Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 August 2025Main stream

Protestat, Vuçiç kërcënon studentët: S’do të lejojmë që bandat të sundojnë rrugët

By: b b
17 August 2025 at 22:46

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë sot një kërcënim drejt studentëve të revoltuar që me protesta po kundërshtojnë politikat e tij.

Ai në një fjalim të tij dramatik, paralajmëroi vendime të papritura nga shteti që ai drejton.

”Ditëve në vijim do të shihni një reagim shtetëror ndryshe nga çdo herë tjetër. Ne nuk do të lejojmë më që bandat të sundojnë rrugët. Ngjarjet në Valjevo ishin të tmerrshme, pak më pak në Beograd, dhe po aq të rënda në Novi Sad. Duhet të themi të vërtetën nuk ishte protestë, ishte sulm i organizuar”, tha ai.

Siç tha ai, brenda 10 ditëve do të ketë edhe arrestime, për secilin pjesëmarrës në veprimet siç i quajti ai të dhunshme.

”Një pjesë e mirë e atyre më agresivëve do të kapen dhe do të përgjigjen. Ne do të rikthejmë rendin në çdo mënyrë”, tha ai.

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?

By: b b
17 August 2025 at 22:28

Bolivianët i janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhje që mund të shënojnë një kthesë të rëndësishme politike, duke i dhënë fund pothuajse dy dekadave të qeverisjes nga partia e majtë Movimiento al Socialismo (MAS).

MAS, e cila erdhi në pushtet me zgjedhjen e parë të Evo Morales në vitin 2005, rrezikon të humbasë edhe statusin ligjor nëse nuk arrin pragun minimal prej 3% të votave, një shifër që nuk e ka arritur në sondazhet e fundit, raporton The Guardian.

Në garën presidenciale, dy kandidatët e opozitës kryesore janë pothuajse të barabartë: Samuel Doria Medina, biznesmen dhe ish-ministër planifikimi me prirje qendër-djathtas, dhe Jorge “Tuto” Quiroga, ish-president me orientim të djathtë.

Presidenti aktual Luis Arce, 61 vjeç, i papëlqyer në mes të krizës më të rëndë ekonomike që nga vitet 1980, zgjodhi të mos kandidojë. Ai përkrahu kandidaturën e ministrit të tij të Brendshëm, Eduardo del Castillo, i cili sipas sondazheve ka mbështetje vetëm rreth 2%.

Ndërkohë, Evo Morales, ish-presidenti dhe figura historike e MAS, është përballur me një urdhër arresti mbi akuza të rënda dhe ka bërë thirrje për vota të pavlefshme, duke pretenduar se kjo do të shërbente si një formë legjitimimi për të. Analistët, megjithatë, theksojnë se kjo strategji nuk pritet të ndryshojë rezultatin.

Në krahun e majtë, fragmentimi është thelluar: senatori 36-vjeçar Andrónico Rodríguez, dikur i konsideruar trashëgimtari politik i Morales, kandidoi përmes një koalicioni tjetër të majtë, duke sfiduar hapur partinë ku u formua.

Sipas analistëve politikë, zgjedhjet e së dielës po mbahen në sfondin e një krize të ashpër ekonomike me mungesë dollari dhe karburanti, rritje të çmimeve dhe pakënaqësi popullore. Rreth 7.9 milionë qytetarë janë të thirrur për të votuar, ndërsa rezultatet e para pritet të shpallen në mbrëmje.

Nëse asnjë kandidat nuk arrin mbi 50% të votave, apo të paktën 40% me një epërsi prej 10 pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, vendi do të shkojë në balotazh më 19 tetor, një zhvillim pa precedent në historinë politike të Bolivisë.

Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!

By: b b
17 August 2025 at 22:19

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj ashpër deklaratës së Presidentit Francez Emmanuel Macron, i cili tha pas takimit virtual të liderëve të BE-së me Zelenskin se Rusia gjoja po i ofronte Ukrainës kapitullim, dhe jo paqe.

Zakharova i quajti fjalët e udhëheqësit francez gënjeshtra dhe akuzoi Parisin se po e shtyn Kievin drejt shkatërrimit.

Çfarë gënjeshtre e paturpshme! Rusia ka propozuar një zgjidhje paqësore për krizën e brendshme ukrainase për shtatë vjet brenda kuadrit të marrëveshjeve të Minskut!“, shkroi Zakharova.

Ajo nw vijim i kujtoi Macron se ishin politikanët francezë ata që “i shtynë mercenarët ukrainas të organizonin “Maidanin” dhe të kryenin grushte shteti”, duke minuar paqen dhe sigurinë.

Zakharova citoi fjalët e ish-Presidentit francez Francois Hollande, i cili në vitin 2023 pranoi drejtpërdrejt se marrëveshjet e Minskut ishin të nevojshme vetëm për t’i “dhënë Ukrainës kohë për të rritur gatishmërinë e saj luftarake“.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, kapitullimi aktual i Ukrainës u propozua nga ata që për vite me radhë i ngulitën Kievit iluzionin e “fitores në fushën e betejës”, duke e kuptuar plotësisht se kjo ishte e pamundur.

Në fund të mesazhit të saj, ajo përmendi fajtorin kryesor të këtij procesi: “Midis tyre, para së gjithash, vetë Macroni“.

Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

By: b b
17 August 2025 at 21:33

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme.

“Më pyesni nëse besoj se Putini dëshiron paqe. Mendoj se përgjigjja është jo”, tha Macron, duke shtuar se “situata është jashtëzakonisht serioze, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën”.

Udhëheqësi francez theksoi se qëllimi i përbashkët i evropianëve është “një paqe e fortë dhe e qëndrueshme për Ukrainën” dhe përsëriti se “ne duam që integriteti territorial i Ukrainës të respektohet”.

Emmanuel Macron theksoi gjithashtu se bisedimet e së hënës në Uashington midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky synojnë të paraqesin një front të përbashkët për Ukrainën me aleatët e saj evropianë.

Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë, po hapim rrugën për konflikte të ardhshme“, tha Macron.

Në këtë kontekst, presidenti francez theksoi se Evropa duhet të tregojë forcë dhe vendosmëri.

Nëse Evropa dëshiron të jetë e lirë dhe e pavarur, duhet të na kenë frikë dhe të jemi të fortë. Nëse jemi të dobët sot, do të paguajmë një çmim të rëndë nesër“, paralajmëroi ai.

Lidhur me Ukrainën, ai theksoi se “asnjë vend nuk mund të pranojë humbjen e territorit nëse nuk ka garanci të qarta sigurie për territoret e saj të mbetura”.

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit

By: b b
17 August 2025 at 20:55

Një pushuese në Gjirin e Shën Janit, u shpëtua ditën e sotme, 17 gusht 2025, nga Policia Kufitare e Vlorës, pasi rrezikonte mbytjen.

Sipas njoftimit të uniformave blu të Vlorës, pushuesja ishte nxjerrë në breg fillimisht nga pushuesit e tjerë, e se kishte pirë shumë ujë.

Kështu, policia kufitare arriti të jepte ndihmën e parë në breg, së bashku me pushuesit e tjerë, e më pas ajo u transportua me mjet lundrues në portin e Durrësit, për të mbërritur në Spitalin Rajonal të Vlorës. Pushuesja gjatë rrugës shfaqi përkeqësim të gjendjes shëndetësore, por tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Policia Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me qytetarët, i erdhi në ndihmë një shtetaseje që rrezikoi mbytjen në det, në Gjirin e Shën Janit. Sot, gjatë patrullimit me mjet lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë konstatuan thirrjet për ndihmë të pushuesve. Në breg ndodhej një shtetase, e cila ishte nxjerrë nga deti nga qytetarët, pasi gjatë notimit kishte pirë ujë dhe kishte rrezikuar mbytjen. Punonjësit e Policisë Kufitare, së bashku me pushuesit, i dhanë ndihmën e parë në breg dhe më pas e transportuan me mjetin lundrues drejt portit të Vlorës. Gjatë rrugës, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, por u asistua përsëri nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe u bë e mundur stabilizimi i saj deri në momentin e dorëzimit tek ekipi i urgjencës mjekësore. Falë reagimit të shpejtë të qytetarëve dhe Policisë Kufitare, shtetasja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve të Spitalit Rajonal Vlorë. Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon për kujdes maksimal, ndërsa strukturat e saj vijojnë të jenë të angazhuara për sigurinë e pushuesve dhe turistëve“, njofton policia.

Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh

By: b b
17 August 2025 at 20:31

Një servis automjetesh është përshirë nga flakët e zjarrit pak momente më parë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”.

Sipas burimeve mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale të konsiderueshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat po bëjnë neutralizimin e flakëve si dhe policia së bashku me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Ndërkohë që e gjithë zona është mbuluar nga tymi.

Zelensky: Çdokush është i bindur se kufijtë nuk ndryshohen me forcë!

By: b b
17 August 2025 at 20:08

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kaa reaguar lidhur me video-konferencën që zhvilloi me liderët europianë.

Përmes një postimi në platformën X, Zelensky u shpreh i kënaqur për rezultatet e kësaj konference virtuale.

Po ashtu, Zelensky foli për një vendim historik, ku Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të marrin pjesë në garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Postimi i Zelenskyt:

“Jam mirënjohës ndaj të gjithë pjesëmarrësve në Aleancën e Gatshëm për diskutimin e sotëm në Bruksel – në prag të takimit në Uashington me Presidentin Trump. Ishte shumë i dobishëm. Vazhdojmë të koordinojmë pozicionet tona të përbashkëta. Ka mbështetje të qartë për pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës. Të gjithë bien dakord që kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë. Të gjithë mbështesin që çështjet kyçe të zgjidhen me pjesëmarrjen e Ukrainës në një format trefazor – Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Ky është një vendim historik që SHBA-ja është e gatshme të marrë pjesë në garancitë e sigurisë për Ukrainën. Garancitë e sigurisë, si rezultat i punës sonë të përbashkët, duhet të jenë vërtet shumë praktike, duke ofruar mbrojtje në tokë, në ajër dhe në det, dhe duhet të zhvillohen me pjesëmarrjen e Europës.

Sigurisht, diskutuam edhe për mënyrën se si të ndalojmë sa më shpejt vrasjet. Po punojmë për të formuar një vizion të përbashkët për atë se si duhet të duket një marrëveshje paqeje – me të vërtetë e drejtë, e shpejtë dhe efektive. Faleminderit!”

 

Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit

By: b b
17 August 2025 at 19:51

Në Mirditë u përkujtua 76-vjetori i Masakrës së Qafës së Valmirit, ku u dënuan me vdekje 14 burra prej dyerve të fisme të kësaj treve, në shenjë hakmarrjeje pas vrasjes së Sekretarit të Parë të Mirditës nga Komiteti i Maleve, një formacion i armatosur që ishte kundër regjimit komunist dhe që kërkonte bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Familjarë të viktimave, përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë dhe deputetë të Partisë Demokratike, bënë homazhe pranë memorialit të ngritur në nderim të viktimave. Të afërmit e cilësuan 17 gushtin e vitit 1949 si një ditë të zezë për Mirditën.

“U bëj thirrje të gjithë bashkëvuajtësve tanë, duhet të bashkohemi sa më shumë, të jemi sa më të fuqishëm dhe të përballojmë çdo të keqe që kemi.”

Masakra e Qafës së Valmirit është një prej ngjarjeve më të dhimbshme për Mirditën, pasi pas saj nisi një valë terrori, ku qindra persona u burgosën, 400 familje u internuan dhe u çarmatos popullsia me dhunë nga forcat e ushtrisë.

Klan News

Merdare/ Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

By: b b
17 August 2025 at 19:29

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ndaluar të dielën një person me inicialet S.S, në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, ai dyshohet se e ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile” në komunën e Vushtrrisë.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për kombësinë e të ndaluarit.

Më herët gjatë javës, Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-’99.

Në një konferencë për media në Prishtinë, prokurori që ka hetuar rastin, Atdhe Dema, ka thënë se aktakuza është përgatitur pas pesë vjetëve hetime intensive.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet./rel

Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit

By: b b
17 August 2025 at 19:12

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije pasditen e sotme se qendra shëndetësore pranë Kishës së Laçit, tashmë është e hapur.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë edhe pamjet nga kjo qendër shëndetësore.

Ky është sezoni i parë veror në të cilën është hapur kjo qendër, e se do të jetë në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve të këtij vendi të shenjtë.

“Qendra Shëndetësore Verore pranë Kishës së Laçit, e hapur për herë të parë këtë sezon veror, është në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj Me staf mjekësor të përkushtuar dhe shërbim të gatshëm për çdo nevojë shëndetësore”, shkruan Rama.

Jeta nën talibanët: Të rinjtë e Kabulit dhe rezistenca e tyre në heshtje

By: b b
17 August 2025 at 18:48

Pak para se kryeqyteti afgan Kabuli, të binte në duart e talibanëve në gusht të vitit 2021, Radio Evropa e Lirë ka biseduar me disa të rinj në Kabul, të cilët janë shprehur të shqetësuar për të ardhmen. I kemi kontaktuar sërish këtë javë për të parë se si kanë ndryshuar jetët e tyre.

Ahmad Dawood i kryen disa punë – prej shitjes së pemëve në rrugë e deri te puna në kuzhinë – që të mund të blejë bukë për familjen e tij.

Dawood, rrobaqepës me profesion, është dashur ta mbyllë dyqanin e tij të vogël në qendrën e zhurmshme të dyqaneve që e ka pasur në Kabul katër vjet më parë, pas kthimit të talibanëve ultra-konservatorë në pushtet.

Zyrtarët e regjimit të ri nuk i lejojnë gratë që të flasin me burrat, të cilët nuk i kanë në rrethin familjar.

“E kam marrë në shtëpi makinën e qepjes dhe ende qep fustane për disa klientë”, ka thënë ai.

Klientët e Dawoodit shkojnë “fshehurazi” në shtëpinë e tij në lagjen Kairkana, ku jeton 28-vjeçari me prindërit e tij.

Mirëpo, biznesi i Dawood-it është zvogëluar ndjeshëm, “jo vetëm për shkak të frikës nga talibanët”, por edhe për shkak të krizës ekonomike dhe varfërisë që e ka mbërthyer Afganistanin.

“Kush mendon për fustana të rinj kur njerëzit nuk kanë bukë?” ka pyetur Dawoodi.

Mungesa e vendeve të punës dhe një mori kufizimesh në të drejtat e vajzave dhe grave, janë disa prej shqetësimeve kryesore nën udhëheqësinë e udhëhequr nga talibanët, sipas disa profesionistëve në Kabul që kanë folur për Radion Evropa e Lirë këtë javë.

Talibanët, të cilët janë kthyer në pushtet, pas rrëzimit të Qeverisë në Kabul, të përkrahur nga Perëndimi, në gusht të vitit 2021, ua kanë ndaluar vajzave edukimin përtej shkollës fillore.

Grave nuk u lejohet të udhëtojnë pa një familjar burrë, nuk mund të dalin që të drekojnë jashtë shtëpive të tyre, apo të punojnë me grupe ndërkombëtare të ndihmave, të cilat dikur punësonin mijëra gra në gjithë shtetin.

Askush nuk ka kohë për aktivitete jashtë punës
“Në ditët e sotme, shumica e banorëve të Afganistanit, përfshirë klasën e mesme, mbijetojnë me bukë dhe çaj”, ka thënë Naseem Karimi, një 29-vjeçar që dikur ka punuar si mësues, dhe tani jeton në lagjen Karte Se.

Karimi ka punuar në një shkollë private në Kabul dhe ka ëndërruar që të shkruajë një novel apo të udhëtojë jashtë vendit. Ai e ka përshkruar jetën e tij para regjimit të talibanëve si “të rehatshme”, me “pagë adekuate” dhe me “kohë të mjaftueshme” për të bërë ndonjë aktivitet jashtë punës – shembull të marrë pjesë në netët poetike.

Shkolla e ka humbur gjysmën e studentëve – vajzat – për shkak të ndalesës që u është vënë atyre në edukim. Dhjetëra djem e kanë braktisur shkollën, gjithashtu, pasi familjet nuk kanë mundur t’i përballojnë më shpenzimet e shkollave private.

Karimi e ka lënë punën në fillim të vitit 2022, pasi paga e tij nuk ia ka mbuluar “as shpenzimet e autobusit”. Ai nuk ka treguar se me çfarë po merret tani, por ka thënë se ka punuar në shumë projekte dhe punë, përfshirë si punëtor krahu.

“Nuk kam asnjë aktivitetet jashtë punës dhe asnjë ëndërr. Nuk kam lexuar libër që një kohë të gjatë”, ka thënë Karimi për Radion Evropa e Lirë.

“Kthehem vonë në shtëpi dhe lodhem nga puna. Ha bukë dhe shtrihem për të fjetur dhe më pas zgjohem herët për të punuar ditën tjetër. Nuk kam kohë as të bisedoj me familjen time”, ka thënë Karimi.

Ai jeton me prindërit e tij dhe është në dilemë “nëse do të martohet ndonjëherë”, për shkak se është shumë i varfër për të krijuar familje të re.

“Nuk na lejohet t’i thërrasim më ‘talibanë’”
Zainab Ramz, 26-vjeçare, i fiton rreth 150 dollarë në muaj nga puna e saj në një radio të Kabulit.

Ramz, e cila jeton me prindërit e saj dhe dy motra më të vogla, ka thënë se paga e saj modeste mezi i mbulon shpenzimet për gjëra të domosdoshme – për bukë dhe rrugën që bën në punë.

Ndonjëherë ajo e qeras veten me “luks”, që për të është akulloja.

“Punën nuk e bëj vetëm që të kem para. E bëj për lirinë time dhe ruajtjen e shëndetit tim mendor, sepse më pas kam qëllime në jetë”, ka thënë Ramz për Radion Evropa e Lirë.

Ramz nuk është larguar nga shtëpia e saj për gati gjashtë muaj pasi talibanët e kanë marrë pushtetin, zhvillim që ka ndodhur vetëm disa javë pasi ajo është ka diplomuar në drejtimin e gazetarisë në Universitetin e Kabulit.

“Ka pasur thashetheme se luftëtarët talibanë i dhunonin apo i detyronin gratë të martoheshin”, ka thënë Ramz.

“Njerëzit kanë qenë shumë të frikësuar në javët dhe muajt e parë, por gradualisht situata ka ndryshuar”.

“Një luftëtar taliban na ka thënë se kur ka ardhur për herë të parë në Kabul, është habitur që njerëzit e Kabulit kanë qenë myslimanë dhe ‘normalë’, dhe që ajo ka qenë krejtësisht në kundërshtim me atë që e ka imagjinuar ai dhe luftëtarët tjerë”, kujton ajo.

Ramz është në mesin e grave afgane që u janë kthyer vendeve të punës në media, banka, spitale, shkolla fillore dhe institucione tjera shtetërore dhe private.

Ajo vesh fustan të gjerë, shami në kokë, sipas kodit të veshjes që diktojnë talibanët.

“Si grua gazetare, nuk më lejohet të zhvilloj intervista me talibanët. Unë ju shkruaj mesazhe në telefon dhe ata mi kthejnë mesazhet me zë”, ka thënë ajo teksa ka treguar më shumë për punën që bën.

Sipas saj, puna në media nën regjimin taliban nënkupton edhe vetcensurë, sikurse shmangie të kritikave për liderët dhe politikat e tyre.

“Neve nuk na lejohet t’iu themi as ‘talibanë” në media. Duhet t’iu referohemi si qeveritarë”, ka shtuar Ramz.

“Tani ka më pak korrupsion”
Në lagjen Makrojan të Kabulit, Sara Atazada merr pjesë në një kurs privat të gjuhës angleze, me shpresën që do të bëhet mësuese për vajza.

Kurset private janë mënyra e vetme që vajzat të kenë qasje në edukim të lartë në Afganistan.

Atazada nuk ka mundur t’i përfundojë studimet në Universitetin e Kabulit për shkak të ndalesës së vënë nga talibanët.

“Për ta përmbledhur, jetët tona janë përmbysur në katër vjetët e fundit. Situata ekonomike është përkeqësuar. Sektori shëndetësor është bukë kolapsit. Njerëzit mezi e sigurojnë bukën”, ka thënë Atazada.

“Mirëpo, më duhet të them se nën talibanët është përmirësuar siguria”, ka thënë ajo, sikurse edhe disa të rinj tjerë në Kabul me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë.

“Gjithashtu ka shumë më pak korrupsion në strukturat qeveritare”, sipas gazetares Ramz.

Përgjatë dy dekadave të konfliktit ushtarak, afganët janë përballur me rreziqe ditore për shkak të bombave vetëvrasëse dhe bombave rrugore, për të cilat janë fajësuar kryesisht talibanët, sa kanë qenë duke luftuar kundër Qeverisë së përkrahur nga Perëndimi në periudhën 2001 – 2021.

“Po, më në fund jemi në paqe, por kemi nevojë të ushqehemi, na duhen mundësi dhe liria”, ka thënë Karimi, ish-mësues.

“Tani për tani krijohet përshtypja se jemi duke i humbur vitet më të mira të jetës”./rel

14-vjeçari vrau bashkëmoshatarin në Maliq, flet avokati: Autori shprehu pendesë

By: b b
17 August 2025 at 18:10

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, ku u vendos masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vrau me thikë një moshatar të tij në Maliq, ka reaguar avokati i autorit të ngjarjes, Ledian Spaho.

Në një prononcim për mediat, Spaho u shpreh se masa “arrest me burg” u caktua gjithashtu edhe për babain, si dhe për xhaxhain e të miturit, për ndihmë pas kryerjes së krimit.

Avokati tha se klienti i tij ka shprehur pendesë të thellë për atë që ndodhi.

‘Shpreh ngushëllimet për humbjen e familjarëve. Gjykata vendosi që autori të caktojë masën arrest në burg. Kjo pasojë e krijuar nga konflikt i çastit, edhe pse fëmijë, gjykata vlerësoi të vlefshëm arrestit, edhe për babain Edison Guri, po ashtu edhe për xhaxhain.

Të miturit e tjerë, gjykata vendosi jo të ligjshëm arrestimin, por vendosi mbikqyrjen nga prindërit dhe paraqitjen para gjykatës. Autori shprehu pendesë. Tha nuk doja të kishte këtë pasojë, se dija që veprimet e mia do krijonin këtë pasojë, shpreh ngushëllimet për familjen. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe babai i të miturit duke thënë se na vjen keq për pasojën’, tha avokati.

Maliq/ Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari

By: b b
17 August 2025 at 18:00

Në Gjykatën e Korçës është zhvilluar pasditen e sotme seanca për komunikimin e masave të sigurisë ndaj të ndaluarve për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq.

Togat e zeza kanë vendosur të lënë në burg pa afat, autorin e vrasjes Enedio Guri, babain e tij Edison Guri dhe xhaxhain e autorit të mitur, Roland Guri.

I mituri, është shprehur në sallën e gjyqit se nuk ka dashur të kryente krim, e se është penduar për veprimin e tij.

“Jam penduar, nuk kam dashur të kryej vrasje”, tha 14-vjeçari para togave të zeza.

Mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi, autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar.

Ditën e ngjarjes, më 14 gusht 2025, 14-vjeçari së bashku me një shok ka shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur. Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për t’u sqaruar. Pasi ka dalë nga makina, ai ka nisur të debatojë, ndërkohë që ka nxjerrë thikën.

14-vjeçari, në këto kushte, ka marrë një karrige nga oborri i lokalit për t’u vetëmbrojtur, duke e vendosur përpara trupit, por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori, në atë moment, e ka goditur me thikë. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

Humbin pasaportat e 50 turistëve izraelitë në Bosnje-Hercegovinë

By: b b
17 August 2025 at 17:51

Rreth 50 turistë prej Izraelit, që kanë qenë duke qëndruar në Sarajevë, kanë raportuar se u kanë humbur pasaportat, kanë konfirmuar autoritetet e Bosnje-Hercegovinës në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Zharko Laketa, drejtor i Shërbimit për Çështje të Jashtme të Bosnjës, ka thënë se është duke u punuar për zgjidhje të problemit dhe që turistëve izraelitë do t’iu lëshohen dokumente udhëtimi.

Në një paraqitje publike të mëvonshme, ai e ka konfirmuar se ka informacion që “pasaportat janë hedhur si pasojë e një aksidenti”.

Disa media izraelite kanë raportuar se 47 turistë izraelitë kanë mbetur të “bllokuar” në Bosnje-Hercegovinë dhe që, sipas tyre, pasaportat u janë hedhur “aksidentalisht në koshin e mbeturinave të një hoteli”.

Policia në Sarajevë është e informuar për rastin, mirëpo nuk ka ofruar më shumë hollësi.

Ajo nuk i ka kthyer përgjigje Radios Evropa e Lirë se në cilin hotel janë turistët.

Sipas mediave izraelite, grupi i turistëve supozohej të kthehej nga Bosnja të shtunën, mirëpo nuk ka arritur të udhëtojë në mungesë të pasaportave./REL

Witkoff: Putini u pajtua me garanci të sigurisë të modelit të NATO-s për Ukrainën

By: b b
17 August 2025 at 17:36

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka thënë të dielën se lideri rus, Vladimir Putin është pajtuar në samitin e zhvilluar me presidentin amerikan, Donald Trump që ta lejojë SHBA-në dhe aleatët evropianë të ofrojnë garanci të sigurisë për Ukrainën, që i ngjajnë mandatit të mbrojtjes kolektive të NATO-s, në kuadër të një marrëveshjeje eventuale për përfundim të luftës.

“Kemi arritur të fitojmë këtë koncesion, që SHBA-ja të ofrojë mbrojtje të modelit të Artikullit 5, i cili është ndër arsyet kryesore pse Ukraina dëshiron të jetë pjesë e NATO-s”, ka thënë ai për rrjetin televiziv amerikan CNN.

Neni 5 i NATO-s është themeli i aleancës që parasheh se një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve të saj do të konsiderohet sulm kundër të gjithë anëtarëve.

Witkoff ka thënë se kjo është hera e parë që ka dëgjuar se Putini është pajtuar me diçka të tillë.

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë në një konferencë të përbashkët për media me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, se mirëpret “gatishmërinë e Trumpit të kontribuojë në garanci të sigurisë për Ukrainën, të llojit të Artikullit 5”. Ajo ka thënë se BE-ja është e gatshme ta kryejë pjesën e vet në këtë drejtim.

Witkoff, duke ofruar disa prej hollësive të para të asaj se çfarë është diskutuar në samitin e së premtes në Alaskë, ka thënë se dy palët janë pajtuar për “garanci të sigurisë, çka unë do ta përshkruaja si revolucionare”.

Sipas tij, Rusia ka thënë se do të bëjë zotime ligjore që të mos synojë territor shtesë në Ukrainë.

Zelensky i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për sinjalet e fundit, që Uashingtoni është i gatshëm t’i mbështesë garancitë e sigurisë për Ukrainën, por që shumë hollësi mbesin të paqarta.

“Është shumë e rëndësishme që Amerika të punojë me Evropën dhe të ofrojë garanci të sigurisë për Ukrainën”, ka deklaruar ai.

“Mirëpo, nuk kemi hollësi si do të funksionojë gjithçka dhe çfarë roli do të ketë Amerika, çfarë roli do të ketë Evropa dhe çfarë mund të bëjë BE-ja. Kjo është detyra jonë kryesore, duhet të sigurohemi që garancitë e llojit të Artikullit 5 të NATO-s të funksionojnë dhe e konsiderojmë anëtarësimin në BE pjesë të këtyre garancive të sigurisë”.

Witkoff e ka mbrojtur vendimin e Trumpit për të hequr dorë nga kërkesa ndaj Rusisë për armëpushim të menjëhershëm, duke thënë se presidenti është drejtuar kah marrëveshja për paqe, sepse është arritur përparim i madh.

“I kemi mbuluar pothuajse të gjitha çështjet e nevojshme për marrëveshje për paqe”, ka thënë Witkoff, pa dhënë më shumë hollësi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka insistuar se do të ketë “pasoja shtesë” siç ka paralajmëruar edhe Trumpi para takimit me Putinin, nëse nuk arrihet armëpushimi.

Mirëpo, Rubio e ka përmendur se nuk synohej arritja e ndonjë marrëveshje për armëpushim, meqë Ukraina nuk ishte pjesë e bisedimeve.

“Në fund të fundit, nëse nuk do të ketë marrëveshje për paqe, nëse nuk përfundon lufta, presidenti ka qenë i qartë, do të ketë pasoja”, ka thënë Rubio për rrjetin televiziv ABC.

“Por, ne po përpiqemi që ta shmangim këtë. Mënyra se si po tentojmë t’i shmangim pasojat është me një pasojë tjetër, që është paqja, për dhënie fund të armiqësive”.

Ai ka thënë se bota nuk është “në prag të arritjes së një marrëveshjeje për paqe” sepse arritja deri aty nuk është e lehtë dhe merr shumë kohë.

“Ne kemi bërë përparim në aspektin që i kemi identifikuar fushat potenciale të marrëveshjes, mirëpo ende ka hapësirë të madhe për mospajtim. Ende jemi shumë larg”, ka thënë mes tjerash Rubio.

Pas takimit me Putinin, Trump e pret të hënën Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë.

Të dielën është konfirmuar se Zelenskyn do ta shoqërojnë edhe udhëheqësit kryesorë evropianë, për t’i diskutuar hapat e radhës drejt arritjes së paqes.

Ukraina dhe liderët evropianë kanë thënë se strategjia e Putinit që favorizon negociatat e gjata drejt një marrëveshjeje të plotë dhe refuzimi i një armëpushimi të shpejtë, i mundëson liderit rus të blejë kohë për ta ashpërsuar ofensivën në fushëbetejë./rel

Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…

By: b b
17 August 2025 at 17:12

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka prezantuar pasditen e sotme aplikacionin Agritourism al.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Denaj shkruan se ky aplikacion, synon që të reklamojë fermat agroturistike të Shqipërisë.

Për këtë arsye, Denaj fton të gjithë të shkarkojnë aplikacionin, për të njohur Shqipërinë nga veriu në jug, përmes këtyre fermave.

Postimi i plotë:

“Nga veriu në jug, zbulo Shqipërinë përmes fermave agroturistike!

Shijoni gatime tradicionale të përgatitura me produkte të freskëta vendase, përjetoni nga afër jetën e fermerëve dhe bëhuni pjesë e përditshmërisë së tyre.

Shkarkoni aplikacionin AGRITOURISM AL dhe eksploroni të gjitha fermat agroturistike në mbarë vendin, aty ku tradita bashkohet me natyrën dhe mikpritja shqiptare kthehet në përvojë unike!”, shkruan Denaj.

Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve

By: b b
17 August 2025 at 16:40

Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion për udhëtarët nga e gjithë bota. Ky vend i pasur me histori, kulturë dhe bukuri natyrore të pabesueshme, po tërheq gjithnjë e më shumë turistë, duke ofruar eksperienca të paharrueshme për ata që e vizitojnë.

Një grup turistësh nga Zelanda e Re janë një shembull i vizitorëve që kanë shijuar mikpritjen e veçantë të shqiptarëve, përshtypjet e të cilëve kanë marrë vëmendjen e revistës britanike “Express“, për të cilën shprehen se janë mjaft të impresionuar nga bukuria dhe mikpritja që kanë hasur gjatë qëndrimit të tyre.

Grupi filloi udhëtimin e tij në Sarandë, në Rivierën Shqiptare, dhe siç thonë ata, gjithçka ishte “shumë e mirë.”

Një tjetër pikë e rëndësishme për grupin ishte vizita në Syrin e Kaltër, një nga atraksionet natyrore më të njohura të Shqipërisë. Uji kristal i burimit natyror, që arrin të shihet deri në thellësi prej 50 metrash, për ta ka qenë një eksperiencë që ata nuk do ta harrojnë kurrë.

Pas kësaj, udhëtimi i tyre i çoi në Gjirokastër, një qytet historik dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ku ata shijuan pasuritë kulturore të vendit dhe kaluan momente të paharrueshme.

Një nga gjërat që turistët kanë vënë re gjatë qëndrimit të tyre është mikpritja e jashtëzakonshme e shqiptarëve, duke shtuar se kanë pasur mundësi të shijojnë ushqimin tradicional shqiptar, që është bërë një nga arsyet kryesore që ata rekomandojnë Shqipërinë për të tjerët.

Pavarësisht qëndrimit të shkurtër, grupi i turistëve ka lënë Shqipërinë me përshtypje të shkëlqyera dhe me dëshirën për t’u kthyer sërish.

Tv Klan

Protestat në Serbi,Vuçiç:Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

By: b b
17 August 2025 at 16:27

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se ekipi i tij nuk është duke e shqyrtuar mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, si përgjigje shtetërore ndaj protestave ditore kundër pushtetit. Në ditët e fundit, protestat janë bërë të dhunshme.

“Nuk po e konsiderojmë këtë masë, sepse procedura është e komplikuar. Është mundësia e fundit, mirëpo nuk e kemi konsideruar dhe nuk do të dëshiroja që ta konsiderojmë”, ka thënë ai.

Presidenti serb ka thënë se në “tre apo katër ditët e ardhshme shteti do të marrë vendime të habitshme” si përgjigje ndaj protestave kundër Qeverisë.

“Do të duket sikur ne jemi tërhequr, sikur jemi frikësuar”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se përgjigja e shtetit “nuk do të jetë e zakonshme”.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë hollësi se në çfarë drejtimi do të shkojë shteti.

Protestat kundër Qeverisë janë organizuar në qytete të ndryshme serbe në ditët e fundit dhe në to është raportuar për përleshje në mes të protestuesve dhe policisë.

Protestat e fundit janë nxitur nga disa incidente në qyteza të Vojvodinës, më 12 gusht, kur mbështetësit qeveritarë i kanë sulmuar protestuesit me fishekzjarrë.

Situata është përshkallëzuar edhe nga veprimet e zyrtarëve policorë atë ditë, të cilët protestuesit i kanë akuzuar se nuk kanë bërë asgjë për t’i parandaluar sulmet.

Policia në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto akuza, dhe ka thënë se ajo i ka parandaluar disa trazira të mëdha.

“Në përgatitje të përgjigjes”
Në adresimin e tij të dielën, Vuçiç ka thënë se është duke u përgatitur “një reagim shtetëror zyrtar dhe ligjor” dhe që “gjithçka do të përdoret për ta rikthyer paqen dhe rendin”.

“Kë do ta vrasin sonte, çfarë do të djegin sonte, kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë”, ka thënë ai, duke shtuar se 137 zyrtarë policorë janë plagosur gjatë protestave të ditëve të fundit.

Ai ka thënë se ka vendosur për përgjigjen shtetërore, pas “ngjarjeve të tmerrshme në Valljevë dhe më pak të tmerrshme në Beograd”, më 16 gusht.

Natën e mbrëmshme është shënuar nata e pestë e protestave dhe situata më e vështirë është regjistruar në Valljevë dhe Beograd.

Protestuesit në Valljevë e kanë shkatërruar zyrën e Partisë Përparimtare të Serbisë – partia e Vuçiqit, më pas zyrën e administratës së qytetit dhe atë të prokurorit.

Vuçiç e ka kritikuar edhe prokurorinë, duke i cituar disa nene të ligjit.

“Po ju pyes, zotërinj prokurorë, pse jeni duke pretenduar se nuk dini si ta lexoni ligjin”, ka thënë ai, duke i quajtur zhvillimet në protestë si terrorizëm.

Vuçiç ka thënë se “të gjitha maskat kanë rënë”, sepse, sipas tij, gjithçka ka nisur me kërkesë për drejtësi për aksidentin në Novi Sad, për ta përdorur tragjedinë për qëllime politike.

Protestat po zhvillohen në Serbi për më shumë se nëntë muaj, pas aksidentit në Novi Sad, në nëntor të vitit të kaluar, si pasojë e të cilit janë vrarë 16 persona, si pasojë e rrëzimit të një strehe betoni në stacionin e rinovuar hekurudhor.

Protestat janë organizuar në rrjete sociale, dhe udhëhiqen nga grupet që e identifikojnë veten si organizata të studentëve.

Pikënisje për protesta e kanë pasur kërkesën për përgjegjësi politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad.

Më vonë, ata kanë bërë thirrje për veprim kundër korrupsionit, si dhe kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare – kërkesë që është refuzuar nga Qeveria./rel

Mbi 200 persona të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan

By: b b
17 August 2025 at 16:08

Më shumë se 200 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur në rajonin Buner në veriperëndim të Pakistan, si pasojë e vërshimeve shkatërruese dhe rrëshqitjeve të dheut.

Si pasojë e vërshimeve kanë vdekur më shumë se 300 persona në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani në ditët e fundit. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në provincën Kiber Paktunkva.

Autoritetet frikësohen se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë thënë se i kanë varrosur tetë trupa të paidentifikuar, sepse asnjë familjar i tyre nuk ka qenë i gjallë.

Shirat e rrëmbyeshëm në periudhën qershor-shtator sjellin rreth tre të katërtat e reshjeve vjetore në Azinë Jugore.

Vetëm këtë vit, në Pakistan kanë vdekur mbi 650 persona si pasojë e këtyre kushteve atmosferike.

Ndonëse rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet janë pasoja të zakonshme të shirave të rrëmbyeshëm, shkencëtarët besojnë se ndryshimet klimatike po i bëjnë këto situata atmosferike më intensive dhe më të shpeshta.

Për viktima nga shirat është raportuar edhe në Kashmirin e administruar nga India.

Përveç dëmeve në njerëz, shirat e rrëmbyeshëm i përkeqësojnë rrëshqitjet e dheut dhe ndonjëherë rezultojnë me bllokim të rrjedhës së lumenjve.

Ndërsa shkaku i saktë i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të kohëve të fundit ende nuk është përcaktuar, shkencëtarët besojnë se shkrirja e akullnajave është faktor kontribuues.

Before yesterdayMain stream

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura

By: b b
16 August 2025 at 22:38

Aplikacioni i ChatGPT po kujdeset mirë për të ardhurat.

Që prej daljes së tij në maj 2023 për pajisjet iOS dhe Android, aplikacioni ka arritur 2 miliardë dollarë në shpenzime konsumatore globale, sipas një analize nga Appfigures.

Shifra tejkalon 30 herë tre rivalët e tij së bashku, Claude, Copilot dhe Grok.

Këtë vit, ChatGPT ka arritur 1,35 miliardë dollarë. Mesatarisht, aplikacioni gjeneron rreth 193 milionë dollarë në muaj, mbi 25 milionë më shumë sesa viti i kaluar.

Kjo është 53 herë më e lartë sesa Grok që ka arritur në 25,6 miliardë dollarë për këtë vit. Shpenzimi mesatar mujor i konsumatorëve në Grok është rreth 3,6 milionë dollarë ose sa 1,9% i ChatGPT.

Këto të dhëna tregojnë se chatbot-et kanë ende rrugë për të fituar dominancë në pajiset celulare, edhe pse numrat në fakt nuk janë një pasqyrë e plotë e të ardhurave të përgjithshme të kompanive të Inteligjencës Artificiale.

Konsumatorët, ekipet dhe bizneset mund të anëtarësohen në planet e IA në internet dhe kompanitë mund të gjenerojnë të ardhura edhe në mënyra të tjera.

Këto të dhëna janë një dritare për përdorimin e aplikacioneve nga konsumatorët që i zbulojnë dhe paguajnë për to.

Gjithashtu, ChatGPT fiton 2,91 dollarë për çdo shkarkim, krahasuar me Claude – 2,55 dollarë, Grok – 0,75 dhe Copilot – 0,28.

Edhe në shkarkime, aplikacioni është instaluar rreth 690 milionë herë në mbarë botën kurse Grok 39,5 milionë.

Mesatarja e shkarkimeve tani është rreth 45 milionë, rreth 180% më shumë nga 16 milionë që ishin në periudhën janar-korrik 2024.

Përgjatë 2025, ChatGPT është shkarkuar 318 milionë herë ose 2,8 herë më shumë sesa 113 milionë herë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar./tvklan

❌
❌