Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 August 2025Main stream

Kosova i hapi dyert krizës së zgjedhjeve të parakohshme

By: B K
26 August 2025 at 19:00
Nga Mero Baze

Ajo që për shumë vetë ngjan si zgjidhje e ngërçit institucional në Kosovë, në fakt është fillimi i krizës së mosformimit të institucioneve dhe shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme që mbahen brenda 45 ditëve nga dita që Kuvendi vendos të shpërndahet. Dimal Basha mund të mbetet në histori si kryetari i Kuvendit më jetëshkurtër në Kosovë. Arsyet janë të qarta. Albin Kurti nuk është i interesuar për një qeveri në pakicë, prandaj nuk është i interesuar të formojë një qeveri të Vetëvendosjes që nuk i ka votat, duke marrë disa vota hua nga ndonjë parti tjetër, qoftë Limaj, PDK apo LDK. Ai e di që në atë moment është në dorë të tyre dhe deliri i udhëheqësit të gjithpushtetshëm nuk e lejon të ulet të bëjë marrëveshje politike.

Për këtë arsye nga ana procedurale do të kemi 15 ditë kohë që Albin Kurti të djegë shansin për të formuar qeverinë. Pas 15 ditësh ky shans i kalon PDK-së. PDK mund të formojë një qeveri të opozitës, pasi ata janë në shumicë, por acarimi i sotëm me LDK-në dhe perspektiva vetëm njëvjeçare e asaj qeverie do të ngrejë dyshime dhe për këtë…

Kështu që gjithë objektivi i Albin Kurtit dhe opozitës tani është se kur do të bëhen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Albin Kurti do të synojë që zgjedhjet e jashtëzakonshme të bëhen më 12 tetor, në një ditë me zgjedhjet lokale, ku Albin Kurti ka vetëm dy bashki të mëdha. Kjo do t’i japë atij mundësi që, duke përdorur fuqinë që ka në pushtetin qendror, të përforcojë dhe rezultatin në zgjedhjet lokale, duke mundur opozitën.

Por për këtë i duhen votat e PDK-së dhe është e sigurt që PDK nuk ia jep këtë shans. PDK dhe opozita do të synojnë që Kuvendi të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme pas zgjedhjeve lokale.

Nuk është se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të prodhojnë ndonjë realitet shumë të ndryshëm nga ky që është, por nëse në zgjedhjet lokale Vetëvendosje del dobët, rriten shanset për një shumicë më të qëndrueshme opozitare.

Rruga më e sigurt është që opozita të gjejë fuqi të bashkohet dhe të formojë një qeveri që të zgjasë deri në krizën e presidentit dhe t’i lërë kohë vetes të organizohet për zgjedhjet parlamentare pas një viti.

Por duket se gjasat janë të pakta.

E vetmja gjë e sigurt është që Kosova do të jetë në zgjedhje në tetor për komunat e saj dhe në nëntor për parlamentin e ri që do të prodhojë përsëri një rezultat të vjetër. Arsyeja është se Albin Kurti nuk pranon një qeveri të varur nga të tjerët. Ai do ose gjithçka vetë në dorë, ose asgjë, duke mbajtur Kosovën në krizë të përhershme, pasi sipas teorisë leniniste, kriza permanente hapte mundësi për revolucion.

 

The post Kosova i hapi dyert krizës së zgjedhjeve të parakohshme first appeared on JavaNews.al.

Parashikimi i Ngjelës: Rama dhe PS rrëzohen brenda 4 muajve, nëse…

By: B K
26 August 2025 at 18:49

Spartak Ngjela thotë se nëse Sali Berisha largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike, atëhere demokratët vijnë në pushtet për 4 muaj.

“Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet; edhe pse i ka humbur shumë thellë zgjedhjet e majit të këtij  viti me Partinë Demokratike.

Dhe Saliu është edhe nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me arsyen: për korrupsion me gjithë pjesëtarët e familjes së tij.

Kurse shqiptarët e Partisë Demokratike, heshtin.

Ndërsa Berisha po thotë se nuk i njeh zgjedhjet se janë farsë..

Po kush ia vërteton manipulimin.

Këtë injorancë në lidhje me njohjen e shtetit, Saliut nuk ia pranon as Partia Demokratike.

Po çfarë kërkon të bëjë; dhe çfarë e ka gjithë këtë betejë injorante që thotë më kanë manipuluar votat; duke mos pasur asnjë provë?

Po pse e bën?

Sepse po të mos pretendonte në mënyrë banale se ia kanë manipuluar zgjedhjet; Saliu dihet të jepte dorëheqjen si humbës i zgjedhjeve.

Komedi.

Është komedi se zgjedhjet rrëzohen për manipulim me vendimin e një gjykate. Pa vendimin e gjykatës; ato kuptohet se  kanë qenë të lira dhe sigurisht që mbeten në fuqi. Pio Saliu?

Saliu e di që nuk i janë manipuluar zgjedhjet në muajin  maj të këtij viti.

Po krerët e Partisë Demokrarike nuk e kuptojnë që u ka ardhur çasti ta rrëzojnë Saliun dhe të krijojnë Partinë Demokratike që fiton zgjedhjet?

Po nuk e bënë këtë; ata janë të gjithë jashtë kohës dhe hapësirës në Shqipëri. Por nëse Partia Demokratike e bën këtë procedurë që ia imponon statuti i saj; Edi Rama dhe Partia Socialiste rrëzohen për katër muaj.

Të shohim; kush do të fitojë në shtator të këtij viti: Partia Demokratike që pa Berishën vjen në pushtet në Shqipëri; apo Sali Berisha që e dënon Partinë Demokratike që ajo të rrijë gjithmënë jashtë pushtetit politik në Shqipëri”, shkruan Ngjela.

The post Parashikimi i Ngjelës: Rama dhe PS rrëzohen brenda 4 muajve, nëse… first appeared on JavaNews.al.

Pamje apokaliptike nga Vlora, helikopteri lufton me flakët në pyllin e Poros

By: B K
26 August 2025 at 18:39
Zjarri në pyllin e Poros në Vlorë duket se ka marrë përmasa më të mëdha. Flakët po djegin pishat në këtë zonë, teksa pamjet nga vendngjarja tregojnë për një situatë apokaliptike.Tymi i dendur ka mbuluar zonën dhe është përhapur drejt qytetit të Vlorës.

Ndërkohë, nga ajri po luftojnë intensivisht dy helikopterë për të shuar zjarret.

The post Pamje apokaliptike nga Vlora, helikopteri lufton me flakët në pyllin e Poros first appeared on JavaNews.al.

Osmani mirëpret zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit: Të procedohet sa më parë për qeverinë e re të Kosovës

By: B K
26 August 2025 at 18:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur hapjen e rrugës për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm në drejtim të rikthimit të funksionalitetit institucional në vend.

Në një deklaratë për media, Osmani ka shprehur shpresën që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe normat demokratike.

Ajo ka uruar për punë të mbarë kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Basha, si dhe nënkryetarët e zgjedhur: Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Rexhepi, duke theksuar se pret nga udhëheqja e re e Kuvendit që të punojë në interes të qytetarëve dhe forcimit të institucioneve demokratike.

Presidentja ka bërë thirrje që Kuvendi të vijojë me hapat e radhës kushtetues dhe të procedojë, sa më parë, me votimin e Qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

“Respektimi i vullnetit të qytetarëve dhe përmbushja e detyrimeve kushtetuese janë thelbësore për stabilitetin dhe funksionimin demokratik të vendit,” thuhet ndër të tjera në reagimin e Presidencës.

The post Osmani mirëpret zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit: Të procedohet sa më parë për qeverinë e re të Kosovës first appeared on JavaNews.al.

Pse Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

By: B K
26 August 2025 at 18:12

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej se çfarë modeli qeverisjeje ekonomike ka në mendje Donald Trump. Mjafton të bashkosh pikat e vendimeve të tij gjatë javëve të fundit, pa marrë parasysh as rritjen më të madhe të tarifave doganore amerikane të nëntëdhjetë viteve të fundit.

Një administratë centralizuese

Sepse edhe përpara se të tentonte të shkarkonte Cook (apo të paktën të përpiqej), presidenti kishte kaluar verën duke i dhënë formë një sistemi padyshim ndryshe nga ai që ka dominuar në Perëndim dekadat e fundit. Largohet ideja e një qeverisjeje të paanshme, të parashikueshme, të respektueshme ndaj ligjit, agjencive të pavarura dhe operatorëve privatë të tregut. Përparon në vend të saj veprimi i një administrate centralizuese, ndërhyrëse, armiqësore ndaj pavarësisë së autoriteteve të ngarkuara me funksione jetike për stabilitetin dhe besueshmërinë e ekonomisë amerikane.

Precedenti i Byrosë së Statistikave të Punës

Sepse letra e djeshme, me të cilën Trump kërkon të përzërë Lisa Cook nga Rezerva Federale, nuk është lëvizja e parë në këtë drejtim. Më herët, presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte shkarkuar drejtoreshën e Byrosë së Statistikave të Punës, Erika McEntarfer, pasi agjencia publikoi të dhëna mbi punësimin të papëlqyera nga qeveria: akuzat për manipulim politik kundër McEntarfer nuk u mbështetën kurrë me prova, ndërkohë që Trump emëroi në krye të agjencisë që mat inflacionin dhe punësimin një besnik të tij, pa kualifikime, të quajtur EJ Antoni.

Nvidia dhe AMD

Në të njëjtat javë administrata Trump përfundoi një marrëveshje me gjigantët e çipave dhe mikroprocesorëve, Nvidia dhe AMD. Administrata demokrate e Joe Biden u kishte ndaluar të dyve të shisnin produktet e tyre në Kinë, për të penguar përparimin teknologjik të rivalit strategjik të madh të Shteteve të Bashkuara. Trump përkundrazi u ka premtuar të japë «licenca eksporti» – me një aromë disi sovjetike – me kusht që këto kompani të pranonin t’i transferonin qeverisë 15% të të ardhurave të tyre në Kinë. Edhe kjo, një kërkesë pa precedent në historinë amerikane.

Emërimi i bashkëpunëtorit

Trump gjithashtu ka emëruar në Bordin e Guvernatorëve të Rezervës Federale një bashkëpunëtor të ngushtë, Stephen Miran, i cili propozon që presidenti i Shteteve të Bashkuara të ketë mundësinë të shkarkojë edhe drejtuesit e bankës qendrore. Ndërkohë presidenti përgatit hyrjen e qeverisë amerikane në grupin e madh të çipave Intel, me një kuotë prej 10%. Në këtë rast motivimi është një konflikt i supozuar interesi i administratorit të deleguar Lip-By Tan: dyshimi (sërish pa prova) është se drejtuesi, i lindur në Malajzi, i rritur në Singapor dhe rezident në Amerikë prej dyzet vitesh, punon fshehtas për interesat e Kinës.

Shantazhet ndaj aleatëve

Lista e ndërhyrjeve të Trump, të frymëzuara nga një vizion autoritar dhe i centralizuar i qeverisjes ekonomike, mund të vazhdojë pafundësisht. Sekretari i tij i Thesarit, Scott Bessent, thekson për shembull se marrëveshja tregtare me Japoninë do ta detyronte Tokion të siguronte një “fond sovran” prej 550 miliardë dollarësh dhe administrata amerikane do të mund ta shpenzonte sipas dëshirës në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, një gjobë ndaj një aleati në këmbim të aksesit në treg, me tarifa 15%. Sipas Bessent, kjo “marrëveshje”, ashtu si edhe licencat e paguara të eksportit për Nvidia, do të ishin “modele” për vendime të tjera të ngjashme në të ardhmen.

Çfarë mund të ndodhë me shkarkimin e Cook

Dhe tani sulmi ndaj Fed për postin e guvernatores Cook. Edhe ky duket si një shtrembërim i ligjit të vitit 1951 mbi pavarësinë e bankës qendrore amerikane. Ligji parashikon që një drejtues i Fed (ose i agjencive të tjera të pavarura) mund të shkarkohet nga presidenti “me shkak” nëse vërtetohen sjellje të paligjshme. Në rastin e Cook nuk ekziston asnjë hetim nga prokurorët, e vetmja akuzë (edhe këtu, pa prova apo indicie) vjen nga drejtori i Federal Housing Financial Agency, Bill Pulte, një tjetër besnik i Trump-it, i emëruar prej tij. Pulte pretendon se Lisa Cook ka firmosur deklarata të rreme kur ka marrë një kredi hipotekore disa vite më parë. Çështja do të përfundojë me gjasë në gjykatë, deri në Gjykatën e Lartë (një tjetër institucion ku dominon një shumicë e emëruar nga Trump ose e afërt me të).

Strukturat brenda Rezervës Federale

Kjo betejë mund të ndryshojë radikalisht ekuilibrat e brendshëm të Rezervës Federale nëse Trump do të arrinte ta zëvendësonte Cook me një figurë të kontrollueshme prej tij. Bordi i Guvernatorëve përbëhet nga shtatë anëtarë, dy prej të cilëve tashmë të emëruar nga Trump dhe të afërt me të (Michelle Boëman dhe Stephen Miran) dhe një tjetër (Christopher Ëaller) që ndjek preferencat e Trump sepse shpreson të emërohet prej tij president i bankës qendrore pas tetë muajsh. Nëse në vend të Cook do të vinte një tjetër bankier qendror pro-Trump, në Bordin e Guvernatorëve do të formohej një shumicë e gatshme të ndiqte udhëzimet e Shtëpisë së Bardhë. Presidenti i Rezervës Federale, Jay Poëell, shpesh objekt i fyerjeve të Trump-it (“një gomar kokëfortë”), do të përfundonte në minorancë brenda institucionit që drejton.

Emërimet e shkurtit

Çfarë mund të ndryshojë në atë pikë? Së pari, Bordi i Guvernatorëve vendos mbi politikat monetare, për të cilat votohet në Federal Open Markets Committee. Por mbi të gjitha, në shkurtin e ardhshëm Bordi i Guvernatorëve do të vendosë për emërimin e presidentëve të të 12 degëve rajonale (San Francisko, Kansas City, St. Louis e të tjera). Në thelb, Trump ka një mundësi të artë për të blinduar për të paktën pesë vjet kontrollin e kreut të bankës qendrore më të rëndësishme në botë. Kjo do të ishte fundi i pavarësisë së saj nga pushteti politik. Trump do të kishte në dorë mjete të fuqishme për të ndikuar mbi dollarin, normat e interesit dhe Ëall Street-in.

Qëllimi i vërtetë i presidentit

Po cili është qëllimi i manjatit? Trump ka këmbëngulur gjithmonë se Rezerva Federale duhet të ulë normat e interesit, edhe pse dëbimi masiv i mbi një milion punëtorëve të huaj dhe rritja e tarifave doganore po rrisin inflacionin (pa përfshirë ushqimet dhe energjinë, në korrik kostoja e jetesës bazë është rritur tashmë nga 2,9% në 3,1%).

Në veçanti, kontrolli mbi Rezervën Federale mund t’i shërbejë Shtëpisë së Bardhë për të tentuar të kontrollojë dhe administrojë borxhin publik. Sot Shtetet e Bashkuara (pas Izraelit dhe Suedisë) kanë pjesën më të lartë mes 38 vendeve të OECD-së, rreth 25% të totalit, të borxhit të emetuar afatshkurtër për të reduktuar barrën totale të interesave. Kjo e detyron Thesarin amerikan, edhe për shkak të deficitit në rritje, të emetojë çdo vit tituj në treg në masën e 30% të prodhimit kombëtar bruto: rreth 10 mijë miliardë dollarë obligacione të reja që duhet të gjejnë blerës në 2025, 2026 e më tej. Administrata nuk fsheh frikën nga tensionet në tregun e borxhit. Por gozhdimi i bankës qendrore për të emetuar borxh me kosto të ulët, ose për ta blerë atë duke krijuar para, është një teknikë e praktikuar ndoshta nga Italia e viteve ’70 dhe disa autokraci në zhvillim sot. Jo nga një vend i madh i avancuar i shekullit XXI. Në Amerikë, për momentin, tregu në thelb nuk rebelon dhe e lejon. Deri kur mund të mos e lejojë më./Corriere Della Sera

The post Pse Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale? first appeared on JavaNews.al.

“Poshtërim”/ Evropa po ia shet shpirtin Trumpit

By: B K
26 August 2025 at 17:56

Nga Martin Sandbu, Financial Times

Një “poshtërim”, “dorëzimi ekonomik” dhe retorikë që “duket se është vjedhur nga industria e argëtimit për të rritur”.

Këto janë vetëm një përzgjedhje e vogël e reagimeve të evropianëve ndaj mënyrës se si udhëheqësit e tyre i janë përulur Donald Trump – së pari për pranimin e kërkesës së presidentit amerikan që vendet e NATO-s të shpenzojnë 5 përqind të të ardhurave kombëtare për mbrojtje, pastaj duke miratuar një “marrëveshje” tregtare që e lë BE-në shumë më keq se më parë.

Kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë, udhëheqësit evropianë dukeshin të pabindur se si ta trajtonin atë.

Deri tani, zgjedhja e tyre strategjike është e dukshme. Është akomodim në vend të konfrontimit, i shoqëruar nga retorikë lajkatuese që lëvdon me zhurmë aftësinë e Trump për paqe dhe arritjen e marrëveshjeve. Pyetja është nëse humbja e vetërespektit ia ka vlejtur.

Flisni me ata që janë afër vendimmarrjes, dhe refreni është se “askush nuk është naiv këtu”. Në vend të kësaj, lutja është pragmatizëm.

Mund të dallohen tre pretendime specifike.

Së pari, meqenëse fjalët janë të lira, pse të mos i bëjmë lajkat Trump?

Së dyti, ajo që është arritur është më e mirë se alternativat (duke dëmtuar mbrojtjen e Ukrainës dhe duke luftuar hapur tregtinë). Me fat, kompanitë e BE-së mund të përfitojnë edhe nga tarifat akoma më të larta të vendosura në shumë tregti jo-evropiane.

Dhe së treti, politikëbërësit do të pranojnë me zë të ulët se shumë nga premtimet e Evropës ndaj Trump janë vetëm për sy e faqe. Premtimet për 5% shpenzime mbrojtëse dhe investime e blerje të mëdha në SHBA nuk janë realiste ose të synuara të mbahen, por Trump i bleu ato, kështu që bravo.

Se ky qëndrim është i paparimshëm është i padiskutueshëm; një përgjigje parimore do të ishte të kundërsulmosh. Problemi më i madh është se ai dështon në provën e pragmatizmit të vetë mbështetësve. Pragmatizmi i vërtetë do të ishte të zvogëlohej ekspozimi ndaj një SHBA armiqësore.

Ajo që mbështetësit e quajnë pragmatizëm është në fakt oportunizëm – i cili jo vetëm që është i pakëndshëm, por po shkakton edhe dëme të vërteta, jo vetëm në politikën e vetë Evropës.

Siç e kupton kaq mirë Trump, biseda nuk është në fakt e lirë. Biseda politike përcakton pritjet dhe formëson pushtetin. Përqafimi i Mark Rutte dhe Ursula von der Leyen me Trumpin ka rëndësi, sepse do të thotë që udhëheqësit e huaj tani i japin atij lirisht atë që ai tashmë e ka imponuar në vend: pranimin se arritja e çdo gjëje kërkon të mos thuhet e vërteta.

Udhëheqësit evropianë kanë mbështetur gjithashtu konceptin e Trumpit për politikën si performancë televizive. Si rezultat, tërbimet, ngacmimet dhe dëshira e tij për nënshtrim ritual po normalizohen në skenën ndërkombëtare.

Për më tepër, Evropa ka sakrifikuar aftësinë për të denoncuar shkeljen e tij të traktateve ndërkombëtare – siç është kërkesa e Organizatës Botërore të Tregtisë për parimin e kombit më të favorizuar.

Ajo gjithashtu është pajtuar me idenë se rezultatet arrihen përmes negociatave të personalizuara midis burrave të mëdhenj (dhe herë pas here grave), në vend të punës së mundimshme të diskutimit demokratik dhe ndërtimit të konsensusit.

Por vini re se çfarë i kanë kushtuar Evropës këto zgjedhje. Ajo ka humbur të gjithë kapitalin politik që mund të kishte mobilizuar për të udhëhequr një koalicion vendesh në mbrojtje të tregtisë së bazuar në rregulla dhe një kundërshtimi të përbashkët ndaj Trumpit.

Jo vetëm kaq, ajo ka tradhtuar miqtë e saj amerikanë, të cilët kishin llogaritur se Evropa do t’i kundërvihej Trumpit ndërsa ata luftonin ta bënin vetë këtë.

Më e rëndësishmja, Evropa po rrezikon shpirtin e saj politik. E ka vënë veten në një situatë ku udhëheqësit nuk mund të thonë publikisht se çfarë po përpiqen të bëjnë në të vërtetë. Kjo është një recetë për mosbesim dhe një helm për demokracinë – dhe demokracinë liberale evropiane në veçanti.

Si mund t’i mbështesin votuesit politikat, natyra e vërtetë e të cilave nuk mund të pranohet publikisht (siç janë premtimet ndaj Trumpit që nuk janë reale)? Nëse BE pranon në mënyrë hipokrite atë që ekonomisti Richard Baldwin e quan “doktrina e ankesave” e globalizimit, si mund t’i largojë forcat anti-evropiane që lulëzojnë mbi këto pikëpamje në vend?

Rreziku, pra, është se pëshpëritjet evropiane të Trumpit ia nënshtrojnë nevojën për llogaridhënie të gjerë një fokusi trumpian të “besimit të udhëheqësit” në arritjen e marrëveshjeve, dhe autoritarizmit të natyrshëm që kjo përfshin.

Duke e lënë vullnetin e Trumpit të triumfojë mbi realitetin, mbrojtja gjoja pragmatike e interesave të tyre kolektive nga udhëheqësit evropianë në fakt po përshpejton Trumpifikimin e politikës në të gjithë kontinentin.

Një kurs tjetër ishte i mundur.

Në shkurt, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, mbajti qëndrimin e tij kur u qortua nga Trump në Zyrën Ovale – dhe nuk është më keq për këtë, duke gjykuar nga vizita e tij e kthimit javën e kaluar.

Nëse udhëheqësit e tjerë të Evropës kishin nevojë të merrnin një shembull nga Shtëpia e Bardhë, ky do të kishte qenë i duhuri për t’u ndjekur.

The post “Poshtërim”/ Evropa po ia shet shpirtin Trumpit first appeared on JavaNews.al.

Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të korruptuar dhe mafiozë! Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe…

By: B K
26 August 2025 at 17:39

Ylli Manjani thotë se Shqipëria ka nevojë për një qeverisje të djathtë.

Por sipas tij, me këtë opozitë, kjo gjë nuk ka gjasa të ndodhë.

“Problemi është ç’do bëhet, jo kush do e bëjë!

Shumë muaj më parë se të fillonte fushata zgjedhore, fushatë i thënçin, shpreha pikpamjen se Shqipëria ka nevojë për një qeverisje të djathtë.

Kisha e kam parasysh një të djathtë që:

1. Ti lërë më shumë para në xhep njerëzve, veçanërisht sipërmarrëave.

2. Të marrë nën mbrojtje të fortë ligjore e shtetërore çdo mbajtës të një NIPTI.

3.  Të shpallë Shqipërinë një zonë të lirë investimi.

4. Të krijojë një ekonomi të matshme strikt mbi baza prodhimi dhe jo thjesht konsumi.

5. Të marrë nën mbrotje të shenjtën pronë private.

6. Të vendosë paprekshmërinë e lirive dhe të drejtave themelore.

7. Të ndërtojë një shtet shërbëtor dhe me pushtete të ndara.

Shkurt na duhet një qeverisje që të bazojë shtetin e fortë mbi

The post Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të korruptuar dhe mafiozë! Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe… first appeared on JavaNews.al.

Trump ul pritshmëritë për takimin Putin-Zelensky

By: B K
26 August 2025 at 17:23

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh më i rezervuar në lidhje me një takim të mundshëm midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski. “Nuk e di nëse ata do të takohen. Ndoshta do të takohen. Ndoshta jo”, tha Trump në Uashington në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve. Trumpi u tha gazetarëve se pas takimit për Ukrainën në Shtëpinë e Bardhë kishte folur në telefon me Putinin dhe se çdo bisedë që ka pasur me Putinin ka qenë “një bisedë e mirë”. Gjatë bisedës me gazetarët ai megjithatë shprehu zemërimin e tij për sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase dhe kërkoi njëtakim të drejtpërdrejtë midis Putinit dhe Zelenskyt.

Javën e kaluar, zëdhënësja e tij Karoline Leavitt, kishte deklaruar pas pyetjeve të përsëritura nga ana e gazetarëve, se Putini kishte rënë dakord për një takim të drejtpërdrejtë me Zelenskin gjatë javëve të ardhshme. Pas takimit Trump-Putin u fol shumë se një takim midis Putinit dhe Zelenskit mund të zhvillohet së shpejti, por që atëherë Kremlini i ka minimizuar këto pritshmëri. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov deklaroi së fundmi se Moska dhe Kievi duhet së pari të bien dakord për paqen dhe pastaj një takim midis presidentëve mund të vulosë marrëveshjen.

Zelenski njofton për një raund të ri bisedimesh me SHBA-në

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha se në fund të javës do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e SHBA-së në lidhje me negociatat e mundshme me Rusinë për t’i dhënë fund luftës. Ai u takua në Kiev me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, me të cilin njoftohet se diskutoi për sanksione të mundshme kundër Rusisë.

Në një deklaratë online Zelenski tha se me Kellogg kishte folur për mënyrat se si “mund të detyrohet Moska që të hyjë në negociata të vërteta dhe për t’i dhënë fund luftës”. Zelenski tha se me të dërguarin special të SHBA-së Kellogg kishte diskutuar edhe për garancitë e sigurisë, në rast të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë. Zelenski pret që aspektet më të rëndësishme të garancive të tilla për sigurinë të negociohen “së shpejti”. Ekipet negociuese ukrainase dhe amerikane planifikohet të takohen në fund të javës.

The post Trump ul pritshmëritë për takimin Putin-Zelensky first appeared on JavaNews.al.

Premierat e dokumentarit “Mbrojtësi i trashëgimisë” transmetohen në mediat kryesore të vendeve të OBSh-së

By: B K
26 August 2025 at 17:12

Veprimtaria e fillimit të transmetimit të dokumentarit “Mbrojtësi i trashëgimisë” në mediat kryesore të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait (OBSh) u mbajt të hënën në Pekin.

Ky dokumentar, i prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), do të shfaqet në mediat kryesore të vendeve të OBSh-së.

Presidenti i Kirgizistanit Sadyr Japarov dhe kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif dërguan mesazhe urimi me këtë rast.

The post Premierat e dokumentarit “Mbrojtësi i trashëgimisë” transmetohen në mediat kryesore të vendeve të OBSh-së first appeared on JavaNews.al.

Emisari i BE vizitë në Beograd, Vuçiç: Asociacioni të jetë detyrim për vazhdimin e dialogut

By: B K
26 August 2025 at 16:53

Bashkimi Europian rikthen përpjekjet për ringjalljen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Për këtë arsye, përfaqësuesi special për dialogun, Peter Sorensen, po zhvillon një vizitë në Serbi. Ai u prit nga presidenti Aleksandër Vuçiç, me të cilin diskutoi mbi mundësitë për vazhdimin e dialogut me ndërmjetësimin e Brukselit.

“Dialogu të kthehet te parimet themelore mbi të cilat bazohet, kryesisht në detyrimin për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe, si dhe për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve tanë në Kosovë”, shkruan Vuçiç në një deklaratë pas takimit.

Shqetësimi tjetër që ngriti ishte ai i ndalimit të pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet lokale. “Politika jonë është një politikë paqeje, e përkushtuar fuqimisht në kërkimin e zgjidhjeve kompromisi përmes dialogut, por edhe në një luftë vendimtare dhe të përgjegjshme për të ruajtur interesat shtetërore dhe kombëtare”, theksoi presidenti serb.

Ai deklaroi se vetëm me respekt të ndërsjellë, përgjegjësi të qartë dhe zbatim të plotë të asaj që është rënë dakord mund të flitet për stabilitet të vërtetë për të gjithë rajonin. Sorensen është takuar edhe me ministrin e jashtëm, Marko Gjuriç. Ky i fundit njofton se pritet të zhvillohet një takim mes kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit së shpejti në Bruksel. Gjuriç e ka ngritur si shqetësim hapjen e urës së re të ndërtuar mbi Ibër.

The post Emisari i BE vizitë në Beograd, Vuçiç: Asociacioni të jetë detyrim për vazhdimin e dialogut first appeared on JavaNews.al.

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

By: B K
26 August 2025 at 16:45

Të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeç deri në arritjen e moshës për pension pleqërie kanë të drejtë të paguajnë sigurim vullnetar. Instituti i Sigurimeve Shoqërore njofton se sigurimi vullnetar mund të kryhet për vitin aktual, për periudha të kaluara, ose për më shumë të ardhura.

Sipas ISSH-së sigurimi kryhet përmes pagesave mujore, tremujore ose vjetore duke bërë të ditura edhe pagesat, ndërsa për kontributet e parapaguara të periudhave të ardhshme bëhen zbritje.

Nga sigurimi vullnetar përjashtohen ata që kanë përfituar nga skema e sigurimit të detyruar, si edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët përfitojnë subvencione nga buxhetit i shtetit.

Njoftim i ISSH-së

Kanë të drejtë të paguajnë SIGURIM VULLNETAR shtetasit shqiptarë të cilët kanë plotësuar moshën 18 vjeç deri në arritjen e moshës për pension pleqërie.

Cilat fusha mbulohen me sigurim vullnetar?

Sigurim vullnetar për vitin korent

Kanë të drejtë të paguajnë personat që nuk bëjnë pjesë në sigurimin e detyrueshëm. Kontributet mund të paguhen mujore, tremujore ose vjetore dhe për kontributet e parapaguara të periudhave të ardhshme bëhen zbritje të masës së caktuar të kontributeve, si në vijim:

6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar)

3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar)

1,5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar)

Sigurim vullnetar për periudha të kaluara

Personat kanë të drejtë të paguajnë sigurim vullnetar për plotësimin e periudhave të kaluara, të pambuluara me sigurim të detyrueshëm, deri në plotësimin e moshës për pension pleqërie.

Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura

Kanë të drejtë të paguajnë personat e punësuar, të vetëpunësuar dhe punëdhënësit privatë, për pensione më të larta pleqërie, invaliditeti dhe familjar.

Kontributet vullnetare për më shumë të ardhura, paguhen deri në nivelin maksimal, por vetëm për vitin korrent dhe jo për periudha të mëparshme.

Kuota mujore e sigurimit vullnetar aktualisht është 8,640 lekë,

kuota vjetore është 103.680 lekë

Sigurimi vullnetar nuk mund të bëhet:

Pas lindjes të së drejtës për një përfitim nga skema e sigurimit të detyruar.

Nga të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët përfitojnë subvencione nga buxhetit i shtetit.

Sigurimi vullnetar në çdo rast bëhet nëpërmjet një marrëveshjeje ndërmjet personit që aplikon dhe punonjësit të ngarkuar në strukturat e ISSH – së.

The post Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet first appeared on JavaNews.al.

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, ndërhyjnë edhe dy helikopterë 

By: B K
26 August 2025 at 16:38

Vijon zjarri për të dytën ditë radhazi në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës.

Vatrat e shumta janë përhapur në të gjithë sipërfaqen pyjore, ndërsa forcat zjarrfikëse, ushtria dhe emergjencat civile po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në ndihmë janë angazhuar edhe dy helikopterë që po kryejnë ndërhyrje nga ajri. Megjithatë, era e fortë gjatë pasdites ka riaktivizuar disa vatra, të cilat ishin shuar më herët nga zjarrfikësit.

Retë e tymit po mbulojnë zonën duke shkuar drejt qytetit të Vlorës.

The post Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, ndërhyjnë edhe dy helikopterë  first appeared on JavaNews.al.

Rezerva për mitingjet e Berishës? Balliu: Opozita ka nevojë të bëjë protesta, jo për… 

By: B K
26 August 2025 at 16:31

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka folur me gjuhën e Berishës, teksa është shprehur se zgjedhjet e 11 majit përbëjnë një “masakër elektorale”, duke akuzuar qeverinë dhe Partinë Socialiste për manipulim të rezultatit dhe shkelje flagrante të procesit zgjedhor.

Ndërkohë që më tej Balliu u shpreh se kjo opozitë ka nevojë për protesta dhe jo për mitingje, duke nënkuptuar pakënaqësinë e tij me mitingjet e deritashme të organizuar nga opozita nën drejtimin e Berishës.

“Opozita ka nevojë të bëjë protesta, jo mitingje …Kur një qeveri nuk lejon zgjedhje dhe vjen në pushtet si rezultat i aferave dhe lidhjeve me krimin, ajo i përgjigjet nevojave jo të qytetarëve, por të bandave,” tha Balliu.

Kujtojmë se Berisha u rikthye në krye të PD-së me premtimin se do ta rrëzonte Edi Ramën me mosbindje civile dhe me revoltë popullore, mirëpo humbi zgjedhjet e 11 Majit me rezultatin më të dobët që kishte marrë ndonjëherë Partia Demokratike./ TemA

The post Rezerva për mitingjet e Berishës? Balliu: Opozita ka nevojë të bëjë protesta, jo për…  first appeared on JavaNews.al.

Përplasi për vdekje këmbësorin në Vorë, arrestohet 53-vjeçari

By: B K
26 August 2025 at 16:25

Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin që përplasi për vdekje me makinë këmbësorin një ditë më parë në dalje të Vorës.

Në pranga ra Jani Tanushi 53 vjeç, i cili duke drejtuar automjetin, përplasi këmbësorin Kujtim Luka 66 vjeç. Ky i fundit humbi jetën si pasojë e përplasjes së fortë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin J. T., 53 vjeç, pasi ditën e djeshme, në dalje të Vorës, ka përplasur me automjetin që drejtonte këmbësorin shtetasin K. L, 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton Policia e Tiranës.

Kujtojmë se aksidenti me vdekje ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes të së hënës.

The post Përplasi për vdekje këmbësorin në Vorë, arrestohet 53-vjeçari first appeared on JavaNews.al.

Shkatërrimi i pronave civile në Liban, Amnesty International: Izraeli të hetohet për krime lufte

By: B K
26 August 2025 at 16:13

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka bërë thirrje për një hetim ndaj Izraelit pasi më shumë se 10 mijë prona qytetarësh të jug të Libanit janë shkatërruar.

Shkatërrimet e gjera dhe të qëllimshëm të pronave civile dhe tokës bujqësore nga ushtria izraelite, përgjatë Libanit Jugor, duhen hetuar si krime lufte,” deklaroi të martën Erika Guevara Rosas, përfaqësuese e organizatës.

Sipas Amnesty International, Izraeli ka vendosur eksplozivë dhe ka përdorur buldozerë “për të prishur strukturat civile, si shtëpi, xhami, varreza, rrugë, parqe, fusha futbolli në 24 bashki” libaneze, duke lënë zona të tëra “të pabanueshme dhe duke dëmtuar jetë të panumërta”. “Në disa video, ushtarët e filmonin veten duke festuar shkatërrimin me këngë dhe thirrje,” thuhet në deklaratën e Amnesty International.

Amnesty International theksoi se këto dëme u regjistruan nga 1 tetori i vitit të kaluar deri në fund të janarit 2025, dhe kryesisht pas 27 nëntorit, kur hyri në fuqi armëpushimi me Hezbollahun.

Ushtria izraelite thotë se goditjet ndaj Libanit kanë për objektiv vetëm pikat ku operon Hezbollahu dhe operativët e tij, që e akuzon se ka shkelur një marrëveshje për armëpushim të arritur mes palëve në nëntor 2024. Atëkohë Izraeli, për dy muaj, dërgoi trupa dhe nisi një fushatë bombardimesh. Vetë Izraeli është akuzuar se vazhdon ta shkelë “përditë” marrëveshjen e armëpushimit.

Edhe Human Rights Watch ka akuzuar më herët Izraelin për krime lufte në konfliktin e fundit me Hezbollahun. Përplasjet nisën më 8 tetor 2023, një ditë pas sulmit të militantëve palestinezë të Hamasit brenda territorit palestinez. Raketave dhe predhave të Hezbollahut, Izraeli iu përgjigj me të njëjtën mënyrë. Që nga tetori i dy viteve më parë raportohet se në Liban janë vrarë gati 4 mijë veta, shumica civilë.

Banka Boteërore ka llogaritur që kostot e luftës për Libanin shkojnë në 14 miliardë dollarë dhe dëmet në struktura, rreth 6,8 miliardë dollarë. /AJ

The post Shkatërrimi i pronave civile në Liban, Amnesty International: Izraeli të hetohet për krime lufte first appeared on JavaNews.al.

Before yesterdayMain stream

I angazhuar për fikjen e zjarreve, helikopteri bie në liqen

By: B K
25 August 2025 at 20:52

Një incident ndodhi të diel në Liqenin Rosporden të Francës, ku një helikopter tip Morane 29 u rrëzua gjatë një misioni për shuarjen e një zjarri.

Sipas pamjeve të siguruara nga vendngjarja, helikopteri po kryente një manovër për të mbushur një kovë me ujë nga liqeni, kur piloti humbi kontrollin mbi mjetin fluturues.

Helikopteri filloi të rrotullohej në mënyrë të pakontrolluar dhe brenda pak sekondash u përplas me forcë në ujë, duke u shpërbërë në copa.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

The post I angazhuar për fikjen e zjarreve, helikopteri bie në liqen first appeared on JavaNews.al.

“Putin nuk e takon Zelenskyn pasi nuk e pëlqen”, Trump paralajmëron Ukrainën: Nuk shpenzojmë më para

By: B K
25 August 2025 at 20:44

Shtetet e Bashkuara nuk do të humbim më asnjë dollarë për Ukrainën, por do të mbështesin sigurinë e Kievit. Janë fjalët e presidentit amerikan Donald Trump, i cili shton se nuk janë diskutuar ende garanci të posaçme sigurie për Ukrainën dhe se detajet janë ende duke u shqyrtuar.

“Nuk e dimë ende se cilat do të jenë garancitë pasi nuk kemi diskutuar ende për diçka të tillë. Europa do t’u japë atyre garanci të rëndësishme sigurie, dhe duhet ta bëjnë pasi janë atje. Por ne do të përfshihemi si mbështetës. Do t’i ndihmojmë ata. Mendoj se nëse arrijmë një marrëveshje, ata nuk do të kenë shumë probleme.  Por ne do të mbështesim pasi nuk dua të shoh më njerëz që vriten. Unë nuk dua të bej para me Ukrainën, dua që lufta të marrë fund dhe të shpëtoj jetë njerëzish. Por që ta kuptoni, nuk do të humbim më para. Tani ne u shesim armë”.

Presidenti amerikan iu rikthyer akuzave ndaj Volodimir Zelenski, i cili siç thotë ka qene shitësi më i zoti në botë. Sa herë që largohej nga Shtëpia e Bardhë merrte me vete miliona dollarë, ishin fjalët e tij. Ai po ashtu bëri të ditur se kishte zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me Putin, e  cila siç thotë kishte qene e mirë. Por shpresat për një takim Zelenski–Putin veniten edhe më tej, teksa Trump thotë se presidenti rus nuk do ta takojë homologun ukrainas pasi nuk e pëlqen atë.

Nga ana tjetër presidenti Volodimir Zelenski tha se Rusia nuk po bën asnjë lëshim ndaj Ukrainës për t’i dhënë fund luftës, ashtu siç pretendon. “Nuk besoj se fakti që janë të gatshëm të mos pushtojnë zona te tjera të Ukrainës, është një koncesion’, tha ai gjatë një takimi me zv.kancelarin gjerman.

Ai theksoi se Kievi synon të sigurojë të paktën 1 miliardë dollarë çdo muaj nga aleatët për të blerë armët amerikane që i duhen për luftën kundër Rusisë.

The post “Putin nuk e takon Zelenskyn pasi nuk e pëlqen”, Trump paralajmëron Ukrainën: Nuk shpenzojmë më para first appeared on JavaNews.al.

VIDEOLAJM/ Brenda helikopterit që shuan zjarret, si paraqitet situata në Vlorë dhe Skrapar

By: B K
25 August 2025 at 20:33

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamjet nga brenda helikopterëve që po shuajnë zjarret në dy vatra momentalisht; në Pishë-Poro të Vlorës dhe në Bogovë të Skraparit.

Dy helikopterë veprojnë në Vlorë dhe dy të tjerë në Skrapar.

Njëkohësisht, Forca Ajrore Shqiptare vijon monitorimin e zonës me dronët TB-2, me qëllim identifikimin e vatrave të reja potenciale si dhe evidentimin e rasteve të mundshme të zjarrëvënieve të qëllimshme.

 

The post VIDEOLAJM/ Brenda helikopterit që shuan zjarret, si paraqitet situata në Vlorë dhe Skrapar first appeared on JavaNews.al.

Vijon zjarri në pyllin me pisha në Hidrovor, Ermal Dredha: Dyshohet i qëllimshëm, autori të dalë para drejtësisë 

By: B K
25 August 2025 at 20:27
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha, u shpreh se zjarri në Pishë-Poro të Vlorës vijon dhe është në një gjatësi 2-3 km.

Për Report Tv, Dredha u shpreh se dyshohet që është zjarrëvënie e qëllimshme dhe tha se autori duhet që të dal para drejtësisë.

Ndërkohë tha se sot është operuar nga ajri dhe nga toka me katër helikopterë dhe 34 forca zjarrëfikse. Ai bëri me dije se nesër në mëngjes do të vijnë edhe ndihma shtese nga Forcat e Armatosura.

‘Zjarri ka nisur në Delisuf dhe nga atje ka ardhur deri këtu në hirdovor është 2 deri në 3 km gjatësi zjarri. Terreni nuk është se është shumë i vështirë po ka shumë sipërfaqe pylli me pisha dhe është e vështirë që të operohet janë sjell dy helikopterë nga FA dhe dy nga Emiratet Arabe dhe do të vijohet sërish nesër.

Jemi në terren, por dua që ti bëjë thirrje banorëve nëse kanë informacione sepse ka dyshime që mund të jetë zjarrëvënie e qëllimshme, pse jo përgjegjësit të vendosen para përgjegjësisë, sepse është rast i përsëritur dhe rrezikohen jetë njerëzish dhe natyra.  Nesër në orën 5 në mëngjes do të jetë një grup i organizuar me 40 forca mbështetëse nga Ministria e Mbrojtjes dhe mund të marrim ndihmë edhe nga bashki të tjera’, tha ai.

The post Vijon zjarri në pyllin me pisha në Hidrovor, Ermal Dredha: Dyshohet i qëllimshëm, autori të dalë para drejtësisë  first appeared on JavaNews.al.

Vrasja e 5 gazetarëve, reagon Trump: Nuk kisha dijeni për sulmin, nuk jam i lumtur

By: B K
25 August 2025 at 20:12
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për sulmin izraelit në Gaza ku u vranë 20 persona, mes të cilëve edhe 5 gazetarë.

I pyetur nga shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se nuk kishte asnjë dijeni.

Ai vazhdoi duke thënë se “nuk është i lumtur për këtë”.

Nga sulmi ajror izraelit ndaj spitalit Nasser në Khan Yunis në Gaza mëngjesin e kësaj të hëne, mbetën të vrarë 20 persona. 5 prej tyre ishin gazetarë të mediave ndërkombëtare.

The post Vrasja e 5 gazetarëve, reagon Trump: Nuk kisha dijeni për sulmin, nuk jam i lumtur first appeared on JavaNews.al.

❌
❌