Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 July 2025Main stream

“Camp Nou” i ri, Barcelona ka një kërkesë speciale për UEFA-n

By: rozalb
25 July 2025 at 18:05

Rikthimi i shumëpritur i Barcelonës në “Spotify Camp Nou” do të vonohet më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht. Për shkak të një vonese prej të paktën 10 muajsh në përfundimin e punimeve, klubi katalanas po shqyrton opsione alternative për të përballuar fillimin e sezonit të ardhshëm. Sipas mediave spanjolle, Barcelona i ka kërkuar UEFA-s që ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e…

Source

Tare nuk ndalet në merkato, synimi i radhës është Doue

By: rozalb
25 July 2025 at 17:56

Milani po vijon punën në merkato pas transferimit të Estupiñan, duke e kthyer vëmendjen tashmë te krahu i djathtë i mbrojtjes. Sipas asaj që raporton Sportitalia, drejtuesit kuqezinj kanë bërë një ofertë të re për Guéla Doué, mbrojtësin e talentuar të lindur në vitin 2002, që aktualisht është pjesë e Strasburgut. Përveç Doué, drejtori sportiv Igli Tare ka marrë propozime edhe për dy alternativa…

Source

Muller nuk e mbyll me futbollin, gati të nisë aventur amerikane

By: rozalb
25 July 2025 at 16:30

Pas një epoke të artë 25-vjeçare te Bayern Munich, Thomas Muller ka vendosur të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij – këtë herë jashtë Gjermanisë. 35-vjeçari është shumë pranë marrëveshjes me klubin amerikan Los Angeles FC, duke sinjalizuar një lëvizje të madhe në Major League Soccer. Edhe pse largimi nga “Allianz Arena” ishte emocional, Muller nuk është aspak gati për pensionim.

Source

Der Bruyne: Napoli ka lojtar me kualitet, ja ku ndryshon Conte nga Guardiola

By: rozalb
25 July 2025 at 15:48

Mesfushori belg, Kevin De Bruyne, i cili këtë verë iu bashkua Napolit, ka folur për mediat nga grumbullimi i ekipit në Dimaro, duke ndarë përshtypjet e para dhe duke komentuar ndryshimet mes dy trajnerëve të mëdhenj: Pep Guardiola dhe Antonio Conte. I pyetur për çfarë e ka impresionuar më shumë në ditët e para, belgu u shpreh: “Cilësia këtu është shumë e lartë. Napoli ka shumë lojtarë të mirë…

Source

Manchester City gjen pasuesin e Ederson, kushton 13 mln euro

By: rozalb
25 July 2025 at 15:23

Pas një sezoni poshtë pritshmërive, pavarësisht vendit të tretë në Premier League, Manchester City ka nisur një revolucion të mirëfilltë në merkato. Pas afrimeve të bujshme si Tijjani Reijnders, Rayan Aït-Nouri, Rayan Cherki dhe talenti norvegjez Sverre Nypan, klubi po përgatit një tjetër goditje – këtë herë në portë. Sipas asaj që raporton The Athletic, City ka vendosur të rikthejë në shtëpi…

Source

Legjionarët/ Muci debuton te Besiktas këtë sezon, Strakosha titullar te AEK

By: rozalb
25 July 2025 at 15:04

Lajme pozitive për legjionarët tanë të aktivizuar në sfidat e para të turit të dytë të Europa Ligë dhe Ligës së Konferencës, këtë të enjte. Kështu mesfushori Ernest Muçi, bëri debutimin këtë sezon të ri me fanellën e Besiktas, në sfidën e vlefshme për turin e dytë të Europa League, ndaj Shakhtar. Muçi nuk u aktivizua si titullar nga ana e teknikut norvegjez Oleguna Solskjaer.

Source

Thirrje ndaj Kosovës, përleshje mes tifozëve të Novi Pazar dhe Jagellonias

By: rozalb
25 July 2025 at 12:45

Ndeshja e Conference League ndërmjet skuadrës serbe Novi Pazar dhe asaj polake Jagiellonia u shoqërua me incidente të rënda në tribuna, pasi tifozët polakë provokuan me thirrje kundër Kosovës. Sipas raportimeve, mbështetësit e Jagiellonias, të cilët njihen për qëndrimet e tyre pro-serbe, filluan të brohorisnin slogane me përmbajtje etnike dhe fyese ndaj Kosovës. Kjo shkaktoi reagimin e…

Source

Liverpooli i “pangopur” në merkato, synon 3 blerje të tjera të mëdha

By: rozalb
25 July 2025 at 12:36

Liverpooli është i pangopur në këtë merkato vere dhe synon të thyejë çdo rekord. Pas afrimeve të bujshme si Florian Wirtz, Milos Kerkez, Giorgi Mamardashvili, Jeremie Frimpong dhe Hugo Ekitike – për një shifër totale prej rreth 320 milionë euro – klubi anglez është duke punuar për të tjera goditje të mëdha për të kompletuar skuadrën e trajnerit Arne Slot. Në plan janë tre operacione shumë të…

Source

FIFA dënon rëndë Serbinë, rrezikohet që të luhet pa tifozë ndaj Shqipërisë

By: rozalb
25 July 2025 at 12:26

FIFA ka ndërmarrë masa të ashpra disiplinore ndaj Serbisë dhe Shqipërisë, duke rrezikuar që përballja e kthimit mes dy përfaqësueseve, e planifikuar më 11 tetor në Beograd, të zhvillohet pa praninë e tifozëve në stadium. Federata Serbe e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht përmes faqes së saj se është dënuar nga FIFA me një gjobë prej 50 mijë frangash zvicerane, si dhe me mbylljen e 15%

Source

Mbrëmja e klubeve shqiptare, Egnatia fiton pastër ndaj Dinamo Minsk

By: rozalb
24 July 2025 at 22:49

Egnatia ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në raundin e tretë të UEFA Conference League, duke marrë një fitore të artë në transfertë ndaj Dinamos së Minskut. Kampionët e Shqipërisë triumfuan 0-2 në sfidën e luajtur në Hungari, për shkak të pezullimit të ndeshjeve ndërkombëtare në Bjellorusi. Skuadra e Edlir Tetovës zhbllokoi rezultatin pas gati gjysmë ore lojë, kur Lushkja gjeti rrjetën…

Source

Vllaznia triumfon me përmbysje ndaj Vikingur, hedh një hap drejt kualifikimit

By: rozalb
24 July 2025 at 22:33

Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të turit të dytë të UEFA Conference League, duke mposhtur 2-1 skuadrën islandeze Vikingur Reykjavik në stadiumin “Loro Boriçi”. Sfida nisi me një tronditje për kuqeblutë, teksa islandezët kaluan në avantazh që në minutën e 10-të me anë të Gunnarsson, i cili realizoi me kokë pas një harkimi të saktë në zonë. Goli i hershëm i zgjoi…

Source

Yesterday — 24 July 2025Main stream

Super Dinamo e Dajës, fiton me përmbysje ndaj Escaldes në Andorra

By: rozalb
24 July 2025 at 18:05

Dinamo e Ilir Dajës ka shkruar një kapitull të ri në historinë e saj europiane, duke regjistruar një fitore të artë në transfertë ndaj Atletik D’Escaldes në Andorrë. Pas plot 15 vitesh mungesë triumfesh në arenën ndërkombëtare, blutë u rikthyen në sukses me rezultatin 2-1, në ndeshjen e parë të raundit kualifikues. Megjithëse vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 43-të me golin e…

Source

Zbulohet arsyeja se pse mungoi Messi në ndeshjen e All-Star Game

By: rozalb
24 July 2025 at 15:52

Lionel Messi nuk ishte i pranishëm në ndeshjen shumë të pritur All-Star Game, ku yjet më të mirë të MLS-së triumfuan ndaj një përzgjedhjeje të futbollistëve të Liga MX. Vendimi për të mos marrë pjesë u mor në marrëveshje me stafin teknik të Inter Miami, për arsye paraprake dhe në funksion të menaxhimit të ngarkesës fizike të argjentinasit. Messi ka zhvilluar pesë ndeshje të plota në MLS gjatë 14…

Source

Tottenham do të investojë plotë 400 milionë euro për të rindërtuar ekipin, ja plani

By: rozalb
24 July 2025 at 15:35

Tottenham Hotspur ka hapur një kapitull të ri në historinë e klubit. Pavarësisht suksesit në Europa League kundër Manchester United, trajneri Ange Postecoglou është larguar nga drejtimi i skuadrës. Në vend të tij, drejtimin e ka marrë Thomas Frank, i cili u dallua për punën e shkëlqyer me Brentford, duke fituar besimin e presidentit Daniel Levy. Qëllimi i klubit londinez është i qartë…

Source

Luis Enrique çon 5 lojtarë në ekipin e të rinjve, mes tyre edhe Kolo Muani

By: rozalb
24 July 2025 at 15:18

Eksperienca e Randal Kolo Muani te Juventusi është mbyllur për momentin pas eliminimit të bardhezinjve nga Botërori i Klubeve ndaj Real Madridit, që shënoi edhe fundin e sezonit për skuadrën e Tudor. Ndonëse pushimet nisën për pjesën tjetër të skuadrës, për sulmuesin francez nisi një tjetër realitet. I detyruar të rikthehej te PSG, për shkak të kontratës, Kolo Muani nuk është më pjesë e planeve…

Source

Milani mendon alternativa nëse dështon Jashari, piketon lojtarin e Bournemouth

By: rozalb
24 July 2025 at 14:43

Mesfushori shqiptar Ardon Jashari është rikthyer në stërvitje me Club Brugge, ndonëse ende punon veçmas pjesës tjetër të skuadrës. Megjithatë, dëshira e tij për t’u transferuar te Milan mbetet e qartë. Problem mbetet mungesa e një oferte të re nga klubi kuqezi, që ka arritur marrëveshjen me lojtarin, por nuk ka ndërmend të rrisë ofertën për klubin belg. Ndërkohë…

Source

Kumbulla nuk bind Gasperinin, drejt largimit gjatë kësaj vere

By: rozalb
24 July 2025 at 13:57

Pas një sezoni thuajse perfekt me Espanyol në La Liga, ku zhvilloi 35 ndeshje si titullar absolut, Marash Kumbulla është rikthyer në Romë me shpresën për të bindur trajnerin e ri Gian Piero Gasperini. Megjithatë, sipas raportimeve nga mediat italiane, qendërmbrojtësi i përfaqësueses shqiptare nuk bën pjesë në planet teknike të trajnerit të ri të verdhekuqve. Roma, e cila synon të sistemojë…

Source

Chelsea nuk ndalet në merkato, bën gati 60 milionë euro për mbrojtësin e Ajaxit

By: rozalb
24 July 2025 at 13:39

Pavarësisht paralajmërimeve për sanksione nga UEFA, Chelsea vazhdon ofensivën në merkato. Objektivi i radhës për klubin londinez është Jorrel Hato, mbrojtësi i talentuar i Ajax, lindur në vitin 2006. Futbollisti holandez, i cili mund të luajë si qendërmbrojtës apo edhe si mbrojtës i djathtë, konsiderohet si një nga premtimet më të mëdha të futbollit evropian. Për këtë arsye, klubi i Ajax-it ka…

Source

Asllani ndërlikon transferimin e Lookman tek Interi, ka refuzuar Betisin

By: rozalb
24 July 2025 at 13:07

Interi është duke punuar intensivisht në largimet e merkatos, me synimin për të mbledhur fondet e nevojshme për të bërë goditjen vendimtare për Ademola Lookman, sulmuesin e Atalantës që është kthyer në objektivin kryesor të Marottës dhe Ausilios për repartin ofensiv të trajnerit Cristian Chivu. Pasi Atalanta refuzoi ofertën fillestare prej rreth 40 milionë euro, zikaltrit po kërkojnë mënyra për të…

Source

Douglas Luiz nuk paraqitet në grumbullim, Juventus bën gati ndëshkimin për të

By: rozalb
24 July 2025 at 11:56

Douglas Luiz ka krijuar rastin e parë problematik te Juventus në ditën e parë të grumbullimit nën drejtimin e Igor Tudor. Sipas asaj që raporton TMË, mesfushori brazilian nuk është paraqitur në stërvitje këtë mëngjes dhe nuk ka dhënë asnjë arsye për mungesën e tij. Klubi bardhezi është në pritje të sqarimeve dhe, në ndërkohë, ka nisur procedurat për një masë disiplinore ndaj lojtarit…

Source

❌
❌