❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 July 2025Main stream

Aksionet europiane rriten pas marrëveshjes tregtare BE-SHBA

28 July 2025 at 15:27

Marrëveshja tregtare mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara ka nxitur reagime të ashpra nga disa shtete anëtare të BE-së dhe sektorë industrialë, të cilët pretendojnë se marrëveshja është e pabalancuar dhe se BE-ja duhet të kishte këmbëngulur për kushte më të mira.

Laurent Saint Martin, zĂ«vendĂ«sministri francez pĂ«r tregtinĂ«, deklaroi se marrĂ«veshja “nuk Ă«shtĂ« e balancuar”. Ai tha se BE-ja duhet tĂ« vazhdojĂ« tĂ« kĂ«rkojĂ« kushte mĂ« tĂ« mira tregtare me SHBA-nĂ«, pĂ«rfshirĂ« sektorin e shĂ«rbimeve, si dhe tĂ« pĂ«rdorĂ« instrumentet e saj kundĂ«r shantazhit tregtar. “Kjo do tĂ« jetĂ« çështja kyçe nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim”, shtoi ai.

Organizata mĂ« e madhe industriale nĂ« Gjermani, Federata e Industrive Gjermane (BDI), gjithashtu paralajmĂ«roi se marrĂ«veshja pĂ«rfaqĂ«son njĂ« “kompromis tĂ« pamjaftueshĂ«m” dhe dĂ«rgon njĂ« “sinjal fatal” pĂ«r ekonomitĂ« e BE-sĂ« dhe SHBA-sĂ«.

Megjithë kritikat, aksionet europiane u rritën në nivelin më të lartë të katër muajve të fundit, pasi SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tarifore që pritet të shmangë një luftë të plotë tregtare. Indeksi i gjerë Stoxx Europe 600 u rrit me 1 për qind në tregtimin e mëngjesit, ndërsa DAX-i gjerman fitoi 0.9 për qind dhe CAC 40 i Francës u rrit me 1.2 për qind.

Edhe bursat amerikane pritet të hapen me rritje, me kontratat e së ardhmes të lidhura me S&P 500 në rritje me 0.5 për qind. Megjithatë, euro u dobësua, pasi investitorët po përpunonin detajet e para të marrëveshjes tregtare, që i lë në fuqi tarifat e larta mbi shumicën e mallrave të BE-së.

Sipas marrëveshjes së arritur të dielën, pjesa më e madhe e eksporteve të BE-së drejt SHBA-së, përfshirë makinat dhe produktet farmaceutike, do të përballen me një tarifë 15 për qind. BE-ja ka rënë gjithashtu dakord të shpenzojë qindra miliarda dollarë për produkte energjitike dhe armë të prodhuara në SHBA.

MegjithĂ«se marrĂ«veshja rrit tarifat, investitorĂ«t thanĂ« se ajo gjithashtu ndihmoi nĂ« uljen e pasigurisĂ« mbi tregtinĂ«, e cila ka ndjekur tregjet, qĂ« prej deklaratĂ«s sĂ« presidentit amerikan Donald Trump pĂ«r “ditĂ«n e çlirimit” nĂ« fillim tĂ« prillit.

EkonomistĂ«t e Commerzbank paralajmĂ«ruan se eksportet e BE-sĂ« drejt SHBA-sĂ« do tĂ« bien me rreth njĂ« tĂ« katĂ«rtĂ«n gjatĂ« dy viteve tĂ« ardhshme pĂ«r shkak tĂ« tarifave tĂ« vendosura nga SHBA. Banka gjermane deklaroi se marrĂ«veshja do tĂ« rrisĂ« tarifat mesatare tĂ« importit me “mĂ« shumĂ« se 10 pikĂ« pĂ«rqindjeje krahasuar me vitin e kaluar”.

“Kjo do ta bĂ«jĂ« ndjeshĂ«m mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r shumĂ« kompani tĂ« kenĂ« akses nĂ« tregun e tyre mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« jashtĂ«m”, thuhet nĂ« analizĂ«.

Holger Schmieding, kryeekonomist i Berenberg, vlerësoi se tarifat do të fshijnë rreth 0.3 pikë përqindjeje nga rritja ekonomike e BE-së këtë vit dhe vitin e ardhshëm, por shtoi se stimujt fiskalë gjermanë do të kompensojnë pjesën më të madhe të dëmit. / FT

 

The post Aksionet europiane rriten pas marrëveshjes tregtare BE-SHBA appeared first on Revista Monitor.

APL kërkoi shtyrje të afatit për bilancin; E-Albania: Afati 31 korrik 2025 mos e lini ditën e fundit

28 July 2025 at 15:01

Pas problemeve që kanë hasur subjektet ditët e fundit për dorëzimin online të pasqyrave financiare, Shoqata Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka kërkuar të merrej në konsideratë një shtyrje e afatit të dorëzimit, derisa platforma të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme dhe me kapacitet të plotë.

Afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare është data 31 korrik (të enjten) dhe në rast të mos dorëzimit në kohë, subjektet ngarkohen me një gjobë prej 60 mijë lekësh. Por prej disa ditësh subjektet po hasin sërish vështirësi nuk arrijnë që të ngarkojë pasqyrat online.

“Platforma e depozitimit tĂ« pasqyrave financiare, raporteve ligjore dhe auditimit nĂ« ShqipĂ«ri me afat dorĂ«zimi mĂ« 31 korrik, Ă«shtĂ« e integruar me sistemin qendror e‑Albania dhe synon tĂ« sjellĂ« lehtĂ«si e transparencĂ« nĂ« procesin e raportimit financiar. MegjithatĂ«, gjatĂ« kĂ«saj periudhe Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« re se ngarkesa e lartĂ« dhe ndĂ«rprerjet e herĂ«pashershme teknike e kanĂ« bĂ«rĂ« procesin e depozitimit mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«, duke shkaktuar vonesa dhe pasiguri pĂ«r shumĂ« pĂ«rdorues. KĂ«to pengesa po krijojnĂ« presion tĂ« panevojshĂ«m mbi bizneset, kontabilistĂ«t dhe audituesit, tĂ« cilĂ«t pĂ«rballen me rrezikun e penaliteteve pĂ«r vonesa qĂ« nuk varen nga ta”, tha Shoqata.

Megjithatë, në rrjetet socale të portalit qeveritar për shërbimet publike, E-Albania, është publikuar së fundmi njoftimi që u kujton subjekteve që të dorëzojnë pasqyrat financiare dhe raportin e auditimit në kohë. Afati i fundit, është 21 korriku 2025. Në njoftim, subjekteve u tërhiqet vëmendje që të mos e lënë dorëzimin për ditën e fundit dhe të aplikojnë tani.

The post APL kërkoi shtyrje të afatit për bilancin; E-Albania: Afati 31 korrik 2025 mos e lini ditën e fundit appeared first on Revista Monitor.

Paralajmërohet krizë në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë

28 July 2025 at 14:00

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka ngritur alarmin për një rrezik serioz që po sfidon sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë. Sipas tij, tregu i pasurive të paluajtshme në Kosovë po drejtohet nga qëllime spekulative dhe jo nga nevoja reale për banim.

 

Sektori i ndërtimtarisë në Kosovë po përballet me një krizë të heshtur, por potencialisht shumë të rrezikshme.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka ngritur alarmin për një flluskë në rritje në tregun e pasurive të paluajtshme, duke paralajmëruar se mungesa e politikave zhvillimore, trendi spekulativ i investimeve dhe rënia e kërkesës reale për banim, po e çojnë ekonominë drejt një paqëndrueshmërie të thelluar.

Gërxhaliu thotë se ndërtimtaria, që tradicionalisht shihet si motor zhvillimi ekonomik, po humb rolin e saj substancial për shkak të devijimeve në qasjen financiare.

Sipas tij, ky sektor nuk po mbështet zhvillimin e qëndrueshëm, por po ushqen një model ekonomik ku paraja bllokohet në prona të papërdorura.

“NĂ«se financa nuk i shĂ«rben ekonomisĂ« reale, atĂ«herĂ« zhvillimi Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« iluzion sipĂ«rfaqĂ«sor”, ka deklaruar GĂ«rxhaliu, duke shtuar se kapitali po kanalizohet drejt blerjeve tĂ« pasurive pĂ«r qĂ«llime spekulative, e jo pĂ«r banim apo zhvillim produktiv.

“KĂ«rkesa nĂ« rritje pĂ«r kredi, veçanĂ«risht pĂ«r kredi hipotekare, nuk reflekton domosdoshmĂ«risht njĂ« rritje tĂ« mirĂ«qenies, por njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r pĂ«rfitim tĂ« shpejtĂ« nga rritja e çmimeve nĂ« tregun e banesave. ShumĂ« prej kĂ«tyre pronave, nuk pĂ«rdoren, por ruhen nĂ« pritje tĂ« rritjes sĂ« mĂ«tejshme tĂ« vlerĂ«s, njĂ« sjellje qĂ« krijon njĂ« cikĂ«l tĂ« mbyllur kapitali dhe ndal qarkullimin e parave nĂ« sektorĂ« jetikĂ« tĂ« ekonomisĂ«â€.

Oferta ka shpërthyer, kërkesa është në rënie

Të dhënat zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës e konfirmojnë këtë prirje shqetësuese.

Sipas regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave të vitit 2024, në Kosovë janë gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 207,165, apo 35.7%, janë të pabanuara. Këto përfshijnë banesa të destinuara për shitje, qira, apo përdorime të tjera, që aktualisht nuk janë të banuara nga askush.

Në një vend me rreth 1.6 milion banorë, kjo shifër ngre pyetje serioze mbi strukturën reale të tregut të banesave. Më shumë se një në tre banesa janë bosh, ndërkohë që ndërtimet vazhdojnë me intensitet të lartë. Në 13 vitet e fundit, numri i banesave është rritur për 43 për qind, një ritëm që tejkalon rritjen natyrore të popullsisë.

Me rritjen e largimit të të rinjve dhe mungesën e familjeve të reja në shumë zona të Kosovës, nevoja për banesa të reja është në rënie.

Çmimet nuk ndalen, por a Ă«shtĂ« kjo e qĂ«ndrueshme?

PavarĂ«sisht numrit tĂ« lartĂ« tĂ« banesave tĂ« pabanuara, çmimet nĂ« tregun e banesave nuk kanĂ« rĂ«nĂ« — pĂ«rkundrazi, ato janĂ« nĂ« rritje tĂ« vazhdueshme.

Në Prishtinë, sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, një metër katror banese kushton aktualisht nga 1,200 deri në 2,500 euro, varësisht nga zona dhe cilësia e objektit.

Zonat mĂ« tĂ« shtrenjta mbeten qendra e qytetit, lagjja “ArbĂ«ria” dhe “Pejtoni”, ku çmimet tejkalojnĂ« shpesh 2,000 euro pĂ«r metĂ«r katror. NdĂ«rsa nĂ« zona tĂ« tjera si Prishtina e Re apo rruga B dhe C, çmimet variojnĂ« nga 1,200 deri nĂ« 1,700 euro pĂ«r metĂ«r katror.

Ky fenomen po ndodh edhe pse, sipas të njëjtave të dhëna zyrtare, 96% e familjeve në Kosovë janë pronare të shtëpive ku jetojnë, gjë që nënkupton një ngopje të tregut primar të banimit.

Kjo rrit më tej dyshimet se blerjet e banesave nuk janë më për strehim, por për investim, shpesh të nxitur nga frika e humbjes së vlerës së parasë apo mungesa e alternativave të sigurta për investim.

Rritja e kostos së ndërtimit, një tjetër faktor i çmimeve të larta

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka evidentuar gjithashtu rritje të kostos së ndërtimit. Sipas Indeksit të Kostos së Ndërtimit për tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet në këtë sektor janë rritur për 1.7 për qind krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2024 dhe për 6.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja është ndikuar nga shtrenjtimi i materialeve ndërtimore (1.9%), pagat e punëtorëve (2.4%), dhe shpenzimet e tjera operative (1.8%). Kjo ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të banesave të reja dhe presionin e vazhdueshëm në treg.

Safet Gërxhaliu vlerëson se nëse bankat vazhdojnë të financojnë projekte spekulative në vend të sektorëve produktivë, vendi rrezikon të futet në një cikël të rrezikshëm ekonomik. Ai kërkon ndërhyrje të menjëhershme në orientimin e kapitalit.

“Nuk Ă«shtĂ« gabim qĂ« bankat kĂ«rkojnĂ« fitim – kjo Ă«shtĂ« e natyrshme. Por nĂ«se pĂ«rqendrimi mbetet te fitimi afatshkurtĂ«r pĂ«rmes pasurive tĂ« paluajtshme, atĂ«herĂ« po largohemi nga zhvillimi i qĂ«ndrueshĂ«m ekonomik”.

Ai bën thirrje për orientimin e burimeve financiare drejt sektorëve që krijojnë vlera reale: prodhimi vendor, bujqësia, bizneset e vogla, dhe ndërtimi për banim real dhe të arritshëm.

TĂ« gjitha tĂ« dhĂ«nat — nga numri i banesave tĂ« pabanuara, çmimet e larta, rritja e kostos sĂ« ndĂ«rtimit, mungesa e njĂ« tregu sekondar, deri te ndryshimet demografike — tregojnĂ« pĂ«r njĂ« mosbalancĂ« serioze nĂ« tregun e pasurive tĂ« paluajtshme nĂ« KosovĂ«.

Kosova aktualisht numëron gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 356,959 janë të banuara, ndërsa 207,165 banesa, ose 35.7%, janë të pabanuara. Këto të fundit përfshijnë banesat e destinuara për shitje, dhënie me qira apo përdorime të tjera.

 

The post Paralajmërohet krizë në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

Kryeministri Rama: Listë e zezë për ndërtuesit që shkelin lejet, devijojnë projektet

28 July 2025 at 13:43

Qeveria do të krijojë një listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet, ata do të përjashtohen nga marrja e lejeve të reja, deklaroi kryeministri Rama gjatë prezantimit të një start-up-i inovativ nga të rinj shqiptarë, i cili synon të krijojë mundësi të reja financimi për sektorin e ndërtimit.

Kreu i qeverisë u ndal te problematika që lidhet me devijimet nga projektet e miratuara në procesin e ndërtimit.

Të gjitha kantieret do të pajisen me kamera sigurie për monitorim 24 orë.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« problem qĂ« e kemi sot tĂ« shtruar nĂ« tryezĂ«: si do tĂ« arrijmĂ« qĂ« projektet t’i realizojmĂ« besnikĂ«risht. BĂ«het ajo punĂ« bashkĂ« me investitorĂ«t dhe ndĂ«rtuesit, bĂ«het ajo punĂ« pĂ«r t’i filtruar dhe pĂ«r t’i kaluar nĂ« procesin e aprovimit, i jepet leja dhe pastaj gjĂ«ja shkon nĂ« njĂ« drejtim tĂ« paditur. NdryshojnĂ« edhe volumet. KĂ«tu Ă«shtĂ« detyra jonĂ« ta adresojmĂ« kĂ«tĂ« problematikĂ« pĂ«rmes masave tĂ« reja ligjore, qĂ« do pĂ«rfshijnĂ« arkitektin si personin garant, qĂ« mban pĂ«rgjegjĂ«si morale dhe ligjore pĂ«r realizimin e projektit. Kjo nuk Ă«shtĂ« çështje masash ligjore, por vetĂ«dije nga ana e investuesve dhe ndĂ«rtuesve pĂ«r tĂ« aksesuar kĂ«tĂ« treg tĂ« ri financiar qĂ« mund tĂ« bĂ«het njĂ« burim shumĂ« i shpejtĂ«.

KĂ«tĂ« vit do ta çojmĂ« mĂ« tutje. NĂ« dy-tre vitet nĂ« vijim do ta bĂ«jmĂ« intensive pjesĂ«marrjen tonĂ« nĂ« panaire tĂ« mĂ«dha tĂ« real estate, tĂ« pasurive imobiliare, pĂ«r tĂ« prezantuar projekte, investimet potenciale, pĂ«r tĂ« prezantuar investitorĂ«t, palĂ«t e tjera tĂ« interesuara. Nga ana tjetĂ«r, kjo kĂ«rkon garanci. Garancia Ă«shtĂ« realizimi i projekteve nĂ« mĂ«nyrĂ« besnike. Ne do tĂ« bĂ«jmĂ« çmos qĂ« nga ana jonĂ« tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« plan masash tĂ« reja represive, qĂ« do duhet tĂ« balancojnĂ« pjesĂ«n e gjithĂ« mbĂ«shtetjes dhe tĂ« gjithĂ« kanaleve tĂ« reja qĂ« do pĂ«rpiqemi tĂ« hapim pĂ«r ju dhe industrinĂ« e ndĂ«rtimit — karrota nga njĂ«ra anĂ«, shkopi nga ana tjetĂ«r. NĂ« tĂ« kundĂ«rt, e kemi tĂ« pamundur; mund tĂ« humbasim njĂ« shans historik dhe s’do afrohet njeri pĂ«r tĂ« financuar.

KĂ«to projekte tĂ« mĂ«dha s’mund t’i realizojmĂ« siç duhet duke u mbĂ«shtetur te shitja “nĂ« gropĂ«â€, te kleringu dhe blerĂ«sit e rastĂ«sishĂ«m brenda vendit. ListĂ« e zezĂ« pĂ«r ndĂ«rtuesit qĂ« nuk respektojnĂ« rregullat, pamundĂ«si pĂ«r tĂ« marrĂ« leje. Kantieret e ndĂ«rtimit do kenĂ« kamera 24 orĂ«; kjo gjĂ« do t’ju vlejĂ« edhe juve nĂ« ndjekjen e punĂ«s dhe praktikĂ«n tuaj. ËshtĂ« shumĂ« e vlefshme pĂ«r tĂ« gjitha aspektet qĂ« lidhen me sigurinĂ« dhe garantimin e projektit.”

Kompanitë që kanë më shumë se 100 punonjës do të kenë të detyrueshme praninën e departamentit të inovacionit, deklaroi Rama.

“NĂ« njĂ« program monitorimi pĂ«rmes AI mund tĂ« ndiqet kantieri nga larg dhe tĂ« shihet puna nĂ« raport me projektin. Po pĂ«rfundojmĂ« qendrĂ«n e monitorimit me dronĂ« tĂ« integruar edhe me satelitĂ«t, do t’ju sugjeroja tĂ« shihnit se çfarĂ« bĂ«het nĂ« kĂ«tĂ« godinĂ« pĂ«r tĂ« pasur njĂ« sens tĂ« kompanive tuaja qĂ« tĂ« angazhojnĂ« dhe njĂ« ekip pĂ«r inovacionin. TĂ« gjitha kompanitĂ« qĂ« kanĂ« mbi 100 punonjĂ«s do ta vendosim tĂ« detyrueshĂ«m njĂ« departament tĂ« inovacionit.”

The post Kryeministri Rama: Listë e zezë për ndërtuesit që shkelin lejet, devijojnë projektet appeared first on Revista Monitor.

Dorëzimi bilanceve ngec sërish; APL: Po krijohet presion i panevojshëm për bizneset

28 July 2025 at 13:19

Kur kanë mbetur edhe katër ditë nga afati i fundit për dorëzimin online të pasqyrave financiare në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), subjektet po hasin sërish vështirësi.

Bizneset raportuan pranë Monitor se sërish nuk arrijnë që të ngarkojë pasqyrat online gjatë paradites të së hënën. E njëjta situatë u përsërit edhe në 25 korrik për disa orë dhe më pas situata u normalizua.

Afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare është data 31 korrik (të enjten) dhe në rast të mos dorëzimit në kohë, subjektet ngarkohen me një gjobë prej 60 mijë lekësh.

Janë mbi 20 mijë biznese, që kanë detyrim që të dorëzojnë bilancet e vitit 2024.

Reagon Shoqata Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Po krijohet presion i panevojshëm për bizneset

Shoqata Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka reaguar lidhur me situatën e krijuar.

NĂ« njĂ« prononcim pĂ«r Monitor, Shoqata tha se “Platforma e depozitimit tĂ« pasqyrave financiare, raporteve ligjore dhe auditimit nĂ« ShqipĂ«ri me afat dorĂ«zimi mĂ« 31 korrik, Ă«shtĂ« e integruar me sistemin qendror e‑Albania dhe synon tĂ« sjellĂ« lehtĂ«si e transparencĂ« nĂ« procesin e raportimit financiar.

Megjithatë, gjatë kësaj periudhe është vënë re se ngarkesa e lartë dhe ndërprerjet e herëpashershme teknike e kanë bërë procesin e depozitimit më të vështirë, duke shkaktuar vonesa dhe pasiguri për shumë përdorues.

Këto pengesa po krijojnë presion të panevojshëm mbi bizneset, kontabilistët dhe audituesit, të cilët përballen me rrezikun e penaliteteve për vonesa që nuk varen nga ta.

Për më tepër, situata ka shkaktuar edhe keqkuptime mes profesionistëve dhe klientëve, të cilët shpesh nuk janë plotësisht të informuar mbi natyrën e problemeve dhe mbi përgjegjësitë përkatëse.

Për të shmangur pasoja të panevojshme dhe për të siguruar një raportim cilësor e në përputhje me ligjin, do të ishte e arsyeshme të merrej në konsideratë një shtyrje e afatit të dorëzimit, derisa platforma të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme dhe me kapacitet të plotë.

Nga ana jonĂ«, jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« ofrojmĂ« mbĂ«shtetje dhe bashkĂ«punim tĂ« plotĂ« me sistemin e‑Albania dhe institucionet pĂ«rkatĂ«se. Qasja jonĂ« Ă«shtĂ« konstruktive, ku synojmĂ« tĂ« ndihmojmĂ« nĂ« gjetjen e njĂ« zgjidhjeje praktike, tĂ« drejtĂ« dhe afatgjatĂ«, nĂ« dobi tĂ« tĂ« gjithĂ« pĂ«rdoruesve tĂ« platformĂ«s dhe tĂ« vetĂ« sistemit”.

Detyrimi për dorëzimin e bilanceve

Më herët, QKB u ka rikujtuar të gjitha subjekteve tregtare rëndësinë e depozitimit në kohë të pasqyrave financiare për vitin 2024.

Sipas njoftimit, dorëzimi brenda afatit ligjor është i detyrueshëm dhe shmang masat administrative.

Afati i fundit është data 31 Korrik 2025.

Aplikimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania.

Dokumentacioni përfshin (kur mbajtja e tyre është i detyrueshëm):
* Pasqyrat financiare vjetore
* Raportin e ecurisë së veprimtarisë
* Raportin e auditimit.

The post Dorëzimi bilanceve ngec sërish; APL: Po krijohet presion i panevojshëm për bizneset appeared first on Revista Monitor.

Numri i abonentëve të internetit me linja fikse pësoi rënie në tremujorin e parë

28 July 2025 at 12:12

Numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse pësoi një rënie të lehtë në tremujorin e parë të vitit.

Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se numri i abonentëve për tremujorin e parë arriti në afërsisht 681 mijë, me një rënie 0.7% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Megjithatë, numri i abonentëve vazhdon rritjen me bazë vjetore, me 7.1% më shumë krahasuar me tremujorin e parë 2024.

Tregu i shërbimit të internetit broadband me linja fikse në përgjithësi paraqitet mjaft konkurrues, veçanërisht në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i popullsisë është më i lartë dhe tërheq investime në infrastrukturë rrjeti nga operatorët.

Kjo ka bërë që numri i abonentëve të rritet në mënyrë të vazhdueshme, duke e ngushtuar prapambetjen historike që ka pasur vendi ynë në depërtimin e linjave fikse të komunikimit dhe të shërbimeve që mbështeten te to.

Sipas AKEP, vitin e kaluar sipërmarrësit e rrjeteve fikse kanë kryer rreth 2.89 miliardë lekë investime në rrjetet e tyre duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2023 ku kjo shifër ishte rreth 2.75 miliardë lekë.

Sipas raportimeve, edhe në këtë vit investimet janë kanalizuar kryesisht në funksion të përmirësimit të aksesit të shërbimeve broadband rreth 87% e totalit, ku ndër investimet kryesore është fokusimi drejt zhvendosjes së rrjeteve të transmetimit nga teknologjia DSL (me tela bakri) drejt teknologjisë me fibër optike.

Sipas të dhënave nga AKEP, në fund të tremujorit I 2025, tregu kryesohej përsëri nga One Albania, që raportonte më shumë se 150 mijë abonentë në shërbimin e internetit me brez të gjerë, shifër që përbën afërsisht 22% të numrit të përgjithshëm të abonentëve të tregut.

One Albania ka pësuar tkurrje të numrit të abonentëve me 1.3% gjatë tremujorit, por ky numër ngelet në rritje vjetore me 3.8%. Pas bashkimit mes dy operatorëve mes One Telecommunications dhe Albtelecom, kompania e re, One Albania ka përmirësuar ndjeshëm ecurinë e saj në segmentin e shërbimeve fikse.

Vodafone Albania për tremujorin e parë raportonte më shumë se 147 mijë abonentë, në rritje me 2.1% gjatë tremujorit dhe me 15.6% krahasuar me një vit më parë. Vodafone mban vendin e dytë në tregun e internetit, me 21.6% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.

Kompanitë e tjera janë ende larg dy aktorëve mbizotërues në treg. E treta pozicionohet ASC (Tring), me 9% të numrit të abonentëve, e ndjekur nga Abissnet, me 6%, Digicom, me 5% dhe Nisatel, me 4%. Në këtë treg veprojnë edhe një numër i konsiderueshëm operatorësh më të vegjël rajonale dhe lokalë, që, të marrë së bashku, sipas vlerësimeve të AKEP, zotërojnë afërsisht 28% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.

Sipas të dhënave më të fundit financiare, të vitit 2024, volumi i tregut të shërbimeve nga rrjetet fikse vitin e kaluar ra në 11.6 miliardë lekë, me një rënie prej 2% krahasuar me një vit më parë. / E.Shehu

Burimi: AKEP

The post Numri i abonentëve të internetit me linja fikse pësoi rënie në tremujorin e parë appeared first on Revista Monitor.

Tregu i faktoringut pësoi rënie të mëtejshme në vitin 2024

28 July 2025 at 11:00

Tregu i produktit financiar të faktoringut u shfaq i dobët edhe për vitin 2024.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e faturave të financuara me faktoring zbriti në 1.3 miliardë lekë, me një rënie prej 7.1% krahasuar me një vit më parë. Tregu ngelet në përmasa tejet të vogla, krahasuar me produktet e tjera të financimit ose huadhënies.

Në fund të vitit 2024, teprica e portofolit të faktoringut kishte vlerën totale të 430 milionë lekëve, në rënie me 19% krahasuar me një vit më parë.

Edhe numri total i faturave të financuara nëpërmjet faktoringut pësoi rënie të ndjeshme në 1269, nga 1476 që kishin qenë në vitin 2023.

Sipas Bankës së Shqipërisë, aktiviteti i faktoringut është realizuar në masën 87% në tregun vendas dhe kryesisht për financime me garanci, në masën 97%.

Aktiviteti i faktoringut në Shqipëri është i rregulluar me një ligj të veçantë që prej vitit 2006, por tregu i këtij produkti nuk ka arritur asnjëherë të rritet në përmasa domethënëse.

Faktoringu është produkt financiar që ka në thelb kthimin e llogarive të arkëtueshme të biznesit në likuiditet, përmes shitjes së faturave tek ofruesi i këtij shërbimi financiar. Kjo i mundëson biznesit likuiditet të menjëhershëm, pa pritur momentin e shlyerjes së faturës nga blerësi i produktit apo shërbimit.

Ky produkt mund të jetë potencialisht me interes për të gjitha bizneset që kanë afate të vonuara të arkëtimit të pagesave për produktet apo shërbimet e tyre.

Teknikisht, faktoringu mund të ofrohet nëpërmjet zbritjes së vlerës së faturës nga financuesi, në formë komisioni, ose përmes pagesës së një norme interesi për periudhën që nga shitja e faturës deri në arkëtimin e saj.

Në një treg financiar të dominuar historikisht nga kredia bankare, depërtimi në treg i produkteve alternative të financimit në përgjithësi rezulton i vështirë. Në përgjithësi, bizneset i plotësojnë nevojat e tyre për likuiditet me overdrafte apo linja kredie për kapital qarkullues nga bankat tregtare.

Ekspertët e tregut mendojnë se arsyeja kryesore pse tregu i faktoringut në Shqipëri nuk po rritet është mosnjohja e mjaftueshme e produktit nga biznesi.

Sipas regjistrit të institucioneve financiare jobanka të Bankës së Shqipërisë, aktualisht janë shtatë kompani me licencë për të ofruar shërbimet e faktoringut. Por, megjithatë, për shumicën e subjekteve, faktoringu është aktivitet dytësor, madje një pjesë e tyre nuk kanë një portofol aktiv të këtij produkti.

Licencë për ofrimin e shërbimit të faktoringut kanë edhe pjesa më e madhe e bankave tregtare në vend, por shumica dërrmuese e tyre nuk ofrojnë produkte të faktoringut.

Në vitin 2023, banka Intesa Sanpaolo Albania u bë e para bankë tregtare që hodhi në treg një produkt të faktoringut, si pjesë e një platforme ndërkombëtare të grupit italian, që synon ta ofrojë faktoringun kryesisht për bizneset e angazhuara në tregtinë e jashtme./ E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Tregu i faktoringut pësoi rënie të mëtejshme në vitin 2024 appeared first on Revista Monitor.

Tabelat / Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

27 July 2025 at 23:02

PavarĂ«sisht rritjes sĂ« çmimeve tĂ« referencĂ«s pĂ«r shitblerjen e apartamenteve tĂ« propozuara nga Ministria e Financave, qytetarĂ«t e bashkive tĂ« FushĂ«-ArrĂ«zit, Bajram Currit, Vaut tĂ« DejĂ«s e mĂ« tutje e ÇorovodĂ«s, KuçovĂ«s apo Klosit do tĂ« vijojnĂ« tĂ« paguajnĂ« mĂ« pak detyrim pĂ«r taksĂ«n e ndĂ«rtesĂ«s sĂ« banimit sesa qytetet e tjera.

Me më tepër detyrime do të ngarkohen banorët e qyteteve turistike, përshirë Durrësin dhe zonat përreth tij, të Himarës, Radhimës dhe Lungomares në Vlorë, Konispolit dhe të Sarandës. Teksa detyrim më të lartë për zonat urbane pritet të ketë për banorët e qytetit të Korçës, zonës së Kamzës, e ndjekur nga qytete si Fieri dhe Shkodra.

“Monitor” zbardh llogaritjet se sa do tĂ« rritet detyrimi pĂ«r taksĂ«s e ndĂ«rtesĂ«s sĂ« banimit pĂ«r 119 zonat kadastrale nĂ« 12 qarqet e vendit, pas ndryshimeve tĂ« propozuara pĂ«r rritjen e çmimeve tĂ« referencave.

Bazuar në metodologjinë e llogaritjes së taksës së ndërtesës, rezulton se në rang vendi, detyrimet për familjarët në rrethe do të rriten në të njëjta nivele me referencat.

Pra nga 0,2% që do të jetë rritja më e ulët e detyrimit për familjet në Pogradec, deri në 224% që do të jetë niveli më i lartë i rritjes së detyrimit, për banorët që do të banojnë në ishullin e Sazanit.

Deri tani ishulli i Sazanit, nuk ka qenë i banueshëm. Ky i fundit përfshihet për herë të parë si zonë kadastrale në hartën e metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, pas prezantimit për zhvillimin e projektit rezidencial nga kompania Affonity Partners e sipërmarrësit Jared Kushmer, dhëndri i Presidentit Donald Trump.

Nga llogaritjet se rezulton se rritja e detyrimeve për taksën e banesës, për familjet në rrethe do të jetë në të njëjtën nivele me rritjen e çmimeve të referencës.

Pasi baza e llogaritjes së vlerës së apartamentit janë çmimet e referencës. Ndërsa shkalla e taksës në rang vendi është sa 0,05% e vlerës së apartamentit. Bashkitë kanë drejtë që me vendime të Këshillit Bashkiak, të rrisin apo të ulin shkallën e taksës deri 30%.

Edhe për 32 zonat kadastrale të Tiranës detyrimet e familjeve për taksën e ndërtesës u rritën nga 5 deri 76%, në njëjtat nivele që u rritën çmimet e referencës në muajin korrik 2023.

Për Tiranën rritja e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës nisi të paguhet prej muajit gusht 2023.

Ndërsa për referencat e reja qeveria përcakton në projektvendim se do të nisë zbatimi nga 1 janari 2026. Për rrjedhojë në rrethe edhe efektet për llogaritjen e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës do të nisin nga 1 janari 2026.

Shembujt sa rriten detyrimet për qytetet Durrës, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Pogradecit etj.

Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 90 m2 në qytetin e Durrësit, pavarësisht zonës në të cilën vendndodhet ndërtesa, aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 3,038 lekë apo 253 lekë në muaj për taksën e ndërtesës.

Për llogaritjen e detyrimit së pari përcaktohet vlera e apartamentit sipas çmimeve referencë të miratuar nga qeveria.

Për qytetin e Durrësit çmimi i referencës është 67,500 lekë/m2. Vlera e apartamentit 90 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,075,000. Detyrimi i taksës sa 0,05% e vlerës së apartamentit: 0,05% x 6,075,000 = 3,038 lekë.

Por me çmimet e reja tĂ« referencĂ«s qĂ« u propozuan nga qeveria DurrĂ«si do tĂ« ndahet nĂ« 13 zona kadastrale. NĂ«se njĂ« qytetar i DurrĂ«sit banon pranĂ« zonĂ«s sĂ« Portit, ku Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar si zona kadastrale nr.13 dhe propozohet çmimi reference prej 200 mijĂ« lekĂ«/m2 ai do tĂ« paguajĂ« pĂ«r taksĂ«n e ndĂ«rtesĂ«s 9,000 lekĂ« nĂ« vit apo 750 lekĂ« nĂ« muaj. Pra kĂ«tij qytetari detyrimi pĂ«r taksĂ«n do t’i rritet 196% sa rritet edhe referenca.

Mbështetur në të njëjtën llogaritje të metodologjisë një qytetar në Vlorë që disponon një apartament me sipërfaqe 90 m2 pavarësisht vendndodhjes sot paguan për taksën e ndërtesës detyrimin me vlerë 2,781 lekë në vit apo 232 lekë në muaj.

Në projektvendim Vlora është propozuar të ndahet në 7 zona kadastrale (brenda Vlorës më vetë janë përfshirë Radhima, Orikumi dhe Sazani).

Nëse ai disponon një apartament në zonën nr. 1 kadastrale që në terren përkon me zonën e Lungomares do të paguajë detyrimin vjetor për taksën në vlerën e 4,410 lekëve në vit apo 367 lekë në muaj. Rritja e detyrimit do të jetë 59%. Për këtë zonë është propozuar çmimi referencë prej 98,000 lekë/m2.

Në Sarandë pavarësisht vendndodhjes, një qytetar për një apartament banimi me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,520 lekë apo prej 210 lekë në muaj.

Por me referencat e reja Saranda ndahet në 5 zona kadastrale, dhe për një apartament me lokacion afër detit që është zona kadastrale nr.1 dhe propozohet çmimi referencë prej 100 mijë lekë/m2 nga 56 mijë lekë/m2 që është aktualisht, detyrimi për taksën do të jetë 4,500 lekë në vit apo 375 lekë në muaj. Rritja 79%.

PĂ«r njĂ« familje nĂ« Elbasan detyrimi pĂ«r taksĂ«n do tĂ« rritet nga 5 deri nĂ« 19%. Nga 2,264 lekĂ« nĂ« vit qĂ« paguhet pĂ«r zonĂ«n nr.1 qĂ« pĂ«rkon nĂ« terren rruga “Rinia”, rruga “Janaq Kinica”, “Zaranika” detyrimi i ri do tĂ« jetĂ« 2,700 lekĂ« nĂ« vit dhe pĂ«r zonĂ«n nr.3, qĂ« pĂ«rfshin rrugĂ«n “Abdulla Bej Tirana” detyrimi i ri do tĂ« jetĂ« 2,385 lekĂ« nĂ« vit.

PĂ«r familjet qĂ« banojnĂ« nĂ« zonĂ«n nr.2 tĂ« Elbasanit, qĂ« pĂ«rfshin rrugĂ«t “Vasil Llapushi”, “Thoma Kalefi”, “Nos Josifi” deri te “Shkumbini” nuk do tĂ« ndryhsojĂ« detyrimi vjetor prej 2,264 lekĂ« pĂ«r taksĂ«n e ndĂ«rtesĂ«s, pasi nuk ndryshon vlera e çmimit tĂ« referencĂ«s.

Vlera e referencës së mëparshme për qytetin e Elbasanit ishte 50,300 lekë/m2. Propozohen vlera të reja përkatësisht 60 mijë lekë/m2 për zonën nr.1 dhe 53 mijë lekë për zonën nr.3.

Banesat e banimit për familjet e qytetit të Pogradecit do të ndahen në dy zona kadastrale. Aktualisht të gjitha familjet në këtë qytet paguajnë 2,246 lekë në vit për taksën e ndërtesës apo 187 lekë në muaj.

Por ata banorĂ« qĂ« disponojnĂ« p.sh. njĂ« apartament me sipĂ«rfaqe 90 m2 pranĂ« zonĂ«s sĂ« 1 Majit apo stadiumit “Gjergji Kyçyku” qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar si zonĂ« kadastrale nr. 1 do tĂ« paguajnĂ« 2,700 lekĂ« nĂ« vit detyrim pĂ«r taksĂ«n apo 225 lekĂ« nĂ« muaj. Rritja do tĂ« jetĂ« 20%.

Për të parë zonat në hartë kliko: https://monitor.al/publikohen-hartat-e-zonave-kadastrale-per-cmimet-e-references-per-61-bashkite/

Shembujt sa do të ndryshojë detyrimi për bashkitë Kukës, Fushë Arrëz etj.

Familjet në Fushë-Arrëz edhe pas ndryshimeve të propozuara për referencat do të vijojnë të paguajnë detyrimin më të ulët për taksën e ndërtesës në rang vendi.

P.sh nëse një banor në këtë zonë disponon një banesë me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan 338 lekë në vit apo 28 lekë në muaj. Me referencën e re, detyrimi vjetor për taksën do të jetë 473 lekë në vit apo 40 lekë në muaj. Rritja 40%.

NjĂ« familje nĂ« KukĂ«s aktualisht paguan njĂ« detyrim vjetor prej 2,430 lekĂ« nĂ« vit apo 202 lekĂ« nĂ« muaj. Me rritjen e referencĂ«s 7% edhe detyrimi pĂ«r taksĂ«n do t’i rritet nĂ« tĂ« njĂ«jta nivele. Do tĂ« paguhet 2,610 lekĂ« nĂ« vit apo 217 lekĂ« nĂ« muaj.

Ashtu si edhe në Tiranë edhe për familjet që jetojnë në rrethe detyrimin për taksën e ndërtesës paguhet nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm.

PĂ«r apartamentet e ndĂ«rtuara para viteve ’90, por qĂ« janĂ« privatizuar nga familjet shqiptare nĂ« vitin ’92 sipas legjislacionit tĂ« miratuar pĂ«r privatizimin e banesave, pĂ«r rastet kur ndaj kĂ«saj pronĂ« nuk Ă«shtĂ« kryer asnjĂ« transaksion shitblerje, detyrimi pĂ«r taksĂ«n llogaritet sa 70% e vlerĂ«s sĂ« apartamentit. / Dorina Azo

Tabela, çmimet e reja të referencës deri në 2 mijë euro/m2; trefishim për Durrës (Vollga) e Sazan

*Logaritja për një apartament 90m2

 

The post Tabelat / Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe appeared first on Revista Monitor.

Investitorë nga Izraeli shfaqin interes për të hyrë në tregun bankar shqiptar

27 July 2025 at 23:01

Sektori bankar në Shqipëri këtë vit ka shfaqur interes nga investitorë të rinj. Pas aplikimit nga banka turke Ziraat, që pritet të miratohet së shpejti, një tjetër subjekt i huaj ka paraqitur interesin për të hyrë në tregun shqiptar.

Sipas burimeve nga tregu, bëhet fjalë për investitorë nga Izraeli, të përfaqësuar nga Gal Bar Dea, që deri para pak muajsh mbante detyrën e drejtorit të përgjithshëm One Zero Digital Bank.

Burime nga Banka e Shqipërisë shprehen se investitorët izraelitë kanë shprehur interes për të ngritur një bankë në vendin tonë, por ende nuk ka një aplikim zyrtar prej tyre për të marrë licencë për aktivitet bankar në Shqipëri.

One Zero është një bankë relativisht e re, e themeluar në vitin 2019, si e para bankë dixhitale në Izrael, por shumë shpejt ka shfaqur plane ambicioze zgjerimi edhe në tregje të tjera, duke përfshirë edhe një projekt të përbashkët për ngritjen e një banke dixhitale në Itali, në bashkëpunim me bankën italiane, Banca Generali.

MegjithatĂ«, mjedisi i pafavorshĂ«m gjeopolitik dhe tensionet e larta nĂ« Lindjen e Mesme, kanĂ« bĂ«rĂ« qĂ« pĂ«r momentin banka izraelite t’i pezullojĂ« planet e zgjerimit nĂ« tregjet e huaja.

Ish-drejtori i përgjithshëm, Gal Bar Dea, u largua pikërisht për shkak të tërheqjes së One Zero nga strategjia e zgjerimit ndërkombëtar dhe nuk përjashtohet që interesi në Shqipëri të jetë pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar një model të ngjashëm të bankingut dixhital në vende të tjera, por në mënyrë të pavarur nga One Zero.

Duke filluar nga viti 2015, tregu bankar shqiptar ka hyrë në një cikël përqendrimi, që solli uljen e numrit të bankave tregtare nga 16 në 11 të tilla.

Me përjashtim të Bankës së Kreditit të Shqipërisë, që doli nga tregu nëpërmjet likuidimit, zvogëlimi i numrit të bankave ka ardhur nëpërmjet blerjes dhe përthithjes nga bankat konkurrente në treg. Etapa e fundit në këtë proces u zhvillua në vitin 2022, kur Alpha Bank Albania u ble dhe u përthith nga Banka OTP Albania.

Por, pas më pak se një dekade nga nisja e ciklit të përqendrimit, sektori bankar shqiptar duket se mund të fillojë një zgjerim të ri të numrit të subjekteve në treg. Rritja e shpejtë e sektorit në vitet e fundit dhe përmirësimi i treguesve të përfitueshmërisë duket se e ka bërë atë tërheqës edhe për hyrjen e aktorëve të rinj.

Interes për të hyrë në tregun bankar në parim ka shfaqur disa vite më parë dhe grupi estonez Iute, i pranishëm në Shqipëri dhe disa vende të Europës Lindore me institucione të mikrofinancës.

Megjithatë, interesi i Iute nuk shkoi shumë larg, edhe për shkak të politikës së ndryshuar licencuese të Bankës së Shqipërisë, që nuk krijon shumë hapësira për hyrjen e investitorëve pa përvojë dhe reputacion të konsoliduar në tregun bankar. E.Shehu

 

The post Investitorë nga Izraeli shfaqin interes për të hyrë në tregun bankar shqiptar appeared first on Revista Monitor.

Voltalia zgjeron interesin për Shqipërinë, nis kërkimin e tokave me qira 30-vjeçare

27 July 2025 at 23:00

Francezja Voltalia, një kompani ndërkombëtare e pranishme edhe në tregun shqiptar nëpërmjet parkut fotovoltaik të Karavastasë, tashmë në prodhim dhe atij të Spitallës, ende në procedura, duket se synon të zgjerojë më tej aktivitetin.

Prej disa kohësh në rrjetin social Facebook në faqen e saj zyrtare,  kompania ka aktivizuar një thirrje në gjuhën shqipe që synon të tërheqë pranë vetes individë apo subjekte të interesuara për të dhënë tokën e tyre me qira për një periudhë të gjatë ku kompania do të zbatojë projekte të saj impianteve diellorë.

“Fushata e sponsorizuar thotĂ«: Keni tokĂ« tĂ« lirĂ« qĂ« nuk po e shfrytĂ«zoni? Ne kemi njĂ« ofertĂ« pĂ«r ju? OfrojmĂ« njĂ« çmim konkurrues qiraje pĂ«r çdo hektar. Afati i qirasĂ«: 30 vjet.

TĂ« ardhura tĂ« garantuara afatgjata, pa kosto apo rreziqe pĂ«r ju. BĂ«huni partner me njĂ« kompani tĂ« energjisĂ« sĂ« rinovueshme” thuhet nĂ« disa foto) tĂ« publikuara ku ndĂ«r tĂ« tjera jepen edhe tĂ« dhĂ«na mbi personin e kontaktit.

Investimet në energjinë diellore po vijojnë të mbeten një fushë e gjerë interesi për bizneset me aplikime që paraqiten vazhdimisht pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë edhe pse numri i projekteve të analizuara mbetet ende i vogël në raport me projektet në letër.

Konkretisht Karavasta Solar që është pjesë e Voltalias që ka nën menaxhim impiantin e Karavastasë me një kapacitet 140MW është një ndër më të mëdhenjtë që ka përfunduar dhe po prodhon energji nga fundi i vitit 2023.

Voltalia fitoi ankandin e parë të qeverisë për Karavastanë ku ofroi një çmim 24,89 euro për megavat.  Sipas marrëveshjes 70 megavat janë të ndara për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 megavat me çmim të rregulluar.

Çmimi i rregulluar zgjat pĂ«r 15 vjet dhe do tĂ« blihet nga Operatori i ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ«. Sa i takon SpitallĂ«s, gara u mbyll me çmim 29.89 euro/MWh.

Parku Fotovoltaik i Spitallës do të ketë kapacitet të instaluar 100 MW, nga të cilat 70 MW do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, nëpërmjet një kontrate për blerjen e energjisë me çmim të paracaktuar dhe 30 MW do të tregtohen në treg të lirë. Por ky projekt nuk ka avancuar me ritmet e pritshme.

Impianti i Karavastasë prodhoi vitin e shkuar 258,383 MW energji që përbënte 3.2 për qind të prodhimit neto vendas./ N.Maho

Screenshot

Screenshot

The post Voltalia zgjeron interesin për Shqipërinë, nis kërkimin e tokave me qira 30-vjeçare appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Udhëtarët europianë u drejtohen vendeve më pak të njohura mes shqetësimeve për mbiturizmin

25 July 2025 at 14:00

Udhëtarët europianë po planifikojnë gjithnjë e më shumë të shkojnë në destinacione të pazakonta në vend të destinacioneve tradicionale turistike, ndërkohë që mbeten ende brenda kontinentit, sipas një studimi të ri nga Komisioni Europian i Udhëtimeve (ETC).

77 për qind e europianëve synojnë të bëjnë të paktën një udhëtim midis qershorit dhe nëntorit të këtij viti, sipas raportit të fundit të ETC.

Midis tyre, shumica dërrmuese, 91 për qind, planifikojnë të udhëtojnë brenda kontinentit. Bumi i linjave ajrore me kosto të ulët dhe me distanca të shkurtra, lidhjet dhe rrugët më të mira, si dhe pasiguria e vazhdueshme gjeopolitike jashtë Europës, veçanërisht në Lindjen e Mesme, kanë kontribuar të gjitha në këtë ndryshim.

Mesdheu vazhdon të jetë rajoni më popullor, me 13 për qind të udhëtarëve europianë që zgjedhin Spanjën.

10 për qind planifikojnë të vizitojnë Italinë, 8 për qind zgjedhin Francën dhe 6 për qind shkojnë në Greqi.

Vetëm 8 për qind e turistëve europianë zbuluan se po mendonin të udhëtonin jashtë kontinentit brenda këtyre gjashtë muajve.

Studimi anketoi udhëtarë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Poloninë, Zvicrën, Belgjikën, Austrinë, Francën dhe Spanjën.

Përveç shmangies së qendrave turistike të mbushura me njerëz, një numër në rritje i europianëve gjithashtu duan të udhëtojnë në muajt jashtë sezonit turistik, zakonisht në pranverë dhe vjeshtë, siç është shtatori.

Edhe pse muajt e pikut të verës si korriku dhe gushti ende po shohin një kërkesë të fortë, me secilin të zgjedhur nga 25 për qind e udhëtarëve, shtatori renditet pas me 22 për qind.

Kjo kryesisht sepse kjo kohë më pak e ngarkuar e vitit sjell më pak turistë, mot më të butë, më shumë fleksibilitet me oraret e punës dhe çmime më të lira për destinacionet kryesore. Në shumë vende, këta muaj ofrojnë qetësi dhe përvojë kulturore për udhëtarët më të vjetër, ndërsa gjithashtu kanë aktivitete aventureske për të tërhequr turistë më të rinj.

Europianët më të vjetër duan të udhëtojnë më shumë

Europianët e moshës 55 vjeç e lart përbënin kërkesën më të fortë për udhëtime në muajt e ardhshëm, me 82 për qind që planifikojnë udhëtime, të ndjekur nga afër nga 79 për qind e europianëve të moshës 45-54 vjeç. 78 për qind e atyre të moshës 35-44 vjeç kishin ndërmend të udhëtonin gjithashtu midis qershorit dhe nëntorit të këtij viti.

Nga ana tjetër, vetëm 66 për qind e udhëtarëve më të rinj të moshës 18-24 vjeç kishin planifikuar të udhëtonin, kryesisht për shkak të kufizimeve kohore dhe financiare.

Megjithatë, pavarësisht paqëndrueshmërisë ekonomike, 62 për qind e europianëve ende kishin ndërmend të vazhdonin të shpenzonin të njëjtën shumë për udhëtime gjatë këtyre gjashtë muajve, me 22 për qind që ka të ngjarë të shpenzonin edhe më shumë. Shumica e europianëve planifikonin të shpenzonin midis 1,500 dhe 2,000 euro për person për udhëtim në këtë periudhë.

Shpenzimet e akomodimit kanë tendencë të zënë pjesën më të madhe të buxheteve të udhëtimit, me 32 për qind, me ushqimin dhe pijet që përbëjnë 24 për qind, megjithëse kjo ndryshon në bazë të grupmoshës. Ndërsa udhëtarët mbi 45 vjeç kanë më shumë gjasa të shpenzojnë për ushqim cilësor dhe rehati, ata nën 35 vjeç kërkojnë blerje, aktivitete, përmirësime të stilit të jetesës dhe përvoja mirëqenieje gjatë udhëtimit.

Udhëtarët janë më të vetëdijshëm për mbiturizmin

Me disa destinacione të njohura europiane si Santorini, Roma, Venecia dhe Barcelona që tashmë po përballen me mbiturizëm, gjithnjë e më shumë udhëtarë europianë po bëjnë tani një përpjekje të vetëdijshme për të gjetur vende të fshehura.

55 për qind e udhëtarëve po kërkojnë në mënyrë aktive vende të veçanta për udhëtimet e tyre të ardhshme, një rritje nga 48 për qind në pranverën e këtij viti. 11 për qind e udhëtarëve zbuluan gjithashtu se zgjedhja e një vendi më pak të mbushur me njerëz ishte tani përparësia e tyre kryesore.

Udhëtimi me makinë pa gjithashtu një rritje të popullaritetit, me 32 përqind të udhëtarëve që e zgjodhën atë për të aksesuar më mirë destinacione të largëta. Megjithatë, udhëtimi ajror ishte ende mënyra më e popullarizuar e transportit, duke përbërë 53 për qind të udhëtarëve, kryesisht për shkak të vlerës ekonomike dhe shpejtësisë. / Euronews

 

The post Udhëtarët europianë u drejtohen vendeve më pak të njohura mes shqetësimeve për mbiturizmin appeared first on Revista Monitor.

Kursi i Euros prek minimum të ri historik pranë 97.4 lekëve

25 July 2025 at 13:45

Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien dhe e ka mbyllur javën me një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 97.42 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Euro vazhdon të jetë në rënie me bazë vjetore, me një rënie prej afërsisht 3%. Një vit më parë, në njëjtën ditë, Euro këmbehej me 100.39 lekë.

Euro po vijon rënien duke u orientuar drejt kufirit të 97 lekëve, pavarësisht se Banka e Shqipërisë edhe këtë vit po realizon blerje të drejtpërdrejta periodike për të ulur sasinë e valutës në treg. Sipas agjentëve të tregut valutor, tregu karakterizohet nga një ofertë e bollshme e monedhës europiane, në përputhje me tendencën e zakonshme sezonale. Pjesa e dytë e korrikut dhe ajo e parë e gushtit shënojnë edhe pikun e sezonit turistik dhe njëkohësisht të fluksit të prurjeve të valutës në ekonomi.

Të dhënat më të fundit për bilancin e pagesave të vendit i takojnë tremujorit të parë, periudhë kur statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se deficiti i llogarisë korrente ra në vlerën e 212 milionë eurove, 41% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tkurrja e deficitit të jashtëm në tremujorin e parë erdhi paralelisht nga rënia e deficitit në mallra dhe zgjerimi i mëtejshëm i suficitit në shërbime.

Kontributin kryesor në llogarinë e shërbimeve e dha përsëri turizmi, që solli të ardhura neto në vlerën e 295 milionë eurove, në rritje me 10.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme. Agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme shprehen se blerjet nga subjektet nga jashtë vendit vazhdojnë të jenë të larta, veçanërisht në zonat bregdetare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet e huaja në pasuri të paluajtshme po rriten edhe këtë vit. Për tremujorin e parë, ato arritën vlerën e 104 milionë eurove, 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite të mëdha buxhetore, ka ndikuar në uljen e ofertës së Lekut dhe në forcimin e monedhës vendase. Të dhënat paraprake treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.5 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 35% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Kursi i Euros prek minimum të ri historik pranë 97.4 lekëve appeared first on Revista Monitor.

Fillon rënia e ndërtimit, importet e materialeve bien 8.4% për 6-mujorin

25 July 2025 at 13:00

Importet e materialeve të ndërtimit ishin më rënie në 6-mujorin e parë të vitit 2025, në krahasim me të njëjtën periudhe si në sasi dhe në vlerë, duke sinjalizuar lëvizje më të butë të volumeve të ndërtimit këtë vit.

Të dhënat zyrtarë nga INSTAT tregojnë se gjatë janar-qershor 2025 janë importuar rreth 719 mijë tonë materiale ndërtimi dhe metale, duke shënuar një rënie 8.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u importuan mbi 786 mijë tonë. Në aspektin e vlerës, importet e këtyre materialeve arritën në afro 58.9 miliardë lekë me ulje vjetore rreth 7për qind.

Importet në vlerë te materialeve të ndërtimit janë në tendencë zbritëse që prej vitit 2022, kur ato kapën vlerën rekord prej mbi 68.2 miliardë lekësh. Në vitin 2023, kjo shumë zbriti në 64.2 miliardë, ndërsa këtë vit ka vijuar rënia (shiko grafikun e mëposhtëm).

Nga të dhënat vërehet se megjithëse sasia në tonë ka qëndruar në nivele të ngjashme me vitin 2021 dhe 2023, vlera monetare e importeve ka pësuar rënie, duke reflektuar një ulje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe një  zhvendosje drejt materialeve me kosto më të ulët dhe në tregun e brendshëm.

Kulmi i importeve në sasi është arritur në vitin 2024, me mbi 786 mijë ton, ndërsa në vlerë kulmi mbetet gjashtëmujori i parë i vitit 2022. Ecuria e importeve reflekton rezultat i dinamikat e tregut të ndërtimit në vend, ndryshimeve në kostot e ndërtimit, ritmit të investimeve publike e private si dhe luhatjet në çmimet e lëndëve të para në tregjet globale.

Materialet e ndërtimit janë grupi i katërt më i madh i importeve, pas makinerive, ushqimeve dhe produkteve kimike dhe plastike. Në 6 mujorin e parë 2025 ky grup zuri 13.6% të totalit të importeve nga 14.3 % në të njëjtën periudhë të 2024.

Kjo ecuri reflekton edhe një ngadalësim të dukshëm të aktivitetit të ndërtimit vend, si pasojë e përfundimit të disa projekteve të mëdha publike dhe një ngurrimi të sektorit privat për të nisur investime të reja në kushte të pasigurisë ekonomike dhe rritjes së kostove financiare.

Nga ana tjetër gjithnjë e më shumë ndërtues po presin që tendenca e çmimeve të apartamenteve të jetë në ulje në muajt në vijim. Indeksi i besimit i Bankës së Shqipërisë, për sektorin e ndërtimit  muajin qershor tregoi se po rritet numri i ndërtuesve që besojnë se çmimet do të jenë më rënie. Pritjet për çmimet dhe për punësimin në të ardhmen janë vlerësuar me rënie./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Fillon rënia e ndërtimit, importet e materialeve bien 8.4% për 6-mujorin appeared first on Revista Monitor.

Turizmi, më shumë të huaj në qershor por rritja ngadalësohet dukshëm në raport me 2024

25 July 2025 at 11:14

Vizitorët e huaj që hynë në territorin shqiptar shënuan një rritje 7 për qind në muajin qershor krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave për Lëvizjen e Shtetasve konfirmojnë një ecuri pozitive të sektorët edhe pse rritja është ngadalësuar dukshëm në raport me rritjen që shënoi një vit më parë.

Qershori i 2024-ës regjistro një rritje 23 për qind krahasuar me 2023-in ndërkohë që edhe si 6 mujor shifrat janë dukshëm më të ulëta.

Kështu të hënat tregojnë se për 6 mujorin e parë të huajt u rritën me 4.8 për qind krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit të shkuar. Deri më tani  muaji me rritjen më të mirë për këtë vit ishte janari me 14.4 për qind rritje tek numri i vizitorëve të huaj.

Qershori rezulton në një bilanc si muaji  dytë më i mirë.  Sinjalet për një ngadalësim të turizmit i dhanë turoperatorët të cilët ulën pritshmëritë e tyre për një rritje të ngjashme me atë të vitit të kaluar teksa për verën presin që ajo të regjistrojë më pak turistë se vera e kaluar.

Në 6 muajt 2024 rritja ishte me 34 për qind krahasuar me 6 mujorin 2023. Kjo tregon se Shqipëria vitin e shkuar që ishte në krye të rrjeteve sociale dhe artikujve promovues edhe pse sërish ka shënuar rritje këtë vit ajo është më modeste duke vënë në pikëpyetje masat që duhet të merren për të përmirësuar problemet që cenojnë sektorin dhe për ta mbajtur këtë rritje në afatgjatë.

Shifrat e INSTAT

“GjatĂ« muajit Qershor 2025, rezultojnĂ« tĂ« kenĂ« hyrĂ«, nĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, 2.062.775 shtetas shqiptarĂ« dhe tĂ« huaj. Ky tregues ka pĂ«suar njĂ« rritje me 7,6%, krahasuar me Qershor 2024. 1.918.569 shtetas shqiptarĂ« dhe tĂ« huaj rezultojnĂ« tĂ« kenĂ« dalĂ« nga territori i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, duke shĂ«nuar njĂ« rritje me 7,2%, krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Hyrjet e shtetasve

Në Qershor 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 733.571, duke pësuar një rritje me 8,5%, krahasuar me Qershor 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.329.204. Ky numër është rritur me 7,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024

Daljet e shtetasve Në muajin Qershor 2025, 710,963 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 10,7%, krahasuar me Qershor 2024.

Daljet e shtetasve tĂ« huaj nga territori i ShqipĂ«risĂ« gjatĂ« muajit Qershor 2025, janĂ« 1.207.606. Krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«, ky tregues Ă«shtĂ« rritur me 5,3% NĂ« Qershor 2025, 94% e hyrjeve tĂ« shtetasve tĂ« huaj nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« nga rajoni i EuropĂ«s. Europa Jugore zĂ« 70% tĂ« hyrjeve tĂ« shtetasve tĂ« huaj nga kontinenti Europian, ndjekur nga Europa PerĂ«ndimore dhe Evropa QĂ«ndrore / Lindore me nga 11%” thuhet nĂ« njoftimin e INSTAT.

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post Turizmi, më shumë të huaj në qershor por rritja ngadalësohet dukshëm në raport me 2024 appeared first on Revista Monitor.

Turqia ul normat e interesit, ndërsa qetësohen trazirat pas arrestimit të liderit opozitar

25 July 2025 at 11:02

Banka Qendrore e Turqisë uli normën bazë të interesit për herë të parë që nga muaji mars, duke rifilluar ciklin e lehtësimit monetar që ishte ndërprerë nga tronditjet financiare dhe politike pas arrestimit të një prej figurave kryesore të opozitës.

Norma kryesore e politikĂ«s monetare u ul me 300 pikĂ« bazĂ« – mĂ« shumĂ« sesa pritej nga tregjet – duke zbritur nĂ« 43%. Kjo e çon normĂ«n shumĂ« pranĂ« nivelit prej 42.5% qĂ« ishte para arrestimit mĂ« 19 mars tĂ« kryebashkiakut tĂ« Stambollit, Ekrem İmamoğlu, rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Sipas analistëve, vendimi i së enjtes është një sinjal se politikëbërësit monetarë në bankën qendrore e konsiderojnë mjaftueshëm të stabilizuar situatën në tregje për të vijuar me lehtësimin e politikës monetare.

Arrestimi i İmamoğlu shkaktoi njĂ« panik financiar qĂ« detyroi bankĂ«n qendrore tĂ« shpenzonte rreth 50 miliardĂ« dollarĂ« nga rezervat pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur monedhĂ«n vendase. MegjithatĂ«, sipas vlerĂ«simeve tĂ« JPMorgan, rezervat neto valutore kanĂ« rikuperuar tashmĂ« rreth gjysmĂ«n e atyre humbjeve.

Pas shpalljes së vendimit për uljen e normës, lira turke qëndroi e qëndrueshme ndaj dollarit dhe euros, ndërsa treguesi kryesor i bursës BIST 100 u rrit deri në 1%.

“QĂ«ndrimi i shtrĂ«nguar monetar, qĂ« do tĂ« vijojĂ« derisa tĂ« arrihet stabiliteti i çmimeve, do tĂ« mbĂ«shtesĂ« procesin e dezinflacionit pĂ«rmes moderimit tĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« brendshme, forcimit real tĂ« lirĂ«s turke dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« pritshmĂ«rive pĂ«r inflacionin,” deklaroi Banka Qendrore nĂ« njĂ« njoftim zyrtar.

Banka Qendrore e TurqisĂ« theksoi se çdo vendim i ardhshĂ«m pĂ«r uljen e normĂ«s sĂ« interesit do tĂ« merret “nga mbledhja nĂ« mbledhje, me fokus te perspektiva e inflacionit”.

Nicholas Farr, ekonomist pĂ«r tregjet nĂ« zhvillim pranĂ« Capital Economics nĂ« LondĂ«r, tha se nuk Ă«shtĂ« plotĂ«sisht e qartĂ« pse banka vendosi njĂ« lehtĂ«sim kaq tĂ« madh kĂ«tĂ« herĂ«. Sipas tij, deklarata sugjeron se politikĂ«bĂ«rĂ«sit janĂ« bĂ«rĂ« “mĂ« tĂ« sigurt nĂ« lidhje me presionet dezinflacioniste” dhe “gjithashtu ka gjasa qĂ« janĂ« nxitur nga rĂ«nia e presionit mbi kursin e kĂ«mbimit”.

MegjithatĂ«, rreziqet politike mbeten tĂ« larta dhe e bĂ«jnĂ« ende tĂ« ndjeshme çdo aktiv financiar turk. NdĂ«r to pĂ«rfshihet mundĂ«sia e shkarkimit tĂ« ÖzgĂŒr Özel nga posti i kreut tĂ« PartisĂ« Popullore Republikane (CHP), partisĂ« kryesore tĂ« opozitĂ«s. Gjithashtu, janĂ« nĂ« proces dhjetĂ«ra çështje gjyqĂ«sore kundĂ«r Ekrem İmamoğlu dhe mĂ« shumĂ« se njĂ« duzine kryebashkiakĂ«sh tĂ« tjerĂ« tĂ« CHP-sĂ«, qĂ« mund tĂ« ndezin sĂ«rish tensione politike pas pĂ«rfundimit tĂ« verĂ«s.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, ekziston presion nĂ« rritje pĂ«r tĂ« ulur normat. Norma reale e interesit – diferenca midis normĂ«s nominale dhe inflacionit – qĂ«ndron mbi 7%, njĂ« nivel qĂ« e vĂ«shtirĂ«son huamarrjen pĂ«r bizneset dhe konsumatorĂ«t. KohĂ«t e fundit, industrialistĂ«t kanĂ« shtuar zĂ«rat e pakĂ«naqĂ«sisĂ« pĂ«r shkak tĂ« kostove tĂ« larta tĂ« financimit.

Inflacioni vjetor në Turqi ra në qershor më shumë se pritshmëritë, duke zbritur në 35%. Edhe pse kjo normë mbetet ndër më të lartat në botë, është një përmirësim i ndjeshëm nga kulmi 75% i arritur në maj të vitit të kaluar, falë politikave të shtrënguara monetare. Objektivi i Bankës Qendrore për fundin e vitit është ulja e inflacionit në 24%./ FT

The post Turqia ul normat e interesit, ndërsa qetësohen trazirat pas arrestimit të liderit opozitar appeared first on Revista Monitor.

Donald Trump dhe Jay Powell debatojnë gjatë vizitës së presidentit amerikan në FED

25 July 2025 at 10:40

Udhëheqësi amerikan përplaset me drejtuesin e bankës qendrore për kostot e rinovimit të selisë qendrore

 

Donald Trump pati një përplasje me Jay Powell gjatë një vizite në selinë e Rezervës Federale, në një përballje të rrallë publike midis një presidenti amerikan dhe drejtuesit të bankës qendrore.

Presidenti, i cili bëri lëvizjen për të vizituar vendin e ndërtimit të rinovimit të selisë qendrore të Rezervës Federale në Marriner S Eccles në Uashington, u tha gazetarëve se projekti kushtonte 3.1 miliardë dollarë.

“Po e shqyrtojmĂ« dhe duket se Ă«shtĂ« rreth 3.1 miliardĂ« dollarĂ«, Ă«shtĂ« rritur pak ose shumĂ«. Pra, 2.7 tani Ă«shtĂ« 3.1,” tha Trump.

Kryetari i RezervĂ«s Federale, Powell, tundi kokĂ«n dhe e ndĂ«rpreu presidentin, duke thĂ«nĂ« se “nuk ishte nĂ« dijeni” se kostoja ishte rritur nga vlerĂ«simi i bankĂ«s qendrore prej 2.5 miliardĂ« dollarĂ«sh.

“Sapo doli,” tha Trump, duke nxjerrĂ« njĂ« copĂ« letĂ«r nga xhepi i tij.

“Nuk e kam dĂ«gjuar kĂ«tĂ« nga askush nĂ« RezervĂ« Federale,” tha Powell. Kryetari vuri syzet e leximit dhe shqyrtoi copĂ«n e letrĂ«s me shifrat, duke pyetur: “Kjo erdhi nga ne?”

Powell i tha Trump se llogaritjet në gazetë përfshinin ndërtesën Martin, përballë vendit të ndërtimit, për të cilën tha se ishte përfunduar pesë vjet më parë.

Vizita e Trump shënon një intensifikim të sulmeve të tij ndaj kryetarit të bankës qendrore të SHBA-së, me tejkalimet e kostos së rinovimit që kohët e fundit shfaqen si një zëvendësim për kritikat ndaj politikave të normave të interesit të Powell.

Presidenti amerikan e ka akuzuar nĂ« mĂ«nyrĂ« agresive kryetarin e RezervĂ«s Federale se i mban normat e interesit shumĂ« tĂ« larta, duke e etiketuar Powell “kokĂ«fortĂ«â€ dhe “budalla”.

NdĂ«rsa Rezerva Federale tani Ă«shtĂ« nĂ« vutun e shtatĂ« tĂ« rinovimit dhe mori miratimin nga Komisioni KombĂ«tar i Planifikimit tĂ« Kapitalit nĂ« vitin 2021, administrata ka filluar tĂ« akuzojĂ« bankĂ«n qendrore pĂ«r keqmenaxhim “tĂ« rĂ«ndĂ«â€ tĂ« ushtrimit gjatĂ« muajit tĂ« kaluar.

ËshtĂ« shumĂ« e pazakontĂ« qĂ« presidentĂ«t tĂ« vizitojnĂ« RezervĂ«n Federale. Vizita e fundit publike ndodhi kur George W. Bush mori pjesĂ« nĂ« betimin e Ben Bernanke, kryetarit tĂ« RezervĂ«s Federale gjatĂ« krizĂ«s globale financiare tĂ« vitit 2008. Trumpit iu bashkuan drejtori i ZyrĂ«s pĂ«r Menaxhim dhe Buxhet, Russell Vought, senatorĂ«t republikanĂ« Thom Tillis dhe Tim Scott; zĂ«vendĂ«sshefi i stafit tĂ« presidentit, James Blair; kreu i Strehimit Federal Bill Pulte; kĂ«shilltari i pĂ«rgjithshĂ«m i OMB-sĂ«, Mark Paoletta; dhe zyrtari i Komisionit KombĂ«tar tĂ« Planifikimit Publik, Stuart Levenbach. / FT

The post Donald Trump dhe Jay Powell debatojnë gjatë vizitës së presidentit amerikan në FED appeared first on Revista Monitor.

Sektori i pularisë hyn në vitin e tretë të rënies me 2024, qarqet me humbjet më të mëdha

25 July 2025 at 10:30

Sektori i blegtorisë prej vitesh ishte në krizë, por numri i shpendëve ishte në rritje nga investimet në pulari të mëdha në zonën e qendrës së vendit.

Kjo tendencë ka ndryshuar vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT numri i pulave në vend në vitin 2024 ishte në rënie për të tretin vit radhazi.

Numri i pulave në Shqipëri pësoi një rënie me rreth 320 mijë krerë gjatë vitit 2024 në krahasim me një vit më parë duke zbritur në 4.56 milionë krerë nga 4.88 milionë që ishin në vitin 2023. Tkurrja vjetore ishte 6.5% në rang vendi.

Të dhëna sipas qarqeve tregojnë se, rënia më e madhe absolute u regjistrua në qarkun e Fierit, ku numri i pulave u ul me 193 mijë krerë duke shënuar një rënie me pothuajse 30% në krahasim me vitin e kaluar. Pas Fierit, Durrësi humbi 98 mijë krerë ose 9.6%, ndërsa Vlora regjistroi një rënie me 80 mijë krerë ose 18.8%. Edhe Berati ka shënuar tkurrje të ndjeshme, me 70 mijë krerë më pak ose 16.2% më pak se në 2023.

Nga ana tjetër, rritja më e lartë u regjistrua në Tiranë, ku numri i pulave u rrit me 133 mijë krerë, duke reflektuar një zgjerim të ndjeshëm me 36.6%. Gjirokastra gjithashtu përjetoi një rritje të fortë me 32.7%, duke kaluar nga 46 mijë në 62 mijë krerë. Rritje më modeste janë vërejtur në Dibër, Lezhë dhe Kukës, me shtesa që variojnë nga 1.1% deri në 4.5%.

Qarku i Elbasanit, ndonëse regjistroi një rënie të lehtë me vetëm 2 mijë krerë, mbetet ndër qarqet me stabilitet të lartë në këtë tregues, ashtu si Korça me një vetëm prej 0.3%.

Burimet nga tregu pohojnë e çmimet e ushqimit për shpendët të tilla si misri, gruri apo sojë janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit për shkak të inflacionit dhe çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare. Kjo ka bërë që shumë ferma të vogla dhe të mesme të mos përballojnë dot shpenzimet dhe të ulin numrin e krerëve ose të mbyllin aktivitetin, ndërkohë që pularitë ka përfitojnë nga skemat e mbështetjes shtetërore.

Nga tjetër fermat e pulave si shumë sektorë të tjerë të bujqësisë janë dekurajuar nga rritja e importeve të mishit dhe vezëve të pulës nga vendet fqinje, si Greqia apo Maqedonia e Veriut që po i bëjnë produktet vendase më pak konkurruese për konsumatorët dhe tregtarët, duke ulur kërkesën për prodhim vendas.

Gjithashtu migrimi i popullsisë dhe tkurrja e fuqisë blerëse në disa zona rurale po ndikon në rënien e kërkesës, duke e bërë më pak të fisibël mbarështimin në ferma  të mëdha.

Në disa raste të izoluara është raportuar për shpërthime të gripit të shpendëve ose probleme me higjienën dhe kontrollin veterinar, që kanë çuar në therje preventive apo reduktim të prodhimit vitin e kaluar./B.Hoxha

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post Sektori i pularisë hyn në vitin e tretë të rënies me 2024, qarqet me humbjet më të mëdha appeared first on Revista Monitor.

Nis pastrimi i akseve kombëtare nga materialet e bizneseve anës rrugës

25 July 2025 at 09:59

Të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitet pranë rrugëve kombëtare kanë afat deri më 31 korrik për të larguar vullnetarisht çdo material të vendosur brenda 20 metrave nga aksi rrugor, distancë e përcaktuar nga ligji si zonë sigurie. Kreu i qeverisë njofton se bizneset kanë afat vetëm një javë.

Ky urdhĂ«r nuk pĂ«rfshin objektet me leje ndĂ«rtimi, por pĂ«rfshin materialet nĂ« oborret e pĂ«rparme, si dhe gardhet qĂ« shkelin projektin rrugor, tĂ« cilat do tĂ« duhet tĂ« tĂ«rhiqen sipas planit qĂ« do t’u dorĂ«zohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Pas afatit të përcaktuar, çdo shkelje do të ndëshkohet me masa të rënda, në përputhje me ligjin në fuqi.

“Bizneset nĂ« anĂ« tĂ« segmenteve rrugore kanĂ« afat deri nĂ« 31 korrik pĂ«r tĂ« larguar vetĂ« çdo lloj materiali qĂ« ndodhet mĂ« pak se 20 m nga aksi i rrugĂ«s, qĂ« Ă«shtĂ« edhe distanca ligjore e sigurisĂ« – pĂ«rjashtuar objektet e ndĂ«rtuara me leje, po jo materialet nĂ« oborret e tyre tĂ« pĂ«rparme, gardhet e tĂ« cilĂ«ve po ashtu do tĂ« duhet tĂ« tĂ«rhiqen nĂ« maksimumin e mundshĂ«m, sipas projektit qĂ« do t’u dorĂ«zohet mĂ« tutje nga ARRSH.

Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi.

Tanimë Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe kjo fazë kalimtare e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit e të mjedisit në tërësi, po edhe të sigurisë së qarkullimit në rrugët kombëtare në veçanti, duhet të konsiderohet e mbyllur.

Nga tĂ« gjithĂ« dhe me mirĂ«kuptimin mĂ« tĂ« madh kombĂ«tar, pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2030 nĂ« BE”, shkruan kryeministri Rama.

 

ÇfarĂ« parashikon ligji pĂ«r distancat midis ndĂ«rtimeve anĂ«s rrugĂ«s?

Vendimi “PĂ«r disa ndryshime dhe shtesa nĂ« vendimin nr.408, datĂ« 13.5.2015, tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave, “pĂ«r miratimin e rregullores sĂ« zhvillimit tĂ« territorit”, tĂ« ndryshuar”, parashikon:

Neni 34, pika 5. Për ndërtimet gjatë rrugëve, çdo dalje konsol do të quhet faqe ndërtimi dhe duhet të respektojë distancat nga trupi i rrugës. Nuk kërkohet të respektojnë distancat e këtij neni elementet arkitektonike të fasadave, të cilat nuk përbëjnë sipërfaqe të shfrytëzueshme dhe nuk dalin nga fasada më shumë se 0.5 metër.

Neni 35

Distancat e lejuara midis ndërtimit dhe kufirit të pronës

Me pĂ«rjashtim tĂ« rastit kur parashikohet ndryshe nĂ« planin e pĂ«rgjithshĂ«m vendor, distanca minimale e lejuar e ndĂ«rtimit nga kufiri i pronĂ«s pĂ«rcaktohet si gjatĂ«sia e vijĂ«s pingule nga faqja e strukturĂ«s sĂ« ndĂ«rtimit me kufirin e pronĂ«s dhe Ă«shtĂ« e barabartĂ« me numrin e kateve mbi tokĂ« tĂ« ndĂ«rtimit plus 1m (d= nr.k +1m)  ku: d – distanca minimale e ndĂ«rtimit nga kufiri i pronĂ«s dhe nr.k – numri i kateve.”.

Neni 36

Distancat e lejuara midis ndërtimit dhe trupit të rrugës

1.Distanca minimale e një ndërtimi nga trupi i rrugës matet nga plani më i afërt i faqes së ndërtimit me kufirin e rrugës.

2.Distancat e lejuara të ndërtimit, në raport me trupin e rrugës, përcaktohen nga autoritetet përkatëse të planifikimit në PPV dhe/ose PDV, duke marrë në konsideratë nevojat e zgjerimit të infrastrukturave rrugore, në përpjestim me zhvillimet e reja.

3.Nëse nuk përcaktohet ndryshe në PDV, distancat minimale të faqeve të strukturave nga kufiri i trupit të rrugës apo kufiri i pronës parcelë me trupin e rrugës, brenda zonave të sistemit urban ekzistues ose ato që urbanizohen, përcaktohen në bazë të gjendjes faktike të trupit të rrugës, por, në çdo rast, jo më pak se përcaktimi ligjor në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme për trupin e rrugës dhe, nëse nuk përcaktohet ndryshe në ligjin nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, janë:

a) për gjerësi rruge, me ose pa trotuare, më të vogël se 7 (shtatë) metra, distanca minimale është 2.5 (dy pikë pesë) metra;

b) për gjerësi rruge, përfshirë trotuaret, 7 (shtatë) deri në                                              15 (pesëmbëdhjetë) metra, distanca minimale është 3 (tre) metra;

c)  për gjerësi rruge, përfshirë trotuaret, më të madhe se                                                15 (pesëmbëdhjetë) metra, distanca minimale është 4 (katër) metra.

4.Për zhvillime që mund të prekin rrugët e kategorisë “A”, autostrada, të kategorisë “B”, rrugë interurbane kryesore, dhe të kategorisë “C”, rrugë interurbane dytësore, zbatohen pĂ«rcaktimet e rregullores nĂ« zbatim tĂ« Kodit Rrugor tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«.

 

The post Nis pastrimi i akseve kombëtare nga materialet e bizneseve anës rrugës appeared first on Revista Monitor.

Bie sistemi, bizneset ankohen se nuk po dorëzojnë dot bilancet; QKB: Puna vazhdon normalisht

25 July 2025 at 08:52

E PERDITESUAR Duke filluar nga pasditja e ditës së djeshme, në mbrëmje dhe sot në mëngjes, bizneset raportojnë se nuk po arrijnë dot të dorëzojnë online pasqyrat financiare në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Sipas të dhënave të përditësuara, pas orës 11 të paradites, sistemi ka rifilluar funksionin, ndonëse mbetet pak i ngadaltë.

Aplikimi bëhet përmes sistemit E-Albania.

Kjo është një histori që përsëritet shpesh në ditët e fundit të korrikut, teksa subjektet nxitojnë që të dorëzojnë pasqyrat financiare deri në 31 korrik, kur është afati i fundit dhe sistemi mbingarkohet.

Ndërkohë burime zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit thanë se nuk ka asnjë problem dhe puna vazhdon normalisht. Ndërsa AKSHi, që menaxhon sistemin e E-Albania tha se po e shikojnë.

Në rast të mosdorëzimit brenda afatit subjekti ngarkohet me një gjobë prej 60 mijë lekësh.

Janë mbi 20 mijë biznese, që kanë detyrim që të dorëzojnë bilancet e vitit 2024.

Përgjithësisht pjesa më e madhe e tyre presin ditët e fundit për të bërë dorëzimin.

Nga një kërkim që ka bërë Monitor në QKB deri ditën e djeshme rezultonte se më pak se një e treta e subjekteve të mëdha kishin ngarkuar tashmë bilancin e vitit 2024.

Më herët, QKB u ka rikujtuar të gjitha subjekteve tregtare rëndësinë e depozitimit në kohë të pasqyrave financiare për vitin 2024.

Sipas njoftimit, dorëzimi brenda afatit ligjor është i detyrueshëm dhe shmang masat administrative.

Afati i fundit është data 31 Korrik 2025.

Aplikimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania.

Dokumentacioni përfshin (kur mbajtja e tyre është i detyrueshëm):

‱ Pasqyrat financiare vjetore

‱ Raportin e ecurisĂ« sĂ« veprimtarisĂ«

‱ Raportin e auditimit.

The post Bie sistemi, bizneset ankohen se nuk po dorëzojnë dot bilancet; QKB: Puna vazhdon normalisht appeared first on Revista Monitor.

Ashtu siç ndodhi me Tiranën, edhe apartamentet në rrethe pritet të shtrenjtohen, sidomos në bregdet

24 July 2025 at 23:02

Çmimet e referencĂ«s tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme, tĂ« cilat u rishikuan sĂ« fundmi nĂ« rritje pĂ«r rrethet, pĂ«rdoren jo vetĂ«m pĂ«r shitblerjen, por edhe pĂ«r llogaritjen e taksĂ«s sĂ« ndikimit nĂ« infrastrukturĂ«, qĂ« paguhet nga ndĂ«rtuesit.

Rritja e tyre pritet që të sjellë automatikisht shtim të detyrimit të ndërtuesve që rrezikon të përkthehet në shtrenjtim të çmimeve të shitjes së apartamenteve.

Kjo tendencë u konstatua në Tiranë, që i rishikoi referencat rreth dy vite më parë, ku çmimet e referencës në Tiranë u ndanw për 32 zona kadastrale. Të njëjtën nocion qeveria për herë të parë propozoi të zbatohet edhe për rrethet kryesore, duke vendosur çmime të ndryshme me ndarjen e re të zonave kadastarle. Në rrethe deri tani ishte i miratuar vetëm një çmim reference.

Në kryeqytet zbatimi i çmimeve të reja nisi në gusht 2023, ku referencat u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Menjëherë në gjysmën e dytë të atij viti çmimet u rritën me të paktën 50-100 euro për metër katror, me një shtrenjtim mesatar prej 30%.

https://monitor.al/cmimet-e-apartamenteve-ne-kryeqytet-shtrenjtohen-deri-ne-30-brenda-nje-viti-kryeson-periferia/

Shoqata e Ndërtuesve pohoi në atë kohë se shtrenjtimi u ndikua kryesisht nga shtimi i detyrimeve të ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës.

https://monitor.al/ndertuesit-rritja-e-detyrimit-per-taksen-e-ndikimit-ne-infrastrukture-dhe-pagesat-e-larta-per-punetoret-ndikuan-te-shtrenjtimi-i-cmimeve/

Ekspertët pohojnë se pas referencave të reja në rrethe, shtrenjtimi më i fortë i çmimeve pritet të jetë në zonat bregdetare, ku dhe referenca pësoi kërcimin më të lartë. Në Durrës, referencat për disa zona janë dyfishuar e trefishuar, si në Port, ku po ndërtohet projekti i Marinës së Jahteve, që referenca është 200 mijë lekë/m2, apo në vijim në Vollga, me referencë 124 mijë lekë/m2 e në Lalëz me 140 mijë lekë/m2. Më parë, Durrësi kishte një referencë unike prej 67,500 lekë/m2.

Në Vlorë ka zona ku referencat janë dyfishuar, si në zonën 1 dhe 2 në Himarë, që tashmë kanë referenca përkatësisht 140 dhe 100 mijë lekë/m2, nga 58 mijë lekë që ishte më parë. Në Sarandë, referenca për zonën e parë është rritur me 79%, në 100 mijë lekë/m2.

Zbardhen zonat më të shtrenjta në rrethe, kryeson Durrësi, nga Porti i Jahteve deri në Lalëz

Sa rritet detyrimi për taksën e ndikimit në infrastrukturë

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.

Për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimit qoftë për qëllime banimi apo për shërbime. Ndërsa çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas metodologjisë së miratuar nga qeveria.

Diapazonet e nivelit tĂ« taksĂ«s sĂ« ndikimit nĂ« infrastrukturĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« ligjin Nr.9632, datĂ« 30.10.2006 “PĂ«r sistemin e taksave vendore i ndryshuar”. Konkretisht Pika 2 te Neni 27 pĂ«rcakton se “nĂ« rastin e ndĂ«rtimeve tĂ« destinuara pĂ«r qĂ«llime banimi apo pĂ«r njĂ«si tregtimi dhe shĂ«rbimi, tĂ« cilat kryhen nga shoqĂ«ri ndĂ«rtimi, shkalla e taksĂ«s sĂ« ndikimit nĂ« infrastrukturĂ« Ă«shtĂ« nĂ« masĂ«n 4 (katĂ«r) pĂ«r qind deri 8 (tetĂ«) pĂ«r qind tĂ« çmimit tĂ« shitjes pĂ«r metĂ«r katror”. Detyrimin pĂ«r pĂ«rcaktimin e nivelit tĂ« taksĂ«s nĂ« rrethe brenda diapazonit 4 deri 8% e ka KĂ«shilli Bashkiak.

 

Shembull për qytetin e Durrësit.

Sipas vendimit “PĂ«r sistemin e taksave dhe tarifave vendore nĂ« qytetin e DurrĂ«sit pĂ«r vitin 2023” miratuar nĂ« muajin dhjetor 2022 Ă«shtĂ« miratuar niveli 8% i taksĂ«s pĂ«r “ndĂ«rtime me funksion banimi apĐŸ shĂ«rbimi nga zhvillues me qĂ«llim pĂ«rfitimin, tĂ« cilat nuk destinohen pĂ«r pĂ«rdorim nĂ« sektorin e turizmit, industrisĂ« apo pĂ«r pĂ«rdorim publik.

Çmimi aktual i referencĂ«s pĂ«r qytetin e DurrĂ«sit Ă«shtĂ« 67,500 lekĂ«/m2

Vlera Totale e një ndërtimi rezidencial me sipërfaqe 100 mijë metra katror llogaritet:

100,000 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,750,000,000 lekë. Detyrimi për taksën: 8% x 6,750,000,000 = 540,000,000 lekë

Vlera e ndërtimit rezidencial me çmimin e propozuar prej  200,000 lekë/m2 për zonën kadastrale nr.13 që në terren përkon me zonën e portit të Durrësit në ndërtimin e projektit Durrës Yacht Marina është 100,000 m2 x 200,000 lekë/m2 = 20,000,000,000 lekë. Detyrimi për taksën: 8% x 20,000,000,000 = 1,600,000,000

Rritja e detyrimit 1,600,000,000 – 540,000,000 =  1,060,000,000 apo 196% (Rritja e njĂ«jtĂ« nĂ« pĂ«rqindje me çmimet e referencĂ«s).

Për Tiranën taksa e ndikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat nga gushti 2023 u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Rritja të tyre pati edhe për 5 komuna të kryeqytetit, si Kashar, Petrela, Preza, Farka dhe Dajti.

Nga konkluzionet e Shoqatës së Ndërtuesve mbështetur në analizat konkrete për lejet e miratuara të ndërtimit, llogaritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë me çmimet e reja të referencës shtoi 80% barrën fiskale te ndërtuesit. Shtimi i detyrimit në metër katror sipas ndërtuesve llogaritej 50 deri 100 euro për metër katror sipas zonave kadastrale. Për rrjedhojë kjo solli rritje të çmimeve të shitjes së apartamenteve mesatarisht me 20% në Tiranë sipas Shoqatës së Ndërtuesve, pasi ndryshimit e çmimeve të referencës ndikuan në kostot e ndërtimit.

 

ÇFARË PARASHIKON LIGJI “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE I NDRYSHUAR” PËR NIVELIN E TAKSËS SË NDIKIMIT NË INFRASTRUKTURË

Neni 27

Taksa e ndikimit në infrastrukturë

  1. Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet sipas preventivit, ose vlera në lekë e çmimit të shitjes për metër katror të investimit të ri. Klasifikimi si investim i ri përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.
  2. Në rastin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi apo për njësi tregtimi dhe shërbimi, të cilat kryhen nga shoqëri ndërtimi, shkalla e taksës së ndikimit në infrastrukturë është në masën 4 (katër) për qind deri 8 (tetë) për qind të çmimit të shitjes për metër katror.

NĂ« kĂ«tĂ« kategori investimesh pĂ«rfshihen edhe ndĂ«rtimet zĂ«vendĂ«suese pĂ«r qĂ«llime banimi, tĂ« kushtĂ«zuara pĂ«r t’u ndĂ«rtuar si shkak i zbatimit tĂ« njĂ« kontrate koncensionare, e cila prek banesat ekzistuese. Gjithashtu, nĂ« kĂ«tĂ« kategori pĂ«rfshihen edhe ndĂ«rtimet e destinuara pĂ«r qendra tregtare apo tĂ« biznesit.

Baza e taksĂ«s Ă«shtĂ« vlera nĂ« lekĂ« pĂ«r metĂ«r katror e çmimit tĂ« shitjes sĂ« ndĂ«rtimeve pĂ«r qĂ«llime banimi apo tĂ« njĂ«sive tĂ« tregtimit dhe shĂ«rbimit. Çmimi i shitjes pĂ«r metĂ«r katror bazohet nĂ« vlerĂ«n referuese tĂ« vlerĂ«s sĂ« tregut, sipas pĂ«rcaktimeve tĂ« nxjerrĂ« me akt nga KĂ«shilli i Ministrave.

  1. Në rastin e ndërtimeve të ndryshme nga ato të përcaktuara në pikën 2, të këtij neni, niveli i taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është:
  2. a) Për ndërtime që destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, të industrisë, bujqësisë; të ndërtimeve individuale për qëllime të përdorimit vetjak nga individët, të ndërtuara vetë individi apo me sipërmarrës; si dhe të ndërtimeve për qëllime publike, taksa e ndikimit në infrastrukturë është 1 (një) deri në 3 (tre) për qind e vlerës së investimit, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2 (dy) deri 4 (katër) për qind e saj.
  3. b) Për projekte të infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve, tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshirë makineritë dhe pajisjet për këto projekte, taksa e ndikimit në infrastrukturë të ndërtimeve të reja është 0.1 (zero pikë një) për qind e vlerës së investimit, por jo më pak se kostoja e rehabilitimit të infrastrukturës së dëmtuar, kur kjo kosto nuk është përfshirë në preventivin e investimit.
  4. c) Për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja është 0.5 (zero pikë pesë) për qind e vlerës së investimit. Leja e legalizimit lëshohet vetëm pasi të jetë vërtetuar pagesa e taksës nga taksapaguesi.

(Shfuqizuar me Ligj Nr. 98/2020, datë 23.07.2020, botuar në F.Z. nr.145, dt.06.08.2020)

  1. d) Për ndërtesat, që destinohen për qëllime banimi në zonat malore, taksa e ndikimit në infrastrukturë është 0 (zero) deri në 3 (tre) për qind të vlerës së investimit. Këshilli Bashkiak përcakton me vendim zonat malore për efekt të zbatimit të këtij paragrafi.
  2. Këshilli bashkiak miraton kategori dhe nënkategori për klasifikimin e investimeve, të cilat mund të përdoren për vendosjen e nivelit të taksës.
  3. Detyrimi për pagesën e taksës i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, për llogari të bashkisë, që mbulon territorin ku do të bëhet investimi.
  4. Nëse objekti, për të cilin do të bëhet investimi, shtrihet në territorin e më shumë se një bashkie ose kur objekti ndikon në infrastrukturën e një bashkie tjetër, të ardhurat nga taksa ndahen proporcionalisht ndërmjet tyre, në përputhje me raportet përkatëse të shtrirjes së objektit dhe të ndikimit të investimit në infrastrukturën e secilës bashki.
  5. PĂ«rjashtohen nga pagesa e kĂ«saj takse investimet e kryera pĂ«r ndĂ«rtimin e strukturave akomoduese “Hotel/Resort me pesĂ« yje, status special”, sipas pĂ«rcaktimit nĂ« legjislacionin e fushĂ«s sĂ« turizmit dhe qĂ« janĂ« mbajtĂ«s tĂ« njĂ« marke tregtare tĂ« regjistruar dhe njohur ndĂ«rkombĂ«tarisht “brand name”.
  6. PĂ«rjashtohen nga pagesa e kĂ«saj takse edhe investimet e subjekteve, tĂ« cilat zhvillojnĂ« veprimtari pritĂ«se tĂ« certifikuar si “agroturizĂ«m”, sipas legjislacionit nĂ« fuqi nĂ« fushĂ«n e turizmit.
  7. Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse investimet për rindërtimin, riparimin apo restaurimin e ndërtesave të destinuara për qëllime banimi, të dëmtuara si pasojë e fatkeqësive natyrore, sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile. Kushtet, rregullat dhe dokumentet që shoqërojnë kërkesën për përjashtimin nga detyrimi për pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, sipas kësaj pike, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Nga pagesa e kësaj takse përjashtohen edhe investimet në kuadër të programeve të rindërtimit, sipas dispozitave të ligjit, për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

(Ndryshuar me Ligj Nr. 142/2015, datë 17.12.2015. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.252, datë 22.01.2016)

(Ndryshuar me Ligj Nr. 106/2017, datë 30.11.2017. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.222, datë 19.12.2017)

(Ndryshuar me Ligj Nr. 41/2018, datë 09.07.2018. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.111, datë 30.07.2018. Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2019)

Ndryshuar me ligjin nr. 95/2018, datë 03.12.2018, botuar në F.Z. nr.187, dt.27.12.2018

(Shtuar me Aktin Normativ Nr. 3, datë 2.10.2019, botuar në F.Z. nr.137, dt.07.10.2019)

(Hequr me Ligj Nr. 122/2020, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 197, datë 12.11.2020)

(Shtuar me Aktin Normativ Nr. 19, datë 23.04.2020, botuar në F.Z. nr.73, dt.24.04.2020).

The post Ashtu siç ndodhi me Tiranën, edhe apartamentet në rrethe pritet të shtrenjtohen, sidomos në bregdet appeared first on Revista Monitor.

❌
❌