Ende aktiv zjarri te Syri i Kaltër, 1 avion dhe 1 helikopter po punojnë për shuarjen e flakëve
Zjarri në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë, që ra pasditen e djeshme me përmasa të mëdha, ka vijuar edhe gjatë natës por me intensitet të ulët. Në fshatin Pecë, vatra e zjarrit është fikur gjatë natës. Prej orëve të para të mëngjesit në Syrin e Kaltër po operojnë 1 avion Canadair dhe 1 helikopter. Ditën e djeshme u bë evakuimi i vizitorëve nga parku natyror. Qarkullimi Muzinë-Sarandë u mbyll…