Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 August 2025Main stream

Raporti i Entit Rregullator të Ujit: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime

By: nilda
27 August 2025 at 15:29

Në vitin që lamë pas mbulimi me kanalizime në vend, si një tregues i matshëm tek ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve shënoi një rritje të lehtë por ende larg mesatares kombëtare të kërkuar. Enti Rregullator i Ujit në raportin e performancës të publikuar kohëve të fundit për vitin 2024 nënvizon se mbulimi me kanalizime shënoi një rritje 2.2% krahasuar me vitin 2023. “Popullsia në zonën e…

Source

Elon Musk padit Apple dhe OpenAI

By: nilda
27 August 2025 at 14:10

Elon Musk ka përshkallëzuar konfliktin e tij me OpenAI dhe Apple, duke i paditur gjigantët e teknologjisë për favorizim në tregun e aplikacioneve të inteligjencës artificiale. Startupi i tij i AI-së, xAI, ngriti padi në një gjykatë në Teksas të hënën (25 gusht), duke akuzuar kompanitë për “një komplot për të monopolizuar tregjet e telefonave inteligjentë dhe chatbot-ëve gjenerues të inteligjencës…

Source

Dekorimi i pesë punonjësve për përballjen me flakët, Proda: Janë fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit

By: nilda
27 August 2025 at 13:59

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda shprehu sot mirënjohjen për pesë efektivët e policisë të cilët u dekoruan nga Kryeministri Edi Rama, për angazhimin e tyre në përballje me situatën nga zjarret në vend gjatë verës. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Proda shkruan se ndihet “krenar për sakrificën, përgjegjshmërinë, guximin dhe humanizmin që treguan në mbrojtje të…

Source

Lëngu i hudhrave, përdorimet në mjekësinë popullore

By: nilda
27 August 2025 at 13:44

Lëngu i hudhrave është i jashtëzakonshëm për mbrojtjen e imunitetit dhe parandalimin e sëmundjeve kronike. Ka njerëz që bëjnë be e rrufe kundër pirjes së lëngut të pastër të hudhrave. Por pa dyshim me të lexuar përfitimet e pamohueshme të kësaj pije unike, do të ndryshojnë mendje. Lëngu i hudhrës nxirret duke shtypur ose shtrydhur thelbinjtë e hudhrës, që vjen nga bima me emrin shkencor Allium…

Source

Aksident në aksin “Shkodër-Velipojë”, tre të plagosur

By: nilda
27 August 2025 at 12:48

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, ku raportohet se tre persona kanë mbetur të plagosur. Policia bën me dije se shtetasi J. H., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar 3 pasagjerët në automjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë…

Source

MM: 11 vatra të shuara plotësisht, zjarri në Akërni nën kontroll

By: nilda
27 August 2025 at 12:10

Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën e zjarreve në rang vendi. Ministria vuri në dukje se strukturat e Mbrojtjes Civile, të ndihmuar edhe nga Forcat e Armatosura po vijojnë intensivisht punën në terren për përballimin e situatës së zjarreve në disa qarqe të vendit. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 14 vatra zjarri, nga të cilat 11 vatra janë shuar plotësisht…

Source

Kryeministri Rama nderon forcat që guxuan për të shpëtuar të tjerët gjatë operacioneve kundër zjarreve

By: nilda
27 August 2025 at 11:27

Pas verës që sfidoi si asnjëherë Shqipërinë nga zjarret, kryeministri Edi Rama mbajti sot ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare të dhënies së medaljeve dhe shpërblimeve për të gjithë forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve. “Në Delvinë flakët kërcënuan lagjet e vjetra. Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëse morën çdo iniciativë duke rrezikuar jetën për të shpëtuar qytetin…

Source

Rritet fluksi në Kakavijë, mbi 5 mijë qytetarë dalin nga Shqipëria në 24 orë

By: nilda
27 August 2025 at 11:09

Kur gushtit po i vjen fundi, në doganën e Kakavijës po regjistrohet një fluks i shtuar në dalje nga territori shqiptar, ndërsa bashkatdhetarët tanë, pasi kaluan pushimet e verës në vendlindje, po rikthehen në Greqi. Sipas statistikave të Policisë Kufitare, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5.291 persona dhe 1.941 automjete në sportelet e daljes nga Shqipëria. Ndërkohë…

Source

Ja cilat janë profesionet më të paguara në Shqipëri

By: nilda
27 August 2025 at 10:41

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, “Drejtuesit administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 207 mijë lekë në vitin 2024, nga 194 mijë lekë një vit më parë, me një rritje prej 6.6% në krahasim me mesataren e një viti më parë.

Source

DW: Merz nuk dëshiron të njohë një shtet të pavarur palestinez

By: nilda
27 August 2025 at 09:45

Sipas kancelarit Friedrich Merz ndryshe nga vendet e tjera si Kanadaja ose Franca qeveria gjermane aktualisht nuk planifikon të njohë një shtet të pavarur palestinez . Kancelari Friedrich Merz e bëri sërish të qartë këtë pas një takimi me kryeministrin kanadez Mark Carney. “Ne nuk do ta mbështesim këtë iniciativë,” tha Merz në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministin kanadez Carney.

Source

REL: Trump e ngre mundësinë e një “lufte ekonomike”, nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes

By: nilda
27 August 2025 at 09:38

Marrë nga REL Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sërish e ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë takimi së shpejti mes udhëheqësve rusë dhe ukrainas, si dhe ka folur për mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Moskës, megjithëse tha se edhe pala ukrainase është në faj. “Unë dua që ajo [lufta] të përfundojë”, u tha Trump gazetarëve të martën në Shtëpinë e Bardhë. “Ajo që e kam në…

Source

Donin t’i vinin tritol Jozit të “Big Brother”, autorët ngatërrojnë shtëpinë, gjenden edhe disa gëzhoja

By: nilda
27 August 2025 at 09:25

Në orët e para të së martës, në fshatin Gurëz, që bën pjesë në njësinë administrative Fushë Kuqe të Kurbinit është shënuar një shpërthim me lëndë plasëse. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, rreth orës 04:20, në derën e jashtme të oborrit të banesës së shtetases M. D. është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar se është artizanale. Megjithatë, hetimet paraprake ngrenë dyshime se…

Source

Benet Beci ndan pamje nga kantieri i urës së Bahçallekut: Ju uroj një ditë të mbarë

By: nilda
27 August 2025 at 09:20

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë këtë mëngjes pamje nga kantieri i punimeve në urën e Bahçallekut. “Mirëmëngjes! Me këto foto nga kantieri i punës në urën e Bahçallekut, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Beci në rrjetet sociale. Punimet në këtë urë janë një nga ndërhyrjet e rëndësishme të infrastrukturës në qytet, e cila pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të…

Source

Këmbimi valutor sot

By: nilda
27 August 2025 at 09:15

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.8 lekë dhe do të shitet me 84.1 lekë. Euro do të blihet me 96.8 lekë dhe do të shitet me 97.7 lekë. Franga zvicerane do të blihet me 102.7 lekë dhe do të shitet me 104 lekë. Ndërsa paundi britanik do të blihet me 111.5 lekë dhe do të shitet me 112.8 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 59.8 lekë në blerje dhe me 61.1…

Source

Horoskopi për sot, 27 Gusht 2025

By: nilda
27 August 2025 at 09:09

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni edhe pa folur. Për beqaret klima do jete e kontrastuar kështu qe me mire te qëndrojnë edhe sot ashtu si janë. Dite me vone situata do ndryshoje. Ne planin financiar nuk do keni aspak vështirësi, megjithatë nuk duhet as te prisni qe te pasuroheni menjëherë. Demi Ne…

Source

Before yesterdayMain stream

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

By: nilda
26 August 2025 at 14:29

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syve është përdorimi i tepërt i telefonave celularë por edhe kompjuterave. Tharja e syrit është shumë e parehatshme sepse shoqërohet me djegie. Syri ka tendencën të thahet në situate të caktuara ku…

Source

❌
❌