Velipoja, destinacioni i preferuar i turistëve për hapësirën dhe pastërtinë
Plazhi i Velipojës vazhdon të mbetet një ndër destinacionet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar, duke tërhequr pushues vendas dhe të huaj çdo sezon veror. Hapësira e gjerë publike dhe pastërtia janë dy nga arsyet kryesore që turistët zgjedhin këtë plazh për të kaluar pushimet. Pushuesit shprehen se ndihen të lirë dhe komodë falë sipërfaqes së bollshme që ofron Velipoja…