Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 August 2025Main stream

Aksident në Pogradec, i riu me monopatinë përplaset me BMW-në

By: A R
23 August 2025 at 22:07

Një aksident u shënua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të qytetit të Pogradecit, në kryqëzimin e rrugës së Drilonit. Një i ri i cili drejtonte një monopatinë u përplas me një mjet tip BMW e cila ka qenë duke hyrë nga rruga kryesore në kryqëzim.

Për pasojë është lënduar  në krah drejtuesi i monopatinës i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti në vendngjarje për sqarimin e rrethanave, ndërsa drejtuesi i mjetit BMW deklaron se ka qenë patina e cila e ka goditur atë.

Fëmijët të çdo lloj moshe me patina janë bërë shqetësuese kohët e fundit pasi lëvizin në rrugë pa njohur rregullat e qarkullimit dhe në shumë raste bëhen shkak për aksidente të ndryshme.

The post Aksident në Pogradec, i riu me monopatinë përplaset me BMW-në first appeared on JavaNews.al.

Pse Trump ëndërron “Nobelin për Paqe”? (Madje pretendon se ka “përfunduar 7 luftëra”)

By: A R
23 August 2025 at 21:30

Përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për të ndërmjetësuar fundin e luftës në Ukrainë kanë ringjallur fushatën e tij për të fituar Çmimin Nobel për Paqe.

Më 18 gusht, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe disa liderë europianë, Trump deklaroi: “Kam përfunduar gjashtë luftëra”. Një ditë më pas, ai e korrigjoi veten duke thënë se në fakt kishte zgjidhur shtatë konflikte.

Sipas një analize të Lara Keay për Sky News, Trump nuk ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të fituar këtë çmim prestigjioz, ndërsa përpjekjet për ta nominuar si kandidat kanë nisur që gjatë mandatit të tij të parë.

Një fushatë e hershme për Nobel-in

Në shkurt 2019, Trump pretendoi se ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, e kishte nominuar pas samitit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Ai u krahasua shpesh me paraardhësin e tij Barack Obama, i cili e fitoi Çmimin Nobel vetëm në muajin e nëntë të presidencës së tij. Trump u shpreh se “Obamës ia dhanë pa e ditur as vetë pse, ndërsa unë ndoshta nuk do ta marr kurrë”.

Në 2020, ai ankohej pse nuk e kishte fituar çmimin në vend të kryeministrit etiopian, Abiy Ahmed Ali, i cili u vlerësua për marrëveshjen e paqes me Eritrenë. Trump pretendonte se edhe ai kishte luajtur një rol vendimtar në proces.

Në vitin 2024, gjatë një mitingu zgjedhor, ai tha: “Po të quhesha Obama, do ta kisha marrë Nobel-in për 10 sekonda”. Në shkurt 2025, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Trump përsëriti: “E meritoj, por nuk do ma japin kurrë”.

Shtatë konfliktet që Trump pretendon se ka “përfunduar”

Pas deklaratës së tij për “fundin e shtatë luftërave”, Shtëpia e Bardhë publikoi listën e konflikteve ku ai pretendon se ka ndërhyrë:

• Armenia dhe Azerbajxhani – një marrëveshje paqeje e nënshkruar në Uashington më 8 gusht 2025, e cilësuar nga analisti Dr. Theo Zenou si një “arritje e vërtetë”, megjithëse e ndikuar nga dobësimi i Rusisë në rajon.

• Tajlanda dhe Kamboxhia – pas përplasjes së dhunshme në korrik 2025, Trump kërcënoi me tarifa tregtare dhe u arrit një armëpushim. Ekspertët vërejnë se ishte më shumë menaxhim ekonomik sesa zgjidhje e thellë.

 Ruanda dhe Kongo – në qershor 2025, pas muajsh lufte të ashpër, palët nënshkruan një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë. Por mungesa e përfaqësimit të grupit rebel M23 e lë konfliktin të hapur.

 Izraeli dhe Irani – pas bombardimeve amerikane ndaj tre objekteve bërthamore iraniane, Trump shpalli fundin e “Luftës 12-ditore”. Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk pati marrëveshje paqeje dhe palët mbeten realisht në konflikt.

 India dhe Pakistani – një armëpushim pas tensioneve në Kashmir në maj 2025, të cilin Pakistani ia atribuon Trump-it, por India e mohon ndërhyrjen amerikane.

 Egjipti dhe Etiopia – lidhur me konfliktin për digën e Nilit, Trump pretendoi se SHBA e kishte financuar pjesërisht, gjë që Etiopia e hodhi poshtë. Marrëveshje konkrete nuk është arritur.

• Serbia dhe Kosova – Trump pretendon se ka parandaluar një përplasje të madhe përmes kërcënimeve tregtare, duke u mbështetur edhe te marrëveshja e vitit 2020 për normalizimin ekonomik.

A mund ta fitojë Trump Nobel-in?

Trump është nominuar mbi 10 herë për Çmimin Nobel, nga figura të tilla si Benjamin Netanyahu, kryeministri kamboxhian Hun Manet, një politikan ukrainas, si dhe ligjvënës nga SHBA, Suedia dhe Norvegjia.

Dr. Zenou thekson se shumë prej këtyre nominimeve janë më shumë gjeste diplomatike sesa vlerësime të sinqerta. Ai shton se Ardhja e Abraham Accords në vitin 2020, që solli njohjen e Izraelit nga disa shtete arabe për herë të parë në pothuajse 50 vite, është arritja më e madhe diplomatike e Trump-it, një moment historik që mbetet i rëndësishëm edhe sot.

Ekspertët bien dakord se përpjekjet e tij në Ukrainë do të jenë testi vendimtar për ambicien Nobel. Dr. Samir Puri dallon midis “menaxhimit të konflikteve” dhe “zgjidhjes së tyre”, duke thënë se Trump ka arritur vetëm të administrojë përkohësisht krizat, shpesh me mjete ekonomike, por jo t’i zgjidhë në rrënjë.

Në fund, analiza e Sky News nënvizon se pretendimet e Trump-it shpesh janë të ekzagjeruara, por ndërhyrjet e tij, edhe pse të paplota, shpesh kanë shmangur përshkallëzime të mëdha pa përfshirë drejtpërdrejt ushtrinë amerikane (përveç rastit me Iranin).

The post Pse Trump ëndërron “Nobelin për Paqe”? (Madje pretendon se ka “përfunduar 7 luftëra”) first appeared on JavaNews.al.

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

By: A R
23 August 2025 at 21:16

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së saj.

Bëhet fjalë për “dragoin blu”,  një molusk i vogël, me ngjyrë blu-metalik dhe pamje jashtëtokësore, që zakonisht gjendet në ujërat e Oqeanit Atlantik.

Së fundmi, dy ekzemplarë të kësaj krijese u panë duke notuar pranë bregut në Guardamar del Segura, në provincën e Alicante-s, përgjatë Costa Blanca-s. Menjëherë pas kësaj, autoritetet vendore vendosën të ndalonin larjen në det dhe të mbyllnin përkohësisht plazhet, duke ngritur alarmin e kuq për pushuesit.

Edhe pse i vogël në përmasa, dragoi blu është shumë i rrezikshëm. Ai ushqehet me organizma detarë helmues, siç është “karavela portugeze”, dhe ruan në trupin e tij helmet e tyre. Kështu, në rast kontakti me njeriun, ai mund të shkaktojë djegie të forta në lëkurë, të vjella, nauze dhe në raste të rralla, edhe reagime serioze alergjike.

The post “Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 23 August 2025Main stream

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

By: A R
23 August 2025 at 21:59

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë.

Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri më 20:00, të ditës së sotme, 23 gusht 2025, janë evidentuar për dhjetë vatra zjarri në të gjithë vendin. Nga këto dhjetë vatra, nëntë prej tyre janë arritur të shuhen plotësisht. Një vatër sakaq, mbetet nën monitorim.

“Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se, prej orës 09:00 deri në orën 20:00 të datës 23 gusht 2025, në rang vendi janë evidentuar 10 vatra zjarri.
Falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve dhe ndërhyrjes në kohë të forcave operacionale, është bërë e mundur shuarja dhe izolimi i 9 vatrave zjarri, ndërsa vetëm 1 vatër mbetet nën monitorim.
Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat vendore, shërbimi pyjor, policia dhe agjencitë e specializuara, kanë ndërhyrë me shpejtësi duke garantuar minimizimin e pasojave dhe sigurinë e komuniteteve”
, njofton ministria.

Vatrat të cilat u shuan plotësisht, ishin në bashkitë Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Tiranë, Fier, Vlorë, Roskovec dhe Selenicë. Dy vatra u regjistruar në Tiranë, në fshatrat Ibë dhe Pezë Helmës. Gjithashtu dy vatra të tjera ishin në Selenicë, në fshatrat Lapardha dhe Brataj. Nga një vatër u regjistruar në fshatrat: Roskovec (të bashkisë Roskovec), Shkjezë të Vaut të Dejës, Jeran të Malësisë së Madhe, në hekurudhën e Fierit, si dhe në pyllin e Sodës në Vlorë.

“Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:
1.      Në fshatin Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë.
2.      Në fshatin Roskovec, njësia administrative Roskovec, bashkia Roskovec.
3.      Në fshatin Shkjezë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës.
4.      Në fshatin Jeran, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe.
5.      Në hekurudhën e Fierit, njësia administrative Fier, bashkia Fier.
6.      Në pyllin e Sodës, njësia administrative nr 4, bashkia Vlorë.
7.      Në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë.
8.      Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë.
9.      Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë”
, njofton ministria.

Sakaq, nën monitorim po mbahet vatra në Parkun Natyror Gërmenj, pasi është riaktivizuar disa herë përgjatë ditës së sotme. Situata mbetet nën kontroll.

Aktualisht, në Parkun Natyror Gërmenj, bashkia Kolonjë, vatra e zjarrit po mbahet nën monitorim pas disa riaktivizimeve gjatë ditës. Në terren kanë operuar mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta, duke arritur ta vendosin situatën nën kontroll.“, thuhet në njoftim.

Ministria e Mbrotjes, njofton se po vijon monitorimi i pandërprerë i territorit dhe se forcat e posaçme janë në gatishmëri të plotë për çdo rast emergjence.

“Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e pandërprerë të territorit dhe mbeten të angazhuara për reagim të menjëhershëm në çdo rast emergjence”, përmbyll ministria.

Kujtojmë se reshjet e shiut të mëngjesit të së premtes, ndihmuan në përmirësimin e situatave të zjarrit në vend.

Lidhur me autorët e zjarrvënieve, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka paralajmëruar se ata do të përballen me forcën e ligjit. Sjellim ndër mend arrestimin e një 43-vjeçari në fshatin Drashovicë të Selenicës, më 22 gusht 2025, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr pas konfliktit me një bashkëfshatar.

The post Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim first appeared on JavaNews.al.

Ministri ekstremist i Netanyahut shokon me deklaratën: Kush nuk largohet nga Gaza duhet të vdesë ose të dorëzohet

By: A R
23 August 2025 at 21:00

Deklarata shokuese nga ministri i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, ka ngjallur polemika të forta. Sipas mediave izraelite, në një takim me Shefin e Shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, Smotrich ka kërkuar një strategji drastike për Qytetin e Gazës.

“Kushdo që nuk evakuohet, mos i lini të largohen. Pa ujë, pa energji elektrike, ata mund të vdesin urie ose të dorëzohen. Kjo është ajo që duam ne dhe ju jeni të aftë ta bëni,” citohet të ketë thënë Smotrich, sipas raportimeve të Channel 12 dhe Times of Israel.

Përplasje me ushtrinë dhe presion nga SHBA-ja

Në takim, Smotrich u përplas me Eyal Zamir, duke e akuzuar se ushtria nuk po vepron me shpejtësi të mjaftueshme për të mundur Hamasin. Zamir iu përgjigj ashpër ministrit: “Ju nuk kuptoni asgjë. Ju nuk e dini se çfarë është një brigadë apo një batalion. Duhet kohë.”

Ushtria shpjegoi se operacionet janë të shtrira në disa zona njëkohësisht, përfshirë Khan Younis dhe Rafah.

Gjatë takimit, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe këshilltari i tij Ron Dermer thanë se Izraeli ka mbështetjen e plotë të Presidentit amerikan Donald Trump, por se kjo mbështetje ka një afat të kufizuar. Sipas Channel 12, Trump kërkon një operacion të shpejtë dhe vendimtar, pa zvarritje të mëtejshme të konfliktit.

The post Ministri ekstremist i Netanyahut shokon me deklaratën: Kush nuk largohet nga Gaza duhet të vdesë ose të dorëzohet first appeared on JavaNews.al.

Spiropali mesazh për Zhejin: Një zë i veçantë e penë e talentuar që do t’i mungojë publikut

By: A R
23 August 2025 at 20:53

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artur Zheji.

Në një mesazh në rrjetet sociale ajo shprehet se lajmi i vdekjes së gazetarit është trishtues, ndërsa e cilëson Artur Zhejin si një zë i veçantë dhe penë e talentuar që do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar.

“Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar.

Pusho në paqe, Artur!”, shkruan Spiropali.

The post Spiropali mesazh për Zhejin: Një zë i veçantë e penë e talentuar që do t’i mungojë publikut first appeared on JavaNews.al.

Ukraina shton sulmet ndaj energjisë ruse, çmimet e karburantit arrijnë nivele rekord

By: A R
23 August 2025 at 20:45

Një rritje e ndjeshme e sulmeve ukrainase me dronë ndaj rafinerive ruse të naftës po shkakton pasoja të drejtpërdrejta në ekonominë ruse. Këto sulme kanë çuar në rritjen e çmimeve të benzinës në nivele rekord, pavarësisht ndalimit të eksporteve nga qeveria ruse për të menaxhuar krizën.

Ukraina po e përqendron strategjinë e saj në goditjen e objekteve energjetike, si rafineri, stacione pompimi dhe trena karburanti, me synimin për të dëmtuar aftësinë ushtarake të Rusisë dhe për të prishur jetën e përditshme të qytetarëve rusë. Sipas një analize të CNN, dronët ukrainasë kanë goditur të paktën dhjetë objekte kryesore energjetike vetëm këtë muaj.

Pasojat e sulmeve

Shërbimi i Inteligjencës së Ukrainës pretendon se rafineritë e goditura prodhojnë mbi 44 milionë ton produkte në vit, që përbën më shumë se 10% të kapacitetit total të Rusisë. Këto dëme janë dokumentuar me imazhe satelitore dhe pamje të gjeolokalizuara. Mes objektivave janë rafineria gjigante Lukoil në Volgograd dhe një tjetër rafineri e madhe në Saratov, të dyja të goditura disa herë.

Si pasojë, mungesa të karburantit janë raportuar në disa rajone ruse dhe në Krimenë e aneksuar. Guvernatori i Krimesë, Sergey Aksyonov, i ka atribuar mungesat “problemeve logjistike”, ndërsa çmimet me shumicë të benzinës në bursën e Shën Petersburgut janë rritur me rreth 50% që nga fillimi i vitit.

Reagimet dhe e ardhmja

Sulmet me dronë, të zhvilluara nga ushtria ukrainase dhe shërbimet e inteligjencës, po ndikojnë gjithashtu në tregun ndërkombëtar. Raporte nga Ukraina theksojnë se Rusia po blen naftë nga Bjellorusia për të adresuar mungesat.

Një tjetër zhvillim i fundit është zbulimi nga Ukraina i një rakete lundrimi të prodhuar në vend, të quajtur Flamingo, e cila pritet të prodhojë deri në 200 njësi në muaj. Ekspertët ushtarakë besojnë se raketa do të ketë një ndikim të rëndësishëm në aftësinë e Ukrainës për të goditur objektiva të rëndësishëm strategjikë.

Analistët parashikojnë që çmimet e larta të karburantit do të vazhdojnë për të paktën edhe një muaj dhe qeveria ruse ka të ngjarë të zgjasë ndalimin e eksporteve të benzinës deri në vjeshtë. Ndërkohë, ushtria ruse nuk është prekur shumë, pasi kërkesa e saj kryesore është për naftë, furnizimi i së cilës është më i qëndrueshëm.

The post Ukraina shton sulmet ndaj energjisë ruse, çmimet e karburantit arrijnë nivele rekord first appeared on JavaNews.al.

Balla reagon pas vdekjes së Artur Zhejit: Shumë e trishtë kjo ndarje e parakohshme

By: A R
23 August 2025 at 20:37

Ministër i Shtetit Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur Artur Zheji.

Ai shprehet i pikëlluar për këtë lajm të trishtë dhe largim nga jeta në mënyrë të parakohshme.

“Shumë, shumë i trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme të gazetarit Artur Zheji. U prehsh në paqe mik!”, shkruan Balla.

The post Balla reagon pas vdekjes së Artur Zhejit: Shumë e trishtë kjo ndarje e parakohshme first appeared on JavaNews.al.

Policia zbulon 500 rrënjë kanabis në Gjilan, gjenden dhe armë

By: A R
23 August 2025 at 20:30

Policia e Kosovës ka zbuluar një parcelë me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të Gjilanit.

Sipas njoftimit zyrtar, bimët narkotike ishin të mbjella në katër sera, teksa në pranga janë vënë 3 kultivuesit.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar armë, municione si dhe prova të tjera materiale që lidhen me kultivimin e bimëve narkotike.

Autoritetet kanë shkatërruar bimët narkotike, teksa vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

The post Policia zbulon 500 rrënjë kanabis në Gjilan, gjenden dhe armë first appeared on JavaNews.al.

Ndizet “lufta” në RMV, BDI akuzon kryeministrin për shpifje, Mickoski paralajmëron ndryshime në qeveri

By: A R
23 August 2025 at 20:23

Një përplasje e fortë politike ka shpërthyer mes Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, pas deklaratave të këtij të fundit se BDI dhe LSDM po përgatisin një “plan të fshehtë” për të rrëzuar procesin zgjedhor.

Në një reagim të ashpër, BDI i cilësoi deklaratat e Mickoskit si “shpifje të pastra”, “tentativë e dështuar për të fshehur krizën e legjitimitetit të qeverisë” dhe “deklarata të rrezikshme që nxisin përplasje etnike”.

Partia shqiptare akuzoi Mickoskin se po krijon “armiq imagjinarë” për të shmangur përgjegjësinë për shkelje të Kushtetutës, diskriminim ndaj shqiptarëve dhe instrumentalizimin e institucioneve shtetërore si KSHZ-ja dhe Gjykata Kushtetuese.

BDI theksoi se zgjedhjet e tetorit do të shërbejnë si një “referendum” ku qytetarët do të ndëshkojnë “politikën e frikës dhe manipulimit”, duke shtuar se as shqiptarët dhe as maqedonasit nuk meritojnë të udhëhiqen nga “skenarë të rremë”. Partia paralajmëroi se nuk do të qëndrojë indiferente ndaj shkeljes së Marrëveshjes së Ohrit.

Mickoski paralajmëron ndryshime pas zgjedhjeve

Deklaratat e Mickoskit erdhën gjatë një fjalimi në panairin e kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE. Ai akuzoi LSDM-në dhe BDI-në se, përmes “inflacionit të kandidaturave të pavarura dhe listave fantome”, po synojnë qëllimisht ta rrëzojnë procesin zgjedhor dhe “ta turbullojnë pamjen e qartë të disfatës së tyre historike”.

Ai tha se zgjedhjet lokale nuk do të shërbejnë si “dera për hyrjen e BDI-së në qeveri”. Mickoski shtoi se pas zgjedhjeve të tetorit do të ketë një riorganizim të Qeverisë me “njerëz të rinj” për të “përforcuar kapacitetet” dhe për të ecur “më guximshëm” në rrugën e ndryshimeve.

The post Ndizet “lufta” në RMV, BDI akuzon kryeministrin për shpifje, Mickoski paralajmëron ndryshime në qeveri first appeared on JavaNews.al.

Vdekja e Artur Zhejit, Begaj shpreh ngushëllimet: Një prej zërave më aktivë në debatin publik

By: A R
23 August 2025 at 20:12

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me vdekjen e papritur të gazetarit Artur Zheji.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj shpreh ngushëllimet familjes Zheji, por dhe komunitetit të media për ndarjen e parakohshme të gazetarit.

“Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri”, shkruan Kreu i Shtetit në rrjete sociale.

Kujtojmë se publicisti i njohur ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, pas një arrestu kardiak, teksa po drekonte me familjen e tij pasi po festonin ditëndjen e të birit, në Sarandë. Ai ndërroi jetë përgjatë transportit në spital.

The post Vdekja e Artur Zhejit, Begaj shpreh ngushëllimet: Një prej zërave më aktivë në debatin publik first appeared on JavaNews.al.

Trump deklaron se më pak se 20 pengje mund të jenë ende gjallë, Forumi i Familjeve në Izrael reagon ashpër

By: A R
23 August 2025 at 20:04

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një deklaratë, duke thënë se beson se numri i pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi që janë ende gjallë mund të jetë “ndoshta më pak se 20”.

Komentet u bënë nga Trump gjatë një njoftimi për Kupën e Botës në Zyrën Ovale. Ai mori meritën për një marrëveshje të mëparshme armëpushimi të ndërmjetësuar nga administrata e Presidentit Biden, duke shtuar se ka “nxjerrë shumë njerëz jashtë” Gazës.

“Tani ata kanë 20 (pengje gjallë), por 20 ndoshta nuk janë në të vërtetë 20 sepse disa prej tyre ndoshta janë zhdukur,” tha ai.

Reagimi i menjëhershëm nga Forumi i Familjeve

Vërejtjet e Trump shkaktuan një reagim të menjëhershëm dhe të zemëruar nga Forumi i Familjeve të Viktimave të Rrëmbyera dhe Personave të Zhdukur. Forumi lëshoi një deklaratë duke kërkuar një përditësim të situatës dhe duke kundërshtuar shifrat e dhëna nga Trump.

“Z. President, ka 50 pengje. Për ne, secili prej tyre përfaqëson një botë të tërë,” thuhej në deklaratë.

Forumi i kërkoi gjithashtu Ministrit izraelit të Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, që të japë informacion të saktë, nëse ai ka diçka të ndryshme nga ajo që dihet publikisht, duke theksuar se ai flet me amerikanët, por nuk takohet me familjet e pengjeve.

The post Trump deklaron se më pak se 20 pengje mund të jenë ende gjallë, Forumi i Familjeve në Izrael reagon ashpër first appeared on JavaNews.al.

“Lamtumirë mik kohësh të tjera”, Rama mesazh për Zhejin: E gjetsh matanë paqen për shpirtin

By: A R
23 August 2025 at 19:55

Vdekja e parakohëshme e Artur Zhejit ka nxituar reagime të shumta nga personazhet publike dhe jo vetëm.

Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar gazetarit një postim në rrjetet sociale, teksa publikon edhe një fotogradi të tijën.

“Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin” – shkruan Edi Rama për Zhejin pasditen e kësaj të shtune.

The post “Lamtumirë mik kohësh të tjera”, Rama mesazh për Zhejin: E gjetsh matanë paqen për shpirtin first appeared on JavaNews.al.

Ndarja nga jeta Zhejit, reagon Berisha: Papritmas dhe para kohe, mbylli sytë përgjithmonë

By: A R
23 August 2025 at 19:51

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta para kohe të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.

Berisha i shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve, duke e cilësuar largimin e tij të beftë dhe të parakohshëm.

Reagimi i Berishës:

Homazh për Artur Zhejin!

Miq, gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin.

The post Ndarja nga jeta Zhejit, reagon Berisha: Papritmas dhe para kohe, mbylli sytë përgjithmonë first appeared on JavaNews.al.

Aksident në rrugën Shkodër-Koplik, plagosen tre persona, të gjithë familjarë

By: A R
23 August 2025 at 19:43

Aksident me tre të plagosur në aksin “Shkodër-Koplik”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, tek Ura e Vrakës, kur shtetasi V. A., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasit V. A., K. A., dhe L. A. (të gjithë familjarë), pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin V. A., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

The post Aksident në rrugën Shkodër-Koplik, plagosen tre persona, të gjithë familjarë first appeared on JavaNews.al.

U nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, publikohet fotoja e rrallë e Artur Zhejit

By: A R
23 August 2025 at 19:35

Jemi mësuar që gazetarin Artur Zhejin, ta shohim nëpër ekranet shqiptare duke bërë analiza politike të thella mbi atë se çfarë politikanët tanë servirnin, por dhe për kritikat e tij.

Teksa sot, Zheji u nda papritur nga jeta, në moshën 64-vjeçare pas një arrest kardiak, është gjetur një foto e rrallë e tij nga koha e fillores.

Me dorë në zemër, sytë e mbyllur për shkak të diellit që e “godite” paksa, si dhe me uniformen e shkollës, ky ishte Artur Zheji në fillore.

Buzëqeshja nuk i vënitej paçka diellit, apo vështirësitë e kohës, duke shfaqur kështu gjithnjë më të mirën e tij.

Kujtojmë se publicisti i njohur ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, pas një arrestu kardiak, teksa po drekonte me familjen e tij pasi po festonin ditëndjen e të birit, në Sarandë. Ai ndërroi jetë përgjatë transportit në spital.

TV Klan

The post U nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, publikohet fotoja e rrallë e Artur Zhejit first appeared on JavaNews.al.

Veliaj, mesazh ngushëllimi për Zhejin: Ishte gazetar kalibri dhe intelektual i spikatur

By: A R
23 August 2025 at 19:26

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shperndare kete pasdite ne rrjetet sociale, nje mesazh ngushellimi per vdekjen e Artur Zhejit.

Veliaj shkruan se Zheji ishte një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut.

“Lajm fort i hidhur ndarja nga jeta e Artur Zhejit! Ngushëllime familjes, të afermve, miqve e kolegëve për humbjen e rëndë të gazetarit dhe publicistit të shquar, që i dha shumë medias shqiptare nga vitet ‘90 e deri sot.

Arturi ishte një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut. Prehu në paqe mik i mirë” shkruan ai.

The post Veliaj, mesazh ngushëllimi për Zhejin: Ishte gazetar kalibri dhe intelektual i spikatur first appeared on JavaNews.al.

Gëzimi që u kthye në tragjedi: Artur Zheji po festonte sot datëlindjen e të birit

By: A R
23 August 2025 at 19:17

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik. Gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, teksa ishte ulur në drekë me familjen për të festuar ditëlindjen e djalit të tij 22-vjeçar, Patrik Zhejit.

Ajo që nisi si një ditë gëzimi e mbushur me urime, u kthye brenda pak minutash në një tragjedi të dhimbshme.

Gjatë drekës, Zheji është ndierë keq dhe familjarët kanë njoftuar menjëherë urgjencën. Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai mbërriti në spitalin e Sarandës pa shenja jete, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak.

Në vend të festës, familja u përball me humbjen më të madhe. Bashkëshortja, djali dhe vajza 19-vjeçare mbetën pa njeriun e tyre më të dashur, ndërsa gazetaria shqiptare pa një nga figurat më të njohura të saj.

The post Gëzimi që u kthye në tragjedi: Artur Zheji po festonte sot datëlindjen e të birit first appeared on JavaNews.al.

Vrau 81-vjeçarin për kredinë, zbardhet dëshmia: I rashë me çekiç, pas krimit kafe e raki

By: A R
23 August 2025 at 19:02

Vrasja e 81 vjeçarit Xhemal Meta, nga goditja me çekiç në kokë, janarin e këtij viti në fshatin Qafë-Mollë të Tiranës ka pasur si motiv vjedhjen e parave të viktimës për të paguar një mikrokredi.

Prokuroria e Tiranës ka mbërritur në këtë përfundim ndaj fqinjit të akuzuar për krimin, 64-vjeçarit Isuf Hasa, duke e rikualifikuar akuzën e “vrasjes me dashje” të ngritur pas ngjares në “vjedhje me pasojë vdekjen”. Për këtë akuzë, Gjykata e Tiranës ka pranuar së fundmi kalimin në gjyq të çështjes ndaj Hasës, që ka pranuar të jetë autor i krimit.

Sipas vendimit gjyqësor të siguruar nga A2, ditën e ngjarjes i pandehuri Isuf Hasa ishte nisur për tek vajzat e tij, që jetonin në Tiranë e Vorë,  në orën 6 të mëngjesit, por se ka ndaluar për një kafe tek banesa e 81 vjeçarit, me të cilin kishin marrëdhënie fqinjësie prej vitit 2003.

Para hetuesve Isuf Hasa ka treguar se jashtë banesës së fqinjit ka gjetur një çekiç që e ka futur nën xhup. Më pas, ata kanë konsumuar bashkë një kafe për 15 minuta, e teksa kanë dalë jashtë, Meta para dhe Hasa pas, ai e ka qëlluar në kokë duke e shembur në tokë. Pasi ka pritur 2-3 minuta,64 vjeçari ka marrë edhe portofolin e viktimës dhe ka shkuar tek kafja e fshatit, ku ka pirë një kafe dhe një dopjo raki, para se të merrte furgonin për në kryeqytet.

“Dua të shtoj se arsyeja që e ndërmora këtë veprim ishte pasi shpesh herë shtetasi Xhemal Meta më thoshte se unë nuk isha burrë pasi rrija 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi dhe se nuk dija se çfarë bënte gruaja ime”, ka dëshmuar Hasa gjatë hetimit.

Në vijim ai ka rrëfyer se 81 vjeçari Mata i kishte thënë disa herë këtë gjë, edhe në prani të bashkëshortes, dhe kjo gjë atij i ishte mbledhur përbrenda. Sipas hetimit, armën e krimit Hasa e ka marrë me vete dhe e ka fshehur pranë banesës së një prej vajzave, ku edhe u gjet nga policia.

Në takimet me vajzat ai i ka lënë atyre shuma parash, 68 mijë lekë tek njëra dhe gati 120 mijë lekë te tjetra, të sekuestruara.

Njërën prej tyre, ai e ka porositur që për çdo muaj të shkonte dhe të bënte pagesa nga 15 mijë lekë për llogari të një mikrokredie të marrë prej tij në një institucion financiar.  Në lidhje me veprën penale për të cilën akuzohet Isuf Hasa Kodi Penal parashikon dënim nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm.

The post Vrau 81-vjeçarin për kredinë, zbardhet dëshmia: I rashë me çekiç, pas krimit kafe e raki first appeared on JavaNews.al.

VIDEO / Rama: Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa

By: A R
23 August 2025 at 18:54

Kryeministri Edi Rama e cilësoi Urën e Dragotit, si një nga veprat më të rëndësishme inxhinierike dhe historike të Shqipërisë.

E ndërtuar në vitet 1930, kjo urë lidh Tepelenën me Përmetin, duke shërbyer si një nyje e rëndësishme infrastrukturore dhe një simbol i zhvillimit të jugut të vendit.

“Një kryevepër inxhinierike që qëndron krenare mbi Vjosë,” shkroi Kryeministri në rrjetet sociale, duke theksuar vlerat historike dhe estetike të strukturës.

Me arkitekturën e saj karakteristike dhe pozicionimin strategjik mbi lumin Vjosa, ura është jo vetëm funksionale, por edhe një pikë referimi për udhëtarët dhe vizitorët që eksplorojnë bukuritë natyrore të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Në një kohë kur zhvillimi i turizmit natyror dhe kulturor po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, Ura e Dragotit mbetet dëshmi e një tradite ndërtimi që kombinon funksionin me hijeshinë arkitektonike.

The post VIDEO / Rama: Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa first appeared on JavaNews.al.

❌
❌