Zoë Kravitz dhe Harry Styles ndezin thashethemet e romancës me një shëtitje romantike në Romë
Zoë Kravitz ka ndezur thashethemet e reja të romancës pasi u pa në një shëtitje të qetë në Romë me Harry Styles.
Aktorja 36-vjeçare dhe këngëtari 31-vjeçar u fotografuan duke ecur krah për krah, të afërt dhe të përqendruar në bisedë, në një video që u bë shpejt virale në rrjetet sociale.
Ylli i “Batman” u shfaq me një fustan të bardhë elegant të kombinuar me këpucë balerina dhe një kapelë sportive, ndërsa Styles mbante një veshje të thjeshtë, shkruan DailyMail.

Pamja e tyre solli reagime të shumta në rrjet, me fansat që spekuluan mbi një lidhje të mundshme mes tyre.
Kjo shfaqje vjen vetëm pak ditë pasi Kravitz u pa në Paris në një moment flirtues me Austin Butler, bashkë-yllin e filmit të tyre të ri Caught Stealing.

Burime pranë produksionit kanë thënë se mes tyre ka shumë kimi gjatë promovimit të projektit, megjithëse nuk është konfirmuar një romancë.
Pas ndarjes nga Channing Tatum në fund të vitit 2024, Kravitz është parë disa herë në shoqërinë e emrave të njohur, mes tyre edhe Noah Centineo.
Për fansat, afrimiteti me Styles vetëm sa shton misterin rreth jetës së saj sentimentale. /Telegrafi/
The post Zoë Kravitz dhe Harry Styles ndezin thashethemet e romancës me një shëtitje romantike në Romë appeared first on Telegrafi.