Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 August 2025Main stream

Alcaraz dhe Swiatek prishin ‘mallkimin’ Cincinnati, fitojnë titullin e parë atje!

19 August 2025 at 13:48

Nga Gazeta Si – Carlos Alcaraz fitoi titullin e 6 sezonal në “Cincinnati Open” (të parin në turne) pas tërheqjes së Jannik Sinner, 23 minuta dhe në disavantazhin 0-5 në setin e parë.

Ky ishte turneu i 22 për Alcaraz që forcon pozitat për ta mbyllur vitin si No. 1, për të parën herë pas vitit 2022.

Ai kryeson ndaj Sinner me 1890 pikë në “PIF ATP Live Race To Turin”.

Ndërsa për italianin kjo humbje id ha fund serisë prej 26 fitoresh rradhazi në terrenin e fortë.

Ai duhet të rekuperohet sa më shpejt për të mbrojtur titullin në “US Open” por ka vënë në dyshim pjesëmarrjen në konkurimin çift me Katerina Siniakova-n.

Pas fitores së titullit të 3 sezonal në “ATP Masters 1000” (Monte-Carlo dhe Romë më herët), Alcaraz zgjati serinë e fitoreve në 17 ndeshje rradhazi në këtë nivel.

Ka pak gjëra që Iga Swiatek nuk i ka arritur ende në fushën e tenisit dhe lista u shkurtua më shumë të hënën në Cincinnati.

Pas nisjes në disavantazhin 0-3 në setin e parë, Swiatek ja doli të përmbysë No. 7, Jasmine Paolini në shifrat 7-5, 6-4 në 1 orë e 49 minuta për të parin triumph në “Cincinnati Open” duke u bërë tenistja e parë polake që arrin diçka të tillë.

Në total ajo numëron 24 turne të fituar, 11 nga të cilët në “WTA 1000”.

I dyti këtë vit kalendarik, një muaj pas suksesit në Wimbledon. Kjo fitore erdhi në prag të “US Open”, ku Swiatek do të futet si No. 2 pas titullit në Cincinnati.

Ajo ka nevojë për një fitore që të lërë pas Coco Gauff në “PIF WTA Rankings” dhe 6 herë fituesja në “Grand Slam” ka punë për të bërë.

The post Alcaraz dhe Swiatek prishin ‘mallkimin’ Cincinnati, fitojnë titullin e parë atje! appeared first on Gazeta Si.

Debutuesit që shkëlqyen në javën e parë të ‘Premier League’

19 August 2025 at 10:27

Nga Gazeta Si – Në javën e parë të sezonit 2025-26 në “Premier League” ishin 7 debutues në listën e shënuesve të të paktën një goli.

Përjashto sezonin e parë, 1992-93, dicka e tillë ndodh për të dytën herë në historinë e “Premier League” pas sezonit 2007-08.

Për të fundit herë, ata që shënuan kaq shumë në raundin e parë ishin Roque Santa Cruz, Rolando Bianchi, Geovanni, John Utaka, Olivier Kapo, Claudio Pizarro dhe  Florent Malouda.

Por ka akoma më shumë për tu gëzuar kur flitet për debutuesit dhe ata të sezonit të ri në ishull, nuk u mjaftuan vetëm duke shënuar, por kishte nga ata që dhuruan shumë edhe në lojë, pa gjetur rrjetën.

Mohammed Kudus (Tottenham)
Eshtë impresionuese të shohësh se si ish lojtari i West Ham, është integruar kaq mirë tek Tottenham. Cdo sulm kalon prej tij dhe duket e paimagjinueshme të zëvendësohet në rast dëmtimi.

Hugo Ekitike (Liverpool)
Arne Slot hodhi në fushë 4 debutues, më shumë se cdo sezon tjetër prej atij 2015-2016 duke u bërë skuadra e parë kampione në fuqi që aktivizon kaq shumë debutues në raundin e parë në historinë e “Premier League”. Francezi që erdhi nga Frankfurt, shënoi golin e parë dhe shërbeu për Gakpo që shënoi të dayton ndaj Bournemouth.

Dan Ndoye (Nottingham Forest)
E ku kishte më mirë për zëvendësuesin e Anthony Elanga-s, se sa nisja e sezonit me gol. Gjë që pikërisht Ndoye bëri të dielën, 42’ pas debutimit në ishull.

Bryan Mbeumo (Manchester United)
Kush e ndjek kampionatin anglez e di se cfarë është në gjëndje të bëjë Mbeumo. Pyetja që e ndiqte ishte nëse atë cka ai arriti te Brentford do ta realizonte në “Old Traford”. Ajo cka pamë ndaj Arsenal flet për sinjale pozitive.

Noah Sadiki (Sunderland)
Ishte një nga tre lojtarët nën 21 vjec që debutuan në “Stadium of Light” në fitoren 3-0 ndaj West Ham. 20 vjecari bëri një paraqitje të shkëlqyer duke luftuar fort në mesfushë për të mbështetur shokët e skuadrës së re.

Tijjani Reijnders (Manchester City)
Holandezi u bë debutuesi i parë që shënon dhe jep një asist pas Sergio Aguero-s në Gushtin e vitit 2011. Duke konsideruar atë cka bëri në “Molineux”, të duket e vështirë se si në 179 ndeshje në kategorinë e parë, ai shënon dhe shërben vetëm për të dytën herë në një ndeshje.

The post Debutuesit që shkëlqyen në javën e parë të ‘Premier League’ appeared first on Gazeta Si.

Gruaja e dytë më e shpejtë në Botë, fitoi garën e parë në Diamond League

19 August 2025 at 10:03

Nga Gazeta Si – Kampionia Olimpike në 100m me pengesa, Masai Russell arriti të parën fitore në “Diamond League” duke vendosur rekord të ri në “Kamila Skolimowska Memorial Meeting” në Silesia.

Iu desh një kohë e gjatë por më në fund Masai Russell provoi se për të parën fitoren në “Diamond League”, pritja ja vlen çdo moment.

Në një ditë që pa vendosjen e 3 rekordeve në “Diamond League”, katër ndër kohët më të shpejta në Botë, revansh olimpik për Kishane Thompson dhe një kthim spektakolar nga Keely Hodgkinson, duhej një performacë speciale për të tërhequr vëmendjne në Silesia.

Ajo që ekzaktësisht bëri Russell në “Kamila Skolimoëska” që vendosi një ndër kohët më të shpejta në sprintin me pengesa për femra në “Diamond League”.

Përpara fundjavës që lamë pas, rekordi i Russell në “Diamond League” ishte diçka misterioze.

Kampionia Olimpike e vitit 2024 dhe gruaja e dytë më e shpejtë në Botë, ylli Amerikan nuk kishte asnjë fitore në 9 pjesëmarrje në eventet 1 ditore.

Ndaj pas dy vendeve të katërta më herët në Eugene dheMonaco, 25 vjeçarja kishte objektiv të rëndësishëm në Silesia.

Garën e parë në “Diamond League” e mbylli me kohën 12”36 pas Nadine Visser që vendosi rekord të ri për mitingun në 12”28.

Nga këtu Russell ishte e pakapshme dhe në Finale ajo u shkëput nga Visser dhe i rezistoi sulmit nga Tonea Marshall dhe Tobi Amusan për kohën 12”19.

Një rekord i ri në “Diamond League” dhe bashkëkoha e 3 më e shpejtë në histori. Vetëm ajo dhe rekordmbajtësja Amusan kanë vrapuar më shpejt.

The post Gruaja e dytë më e shpejtë në Botë, fitoi garën e parë në Diamond League appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 18 August 2025Main stream

Kumbulla mbërriti në Palma – “Këtu më dhanë besim”

18 August 2025 at 15:23

Nga Gazeta Si – Qendërmbrojtësi kuqezi do të huazohet te Mallorca me opsion (jo i detyrueshëm) blerjeje për 6 milionë euro + 2 të tjera bonuse.

Sezonin e kaluar ai u huazua te Espanyol ku u shndërrua në një lojtar të rëndësishëm për trainerin Manolo Gonzalez.

Ai mbërriti në Son San Joan dje në orën 17:40 nga Roma për tu bërë lojtari i 4 që firmos te Mallorca këtë sezon.

Në aeroport u prit nga Drejtori Sportiv Pablo Ortells që konfirmoi se Kumbulla plotëson kërkesat e trainerit Jagoba Arrasate.

Në rrjeshtimin me 4 mbrojtës ai do të luftojë për vendin në formacion me Raillo dhe Valjent.

Ndërsa do të jetë titullar në rastet që skuadra do të rrjeshtohet me 5 lojtarë në prapavijë.

Kumbulla u shpreh i lumtur për mundësinë dhe do të dalë nga e marta në stërvitje me skuadrën e re.

Ai e njeh mirë La Liga-n pasi zhvilloi 35 ndeshje për Espanyol dhe shënoi 3 gola sezonin e kaluar.

Ironikisht golin e parë e shënoi në fitoren 2-1 ndaj Mallorca-s në fazën e parë të 2024-2025.

Pjesë e Romës nga sezoni 2020-2021 ai dështoi të bindte trainerin Gasperini ndaj nuk refuzoi kthimin në Spanjë ku për të ishin të interesuara Alaves, Sevilla dhe Espanyol.

Ndërsa në Serie A, ishte Cagliari që provoi ta vendoste nën kontratë.

Kumbulla luajti vetëm 53’ te Roma këtë prag sezoni (u ngrit nga stoli ndaj Kaiserslautern, Cannes dhe Lens).

Ndërsa nuk mori asnjë minutë ndaj Aston Villa-s dhe Everton.

The post Kumbulla mbërriti në Palma – “Këtu më dhanë besim” appeared first on Gazeta Si.

Juventus kontakton Lille për Zhegrovën

18 August 2025 at 14:17

Nga Gazeta Si – Sulmuesi i krahut që luan për dardanët ka një vit kontratë te francezët që duan mes 15-20 milionë euro për ta lënë të lirë.

Ai është emri më i ri për të djathtën e Juventus. Orët e fundit janë vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e Edon Zhegrovës.

Lojtarin që me fanellën e Lille u aktivizua ndaj “Zonjës së Vjetër” në edicionin e fundit të Champions League.

Një paraqitje e mirë atëherë duke dribluar shpesh Juan Cabal dhe autor i asistit për golin e Jonathan David, edhe ai i transferuar në parametra zero nga klubi francez te bardhezinjtë.

Në vitin e fundit kontratës, Zhegrova nuk ka rinovuar dhe po kërkon një aventurë të re në karrierë.

Olympique Marseille nuk ja doli të mbyllte marrëveshjen me Lille, një javë më parë. Paga e Zhegrovës kalon shifrën e 1 milionë eurove, plotësisht e përballueshme nga Juventus.

Napoli dhe Atalanta gjithashtu janë interesuar në kohë të ndryshme për sulmuesin dardan, emri i të cilit ra disi në hije pas dëmtimit të fundit në fazën e dytë të Ligue 1.

The post Juventus kontakton Lille për Zhegrovën appeared first on Gazeta Si.

I pandalshmi, Fisnik Asllani (Video)

18 August 2025 at 11:34

Nga Gazeta Si – Sulmuesi dardan është kthyer tek Hoffenheim. Pas huazimit tel Elversberg (me të cilin mund të ishte promovuar mes më të mirëve), Asllani e vazhdoi aty ku e la në Bundesliga 2.

Hansa Rostock provoi aftësitë e tij në shënimin e golave kur Hoffenheim u kualifikua në fundjavë në raundin e dytë në Kupën e Gjermanisë.

Në pokerin e miqve ishte i pranishëm edhe Fisnik Asllani me golin e 3.

The post I pandalshmi, Fisnik Asllani (Video) appeared first on Gazeta Si.

Ta nisësh si Taulant Seferi (Video)

18 August 2025 at 11:27

Nga Gazeta Si – Sulmuesi kuqezi që luan për Bodrum në Ligën e parë turke ishte heroi i skuadrës së tij në raundin e dytë në sezonin e ri.

Në transfertën ndaj Sivasspor ai zhbllokoi sfidën me golin që shërbeu për një pike të rëndësishme të miqve që objektiv kryesor kanë rikthimin mes më të mirëve.

Seferi shënoi golin e pare sezonal ndërsa Bodrum mori barazimin e dytë.

The post Ta nisësh si Taulant Seferi (Video) appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Marc Marquez fitoi garën e 6 rradhazi në ‘MotoGP’ (Video)

17 August 2025 at 20:34

Nga Gazeta Si – 6 herë kampioni i MotoGP, Marc Marquez fitoi për të parën herë në karrierë “Austrian Grand Prix” duke u shkëputur 142 pikë nga vëllai Alex në klasifikimin e përgjithshëm.

Për spanjollin ishte gara e 6 rradhazi që fitonte përfshi Sprintin e të shtunës nga rradha e dytë. 32 vjeçari  nuk fitonte 6 gara rradhazi prej vitit 2014 dhe aktualisht është i pamposhtur prej “British Grand Prix” në muajin Maj.

Pas nisjes nga “pole position”, Bezzecchi kryesoi një pjesë të mirë të garës përpara sulmit të fundit nga spanjolli. Italiani u detyrua të pranojë vendin e 3 pas rivalit të Gresini Ducati, Fermin Aldeguer që arriti rezultatin më të mirë personal në MotoGP.

Kur duhen edhe 9 gara deri në fund, Marquez është pretendenti kryesor për titullin e 7 në MotoGP. Gara e rradhës është javën e ardhshme në Hungari.

The post Marc Marquez fitoi garën e 6 rradhazi në ‘MotoGP’ (Video) appeared first on Gazeta Si.

Bayern ‘kthen’ Beckenbauer në shtëpi

16 August 2025 at 23:26

Nga Gazeta Si – Bayern fitoi edicionin inagurues të “Franz Beckenbauer Supercup” në Gjermani. Kampionët në fuqi në Bundesliga mundën 1-2 fituesit e Kupës, Stuttgart në shtëpi.

Gol për çdo pjesë nga Kane (18’ pas një topi të lënë vakant në hyrje të zonës) dhe Luis Diaz (77’ pas kombinimit me Gnabry’n) mjaftuan që bavarezët të zhvleftësonin përpjekjen e Leweling (90’+4 pas kombinimit me Andres).

Trofeu i parë si bavarezë për Jonathan Tah dhe Luis Diaz që debutuan me Bayern, ashtu si Bischof dhe Karl që patën pak minuta në fund të kohës shtesë.

Sa i përket Harry Kane, ai fitoi trofeun e dytë në pak muaj, pas një karriere të gjatë pa trofe madhorë në Londër.

Ndërsa tek Stuttgart ra sërish në sy Woltemade që konfirmoi se pse Bayern e dëshiron aq shumë dhe pse Stuttgart nuk ul asnjë euro nga 75 milionët e pretenduara.

Në fund Neuer, shumë pranë të 40-ve, kapiteni i Bayern ishte sërish heroi i skuadrës kur i ndali vendasit në të paktën 3 raste, Vagnoman dhe Woltemade në pj e 1’rë dhe Leweling në të dytën.

Në përfundim të kohës shtesë, ai u zgjodh Lojtari i Ndeshjes me votat e tifozëve pas suksesit të 8 në kompeticion, duke barazuar Thomas Muller.

  • Fituesit e Superkupës në Gjermani
    11 – Bayern
    6 – Borussia Dortmund
    3 – Werder Bremen
    1 – Kaiserslautern, Stuttgart, Schalke 04, Leipzig, Leverkusen, Wolfsburg

The post Bayern ‘kthen’ Beckenbauer në shtëpi appeared first on Gazeta Si.

Dinamo City prezanton Berishën

16 August 2025 at 12:19

Nga Gazeta Si – Pas 9 vitesh sërish në futbollin shqiptar. Bernard Berisha u prezantua sot si lojtarin më i ri te Dinamo City.

Presidential Bardhi plotësoi në këtë mënyrë boshllëkun që krijoi “virtualisht” shitja e Baton Zabërgjas.

Berisha do të jetë në dispozicion të trainerin Daja për ndeshjet e playoff-it në Conference League ndaj Jagiellonia-s.

Dinamo City bëhet në këtë mënyrë skuadra e 3 shqiptare në karrierën e dardanit, që më herët u aktivizua të Besa e Kavajës (2012-2014) dhe Skënderbeu (2014-2016).

Te blutë kryeqytetas po stërvitet edhe sulmuesin kampion në fuqi, Saliou Guindo (erdhi nga Egnatia).

The post Dinamo City prezanton Berishën appeared first on Gazeta Si.

Të gjithë duan fronin katalanas

16 August 2025 at 11:41

Nga Gazeta Si – Kush do ta fitojë “La Liga-n”? Kush do të sigurojë zonën e “Champions League”? Dhe cilat do të jenë skuadrat që do të zbresin mes inferiorëve?

“La Liga” është një tjetër kampionat që ngriti siparin e sezonit 2025-26 me Girona-Rayo Vallecano (1-3) dhe Villareal-Oviedo (2-0) që u ndeshën mbrëmë.

Barcelona futet si kampione në fuqi – por duhet thënë se ajo fitoi jo vetëm “La Liga-n” por edhe “Copa del Rey”.

Për të plotësuar Triple-tën vendase, katalanasit morën edhe Superkupën e Spanjës.

Ishte një debutim brilant për Hansi Flick që sheh i kënaqur se si Raphinha dhe Lamine Yamal janë kandidatë për “Ballon d’Or”.

Ndërkohë që Barça do të provojë ta nisë aty ku e la një sezon më parë.

Një Erë e re nis për Real Madrid nën drejtimin e Xabi Alonso-s. Atlético Madrid që plotësoo ‘big 3’ sezonin e shkuar, ishte zënë me rindërtimin nën drejtimin e Diego Simeone’s.

Athletic Club që u rendit e 4 dhe siguroi UEFA Champions League për të parën herën nga sezoni 2014-15 iu dërgoi një sinjal të fortë rivalëe me konfirmimin e Nico Williams.

Nga skuadrat e ngjtura mes më të mirëve mund të përmendim Real Oviedo-n që u kthye në La Liga pas më shumë se dekadave larg saj.

E si zakonisht në të tilla raste, superkompjuteri i Opta-s bën përllogaritjet dhe pas më shumë se 10 mijë simulimeve, ky është parashikimi për sezonin e ri në Pirenej…

The post Të gjithë duan fronin katalanas appeared first on Gazeta Si.

Ata që shkruajtën historinë e Premier League

16 August 2025 at 11:34

Nga Gazeta Si – Pritja mori fund dhe Premier League startoi me sfidën mes Liverpool dhe Bournemouth (4-2 për kampionët).

Një sezon që pritet të jetë ndër më të luftuarit, jo vetëm për shkak të histories por edhe të investimeve të shfrenuara në merkato.

Ajo që mund të thuhet me siguri është – Man United nuk do ta fitojë këtë sezon titullin nr. 21.

Ndërsa Liverpool duket më pranë, pasi të gjithë e shohin si pretendenten kryesore.

Deri atëherë ka kohë për të mësuar jo vetëm skuadrën kampione por edhe Shënuesin më të mirë. Por në vazhdim ju njohim me ata që në ishull bënë historinë:

Shënuesit më të mirë
1.Alan Shearer – 260 gola
2.Harry Kane – 213
3.Wayne Rooney – 208
4.Andrew Cole – 187
5.Mohamed Salah – 186
6.Sergio Agüero – 184
7.Frank Lampard – 177
8.Thierry Henry – 175
9.Robbie Fowler – 163
10.Jermain Defoe – 162

Më shumë assist
20 – Kevin De Bruyne 2019-20
20 – Thierry Henry 2002-03
19 – Mesut Özil 2015-16
18 – Mohamed Salah 2024-25
18 – Frank Lampard 2004-05
18 – Kevin De Bruyne 2016-17
18 – Cesc Fàbregas 2014-15
17 – Cesc Fàbregas 2007-08
16 – Eric Cantona 1992-93
16 – Kevin De Bruyne 2017-18
16 – Kevin De Bruyne 2022-23

Futbollistët me karrierën më të gjatë
1.Gareth Barry – 653 ndeshje
2.James Milner – 638 (ende në aktivitet)
3.Ryan Giggs – 632
4.Frank Lampard – 609
5.David James – 572
6.Gary Speed – 535
7.Emile Heskey – 516
8.Mark Schwarzer – 514
9.Jamie Carragher – 508
10.Phil Neville – 505
11.Rio Ferdinand – 504
12.Steven Gerrard – 504
13.Sol Campbell – 503

Trainerët që drejtuan më shumë
1.Arsène Wenger – 828 ndeshje
2.Sir Alex Ferguson – 810
3.David Moyes – 716 (ende në aktivitet)
4.Harry Redknapp – 641
5.Sam Allardyce – 541
6.Steve Bruce – 476
7.Mark Hughes – 466
8.Roy Hodgson – 416
9.José Mourinho – 363
10.Rafael Benítez dhe Martin O’Neill – 359

The post Ata që shkruajtën historinë e Premier League appeared first on Gazeta Si.

‘Franz Beckenbauer Supercup’ zhvillon edicionin e parë

16 August 2025 at 11:23

Statistikat e sfidës

  • Kane u shpall “Shënuesi më i Mirë” për të dytin sezon rradhazi në Bundesliga me 26 gola. Ai shënoi 41 herë në të gjitha kompeticionet.
  • Kapiteni Anglisë do të jetë me Díaz 30 metrat e fundit. Blerja e verës nga Liverpool është kolumbiani i 3 me fanellën e Bayern pas Adolfo Valencia-s dhe James Rodríguez.
  • Kjo është hera e 3 që Bayern dhe Stuttgart përballen në Superkupë. Bayern ka fituar dy finalet e para, 5-2 në vitin 1986 dhe 3-2 në vitin 2013.
  • Traineri i Stuttgart, Sebastian Hoeneß është nipi i Presidentit të Nderit te Bayern, Uli. Ai udhëhoqi rezervat e Bayern në titullin e 3. Liga në vitin 2020 dhe Stuttgart në vendin e 2 në Bundesliga, 1 pikë pas Bayern në vitin 2024.
  • Woltemade shënoi 12 gola në 28 ndeshje në Bundesliga 24/25, dhe barazoi shënuesin më të mirë të Stuttgart, Ermedin Demirović me 17 gola në të gjithë kompeticionet. Ai nuk ka shënuar asnjë gol në 3 ndeshjet ndaj Bayern.
  • Stiller dhe Nübel janë ish lojtarë të Bayern (portieri është i huazuar). Hiroki Ito u transferua në drejtimin e kundërt në vitin 2024. Mario Gómez dhe Philipp Lahm janë mes 22 lojtarëve që kanë luajtur për të dy klubet.
  • Formacionet e mundshme
    Stuttgart: Bredlow – Vagnoman, Jaquez, Chabot, Mittelstädt – Leweling, Karazor (c), Stiller, Führich – Undav, Woltemade
    Mungojnë: Nübel (brryl), Silas (kavilje), Stergiou (kavilje)
    Në dyshim: Zagadou (gju)
    Trainer: Sebastian Hoeneß
    Bayern: Neuer (c) – Laimer, Upamecano, Tah, Stanišić – Kimmich, Goretzka – Karl, Olise, Díaz – Kane
    Mungojnë: Davies (gju), Ito (këmbë), Musiala (kavilje), Pavlović (sy), Wanner (kavilje)
    Trainer: Vincent Kompany

The post ‘Franz Beckenbauer Supercup’ zhvillon edicionin e parë appeared first on Gazeta Si.

Woltemade vs. Kane

15 August 2025 at 13:25

Nga Gazeta Si – Të shtunën në mbrëmje do të zhvillohet dueli mes Mbretit të Kështjellës së golave dhe pretendentit të ri për ta zbritur nga froni.

Harry Kane tek Bayern dhe Nick Woltemade te Stuttgart do të përballen në “Franz Beckenbauer Supercup”.

Respektivisht 32 dhe 23 vjeç, Kane dhe Woltemade janë në faza ta ndryshme të karrierës impresionuese por prezenca dhe performanca në “MHP Arena” do të jetë njësoj e rëndësishme për skuadrat përkatëse.

Mgjs golat e shënuar dhe karrierat në linja të ndryshme, trofeun e parë e fituan të dy sezonin e kaluar dhe tani janë debutues në edicionin inagurues të “Franz Beckenbauer Supercup” në Stuttgart.

Kane fitoi Bundesliga-n me Bayern për të cilin shënoi 26 gol duke u shpallur shënuesi më i Mirë në sezonin e dytë rradhazi.

Në të njëjtën kohë fitoi edhe çmimin si Lojtari i sezonit. Woltemade një ditë mund të jetë Shënuesi më i Mirë në Bundesliga por në sezonin e parë te Stuttgart ai shënoi 12 gola dhe ndihmoi klubin të fitonte Kupën e Gjermanisë.

Ashtu si Kane edhe Woltemade thotë se ai është i vlefshëm kur ndihet komod në fushë, krahasuar me ndeshjet kur luan mirë.

Vërtetë që 17 golat e Woltemade nuk krahasohen me 41 të Kane (përfshi FIFA Club World Cup), por anglezi zhvilloi të paktën 20 ndeshje më shumë se kolegu i tij i ri në sezonin 2024/25.

Në prag të përballjes së nesërme të dy lojtarët janë të karikuar pas një sezoni të suksesshëm.

Të shënojnë dhe fitojnë medaljen e “Franz Beckenbauer Supercup” është ajo për të cilën Kane dhe Woltemade do të djersijnë mbrëmjen e 16 Gushtit.

The post Woltemade vs. Kane appeared first on Gazeta Si.

Mirënjohësi Sinner

15 August 2025 at 10:33

Nga Gazeta Si – Jannik Sinner shpenzoi 87.000 dollarë për të shpëtuar një restorant nga falimentimi. Bëhet fjalë për strukturën që i ofroi atij ushqim falas gjatë 3 viteve të shkollës së lartë.

Kur mësoi për vështirësitë në të cilat ndodhej restoranti, Sinner pagoi në heshtje borxhet e tij dhe la një mbishkrim: “Një shtëpi për ata që mbanin ndezur ëndërrat e mia çdo ditë.”

The post Mirënjohësi Sinner appeared first on Gazeta Si.

Mustafi në gjurmët e Beckenbauer & Co.

15 August 2025 at 10:17

Nga Gazeta Si – Ish mbrojtës në Bundesliga dhe fitues i “2014 FIFA World Cup”, Shkodran Mustafi u emërua asistent trainer i Gjermanisë U21.

Mustafi që luajti 20 ndeshje për “Die Mannschaft” dhe disa skuadra të mëdha në Evropë i bashkohet stafit të Antonio Di Salvo-s përkrah asistentit tjetër, Ovid Hajou.

33 vjeçari që vitin e kaluar punoi me Gjermaninë U17, do të takohet e kolegët e rinj në 1 Shtator në miqësore kundër Shqipërisë dhe më pas në startin e eleminatoreve të “2027 European Under-21 Championship” kundër Letonisë.

Pasi kaloi ekipet e moshave të Hamburg, Mustafi u transferua fillimisht në Itali te Sampdoria (51 ndeshje, 1 gol) dhe më pas te Valencia (64 ndeshje, 6 gola) në Spanjë.

Etapa e 3 evropiane e dërgoi te Arsenal në Premier League në vitin 2016. Ai luajti 151 ndeshje në të gjithë kompeticionet (102 dhe 7 gola në kampionat) për “Gunners” dhe fitoi “FA Cup” në vitet 2017 dhe 2020 përpara se të kthehej te Schalke (13 ndeshje, 1 gol) në vitin 2021 – skuadra e vetme në Bundesliga.

Karrierën si futbollist e mbylli te Levante (14 ndeshje, 2 gola) në Spanjë. 3 nga 20 ndeshjet me Kombëtaren gjermane i zhvilloi gjatë “2014 World Cup” në Brazil, ku nën drejtimin e Joachim Löw u shpall Kampion Bote pas fitores 1-0 në Finalen ndaj Argjentinës.

Në këtë mënyrë ai ka mundësi të përsërisë sukseset e një Legjende si “Kaiser” Beckenbauer që fitoi trofe madhorë si lojtar dhe trainer me Kombëtaren e Gjermanisë.

The post Mustafi në gjurmët e Beckenbauer & Co. appeared first on Gazeta Si.

‘MotoGP’ shton sigurinë në pistë

15 August 2025 at 10:08

Nga Gazeta Si – “Austrian GP” është gara ku do të debutojë versioni i parë i “Sistemit të Kontrollit të Stabilitetit” në MotoGP.

Një risi që do të reduktojë “torque”-n kur motorri do të rrëshqasë. Diçka ndryshe krahasuar me “traction control” që reagon kur goma rrotullohet në vend.

Sistemi i ri është një “software” i përmirësuar që skuadrat mund ta përdorin bashke me “ECU – Njësia e Kontrollit Elektronik – mundësuar nga “Marelli”.

Nga kjo fundjavë e në vazhdim skuadrat do të zgjedhin versionin e preferuar bazuar në opsionet e lejuara për “Grand Prix”.

Që prej Austrisë, në mos të gjitha, pjesa më e madhe e skuadrave do ta përdorin sistemin e ri të përmirësuar.

Gjithçka në vazhdimësi të përkushtimit të “MotoGP” për rritjen e sigurisë në sport. Zhvillimi i “Sistemit të Kontrollit të Stabilitetit” u bë si një hap më tej drejt këtij misioni me objektiv reduktimin e përplasjeve anësore.

Falë bashkëpunimit të frytshëm mes MotoGP, Marelli dhe shoqatës së konstruktorëve – ky sistem pritet të debutojë në fundjavë.

The post ‘MotoGP’ shton sigurinë në pistë appeared first on Gazeta Si.

Kualifikohet Dinamo City, Egnatia dhe Ballkani kthehen në shtëpi

14 August 2025 at 23:49

Nga Gazeta Si – Dinamo City bën mrekullinë, eleminon Hajduk Split dhe vazhdon më tej në Conferencë League ku do të përballet me polakët e Jagiellonia Białystok.

Me një mbrojtje të improvizuar në qendër dhe pas humbjes me përmbysje një javë më parë, të besuarit e Dajës shënuan sërish të parët. Në “Arenën Kombëtare” ishte Zabërgja që zhbllokoi në 14’.

Gol që mjaftoi për ta çuar sfidën në kohën shtesë. 6’ nga fundi i shtesës së parë, kroatët barazuan me Karacic (99’). Por Qardaku (109’) dhe Berisha (111’) i çuan shifrat e përgjithshme në 4-3 duke hapur rrugën për në playoff.

Eleminohet Egnatia që në shtëpi nuk bëri më shumë se barazimi 2-2 në kohën e rregullt ndaj Olimpija Ljubljanës.

Dy herë Lushkja (në 6’ dhe 86’) për çdo pjesë ishte shumë pak përballë sllovenëve që fillimisht barazuan me Jelenkovic (32’) dhe kaluan në avantazhin e parë me Marin në 78’.

Vendasit u “tradhëtuan” nga Yahaya që mori dy kartona të verdhë në 5 minuta (76’-81’) duke lënë kampionët tanë në inferioritet.

Në kohën shtesë ishin Durdov (99’) dhe Alex Blanco (107’) që shënuan edhe dy herë për sllovenët që kalojnë në playoff dhe ruajnë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Fazën e Ligës.

Ballkani u eleminua nga Conference League pas pokerit që pësoi në Republikën e Irlandës nga vendasit e Shamrock Rovers.

4 gola që zhvfletësuan avantazhit e ndeshjes së parë dhe që kthejnë Ballkanin me këmbë në tokë. Skuadra e Shehit rezistoi vetëm 45’ por në pushim shkoi në disavantazh pas golit që pësoi në minutën e parë shtesë nga Gaffney.

I njëjti lojtar dyfishoi 3’ pas kthimit nga dhomat e zhveshjes. 10’ pas pushimit ishte Honohan që siguroi kualifikimin e Shamrock që filloi festën pas golit të Burke në 67’.

Pas kësaj humbjeje dardanët shtyjnë të paktën një sezon takimin me Fazën e Ligës në Kupat e Evropës.

The post Kualifikohet Dinamo City, Egnatia dhe Ballkani kthehen në shtëpi appeared first on Gazeta Si.

Drita lë ‘Europa League’ dhe rigjen Differdange-n në ‘Conference League’

14 August 2025 at 22:41

Nga Gazeta Si – Kampionët dardanë nuk arritën në asnjë moment të përsërisnin atë çka bënë një javë më parë në Bukuresht.

Skuadra e Ramadanit pësoi humbjen e dytë rradhazi, këtë herë edhe me paraqitje të dobët. Rumunët me ide të qarta e zhbllokuan sfidën pas 60” me Cisotti-n dhe dyfishuan në 17’ me Miculescu-n.

Dy gola që e cuan diferencën në -3 në rezultat të përgjithshëm për dardanët që provuan të afrohen me Tushën në 52’.

Për ti përkeqësuar gjërat më shumë mendoi Broja që u ndëshkua me kartonin e kuq në 67’. Politic mori një asist nga Lixandru dhe shënoi golin e 3 për miqtë në 85’ që kualifikohen më tej pas rezultatit të përgjithshëm 6-3.

Ndërsa Drita do të vazhdojë rrugëtimin në playoff-in e Conference League ku do të luajë me Differdange. Kundërshtar të cilin e eleminoi në raundin e parë kualifikues të Champions League.

The post Drita lë ‘Europa League’ dhe rigjen Differdange-n në ‘Conference League’ appeared first on Gazeta Si.

❌
❌