Punë dhe relaks: Si kompanitë e mëdha shqiptare po marrin me të mira punonjësit
Drejtuesit e kompanive mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« produktivitetin duke investuar nĂ« njĂ« aktivitet tĂ« quajtur âretreatâ. NdonĂ«se kĂ«to aktivitete janĂ« shtuar nĂ« vitet e fundit, mbetet njĂ« koncept i ri pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«. Nga aktivitetet rekreative, sporti, e deri tek udhĂ«timet jashtĂ«, cilat janĂ« organizimet qĂ« kompanitĂ« shqiptare ofrojnĂ« pĂ«r punonjĂ«sit e tyre?
Â
Nga Deada Hyka
Nëse dikur një kompani organizonte një darkë fundviti dhe e konsideronte të përmbushur detyrimin ndaj stafit, sot pritshmëritë janë krejt të tjera.
Gjithnjë e më shumë biznese në Shqipëri po investojnë në retreat-e, team building, kampe zhvillimi, trajnime në natyrë dhe përvoja të përbashkëta për stafin, duke krijuar një treg të ri shërbimesh që deri para pak vitesh ishte i kufizuar kryesisht te korporatat e huaja.
Në pamje të parë, fenomeni mund të duket si një modë e importuar nga kultura perëndimore e punës. Në realitet, pas tij, qëndron një logjikë ekonomike gjithnjë e më e fortë.
Në një treg ku kompanitë po përballen me vështirësi në gjetjen dhe mbajtjen e punonjësve, investimi te kultura organizative po shihet si një alternativë më pak e kushtueshme sesa zëvendësimi i vazhdueshëm i stafit.
Kostoja e largimit të një punonjësi nuk kufizohet vetëm te paga. Ajo përfshin kohën e humbur në rekrutim, trajnimin e punonjësit të ri, uljen e produktivitetit gjatë periudhës së tranzicionit dhe humbjen e njohurive të akumuluara.
Për pozicione të specializuara, kostoja e zëvendësimit mund të arrijë disa paga mujore. Në këtë kontekst, një retreat prej disa mijëra eurosh mund të shihet më shumë si investim sesa si shpenzim.
Në Shqipëri, tregu i punës po ndryshon me shpejtësi. Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e specialistëve në sektorë të caktuar kanë rritur konkurrencën mes kompanive për talentet. Për herë të parë, shumë punëdhënës po përballen me një realitet ku paga nuk mjafton më si argument i vetëm për të mbajtur njerëzit.
Kjo është veçanërisht e dukshme te brezat më të rinj. Punonjësit e brezit Z dhe një pjesë e madhe e millennials kërkojnë më shumë fleksibilitet, zhvillim profesional dhe një mjedis pune ku ndihen të përfshirë. Për ta, përvoja në vendin e punës ka peshë pothuajse po aq sa kompensimi financiar.
Ky ndryshim po konfirmohet edhe nga vetë kompanitë. Sipas Ornela Shehit, drejtuese e Departamentit të Marketingut dhe Eventeve në Deloitte Albania, profesionistët e rinj janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rëndësinë e përfitimeve përtej pagesës.
âMjedisi i punĂ«s, kultura e bashkĂ«punimit dhe komuniteti profesional ku bĂ«jnĂ« pjesĂ« kanĂ« peshĂ« tĂ« konsiderueshme nĂ« vendimmarrjen e tyre pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar dhe pĂ«r tâu zhvilluar brenda njĂ« kompanieâ, thotĂ« ajo. NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, retreat-et dhe aktivitetet e ngjashme po konsiderohen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« si pjesĂ« e paketĂ«s sĂ« vlerĂ«s qĂ« njĂ« punĂ«dhĂ«nĂ«s ofron.
Â
Nga argëtimi te menaxhimi i riskut
Në shumë kompani, retreat-et nuk po shihen më si aktivitete rekreative, por si instrumente të menaxhimit të burimeve njerëzore. Jonel Kristo, sipërmarrës dhe trajner në fushën e retreat-it, thotw se problemi që kompanitë po përpiqen të adresojnë është më i thellë se organizimi i një aktiviteti social.
âBizneset po investojnĂ« nĂ« retreat-e sepse po shohin se njĂ« ekip i lodhur, i fragmentuar ose i paangazhuar kushton shumĂ« mĂ« tepĂ«r sesa njĂ« pĂ«rvojĂ« e menduar mirĂ«â, thotĂ« ai.
Sipas z. Kristo, objektivi nuk është argëtimi në vetvete, por rikthimi i lidhjes mes njerëzve, forcimi i kulturës së brendshme dhe ulja e tensioneve që shpesh mbeten të padukshme në rutinën e përditshme të punës. Ai shton se sfidat më të mëdha të kompanive sot nuk janë domosdoshmërisht teknike, por njerëzore.
Komunikimi, besimi, bashkëpunimi dhe motivimi po bëhen faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt performancën e organizatës. Në këtë këndvështrim, retreat-i funksionon si një mekanizëm që synon të përmirësojë marrëdhëniet brenda ekipit dhe të identifikojë tensione që në ambientin e zakonshëm të punës mbeten të fshehura.
Kjo shpjegon edhe ndryshimin që ka pësuar vetë koncepti. Nëse dikur team building nënkuptonte lojëra sportive dhe darka në grup, sot shumë programe përfshijnë sesione komunikimi, ushtrime bashkëpunimi, simulime vendimmarrjeje dhe diskutime mbi kulturën organizative. Në njëfarë mënyre, retreat-i po afrohet gjithnjë e më shumë me një instrument menaxherial.
Këtë qasje e ndjekin edhe grupet e mëdha të biznesit. Edit Valisi, Menaxhere e Rekrutimit dhe Zhvillimit të Talenteve në Grupin BALFIN, thotë se aktivitetet jashtë zyrës janë ndër format që lënë gjurmën më të gjatë te punonjësit.
âRetreat-et krijojnĂ« hapĂ«sira ku njerĂ«zit ndajnĂ« pĂ«rvoja pĂ«rtej roleve dhe rutinĂ«s. KĂ«tu nuk janĂ« thjesht pjesĂ«marrĂ«s, por ndĂ«rvepruesâ, shprehet ajo. PĂ«r njĂ« grup me mbi 5,500 punonjĂ«s nga 24 kombĂ«si dhe operacione nĂ« 12 shtete, kĂ«to aktivitete shihen si pjesĂ« e pĂ«rpjekjes pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« kulturĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t organizative.
Â
Një industri e re në zhvillim
Rritja e kërkesës ka krijuar edhe një ekonomi të re rreth këtij fenomeni. Hotelet, resortet, qendrat e konferencave, trajnerët, psikologët organizativë, kompanitë e eventeve dhe operatorët turistikë po përfitojnë nga kërkesa në rritje për aktivitete të posaçme për stafin.
Për shumë struktura turistike, klientët korporativë po bëhen një burim i rëndësishëm të ardhurash jashtë sezonit veror. Retreat-et organizohen shpesh në pranverë ose në vjeshtë, duke ndihmuar në zgjatjen e sezonit dhe në mbushjen e kapaciteteve në periudha kur kërkesa turistike është më e ulët. Në këtë aspekt, trendi nuk po ndikon vetëm te mënyra si menaxhohen punonjësit, por po krijon një treg të ri shërbimesh me vlerë të shtuar.
Rritja e këtij tregu lidhet edhe me ndryshimin e prioriteteve të vetë kompanive pas pandemisë. Sipas Ornela Shehit, aktivitetet e mirëqenies dhe team building-ut po planifikohen gjithnjë e më shumë si pjesë e strategjive të menaxhimit të talenteve.
âNĂ« shumĂ« kompani, ky zĂ« buxhetor jo vetĂ«m qĂ« Ă«shtĂ« ruajtur, por Ă«shtĂ« rritur dhe po planifikohet nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« strukturuar, me objektiva tĂ« qarta biznesi dhe tregues konkretĂ« tĂ« suksesitâ, vĂ«ren ajo.
Â
Â
Rreziku i âshowâ-t korporativ
Megjithatë, jo çdo retreat prodhon rezultat. Z. Kristo bën dallimin mes një retreat-i që krijon ndikim dhe një aktiviteti që mbetet vetëm fasadë.
âNjĂ« retreat kthehet nĂ« âshowâ kur fokusi Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« te pamja sesa te ndikimi. Kur rĂ«ndĂ«si ka hoteli, videot dhe fotot pĂ«r rrjetet sociale, por jo çfarĂ« ndodh realisht me ekipin, atĂ«herĂ« kemi mĂ« shumĂ« marketing tĂ« brendshĂ«m sesa zhvillimâ, argumenton ai.
Sipas tij, aktivitetet duhet të lidhen me objektiva konkrete si përmirësimi i komunikimit, integrimi i punonjësve të rinj apo forcimi i besimit mes departamenteve.
Një nga kritikat më të zakonshme është se shumë kompani fokusohen te forma dhe jo te përmbajtja. Resorti luksoz, videot profesionale dhe fotot për rrjetet sociale mund të krijojnë përshtypjen e një investimi të suksesshëm, pa garantuar domosdoshmërisht ndikim te stafi.
Z. Kristo argumenton se një retreat humbet vlerën kur kthehet në marketing të brendshëm dhe jo në zhvillim organizativ. Sipas tij, aktivitetet duhet të kenë objektiva konkrete: përmirësimin e komunikimit, integrimin e ekipeve, zgjidhjen e konflikteve apo qartësimin e vizionit. Përndryshe, efekti mbetet i përkohshëm dhe zhduket disa ditë pas kthimit në zyrë. Ky është edhe dallimi mes kostos dhe investimit.
Një kompani që organizon një retreat duhet të jetë në gjendje të masë ndikimin e tij. Treguesit mund të jenë niveli i angazhimit të stafit, bashkëpunimi mes departamenteve, qarkullimi i punonjësve apo rezultatet e anketave të brendshme. Pa këto matje, është e vështirë të vlerësohet nëse paratë e shpenzuara kanë sjellë vlerë reale.
Në kompanitë e mëdha, përpjekjet për matjen e ndikimit janë bërë gjithnjë e më të strukturuara. Në BALFIN monitorohen tregues si angazhimi i punonjësve, promovimet e brendshme dhe bashkëpunimi ndërmjet kompanive të grupit.
Sipas Edit Valisit, vetëm në vitin 2025, mbi 100 punonjës u transferuan mes kompanive të grupit dhe 632 të tjerë u promovuan. Ndërsa në Deloitte, znj. Shehi thotë se treguesit përfshijnë nivelin e angazhimit, normën e largimeve vullnetare, bashkëpunimin ndërmjet ekipeve dhe reputacionin e kompanisë si punëdhënës.
Â
Simptoma e një ndryshimi më të madh
Ndoshta rëndësia më e madhe e retreat-eve nuk qëndron te vetë aktivitetet, por tek ajo që ato tregojnë për transformimin e tregut të punës. Për dekada, kompanitë konkurruan kryesisht me paga. Sot konkurrenca po zhvendoset gradualisht drejt kulturës organizative, përvojës së punonjësit dhe cilësisë së mjedisit të punës.
Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse shumĂ« kompani po e shohin investimin nĂ« kulturĂ«n organizative si avantazh konkurrues afatgjatĂ«. Znj. Valisi vĂ«ren se numri i profesionistĂ«ve qĂ« dĂ«shirojnĂ« tâi bashkohen BALFIN Ă«shtĂ« rritur mesatarisht me 27% nĂ« vit, ndĂ«rsa 85% e punonjĂ«sve zgjedhin tĂ« ndĂ«rtojnĂ« karrierĂ«n e tyre brenda grupit.
PĂ«r znj. Shehi, investimi nĂ« eksperiencĂ«n e punonjĂ«sit krijon vlerĂ« qĂ« shkon pĂ«rtej aspektit financiar, ndĂ«rsa z. Kristo e pĂ«rmbledh me njĂ« fjali tĂ« thjeshtĂ«: âNjĂ« ekip i lodhur kushton mĂ« shumĂ« se njĂ« retreat i menduar mirĂ«â.
Retreat-et janë vetëm një simptomë e këtij ndryshimi. Ato tregojnë se bizneset po kuptojnë diçka që deri para pak vitesh konsiderohej dytësore: performanca e kompanisë nuk varet vetëm nga strategjia, teknologjia apo kapitali financiar, por edhe nga cilësia e marrëdhënieve mes njerëzve që punojnë brenda saj.
Dhe nĂ« njĂ« ekonomi ku talenti po bĂ«het burimi mĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r tâu gjetur, investimi te kĂ«to marrĂ«dhĂ«nie po shihet gjithnjĂ« e mĂ« pak si luks dhe gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« si domosdoshmĂ«ri.
Â
LEXONI EDHE:
Edit Valisi: Kultura organizative po vlerësohet po aq sa paga nga brezat e rinj
Gentiana Josifi: Retreat-et janë investim te njerëzit, jo një shpenzim për kompaninë
Ornela Shehi: Punonjësit vlerësojnë eksperiencat po aq sa përfitimet financiare
Jonel Kristo: Një ekip i lodhur kushton më shumë se një retreat i menduar mirë
The post Punë dhe relaks: Si kompanitë e mëdha shqiptare po marrin me të mira punonjësit appeared first on Revista Monitor.

















