Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 August 2025Main stream

Çfarë po shpreson Zelensky nga takimi Trump-Putin

15 August 2025 at 23:11

Nga Gazeta ‘Si’– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se kërkesa kryesore e vendit të tij në samitin e Alaskës është që Rusia të pranojë një armëpushim.

Sipas Ukrainës dhe aleatëve të saj europianë, vetëm një armëpushim i menjëhershëm mund të krijojë bazën për bisedime reale paqeje.

Pas një bisede telefonike që Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi të mërkurën me disa liderë evropianë, dy diplomatë i thanë CNN se Trump kishte shprehur synimin për të shtyrë përpara një marrëveshje armëpushimi në takimin e sotëm, i cili tashmë është në zhvillim.

Nëse Rusia pranon armëpushimin, Ukraina pritet të përqëndrojë përpjekjet e saj në kërkesën tjetër thelbësore: pjesëmarrjen në tryezën e bisedimeve në takimin e ardhshëm.

“Çdo gjë që ka të bëjë me Ukrainën duhet të diskutohet ekskluzivisht me Ukrainën. Ne duhet të përgatisim një format trepalësh për bisedime”, tha Zelensky pas telefonatës së së mërkurës me Trump.

Kievi shpreson që samiti i sotëm të jetë një parathënie për një samit trepalësh mes liderëve të Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Ky zhvillim vjen në një moment kritik për përpjekjet ndërkombëtare drejt ndalimit të luftimeve dhe hapjes së një rruge të qëndrueshme drejt paqes në rajon.

The post Çfarë po shpreson Zelensky nga takimi Trump-Putin appeared first on Gazeta Si.

Nga ftohtësia te buzëqeshjet- Pritjet e ndryshme të Trumpit për Zelenskyn dhe Putinin

15 August 2025 at 23:02

Nga Gazeta ‘Si’– Vladimir Putin ka marrë një pritje krejt ndryshe nga ajo që iu rezervua Zelenskyt gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë më herët këtë vit.

Në shkurt, pamë një skenë të jashtëzakonshme kur Zelensky u përball me kritika të ashpëra nga Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa sot, Vladimir Putin shihej duke buzëqeshur teksa u ul pranë Trump-it brenda automjetit presidencial, “The Beast”.

Edhe pa u thënë sipas BBC ende asnjë fjalë, kjo ishte tashmë një fitore për të.

Donald Trump nuk ka arritur ndonjë sukses të prekshëm vetëm duke e sjellë Putinin në Uashington. Por vetë fakti që Putin ka zbritur nga avioni, ka ecur mbi qilimin e kuq dhe është ulur në “The Beast” përbën një arritje të madhe për të.

Sipas BBC ky është një njeri që deri dje ishte një i përjashtuar ndërkombëtar.

The post Nga ftohtësia te buzëqeshjet- Pritjet e ndryshme të Trumpit për Zelenskyn dhe Putinin appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 15 August 2025Main stream

Trump-Putin takim 3-orësh, por armëpushimi në Ukrainë dështon: Një çështje e madhe pengoi marrëveshjen

16 August 2025 at 01:20

Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se takimi me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, ishte “shumë produktiv”, por ata nuk arritën një marrëveshje lidhur me përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Gjatë konferencës së përbashkët për media pas takimit në Alaskë, që zgjati gati 3 orë, Trump tha se me Putinin janë pajtuar për shumë pika, por ka çështje ende për të cilat nuk janë pajtuar.

Sipas presidentit amerikan, ka gjasa të mira që palët të arrijnë në të ardhmen një marrëveshje. “Kanë mbetur edhe disa pika, disa nuk janë të rëndësishme, por një është më e rëndësishmja”, tha ai pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Në veçanti, ai tha, “kishte një gjë të madhe” për të cilën “nuk kishte marrëveshje”, dhe që pengoi arritjen e armëpushimit. Pavarësisht këmbënguljes, Trump nuk pranoi të thoshte se çfarë ishte.

“Jo, do të preferoja të mos e bëja. Mendoj se dikush do ta zbulojë, por unë nuk dua ta bëj. Dua të shoh nëse mund ta zgjidhim”, tha ai në intervistë.

Para samitit, ai deklaroi se shpresonte të arrihej një armëpushim në Ukrainë. “Por, ka shumë gjasa që të arrijmë deri te pajtimi. Nuk arritëm, por ka gjasa që ta bëjmë këtë”, shtoi presidenti amerikan.

Trump pret Putinin në Alaskë

Putin, në anën tjetër, e cilësoi takimin me Trumpin si “konstruktiv”.

“Rusia është e interesuar që t’i jepet fund krizës ukrainase. Ne shpresojmë që mirëkuptimi që arritëm me presidentin Trump do të hapë rrugë për paqe në Ukrainë”, tha Putin.

Udhëheqësi rus tha po ashtu se pajtohet me Trumpin se siguria e Ukrainës duhet të garantohet.

Ai po ashtu insistoi në adresimin e atyre që i cilësoi si “shkaqe rrënjësore” të konfliktit – që në retorikën e Kremlinit nënkupton t’i jepet fund aspiratave të Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe marrja e hapave për çarmatosjen e ushtrisë ukrainase.

Gjatë konferencës për media, Trump tha se tani do të bisedojë me udhëheqësit e NATO-s, me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqës evropianë, për t’i informuar ata lidhur me samitin në Alaskë.

“Do të zhvilloj disa biseda telefonike dhe do t’i informoj se çfarë ndodhi, por ne patëm një takim shumë produktiv dhe për shumë pika u pajtuam”, tha ai.

Në fund të konferencës, Trump theksoi se beson që do ta takojë Putinin sërish shumë shpejt, dhe lideri rus iu përgjigj në anglisht: “Herën tjetër, në Moskë”.

Pas kësaj, Trump tha: “Mund të përballem me kritika, por e shoh si diçka që mund të ndodhë”.

Daniel Fried, bashkëpunëtor në Këshillin e Atlantikut, njëherësh arkitekt i sanksioneve amerikane kundër Rusisë, pasi Moska mori nën kontroll Krimenë më 2014, tha pas konferencës në Alaskë se SHBA-ja “duket se nuk ia dorëzoi Ukrainën” Putinit.

“Asnjë marrëveshje për Ukrainën. Putini e teproi me retorikën e ricikluar për shtensionimin e situatës. Fatmirësisht, Trump nuk duket se ia dorëzoi Ukrainën. Por, përparimi që përmendi Trump nuk është i përcaktuar dhe mund të mos ekzistojë fare. Këto përshtypje të para do të ndryshojnë me daljen e më shumë informacioneve”, shkroi ai në X.

Në takimin, që u mbajt në bazën ushtarake Elmendorf mes dy udhëheqësve, morën pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff. Po ashtu, Putin ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe këshilltari për çështje të jashtme, Yuri Ushakov.

Samiti historik nisi pasi avioni presidencial amerikan “Air Force One” u ul në bazën ushtarake Elmendorf, pranë Ankorixhit, rreth orës 10:20 sipas kohës lokale. Rreth 40 minuta më vonë, mbërriti edhe një aeroplan rus “Ilyushin” me Putinin në bord.

Trump dhe Putin shtrënguan duart dhe ecën krah për krah në pistë, ndërsa gazetarët u drejtuan dy liderëve me pyetje, përfshirë nëse presidenti rus do të ndalonte sulmet ndaj civilëve ose do të pranonte një armëpushim. Nuk ishte e qartë nëse ata i dëgjuan pyetjet.

Presidentët e SHBA-së dhe Rusisë së bashku me delegacionet e tyre gjatë samitit në Alaskë.
Presidentët e SHBA-së dhe Rusisë së bashku me delegacionet e tyre gjatë samitit në Alaskë.

Në një veprim të papritur, Putini iu bashkua Trumpit në limuzinën presidenciale amerikane, teksa të dy u nisën drejt vendtakimit – një nder i rrallë për një udhëheqës të një shteti rival.

Më pas, dy liderët u ulën së bashku me delegacionet përkatëse në vendin e takimit, dhe në prapavijë shihej një pano ku shkruante “Në kërkim të paqes”.

“Ju faleminderit shumë. Faleminderit”, tha Trump, ndërsa gazetarët sërish u drejtuan me pyetje, të cilave dy presidentët nuk iu përgjigjën.

Ndërkaq gjatë fluturimit për në Alaskë, Trump i tha Fox News se beson që takimi do të shkonte mirë.

“Do të doja të shihja një armëpushim. Nuk do të isha i lumtur nëse nuk do të ndodhte kjo, por të gjithë thonë se nuk do të arrish të marrësh një armëpushim. Kjo do të ndodhë në takimin e dytë. Takimi i dytë do të jetë i mrekullueshëm. Por, nuk do të jem i lumtur nëse ky takim nuk prodhon një armëpushim”, tha ai.

Ky ishte takimi i tyre i parë ballë për ballë që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar. Dy udhëheqësit, megjithatë, gjatë kësaj periudhe, kishin zhvilluar të paktën pesë biseda.

Para samitit Trump-Putin, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, – shteti i të cilit është dërmuar nga lufta – tha se ukrainasit “kanë besim në SHBA-në.

Ai tha se shpreson që ky takim të hapë “një rrugë të vërtetë drejt paqes së ndershme”, por edhe bisedimeve mes udhëheqësve në një format trepalësh: Ukraina, SHBA-ja dhe Rusia.

Më herët, Trump ka propozuar që një takim i tillë trepalësh të mbahet brenda pak ditësh. Alaska mund të ishte sërish vendi për një takim të tillë.

Ukraina dhe Rusia kanë vija të kuqe, prandaj rruga drejt paqes nuk është e lehtë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, para samitit disa herë ka sugjeruar se çdo marrëveshje për ndaljen e luftës mund të përfshijë “shkëmbim të territoreve”.

Ai nuk ka dhënë detaje për këtë dhe mbetet e paqartë se cilat territore mund të shkëmbehen, pasi Rusia ka nën kontroll pjesë të mëdha të Ukrainës, ndërsa Ukraina aktualisht nuk ka nën kontroll asnjë territor rus.

Rusia kontrollon rreth një të pestën e territorit të Ukrainës, që përbën afërsisht 114.500 kilometra katrorë.

Vija e frontit të luftës është rreth 1.000 kilometra e gjatë dhe kalon nëpër rajonet e Harkivit, Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhjës dhe Hersonit.

Të dyja palët vazhdojnë të përballen me humbje të mëdha, mirëpo më herët gjatë muajit Rusia ka nisur të shënojë fitore në lindje të Ukrainës, duke avancuar 10 kilometra, teksa ushtria përqendrohet rreth rajoneve të Toretskut dhe Pokrovskut.

The post Trump-Putin takim 3-orësh, por armëpushimi në Ukrainë dështon: Një çështje e madhe pengoi marrëveshjen appeared first on Gazeta Si.

OKB: Që nga maji, mbi 1.700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë

15 August 2025 at 19:51

Nga Gazeta ‘Si’- Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara tha të premten se të paktën 1.760 palestinezë janë vrarë teksa po kërkonin që të merrnin ndihma humanitare në Rripin e Gazës që prej fundit të majit.

“Që nga 27 maji e deri më 13 gusht, ne kemi regjistruar të paktën 1.760 palestinezë të vrarë teksa po kërkonin të merrnin ndihma. Prej tyre, 994 u vranë në afërsi të qendrave të Fondacionit Humanitar për Gazën [GHF] dhe 766 përgjatë rrugëve ku kalojnë kamionët me ndihma. Shumica e këtyre vrasjeve u kryen nga ushtria izraelite”, tha zyra e agjencisë së OKB-së për territoret palestineze.

Më 1 gusht, kjo zyrë kishte raportuar për 1.373 të vrarë.

Përditësimi i të dhënave vjen pasi agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se të paktën 23 persona u vranë nga Izraeli të premten, përfshirë 12 persona të cilët po prisnin për ndihma humanitare.

Më herët gjatë javës, shefi i ushtrisë izraelite tha se janë miratuar planet për ofensivën e re në Gazë. Ofensiva ka për synim mposhtjen e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – dhe lirimin e pengjeve të mbetura.

Ushtria izraelite synon të marrë nën kontroll Qytetin e Gazës dhe kampet e refugjatëve që gjenden në afërsi. Këto janë disa nga zonat më të populluara të Rripit të Gazës, që ka pësuar shkatërrime të mëdha gjatë 22 muajve luftë.

Planet e qeverisë izraelite për të zgjeruar luftën kanë nxitur reagime të ashpra ndërkombëtare, si edhe kundërshtime në Izrael.

Ekspertë të mbështetur nga OKB-ja kanë paralajmëruar për uri të thelluar në Gazë, ku Izraeli ka kufizuar ndjeshëm sasinë e ndihmës humanitare që lejon të hyjë në këtë territor.

Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi – shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme.

The post OKB: Që nga maji, mbi 1.700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë appeared first on Gazeta Si.

Korçë/ Plagoset me thikë pas sherrit 27-vjeçari, dërgohet në spital! Autori me precedentë!

15 August 2025 at 19:40

Nga Gazeta ‘Si’- Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, pas vrasjes në Pirg të Maliqit ditën e djeshme të nxënësit të mitur.

Një plagosje me thikë raportohet se ka ndodhur në fshatin Dvoran. I riu i identifikuar si Ari Kodra, 27 vjeç, ka shkuar në reanimacionin e spitalit për ndihmë mjekësore, me dëmtime në trup.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti, i cili ka degraduar në përdorimin e thikës. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe autori i dyshuar, Aleks Qiqi, që është u dërgua në spital për mjekim dhe më pas Policia tha se e shoqëroi në Komisariat për hetime. 

Ai rezulton person me precedentë të theksuar kriminalë për falsifikim dhe drogë, në Shqipëri dhe Greqi. Qiqi sapo ishte liruar nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për drogë.

The post Korçë/ Plagoset me thikë pas sherrit 27-vjeçari, dërgohet në spital! Autori me precedentë! appeared first on Gazeta Si.

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

15 August 2025 at 19:24

Nga Gazeta ‘Si’- Lëkundje sizmike janë ndjerë pasditen e sotme në qarkun e Tiranës.

Tërmeti u shënua diku rreth orës 18:24 dhe lëkundjet ishin të ndjeshme. 

Mësohet se forca e tij ka qenë 3.6 ballë dhe nuk raportohet për dëme dhe pasoja për momentin.

Sipas IGJEUM, tërmeti e ka pasur epiqendrën në Krujë dhe u ndjenë në Tiranë.

Tërmeti u regjistrua 7 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës dhe 16 kilometër në veriperëndim të Tiranës.

The post Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës appeared first on Gazeta Si.

‘Rrezik i lartë!’, mesazhi i Trump pak para nisjes në Alaskë për takimin me Putin

15 August 2025 at 14:14

Nga Gazeta ‘Si’– Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një postim të shkurtër në platformën e tij “Truth Social“. Postimi i tij përmban vetëm dy fjalë: “Rrezik i lartë!!!”

Ky postim vjen ndërsa ai po përgatitet të largohet nga Uashingtoni për të nisur bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë.

Siç shkruan CNN, pritet që Trump të largohet së shpejti nga Shtëpia e Bardhë për të udhëtuar drejt Alaskës për këto bisedime.

Më herët, Trump kishte thënë se beson që homologu i tij Putin dëshiron të bëjë paqe në Ukrainë, dhe se presidenti rus nuk do të “luajë lojëra” gjatë samitit të tyre sot në Alaska.

“Do të kuptojmë se ku qëndron secili. Dhe do ta di brenda dy, tre, katër apo pesë minutave… nëse do të kemi një takim të mirë apo të keq,” tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të enjten. “Dhe nëse është një takim i keq, do të mbarojë shumë shpejt. Nëse është një takim i mirë, do të arrijmë paqen shumë shpejt,” shtoi ai.

Trump ka pretenduar prej kohësh se Putin nuk do ta kishte nisur luftën për pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022 nëse ai do të ishte president.

“Mendoj se nëse nuk do të isha president, ai do të merrte gjithë Ukrainën,” tha Trump. “Nëse nuk do të isha president, sipas mendimit tim, ai do të preferonte shumë më tepër të merrte gjithë Ukrainën. Por unë jam president, dhe ai nuk do të luajë lojëra me mua.”

The post ‘Rrezik i lartë!’, mesazhi i Trump pak para nisjes në Alaskë për takimin me Putin appeared first on Gazeta Si.

A është vërtet e dëmshme të pish kafe me stomakun bosh?

15 August 2025 at 13:33

Nga Gazeta ‘Si’– Shumë njerëz nuk e imagjinojnë dot mëngjesin pa një filxhan kafe. Por një pyetje që vazhdon të qarkullojë është: A është e dëmshme kafeja me stomakun bosh?

Mendohet se për shkak të hidhësisë së saj, kafeja mund të stimulojë prodhimin e acidit në stomak, duke irrituar mukozën dhe duke përkeqësuar simptoma si urthi, refluksi, sindroma e zorrës së irrituar apo edhe ulçera. Kjo është arsyeja pse shumë këshillojnë që të mos konsumohet pa ngrënë më parë.

Megjithatë, studimet shkencore nuk e mbështesin plotësisht këtë ide. Deri më tani, nuk ka prova të forta që të tregojnë një lidhje direkte midis pirjes së kafesë (me ose pa ushqim) dhe problemeve serioze me tretjen.

Pra, cili është konkluzioni?

Pavarësisht miteve që qarkullojnë, shkenca sugjeron se pirja e kafesë me stomakun bosh nuk është domosdoshmërisht e dëmshme – të paktën për shumicën e njerëzve.

Nëse ndjeni shqetësime pas konsumimit të kafesë në mëngjes, provoni ta pini pasi të keni ngrënë. Nëse vëreni përmirësim, përshtateni rutinën sipas nevojës.

Nga ana tjetër, nëse vuani nga urthi kronik, gastriti ose ulçerat, duhet ta shmangni konsumin e kafesë me stomakun bosh dhe të konsultoheni me mjekun.

Koha më e mirë për të pirë kafe

Ja çfarë thonë ekspertët për kohën ideale për të shijuar një kafe:

• Kafeja e mëngjesit rrit nivelin e kortizolit, duke ju bërë të ndiheni më të ngarkuar.

• Kafeja e natës mund (ose jo, në varësi të metabolizmit) të ndikojë te gjumi.

Nëse kërkoni një moment perfekt për kafenë tuaj, një filxhan mes orës 9:30 dhe 11:00 të mëngjesit mund të jetë më efektiv. Në këtë periudhë, niveli i kortizolit fillon të bjerë, dhe ndikimi i kafeinës mund të jetë më i dobishëm.

The post A është vërtet e dëmshme të pish kafe me stomakun bosh? appeared first on Gazeta Si.

A janë vërtet kaq ‘çudibërëse’ suplementet e kolagjenit

15 August 2025 at 12:05

Nga Gazeta ‘Si’-  Kolagjeni, kjo proteinë, e cila është e rëndësishme për strukturën e lëkurës dhe të kyçeve, është paraqitur si një kurë mrekullibërëse për gjithçka, nga rrudhat deri te gjumi i dobët.

Prodhimi i kolagjenit, proteina më e bollshme në trup, ngadalësohet natyrshëm me moshën – pavarësisht nëse e mbroni lëkurën tuaj nga dielli apo jo. Për të kompensuar, suplementet e kolagjenit janë bërë një biznes në lulëzim.

Ndërsa ka disa prova që suplementet me këtë molekulë kanë përfitime shëndetësore, kërkimet janë të kufizuara.

Rreziku kryesor i marrjes së tij si suplement mund të jetë shpërdorimi i parave – ka pak efekte anësore të njohura – por a janë provat shkencore në hap me pretendimet e marketingut?

Pse jemi konfuzë ndaj kolagjenit

Për të filluar me bazat, “kolagjeni gjendet vetëm në indin lidhës të kafshëve”, vëren Andrea Soares, një dietologe e regjistruar në Gjeorgji, SHBA.

Produktet e kolagjenit vijnë nga një sërë kafshësh: lopë, derra, pula dhe peshq. Xhelatina, e cila përdoret për të bërë ëmbëlsira , pelte dhe kapsula për produkte farmaceutike , është një formë e kolagjenit .

Përveç shumëllojshmërisë së gjerë të burimeve dhe llojeve të kolagjenit, substanca është e paketuar në shumë forma të ndryshme.

Krahasuar me pluhurat dhe lëngjet, “tabletat dhe karamelet shpesh kanë më pak kolagjen për porcion dhe mund të përmbajnë sheqerna ose mbushës të shtuar”, thotë Soares. Dhe ndërsa konsumimi i ushqimeve të pasura me proteina dhe vitaminë C në përgjithësi ndihmon trupin tonë të prodhojë kolagjen, sasia e kolagjenit të pranishëm në ushqime si lëngu i kockave ndryshon.

Në përgjithësi, shumë pretendime të marketingut të bëra në lidhje me produktet orale të kolagjenit nuk i rezistojnë shqyrtimit të hollësishëm. Në Bashkimin Europian, “asnjë pretendim shëndetësor për suplementet e kolagjenit nuk ka marrë dritën jeshile”, shpjegon Leng Heng, një zyrtar i lartë shkencor për ushqyerjen e njeriut në Autoritetin Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA).

EFSA është agjencia e BE-së që vlerëson rreziqet që lidhen me ushqimet e reja. Kur ata shqyrtuan kolagjenin, arritën në përfundimin se pretendimet shëndetësore të paraqitura deri më tani rreth tij nuk mbështeteshin nga prova të mjaftueshme me cilësi të lartë.

Shumë studime të kolagjenit financohen nga kompanitë e suplementeve ose janë shkruar nga punonjës të këtyre kompanive.

Kolagjen për lëkurën, indet dhe nyjet

Një problem kyç me çdo pretendim në lidhje me përfitimet e kolagjenit është ajo që ndodh kur molekula gëlltitet.

Në fakt, kur ndonjë proteinë mbërrin në stomak – përfshirë kolagjenin – zakonisht zbërthehet shpejt në aminoacide, të cilat më pas ribashkohen në proteinat që trupi ka nevojë në atë moment. Pra, nëse trupi ka nevojë për kolagjen, ai mund t’i ribashkojë ato aminoacide në kolagjen, por nuk ka garanci.      

Një çështje tjetër është formulimi i suplementeve të kolagjenit. Në shumë studime dermatologjike të produkteve të kolagjenit, këto produkte përmbajnë edhe përbërës të tjerë që mund të jenë të dobishëm për shëndetin e lëkurës, duke e bërë të vështirë izolimin e efekteve të kolagjenit.

Megjithatë, shumë konsumatorë betohen për efektet e kolagjenit në pamjen dhe ndjesinë e lëkurës së tyre. Një rishikim sistematik dhe meta-analizë zbuloi se kolagjeni i hidrolizuar mund të ketë efekte të dobishme në lëkurë, të tilla si përmirësimi i hidratimit dhe elasticitetit. Megjithatë, autorët arritën në përfundimin se nevojiten kërkime të mëtejshme për ta konfirmuar këtë.

Në fakt, megjithëse suplementet e kolagjenit shpesh shoqërohen me të rinjtë, ato po hetohen gjithnjë e më shumë si një trajtim i mundshëm për sëmundjet kronike të shoqëruara me pleqërinë. Për shembull, ka prova të përziera nëse kolagjeni ndihmon me simptomat e artritit reumatoid.

Një meta-analizë e kohëve të fundit zbuloi se cilësia e përgjithshme e hulumtimit në këtë fushë është e dobët, kështu që nuk ishte e mundur të vendosej nëse suplementet e kolagjenit mund të ndihmojnë. Megjithatë, autorët vunë re se disa studime raportuan efekte anësore.

Sa i përket osteoartritit, Hunter dhe kolegët e tij kryen një rishikim sistematik të studimeve, duke zbuluar se suplementet e kolagjenit duket se zvogëlojnë dhimbjen që lidhet me osteoartritin në një afat të shkurtër.

Megjithatë, Hunter thekson se baza e provave është e kufizuar. Studimet mbi kolagjenin në të cilat u mbështet ekipi ishin të kufizuara si në sasi ashtu edhe në cilësi.

Burimi: BBC/Përshtati Gazeta Si

The post A janë vërtet kaq ‘çudibërëse’ suplementet e kolagjenit appeared first on Gazeta Si.

Trump letër Begajt: Pres të vazhdojmë punën tonë për një të ardhme më të sigurtë

15 August 2025 at 11:45

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti Bajram Begaj, mori një letër nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Në mesazh Trump thekson angazhimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri. Letra e tij pason mesazhin që Begaj përcolli për 249 -vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

“Duke mbrojtur sovranitetin, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të të arrijmë të pamundurën.

Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt, më të qëndrueshme dhe me të suksesshme”– shkruan Trump.

The post Trump letër Begajt: Pres të vazhdojmë punën tonë për një të ardhme më të sigurtë appeared first on Gazeta Si.

Studimi- Ozempic mund të shkaktojë dëmtime serioze në sy

15 August 2025 at 11:38

Nga Gazeta ‘Si’- Barna të tilla si Ozempic, kanë ndryshuar mënyrën se si mjekët menaxhojnë diabetin dhe obezitetin në të gjithë botën.

Të njohura kolektivisht si agonistë të GLP-1 , këto barna imitojnë hormonin GLP-1. Kjo kufizon si urinë ashtu edhe interesin për ushqim, duke i ndihmuar përdoruesit të humbin peshë dhe ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak.

Por dy studime të reja të publikuara sot tregojnë se njerëzit që marrin këto barna mund të kenë një rrezik të vogël në rritje për sëmundje serioze të syve dhe humbje të shikimit.

Çfarë dëmtimesh mund të ndodhin?

Neuropatia optike iskemike anteriore jo-arteritike, ose NAION, është një gjendje e rrallë por shkatërruese e syrit që ndodh kur rrjedhja e gjakut në nervin optik zvogëlohet ose bllokohet papritur. Quhet edhe “goditje në sy”.

Shkaku i saktë i NAION mbetet i paqartë dhe nuk ka trajtime aktuale në dispozicion. Njerëzit me diabet janë në rrezik në rritje për të zhvilluar NAION.

Ndryshe nga sëmundjet e tjera të syrit që zhvillohen gradualisht, NAION shkakton një humbje të papritur dhe pa dhimbje të shikimit. Pacientët zakonisht e vënë re këtë gjendje kur zgjohen dhe zbulojnë se kanë humbur shikimin në njërin sy.

Shikimi tenton të përkeqësohet gjatë disa javësh dhe stabilizohet ngadalë. Rimëkëmbja e shikimit është e ndryshueshme, por rreth 70% e njerëzve nuk përjetojnë përmirësim në shikimin e tyre.

Çfarë kanë treguar hulumtimet e mëparshme?

Një studim i mëparshëm nga viti 2024 zbuloi se pjesëmarrësit të cilëve u përshkruhej semaglutidi për diabetin kishin katër herë më shumë gjasa të zhvillonin NAION. Për ata që e merrnin për humbje peshe, rreziku ishte pothuajse tetë herë më i lartë.

Në qershor, Agjencia Evropiane e Barnave arriti në përfundimin se NAION përfaqësonte një efekt anësor “shumë të rrallë” të barnave semaglutide: një shans një në 10.000. Për herë të parë për rregullatorët e barnave, agjencia tani kërkon që etiketat e produkteve të përfshijnë NAION si një rrezik të dokumentuar.

Megjithatë, studimet e fundit sugjerojnë se rreziqet mund të jenë më të ulëta nga sa menduam fillimisht.

Përveç NAION, ka edhe prova që sugjerojnë se ilaçet GLP-1 mund të përkeqësojnë sëmundjen diabetike të syve, e njohur edhe si retinopati diabetike. Kjo ndodh kur nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë enët e vogla të gjakut në retinë, gjë që mund të çojë në humbje të shikimit.

Mund të tingëllojë kundër intuitës, por uljet e shpejta të sheqerit në gjak mund të destabilizojnë gjithashtu enët e brishta të gjakut në retinë dhe të çojnë në gjakderdhje.

Çfarë thonë studimet e reja?

Dy studime të publikuara rishtazi hetuan njerëz me diabet të tipit 2 që jetonin në Shtetet e Bashkuara për dy vjet. Studimet shqyrtuan të dhënat mjekësore të 159,000 deri në 185,000 njerëzve.

Një studim zbuloi se semaglutidi ose tirzepatidi shoqërohej me një rrezik më modest të zhvillimit të NAION nga sa mendohej më parë. Nga 159,000 njerëz me diabet të tipit 2 që po merrnin këto ilaçe, 35 persona (0.04%) zhvilluan NAION, krahasuar me 19 pacientë (0.02%) në grupin krahasues.

Studiuesit gjetën gjithashtu një rrezik në rritje të zhvillimit të “çrregullimeve të tjera të nervit optik”. Megjithatë, është e paqartë se çfarë lloj çrregullimesh të nervit optik përfshin kjo, pasi kodet e kartelave mjekësore të përdorura nuk e specifikuan.

Në kundërshtim me këtë, studimi i dytë nuk gjeti një rrezik në rritje të NAION tek ata që merrnin barna GLP-1.

Megjithatë, studiuesit gjetën një rritje të vogël në numrin e njerëzve që zhvillonin retinopati diabetike në ata që u ishin përshkruar ilaçet GLP-1.

Por në përgjithësi, pjesëmarrësit në ilaçet GLP-1 përjetuan më pak ndërlikime kërcënuese për shikimin që lidhen me retinopatinë diabetike dhe kërkuan trajtime më pak invazive të syve krahasuar me grupin që merrte ilaçe të tjera për diabetin.

Studime të mëtejshme janë ende të nevojshme për të kuptuar se si ilaçet GLP-1 mund të çojnë në ndërlikime në sy. Një provë klinike pesëvjeçare aktuale po studion efektet afatgjata të semaglutideve dhe sëmundjes diabetike të syve në 1.500 persona, gjë që duhet të na tregojë më shumë rreth rreziqeve okulare në të ardhmen.

Çfarë do të thotë kjo për njerëzit që marrin ilaçe GLP-1?

NAION është një gjendje serioze. Por ne duhet të gjejmë një ekuilibër midis këtyre (dhe rreziqeve të tjera) dhe përfitimeve të ilaçeve GLP-1 në kujdesin për diabetin, trajtimin e obezitetit, uljen e rreziqeve të atakut në zemër dhe zgjatjen e jetës.

Çelësi qëndron në vendimmarrjen e informuar dhe identifikimin e niveleve të ndryshme të rrezikut.

Njerëzit me faktorë të shumtë rreziku NAION – siç janë apnea e gjumit, presioni i lartë i gjakut dhe diabeti – duhet t’i nënshtrohen një shqyrtimi të kujdesshëm me mjekun e tyre që i trajton përpara se të fillojnë këto ilaçe.

Edhe pse NAION mund të ndodhë pa paralajmërim, ekzaminimet e rregullta gjithëpërfshirëse të syve me optometrin ose oftalmologun tuaj shërbejnë ende për qëllime të rëndësishme. Ata mund të zbulojnë probleme të tjera të syve që lidhen me ilaçet, duke përfshirë përkeqësimin e retinopatisë diabetike, dhe mund të identifikojnë pacientët me koka nervore optike të mbingarkuara.

Është gjithashtu e rëndësishme t’u tregoni atyre nëse po merrni ilaçe GLP-1 në mënyrë që ata të mund të monitorojnë nga afër shëndetin e syve tuaj.

Burimi: The conversation/Përshtati Gazeta Si

The post Studimi- Ozempic mund të shkaktojë dëmtime serioze në sy appeared first on Gazeta Si.

Martesat e shqiptarëve bien me 7.7%, zbresin në minimum historik

15 August 2025 at 10:43

Nga Gazeta ‘Si’- Zhvillimet demografike aktuale sinjalizojnë rënie të mëtejshme të lindjeve në vitet ne vijim.

Të dhënat zyrtarë të INSTAT tregojnë se numri i martesave në Shqipëri ka vijuar rënien edhe gjatë vitit 2024, duke arritur në 16.120 çifte të regjistruara zyrtarisht, niveli më i ulët historik që nga viti 1990.

Sipas të dhënave krahasuar me një vit më parë, kur ishin regjistruar 17.467 martesa, rënia është rreth 7.7%, ndërsa në raport me vitin 2021, që shënoi kulmin e dekadës së fundit me gati 19.709 martesa, tkurrja arrin në mbi 18%. 

Në vitin 1990, para ndryshimeve të mëdha politike dhe ekonomike, në vend regjistroheshin 28,992 martesa, gati dyfish më shumë se sot.

Të dhënat tregojnë se rënia e martesave nuk ka qenë lineare, por ka ndjekur cikle të lidhura me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike. Fillimi i viteve ’90 solli një tkurrje të fortë për shkak të emigracionit masiv dhe pasigurisë ekonomike. Pas një rimëkëmbjeje të lehtë në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000, kur shifrat qëndruan mbi 25 mijë martesa në vit, tendenca ra sërish pas vitit 2010, duke zbritur nën 24 mijë.

Goditja e pandemisë në 2020 uli ndjeshëm numrin e martesave në 17.473. Në 2021 u shënua një rritje e përkohshme në 19.709 të tilla, si pasojë e shtyrjes së ceremonive nga pandemia. Pas kësaj, rënia rifilloi me shpejtësi nga 18.781 martesa në 2022 në 17.467 në 2023 dhe 16.120 të tilla në vitin 2024.

Ulja e martesave automatikisht përkthehet në më pak fëmijë në të ardhmen. Me më pak martesa bie edhe numri i lindjeve. Edhe në rastet kur çiftet bashkëjetojnë pa martesë, studimet tregojnë se ato priren të kenë më pak fëmijë ose të shtyjnë lindjen për më vonë.

Ulja e martesave është sinjali më i hershëm demografik se vendi po lëviz drejt një cikli me më pak lindje, popullsi më të vjetër dhe me më pak burime njerëzore për zhvillim ekonomik. Të dhënat e fundit treguan se në 6 mujorin e parë 2025 lindjet ranë me 6.5% dhe shtesa natyrore po shkon drejt zeros. Në disa qytete, tkurrja ishte më e lartë se 35%.

Shqipëria në dekadën e tretë të tranzicionit po përjeton zhvillime të forta demografike, me emigracion të fortë të të rinjve, rënie të lindjeve dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ndërkohë vendi nuk ka një plan të qartë se mund të frenohet përkeqësimi mëtejshëm.

Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë që nuk ka paketa ndihme financiare ose mjete lehtësuese për familjet e reja. Teksa çmimeve banesave, qirave dhe shërbimeve arsimore janë rritur më shumë se dyfishi gjatë dekadës së fundit, gjithnjë e më shumë të rinj zgjidhin të largohen nga vendi në kërkim të pagave më të mira dhe një ambienti me suportues për familjen e tyre të ardhshme.//

Marrë nga MONITOR

The post Martesat e shqiptarëve bien me 7.7%, zbresin në minimum historik appeared first on Gazeta Si.

 ‘Vuçiç është zhdukur’- Incidente gjatë protestave anti-qeveritare në Serbi (foto, video)

15 August 2025 at 10:22

Nga Gazeta ‘Si’- Serbia është tronditur përsëri nga protestat anti-qeveritare.

Protestuesit shkatërruan zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në qytetin verior të Novi Sadit dhe u përleshën me policinë dhe mbështetësit e SNS-së në kryeqytetin Beograd, një ditë pas trazirave të dhunshme që lanë dhjetëra të plagosur.

Në Novi Sad, qytetin e dytë më të madh të Serbisë, policia dhe mbështetësit e SNS-së besnikë të presidentit populist Aleksandar Vuçiç mungonin ndërsa dhjetëra protestues antiqeveritarë thyen dritaret e zyrave të partisë, hodhën mobilje dhe pajisje të SNS-së dhe spërkatën me bojë hyrjen.

“Ai është zhdukur”, brohoritën protestuesit në unison, duke iu referuar sundimit 13-vjeçar të Vuçiçit.

Policia rrethoi disa blloqe në qendër të qytetit të Novi Sadit dhe përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Protestat e përditshme në të gjithë Serbinë, të nxitura nga vdekja e 16 personave kur çatia e një stacioni hekurudhor të rinovuar në Novi Sad u shemb nëntorin e kaluar, kanë tronditur popullaritetin e Vuçiçit dhe SNS-së.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se në protestat janë lënduar të paktën 42 policë, ndisa prej të cilëve rëndë, si dhe janë ndaluar 37 persona.

Ai tha se në protestat e 14 gushtit ka ndodhur “një nga sulmet më të ashpra ndaj policisë në vitet e fundit”.

“Policia reagoi dhe ndërhyri, përdori mjete kimike aty ku ishte e nevojshme për të zmbrapsur sulmin ndaj vetes. Ky ishte një sulm ndaj shtetit. Ku e merr dikush të drejtën ta sulmojë një polic?”, tha Daçiç.

Televizioni N1 raportoi se pranë ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Beograd u hedhën mjete piroteknike ndaj qytetarëve.

Në protestën në Nish ka pasur disa incidente të vogla, kur demonstruesit kanë goditur policinë me vezë.

Në Kralevë, qytetarët kanë mbërritur deri te zyrat e SNS-it dhe policia ka bllokuar rrugën ku ndodhen zyrat e kësaj partie dhe selia e policisë, njofton N1.

Policia ka bllokuar hyrjen në zyrat e SNS-it edhe në Leskoc.

Protestat dhe bllokadat e udhëhequra nga studentët në Serbi po zgjasin për më shumë se tetë muaj. Kërkesa kryesore është përcaktimi i përgjegjësisë politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

The post  ‘Vuçiç është zhdukur’- Incidente gjatë protestave anti-qeveritare në Serbi (foto, video) appeared first on Gazeta Si.

Takimi Trump-Putin, ministri Lavrov: Rusia e ka të qartë qëndrimin që do të mbajë

15 August 2025 at 10:10

Nga Gazeta ‘Si’- Moska është e gatshme të paraqesë një qëndrim të qartë dhe të mirëpërcaktuar në samitin e ardhshëm mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Donald Trump, i cili pritet të fokusohet kryesisht në konfliktin në Ukrainë.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Në një intervistë për “Russia 24”, Lavrov u shpreh se nuk dëshiron të parashikojë rezultatet e mundshme të samitit.

“Ne nuk bëjmë parashikime paraprake. E dimë se kemi argumente të qarta dhe një qëndrim të përcaktuar. Do t’i paraqesim ato,” tha ai.

Lavrov shtoi se Moska dhe Uashingtoni kanë realizuar tashmë përparime të rëndësishme përmes vizitave të të dërguarit amerikan, Steve Witkoff, në Rusi. Ky i fundit ka udhëtuar pesë herë në Rusi që nga inaugurimi i Trump, ndërsa bisedimet e fundit, që zgjatën tre orë dhe u përqendruan kryesisht në konfliktin në Ukrainë, janë zhvilluar javën e kaluar.

“Witkoff veproi në emër të Presidentit Trump. Shpresojmë që nesër ta vazhdojmë këtë dialog shumë të vlefshëm,” theksoi ministri i Jashtëm rus.

Sipas Moskës, një zgjidhje e qëndrueshme për konfliktin në Ukrainë mund të arrihet vetëm nëse Kievi pranon të mos anëtarësohet kurrë në NATO, të çmilitarizohet dhe të njohë realitetin e ri në terren.

Kjo përfshin njohjen e Krimesë, Donetskut, Luganskut, Hersonit dhe Zaporizhias si pjesë të Federatës Ruse, rajone që sipas autoriteteve ruse, votuan për bashkim me Rusinë në referendume publike në vitet 2014 dhe 2022.

Presidenti Trump më herët ka sugjeruar mundësinë e një marrëveshjeje për shkëmbim territoresh mes Rusisë dhe Ukrainës, por Moska ka refuzuar çdo ide për dorëzimin e territoreve të aneksuara përmes referendumeve.

The post Takimi Trump-Putin, ministri Lavrov: Rusia e ka të qartë qëndrimin që do të mbajë appeared first on Gazeta Si.

Arrestohen 3 zjarrvënës në Fier e në Lushnje, mes tyre edhe autori që dogji ish-fushën e mbetjeve 

15 August 2025 at 10:00

Nga Gazeta ‘Si’- Tre persona janë arrestuar në Fier dhe Lushnje të akuzuar për ndezje zjarresh.

Në Fier është arrestuar Faik Buzi 68 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.

Në Lushnje u arrestuan Gëzim Hysi 61 vjeç dhe Novruz Deneku 62 vjeç.

Gëzim Hysi akuzohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në lagjen “18 tetori” për djegien e mbeturinave. Flakët, u përhapën deri te ish-fusha e mbetjeve urbane në Lushnje, duke rrezikuar disa banesa në atë zonë.

Edhe Novruz Deneku ndezi zjarr në afërsi të banesës së tij për djegien e mbeturinave. Flakët u përhapën në një territor të konsiderueshëm të fshatit duke rrezikuar banesa.

Nga muaji qershor e deri më sot, janë identifikuar 140 zjarrvënës dhe janë arrestuar 49 prej tyre. Të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

The post Arrestohen 3 zjarrvënës në Fier e në Lushnje, mes tyre edhe autori që dogji ish-fushën e mbetjeve  appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Rama: Inventarizim i plotë i dëmeve nga zjarret, do kompensohen një për një

14 August 2025 at 14:36

Nga Gazeta ‘Si’– Kryeministri Edi Rama ndërsa informoi sot se 207 shtëpi janë të dëmtuara nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit, premtoi kompensim të dëmeve.

Për 40 familjet që i kanë humbur shtëpitë plotësisht, Rama tha se do të kenë shtëpi të reja.

Ai shtoi se deri tani numërohen 3 619 krerë të humbur, dhe se shteti do të kompensojë “një për një” pa asnjë diskutim të gjithë.

“Në radhë të parë dua që t’ju shpreh ngushëllim kujt humbi të afërmin e vet dhe t’ju shpreh të gjithë solidaritetin atyre familjeve që faktikisht kanë humbur shtëpinë nga zjarri.

Tani që flasim janë rreth 207 shtëpi të prekura nga zjarri, por në këtë numër hyjnë rreth 40 familje të cilat faktikisht e kanë humbur shtëpinë plotësisht. Dua t’i siguroj të gjithë, qoftë familjet që kanë humbur banesat plotësisht, qoftë ato të cilat kanë pësuar dëmtime në shtëpitë e tyre nga zjarri, se ne po bëjmë sipas protokollit të situatës dhe me autoritetet përkatëse inventarizimin e plotë të këtyre dëmeve dhe padiskutim se siç ka ndodhur në të shkuarën do të ndodhë përsëri.

Askush nuk do të jetë vetëm dhe askush nuk do të mbetet pa e pasur në krah shtetin për t’u rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë”, tha Rama.

The post Rama: Inventarizim i plotë i dëmeve nga zjarret, do kompensohen një për një appeared first on Gazeta Si.

Rama i përgjigjet kritikëve për zjarret: Gjysma e Europës është në situatë të ngjashme

14 August 2025 at 14:26

Nga Gazeta ‘Si’- Për kryeministrin Edi Rama, zjarret nuk mund të shuhen me forcë magjike, ndaj për ata që janë treguar kritikë ndaj qeverisë pas situatës kritike me flakët që rrethuan Delvinën apo Poliçanin, ai solli raste të ngjashme nga Turqia e Spanja.

Rama u ndal në veçanti te kritikat për mungesën e avionëve zjarrfikës, duke kërkuar nga qytetarët mirëkuptim pasi sipas tij këto gjëra do të arrihen.

“Në gusht janë djegur 440 mijë hektarë në territorin e Europës dhe pjesa dërrmuese e tyre në territorin e Europës jugore. Bëhet fjalë për dyfishin e mesatares së llogaritur të 20 viteve të fundit. Ne mund të flasim shumë, ne mund të japim shumë mendime, disa mund të thonë duhen avionë më shumë, por po flasim për fuqi të mëdha. Spanja është një nga fuqitë më të mëdha të NATO dhe është përballur me një situatë shumë të rëndë.

Turqia ka 55.500 njerëz të evakuuar në këto momente që flasim. Dhe dihet se çfarë avionësh, dronësh e ushtarë ka Turqia. Duhet një reflektim i vockël për të mos bërë menjëherë nxjerrjen e konkluzioneve dhe për të kuptuar që patjetër ka gjëra që duhen bërë më shumë më mirë, që duhen përmirësuar, por nuk ka asnjë forcë magjike që të ndalojë zjarret”, tha ai.

Mandej tha se jo vetëm vendi ynë, por gjysma e Europës po përballet me situatën e rënduar si pasojë e zjarreve këtë verë.

“Ky është një fenomen që po shkon duke u bërë gjithmonë e më prezent dhe po ju them që në mes të korrikut të dhënat e Sistemit Europian të Zjarreve në Pyjeve tregojnë se 230 mijë hektarë u dogjën brenda kufijve të BE që do të thotë rreth 117% mbi mesataren e 20 viteve të fundit, më shumë se dyfishi. Dhe nuk mund të thuash që në ato vende nuk ka avionë. Këtë herë kemi pasur në dispozicion forca ajrore më shumë se çdo herë tjetër”, deklaroi Rama. 

The post Rama i përgjigjet kritikëve për zjarret: Gjysma e Europës është në situatë të ngjashme appeared first on Gazeta Si.

Tirana, përqindjen më të lartë të të rinjve as në punë as në shkollë

14 August 2025 at 13:30

Nga Gazeta ‘Si’– Në vitin 2023, Shqipëria është përballur me një numër të lartë të rinjsh që ishin jashtë ciklit të punës dhe arsimit, të njohur si NEET (Not in Employment, Education or Training).

Në nivel kombëtar, 24.6% e të rinjve të moshës 15-29 vjeç nuk ishin as në punë dhe as në shkollë. Kjo shifër bëhet edhe më e thellë në kryeqytet, ku përqindja arrin në 27%, duke e renditur Tiranën si zonën me nivelin më të lartë të NEET-ve në vend.

Të dhënat nga Anketa e Forcës së Punës dhe analizat e Programit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri tregojnë se shumica e këtyre të rinjve janë në kërkim të një pune. Rreth 13% janë aktivisht në kërkim të punës, ndërsa 14% janë inaktivë, pra nuk ndjekin as shkollim dhe as nuk kërkojnë punë.

Për më tepër, gati 35% e NEET-ve në Tiranë kanë vetëm arsim bazë, çka sinjalizon për një hendek të thellë midis kualifikimeve që kërkohen dhe atyre që janë në dispozicion.

Rreth 34% e NEET-ve në vend janë të papunë për më shumë se një vit, një periudhë e mjaftueshme për të humbur aftësitë profesionale dhe kontaktin me rrjetet sociale e të punës.

Një pjesë tjetër e NEET-ve janë jashtë tregut të punës për arsye sociale. Rreth 13% janë tërhequr për shkak të kujdesit për fëmijët ose detyrimeve familjare, dhe 99% e tyre janë gra, shpesh me arsim të ulët ose të mesëm. Ndërkohë, një përqindje tjetër, sado e vogël, nuk beson se ka mundësi për punësim në zonën ku jeton, sidomos në zonat rurale me ekonomi të dobët.

Disa të rinj përballen gjithashtu me vështirësi shëndetësore apo aftësi të kufizuara, por shpesh nuk kanë akses në trajnimet ose mbështetjen e nevojshme për t’u rehabilituar e përfshirë në tregun e punës.

The post Tirana, përqindjen më të lartë të të rinjve as në punë as në shkollë appeared first on Gazeta Si.

Pse të bësh dush me ujë të ftohtë nuk është zgjidhja e duhur gjatë verës

14 August 2025 at 13:17

Nga Gazeta ‘Si’- Kur temperaturat arrijnë nivele përvëluese dhe një zhytje në det nuk është e mundur, një dush i ftohtë duket si shpëtim. Por, sipas Dr. Adam Taylor, profesor i anatomisë në Universitetin e Lancaster, kjo qasje nuk është aq efektive sa mendojmë për të freskuar trupin.

Në një artikull për The Conversation, ai shpjegon pse ndodh kjo, bazuar në mënyrën se si funksionon trupi ynë.

Si freskohet trupi në mënyrë natyrale

Temperatura ideale për funksionimin normal të trupit është rreth 37°C. Kur temperatura e brendshme  rritet mbi këtë nivel, truri aktivizon mekanizmat natyralë të ftohjes: dërgon sinjale nervore për të zgjeruar enët e gjakut pranë lëkurës dhe për të stimuluar djersitjen.

Nëse trupi mbetet për një kohë të gjatë në temperatura mbi 39–40°C, mund të dëmtohen organet. Prandaj, trupi përdor disa strategji për të ruajtur ekuilibrin termik:

Rrezatimi i nxehtësisë – rreth 60% e nxehtësisë lëshohet në mjedis përmes valëve termike.

Djersitja – kur mjedisi është më i nxehtë se trupi, djersitja bëhet mekanizmi kryesor për ftohje, duke larguar rreth 22% të nxehtësisë.

Avullimi, konduksioni dhe konveksioni – trupi humbet nxehtësi edhe përmes kontaktit me ajrin, ujin ose sipërfaqe të ftohta.

Për të ndihmuar këtë proces, enët e gjakut pranë sipërfaqes së lëkurës zgjerohen, duke çuar më shumë gjak pranë lëkurës, që është zakonisht më e ftohtë. Gjaku qarkullon për të transferuar nxehtësinë nga brendësia drejt sipërfaqes së trupit.

Dush i ftohtë apo i ngrohtë?

Kur përballeni me një valë të madhe të të nxehtit, mekanizmat natyrorë të trupit shpesh nuk mjaftojnë. Edhe pse një dush i ftohtë duket si shpëtim i menjëhershëm, efektet e tij në realitet mund të jenë të kundërta:

Uji i ftohtë ngushton enët e gjakut pranë lëkurës, duke reduktuar rrjedhjen e gjakut në sipërfaqe dhe duke bllokuar ftohjen natyrale të trupit. Trupi “mashtron veten” se nuk ka nevojë të freskohet më.

Uji shumë i ftohtë nuk pastron mirë lëkurën, pasi nuk largon sebumin dhe papastërtitë siç bën uji i ngrohtë.

Në disa raste, ekspozimi i menjëhershëm ndaj ujit me temperaturë rreth 15°C mund të shkaktojë “shok nga të ftohtit”, një reagim i rrezikshëm që përfshin rritje të menjëhershme të tensionit të gjakut, rrahje të çrregullta të zemrës dhe në raste ekstreme, rrezik për jetën, sidomos tek personat me sëmundje të zemrës.

“Fatmirësisht, këto raste janë të rralla dhe zakonisht nuk ndodhin me një dush të ftohtë në shtëpi, por për të qenë të sigurt, është më mirë të shmangni ekspozimin e befasishëm ndaj ujit të akullt gjatë ditëve shumë të nxehta,” thekson Dr. Taylor.

Nga ana tjetër, as një dush shumë i nxehtë nuk është zgjidhje – uji më i ngrohtë se trupi shton nxehtësinë e brendshme, duke rritur temperaturën trupore.

Cila është zgjidhja më e mirë?

Sipas Dr. Taylor, një dush ose banjë me ujë të vakët (rreth 26–27°C) është zgjidhja më e mirë në ditët me vapë ekstreme. Kjo temperaturë ndihmon gjakun të lëvizë drejt sipërfaqes së trupit për t’u freskuar, pa ngushtuar enët apo aktivizuar reagime mbrojtëse që ruajnë nxehtësinë.

Uji i vakët ndihmon gjithashtu në pastrimin e lëkurës dhe parandalimin e problemeve si puçrrat dhe pikat e zeza, duke hapur butësisht poret.

Nëse ndjeni se kërkoni freski të menjëhershme, mund ta provoni ujin e ftohtë, por duke ulur temperaturën gradualisht, në mënyrë që të mos shokoni sistemin e brendshëm të rregullimit të temperaturës. Kjo metodë ndihmon trupin të përshtatet pa stres dhe shmang efektet negative.

The post Pse të bësh dush me ujë të ftohtë nuk është zgjidhja e duhur gjatë verës appeared first on Gazeta Si.

Sistemi Europian i Klimës: 54 hektarë të djegur në Shqipëri

14 August 2025 at 12:48

Nga Gazeta ‘Si’- Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.

Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret dhe pyjet rezulton se në vendin tonë në 7 muaj janë djegur si pasojë e zjarreve 54 hektarë tokë.

Nga të dhënat vërehet se kjo është sipërfaqja më e madhe e regjistruar që prej vitit 2012 ku rezulton se në të gjithë vitin janë djegur mbi 53 hektarë sipërfaqe në të gjithë vitin.

Ndërkohë në total sipas të dhënave rezulton se janë 97 vatra zjarresh.

Përveç dëmeve materiale dhe mjedisore, fatkeqësisht është shënuar edhe një viktimë në zonën e Gramshit, ku një person humbi jetën si pasojë e përhapjes së zjarrit.

Zjarret e fundit, sipas autoriteteve dhe raportimeve në terren, në shumicën e rasteve dyshohet të jenë të qëllimshme, duke shtuar shqetësimet për mungesë kontrolli dhe masash parandaluese efektive.

The post Sistemi Europian i Klimës: 54 hektarë të djegur në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

❌
❌