Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 August 2025Main stream

Mickoski: LSDM dhe BDI po tentojnë të krijojnë kaos në zgjedhjet lokale

23 August 2025 at 15:30

Kryeministri Hristijan Mickoski ka kritikuar sot LSDM-në dhe BDI-në se po mendojnë në manipulime dhe pengim të procesit të zgjedhjeve lokale.

Ai këtë ide e mbështet në numrin e kandidaturave të pavarura, që sipas tij duan ta rrënojnë procesin zgjedhor.

“Me inflacion të kandidaturave të pavarura dhe lista fantome duan me qëllim të rrënojnë procesin zgjedhor. Të ngatërrojnë votuesin, të mashtrojnë demokracinë dhe të turbullojnë pamjen e qartë të humbjes së tyre historike që po vjen. Por pas kësaj loje nuk qëndrojnë vetëm shtabet partiake. Në këtë qëllim, shteti i thellë i LSDM-së dhe BDI-së dhe njerëzit e tyre të shpërndarë në gjyqësor, në komisionin zgjedhor dhe në institucione. Ata sot janë në koalicion për ta penguar humbjen që do t’ua sjellë OBRM-PDUKM dhe koalicioni në zgjedhjet lokale”, tha Mickoski.

Mickoski i lavdëroi kryetarët aktualë të komunave nga OBRM-PDUKM për punën e bërë, duke theksuar se nuk kanë asnjë aferë pas vetes.

The post Mickoski: LSDM dhe BDI po tentojnë të krijojnë kaos në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

OBRM-PDUKM: LSDM dhe Zaevi kanë keqpërdorur fondet e Erasmus +

18 August 2025 at 20:48

“LSDM-ja dhe Zaevi, nëpërmjet Dimovës dhe Erasmus +, ndanë një shumë të pabesueshme prej 83 mijë eurosh për trajnimin e gomarëve”, kështu kanë reaguar nga partia në pushtet ndaj opozitares LSDM, me akuza se dikur fondet arsimore janë keqpërdorur.

“LSD-ja dhe Zaevi, nëpërmjet Dimovës dhe Erasmus +, ndanë një shumë të pabesueshme prej 83 mijë eurosh për trajnimin e gomarëve. Përveç trajnimit të gomarëve, ata ndanë edhe 125 mijë euro shtesë nga Agjencia Erasmus +, pikërisht vëllait të deputetit Dime Velkovski për projektin “Zgjidh të djathin”. Zaevi dhe LSD-ja nëpërmjet Dimovës, po argëtoheshin dhe po shteronin buxhetin e Agjencisë Erasmus +. Projektet iu ndanë njerëzve të afërt me ta, gjyqtarëve, profesorëve, vëllezërve të deputetëve.”, – deklaroi Valentin Manasievski nga OBRM-PDUKM.

Nga LSDM kundërpërgjigjen se pse ka heshtur Qeveria pas publikimit të skandalit me milionat e përvetësimeve në Erasmus+.

Opozita pyeti se përse nuk është shkarkuar drejtoresha në detyrë kur është konfirmuar se ajo ishte pjesë e një hetimi nga OLAF – Zyra Evropiane kundër mashtrimit.

The post OBRM-PDUKM: LSDM dhe Zaevi kanë keqpërdorur fondet e Erasmus + appeared first on Telegrafi.

LSDM: Skemat milionëshe të OBRM-PDUKM-së në Erasmus+ duhet të sqarohen dhe duhet të pasohet llogaridhënia

14 August 2025 at 10:40

Skandali me skemat e OBRM-PDUKM në Erasmus+ me vlerë miliona euro duhet të sqarohet plotësisht nga Prokuroria dhe duhet të pasohet llogaridhënia, thonë nga LSDM.

“Qeveria ka emëruar një person nën hetim aktiv nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) si drejtor të përkohshëm të Agjencisë Kombëtare.

Kjo tregon qartë qëllimin e qeverisë për të mbrojtur interesat partiake dhe të biznesit me çdo kusht, për të provuar të ndikojë në çështjen që është në Prokurorinë Publike pasi OLAF dorëzoi raportin me të gjitha gjetjet.

Raporti zyrtar i OLAF nga viti 2023 deklaron ekzistencën e një dyshimi të bazuar për keqpërdorimin e mbi 2.2 milionë eurove të parave evropiane gjatë qeverisjes së Gruevskit, duke filluar nga viti 2016.

Qeveria duhet të shkarkojë menjëherë Ana Mihajllovan, ndërsa Prokuroria Publike duhet të veprojë pa vonesë mbi gjetjet e OLAF”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

The post LSDM: Skemat milionëshe të OBRM-PDUKM-së në Erasmus+ duhet të sqarohen dhe duhet të pasohet llogaridhënia appeared first on Telegrafi.

LSDM: Emërimi i Ana Mihajllov në krye të “Erasmus” është humbje e madhe për sistemin arsimor, ka abuzuar me fonde evropiane

13 August 2025 at 20:00

“Qeveria e OBRM-PDUKM-së është kapur në një skandal të madh. Një person nën hetim aktiv nga OLAF, Zyra Evropiane për Luftën kundër Mashtrimeve, është emëruar nga Qeveria si personi i parë në krye të Agjencisë Kombëtare që menaxhon paratë nga Erasmus+. Kjo është një humbje e madhe edhe për sistemin arsimor, sepse e rrënon plotësisht besimin e të rinjve në institucione. Dhe në vend që të kërkojë përgjegjësi, ministrja Janevska thotë se “misioni do të vazhdojë”. Cili mision? I interesave partiake dhe biznesore? OBRM-PDUKM u përpoq ta fshehë të vërtetën, por vetëm e thelloi edhe më shumë krizën e Qeverisë”, kështu reagua nga opozitarja LSDM-së lidhur me emërimin e Ana Mihajlova në krye të agjencisë për fondet europiane – Erasmus+.

Nga LSDM thonë se edhe BE ka qenë kundër emërimit të Mihajllov në krye të Erasmusit.

“A ka dhënë Bashkimi Evropian pëlqimin që Ana Mihajlov të zgjidhet ushtruese detyre drejtoreshë? Sipas sinjalizuesve që na dërguan informacionet, përgjigjja është JO. Përkundrazi, burimet tona thonë se nga Brukseli është komunikuar qartë se konkursi publik i shpallur është i paligjshëm dhe se duhet të përsëritet menjëherë për të pasur kandidatë të rinj. Sinjalizuesit informojnë se një nga arsyet kryesore për këtë është pikërisht kandidatura e Ana Mihajlov – personi më i kontestuar në të gjithë procedurën. Në vend që pushteti të respektojë procedurat dhe të kërkojë mendim nga BE për një person të pranueshëm, në mënyrë të paskrupullt dhe pas shpinës së publikut e emëron të njëjtën person si ushtruese detyre. Pse? Nga viti 2014 deri më 2017, kur Mihajlov (atëherë Mitrovska) ka qenë përgjegjëse për vlerësuesit në Agjencinë Kombëtare, së bashku me kumbaren e saj Dorina Gjorgjeva Mitrovska, janë ndarë mbi 8 milionë euro. A janë ndarë këto 8 milionë euro në mënyrë të ligjshme apo janë pjesë e një hetimi për përvetësim të fondeve evropiane? Cila është roli i Bozhko Nelkoski – drejtori i parë i agjencisë dhe mentori i drejtoreshës së re ushtruese detyre? A është pikërisht Nelkoski i përmendur në raportin e OLAF si nismëtar i përvetësimit të organizuar dhe i ndarjes së paligjshme të fondeve? Cila është lidhja me firmat ‘Silver Lion Services’ dhe ‘Agronomia Organika’? A janë këto kompani pjesë e të njëjtit rrjet tenderësh të dyshimtë dhe abuzimesh të identifikuara nga OLAF? Në xhepat e kujt kanë përfunduar 8 milionë euro para evropiane?”, pyesin nga LSDM.

Ata kanë kërkuar shkarkimin e Mihajllov dhe poashtu kanë kërkuar që Prokuroria të veprojë sipas gjetjeve të OLAF dhe të gjithë të përfshirët në këtë skandal të përgjigjen.

The post LSDM: Emërimi i Ana Mihajllov në krye të “Erasmus” është humbje e madhe për sistemin arsimor, ka abuzuar me fonde evropiane appeared first on Telegrafi.

LSDM: Mihajllov do të udhëheqë me “Erasmus”, e njejta ka skandal për keqpërdorim të fondeve arsimore

12 August 2025 at 20:41

Opozitarja LSDM e ka quajtur emërimin e ushtrueses së detyrës drejtore e re e Agjencisë nacionale për programet Evropiane për arsim dhe lëvizshmëri, Ana Mihajllov si të dyshimtë.

Siç thonë nga LSDM, Mihajllov ka qenë në qendër të skandalit për keqpërdorimin e fondeve që kanë të bëjnë me programet arsimore, gjegjësisht të dy milion eurove në vitin 2016.

LSDM-ja akuzon qeverinë se po ushtron presion mbi prokurorinë që të mos veprojë mbi këto dyshime edhe pse institucioni hetues i BE-së, OLAF, ka dorëzuar të dokumentuara keqpërdorimet.

“Prokuroria Publike ende nuk ka përpunuar një aktakuzë për këtë rast të dokumentuar plotësisht, të paraqitur në Prokurorinë Publike në vitin 2023 dhe të përditësuar në vitin 2024. Nga informatorët brenda Agjencisë, LSDM mëson se qeveria po ushtron presion të fortë për të parandaluar hetimin e Prokurorisë Publike. A bëhet kjo sepse çon pikërisht te Ana Mihajllov dhe familja dhe miqtë e saj më të ngushtë, vlerësues të angazhuar nga OBRM-PDUKM? A është kjo arsyeja që konkursi i mëparshëm për drejtor u anulua? Sipas cilave kritere u emërua Ana Mihajllov dhe pse tani?”, deklaroi Jovica Jankoviq nga LSDM.

Emërimi i Mihajllovës vjen pasi muaj më parë në krye të Agjencisë nacionale për programet arsimore Evropiane ishte emëruar Petar Bogojeski. Ai u largua nga posti për shkak të shfaqjes së gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

The post LSDM: Mihajllov do të udhëheqë me “Erasmus”, e njejta ka skandal për keqpërdorim të fondeve arsimore appeared first on Telegrafi.

OBRM-PDUKM: Faj ka LSDM që i mundësoi BDI-së të metastazojë në shoqëri

11 August 2025 at 18:50

“E pamë vizionin e BDI-së për Maqedoninë – vëllazërim me shërbëtorët e vet nga LSDM-ja, shitje e identitetit maqedonas, rrënim i institucioneve dhe plaçkitje e pasurisë shtetërore. Ky është vizioni”, kështu deklaruan nga partia në pushtet OBRM-PDUKM.

“Nëse bëhet një analizë e karakterit tajkun të funksionarëve të BDI-së, të cilët nga bariu u bënë milionerë, dhe e vendosim gjithë këtë në një kontekst vizionar të Ahmetit, do ta kuptojmë se kanë të drejtë maqedonasit dhe shqiptarët e vjetër që thonë: ‘Nuk ka gjë më të keqe se njeriu i pangopur’. Por, për këtë nuk është fajtore BDI-ja, por LSDM-ja. LSDM-ja janë ata që lejuan BDI-në të metastazojë në shoqëri, duke ngrënë qelizat e të gjithë qytetarëve në këtë shtet, pa dallim përkatësie etnike”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM thonë se qeverisja e kaluar vidhnin shtetin dhe taksat e qytetarëve.

“Ky është buxhet nga taksat që i paguajnë të gjithë qytetarët. Dhe BDI-ja e bënte këtë sepse në LSDM kishte politikanë të korruptueshëm, të korruptuar, të cilët gjithashtu donin të vidhnin dhe, për shkak të pasioneve të tyre, ishin ulur në prehërin e BDI-së dhe bashkë me ta vepronin dhe heshtnin. E gjithë opinioni duhet të jetë i vetëdijshëm se ky është vizioni i Ahmetit: plaçkitje e Maqedonisë, krijim i tajkunëve dhe mafiozëve nga barinj dhe rrugaçë analfabetë, dhe dhënie e një petku ideologjik vizionar gjithë kësaj nën petkun e luftës për demokraci, të drejta apo të ardhme evropiane”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

The post OBRM-PDUKM: Faj ka LSDM që i mundësoi BDI-së të metastazojë në shoqëri appeared first on Telegrafi.

ODRM-PDUKM: Kocevski po mbron LSDM-BDI-në nga përgjegjësia

7 August 2025 at 09:52

Me çdo ditë që kalon, Kocevski po çimenton pozicionin e tij si ekzekutor partiak i LSDM-së dhe BDI-së në vend që të jetë një organ i pavarur në shërbim të drejtësisë, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM.

“Duke mos votuar për interpelancën në Kuvend, LSD ka treguar se kë e sheh si mbrojtës të përgjegjësisë penale për zyrtarët e saj partiakë.

Në vend të drejtësisë, Kocevski ka një listë partie në tryezën e tij të akuzave për të mbrojtur zyrtarët e LSD-së dhe BDI-së nga përgjegjësia.

Para syve të të gjithë publikut, është konfirmuar arsyeja pse nuk hapen çështje, nuk ngrihen akuza pavarësisht dyshimeve të dukshme për korrupsion dhe krim, dhe pse çështjet fshihen në sirtar ose ngecin në labirintet e prokurorisë.

Kocevski nuk ka asnjë qëndrim moral apo përgjegjësi profesionale për të dhënë dorëheqjen.

Kocevski nuk po reagon ndaj faktit se besimi i popullit është më pak se 2 përqind, as se është votuar një interpelancë ndaj tij në Parlament. Kocevski po mban peng drejtësinë dhe sundimin e ligjit në vend.

Çfarë i ka bërë Kocevski LSD-së dhe BDI-së që pavarësisht mosbesimit të popullit dhe interpelancës, ai nuk ka dhënë dorëheqjen?

Shërbimi i prokurorisë së Kocevskit ka pushuar prej kohësh të jetë një instrument drejtësie, por më tepër një garantues i imunitetit të rehatshëm për të gjithë ata që janë afër Filipçes, Zaevit e të ngjashëm.

Kocevski nuk duhet të japë dorëheqjen sepse LSD-ja dhe BDI-ja kanë më shumë nevojë për të tani, ata kanë nevojë për të që të sigurojë letargji ligjore për ata në krye të LSD-së që tani po shijojnë një pension të qetë politik në vend që të jenë në sallat e gjyqit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Kocevski, theksojnë nga atje, nuk po jep dorëheqjen sepse po i mban çështjet për LSDM-në dhe BDI-në duke mbledhur pluhur./Telegrafi/

The post ODRM-PDUKM: Kocevski po mbron LSDM-BDI-në nga përgjegjësia appeared first on Telegrafi.

Mbi 360 persona do të përfitojnë nga masa e Qeverisë për zjarrfikës

6 August 2025 at 10:49

“Saktësisht 364 persona, 34 prej të cilëve në Shkup, do të përfitojnë nga masa e Qeverisë, në të cilën do të marrin trajnim teorik dhe praktik për përballimin me zjarret në Maqedoni. Angazhimi i tyre do të jetë sezonal dhe do të mbështetet financiarisht nga Qeveria me 24 mijë për secilin punëtor”, njoftoi sot OBRM-PDUKM.

Ata informojnë se trajnimi tashmë është duke u zhvilluar në 13 qytete në vend, duke mbuluar 28 komuna në të gjithë vendin. Të rinjtë që janë regjistruar për trajnim do t’i nënshtrohen një trajnimi dy-ditor, i cili do t’i përgatisë ata të dalin në terren për përballimin e zjarreve vetëm brenda një jave.

“Disa nga këta persona do të vendosen në njësitë lokale territoriale të zjarrfikësve, dhe një pjesë tjetër e tyre do të jetë në Shkup në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Personat që do të vendosen në Shërbimin Shtetëror të Zjarrfikësve do të vazhdojnë trajnimin e tyre, dhe pas shfaqjes së zjarreve të vogla që nuk paraqesin rrezik të lartë, punëtorët sezonalë do të përdoren gradualisht për të punuar në terren dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre”.

“Me këtë masë, Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM tregon se synon të stimulojë të rinjtë që nuk janë të punësuar të bëjnë hapin e parë, dhe më pas ata që dëshmojnë veten të punësohen në njësitë e zjarrfikësve në të gjithë vendin. Të kujtojmë gjithashtu se për herë të parë në 7 vjet, po përdoren 38 automjete të konvertuara të ushtrisë dhe policisë, si dhe janë në dispozicion helikopterë dhe aeroplanë, me të cilët po përballemi me sukses me zjarret që kanë ndodhur këtë verë”, thotë nga OBRM-PDUKM.

The post Mbi 360 persona do të përfitojnë nga masa e Qeverisë për zjarrfikës appeared first on Telegrafi.

Boçvarski: Pas 4 vitesh qeverisje lokale, OBRM-PDUKM nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet e saj

5 August 2025 at 21:33

Deputeti i LSDM-së, Blagoj Boçvarski, kritikoi qeverinë aktuale lokale dhe qendrore të udhëhequr nga OBRM-PDUKM për premtimet e saj të pambajtura.

“Gjatë të gjitha kontakteve me qytetarët, ata thonë se ndihen absolutisht të mashtruar nga ajo që u premtua nga OBRM-PDUKM. Premtimet e mëdha nuk janë përmbushur”, tha Boçvarski.

Ai theksoi se OBRM-PDUKM, e cila qeveris Shkupin dhe shumë komuna të tjera që nga viti 2021, nuk i ka përmbushur premtimet kryesore, siç janë autobusët e rinj, transporti publik më i mirë apo një cilësi më e mirë jetese.

“A morën qytetarët autobusë të rinj elektrikë? A janë përmirësuar kushtet e jetesës në Shkup? Në komunat e tjera? Jo. Këto janë rezultatet e kësaj OBRM-PDUKM. Ata kanë një kryetar bashkie, ata kanë shumicën, përgjegjësia është e tyre”, theksoi deputeti i LSDM-së.

Boçvarski theksoi se qytetarët e kuptojnë dhe për këtë arsye zhgënjimi po rritet tek qytetarët.

The post Boçvarski: Pas 4 vitesh qeverisje lokale, OBRM-PDUKM nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet e saj appeared first on Telegrafi.

OBRM-PDUKM: Fakti që Kocevski nuk jep dorëheqje, tregon se punon për opozitën

4 August 2025 at 19:45

Duke mos dhënë dorëheqjen edhe pas interpelancës së votuar kundër tij, prokurori publik i shtetit tregon se është në mburojën e LSDM-së, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM. Nga atje thonë se fakti që Kocevski, edhe pas mocionit politik të mosbesimit, vazhdon të jetë prokuror publik i shtetit është në fakt provë se ai po punon për opozitën.

Sipas OBRM-PDUKM-së, pavarësisht faktit që Kocevski nuk po jep dorëheqje, ai nuk ka më integritet për këtë pozicion.

“Kryeprokurori Lupço Kocevski nuk ka asnjë fije virtyti për të dhënë dorëheqjen nga posti i tij vetë. Ai zgjodhi të jetë mburojë për LSD-në dhe të mbahet fort pas asaj kashte shpëtimi me të gjitha forcat.

Shtylla e krimit e LSD-së është në prokurori, aty është bastioni i fundit që shpëton nga përgjegjësia dhjetëra ish-zyrtarë shtetërorë, të cilët kanë grabitur shtetin për vite me radhë.

LSD është e vetëdijshme se nëse Kocevski largohet, askush tjetër nuk do të heshtë dhe nuk do t’i mbajë çështjet e tyre në sirtar. Kjo është arsyeja pse ata rrezikuan të ekspozonin publikisht veten dhe të qëndronin pas tij, duke qëndruar kështu në mbrojtje publike të krimeve të tyre”, tha Brane Petrushevski, deputet i OBRM-PDUKM-së.

The post OBRM-PDUKM: Fakti që Kocevski nuk jep dorëheqje, tregon se punon për opozitën appeared first on Telegrafi.

LSDM: Maqedonia po digjet, OBRM-PDUKM e paaftë dhe e painteresuar që të menaxhojë me situata krizash

27 July 2025 at 13:00

“E gjithë Maqedonia po digjet përsëri. Për shkak të paaftësisë së OBRM-PDUKM-së, 20% e sipërfaqes totale të pyjeve dhe kullotave është djegur në zjarre. Ky nuk është patriotizëm, kjo është tradhti ndaj vendit tënd. Kjo qeveri është përgjegjëse, ajo ka dështuar në mbrojtjen e pronës, natyrës, qytetarëve. Që nga java e kaluar, mbi 100 zjarre kanë qenë aktive në territorin e të gjithë vendit. Po digjet në Berovë, Radovish, Vasilevë. Për javën e dytë, Prilep, Makedonski Brod, Kriva Palanka, Zelenikovë, Karbinci, Kumanovë, Likovë, Gostivar, Zhelinë, Nagoriçane”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga partia opozitare thonë se qeveria aktuale nuk ka organizim për të menaxhuar me këto situata.

“Në vend të ndërhyrjes së koordinuar dhe veprimeve të forta për të shuar zjarrin, shohim mungesë interesi dhe çorganizim total nga ana e qeverisë OBRM-PDUKM-së. Qytetarët janë lënë të përballen vetë me zjarrin. Komuna e Berovës është lënë gjithashtu në mëshirë të fatit ditët e fundit, ndërsa zjarri shpërthen në malin Goten. Vetëm disa zjarrfikës po luftojnë me guxim zjarrin, thellë në mal, pa asnjë mbështetje të vërtetë nga shteti. Kjo është e turpshme dhe e papranueshme. Ndihma njoftohet çdo ditë, por deri më tani nuk ka mbërritur kurrë. Komuna u detyrua të thërrasë për mobilizim të popullsisë lokale dhe të kërkojë ndihmë nga komunat fqinje për të parandaluar që zjarri të arrijë në zona të populluara si Vladimirovo dhe Rusinovo. Vitin e kaluar, Hristijan Mickoski premtoi një rishikim dhe modernizim të sistemit të mbrojtjes nga zjarri. Sot shohim degradimin e plotë të atij sistemi. Në vend të automjeteve të reja zjarrfikëse – blihen telefona celularë zyrtarë për 7 milionë euro. Në vend të aeroplanëve dhe pilotëve të zjarrfikësve – qeveria po shpenzon para për fluturime private, hotele luksoze, ushqime deti të shtrenjta, papaja dhe mango. Në vend që të punësojë… zjarrfikës – po hartohen lista partiake për punësim në institucione. Nuk është patriotizëm të lësh pronat, pyjet, kullotat të digjen. Kjo është tradhti”, thuhet nga LSDM.

The post LSDM: Maqedonia po digjet, OBRM-PDUKM e paaftë dhe e painteresuar që të menaxhojë me situata krizash appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Në krahasim me qeverisjen e LSDM-së, pensionet tashmë janë rritur rreth katër herë më shumë

25 July 2025 at 19:55

Kryeministri i vendit,  Hristijan Mickoski thotë se Qeveria po i përmbushë premtimet ndaj qytetarëve.

Ai potencoi se dje janë miratuar dy ligje të rëndësishme për pensionistët dhe për studentët, duke shtuar se nëse merret në analizë e rritja e pensioneve gjatë Qeverisë së kaluar të LSDM-së, në periudhë prej shtatë viteve, do të shihet se 18 muajt e kaluar rritja e pensioneve është për katër herë më e madhe.

“Dhe po, Ligji i dytë është ligji për studentët nga të gjitha universitetet e vendit, të gjitha universiteteve përsëris, edhe të rregullt edhe të çrregullt, literalisht të gjithë do të kenë të drejtën të marrin vauçerë, në vlerë prej 15.000 denarëve, të cilët do t’i shfrytëzojnë për t’u furnizuar me pajisje elektronike, të cilat më tutje do t’u shërbejnë atyre gjatë studimit”, tha Mickoski.

Ai shtoi se “ajo që në të kaluarën vidhej, tani po ndërtohet dhe por reflektohet për qytetarët”.

The post Mickoski: Në krahasim me qeverisjen e LSDM-së, pensionet tashmë janë rritur rreth katër herë më shumë appeared first on Telegrafi.

BDI: Autostrada Shkup-Bllacë, peng i lojërave politike të Qeverisë

20 July 2025 at 13:40

“Vazalët shqipfolës të OBRM-PDUKM-së edhe sot vazhduan me manipulimet e tyre ndaj opinionit publik. Kësaj radhe bëhet fjalë për Autostradën Shkup-Bllacë, një projekt me rëndësi strategjike për shqiptarët dhe për lidhjet me Republikën e Kosovës”, reagojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga BDI janë revoltuar me njoftimin e VLEN-it se “Ndërmarrja Publike ‘Rrugët Shtetërore’ ka hapur procedurat për prokurim publik për fazën përgatitore të projektit final për ndërtimin e kësaj rruge”.

“Edhe pse janë përfunduar më shumë se dy kilometra të para të këtij aksi, projekti qëllimisht po zvarritet dhe refuzohet të lëshohet në përdorim. Fillimisht, Qeveria paralajmëroi gjoja një revision teknik, ndërsa sot deklarojnë se po e nisin nga e para procedurën për prokurim publik – një skenar i qartë për të bllokuar hapjen e Autostradës. Qëllimi i kësaj Qeverie është i lexueshëm: sabotimi sistematik i çdo projekti jetik që ka të bëjë me shqiptarët, duke u përpjekur të anulojë investimet që janë iniciuar nga BDI gjatë qeverisjes së kaluar. Në të njëjtën kohë, VLEN, në vend që të mbrojë interesin shqiptar, po zbaton pa diskutim urdhrat politikë të OBRM-PDUKM-së dhe po përqafon çdo vendim me prapavijë antishqiptare”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI shton se pas tetorit, kur do të rikthehet si faktor udhëheqës, do të përfundojë me prioritet projektet e nisura që sot po bllokohen nga “Qeveria e re dhe aleatët e saj shqipfolës. Autostrada Shkup-Bllacë do të bëhet realitet – jo për inat të dikujt, por për të ardhmen tonë euroatlantike dhe për respektin që shqiptarët meritojnë në këtë shtet”.

The post BDI: Autostrada Shkup-Bllacë, peng i lojërave politike të Qeverisë appeared first on Telegrafi.

Filipçe: Nga OBRM-PDUKM duhet të tregojnë nëse kanë një plan serioz për zhbllokimin e eurointegrimeve

19 July 2025 at 11:40

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, komentoi deklaratën e Kryeministrit Hristijan Mickoski për paraqitjen e një rezolute të përbashkët me Bullgarinë në Parlamentin Evropian për gjuhën maqedonase, theksoi se çështje kaq serioze diskutohen si propozim në Parlament, ku marrin pjesë të gjitha partitë politike.

“Unë besoj se është jashtëzakonisht e pavlerë të bëhen propozime kaq serioze nga konferencat e zakonshme për shtyp. Është shumë serioze dhe e rëndësishme që çështja të jetë vetëm një temë dhe një përpjekje për një lloj interesi të përditshëm politik partiak nga OBRM-PDUKM. Unë besoj se duhet të bëhet si propozim në Parlament sepse është diçka në të cilën duhet të marrin pjesë të gjitha partitë politike. Nëse ka një propozim kaq serioz, ne do ta mbështesim absolutisht”, tha Filipçe.

Duke vepruar kështu, Filipce theksoi se OBRM-PDUKM i detyrohet publikut një shpjegim se çfarë plani kanë për zhbllokimin e integrimit evropian.

“OBRM-PDUKM duhet të thotë nëse ka një plan serioz, nëse ka një plan serioz për aktivitet diplomatik, nëse ka një plan serioz për zhbllokimin e integrimit evropian”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

The post Filipçe: Nga OBRM-PDUKM duhet të tregojnë nëse kanë një plan serioz për zhbllokimin e eurointegrimeve appeared first on Telegrafi.

OBRM-PDUKM: Bullgaria po e keqpërdorë BE-në, fshirja e gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i PE-së është mohim për shtetin tonë

11 July 2025 at 19:51

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë deklaroi se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, po minon raportet e brishta ndërmjet dy vendeve, duke aluduar në deklaratën e kryeministrit se Bullgaria synim ka vetëm të fshijë identitetin dhe kulturën maqedonase.

Partia në pushtet drejtoi mesazhe se s’do të ndryshojnë qëndrim derisa në rikthim nuk marrin respektin bullgar.

“Fshirja e gjuhës dhe identitetit nga raporti i Parlamentit Evropian janë dëshmi se Bullgaria nuk e ka pasur çështjen tek vendosja e bullgarëve në Kushtetutë. Përkundrazi, ky është vetëm mjet për mohimin e plotë të shtetit. OBRM-PDUKM adreson porosi se nuk do të lëvizin asnjë milimetër pa u respektuar nga Bullgaria dhe garancia nga institucionet evropiane. Ky është keqpërdorim i BE-së nga ana e Bullgarisë dhe rrëmbim i procesit.”, – theksoi Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM.

Edhe kreu i socialdemokratëve, Venko Filipçe, është shprehur se deklarata e ministrit të Jashtëm të Bullgarisë nuk është në frymën e vlerave demokratike e as të civilizimit.

Retorika e ashpërsuar Shkup – Sofje erdhi pas shlyerjes së gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i progresit të Parlamentit Evropian. Me gjithë reagimet, kryeministri Mickoski është shprehur se institucionet e vendit do të vazhdojnë përkushtimin në zbatimin e reformave drejt BE-së.

The post OBRM-PDUKM: Bullgaria po e keqpërdorë BE-në, fshirja e gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i PE-së është mohim për shtetin tonë appeared first on Telegrafi.

OBRM-PDUKM: 120 shërbime të reja elektronike për qytetarët, kemi avancuar shërbimet dixhitale

5 July 2025 at 11:47

Maqedonia po transformohet në mënyrë dixhitale, me miratimin e Ligjit të parë për Sigurinë Kibernetike, 120 shërbime të reja elektronike dhe njohjen e dokumenteve elektronike, thonë nga partia në pushtet OBRM-PDUKM në një deklaratë.

Sipas tyre, shteti ka pasur dixhitalizim të prapambetur, teksa tanimë po zhvillohet në kushte moderne.

Njoftimi i plotë:

“Qeveria e OBRM-PDUKM-së trashëgoi Maqedoninë me dixhitalizim tërësisht të prapambetur. Në vend që të avanconte shërbimet dixhitale gjatë shtatë viteve të qeverisjes së LSDM-së, ata dukeshin sikur donin ta kthenin vendin dekada prapa. Megjithatë, në një vit qeverisjeje, OBRM-PDUKM ka treguar se si punon shumë në interes të shtetit dhe qytetarëve dhe ka filluar të ndërtojë themelet për transformimin dixhital të Maqedonisë.

Me qëllim që të zvogëlohen problemet administrative, të bëhen procedurat administrative më të shpejta dhe më të lehta për qytetarët, janë futur 120 shërbime të reja elektronike për qytetarët në portalin kombëtar uslugi.gov.mk.

Ne i kemi bërë shërbimet më të përdorura nga institucionet, siç janë një certifikatë pa precedent penal, një certifikatë lindjeje elektronike, një certifikatë elektronike shtetësie dhe një certifikatë për blerjen e armëve, plotësisht të disponueshme elektronikisht.

Që dokumente të tilla elektronike të kenë të njëjtën vlefshmëri si ato origjinale të lëshuara nga institucionet, janë bërë ndryshime në Ligjin për Dokumentet Elektronike, i cili i njeh dokumentet si plotësisht të vlefshme.

U hapën qendra të reja administrative për shërbime (ETU) për qytetarët në Aerodrom, Jegunovcë dhe Shtip, në të cilat qendra punonjësit e ministrisë ndërmjetësojnë për qytetarët në… duke aplikuar dhe lëshuar më shumë se 300 shërbime nga portali.

Duke hapur qendra të tilla, po i sjellim shërbimet administrative më afër qytetarëve që nuk janë në gjendje të përdorin internetin, të udhëtojnë në njësitë qendrore të institucioneve ose nuk kanë njohuri të mjaftueshme për përdorimin e pajisjeve elektronike.

Për siguri dhe mbrojtje më të madhe të të dhënave, u miratua një Ligj për Sigurinë Kibernetike, i cili për herë të parë në vend merr një ligj për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit.

U miratua një Ligj për Median, i cili pas më shumë se 12 vitesh njeh botuesit e mediave online – publikimet në internet në ligj.

Ndër të tjera, u miratua edhe një ndalim për 226 organizatorë të paligjshëm të lojërave të fatit online. Numri më i madh i të rinjve, adoleshentëve, janë prekur nga pandemia e lojërave të fatit, veçanërisht përmes lojërave të fatit të paligjshme të organizuara përmes platformave online, të cilat paraqesin rrezik për vjedhjen e të dhënave personale, si dhe abuzimin me kartat e pagesës.

Një Super Aplikacion qeveritar (SupperApp) është duke u përgatitur dhe është planifikuar të lançohet në tetor 2025, me ndihmën e të cilit qytetarët do të kenë kartat e tyre të identitetit dhe patentat e drejtimit në formë elektronike, dhe Qeveria dhe ministritë do të marrin faqe interneti të mbrojtura dhe të unifikuara.

Ne po ndërtojmë themelet e ndryshimit”.

The post OBRM-PDUKM: 120 shërbime të reja elektronike për qytetarët, kemi avancuar shërbimet dixhitale appeared first on Telegrafi.

Filipçe: BE-ja konfirmoi që OBRM-PDUKM e mban Maqedoninë peng të vendeve tjera

30 June 2025 at 13:55

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, tha se partia e tij që nga dita e parë ka paralajmëruar se qeveria e OBRM-PDUKM po e mban vendin peng të vendeve të tjera – në vend të integrimit dhe përparimit, në izolim gjeopolitik dhe varësi të rrezikshme ekonomike.

Filipce theksoi se indikacione të tilla të LSDM-së u konfirmuan edhe nga Bashkimi Evropian në raport.

“Përveç huamarrjes së rrezikshme me kredi të drejtpërdrejta, politikat po zhvillohen nën diktatin e vendeve të tjera që kanë shumë ndikim në qeveri. Dhe tani kjo po shihet dhe konfirmohet gjithnjë e më shumë. Raporti thotë qartë se Maqedonia e Veriut është prekur rëndë nga ndërhyrjet e huaja dhe fushatat e dezinformimit, duke përfshirë kërcënimet hibride, korrupsionin strategjik, flukset e dyshimta financiare dhe praktikat e detyruara të investimeve – veçanërisht me origjinë nga Rusia dhe Kina”, tha Filipce.

Ajo që është veçanërisht shqetësuese, siç tha Filipce, dhe të cilën e vëren edhe BE, është huamarrja nga Hungaria, e cila tregon rrezik të varësisë financiare nga Kina.

“Thuhet se Bashkimi Evropian është i alarmuar nga rolet e Hungarisë dhe Serbisë në avancimin dhe zgjerimin e qëllimeve gjeopolitike të Rusisë dhe Kinës në Ballkan. Në këtë kontekst, raporti vëren rrezikun e varësisë nga Kina përmes kredive asimetrike, siç është kredia e fundit nga Hungaria – e cila duket se është siguruar nga Kina, për të cilën edhe ne paralajmëruam”, tha Filipce.

Për më tepër, Filipce theksoi se ndërsa qeveria nga njëra anë po e mban vendin peng ndaj vendeve të tjera, nga ana tjetër po e izolon atë në një nivel diplomatik.

“Qeveria ka izoluar edhe Maqedoninë, e cila ishte e vetmja që abstenoi nga votimi për rezolutën evropiane për Ukrainën. Ky është një turp diplomatik dhe një skandal diplomatik që vihet re nga të gjithë partnerët strategjikë, dhe tani nga raporti. Ne kemi treguar qartë se për herë të parë Maqedonia po voton jashtë kontekstit të një politike të përbashkët sigurie dhe të jashtme me BE-në”, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipce.

The post Filipçe: BE-ja konfirmoi që OBRM-PDUKM e mban Maqedoninë peng të vendeve tjera appeared first on Telegrafi.

LSDM: Një vit qeverisje nga OBRM-PDUKM, Maqedonia është poshtëruar ekonomikisht

23 June 2025 at 09:52

LSDM në një kumtesë për media thotë se “pas një viti të qeverisë së re, situata me ekonominë është alarmante”. Sipas LSDM-së Maqedonia është poshtëruar ekonomikisht.

“Standardi i jetesës së njerëzve po vështirësohet dita-ditës, standardi i jetesës është shkatërruar, qytetarët mbeten vetëm përballë rritjeve të mëdha të çmimeve, ndërsa ata vazhdimisht ndiejnë rënien e fuqisë blerëse dhe shikojnë qeverinë të psherëtijë dhe të bëhet më luksoze. Rritja e pagave është ndalur plotësisht, çmimet e produkteve bazë po rriten. Njerëzit mezi po ia dalin mbanë. Ndërsa njerëzit jetojnë në prag të ekzistencës, zyrtarët qeveritarë po shpenzojnë shumë për luksin – duke fluturuar me avionë privatë, duke shpenzuar për ushqime të shtrenjta, papaja, mango, duke shijuar hotele ëndrrash”.

“Ky është realiteti i trishtueshëm sot pas një viti qeverisjeje. OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZNAM e kanë zhytur vendin në një paqëndrueshmëri të thellë ekonomike. Edhe pse qeveria dëshiron vazhdimisht të sigurojë se ekonomia po rritet, faktet flasin ndryshe. Inflacioni është pothuajse 4.5%, dhe rritja ekonomike mezi arrin 2.6%. Për herë të parë, vendi ka një rezultat negativ ekonomik më të keq se viti i luftës 2001”.

“Qeveria jeton në një realitet paralel, duke na bindur se jemi një “tigër ekonomik” dhe se fuqia jonë blerëse është më e madhe se ajo e Evropës, ndërsa realiteti tregon krejt të kundërtën: Maqedonia është në fund të Evropës si për nga pagat ashtu edhe për nga standardet e jetesës, si një mi ekonomik”, thonë nga LSDM.

The post LSDM: Një vit qeverisje nga OBRM-PDUKM, Maqedonia është poshtëruar ekonomikisht appeared first on Telegrafi.

LSDM: OBRM-PDUKM përgatit krim me vlerë 2 miliardë euro – hekurudhë pa projekt, por me provizion tashmë të llogaritur

20 June 2025 at 12:51

LSDM në një kumtesë për media thotë se OBRM-PDUKM po përgatit krim të shkallës së gjerë, në lidhje me ndërtimin e hekurudhës.

“Para syve të publikut, një tjetër “projekt” po zhvillohet pa plan, pa dokumentacion, pa afate të qarta – por me një çmim tashmë të njohur prej 2 miliardë eurosh. Për hekurudhën e Korridorit 10, të cilën e njoftoi Mickoski, nuk ka asnjë fletë letre, por dihet tashmë se sa do të kushtojë. Nëse nuk ka projekt, nëse nuk ka studim, nëse nuk ka analizë të itinerarit – si arritën në shifrën prej 2 miliardë eurosh?”.

“Kush e llogariti dhe mbi çfarë baze? Përgjigja është e vetëkuptueshme: Llogaritet komisioni, jo kostoja. Kjo është përgatitje për krimin më të madh të tenderit në historinë e kohëve të fundit. VMRO-DPMNE përsërit modelin: një megaprojekt premtohet pa bazë, çmimi rritet paraprakisht, duke hapur rrugën për pastrim parash dhe pasurim të udhëheqjes së partisë. Dhe në të gjithë atë matricë mashtrimi – Mickoski thotë se hekurudha do të fillojë deri në fund të vitit, dhe Ministrja Kochoska deklaron se nuk do të fillojë deri në vitin 2027”.

“A është kjo gënjeshtër e koordinuar ndaj publikut apo thjesht provë se kaosi mbretëron në Qeveri dhe nuk ka kontroll mbi gënjeshtrat e veta? E pyesim Mickoskin: Si e dimë që hekurudha do të kushtojë 2 miliardë euro nëse nuk ka projekt? A u ra dakord çmimi paraprakisht me huadhënësin? Kush do ta fitojë tenderin? Dhe sipas cilave kritere?”

“A do ta shohë publiku një studim fizibiliteti? Apo është kjo një marrëveshje tjetër në të cilën miliona do të zhduken si në të kaluarën? Përpjekjet për të paraqitur një lloj bumi investimesh janë komike. Në realitet, kjo Qeveri mezi po i përfundon projektet e filluara nga LSDM, dhe projektet e reja janë vetëm tituj të zakonshëm dhe shifra të fryra – pas të cilave ekziston një dyshim shumë serioz për abuzim. LSDM nuk do të heshtë”, thonë nga LSDM.

The post LSDM: OBRM-PDUKM përgatit krim me vlerë 2 miliardë euro – hekurudhë pa projekt, por me provizion tashmë të llogaritur appeared first on Telegrafi.

Nikolloski: Në tetor pres fitore bindëse të OBRM-PDUKM-së

19 June 2025 at 21:50

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandër Nikolloski pret fitore më bindëse të OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen në tetor të këtij viti.

Sipas tij, partia do të ketë rezultat shumë më të mirë se sa në zgjedhjet e kaluara lokale. Për opozitën tha se do të lëvizë prej zero deri në maksimum tre kryetarë të komunave.

“Ne jemi më mirë se sa në zgjedhjet e vitit të kaluar, por ajo që është me rëndësi është se do të kemi rezultat shumë më të mirë se sa në zgjedhjet lokale dhe nuk është joreale se opozita do të lëvizë ndërmjet zero dhe maksimum tre kryetarë të komunave”, tha Nikolloski në intervistën e sotme për televizionin Kanal 5.

Për Qytetin e Shkupit, tha se do të shkojnë me zgjidhje partiake të mësuar nga e kaluara.

Kryeministri Hristian Mickoski sot në një deklaratë për mediat tha se kandidati për kryetar të Shkupit do të dihet në mes të korrikut dhe se ka disa emra të cilët përmenden në anketa.

Nikolloski e hodhi poshtë mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare duke shtuar se i kanë përmbushur tre premtimet kyçe të dhëna në fushatën parazgjedhore, ndërsa ato janë BDI të shkojë në opozitë, të mos përkulen para Bullgarisë dhe t’i japin fokus të fuqishëm zhvillimit të ekonomisë.

The post Nikolloski: Në tetor pres fitore bindëse të OBRM-PDUKM-së appeared first on Telegrafi.

❌
❌