Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 August 2025Main stream

Egnatia “mbijeton” në Slloveni ndaj Olimpias, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

By: Admin
7 August 2025 at 22:20

Egnatia ka bërë detyrën më së miri në Slloveni teksa ka barazuar me shifrat 0-0 ndaj Olimpijas së Ljubljanës në takimin e parë të turit të tretë të Ligës së Konferencës në një duel dramatik deri në sekondat e fundit.

Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova bëri gjithçka mirë në pjesën e parë duke mos lejuar vendasit të shfaqeshin shpesh rrezikshëm para Dajsinanit, duke tentuar që të dilnin nga kjo transfertë me një rezultat pozitiv.

Por në pjesën e dytë, protagonist u bë gjyqtari skocez i cili dha një tufë kartonë të verdhë për rrogozhinasit, plot 9 të tillë, me një të kuq për Fangajn. Ai dha edhe dy penallti për vendasit, ku e para shumë bujare, u gabua nga Tam. Ndërsa e dyta në minutat e fundi shtesë, për fat u anulua pas sinjalizimit të VAR, pasi ishte faull jashtë zonës.

Egnatia kthehet në Shqipëri me një rezultat pozitiv që i jep mundësi të mira të tentojë kualifikimin në play-off të turneut./ D.C

Yesterday — 7 August 2025Main stream

Fundi i epokës Messi-Ronaldo, lista me 30-të lojtarët e nominuar për çmimin “Topi i Artë”

By: Admin
7 August 2025 at 17:10

Këtë të enjte u shpall lista me 30 të nominuarit për çmimin Ballon d’Or 2025.

Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk do të ketë mundësinë ta fitojë këtë çmim individual për herën e nëntë, pasi u la jashtë. Cristiano Ronaldo gjithashtu nuk rezulton mes kandidatëve, pavarësisht se fitoi Ligën e Kombeve me Portugalinë.

Ousmane Dembele i Paris Saint-Germain është në krye të listës, i ndjekur nga talenti Lamine Yamal.

Emra të tjerë që mund të përmenden janë Vitinha, Raphinha dhe Mohamed Salah.

Midis të nominuarve për Topin e Artë jabë Cole Palmer i Chelseat dhe Scott McTominay i Napolit. Ceremonia e “Topit të Artë” do mbahet me 22 shtator, në ‘Theatre du Chatelet’ në Paris.

Lista:

Ousmane Dembele (PSG), Giggi Donnarumma (PSG), Bellingham (Real Madrid), Desire Doue (PSG), Denzel Dumfries (Inter), Serhou Guirassy (Dortmund), Erling Haaland (Man. City), Viktor Gyokeres (Sporting Lisbone, Arsenal), Achraf Hakimi (PSG), Harry Kane (Bayern Munich), Khvicha Kvaratskehlia (Napoli, PSG), Robert Lewandowski (Barcelona), Alexis Mac Allister (Liverpool), Lautaro Martinez (Inter), Scott McTominay (Napoli), Kylian Mbappe (Real Madrid), Nuno Mendes (PSG), Joao Neves (PSG), Pedri (Barcelona), Cole Palmer (Chelsea), Michel Olise (Bayern Munich), Raphinha (Barcelona), Declan Rice (Arsenal), Fabian Ruiz (PSG), Virgil van Dijk (Liverpool), Vinicius Junior (Real Madrid), Mohamed Salah (Liverpool), Florian Wirtz (Leverkusen, Liverpool), Vitinha (PSG), Lamine Yamal (Barcelona)./ D.C

Here are the 2025 Ballon d'Or nominees!#ballondor pic.twitter.com/tehmbU4R0j

— Ballon d'Or (@ballondor) August 7, 2025

Portieri më i mirë i vitit, publikohen nominimet e trofeut Yashin 2025

By: Admin
7 August 2025 at 14:35

Gianluigi Donnarumma është favoriti kryesor për të fituar Trofeun Yashin 2025, çmimin që i jepet portierit më të mirë të sezonit nga France Football.

Gardiani i PSG-së, e përfundoi sezonin si protagonist absolut, duke kulmuar me fitoren në Ligën e Kampioneve dhe Ligue 1.

Jan Sommer, Thibaut Courtois dhe Jan Oblak janë ndër dhjetë të nominuarit e tjerë pasi shkëlqyen në performancat individuale edhe pse me Interin, Realin dhe Atleticon nuk fituan asnjë trofe sezonin e kaluar./ D.C

🚨 OFFICIAL: Yashine Trophy nominees for the 𝐁𝐞𝐬𝐭 𝐆𝐨𝐚𝐥𝐤𝐞𝐞𝐩𝐞𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓 at the Ballon d’Or 💫

Who’d you vote for as keeper of the year? 🗳 pic.twitter.com/XWxBXg7JJk

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 7, 2025

Ter Stegen vijon “luftën” me Barçën, nuk nënshkruan asnjë raport mjekësor

By: Admin
7 August 2025 at 14:15

Marc-Andre ter Stegen vazhdon t’i rezistojë me vendosmëri presionit nga Barcelona dhe refuzon të nënshkruajë raportin mjekësor që klubi po i dërgon La Ligës për ta shpallur përkohësisht të papërshtatshëm për lojë.

Qëllimi i klubit është të lirojë paga për të regjistruar portierët Joan Garcia dhe Wojciech Szczęsny, por gjermani nuk po e pranon këtë. Sipas mjekëve që e operuan, mungesa e tij nuk do të kalojë tre muaj dhe është e sigurt se ai do të kthehet në fushë brenda këtij afati kohor. Prandaj, ai nuk dëshiron ta shtyjë regjistrimin e tij deri në janar.

Ter Stegen nuk e vuri kurrë në dyshim qëndrueshmërinë e tij te Barça, siç e përsëriti në maj, madje edhe para dëmtimit të shpinës. Klubi, i cili megjithatë bleu dy portierë, e dinte shumë mirë se gjermani nuk do të largohej nga skuadra, prandaj, sipas mendimit të tij, ata duhet të kishin gjetur zgjidhje të tjera për të zgjidhur vështirësitë e tyre financiare.

Barcelona ka kërcënuar me procedura disiplinore nëse ai nuk nënshkruan dokumentin mjekësor, por Ter Shtegen nuk është njoftuar për ndonjë veprim zyrtar deri më tani. Portieri ndihet i mbështetur nga dhoma e zhveshjes, e cila vetë duket e acaruar nga një presion i ngjashëm, siç ka ndodhur në të kaluarën me De Jong, Araujo dhe Raphinha. Ndërkohë, lojtari është i përqendruar vetëm në rikuperimin dhe luftën për një vend titullar, siç ka bërë gjithmonë./ D.C

Son prezantohet tek Los Angeles: “Nuk ishte zgjedhja ime e parë, më mbaruan energjitë”

By: Admin
7 August 2025 at 14:01

Pas dhjetë vitesh te Tottenham, Son Heung-min mbërrin në MLS dhe tashmë po i jep flakë Los Angelesit.

Sulmuesi korean është prezantuar zyrtarisht si lojtar i ri për Los Angeles FC, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027. Ai është bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e ligës amerikane, sipas mediave amerikane, marrëveshja kushtoi afërsisht 26 milionë dollarë.

Gjatë prezantimit të tij, Son pranoi me sinqeritet: “Të jem i sinqertë, MLS nuk ishte zgjedhja ime e parë. Por ishte telefonata e parë që mora në fund të sezonit. John Thorrington (bashkëpresident dhe menaxher i përgjithshëm i klubit, red.) më bindi, ai ndryshoi mënyrën time të të menduarit, më tregoi një rrugë të re. Dhe tani jam këtu.”

Koreano-jugori, megjithatë, e ngriti menjëherë standardin: “Nuk erdha këtu vetëm për të qenë. Jam këtu për të fituar. Do të jap gjithçka nga vetja dhe do t’u tregoj tifozëve diçka emocionuese.”

Një faktor tjetër vendimtar ishte ribashkimi me Hugo Lloris , shokun e tij të skuadrës për tetë sezone te Tottenham, i cili tani është portieri i LAFC. Son i bashkohet një liste emrash të mëdhenj që kanë veshur fanellën e Los Angeles si Gareth Bale,Giorgio Chiellini, Olivier Giroud.

“Largimi nga Totenhem, ku kalova pjesën më të madhe të karrierës sime, ishte emocional. Dhashë gjithçka dhe, thellë-thellë, ndjeva sikur kisha shteruar të gjithë energjinë time”, përfundoi ai./ D.C

Pas transaksioneve nga arabët te shqiptarët, qeveria miraton lejen e zhvillimit për projektin 216 mln euro “Lalzi Bay Resort”

By: admin
7 August 2025 at 12:26

Në shtator të vitit 2016, një shtetas libanez Fadi Mitri, u rrah me shkop bejsbolli në zonën e Gjirit të Lalzit në Durrës, pasi ai ishte administratori i shoqërisë “Omnix”, që do të ndërtonte një super resort në atë zonë.

Prej 9 vitesh, disa biznesmenë të mëdhenj nga Katari apo vendet e tjera arabe, janë munduar që të ecin përpara me projektin, i cili kap vlerën e 216 milionë eurove. Fillimisht ata u “ndeshën” me grupe të “fortësh” në zonë, ku u penguan në çdo mënyrë që të ecnin përpara.

Megjithëse kishin ardhur me “rekomandime nga lart”, sërish arabët s’po çanin dot “tregun” shqiptar, për të bërë të mundur marrjen e lejeve. Ata e nisën projektin shumë kohë para projekteve të tjera në Gjirin e Lalzit, të ndërtuara nga shqiptarët.

Por, këta të fundit vijuan të ndërtojnë dhe, nga zonë të pyllëzuar, kanë ndërtuar mijëra vila, dhjetëra htoele e qindra lokale. Ndërkohë, arabët vijonin me procedura burokratike.

Në vitin 2021, pas shumë përpjekjesh të kota, ata vendosën që të bëjnë transaksione, duke shitur përqindje të firmës. Disa biznesmenë të fuqishëm, apo edhe personazhe të njohur të politikës, iu afruan dhe bën biznese me ta.

Fillimisht bleu aksione firma “KLAR”, me pronar z. Shkëlqim Beshirin, i njohur edhe si pronar i një firme kafeje. Më pas vëllezërit Arian dhe Besnik Leskaj, teksa mori aksione edhe firma “RDA”, e biznesmenit dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Fatjon Veizaj.

Tre emra me shumë peshë në Shqipëri, me lidhje politike nga të gjitha krahët dhe me fuqi të mëdha të parasë. Papritmas, këta biznesmenë morën mazhorancën e aksioneve në një projekt shumë të kushtueshëm, që deri në ato kohëra do të ndërtohej nga arabët. Deri në ato momente, megjithëse arabët lobuan shumë fort deri në kupolën qeverisëse, ata nuk arritën që të merrnin lejet përkatëse dhe projekti po ngadalësohej nga simotrat e saj në Gjirin e Lalzit, që vijonin të ngriheshin në pjesën e pyllëzuar. Madje, ndërtime pati në Hamallaj, San Pietro dhe vetë Gjirin e Lalzit, por jo në zonën ku “Omnix” do të ndërtonte.

Të gjitha transaksionet, ku shqiptarët arritën të marrin plot 70 % të aksioneve të firmës “Omnix” përfunduan në datën 18 korrik 2022. Kontrata e fundit ishte ajo mes arabëve dhe firmës “Klar”, ku u modifikuan disa pasazhe nga kontrata e mëparshme. Në këtë datë që është shumë e rëndësishme u ra dakort që arabët do të merrnin edhe 2.5 milionë euro për disa aksione.

Por, çfarë ndodhi tjetër në atë datë?!

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, po në datën 18 korrik 2022, Komiteti i Investimeve Strategjike i dha statusin si investitor strategjik firmës “Omnix” për “resort turistik me vendndodhje në Gjirin e Lalëzit”. Në dokumente shkruhet se është një “investitor i huaj”, por në fakt aksionet u blenë në mazhorancë nga shqiptarët.

Në dokumente theksohet se projekti është për turizëm dhe do investohen 216 milionë euro dhe do të hapen 252 vende pune.

Një koiçidencë e madhe, pasi në momentin që shqiptarët “zhvatën” 70 % të aksioneve, qeveria i shpalli investitor. Pas këtij vendimi me të drejtë lindin shumë pyetje; Përse u ndaluan arabët të vijonin më tej investimin? Kush ndërhyri deri sipër në qeveri që, pas transaksioneve, firma të merrte statusin e investitorit?!

Një mori pikëpyetjesh, pasi arabët u rrahën dhe u zhvatën për vite me radhë dhe në fund, në gjithë projektin 216 milionë euro, kanë vetëm 30 % të aksioneve.

Pas kësaj date, kur Omnix mori statusin e investitorit, pati të tjera transaksione, ku vëllezërit Leskaj ndanë aksionet nga 17.5 % secili apo edhe rimarrja e aksioneve nga ish-deputeti Fatjon Veizaj, pas dorëheqjes nga posti në Parlament.

Ndërkohë, në vitin 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi edhe “leje zhvillimi për objektin ‘Lalzi Bay Resort’, Kompleks Turistik dhe Rezidencial, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Omnix Albania’ sh.p.k”.

Mësohet se firma propozon zhvillimin e një investimi në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, pranë Draç Durrës. “Projekti prek një sipërfaqe prej 145,400 m2 në pronësi të subjektit aplikues, lloji i pasurisë pyll. Gjithashtu projekti ka edhe një sipërfaqe prej 92,225 m2 në pronësi shtet si dhe 81,000 m2 plazh. “Nga sipërfaqja e lart përmendur që prek projekti, kërkohet të hiqet nga fondi pyjor dhe kullosor 60,000 m2 e cila është sipërfaqe e truallit e zënë nga gjurma. Kjo sipërfaqe prej 60,000 m2 është e ndarë në pasuritë pronë shtetërore me sipërfaqe 15,800 m2 dhe pasuritë pronë private në pronësi të “Omnix Albania” sh.p.k. sipërfaqja 44,200 m2” thuhet në vendim.

Si u mor pasuria shtetërore? Në dokumentet që ka hulumtuar VoxNews shkruhet se në zonën e zhvillimit të projektit, ndodhet një sipërfaqe trualli dhe fondi pyjor, në pronësi shtet, pjesë e ngastrës nr. 70 abcd, e cila i është dhënë me qira shoqërisë nëpërmjet kontratë qiraje e vitit 2011 me palë “Drejtoria e Shërbimit Pyjor Durrës” dhe Shoqëria “Omnix Albania” sh.p.k. për dhënie në përdorim sipërfaqen 28,018 ha për përdorim dhe sipërfaqe për rrugë kalimi. /VoxNews

The post Pas transaksioneve nga arabët te shqiptarët, qeveria miraton lejen e zhvillimit për projektin 216 mln euro “Lalzi Bay Resort” appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Kush është Ardon Jashari?

By: admin
6 August 2025 at 14:01

Ardon Jashari, mesfushor 22-vjeçar nga Kumanova dhe pasaportë zvicerane, që aktivizohej te Club Brugge dhe së fundmi u transferua te Milani.

Jashari është i lindur në qytetin Cham të Zvicrës, kurse prindërit e tij janë nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut, transmeton Albeu.com.

Në një intervistë me “La Gazzetta dello Sport”, Trajneri i Luzernit, Mario Frick, i cili stërviti Jasharin në Luzern, e lavdëroi shumë mesfushorin, por vuri në dukje një të metë që ai mendon se 23-vjeçari mund ta përmirësojë.

Jashari, i cili iu bashkua Club Brugget nga Luzerni verën e kaluar, është gati të përfundojë një transferim prej 38 milionë eurosh në AC Milan, pasi refuzoi të luante për Bruggen për të detyruar transferimin, raporton “Goal”, transmeton Klankosova.tv.

Transferimi i Jasharit në Milan shënon fundin e një periudhe të tensionuar në Club Brugge, vetëm një vit pasi iu bashkua skuadrës belge. Pavarësisht interesit nga Chelsea, Interi dhe Neom, 23-vjeçari e kishte zemrën të vendosur te AC Milan. Ardon Jashari u la jashtë fitores së klubit në Superkupë kundër Union SG, me kapitenin e skuadrës që tha se nuk donte të luante për skuadrën belge dhe u la jashtë për ndeshjen e tyre të parë në ligë.

Fillimisht, Milani paraqiti një ofertë prej 32 milionë eurosh plus 6 milionë euro në bonuse, por Brugge e refuzoi ofertën. Edhe pse ngurroi të shkonte më shumë se ç’duhej, Milani përfundimisht u kthye me një ofertë të përmirësuar që më në fund e çoi marrëveshjen në fund.

Edhe gazetari i njohur belg, Sacha Tavolieri, ekspert i merkatos dhe i futbollit belg, ka dhënë një vlerësim shumë pozitiv për Jasharin:

“Jashari është një mesfushor shumë i fortë. Mund ta zëvendësojë direkt Reijndersin në mesin e fushës. Madje është më i kompletuar se Reijnders kur ky i fundit mbërriti te Milani nga AZ. Ka një aftësi të madhe në parashikimin dhe ndërprerjen e aksioneve, menaxhon mirë topin dhe e kupton saktë kur duhet të shtyjë përpara, duke u kthyer pothuajse në një numër 10 kur skuadra sulmon.”

Tavolieri shton gjithashtu se Jashari është gati menjëherë për formacionin titullar, pasi është i përgatitur psikologjikisht dhe teknikisht, dhe lexon lojën më shpejt se shumica e lojtarëve në pozicionin e tij.

The post Kush është Ardon Jashari? appeared first on Albeu.com.

“Dështimi” i radhës për Newcastle, Benjamin Sesko arrin marrëveshje personale me Man Utd

By: Admin
6 August 2025 at 12:40

Sulmuesi i RB Leipzit, Benjamin Sesko thuhet se ka rënë dakord plotësisht për kushtet personale me Manchester United, para një transferimi këtë verë.

Sipas gazetarit Fabrizio Romanos, Sesko është pajtuar plotësisht për kushtet personale me Unitedin, për një kontratë në fuqi deri në qershor të vitit 2030.

Sulmuesi 22-vjeçar e ka bërë të qartë se e sheh të ardhmen e tij në Old Trafford, duke treguar një angazhim të fortë për këtë transferim.

Pavarësisht interesit nga klube të tjera, Sesko nuk i mori kurrë në konsideratë seriozisht ofertat alternative, duke e bërë Manchester United prioritetin e tij të qartë.

🚨💣 Benjamin Šeško has reached total agreement with Manchester United on personal terms. Contract until June 2030.

Šeško wants to join United, clear feeling revealed yesterday here. Never gave similar indication to other clubs.

🔛 Club to club talks with RB Leipzig continue. pic.twitter.com/Sy2WjzV6Hl

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 6, 2025

Aktualisht klubi anglez dhe RB Leipzig po vazhdojnë bisedimet për të finalizuar marrëveshjen, ndërsa besimi rreth mbylljes së këtij operacioni është në rritje të vazhdueshme.

Djajtë e Kuq e shohin Seskon si një pjesë kyçe afatgjatë për të zgjidhur përfundimisht problemet në repartin e sulmit dhe për të ndërtuar një ekip konkurrues për të ardhmen./ D.C

Shkëndija pa fat, gjithçka vendoset në Baku!

By: admin
6 August 2025 at 00:05

Shkëndija e Tetovës sot luajti njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni – sfidën e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve kundër Qarabagut nga Azerbajxhani, njofton Telegrafi.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut u mundën me rezultatin minimal 0-1, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ku të pranishëm kishte rreth 15 mijë tifoz.

Pjesa e parë e u mbyll me rezultat 0:1 në favor të mysafirëve nga Baku. Golin e vetëm e shënoi Bayramov nga penalltia në minutën e 18-të, kur mbrojtësi i Shkëndijës, webster, shkaktoi një ndërhyrje të palejuar dhe krejt të panevojshëm. Kjo ndërhyrje fillimisht u cilësua si goditje e lirë nga gjyqtari Kruzliak, por pas ndërhyrjes së VAR-it arbitri tregoi me gisht në pikën e penalltisë.

Në pjesën e parë Shkëndija ishte tepër e kujdesshme, ndërsa rastet e vetme erdhën përmes një kërcënimi nga Ibraimi në dy raste, ndërsa shansin më të mirë për Shkëndijën e kishte Krasniqi, por goditja e tij u bllokua.

Edhe pjesa e dytë ishte e barazuar në të gjitha format, si me raste si me rezultat, pasi portat e dyja ekipeve mbetën të paprekura

Shkëndija në disa raste kërkoi barazimin, shanset më të mira i kishte Besart i Ibraimi, i cili tentoi në të gjitha mënyrat, nga gjuajtja e lirë, nga distanca, por në të gjitha rastet ose ishte për pak i pasaktë, ose portieri i Qarabagut do të ndalte goditjen e tij. Të tilla raste pati edhe Fabrice Tamba i cili dha shumë mundë në këtë përballje. Nuk duhet harruar se edhe Qarabagu kishte shanse të pastërtia për të shtuar epërsinë, por në të gjitha rastet hero ishte portieri Baboucarr Gaye.

Shkëndija do të kërkojë të bëjë mrekulli në Baku, kur pas një jave luhet ndeshja e kthimit, për të përsëritur së paku suksesin historik të Skënderbeut nga Korça, ekipi i vetëm shqiptar që ka arritur të luajë në fazën e Play-off-it në kuadër të Ligës së Kampionëve.

The post Shkëndija pa fat, gjithçka vendoset në Baku! appeared first on Albeu.com.

Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion

By: Admin
3 August 2025 at 19:02

McLaren ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar një ‘dopietë’ të çmuar me Lando Norris në vend të parë dhe Oscar Piastrin të dytin. Ishte një garë spektakolare në Budapest, ku pavarësisht një nisjeje të dobët nga radha e dytë, Norris e përmbysi situatën dhe siguroi fitoren e tij të gjashtë sezonale, të tretën në katër garat e fundit. 

Çelësi i suksesit të britanikut ishte një strategji më e zgjuar, me një ndalesë më pak në bokse krahasuar me rivalët. Pavarësisht presionit të madh në fund nga Piastri, australiani nuk arriti ta kalonte shokun e skuadrës, edhe pse kaloi më herët Charles Leclerc të Ferrarit, i cili ishte nisur nga ‘pole position’. 

Leclerc e dominoi gjysmën e parë të garës dhe dukej se do të arrinte fitoren e parë të sezonit, por strategjia e dështuar e Ferrarit me përzgjedhjen e gomave të forta i kushtoi shumë. Ai u parakalua edhe nga George Russell i Mercedes-it në xhirot e fundit, ndonëse britaniku u penalizua me pesë sekonda për bllokim të parregullt ndaj Leclerc. Monegasku shpërtheu në radio duke akuzuar inxhinierët e tij se nuk e dëgjuan për strategjinë e gomave. 

Për McLaren kjo ishte fitorja e 200-të në historinë e tij në Formula 1, një arritje e madhe që u festua me dy pilotë në podium. Pas katër të parëve, Fernando Alonso me Aston Martin zuri vendin e pestë, ndërsa i gjashti ishte braziliani i ri Gabriel Bortoleto me Sauberin. 

Një garë që konfirmon formën e shkëlqyer të Norris dhe rikthimin e McLarenit në qendër të luftës për fitore./ D.C

E konfirmon trajneri Le Bris, Granit Xhaka do të jetë kapiteni i Sunderland

By: Admin
3 August 2025 at 12:55

Granit Xhaka zhvilloi të shtunën ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sunderlandit, në miqësoren kundër Real Betisit.

Mesfushori shqiptar filloi nga minuta e parë dhe mbajti shiritin e kapitenit, duke dhënë sinjale të qarta për rolin kyç që pritet të ketë në skuadër.

Edhe pse Sunderland u mposht 1:0 nga ekipi spanjoll, trajneri Regis Le Bris u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, sidomos në pjesën e parë ku, sipas tij, u panë shumë gjëra pozitive.

“Na duhet maturi, kualitet, vazhdimësi dhe përvojë, Graniti i ka të gjitha”, ka thënë Le Bris duke folur për Xhakën pas ndeshjes.

Trajneri shtoi se prania e mesfushorit shqiptar ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e lojës së ekipit. “Xhaka e bën më të lehtë për lojtarët përreth tij,” tha ai, duke shtuar se lojtarë të tillë janë të domosdoshëm në Ligën Premier.

Ndeshja e parë e Xhakës me Sunderlandin konfirmoi rolin e tij si shtyllë e mesfushës dhe lider në fushë, pavarësisht rezultatit final.

Le Bris gjithashtu konfirmoi se Xhaka pritet të jetë kapiteni i ri i skuadrës: “Xhaka me gjasë do të jetë kapiten, po.”

Tifozët e Sunderlandit tashmë kanë arsye për të qenë optimistë, duke parë ndikimin e menjëhershëm të Xhakës dhe pritshmëritë për sezonin e ri në rritje./ D.C

Transferim i befasishëm, Jasir Asani prezantohet tek klubi iranian

By: Admin
3 August 2025 at 12:45

Jasir Asani është zyrtarizuar në Iran. Klubi i Esteglal ka  gjetur marrëveshjen me Guangju për afrimin e sulmuesit shqiptar.

Asani ka firmosur një kontratë, e cila do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit 2026-2027.

Klubi i Esteglal ka sqaruar se lojtari ka kontratë me Guangju deri në janar, çka do të thotë se për debutimin me ekipin e ri, duhet pritur deri në atë muaj.

“Pas negociatave mes Esteglal dhe anësorit të sulmit shqiptar Jasir Asani, lojtari firmosi një kontratë me Esteglal për një sezon e gjysmë dhe do të bashkohet me Esteglal sapo të mbarojë kontrata me klubin e tij aktual korean Guangju.

Lojtari ka kontratë me klubin korean deri në janar dhe drejtuesit e Esteglal po mundohen që të sigurojnë që lojtari t’i bashkohet klubit para fundit të saj”, – shkruan Esteglal./ D.C

Screenshot

Luis Diaz shkëlqen në debutim me Bayernin, kolumbiani protagonist në fitoren ndaj Lyon

By: Admin
2 August 2025 at 17:57

Sulmuesi kolumbian Luis Diaz ka bërë një debutim si protagonist kryessr në miqësoren e fituar nga Bayern Munich përballë Lyon.

I aktivizuar në startin e pjesës së dytë të ndeshjes nga trajneri Vincent Kompany, ai i dha gjallëri sulmit dhe pas pak sekondash në fushë kishte mundësinë të shënonte në portën kundërshtare. Megjithatë, ishte pikërisht një faull ndaj tij që solli penalltinë nga e cila Olise siguroi avantazhin në minutën e 53-të.

Më pas ishte përsëri Olise ai i cili transformoi në gol një pasim të artë të Gnabry duke dyfishuar shifrat. Në fund ishte Gomes i cili shënoi për Lyon, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-1 të miqësores./ D.C

Broja surprizon me klubin e ri, ja ku do të luajë futbollisti shqiptar këtë sezon

By: Admin
2 August 2025 at 16:25

Armando Broja do të kryejë këtë fundjavë vizitat mjekësore me skuadrën e Burnley dhe do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin e Premier Ligës, duke finalizuar një transferim përfundimtar nga radhët e Chelsea.

Ky transferim i jep fund kalvarit të gjatë të sulmuesit i cili është dhënë vazhdimisht në huazim nga Chelsea në këto vite, të ndërprera edhe nga dëmtimet e njëpasnjëshme që e lanë për një periudhë të gjatë jashtë fushave të lojës. Sipas mediave angleze, Burnley ka pranuar të paguajë një shifër të konsiderueshme për sulmuesin 23-vjeçar, rreth 20 milionë euro sipas mediave britanike.

Kjo e vendos Brojën menjëherë mes transferimeve më të shtrenjta të futbollistëve të Kombëtares shqiptare, më saktësisht, në vendin e dytë të këtij klasifikimi.

🚨🟣 Armando Broja, expected to leave Chelsea and join Burnley with player’s green light already arrived.

Agreement almost done, as @FabriceHawkins reports. pic.twitter.com/llSE9YcEbG

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 1, 2025

Vendi i parë i përket kalimit të Marash Kumbullës nga Verona te Roma, për shifrën 26,5 milionë euro që kanë paguar verdhekuqtë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare./ D.C

Duka feston kualifikimin e Dinamos dhe Egnatias: “Arritje për futbollin shqiptar”

By: Admin
2 August 2025 at 11:30

Suksesi i dy ekipeve shqiptare në Evropë, Egnatias dhe Dinamos, mori përgëzimet edhe nga kreu i FSHF-së Armand Duka:

Kjo është një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar, që rrit kredibilitetin e klubeve tona dhe forcon imazhin e kampionatit tonë. Uroj që ky rrugëtim të vazhdojë edhe më tej me suksese të tjera. Ndërkohë, Vllaznia meriton gjithashtu respekt për paraqitjet e saj. E eliminuar vetëm në kohën shtesë, tregoi karakter dhe garoi me dinjitet. Koha për të reflektuar dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri, me të njëjtin pasion dhe ambicie”, shkruan ndër të tjera Duka në reagimet e tij në rrjetet sociale.

Oferta e radhës e Inter për Lookman, Atalanta kthen përgjigje për sulmuesin nigerian

By: Admin
1 August 2025 at 20:50

Interi ka bërë sot një ofertë të fundit zyrtare për Ademola Lookman, duke i kërkuar Atalantës sulmuesin nigerian. Një ofertë që zikaltrit e Milanos e kanë cilësuar të kënaqshme, duke ofruar 42 milionë euro plus 3 të tjera në formë bonusesh.

Por zikaltrit e Bergamos nuk duken të bindur as nga kjo ofertë dhe sipas mediave italiane e kanë refuzuar atë, duke argumentuar se vlerësojnë më shumë futbollistin nigerian se sa shifra që ofron Interi. Një vendim që lë milanezët në vendnumëro në objektivin e tyre për të përforcuar skuadrën në prag të sezonit të ri.

Në Itali insistojnë se Atalanta shpreson që shifra të afrohet më shumë drejt 50 milionë eurove, ndërsa Interi shpreson që të jetë Lookman ai që të do të shtyjë bergamaskët të pranojnë ofertën që është bërë për të. Ndaj për momentin situata është në vendnumëro, me Interin që po shqyrton opsione të tjera që mund të shfaqen. Ndërkohë Lookman është lënë pushim, pasi nuk është grumbulluar nga klubi i tij për miqësoren në Gjermani ndaj Leipzig./ D.C

Gavi del në mbështetje të shokut të skuadrës: “Shpresoj të fitojë Topin e Artë”

By: Admin
1 August 2025 at 14:40

Mesfushori i Barcelonës, Gavi i ka dal në krah shokut të skuadrës Lamine Yamal, duke e mbështetur 18-vjeçarin si pretendent për Topin e Artë 2025.

Duke folur për gazetën AS pas fitores 7-3 të Barçës ndaj FC Seul në ndeshjen parasezonale në Korenë e Jugut, Gavi i dha lëvdata të shumta bashkëlojtarit të tij.

Shpresoj që ai të fitojë. Nëse nuk e fiton këtë vit, është 18 vjeç dhe shumë i ri. Të jesh midis favoritëve është diçka unike”, ka thënë fillimisht Gavi.

“Jam i lumtur me atë që po bën me ne. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai po bëhet më i mirë çdo ditë”.

“Ai është i mrekullueshëm në stërvitje. Duhet të vazhdojë kështu, me atë mentalitet, dhe jam i sigurt se nëse nuk e fiton Topin e Artë këtë vit, do të fitojë shumë të tjerë në të ardhmen”, përfundoi spanjolli.

Ngritja marramendëse e Yamalit, e theksuar nga performancat e tij për klubin dhe kombëtaren, e ka bërë atë të spikasë, dhe mbështetja e Gavit nënvizon ndikimin e adoleshentit./ D.C

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

By: Admin
31 July 2025 at 23:30

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

Shkodranët kishin fituar 2-1 ndeshjen në shtëpi dhe u munduan të luanin një sfidë të kujdesshme në transfertë. Por ata u goditën përsëri nga një goditje këndi që i dha shpejt avantazhin vendasve. Penalltia e Balajt bëri që sfida të barazohej që në pjesën e parë. Miqtë ushtruan trysni dhe gjetën edhe golin e dytë, por një penallti tjetër e Balajt la të mendohej se kuqeblutë mund të kalonin turin, pasi mbeteshin vetëm pak minuta deri në fundin e takimit.

Por me rifillimin e lojës nga qendra, vendasit gjetën edhe një herë golin, duke bërë që takimi të shkonte në shtesë. Aty rezultoi fatale një tjetër goditje nga këndi, që solli golin e rezultatit 4-2 për Vikingur. Tentativat e fundit të ekipit të Martinit nuk sollën gjë, sidomos pas daljes me të kuq të Tafilit, që shoi shpresat për vazhdimësinë në turne./ D.C

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

By: Admin
31 July 2025 at 23:05

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2 në Andorrë, sfida e kthimit në “Elbasan Arena” përfundoi 1-1. Fraksioni i parë ishte mjaft interesant, me raste në të dyja krahët.

Takimi u zhbllokua nga Zabërgja, në të 18-tën. Escaldes barazoi shifrat me Berlangën, në fillimin e pjesës së dytë. Dalja me karton të kuq e Gassamës komplikoi llogaritë për ekipin e Dajës, por numri i lojtarëve në fushë u barazua çerek ore para fundit, pasi Andrade u ndëshkua. Dinamo mbrojti me fanatizëm rezultatin, për të shkuar kështu në turin tjetër.

Pas suksesit 2-0 në aktin e parë, Egnatia bën gjithçka mirë ndaj Dinamo Minsk dhe fiton 1-0 edhe në ndeshjen e kthimit. Kampionët e Shqipërisë e shohin veten në turin e 3-të të Conference League, me sfidën që u vendos nga goli i Selmanit./ D.C

❌
❌