizimit me oksigjen, për të shmangur rrezikun e një shpërthimi në rast se flakët arrijnë godinën. I gjithë personeli mjekësor është në gatishmëri për të mbrojtur ambientet me mjetet që kanë në dispozicion.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e forcave të rendit për të shmangur incidente të tjera.

Before yesterdayMain stream

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

By: e xh
12 August 2025 at 22:48

Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim. Situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit, me rrezik të lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën.

Qarku Vlorë

Bashkia Delvinë – Zjarri i nisur në Finiq ka kaluar në territorin e Delvinës, duke rrezikuar edhe qytetin, pas fshatrave  Pecë, Kranë, Krongj, Kardhikaq dhe Sirakat. Po vijon evakuimi i banorëve në zonat e rrezikuara. Në terren kanë operuar helikopteri i FA-së, 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Bashkia Delvinë po hap breza mbrojtës me skrepa, ndërsa kërkohet mbështetje shtesë nga ajri për shkak të riskut të lartë.

Fshati Sevaster, Nj. A. Sevaster – Në terren ndodhet mjeti zjarrfikës i Selenicës me efektivët e tij. Flakët, të favorizuara nga era dhe terreni, po rrezikojnë disa banesa. Ka nisur evakuimi i banorëve.

Fshati Mesaplik, Nj. A. Brataj – Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar banesa. Forcat zjarrfikëse të Vlorës po ndërhyjnë me mjete dhe efektivë, ndërkohë që po vijon evakuimi i banorëve.

Bashkia Dropull – Zjarri i ardhur nga Finiqi është shtrirë nga lartësitë mbi fshatin Goric deri në fshatin Dhuvjan (ish-reparti ushtarak i Leftokaresë). 20 forca të bashkisë Dropull po e mbajnë nën monitorim. Nuk ka rrezik për banesat.

Parku i “Rëzom” – Maja e “Lucës” – Vatra në sipërfaqe me shkurre e pyll vazhdon aktive. Terreni i thyer nuk lejon ndërhyrje me mjete, por AdZM do të kryejë ndërhyrje në orët e para të mëngjesit.

Lagjja “15 Tetori”, Vlora – Vatër aktive në kodrën pas bashkisë. Në terren ndodhet 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë.

Rrethrrotullimi i Orikumit – Vatër aktive, ku po ndërhyhet me 1 mjet zjarrfikës dhe 3 efektivë.

Qarku Dibër

Ternovë, Zerqan – Bulqizë – Zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Po punojnë forcat e MZSH-së, pyjores, bashkisë dhe kompanive minerare, si dhe 30 trupa FA.

Mali me Gropa, Biz – Martanesh – Vatër në zonë të mbrojtur, larg zonave të banuara. Monitorim nga AdZM dhe njësia vendore.

Fshati Luzni – Zjarri rrezikoi banesat, por forcat operacionale arritën ta vendosin nën kontroll.

Xibër Murriz – Klos – Vatër nën monitorim, pa rrezik.

Qarku Berat

Fshati Rehovë – Poliçan – Riaktivizim me përmasa të mëdha, që po prek fshatrat Rehovë, Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik e Panarit, si dhe Rezervatin e Mbrojtur “Balloll”. Kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Në fshatin Vokopolë  u evakuuan banorët. Në vendngjarje janë edhe efektivë të FA dhe forca nga bashkitë përreth. Situata është kritike.

Fshati Mbrakull – Poliçan – Zjarri ka kaluar pranë ujësjellësit dhe qytetit. Po punojnë 35 forca FA, 65 forca MZSH, 15 forca bashkiake dhe mjetet zjarrfikëse të zonës.

Fshati Velçan – Sinjë – Vatër nën monitorim.

Fshati Orizaj – Qendër Skrapar – Zjarr në sipërfaqe me shkurre, po monitorohet.

Qarku Tiranë

Spanesh – Rrogozhinë – Zjarri pranë banesave, është kryer evakuim i banorëve.

Ferraj dhe Zall-Herr – Tiranë – Forcat zjarrfikëse dhe APR po punojnë për izolimin.

Damjan dhe Isufaj – Vaqarr – Vatra e madhe po përparon drejt Pezë Helmës. Po ndërhyhet me 20 forca zjarrfikëse dhe mjete.

Mali i Bërzhitës – Ibë – Vatra aktive, pa rrezik të menjëhershëm.

Qarku Gjirokastër

Hormovë – Tepelenë – Zjarri rrezikon banesat, është kryer evakuimi i banorëve. Ndërsa të gjitha strukturat janë në terren.

Koshtan – Memaliaj. Zjarri ka përhapje të madhe. Banorët janë evakuuar, por 3 banesa janë përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse me mjetin zjarrfikës si dhe forca vullnetare dhe Policia e Shtetit janë pozicionuar në sheshin e Teqesë dhe po punojnë për të ruajtur banesat e tjera.

Turan – Tepelenë – Janë djegur dy stalla bagëtish. Po punojnë forcat tokësore dhe ajrore.

Qarku Elbasan

Kullollas – Gramsh – Situatë e rënduar, është raportuar një humbje jete. Banorët janë evakuuar. Për shkak të flakëve janë bllokuar edhe disa rrugë që lidhin fshatrat. Në bashkinë Gramsh janë marrë masa për strehimin e banorëve të evakuuar.

Mukaj dhe Sojnik – Gramsh – Situatë problematike. Mbi 150 forca po punojnë për izolimin e zjarrit në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale FA. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik, të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiak e banorë të zonës.

Qarku Shkodër

Xath – Fushë Arrëz – Po ndërhyhet me mbi 170 forca dhe mjete. Falë ndërhyrjes së koordinuar, deri tani është bërë i mundur shpëtimi i banesave që ishin në rrezik në fshatrat Xhath dhe Flet. Aktualisht po punohet me intensitet të lartë për izolimin dhe shuarjen e vatrave në disa drejtime, megjithë terrenin e vështirë.

Baks–Rrjoll – Velipojë – Vatër në kallamishte, po punohet për shuarjen.

Qyteti i Pukës – Vatra në kontroll.

Ura e Shtrejtë – Postribë – Monitorim i vazhdueshëm.

Qarku Kukës

Gegaj – Tropojë – Vatër e izoluar, pa rrezik për banesat.

Parku i Monellës – Kukës – Vatër nën monitorim.

Qarku Korçë

Gërmenj – Leskovik – Zjarri në Parkun Natyror vijon aktiv, po monitorohet.

Qarku Fier

Gjonc-Selisht – Cakran – Vatër e vendosur nën kontroll, monitorim.

Bashkia Lushnje – Vatër e re, po ndërhyhet me forcat zjarrfikëse të Divjakës.

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

By: e xh
12 August 2025 at 22:28

Shefi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, ka urdhëruar agjencinë hapësinore amerikane të përshpejtojë planet për vendosjen e një reaktori bërthamor në sipërfaqen e Hënës, me synim furnizimin e misioneve të eksplorimit dhe krijimin e një baze të përhershme.

Sipas një udhëzimi të datës 31 korrik, të siguruar nga CNN, kjo lëvizje synon ta mbajë SHBA-në përpara Kinës dhe Rusisë, të cilat kanë shpallur disa herë planet e tyre për një projekt të përbashkët të këtij lloji deri në mesin e viteve 2030.

Duffy paralajmëroi se, nëse një vend tjetër e realizon i pari këtë arritje, mund të shpallë një “zonë të ndaluar” në Hënë, duke penguar planet amerikane përmes programit “Artemis”.

Misioni “Artemis III”, i planifikuar për vitin 2027, synon të rikthejë njerëzit në Hënë për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh, por programi ende ka disa sfida përpara. “Jemi në një garë për në Hënë, në një garë me Kinën. Dhe për të pasur një bazë në Hënë, na duhet energji,” deklaroi Duffy.

❌
❌