Quentin Tarantino thotë se David Fincher është regjisori më i mirë i të gjitha kohërave
Quentin Tarantino, një nga emrat më të mëdhenj të kinemasë botërore, së fundmi ka qenë i ftuar në podcast-in “The Church of Tarantino”, ku ka folur për projektet e tij dhe mbi regjisorin që ai e konsideron më të mirin.
Gjatë bisedës, Tarantino tregoi se filmi i tij i radhës do të quhet “The Adventures of Cliff Booth”, një histori që e zhvillon më tej botën e “Once Upon a Time in… Hollywood”, duke u fokusuar tek personazhi i Brad Pitt, Cliff Booth.
Për këtë film, ai ka shkruar skenarin, por nuk ka vendosur të ulet në karrigen e regjisorit, duke ia lënë këtë rol një emri tjetër të madh të kinemasë.

Tarantino e bëri të qartë se personi që ai e sheh si regjisorin më të mirë të kohës është David Fincher, të cilin e vendos në një nivel të barabartë me veten.
“Mendoj se David Fincher është regjisori më i mirë. Mendoj se unë dhe David Fincher jemi regjisorët më të mirë”, tha ai.
Tarantino shtoi se fakti që Fincher pranoi të përshtatë veprën e tij tregon një respekt dhe seriozitet të madh ndaj punës së tij, diçka që për të ka shumë rëndësi.
Filmi “The Adventures of Cliff Booth” tashmë është blerë nga Netflix dhe pritet të sjellë një bashkëpunim të shumëpritur mes një prej skenaristëve më të njohur në botë dhe njërit prej regjisorëve më të vlerësuar të Hollywoodit, David Fincher. /Telegrafi/

The post Quentin Tarantino thotë se David Fincher është regjisori më i mirë i të gjitha kohërave appeared first on Telegrafi.