Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

Dëmtohet Jashari, 2 muaj jashtë fushës

28 August 2025 at 17:40

Nga Gazeta Si – Lajme të këqija për Milan që humbet Ardon Jasharin për të paktën dy muaj. Gjithçka pas një përplasje me Santiago Gimenez në stërvitjen e sotme nga e cila Jashari theu fibulën e djathtë.

Njoftimin e dha traineri Massimiliano Allegri ndërsa kontrollet e imtësishme do të sqarojnë edhe kohën e saktë të mungesës së futbollistit dardan të Milan.

The post Dëmtohet Jashari, 2 muaj jashtë fushës appeared first on Gazeta Si.

Çfarë duhet të dini për ‘Dutch Grand Prix’ në F1

28 August 2025 at 17:11

Nga Gazeta Si – Tani që pushimet tradicionale të verës përfunduan, Formula 1 kthehet me “Dutch Grand Prix” në startin e gjysmës së dytë të sezonit.

Sesioni i parë dhe i dytë i Provave të Lira do të zhvillohen të Premten. Sesioni i 3 Provave të Lira dhe Provat Zyrtare do zhvillohen të shtunën, ndërsa Gara të dielën.

  • Statistika vitale
    Gara e parë – 1952
    Gjatësia e pistës – 4.259km
    Rekordi i xhiros – 1’11”097, Lewis Hamilton, Mercedes, 2021
    Më shumë “pole positions” – Rene Arnoux/Max Verstappen (3)
    Më shumë  – Jim Clark (4)
    Distanca deri në kthesën e parë – 199 metra
    Parakalime të kompletuara në vitin 2024 – 73
    Probabiliteti për “Safety Car” – 50%*
    Probabiliteti për “Virtual Safety Car” – 50%*
    Koha e humbur në “Pit stop” – 23 sekonda
    *Nga 4 garat e fundit në Holandë
Të dhënat teknike të cirkuitit në Zandvoort

Kuriozitet – Kthesa e fundit në Zandvoort mban emrin e Legjendës holandeze tw motorsportit, Arie Luyendyk. Ka një pjerrësi prej 18 gradësh pothuajse 2 herë më shumë se ajo në “Indianapolis Motor Speedway”

  • “Pole position” në 5 vitet e fundit
    2024 – Lando Norris (McLaren)
    2023 – Max Verstappen (Red Bull)
    2022 – Max Verstappen (Red Bull)
    2021 – Max Verstappen (Red Bull)
    1985 – Nelson Piquet (Brabham)
  • Fitues në 5 vitet e fundit
    2024 – Lando Norris (McLaren)
    2023 – Max Verstappen (Red Bull)
    2022 – Max Verstappen (Red Bull)
    2021 – Max Verstappen (Red Bull)
    1985 – Niki Lauda (McLaren)

The post Çfarë duhet të dini për ‘Dutch Grand Prix’ në F1 appeared first on Gazeta Si.

‘Champions League’ hedh sot shortin e fazës së Ligës

28 August 2025 at 10:21

Nga Gazeta Si – 36 skuadrat pjesëmarrëse në “UEFA Champions League” janë ndarë në 4 vazo sipas koeficentit individual.

Fituesja në fuqi e “Champions League” është kryesuesja në vazon e parë.

Shorti fillon pikërisht me këtë vazo. Zgjidhet fizikisht një skuadër dhe më pas një program kompjuterik përzgjedh 8 kundërshtaret për të.

Procedurë që është ndjekur edhe sezonin e kaluar. Përzgjedhja e kundërshtarëve bëhet duke pasur parasysh:

  • Dy skuadra nga cdo vazo, me një ndeshje në shtëpi dhe një në transfertë, përcaktuar nga programi kompjuterik.
  • Skuadrat nga e njëjta Federatë nuk mund të përballen me njëra-tjetrën në fazën e Ligës.
  • Jo më shumë se dy kundërshtarë nga e njëjta Federatë.

E njëjta procedurë do të përsëritet për të gjitha skuadrat deri në plotësimin e shortit.

Kalendari i “Champions League” duhet plotësuar me datat dhe orën e saktë jo më vonë se 30 Gushti.

The post ‘Champions League’ hedh sot shortin e fazës së Ligës appeared first on Gazeta Si.

Bundesliga në Evropë

28 August 2025 at 10:07

Nga Gazeta Si – Gjashtë skuadra nga “Bundesliga” kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e Ligës në Kupat e Evropës për sezonin 2025/26.

Bayern Munich, Bayer Leverkusen, Eintracht Frankfurt dhe Borussia Dortmund do të luajnë në “UEFA Champions League”.

Plus Freiburg dhe VfB Stuttgart në “UEFA Europa League”. Ndërsa Mainz 05 iu nënshtrua tureve kualifikuese në “UEFA Conference League”.

Katër vendet e para në “Bundesliga 2024/25” fituan direkt vendin në fazën e Ligës në “Champions League”.

Bayern, Leverkusen dhe Dortmund janë pjesëmarrës të rregullt ndërsa Frankfurt kualifikohet për të parën herë nga klasifikimi në kampionat.

Freiburg ishte shumë pranë të parit kualifikim në “Champions League” por vetëm në raundin e fundit të kampionatit, përfundoi në vendin e 5.

Rezultat që i zbriti në “Europa League” përkrah fituesve të Kupës, Stuttgart.

Në vendin e 6, Mainz siguroi një vend në raundin play-off të “Conference League”.

The post Bundesliga në Evropë appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 27 August 2025Main stream

Muja kthehet në Belgjikë

27 August 2025 at 21:42

Nga Gazeta Si – STVV fitoi duelin me Anderlecht për shërbimet e Arbnor Mujës që huazohet nga Samsunspor për një sezon në Belgjikë.

Muja është i njohur në Belgjikë për aktivizimin te Antwerp me të cilën fitoi Kupën dhe kampionatin në vitin 2023.

Sint-Truidense V.V. që kryeson me 13 pikë pas 5 ndeshjeve i plotësoi dëshirën trainerit Wouter Vrancken që kërkonte një përforcim të tillë përpara ndeshjes me Cercle Brugge.

Në marrëveshjen e transferimit, belgët kanë edhe një opsion për blerjen e kartonit të Mujës në verën e vitit 2026.

Për të parën herë ai mbërriti në Belgjikë në vitin 2022 kur Drita e shiti te Antwerp. Në sezonin e parë me fanellën e “Great Old” që atëherë drejtohej nga Mark Van Bommel, Muja luajti 33 ndeshje.

Ai gjithashtu shënoi 4 gola, me këmbën e majtë dhe të djathtë.

The post Muja kthehet në Belgjikë appeared first on Gazeta Si.

Nga Tirana te ADO Den Haag

27 August 2025 at 14:16

Nga Gazeta Si – Ky është udhëtimi i Erbim Fagu-t në rrugën e trajningut. Ish lojtari i Tiranës, Teutës, Elbasanit, Besës dhe Skënderbeut punon prej pothuajse një dekade si trainer.

Mes të tjerash në sezonin 2023-2024 ai drejtoi edhe blutë ku militoi si lojtar më herët.

Pas largimit të dytë nga kryeqyteti, ai u kthye në Holandë ku jeton prej disa vitesh duke punuar në Akademinë e ADO den Haag.

Një ditë më parë atij i është besuar drejtimi i skuadrës U19 në klubin tulipan.

The post Nga Tirana te ADO Den Haag appeared first on Gazeta Si.

Zyrihu publikon listën e pjesëmarrësve në Finalet e Diamond League

27 August 2025 at 13:08

Nga Gazeta Si – Noah Lyles, Julien Alfred, Mondo Duplantis dhe Neeraj Chopra janë mes superyjeve që do të konkurojnë në “Wanda Diamond League Final” në “Weltklasse Zurich”.

Dita e parë e Finaleve parashikon 5 disiplina që do të zhvillohen në në rrugë në “Zurich Sechselwutenplatz” përballë Operas.

Rekordmbajtësi në kërcimin me shkop, Mondo Duplantis kërkon titullin e 5 në “Diamond League” ndërsa kampionia olimpike dhe medalistja e argjendtë.

Yaroslava Mahuchikh dhe Nicola Olyslagers rikthejnë rivalitetin në kërcimin së larti. 27 kampionët e tjerë të “Wanda Diamond League” do të kurorëzohen në mbrëmjen e të enjtes në të famshmin “Letzigrund Stadium”.

Kampionët olimpikë në 100 dhe 200 metra, Noah Lyles dhe Letsile Tebogo do të përballen në 200 metra.

Tebogo kërkon titullin e parë në “Diamond League” ndërsa Lyles kërkon trofeun e 6.

Kampionia olimpik dhe fituese e “Diamond League”, Julien Alfred do të garojë në 100 metra për femra, ndërsa ylli i 800 metrave, Emmanuel Wanyonyi dhe kampionia e 400 metrave me pengesa, Femke Bol do tentojnë të mbrojnë titujt në fuqi.

Indiani Neeraj Chopra do të provojë të rifitojë titullin në hedhjen e shtizës ndërsa Valerie Adams shpreson në titullin e 5 rradhazi në hedhje disku për femra.

Shumica e atletëve u kualifikuan nëpërmjet “Road to the Final”. Ndërsa të tjerë do të konkurojnë nëpërmjet ftesave.

The post Zyrihu publikon listën e pjesëmarrësve në Finalet e Diamond League appeared first on Gazeta Si.

Shkëndija do të provojë deri në fund për Europa League

27 August 2025 at 10:31

Nga Gazeta Si – Pavarësisht avantazhit të shpejtë një javë më parë në Shkup, Ludogorets nuk e ruajti momentumin dhe Shkëndija barazoi përpara pushimit me Latifin ndërsa Ibraimi shënoi golin e fitore në pjesën e dytë.

Ishte humbja e dytë për “Eagles” që bënë një start pothuajse perfekt në mbrojtjen e titullit me 4 fitore dhe 1 barazim në kampionat.

Ndërsa humbjen e parë ia shkaktoi Ferencvaros që e nxori nga Champions League.

Për tu kthyer në fazën Finale për të 8 sezon në histori, skuadra që drejtohet nga Rui Mota, ka nevojë për një përmbysje në shtëpi.

Për këtë i favorizon edhe seria e 18 ndeshjeve rradhazi pa humbje në Razgrad. Ludogorets nuk luajti në kampionat në fundjavë por Shkëndija barazoi 0-0 ndaj Arsimi-t.

Edhe kampionët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë asnjë humbje në sezonin e ri me 7 nga 9 pikët e mundshme në kampionat.

Nëse arrin të kualifikohet në Europa League, skuadra tetovare do të përballet me emra si Real Betis, Aston Villa dhe Roma.

Por edhe nëse eleminohen, të besuarit e Jeton Beqirit mund të ngushëllohen me fazën e Ligës që i pret në “Conference League”.

Formacionet e mundshme janë këto:
Ludogorets Razgrad:
Padt; Son, Almeida, Kurtulus, Nedyalkov; Pedrinho, Duarte, Chochev; Marcus, Bille, Caio

Shkëndija: Gaye; Trumci, Fetai, Cake, Webster; Ramadani, Alhassan; Krasniqi, Zejnullai, Tamba; Ibraimi

The post Shkëndija do të provojë deri në fund për Europa League appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Perez dhe Bottas kthehen në F1 si pilotët e Cadillac në 2026

26 August 2025 at 20:14

Nga Gazeta Si – Amerikanët e Cadillac konfirmua pilotët e sezonit debutues në Formula 1.

Cadillac firmosi me fitues garash si meksikani Sergio Perez dhe finlandezi Valtteri Bottas për vitin 2026.

Skuadra amerikane që mbështetet nga “General Motors” do të drejtohet nga ish Drejtori Sportiv i Marussia-s, Graeme Lowdon dhe do të jetë e 11-ta në sezonin e ardhshëm.

Të dhënat teknikë përkatëse në karrierën e Perez dhe Bottas

Cadillac zgjodhi eksperiencën e 527 garave të zhhvilluara nga ‘Checo’ Perez-Bottas dhe 16 fitoreve mes tyre.

Dy veteranët 35 vjecarë bëjnë një kthim nga dera kryesore pasi humbën vendet e tyre në vitin 2024.

Karriera Bottas dhe Perez në foto

Perez kaloi disa muaj me familjen pas largimit nga Red Bull ndërsa Bottas pas largimit nga Sauber qëndroi në paddock si rezervë te Mercedes.

Meksikani Perez garoi më herët për Sauber, McLaren dhe Force India/Racing Point përpara se të shkonte Red Bull, ku ndihmoi skuadrën të fitonte titullin e konstruktorëve në vitet 2022 dhe 2023.

Finlandezi Bottas përjetoi një periudhë të suksesshme te Mercedes ku luajti një rol të rëndësishëm në titullin e konstruktorëve që “Silver Arrows” fituan në vitet 2017-2021.

The post Perez dhe Bottas kthehen në F1 si pilotët e Cadillac në 2026 appeared first on Gazeta Si.

Nis gara për Shënuesin më të mirë në Bundesliga

26 August 2025 at 10:32

Nga Gazeta Si – Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane kryesoi listën e shënuesve më të mirë në dy sezonet e fundit në Bundesliga. Serhou Guirassy dhe Patrik Schick kanë një detyrë të vështirë për ta ndjekur pas asaj çka anglezi bëri në javën e parë… Kandidatët për Shënuesin më të mirë janë si më poshtë:

1) Harry Kane
Klubi: Bayern
Gola: 3
Ndeshje: 1
Vdekja, taksat dhe golat e Harry Kane janë të sigurta. Numri 9 te Bayern shënoi 26 herë sezonin e kaluar pas atyre 36 në sezonin e parë në Mynih. Tani ai rregjistron 65 gola në 64 ndeshje në Bundesliga – ose ndryshe 1 gol për 88.61 minuta!
= 2) Ilyas Ansah
Klubi: Union Berlin
Gola: 2
Ndeshje: 1

= 2) Jean-Mattéo Bahoya
Klubi: Eintracht Frankfurt
Gola: 2
Ndeshje: 1

= 2) Michael Olise
Klubi: Bayern
Gola: 2
Ndeshje: 1

= 3) Serhou Guirassy
Klubi: Borussia Dortmund
Gola: 1
Ndeshje: 1

Patrik Schick (Bayer Leverkusen), Jonathan Burkardt (Eintracht Frankfurt), Tim Kleindienst (Borussia Mönchengladbach) dhe Nick Woltemade (VfB Stuttgart), nuk shënuan asnjë gol në javën e parë, por janë pretendentë për skeptrin e Harry Kane.

The post Nis gara për Shënuesin më të mirë në Bundesliga appeared first on Gazeta Si.

Fitues dhe humbës në gjysmën e parë të sezonit në Formula 1

26 August 2025 at 10:17

Nga Gazeta Si – Formula 1 i mbylli pushimet dhe skuadrat janë kthyer në punë për Garën e rradhës. 14 “Grands Prix” janë zhvilluar në pjesën e parë të sezonit dhe më poshtë do të shohim se cilët janë fituesit dhe humbësit…

Fitues
McLaren – Eshtë fituesja e padiskutueshme e gjysmës së sezonit. Skuadra britanike fitoi 11 nga 14 eventet e zhvilluara.

Oscar Piastri – Pati një rritje impresionuese që e shndërroi australianin në favorit për titullin e parë në sezonin e 3.

Williams – Një tjetër skuadër britanike që e filloi sezonin me objektiva minimale duke u përqëndruar tek viti 2026. Por në fakt në 14 garat e para ka bërë më shumë se kaq.

Nico Hulkenberg – Gjermani mund të jetë në fundin e karrierës së tij por ai nuk po shfaq shenja ngadalësimi në bordin e Sauber. Aty ku ai po udhëheq kalimin në emërtimin e ri, Audi.

Sauber – Një vit më parë mori vetëm 4 pikë duke u renditur në vendin e fundit të klasifikimit. Ky vit ndërkohë ka shumë herë më i suksesshëm ku vetëm në Garën e Australisë mori më shumë pikë (Hulkenberg në vendin e 7).

Max Verstappen – Red Bull

– Humbës
Red Bull – Nëse McLaren nisi ngjitjen, Red Bull pësoi rënien e lirë.

Alpine – Dy makina në podium një vit më parë në Brazil e renditën skuadrën në vendin e 6. Ta përsërisë të njëjtën gjë këtë vit, duket shumë e vështirë.

Mercedes – Shpresonte të duelonte për më shumë fitore. Suksesi i George Russell në Kanada mbeti i izoluar dhe paraqitjet e tjera kanë qënë poshtë pritshmërive.

Ferrari – U duk se u kthye fuqishëm në konkurim për titullin e konstruktorëve kur një vit më parë u rendit në vendin e dytë pas McLaren. 14 pikët që i ndanë në 2024, duken të paarritshme në këtë moment.

Ollie Bearman – Pozicioni aktual në klasifikimin e pilotëve nuk reflekton atë çka debutuesi bëri në 14 garat e para.

The post Fitues dhe humbës në gjysmën e parë të sezonit në Formula 1 appeared first on Gazeta Si.

Tre dardanë te Hoffenheim

25 August 2025 at 21:37

Nga Gazeta Si – Pas Fisnik Asllanit që e nisi sezonin me gol ndaj Leverkusen dhe Leon Avdullahut, Hoffenheim prezantoi mbrëmjen e sotme, dardanin e tretë në skuadër.

Albian Hajdari transferohet nga Lugano në Bundesliga. 22 vjeçari kaloi 3 sezone i huazuar nga Juventus te Basel dhe Lugano që bleu kartonin e tij në vitin 2023.

64 ndeshje dhe 4 gola në dy sezone mjaftuan që kartoni i tij të vlerësohej 5 milionë euro që u shpenzuan nga gjermanët e Hoffenheim për një kontratë disavjeçare.

The post Tre dardanë te Hoffenheim appeared first on Gazeta Si.

Mirësevjen Asllani – por nuk mund të luash… (Video)

25 August 2025 at 18:05

Nga Gazeta Si – Firmos dhe prezantohet, por Inter nuk e lejon Asllanin të zbresë në fushë si kundërshtar.

Mesfushori shqiptar që u kthye në një hall për zikaltërit, nga sot është “granata” me efekt të plotë dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës duke nisur nga java e ardhshme.

Kur Torino do të presë Fiorentinën (një tjetër skuadër që e deshi Asllanin) në shtëpi.

The post Mirësevjen Asllani – por nuk mund të luash… (Video) appeared first on Gazeta Si.

Ylli shqiptar tek Tractor (Video)

25 August 2025 at 17:48

Nga Gazeta Si – Mesfushori ofensiv Regi Lushkja firmosi një kontratë me klubin Tractor në Iran që drejtohet nga Dragan Scotic.

Lushkja e nis aventurën e re pas paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e Egnatia-s për të cilën, një sezon më parë shënoi 16 gola dhe shërbeu 4 asists.

29 vjecari që në vitet e fundit ka qënë forcë kryesore kudo që ka luajtur bëri një start pozitiv në “Champions League” dhe “Conference League” me kampionët e Shqipërisë.

Ai demonstroi sërish aftësitë e tij me 3 gola dhe 1 asist në 5 ndeshje.

Pas prezantimit ai u bë lojtari i dytë shqiptar në rradhët e Tractor dhe i 7 që ka luajtur ose luan aktualisht në Gjirin Persik. 

Lojtarët shqiptarë në Iran
Regi Lushkja – Tractor
Jasir Asani – Esteghlal
Sokol Cikalleshi – Tractor
Sebastian Spahiu – Mes Rafsanjan
Edon Hasani – Sepahan
Xhevahir Sukaj – Sepahan
Ervin Bulku – Sepahan

The post Ylli shqiptar tek Tractor (Video) appeared first on Gazeta Si.

Luna Djarmati, shpresa e madhe e notit kuqezi!

25 August 2025 at 10:40

Nga Gazeta Si – Vetëm 14 vjeç, ajo është sportistja më e talentuar e notit shqiptar.

Prej 3 vitesh në konkurim si profesioniste, Luna mori pjesë së fundi në Botërorin e të rinjve që u zhvillua në Otopeni (19-24 Gusht) të Rumanisë.

Medaljet e arta dhe rekordet për moshat dhe jo vetëm në stilin e lirë dhe shpinë janë të shumta për Lunën që paralelisht thyen rekorde në fuqi dhe vendos rekorde të reja në garat e 50 dhe 100 metrave.

Nga Shkupi në Prishtinë, nga Athina në Durrës dhe tani në Rumani, rekordet janë të njëpasnjëshme, madje dhe për të rritura.

Në Otopeni ishte një nga 5 sportistët e ekipit shqiptar, një nga dy vajzat pjesëmarrëse dhe notarja më e vogël në moshë.

Asnjë problem për të, emocionet kontrollohen dhe Luna si askush tjetër, vendosi dy rekorde kombëtare.

Në garën 50 metra shpinë ajo vendosi kohën 31”11, ndërsa në garën 100 metra shpinë, koha e saj ishte 01’07”59.

Ndërsa një rezultat tjetër premtues ishte në garën e 200 metrave stil i lirë.

Luna Djarmati u shortua në baterinë e dytë të cilën e fitoi me kohën, 02’15”52. Duke lënë pas Farah Fares (PLE) dhe Julie Hope (SRI).

Këtë sezon ajo ka grumbulluar 607.35 pikë dhe sa më lart jep shpresë për një progres gradual dhe të sigurtë në rritjen e një kampioneje të paracaktuar në sport.

Luna është vajza e Matko Djarmatit që luajti me Skënderbeun, Kastriotin, Besën, Dinamon dhe Tërbunin. Si dhe drejtoi Vllazninë në rolin e asistentit të Tomas Brdaric.

The post Luna Djarmati, shpresa e madhe e notit kuqezi! appeared first on Gazeta Si.

Formacionet më të forta të McLaren përpara ‘Piastri-Norris’

25 August 2025 at 10:29

Nga Gazeta Si – Oscar Piastri dhe Lando Norris në bordin e McLaren, po barazojnë dhe kalojnë rekordet e paraardhësve më të suksesshëm në historinë e skuadrës.

Pjesa e parë e këtij sezoni tregoi se titulli i pilotëve është një garë për dy ndërsa ai i konstruktorëve duket i mbyllur.

Norris dhe Piastri kanë fituar vlerësime të shumta duke i shndërruar në një binom që po ecën në gjurmët e paraardhësve impresionues që ka punuar më të herët në Woking.

Hamilton dhe Button te Mclaren

Aq sa po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë përcaktimin e më të mirëve që kanë garuar ndonjë herë për McLaren, 8 formacionet më suksesshëm të së cilëve janë si më poshtë:

– Niki Lauda & Alain Prost
– Mika Hakkinen & David Coulthard
– Kimi Raikkonen & Juan Pablo Montoya
– Fernando Alonso & Lewis Hamilton
– Emerson Fittipaldi & Denny Hulme
– Alain Prost & Ayrton Senna
– Lewis Hamilton & Jenson Button
– Lando Norris & Carlos Sainz

The post Formacionet më të forta të McLaren përpara ‘Piastri-Norris’ appeared first on Gazeta Si.

Marquez e bën rrugë, në Balaton arrin fitoren e 7 rradhazi, të 10 sezonale

24 August 2025 at 15:36

Nga Gazeta Si – Spanjolli Marc Marquez nuk ndalet dhe triumfon në Hungari. Në “Balaton Park Circuit”, piloti i Ducati-t arrin fitoren e 7 rradhazi, të 10 në 14 raundet e zhvilluar deri tani.

Numrat flasin për kryesuesin e klasifikimit të përgjithshëm që pas shpalljes si fituesi i parë në Balaton, ka një diferencë prej 175 pikësh ndaj vëllait Alex.

Në vendin e dytë u rendit Pedro Acosta që në bordin e “Ktm” bëri një rekuperim spektakolar nga vendi i 7.

Marco Bezzecchi plotësoi podin me të tretin rezultat të tillë rradhazi. Ishte italiani që parakaloi Marquez kthesën 1, dhe spanjolli pasi nuk rekuperoi menjëherë, humbi një tjetër pozicion duke zbritur në vendin e 3 pas Morbidelli-t.

Ashtu si në Brno dhe “Red Bull Ring”, edhe në “Balaton Park” u zhvillua sfida e zakonshme Bezzecchi – Marquez. Këtij të fundit iu deshën 5 xhiro për tu kthyer në vendin e dytë.

Ndërsa në kthesën e parë të xhiros së 11 rimori kren për të mos u ndalur më. Pas tij, Acosta vjen fillimisht në vendin e 3 dhe në vazhdim parakalon Bezzechi-n për vendin e dytë. Jorge Martin fitoi duelin për vendin e 4 duke lënë pas Luca Marini-n në bordin e Honda-s.

Morbidelli e mbyll në vendin e 6 përpara dy rivalëve të Ktm, Brad Binder dhe Pol Espargaro që parakaluan vetëm në Francesco Bagnaia-n.

The post Marquez e bën rrugë, në Balaton arrin fitoren e 7 rradhazi, të 10 sezonale appeared first on Gazeta Si.

Superiorja kryeson në Kategorinë e parë

24 August 2025 at 11:17

Nga Gazeta Si – Kjo fundjavë shënoi edhe fillimin e sezonit të ri në Kategorinë e parë në futboll. Pesë ndeshje u zhvilluan të shtunën (4 në orën 17:00 dhe 1 në orën 20:00) që prodhuan 11 gola, 3 fitore dhe 2 barazime.

Ajo çka bien ë sy është shkëputja e menjëhershme e skuadrave që zbritën nga Kategoria Superiore. Bashkë me to edhe Kukësi që ka historinë e tij në nivelin më të lartë të futbollit në vend.

3 gola shënuan të besuarit e Ernest Gjokës në Korçë ndaj Burrelit, Nasr në 12′ (penallti), Abiodun në 64′ dhe Çuçka në 64′ mjaftuan për fitoren e parë të “ujqërve” në pritje të dëborës.

Në shtëpi fitoi edhe Kukësi, minimalisht 2-1 ndaj Apolonisë. Rezultat që e përsëriti Laçi në transfertën e Fushës Krujës ndaj Ilirisë.

Pas këtyre fitoreve dhe golevarazhit +3, Skënderbeu ngjitet në krye të klasifikimit me pikë të barabarta me Laëin dhe Kukësin.

Dy barazime plotësuan kuadrin e të shtunës. Shifra të njëjta në Gjirokastër dhe Lushnjë, respektivisht në Luftëtari-Korabi dhe Besa-Kastrioti.

Ndeshja që mbyll raundin e parë në Kategorinë e parë, vë përballë Pogradecin dhe Lushnjën.

The post Superiorja kryeson në Kategorinë e parë appeared first on Gazeta Si.

Thomas Frank shkruan historinë

24 August 2025 at 11:01

Nga Gazeta Si – Dy javë, 6 pikë dhe një rekord për trainerin Thomas Frank që futet në një klub special. Ai u bë traineri i 3 që fiton në transfertë ndaj Pep Guardiola me dy skuadra të ndryshme.

Pas suksesit në drejtimin e Brentford, Frank përsëriti të njëjtin rezultat edhe në drejtimin e Tottenham Hotspur.

Më herët këtë e kishte bërë Antonio Conte kur drejtonte Chelsea-n dhe Tottenham. Si dhe Jose Mourinho kur drejtonte Real Madrid dhe më pas Manchester United.

Pas fitores së të dielës, Spurs u konfirmuan si skuadra që ka fituar më shumë ndeshje (8) në Premier League vs. Manchester City-t. Pas tyre vijnë Manchester United dhe Liverpool (6).

The post Thomas Frank shkruan historinë appeared first on Gazeta Si.

Jefferson-Wooden dhe Yavi ‘asfaltuan’ kundërshtarët në Bruksel (Video)

24 August 2025 at 10:53

Nga Gazeta Si – Melissa Jefferson-Wooden vazhdoi formën brilante në 100m kur fitoi ndaj Shelly-Ann Fraser-Pryce. Winfred Yavi shkroi historinë në garën e miljes me pengesa në “Wanda Diamond League” në Bruksel.

Chase Jackson theu rekordin e mitingut në hedhjen e gjyles duke paralajmëruar rivalët në “Allianz Memorial Van Damme”.

Jefferson-Wooden dhe Jackson ishin dominuese dhe do të startojnë në Zurich dhe Tokyo si atletët për tu mundur.

Pas medaljes së bronztë në Olimpiadën e Parisit, Jefferson-Wooden nuk ka asnjë humbje në garën e 100m këtë vit dhe në Bruksel vuri kohën e 5 më të shpejtë të karrierës me 10”76 (-0.2m/s). 0.32 më e shpejtë se kampionia e Botës, Sha’Carri Richardson që u rendit në vendin e dytë me kohën 11”08 ndërsa Daryll Neita plotësoi podin në rendin e 11”15.

Vetëm e katërta Shelly-Ann Fraser-Pryce me kohën 11”17. Kampionia Olimpike dhe e Botës në 3000m me pengesa, Winfred Yavi (Bahrein) konkuroi për të parën herë në në garën e miljes me pengesa.

Me kohën prej 4’0”13 ajo la pas më shumë se 6 sekonda vendin e dytë. Chase Jackson nga SHBA bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer në hedhjen e gjyles në Bruksel.

Në raundin e 3 ajo realizoi distancën prej 20.90m, më shumë se 1 metër nga vendi i dytë. Rekordin e vjetër të mitingut e kishte vendosur Valerie Adams në vitin 2014 kur realizoi distancën prej 20.59m.

Sarah Mitton u rendit e dyta me distancën 19.89m përpara Jessica Schilder në vendin e tretë me distancën 19.58m.

Në hedhjen e diskut, Ralford Mullings (Xhamajka) realizoi distancën 69.66m duke lënë pas rekordmbajtësin Mykolas Alekna (68.82m) dhe Kampionin e Botës në 2022 Kristjan Ceh (67.13m).

Numri 1 në Botë në hedhjen e shtizës, Julian Weber impresionoi me distancën 89.65m, më shumë se tre metra nga vendi i dytë.

Kampionaia e Botës Katie Moon, kërceu 4.85m duke lënë pas Kampionen e Botës  në salla të mbyllura (2024) në kërcimin me shkop, Molly Caudery (4.80m).

Jacory Patterson dominoi garën e 400m me kohën 44”05 përpara Vernon Norwood me kohën 44”62. Gara e 200m për meshkuj u fitua nga Alexander Ogando (Republika Domenikane) me kohën 20”.16 (-0.3m/s) me një distancë prej vetëm 0.03” nga Robert Gregory.

The post Jefferson-Wooden dhe Yavi ‘asfaltuan’ kundërshtarët në Bruksel (Video) appeared first on Gazeta Si.

❌
❌