Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 August 2025Main stream

Juventus e nis me fitore sezonin ndaj Parmës, shënojnë David dhe Vlahovic

By: rozalb
24 August 2025 at 22:46

Në ndeshjen hapëse të Serie A, Juventus mori një fitore të pastër 2-0 kundër Parmës, duke iu përgjigjur suksesit të Napolit dhe Romës. Në “Allianz Stadium”, gjatë pjesës së parë bardhezinjtë dominuan lojën dhe mbajtën topin, por mbrojtja e fortë e miqve rezistoi. Në pjesën e dytë, një gjuajtje e fortë e Conceiçao u përplas në shtyllë, derisa Dadiv (59’) zhbllokoi rezultatin me një goditje të…

Source

Yesterday — 24 August 2025Main stream

Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen: Partner i besueshëm!

By: rozalb
24 August 2025 at 21:42

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur mirënjohje për Shqipërinë dhe Presidentin Bajram Begaj, me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Zelensky u shpreh: “Faleminderit sinqerisht Presidentit Bajram Begaj për fjalët e ngrohta në këtë ditë të veçantë”, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës.

Source

Aksident tragjik në Sarandë, humbin jetën dy motra 20 dhe 22 vjeçe (foto të tmerrshme)

By: rozalb
24 August 2025 at 23:55

Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima dhe një të plagosur është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Sarandë, në zonën e njohur si “Pularia”. Të dy makinat janë përplasur kokë me kokë, duke u shkatërruar plotësisht. Policia njofton zyrtarisht se aksidenti ndodhi rreth orës 20:15, ku 23-vjeçari K. N., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”…

Source

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, plagosen rëndë babë e bir

By: rozalb
24 August 2025 at 21:21

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në aksin Lushnjë–Berat, në fshatin Çinar. Mësohet se një automjet ka përplasur babë e bir, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e…

Source

Festa e Shën Kozmait në Kolkondas, pelegrinazh dhe lutje për shëndet e lumturi

By: rozalb
24 August 2025 at 20:56

Me qindra besimtarë të krishterë nisën mbrëmjen e së shtunës pelegrinazhin e përvitshëm drejt Manastirit të Shën Kozmait në Kolkondas të Libofshës, për të nderuar shenjtorin e njohur për fuqinë e tij mrekullibërëse. Ceremonitë kulmuan këtë të diel me meshën e shenjtë të udhëhequr nga Kryepeshkopi Joan Pelushi, i cili, gjatë fjalës së tij, theksoi se “admirimi ndaj shenjtorëve nuk mjafton…

Source

SERIA A/ Como fitore dhe spektakël ndaj Lazios, ndalet Fiorentina

By: rozalb
24 August 2025 at 20:43

Fillim i mbarë për Como-n në javën e parë të Serie A 2025-2026, teksa në stadiumin Giuseppe Sinigaglia ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas mposhti Lazion me rezultatin 2-0. Skuadra vendase dominoi pjesën e parë me një lojë të saktë në mbajtjen e topit, duke krijuar disa raste të pastra shënimi me Nico Paz, Rodriguez dhe Vojvodën. Pjesa e dytë nisi menjëherë me golin e avantazhit në minutën e 47′

Source

Rrezikoi të mbytej, shpëtohet turisti francez në Gjirin e Gjipesë

By: rozalb
24 August 2025 at 20:29

Një turist francez 38-vjeçar është shpëtuar pasditen e sotme pranë shkëmbinjve në Gjirin e Gjipesë, pasi rrezikonte të mbytej. Sipas burimeve, pushuesit në zonë njoftuan menjëherë Policinë Kufitare, e cila u nis me shpejtësi nga Dhërmiu dhe arriti në kohë për ta nxjerrë turistin nga uji. I identifikuar si H. Elias, turisti kishte pësuar probleme shëndetësore me shpinën…

Source

Dështoi me Boniface, Milani arrin akordin me sulmuesin e Sportingut

By: rozalb
24 August 2025 at 20:12

Pas dështimit të tratativave për Victor Boniface, Milan ka kthyer menjëherë vëmendjen te një tjetër emër për sulmin: Conrad Harder. Klubi kuqezi ka arritur një marrëveshje paraprake me Sporting Lisbona për sulmuesin danez të lindur në vitin 2005, me një operacion që pritet të mbyllet për 27 milionë euro, përfshirë bonuset. Agjenti i lojtarit u pa mëngjesin e sotëm në Casa Milan…

Source

Spiropali, mes 14 kryeparlamentarëve, senatorëve dhe deputetëve të dekoruar nga Zelenski në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

By: rozalb
24 August 2025 at 19:54

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njofton se sot, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Presidenti Zelenksi ka dekoruar 14 kryeparlamentarë, deputetë, senatorë e kongresmenë të ShBA dhe vendeve europiane, mes tyre Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimin me Parlamentin e këtij vendi.

Source

United ndalet edhe ndaj Fulham, 1 pikë në 2 javët e para

By: rozalb
24 August 2025 at 19:41

Manchester United nuk ka arritur të ringrihet pas humbjes në ndeshjen hapëse ndaj Arsenalit, duke u ndalur në një barazim 1-1 në fushën e Fulham, në stadiumin Craven Cottage. Pavarësisht mundësive për të kaluar në avantazh, Bruno Fernandes humbi një penallti në minutën e 38-të, duke lënë rezultatin të paprekur. United arriti të gjejë golin në minutën e 58-të me Yoro, pas një pasimi të saktë nga…

Source

Skema Kombëtare, Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

By: rozalb
24 August 2025 at 19:25

Në Kavajë është hapur një nga agroturizmat më të rinj në zonë, “Sacro e Profano”, një investim i kuzhinierit Xhovani Ziu, i cili pas shumë vitesh pune në Itali vendosi të rikthehet për të investuar në vendin e tij. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau pamje nga ky destinacion turistik, duke e cilësuar si një shembull suksesi të ndërthurjes së traditës shqiptare me…

Source

Lavrov: Garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të jenë konsensuale, Putin i gatshëm për takim me Zelenskyn

By: rozalb
24 August 2025 at 18:53

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi se garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të bazohen mbi një konsensus ndërkombëtar, pas takimit të aleatëve të Kievit këtë javë për të diskutuar mbrojtjen e vendit. Në një intervistë për NBC News, Lavrov tha se Moska ka paraqitur propozime për garanci sigurie disa herë, por theksoi se çdo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për të gjitha…

Source

Perëndim në liqenin e Shkodrës, Rama ndan pamjet e veçanta

By: rozalb
24 August 2025 at 18:38

Liqeni i Shkodrës, një nga destinacionet më të preferuara turistike në vend, vijon të mbetet një atraksion i veçantë për pushuesit vendas dhe të huaj, si një ofertë unike për relaks dhe sporte ujore. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga perëndimi i diellit mbi liqenin. Ky liqen, më i madhi në gadishullin e Ballkanit, shtrihet në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit…

Source

Spiropali në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Bota në luftë, paqja duhet të jetë përpjekje e përbashkët!

By: rozalb
24 August 2025 at 18:13

Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në ceremoninë e organizuar në aeroportin “Nënë Tereza”, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov. Në fjalën e saj, Spiropali theksoi se vitet e fundit kanë ndryshuar rrënjësisht perceptimin e botës për paqen dhe sigurinë. “Çdo mëngjes, nga Tirana në Uashington, Paris…

Source

Belinda Balluku në festën e Sh’Mraja në Lurë: Një traditë që bashkon dhe ruan kulturën e zonës

By: rozalb
24 August 2025 at 17:45

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë një postim në rrjetet sociale gjatë vizitës së saj në festën tradicionale të Sh’Mraja (kisha e Shën Mërise) në Lurë. Balluku u prit nga dom Gjergj Meta, Arqipeshk i Mirditës si dhe nga qindra banorë. “Në festën e Sh’Mraja, mes banorëve e vizitorëve që nuk mungojnë në Lurë. Një festë që i bashkon të…

Source

Shqipëria U-15 do të luajë dy miqësore në shtator ndaj Maltës U-15 në “Shtëpinë e Futbollit”

By: rozalb
24 August 2025 at 17:32

Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Maltës në muajin shtator. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Maltës që këto dy miqësore të luhen më 16 dhe 18 shtator në “Shtëpinë e Futbollit”. Ndeshja e parë miqësore është programuar të luhet më 16 shtator, ora 16:00, ndërsa takimi i dytë më 18 shtator…

Source

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Ali Ahmeti: Humbja e tij lë boshllëk të madh në gazetari dhe jetën publike shqiptare!

By: rozalb
24 August 2025 at 17:15

Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut ka reaguar për vdekjen e papritur të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji. Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti e quan Zhejin si një zë të guximshëm dhe të pavarur në hapësirën mediatike shqiptare. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji…

Source

Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Shkozet, policia devijon trafikun

By: rozalb
24 August 2025 at 17:10

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet zjarrfikëse me katër automjete, duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në bizneset dhe banesat përreth. Për shkak të rrezikut…

Source

Indeksi Global i Paqes 2025: Njihuni me 5 vendet më të sigurta në botë

By: rozalb
24 August 2025 at 16:43

Në një vit ku konfliktet dhe tensionet po rriten në mbarë globin, Indeksi Global i Paqes 2025 (GPI) konfirmon se disa vende vijojnë të mbeten modele stabiliteti dhe sigurie. Islanda ruan prej vitit 2008 vendin e parë si shteti më paqësor, falë sigurisë së brendshme, mungesës së konflikteve dhe nivelit të ulët të militarizimit. “Komuniteti këtu është baza e ndjenjës së sigurisë…

Source

Dështon transferimi i Boniface te Milani, lojtari kthehet në Gjermani

By: rozalb
24 August 2025 at 16:30

Pas rikthimit të sulmuesit Boniface në Gjermani, drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes, ka dhënë një deklaratë të fortë. I pyetur nga “Bild” për nigerianin, ai është shprehur: “Nëse Boniface kthehet në Leverkusen, akordi me Milanin anulohet . Ky nuk është sekret”. Sipas tij, nuk do të ketë hapa mbrapa. “Jo, ky akord nuk mund të rinegociohet. Kushtet fizike të lojtarit janë…

Source

❌
❌