Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 August 2025Main stream

Perez dhe Bottas kthehen në F1 si pilotët e Cadillac në 2026

26 August 2025 at 20:14

Nga Gazeta Si – Amerikanët e Cadillac konfirmua pilotët e sezonit debutues në Formula 1.

Cadillac firmosi me fitues garash si meksikani Sergio Perez dhe finlandezi Valtteri Bottas për vitin 2026.

Skuadra amerikane që mbështetet nga “General Motors” do të drejtohet nga ish Drejtori Sportiv i Marussia-s, Graeme Lowdon dhe do të jetë e 11-ta në sezonin e ardhshëm.

Të dhënat teknikë përkatëse në karrierën e Perez dhe Bottas

Cadillac zgjodhi eksperiencën e 527 garave të zhhvilluara nga ‘Checo’ Perez-Bottas dhe 16 fitoreve mes tyre.

Dy veteranët 35 vjecarë bëjnë një kthim nga dera kryesore pasi humbën vendet e tyre në vitin 2024.

Karriera Bottas dhe Perez në foto

Perez kaloi disa muaj me familjen pas largimit nga Red Bull ndërsa Bottas pas largimit nga Sauber qëndroi në paddock si rezervë te Mercedes.

Meksikani Perez garoi më herët për Sauber, McLaren dhe Force India/Racing Point përpara se të shkonte Red Bull, ku ndihmoi skuadrën të fitonte titullin e konstruktorëve në vitet 2022 dhe 2023.

Finlandezi Bottas përjetoi një periudhë të suksesshme te Mercedes ku luajti një rol të rëndësishëm në titullin e konstruktorëve që “Silver Arrows” fituan në vitet 2017-2021.

The post Perez dhe Bottas kthehen në F1 si pilotët e Cadillac në 2026 appeared first on Gazeta Si.

Nis gara për Shënuesin më të mirë në Bundesliga

26 August 2025 at 10:32

Nga Gazeta Si – Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane kryesoi listën e shënuesve më të mirë në dy sezonet e fundit në Bundesliga. Serhou Guirassy dhe Patrik Schick kanë një detyrë të vështirë për ta ndjekur pas asaj çka anglezi bëri në javën e parë… Kandidatët për Shënuesin më të mirë janë si më poshtë:

1) Harry Kane
Klubi: Bayern
Gola: 3
Ndeshje: 1
Vdekja, taksat dhe golat e Harry Kane janë të sigurta. Numri 9 te Bayern shënoi 26 herë sezonin e kaluar pas atyre 36 në sezonin e parë në Mynih. Tani ai rregjistron 65 gola në 64 ndeshje në Bundesliga – ose ndryshe 1 gol për 88.61 minuta!
= 2) Ilyas Ansah
Klubi: Union Berlin
Gola: 2
Ndeshje: 1

= 2) Jean-Mattéo Bahoya
Klubi: Eintracht Frankfurt
Gola: 2
Ndeshje: 1

= 2) Michael Olise
Klubi: Bayern
Gola: 2
Ndeshje: 1

= 3) Serhou Guirassy
Klubi: Borussia Dortmund
Gola: 1
Ndeshje: 1

Patrik Schick (Bayer Leverkusen), Jonathan Burkardt (Eintracht Frankfurt), Tim Kleindienst (Borussia Mönchengladbach) dhe Nick Woltemade (VfB Stuttgart), nuk shënuan asnjë gol në javën e parë, por janë pretendentë për skeptrin e Harry Kane.

The post Nis gara për Shënuesin më të mirë në Bundesliga appeared first on Gazeta Si.

Fitues dhe humbës në gjysmën e parë të sezonit në Formula 1

26 August 2025 at 10:17

Nga Gazeta Si – Formula 1 i mbylli pushimet dhe skuadrat janë kthyer në punë për Garën e rradhës. 14 “Grands Prix” janë zhvilluar në pjesën e parë të sezonit dhe më poshtë do të shohim se cilët janë fituesit dhe humbësit…

Fitues
McLaren – Eshtë fituesja e padiskutueshme e gjysmës së sezonit. Skuadra britanike fitoi 11 nga 14 eventet e zhvilluara.

Oscar Piastri – Pati një rritje impresionuese që e shndërroi australianin në favorit për titullin e parë në sezonin e 3.

Williams – Një tjetër skuadër britanike që e filloi sezonin me objektiva minimale duke u përqëndruar tek viti 2026. Por në fakt në 14 garat e para ka bërë më shumë se kaq.

Nico Hulkenberg – Gjermani mund të jetë në fundin e karrierës së tij por ai nuk po shfaq shenja ngadalësimi në bordin e Sauber. Aty ku ai po udhëheq kalimin në emërtimin e ri, Audi.

Sauber – Një vit më parë mori vetëm 4 pikë duke u renditur në vendin e fundit të klasifikimit. Ky vit ndërkohë ka shumë herë më i suksesshëm ku vetëm në Garën e Australisë mori më shumë pikë (Hulkenberg në vendin e 7).

Max Verstappen – Red Bull

– Humbës
Red Bull – Nëse McLaren nisi ngjitjen, Red Bull pësoi rënien e lirë.

Alpine – Dy makina në podium një vit më parë në Brazil e renditën skuadrën në vendin e 6. Ta përsërisë të njëjtën gjë këtë vit, duket shumë e vështirë.

Mercedes – Shpresonte të duelonte për më shumë fitore. Suksesi i George Russell në Kanada mbeti i izoluar dhe paraqitjet e tjera kanë qënë poshtë pritshmërive.

Ferrari – U duk se u kthye fuqishëm në konkurim për titullin e konstruktorëve kur një vit më parë u rendit në vendin e dytë pas McLaren. 14 pikët që i ndanë në 2024, duken të paarritshme në këtë moment.

Ollie Bearman – Pozicioni aktual në klasifikimin e pilotëve nuk reflekton atë çka debutuesi bëri në 14 garat e para.

The post Fitues dhe humbës në gjysmën e parë të sezonit në Formula 1 appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Tre dardanë te Hoffenheim

25 August 2025 at 21:37

Nga Gazeta Si – Pas Fisnik Asllanit që e nisi sezonin me gol ndaj Leverkusen dhe Leon Avdullahut, Hoffenheim prezantoi mbrëmjen e sotme, dardanin e tretë në skuadër.

Albian Hajdari transferohet nga Lugano në Bundesliga. 22 vjeçari kaloi 3 sezone i huazuar nga Juventus te Basel dhe Lugano që bleu kartonin e tij në vitin 2023.

64 ndeshje dhe 4 gola në dy sezone mjaftuan që kartoni i tij të vlerësohej 5 milionë euro që u shpenzuan nga gjermanët e Hoffenheim për një kontratë disavjeçare.

The post Tre dardanë te Hoffenheim appeared first on Gazeta Si.

Mirësevjen Asllani – por nuk mund të luash… (Video)

25 August 2025 at 18:05

Nga Gazeta Si – Firmos dhe prezantohet, por Inter nuk e lejon Asllanin të zbresë në fushë si kundërshtar.

Mesfushori shqiptar që u kthye në një hall për zikaltërit, nga sot është “granata” me efekt të plotë dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës duke nisur nga java e ardhshme.

Kur Torino do të presë Fiorentinën (një tjetër skuadër që e deshi Asllanin) në shtëpi.

The post Mirësevjen Asllani – por nuk mund të luash… (Video) appeared first on Gazeta Si.

Ylli shqiptar tek Tractor (Video)

25 August 2025 at 17:48

Nga Gazeta Si – Mesfushori ofensiv Regi Lushkja firmosi një kontratë me klubin Tractor në Iran që drejtohet nga Dragan Scotic.

Lushkja e nis aventurën e re pas paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e Egnatia-s për të cilën, një sezon më parë shënoi 16 gola dhe shërbeu 4 asists.

29 vjecari që në vitet e fundit ka qënë forcë kryesore kudo që ka luajtur bëri një start pozitiv në “Champions League” dhe “Conference League” me kampionët e Shqipërisë.

Ai demonstroi sërish aftësitë e tij me 3 gola dhe 1 asist në 5 ndeshje.

Pas prezantimit ai u bë lojtari i dytë shqiptar në rradhët e Tractor dhe i 7 që ka luajtur ose luan aktualisht në Gjirin Persik. 

Lojtarët shqiptarë në Iran
Regi Lushkja – Tractor
Jasir Asani – Esteghlal
Sokol Cikalleshi – Tractor
Sebastian Spahiu – Mes Rafsanjan
Edon Hasani – Sepahan
Xhevahir Sukaj – Sepahan
Ervin Bulku – Sepahan

The post Ylli shqiptar tek Tractor (Video) appeared first on Gazeta Si.

Luna Djarmati, shpresa e madhe e notit kuqezi!

25 August 2025 at 10:40

Nga Gazeta Si – Vetëm 14 vjeç, ajo është sportistja më e talentuar e notit shqiptar.

Prej 3 vitesh në konkurim si profesioniste, Luna mori pjesë së fundi në Botërorin e të rinjve që u zhvillua në Otopeni (19-24 Gusht) të Rumanisë.

Medaljet e arta dhe rekordet për moshat dhe jo vetëm në stilin e lirë dhe shpinë janë të shumta për Lunën që paralelisht thyen rekorde në fuqi dhe vendos rekorde të reja në garat e 50 dhe 100 metrave.

Nga Shkupi në Prishtinë, nga Athina në Durrës dhe tani në Rumani, rekordet janë të njëpasnjëshme, madje dhe për të rritura.

Në Otopeni ishte një nga 5 sportistët e ekipit shqiptar, një nga dy vajzat pjesëmarrëse dhe notarja më e vogël në moshë.

Asnjë problem për të, emocionet kontrollohen dhe Luna si askush tjetër, vendosi dy rekorde kombëtare.

Në garën 50 metra shpinë ajo vendosi kohën 31”11, ndërsa në garën 100 metra shpinë, koha e saj ishte 01’07”59.

Ndërsa një rezultat tjetër premtues ishte në garën e 200 metrave stil i lirë.

Luna Djarmati u shortua në baterinë e dytë të cilën e fitoi me kohën, 02’15”52. Duke lënë pas Farah Fares (PLE) dhe Julie Hope (SRI).

Këtë sezon ajo ka grumbulluar 607.35 pikë dhe sa më lart jep shpresë për një progres gradual dhe të sigurtë në rritjen e një kampioneje të paracaktuar në sport.

Luna është vajza e Matko Djarmatit që luajti me Skënderbeun, Kastriotin, Besën, Dinamon dhe Tërbunin. Si dhe drejtoi Vllazninë në rolin e asistentit të Tomas Brdaric.

The post Luna Djarmati, shpresa e madhe e notit kuqezi! appeared first on Gazeta Si.

Formacionet më të forta të McLaren përpara ‘Piastri-Norris’

25 August 2025 at 10:29

Nga Gazeta Si – Oscar Piastri dhe Lando Norris në bordin e McLaren, po barazojnë dhe kalojnë rekordet e paraardhësve më të suksesshëm në historinë e skuadrës.

Pjesa e parë e këtij sezoni tregoi se titulli i pilotëve është një garë për dy ndërsa ai i konstruktorëve duket i mbyllur.

Norris dhe Piastri kanë fituar vlerësime të shumta duke i shndërruar në një binom që po ecën në gjurmët e paraardhësve impresionues që ka punuar më të herët në Woking.

Hamilton dhe Button te Mclaren

Aq sa po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë përcaktimin e më të mirëve që kanë garuar ndonjë herë për McLaren, 8 formacionet më suksesshëm të së cilëve janë si më poshtë:

– Niki Lauda & Alain Prost
– Mika Hakkinen & David Coulthard
– Kimi Raikkonen & Juan Pablo Montoya
– Fernando Alonso & Lewis Hamilton
– Emerson Fittipaldi & Denny Hulme
– Alain Prost & Ayrton Senna
– Lewis Hamilton & Jenson Button
– Lando Norris & Carlos Sainz

The post Formacionet më të forta të McLaren përpara ‘Piastri-Norris’ appeared first on Gazeta Si.

Marquez e bën rrugë, në Balaton arrin fitoren e 7 rradhazi, të 10 sezonale

24 August 2025 at 15:36

Nga Gazeta Si – Spanjolli Marc Marquez nuk ndalet dhe triumfon në Hungari. Në “Balaton Park Circuit”, piloti i Ducati-t arrin fitoren e 7 rradhazi, të 10 në 14 raundet e zhvilluar deri tani.

Numrat flasin për kryesuesin e klasifikimit të përgjithshëm që pas shpalljes si fituesi i parë në Balaton, ka një diferencë prej 175 pikësh ndaj vëllait Alex.

Në vendin e dytë u rendit Pedro Acosta që në bordin e “Ktm” bëri një rekuperim spektakolar nga vendi i 7.

Marco Bezzecchi plotësoi podin me të tretin rezultat të tillë rradhazi. Ishte italiani që parakaloi Marquez kthesën 1, dhe spanjolli pasi nuk rekuperoi menjëherë, humbi një tjetër pozicion duke zbritur në vendin e 3 pas Morbidelli-t.

Ashtu si në Brno dhe “Red Bull Ring”, edhe në “Balaton Park” u zhvillua sfida e zakonshme Bezzecchi – Marquez. Këtij të fundit iu deshën 5 xhiro për tu kthyer në vendin e dytë.

Ndërsa në kthesën e parë të xhiros së 11 rimori kren për të mos u ndalur më. Pas tij, Acosta vjen fillimisht në vendin e 3 dhe në vazhdim parakalon Bezzechi-n për vendin e dytë. Jorge Martin fitoi duelin për vendin e 4 duke lënë pas Luca Marini-n në bordin e Honda-s.

Morbidelli e mbyll në vendin e 6 përpara dy rivalëve të Ktm, Brad Binder dhe Pol Espargaro që parakaluan vetëm në Francesco Bagnaia-n.

The post Marquez e bën rrugë, në Balaton arrin fitoren e 7 rradhazi, të 10 sezonale appeared first on Gazeta Si.

Superiorja kryeson në Kategorinë e parë

24 August 2025 at 11:17

Nga Gazeta Si – Kjo fundjavë shënoi edhe fillimin e sezonit të ri në Kategorinë e parë në futboll. Pesë ndeshje u zhvilluan të shtunën (4 në orën 17:00 dhe 1 në orën 20:00) që prodhuan 11 gola, 3 fitore dhe 2 barazime.

Ajo çka bien ë sy është shkëputja e menjëhershme e skuadrave që zbritën nga Kategoria Superiore. Bashkë me to edhe Kukësi që ka historinë e tij në nivelin më të lartë të futbollit në vend.

3 gola shënuan të besuarit e Ernest Gjokës në Korçë ndaj Burrelit, Nasr në 12′ (penallti), Abiodun në 64′ dhe Çuçka në 64′ mjaftuan për fitoren e parë të “ujqërve” në pritje të dëborës.

Në shtëpi fitoi edhe Kukësi, minimalisht 2-1 ndaj Apolonisë. Rezultat që e përsëriti Laçi në transfertën e Fushës Krujës ndaj Ilirisë.

Pas këtyre fitoreve dhe golevarazhit +3, Skënderbeu ngjitet në krye të klasifikimit me pikë të barabarta me Laëin dhe Kukësin.

Dy barazime plotësuan kuadrin e të shtunës. Shifra të njëjta në Gjirokastër dhe Lushnjë, respektivisht në Luftëtari-Korabi dhe Besa-Kastrioti.

Ndeshja që mbyll raundin e parë në Kategorinë e parë, vë përballë Pogradecin dhe Lushnjën.

The post Superiorja kryeson në Kategorinë e parë appeared first on Gazeta Si.

Thomas Frank shkruan historinë

24 August 2025 at 11:01

Nga Gazeta Si – Dy javë, 6 pikë dhe një rekord për trainerin Thomas Frank që futet në një klub special. Ai u bë traineri i 3 që fiton në transfertë ndaj Pep Guardiola me dy skuadra të ndryshme.

Pas suksesit në drejtimin e Brentford, Frank përsëriti të njëjtin rezultat edhe në drejtimin e Tottenham Hotspur.

Më herët këtë e kishte bërë Antonio Conte kur drejtonte Chelsea-n dhe Tottenham. Si dhe Jose Mourinho kur drejtonte Real Madrid dhe më pas Manchester United.

Pas fitores së të dielës, Spurs u konfirmuan si skuadra që ka fituar më shumë ndeshje (8) në Premier League vs. Manchester City-t. Pas tyre vijnë Manchester United dhe Liverpool (6).

The post Thomas Frank shkruan historinë appeared first on Gazeta Si.

Jefferson-Wooden dhe Yavi ‘asfaltuan’ kundërshtarët në Bruksel (Video)

24 August 2025 at 10:53

Nga Gazeta Si – Melissa Jefferson-Wooden vazhdoi formën brilante në 100m kur fitoi ndaj Shelly-Ann Fraser-Pryce. Winfred Yavi shkroi historinë në garën e miljes me pengesa në “Wanda Diamond League” në Bruksel.

Chase Jackson theu rekordin e mitingut në hedhjen e gjyles duke paralajmëruar rivalët në “Allianz Memorial Van Damme”.

Jefferson-Wooden dhe Jackson ishin dominuese dhe do të startojnë në Zurich dhe Tokyo si atletët për tu mundur.

Pas medaljes së bronztë në Olimpiadën e Parisit, Jefferson-Wooden nuk ka asnjë humbje në garën e 100m këtë vit dhe në Bruksel vuri kohën e 5 më të shpejtë të karrierës me 10”76 (-0.2m/s). 0.32 më e shpejtë se kampionia e Botës, Sha’Carri Richardson që u rendit në vendin e dytë me kohën 11”08 ndërsa Daryll Neita plotësoi podin në rendin e 11”15.

Vetëm e katërta Shelly-Ann Fraser-Pryce me kohën 11”17. Kampionia Olimpike dhe e Botës në 3000m me pengesa, Winfred Yavi (Bahrein) konkuroi për të parën herë në në garën e miljes me pengesa.

Me kohën prej 4’0”13 ajo la pas më shumë se 6 sekonda vendin e dytë. Chase Jackson nga SHBA bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer në hedhjen e gjyles në Bruksel.

Në raundin e 3 ajo realizoi distancën prej 20.90m, më shumë se 1 metër nga vendi i dytë. Rekordin e vjetër të mitingut e kishte vendosur Valerie Adams në vitin 2014 kur realizoi distancën prej 20.59m.

Sarah Mitton u rendit e dyta me distancën 19.89m përpara Jessica Schilder në vendin e tretë me distancën 19.58m.

Në hedhjen e diskut, Ralford Mullings (Xhamajka) realizoi distancën 69.66m duke lënë pas rekordmbajtësin Mykolas Alekna (68.82m) dhe Kampionin e Botës në 2022 Kristjan Ceh (67.13m).

Numri 1 në Botë në hedhjen e shtizës, Julian Weber impresionoi me distancën 89.65m, më shumë se tre metra nga vendi i dytë.

Kampionaia e Botës Katie Moon, kërceu 4.85m duke lënë pas Kampionen e Botës  në salla të mbyllura (2024) në kërcimin me shkop, Molly Caudery (4.80m).

Jacory Patterson dominoi garën e 400m me kohën 44”05 përpara Vernon Norwood me kohën 44”62. Gara e 200m për meshkuj u fitua nga Alexander Ogando (Republika Domenikane) me kohën 20”.16 (-0.3m/s) me një distancë prej vetëm 0.03” nga Robert Gregory.

The post Jefferson-Wooden dhe Yavi ‘asfaltuan’ kundërshtarët në Bruksel (Video) appeared first on Gazeta Si.

Pole dhe Sprint, Marquez vesh Balaton në të kuqe

23 August 2025 at 16:43

Nga Gazeta Si – Numri #93 vendosi një rekord të ri ndërsa numri #72 realizoi një tjetër rekuperim.

Acosta u rrëzua kurse Bagnaia dështoi në sesionin e parë kualifikues.

Provat e para zyrtare të “MotoGP” në “Balaton Park” rezervuan drama dhe surpriza për një rradhë nisjeje intriguese.

Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) u bë i pari pilot që realizon “pole position” dhe vendos xhiron rekord.

Rivali i fundjavës, Pedro Acosta (Red Bull KTM Factory); u rrëzua, Francesco Bagnaia (Ducati Lenovo Team) dështoi të kualifikohej në sesionin e 2… kurse Marco Bezzecchi (Aprilia Racing) bëri një tjetër rikthim nga sesioni i parë në rradhën e parë të nisjes.

Di Giannanontio lë pas Bastianini-n që në vendin e 4 ndiqet nga Franco Morbidelli (Pertamina Enduro VR46 Racing Team).

Fabio Quartararo (Monster Energy Yamaha MotoGP) niset nga vendin i 6 përpara Acosta-s që detyrohet të pranojë vendin e 7 pas rrëzimit.

Aldeguer niset i 8, ndjekur nga Luca Marini (Honda HRC Castrol) që plotësoi rradhën e tretë përpara shokut të skuadrës, Joan Mir.

E njëjta histori edhe në eventin Sprint ku numri #93 arrin fitoren e 7 sezonale, të mëdhenjtë vazhduan rrëzimet ndërsa Di Giannantonio dhe Morbidelli plotësuan podin.

Ishte suksesi i 13 në 14 raunde për Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) që u shpall fitues i “Tissot Sprint” për të parën herë në Balaton.

Fabio Di Giannantonio u rendit i dyti, 2 sekonda pas Marquez dhe italianin e ndoqi shoku i skuadrës “Pertamina Enduro VR46 Racing”, Franco Morbidelli, në shkallën më të ulët të podiumit.

Nga vendi i 9 në nisje, Marini u mbrojt mirë dhe ja doli të mbante pas Aldeguer për vendin e 4.

Mir u rendit në vendin e 6 pëprpara Bezzecchi-t që u ndoq nga Alex Marquez (BK8 Gresini Racing MotoGP) në vendin e 8 dhe me një penallti prej 3 vendesh për Garën e të dielës.

Pikën e fundit në Sprint e mori Kampioni në fuqi, Martin në vendin e 9. Duke pritur Garën e nesërme, një pyetje qëndron në fuqi – Kush do ta ndalë kryesuesin e kampionatit?

The post Pole dhe Sprint, Marquez vesh Balaton në të kuqe appeared first on Gazeta Si.

Formula 1 – 12 statistika për pjesën e parë të sezonit

23 August 2025 at 10:04

Nga Gazeta Si – Kur skuadrat janë ende me pushime në prag të pjesës së mbetur, le të hedhim një vështirm numerik në atë çka kemi lënë pas…

— 0.010 —
Diferenca më e vogël në “pole position” që u vendos në “Saudi Arabian Grand Prix”. Pas daljes së Lando Norris në sesionin e 3, Max Verstappen u vendos në “pole” për Red Bull ndaj McLaren-it të Oscar Piastri me diferencën e 10 të mijëtave të sekondës.

— 0.126 —
Arabia Saudite nuk është gara më e ngushtë e sezonit në 14 raundet e deritanishme. Për të fundit herë në Hungari, 0.126 sekonda ndanë 6 të parët në rradhën e nisjes.

— 0.543 —
Hungaroring-u kishte edhe diferencën më të vogël mes top-10 në Provat Zyrtare të 75 viteve histori. Ku diçka më shumë se gjysmë sekonde mbante brenda nga Charles Leclerc në “pole” deri te Isack Hadjar në vendin e 10.

— 0.698 —
Ndërsa McLaren ka kryesuar gjatë tërë vitit 2025, Norris (1 pit stop) dhe Piastri (2 pit stop-e) në Hungari u ndanë nga më pak se 1 sekondë – Përfundimi më i ngushtë i garës së në kushte të rregullta dhe pa ndërhyrjen e “Safety Car” – Mercedes dhe George Russell mbyllën garën 0.228 sekonda përpara Verstappen në “Canadian Grand Prix” po rata po ndiqnin Bernd Maylander dhe “Safety Car” në atë kohë.

— 5 —
Piastri, Norris dhe Verstappen kanë vendosur secili nga 5 “pole positions”. Ndërsa Russell dhe Ferrari kanë nga 1 secili. Çka do të thotë se 5 pilotë nga 4 skuadra të ndryshme kanë qënë në krye. Nëse përfshijmë edhe eventet Sprint, ky numë shkon në 7: Lewis Hamilton siguroi të parin “pole” me Ferrari-n gjatë “Sprint Qualifying” në “Chinese Grand Prix”. Debutuesi Kimi Antonelli i befasoi të gjithë në “Miami Grand Prix”.

— 7 —
Kur llogarisim podiumet, 7 pilotë nga 4 skuadra të ndryshme ja kanë dalë. Përfshi herën e parë të Antonelli-t në Kanada dhe Kick Sauber- Nico Hulkenberg – në startin e 239 në Britani.

— 8 —
Më shumë pilotë kanë kryesuar garën në disa “stage”. Piastri kryeson përpara Norris i ndjekur nga Verstappen, Leclerc, Russell, Antonelli dhe Hamilton. Williams dhe Alex Albon gjithashtu, kryesuan një moment në “Chinese Grand Prix”.

— 9 —
Pas 14 raundeve, diferenca Piastri-Norris është 9 pikë kur duhen edhe 10 “Grands Prix” (përfshi 3 evente Sprint).

— 10 —
Duke konfirmuar konkurencën në rritje, 10 skuadrat kanë marrë pikë nga Australia në Hungari – çdo skuadër mori pikë në të paktën 5 gara dhe rregjistroi të paktën vendin e 6.

— 19 —
21 pilotë startuan minimalisht një “Grand Prix” këtë sezon, 19 prej tyre morën pikë. Vetëm Jack Doohan (që drejtoi Alpine për 6 gara) dhe Franco Colapinto (që mori vendin e australianit nga “Emilia-Romagna Grand Prix”) janë në kuotën zero.

— 23 —
Diferenca mes pilotëve të McLaren nuk ka qënë asnjëherë më e thellë se 23 pikë në Kanada. Por kjo distancë është kthyer sërish në 1 shifrore pas 3 fitoreve në 4 garat e fundit nga Lando Norris.

— 35 —
Kjo është diferenca në klasifikimin e konstruktorëve për vendin e 5 mes Williams, Aston Martin, Kick Sauber, Racing Bulls dhe Haas.

The post Formula 1 – 12 statistika për pjesën e parë të sezonit appeared first on Gazeta Si.

Boom Boom Vllaznia – Egnatia zbret me këmbë në Tokë

22 August 2025 at 22:30

Nga Gazeta Si – Gol për çdo pjesë dhe leksion për kampionët në fuqi. Vllaznia kthen Egnatian me këmbë në tokë.

Gurishta (19′) dhe Bajrami (49′) në distancë prej 30 minutash nga njëri-tjetri mjaftuan që vendasit të merrnin 3 pikët e para.

Një humbje jo e lehtë për Egnatian që vjen vetëm pak orë pas largimit të Regi Lushkjas.

Mbrëmja në “Loro Boriçi” ishte një “remake” i Finales së “Final4” në sezonin e kaluar.

Vllaznia mori një revansh të ëmbël për humbjen që pësoi në “Arenën Kombëtare”.

Ndërsa pas ndeshjesh traineri mik Tetova akuzoi arbitrin për favorizim të vendasve dhe pyeti – “A do të arbitrojë më ky në vazhdim”?

The post Boom Boom Vllaznia – Egnatia zbret me këmbë në Tokë appeared first on Gazeta Si.

Egnatia e nis nga ‘Loro Boriçi’, djepi i futbollit

22 August 2025 at 14:16

Nga Gazeta Si – Kategoria Superiore ngre siparin e edicionit të 87 në stadiumin “Loro Boriçi”. Sfida Vllaznia – Egnatia në orën 20:00 do të paraprihet nga ceremonia zyrtare e hapjes së kampionatit.

Themeluesit e futbollit në vend do të presin dy herë kampionët rradhazi në fuqi pas një starti në Kupat e Evropës ku kuqeblu dhe të gjelbër nuk arritën në raundin e playoff-it.

Vendas dhe miq kanë objektiv titullin dhe këtë e deklarojnë hapur. Raundi i parë në sezonin e ri vazhdon të shtunën me dy ndeshjet e rradhës. Bylis – Tirana në orën 17:00, në stadiumin “Adush Muça” në Ballsh.

Atje ku bardheblutë janë në provën “Josa”. Legjenda kryeqytetase do të drejtojë mallakstriotët këtë sezon.

Në orën 20:00, AF Elbasani dhe Flamurtari zbresin në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në stolin e kuqezinjve do të debutojë spanjolli Carlos Garcia dhe vlonjatët pretendojnë se kanë ardhur për gjëra të mëdha mes më të mirëve.

Partizani – Vora, që do të luhet në orën 20:00 të së dielës në stadiumin “Arena e Demave” do të mbyllë pjesërisht javën e parë.

Të kuqtë kryeqytetas vijnë pas një vere turbulente të cilën shpresojnë ta lënë pas sa më shpejt nën drejtimin e Milinkovic.

Impenjimi i Dinamo City-t në UEFA Conference League shtyu ndeshjen ndaj Teutës më 5 Shtator.

Sfida mes tyre do të luhet në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”

The post Egnatia e nis nga ‘Loro Boriçi’, djepi i futbollit appeared first on Gazeta Si.

Diamond League – Hodgkinson nuk di të ndalet

22 August 2025 at 13:18

Nga Gazeta Si – Hodgkinson konfirmon rikthimin e më të fortës
Kampionia olimpike në 800m, Keely Hodgkinson vazhdon formën e saj spektakolare pas rekordit të mitingut që vendosi në “Athletissima Wanda Diamond League” në mesjavë në një ndër vitet më të vështirë për të.

Prej medaljes së artë në “Paris 2024”, ylli britanik i 800m ka kaluar një ndër periudhat më të vështira në karrierë.

Ajo ja doli të rekuperohet nga dëmtimet për tu kthyer në “World Athletics Championships”. Durimi i saj më në fund po shpaguhet.

Fundjavën e kaluar në Silesia ajo vendosi kohën 1’54”74 në të parën garë nga Olimpiada.

Ndërsa në mesjavë vazhdoi me të njëjtin ritëm dhe performancë në “Athletissima Lausanne”.

Në mbrëmjen që shumë kampionë olimpikë patën probleme me kushtet klimatike, Hodgkinson nuk u shqetësua nga reshjet e shiut për një tjetër fitore dominuese me kohën 1’55”69.

Nuk ishte thjejtë një rekord i ri i mitingut por thyerja e një rekordi që zgjaste prej 23 vitesh, i vendosur nga Legjenda Maria Mutola.

Ndërsa për Hodgkinson është një provë tjetër se ajo po gjen formën më të mirë në prag të Tokyo-s.

The post Diamond League – Hodgkinson nuk di të ndalet appeared first on Gazeta Si.

Bayern nis mbrojtjen e titullit, Bundesliga starton edicionin e 63

22 August 2025 at 13:14

Nga Gazeta Si – Bayern Munich do të startojë mbrojtjen e titullit ndaj Leipzig në Allianz Arena me objektivin për 3 pikët e para që do të ishin vazhdim i suksesit në Superkupë dhe një sinjal i dërguar për kundërshtarët që kampionët janë aty.
Bayern vërtetë humbi të pakrahasueshmin Thomas Müller por mund të bazohet te eksperienca dhe influenca e Manuel Neuer që bëhet gati të nisë edicionin e 15 pas titullit të 12 (në klub) në Maj.

39 vjeçari u shpall Lojtari i ndeshjes në Franz Beckenbauer Supercup ndaj Stuttgart dhe përballë tij është Péter Gulácsi në portën e Leipzig.

35 vjeçari hungarez është ndër të paktët konstantë në një skuadër që ka qarkulluar talente të shumtë.

Sezonin e kaluar nuk pësoi gol në 14 nga 30 ndeshje dhe mbetet zgjedhja e parë në dëm të Maarten Vandevoordt.

Përpara Gulácsi rrjeshtohen 4 mbrojtës me patriotin Willi Orbán, Kapitenin David Raum, El Chadaille Bitshiabu dhe Castello Lukeba.

Te Bayern, Jonathan Tah erdhi nga Leverkusen dhe në Superkup impresionoi përkrah Dayot Upamecano-s. Konrad Laimer, Josip Stanišić dhe Raphaël Guerreiro janë kandidaturat e tjera për Vincent Kompany.

Mbërritja e Tom Bischof dhe Aleksandar Pavlović janë e ardhmja e mesfushës bavareze që sërish do të ndërtohet rreth Joshua Kimmich në partneritet me të rilindurin Goretzka në pritje të të dëmtuarit Musiala.

E ardhmja e Xavi Simons është ende e hapur por tek Leipzig sqarojnë se holandezi do të largohet për ofertën e duhur financiare.

Në të kundërt Xavi do të qëndrojë te Leipzig që pak ditë më parë largoi Benjamin Šeško drejt man Utd. Braziliani Rômulo nga Göztepe dhe Loïs Openda janë shpresa e trainerit Werner për sezonin e ri.

Ndërkohë në sulmin e vendasve, aftësia e Harry Kane dhe saktësia e Michael Olise u pasuruan me mbërritjen e Luis Díaz nga Liverpool.

Sezonin e kaluar Bayern fitoi 5-1 në shtëpi në raundin e 15 dhe barazoi 3-3 në raundin e 32.

The post Bayern nis mbrojtjen e titullit, Bundesliga starton edicionin e 63 appeared first on Gazeta Si.

Shkëndija dhe Drita fitojnë në shtëpi, bie Dinamo në Poloni

21 August 2025 at 22:32

Nga Gazeta Si – Dy fitore dhe një humbje për skuadrat shqiptare në “Europa League” dhe “Conference League”. Rezultat identik në Shkup dhe Prishtinë, 2-1 që ruan shpresat e kuqezinjve nga Tetova për një vend në fazën e Ligës në “Europa League” (eleminimi i dërgon në fazën e Ligës në “Conference League”).

Si dhe konfirmon forcën e Dritës që duket në rrugë të mbarë për eleminimin e dytë të Differdange (e eleminoi në raundin e 1-rë të “Champions League”) dhe mbërritjen për të parën herë në fazën e Ligës në “Conference League”.

Nëse ja del, Drita do të jetë skuadra e dytë pas Ballkanit që shkon në fazën e grupeve/ Ligës në kupat e Evropës. Latifi (35’) dhe Ibraimi (60’) përmbysën avantazhin e Ludogorets (Duarte 17’) në “National Arena Todor Proeski” në Shkup.

Ndërsa Dabiqaj (30’) dhe Krasniqi (80’) zhvleftësuan barazimin e Differdange (Busch 65’) në “Stadiumi Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Mfoumou (90’) u ndëshkua me karton të kuq për miqtë nga Luksemburgu dhe nuk do të luajë një javë më pas.

Jagiellonia-Dinamo City 3-0

Shumë e fortë Jagiellonia në shtëpi ndaj Dinamo City-t që mesa duket me humbjen 3-0 në “Stadion Miejski w Białymstoku” në Bialystok e ka mbyllur kthimin në Evropë pas më shumë se dy dekadash.

Jonuzi, Bregu dhe Berisha nuk ishin në gjëndje të shënonin asnjë gol nderi. Ndërsa Imaz (12’), Pululu (34’) dhe Wojtuszek (50’) mposhtën Teqjan në çdo pjesë. Një javë më pas kryeqytetasit do të provojnë gjithçka për gjithçka.

Nëse nuk arrijnë përmbysjen, të paktën të largohen me kokën lart nga Conference League.

The post Shkëndija dhe Drita fitojnë në shtëpi, bie Dinamo në Poloni appeared first on Gazeta Si.

Formacionet e mbrëmjes – ja si do të luajnë Shkëndija, Drita dhe Dinamo City

21 August 2025 at 19:14

Shkëndija: Gaye, Trumçi, Fetai, Cake, Webster, Ramadani, Alhassan, Tamba, Zejnullai, Latifi, Ibraimi.

Ludogorets: Padt, Nedyalkov, Almeida, Nachmias, Son, Stanic, Duarte, Naressi, Chouiar, Bile, Marcus.

Drita: Maloku, Krasniqi, Bejtulai, Sheji, Ovouka, Dabiqaj, Limaj, Balaj, Ajzeraj, Tushaj, Manaj.

Differdange: Felipe, Bedouret, Brusco, D’Anzico, Lempereur, Rafa Pinto, Rauch, Franzoni, Leandro Borges, Artur Abreu, Hadji.

Jagiellonia: Abramowicz, Wojtuszek, Bernardo Vital, Kobayashi, Wdowik, Pozo, Romanczuk, Flach, Pietuszewski, Pululu, Imaz.

Dinamo City: Teqja, Lorran, Aliji, Meksi, Tiago Nani, Gassama, Vila, Beqja, B. Berisha, Bregu, H. Berisha.

The post Formacionet e mbrëmjes – ja si do të luajnë Shkëndija, Drita dhe Dinamo City appeared first on Gazeta Si.

❌
❌