Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 July 2025Main stream

“Antikorrupsioni”, Fatmir Xhafaj dorëzon në Kuvend dy dokumente për punën e Komisionit të Posaçëm

By: lindita
24 July 2025 at 11:13

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, ka dalë sot në një konferencë për mediat në përmbyllje të mandatit të veprimtarisë së këtij komisioni, si dhe për të bërë një bilanc të punës së realizuar deri më tani. Në nisje të takimit, Xhafaj kujtoi se e ka filluar drejtimin e këtij komisioni me një bashkëbisedim me…

Source

Tirana mirëpret Walk21, konferencën më të madhe botërore për ecjen për herë të parë në Ballkan

By: lindita
24 July 2025 at 10:48

Pas Londrës, Nju Jorkut, Hong Kongut e Sidneit, konferenca Walk21 vjen për herë të parë në Ballkan. Nga data 6-10 Tetor, kryeqyteti shqiptar do të jetë mikpritës i edicionit të 25-të Walk21 Tirana, konferenca më e madhe ndërkombëtare kushtuar ecjes dhe komuniteteve të jetueshme, organizuar nga Bashkia e Tiranës, në partneritet me GIZ dhe Walk21 Foundation. Tirana i bashkohet kështu rrjetit të…

Source

Avioni me 49 persona në bord rrëzohet në Rusi

By: lindita
24 July 2025 at 10:37

Një tragjedi ka ndodhur në Rusi, në rajonin Amur, një avion pasagjerësh u rrëzua dhe mendohet se 49 personat që ishin në bord kanë humbur jetën. Dyshohet se shkaku mund të jetë gabim i ekuipazhit ose një defekt teknik. “Gjatë operacioneve të kërkimit, helikopteri Mi-8 i Administratës Federale të Aviacionit zbuloi trupin e djegur të aeroplanit. Shpëtuesit po përpiqen të arrijnë në vendin e…

Source

Rama mbledh ministrat, analizë e thelluar e punës së kabinetit

By: lindita
24 July 2025 at 10:12

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar në një takim të veçantë pune, të tipit “retreat”, që po zhvillohet në periferi të Tiranës. Mbledhja nuk do të jetë e hapur për mediat dhe ka në fokus vlerësimin e performancës së çdo ministrie, ku ministrat do të paraqesin raportet për punën e deritanishme. Në këtë takim po analizohen arritjet, sfidat dhe objektivat e përmbushura…

Source

Shiti dy herë të njëjtin apartament, arrestohet 48-vjeçari. Noterja shpallet në kërkim

By: lindita
24 July 2025 at 09:56

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Apartamentet”, i cili goditi dy raste mashtrimi me pasuri të paluajtshme. Në vetëm 24 orë, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ka vënë në pranga dy persona, ndërsa një notere është shpallur në kërkim. Sipas Policisë, i arrestuari M. Q., 31 vjeç, ka mashtruar një qytetar 34-vjeçar, duke i marrë 75 mijë euro me pretendimin se do…

Source

Operacion i befasishëm i Prokurorisë së Fierit: Pezullohen nga detyra tre zyrtarë, arrest shtëpie për ish-nënkryetaren

By: lindita
24 July 2025 at 09:50

Një operacion i befasishëm i Prokurorisë së Fierit , në bashkëpunim me Policinë Vendore, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka vënë në pranga disa persona, mes të cilëve spikat emri i ish nënkryetares së bashkisë Fier, A. Hysenaj. Ish nënkryetarja e bashkisë Fier u la në arrest shtëpie së bashku me drejtorin në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor, V. Ceku.

Source

Administrata Trump nis hetim ndaj Harvardit për studentët e huaj

By: lindita
24 July 2025 at 09:38

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar se administrata Trump ka nisur një hetim ndaj Universitetit të Harvardit. Hetimi ka të bëjë me pjesëmarrjen e Harvardit në një program që lejon shkëmbimin e studentëve ndërkombëtarë. Ky vendim vjen ndërkohë që qeveria amerikane po përpiqet t’i ndalojë universitetit të pranojë studentë të huaj, ndërsa Harvard ka ngritur padi për këtë çështje. Në maj…

Source

Ditë përvëluese në vend, temperaturat arrijnë deri në 41 gradë celcius

By: lindita
24 July 2025 at 09:27

Ditën e sotme, territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës, parashikohet që në të gjithë vendin tonë të ketë dominim të intervaleve të gjata me diell, ku më të dukshme do të jenë në zonat jugore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës pritet të sjellë kalime të lehta vranësirash kryesisht në zonat malore, por nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje. Vija bregdetare dhe pjesërisht…

Source

“Përmbush plotësisht standardet”, Kryeministri: Autoriteti i Aviacionit Civil të Shqipërisë njihet nga NATO

By: lindita
24 July 2025 at 09:19

Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për vlefshmërinë ajrore. “Dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 24 korrik 2025

By: lindita
24 July 2025 at 09:09

Dashi Financiarisht, prania e Venusit sugjeron një prekje kënaqësie, kështu që do të ishte mirë të balanconit shpenzimet me kursimin. Në punë, Jupiteri mbështet komunikimin dhe të mësuarit, por kontrolloni dy herë detajet, pasi retrograda e Merkurit mund të sjellë keqkuptime ose vonesa. Në dashuri, Hëna mund t’i bëjë emocionet të nxehen, prandaj shmangni deklaratat impulsive dhe në vend të kësaj…

Source

Yesterday — 23 July 2025Main stream

BE i hap rrugë vendit tonë për grupkapitullin e fundit, reagon Rama: Shqipëria nuk ndalet!

By: lindita
23 July 2025 at 15:06

Bashkimi Europian i ka hapur rrugën Shqipërisë për të çelur grupkapitullin e fundit të procesit të negociatave. Bëhet fjalë për grupkapitullin e 5-të që përfshin bujqësinë dhe kohezionin. Lidhur me këtë proces ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili e konsideron një zhvillim pozitiv në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Shqipëria nuk ndalet – Sot…

Source

Celibashi shpërndan mandatet, ja kujt i shkon mandati i koalicionit të Shabanit e Lapajt

By: lindita
23 July 2025 at 13:32

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi bëri me dije se mandati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” nga zgjedhjet e 11 majit i kalon Kleana Xhuvelit, kushërirës së Adriatik Lapajt. Në fjalën e tij, Celibashi ka sqaruar se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar. “Pretendimi se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi dhe është pranuar nga KQZ…

Source

SPAK shkon në paraburgimin e Durrësit, i komunikohen akuzat Erion Veliajt

By: lindita
23 July 2025 at 13:26

Prokurorët e SPAK kanë shkuar në paraburgimin e Durrësit, për t’i komunikuar Erion Veliajt akuzat zyrtare. Ndërkohë, i janë komunikuar akuzat bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Sot iu komunikua akuza edhe biznesmenit Mirton Lika për fshehje të të ardhurave. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit, pasi u arrestua më 10 shkurt. Ai është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Source

Kronika qorton ministrat e Babos për të rrahurat paq mes njëri-tjetrit

By: lindita
23 July 2025 at 13:16

Nga Agron Gjekmarkaj Dje vapë e madhe, të piqej koka si gështenjë në zjarr. E kush ia kishte ngrënë telefonit! Një numër që mbaronte me 50 nuk pushonte së rëni. Nuk ia hapa vetëm pasi shkroi një SMS… “Aman hape, jam Vinushi, ministri i terbietit!” Ç’kam bërë, thashë me vete, se nuk jam as shumë trim si ca të tjerë që të marrin gjak në vetull, zakonisht rri urtë, çoku lëshoj ndonjë romuz…

Source

Mashtrimi me mikrokreditë, SPAK përfundon hetimet! Sekuestrohen miliona lekë dhe euro

By: lindita
23 July 2025 at 12:01

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 244 të vitit 2024, në ngarkim të 16 shtetasve dhe 4 personave juridikë, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet të paligjshëm në fushën e mikrokredisë dhe mbledhjes së detyrimeve financiare: Të pandehurit dhe akuzat: Arben Meskuti…

Source

Situata me zjarret, reagon Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 22 vatra, 11 ende aktive

By: lindita
23 July 2025 at 11:51

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri nga të cilat 11 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Vlorë, Elbasan, Kurbin, Lezhë, Devoll, Korçë, Pustec, Pogradec, Gjirokastër, Përmet, Fier, Berat, Tiranë, Dimal, Malësi e madhe dhe Kukës. Aktualisht mbeten aktive këto vatra zjarri: – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”…

Source

KQZ ndan 37 mandatet e qarkut të Tiranës. PSD djeg listën e mbyllur

By: lindita
23 July 2025 at 11:29

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka ndarë sot 37 mandatet e qarkut të Tiranës. 19 mandate janë për PS, 13 për PD, 2 për Mundësia, 1 për PSD , 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet. Përveç pikëpyetjes se kush do ta marrë mandatin e vetëm të Nisma “Shqipëria bëhet”, bëhet me dije PSD e Doshit do të djegë listën e mbyllur të Tiranës. Mandati pritet t’i kalojë të…

Source

“Pjetër Budi” rindërtohet nga e para, shkolla transformohet në një hapësirë moderne dhe gjithëpërfshirëse

By: lindita
23 July 2025 at 11:18

Një tjetër shkollë e re po merr formë në Tiranë. Kryetarja e komanduar e Bashkisë Anuela Ristani ka ndarë në rrjetet sociale zhvillimet e fundit nga kantieri i ndërtimit të shkollës “Pjetër Budi”, e cila po ndërtohet nga themelet si një institucion arsimor modern dhe i përshtatshëm për të gjithë nxënësit. “Shkolla “Pjetër Budi” po transformohet në një hapësirë moderne dhe gjithëpërfshirëse!

Source

Ambulanca të reja për burgjet, AAPSK në mbështetje të forcimit të kapaciteteve të strukturave ligjzbatuese

By: lindita
23 July 2025 at 10:46

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për të përmirësuar më tej infrastrukturën dhe mjetet në dispozicion, përmes autoambulancave të reja të kategorisë A. 15 mjetet e reja, të gjitha prodhim i vitit 2025, të dedikuara për transportin e të dënuarve apo të paraburgosurve që përballen me probleme…

Source

❌
❌