Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 August 2025Main stream

Belinda Balluku në festën e Sh’Mraja në Lurë: Një traditë që bashkon dhe ruan kulturën e zonës

By: rozalb
24 August 2025 at 17:45

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë një postim në rrjetet sociale gjatë vizitës së saj në festën tradicionale të Sh’Mraja në Lurë. Balluku u shpreh se kjo festë është një simbol i bashkimit të komunitetit, ku banorët dhe vizitorët nga zona të ndryshme bashkohen për të festuar dhe për të promovuar trashëgiminë kulturore të Lurës.

Source

Shqipëria U-15 do të luajë dy miqësore në shtator ndaj Maltës U-15 në “Shtëpinë e Futbollit”

By: rozalb
24 August 2025 at 17:32

Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Maltës në muajin shtator. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Maltës që këto dy miqësore të luhen më 16 dhe 18 shtator në “Shtëpinë e Futbollit”. Ndeshja e parë miqësore është programuar të luhet më 16 shtator, ora 16:00, ndërsa takimi i dytë më 18 shtator…

Source

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Ali Ahmeti: Humbja e tij lë boshllëk të madh në gazetari dhe jetën publike shqiptare!

By: rozalb
24 August 2025 at 17:15

Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut ka reaguar për vdekjen e papritur të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji. Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti e quan Zhejin si një zë të guximshëm dhe të pavarur në hapësirën mediatike shqiptare. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji…

Source

Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Shkozet, policia devijon trafikun

By: rozalb
24 August 2025 at 17:10

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet zjarrfikëse me katër automjete, duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në bizneset dhe banesat përreth. Për shkak të rrezikut…

Source

Indeksi Global i Paqes 2025: Njihuni me 5 vendet më të sigurta në botë

By: rozalb
24 August 2025 at 16:43

Në një vit ku konfliktet dhe tensionet po rriten në mbarë globin, Indeksi Global i Paqes 2025 (GPI) konfirmon se disa vende vijojnë të mbeten modele stabiliteti dhe sigurie. Islanda ruan prej vitit 2008 vendin e parë si shteti më paqësor, falë sigurisë së brendshme, mungesës së konflikteve dhe nivelit të ulët të militarizimit. “Komuniteti këtu është baza e ndjenjës së sigurisë…

Source

Dështon transferimi i Boniface te Milani, lojtari kthehet në Gjermani

By: rozalb
24 August 2025 at 16:30

Pas rikthimit të sulmuesit Boniface në Gjermani, drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes, ka dhënë një deklaratë të fortë. I pyetur nga “Bild” për nigerianin, ai është shprehur: “Nëse Boniface kthehet në Leverkusen, akordi me Milanin anulohet . Ky nuk është sekret”. Sipas tij, nuk do të ketë hapa mbrapa. “Jo, ky akord nuk mund të rinegociohet. Kushtet fizike të lojtarit janë…

Source

Humbje e rëndë për psikologen Jorida Rustemi, ndahet nga jeta bashkëshorti i saj

By: rozalb
24 August 2025 at 16:17

Psikologia e njohur, Jorida Rustemi, ka ndarë sot lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Vasileios Stachos, i cili humbi betejën pas një sëmundjeje të rëndë. Përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, Rustemi shprehet se bashkëshorti i saj, i njohur ndryshe si Vasili, ka luftuar me forcë dhe dinjitet për më shumë se katër vite, duke mos humbur kurrë shpresën deri në…

Source

Rama: Nga nëndetësja e Luftës së Ftohtë, në një skenë arti dhe muzike në Pashaliman

By: rozalb
24 August 2025 at 15:58

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje dhe emocione nga një aktivitet artistik të zhvilluar në Pashaliman, ku meloditë e grupit “Ritfolk” u rikthyen në një atmosferë unike, falë interpretimit të vajzave dhe djemve të Orkestrës së Forcave të Armatosura. “Nga Nëndetësja 105, dikur simbol i Luftës së Ftohtë dhe Realizmit Socialist, sot një platformë e një projekti tërheqës…

Source

Manastirliu: Nesër nis shpërndarja e librave falas në shkolla

By: rozalb
24 August 2025 at 15:41

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se duke filluar nga nesër, 25 gusht, do të nisë shpërndarja e librave falas në të gjitha shkollat e vendit, një nismë që synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra familje shqiptare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja theksoi se ky është një program mbështetës i qeverisë në prag të fillimit të vitit të ri…

Source

Koçiu: Spitali Rajonal i Gjirokastrës po transformohet në qendër moderne shëndetësore

By: rozalb
24 August 2025 at 15:30

Spitali Rajonal i Gjirokastrës “Omer Nishani” po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, i cili pritet të sjellë një transformim rrënjësor të shërbimeve dhe infrastrukturës shëndetësore në qytetin e gurtë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, publikoi pamje nga punimet që po zhvillohen, duke theksuar se godina “po rilind nga themelet” dhe shumë shpejt do të ofrojë…

Source

Analiza e Sacchit: Allegri ka nevojë për kohë, Napoli është i uritur për titull

By: rozalb
24 August 2025 at 15:20

Ish-trajneri legjendar dhe sot opinionist për La Gazzetta dello Sport, Arrigo Sacchi, ka komentuar debutimin e skuadrave të mëdha në javën e parë të Serie A. Për humbjen e Milanit ndaj Cremoneses “Do të ishte e lehtë t’i kritikosh ashpër kuqezinjtë, por nuk do të ishte e drejtë. Allegri ka nevojë për kohë për të montuar skuadrën dhe për t’i dhënë asaj një lojë të qartë.

Source

Juventus dhe Milan po projektojnë një shkëmbim në merkato

By: rozalb
24 August 2025 at 15:09

Aksi i merkatos mes Milanit dhe Juventusit po rikthehet të ndizet. Kuqezinjtë, që po e shohin gjithnjë e më të vështirë transferimin e Boniface, kanë nisur të kërkojnë alternativa të reja për repartin ofensiv dhe kanë rikthyer vëmendjen te Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb, një nga emrat më të lakuar të verës, është rikthyer në orbitën e Milanit. Klubi kuqezi, sipas burimeve pranë merkatos italiane…

Source

Cremonese shokon Milanin e Allegrit, Roma mund Bolognën

By: rozalb
23 August 2025 at 22:51

Sezoni i ri i Serie A 2025-2026 ka nisur me një rezultat befasues. Skuadra e sapo ngjitur në elitë, Cremonese, ka mposhtur Milanin me rezultatin 2-1 në “San Siro”, duke i prishur festën e rikthimit trajnerit Massimiliano Allegri në pankinën ku nuk kishte qenë prej më shumë se 11 vitesh. Grigiorosët kaluan në avantazh në minutën e 28-të falë një goditjeje me kokë të Baschirotto…

Source

Elbasani fiton ndaj Flamurtarit, vendos një autogol i ish-lojtarit të Realit

By: rozalb
23 August 2025 at 22:09

Elbasani ka startuar sezonin e ri të Superiores me një fitore minimale 1-0 ndaj Flamurtarit, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e parë të kampionatit. Të dyja skuadrat u futën në këtë ndeshje me objektiva të qarta: Elbasani kërkon të kapë zonën “Final Four” pas zhgënjimit të sezonit të kaluar, ndërsa Flamurtari, pas një merkatoje aktive…

Source

Yesterday — 23 August 2025Main stream

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

By: rozalb
23 August 2025 at 21:51

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se, prej orës 09:00 deri në orën 20:00 të datës 23 gusht 2025, në rang vendi janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve dhe ndërhyrjes në kohë të forcave operacionale, është bërë e mundur shuarja dhe izolimi i 9 vatrave zjarri, ndërsa vetëm 1 vatër mbetet nën monitorim.

Source

Ngjela: Zheji njeri me talent, personalitet i veçantë në gazetarinë shqiptare

By: rozalb
23 August 2025 at 21:31

Avokati dhe analisti politik, Spartak Ngjela, ka reaguar pas ndarjes së parakohshme nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji, duke e cilësuar atë si një personalitet të veçantë të gazetarisë shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen e Zhejit, duke e vlerësuar atë si një figurë me talent të spikatur dhe trashëgimtar të…

Source

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Spiropali: Penë e talentuar që do i mungojë publikut shqiptar

By: rozalb
23 August 2025 at 21:20

Kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas lajmit të ndarjes së parakohshme nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji. “Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar. Pusho në paqe, Artur!”…

Source

Arsenali po bëhet “i frikshëm”, fiton thellë 5-0 ndaj Leeds United

By: rozalb
23 August 2025 at 20:50

Arsenali ka dhuruar një paraqitje fantastike në “Emirates Stadium”, duke mposhtur Leeds me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Premier League. Skuadra e Mikel Artetës e nisi fuqishëm ndeshjen dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-0. Fillimisht, Jurrien Timber zhbllokoi rezultatin në minutën e 34-të me një goditje të saktë me kokë pas një krosimi nga këndi të…

Source

Dita Olimpike e Amantias, një festë e madhe sportive dhe historike

By: rozalb
23 August 2025 at 20:42

Pas atmosferës së ngrohtë të natës së parë, “Vajzëfest – Art, Film, Trashëgimi” vijoi me një tjetër mbrëmje të veçantë në Parkun Arkeologjik të Amantias, ku u zhvillua “Dita Olimpike” nën kujdesin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Qytetarë nga zona dhe më gjerë u mblodhën për të ndjekur nga afër sportistë të ndryshëm teksa ushtronin sportet e tyre, duke sjellë në skenë një shfaqje unike dhe…

Source

Napoli e nis mbarë mbrojtjen e titullit, shënon edhe De Bruyne

By: rozalb
23 August 2025 at 20:32

Napoli, kampionët në fuqi të Italisë, e ka nisur mbarë sezonin e ri të Serie A duke mposhtur Sassuolon me rezultatin 2-0 në javën e parë të kampionatit. Në ndeshjen e zhvilluar në “Mapei Stadium”, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte dominoi që nga minuta e parë, duke kontrolluar lojën dhe ritmin e sfidës. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 17-të, kur McTominay shënoi me kokë pas një asisti…

Source

❌
❌