❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ShqiptarĂ«t nuk po “martohen” mĂ«, celebrimet bien 7.7%, zbresin nĂ« minimum historik

Zhvillimet demografike aktuale sinjalizojnë rënie të mëtejshme të lindjeve në vitet ne vijim. Të dhënat zyrtarë të INSTAT tregojnë se numri i martesave në Shqipëri ka vijuar rënien edhe gjatë vitit 2024, duke arritur në 16,120 çifte të regjistruara zyrtarisht, niveli më i ulët historik që nga viti 1990.

Sipas të dhënave krahasuar me një vit më parë, kur ishin regjistruar 17,467 martesa, rënia është rreth 7.7%, ndërsa në raport me vitin 2021, që shënoi kulmin e dekadës së fundit me gati 19,709 martesa, tkurrja arrin në mbi 18%.  Në vitin 1990, para ndryshimeve të mëdha politike dhe ekonomike, në vend regjistroheshin 28,992 martesa, gati dyfish më shumë se sot.

TĂ« dhĂ«nat tregojnĂ« se rĂ«nia e martesave nuk ka qenĂ« lineare, por ka ndjekur cikle tĂ« lidhura me zhvillimet shoqĂ«rore dhe ekonomike. Fillimi i viteve ’90 solli njĂ« tkurrje tĂ« fortĂ« pĂ«r shkak tĂ« emigracionit masiv dhe pasigurisĂ« ekonomike. Pas njĂ« rimĂ«kĂ«mbjeje tĂ« lehtĂ« nĂ« fund tĂ« viteve ’90 dhe fillim tĂ« viteve 2000, kur shifrat qĂ«ndruan mbi 25 mijĂ« martesa nĂ« vit, tendenca ra sĂ«rish pas vitit 2010, duke zbritur nĂ«n 24 mijĂ«.

Goditja e pandemisë në 2020 uli ndjeshëm numrin e martesave në 17,473. Në 2021 u shënua një rritje e përkohshme në 19,709 të tilla, si pasojë e shtyrjes së ceremonive nga pandemia. Pas kësaj, rënia rifilloi me shpejtësi nga 18,781 martesa në 2022 në 17,467 në 2023 dhe 16,120 të tilla në vitin 2024.

Arsyeja kryesore lidhet e emigracionin e vazhdueshëm, i cili ka zvogëluar numrin e të rinjve në moshë martese. Nga ana tjetër gjithnjë e më shumë të rinj shtyjnë ose shmangin martesën për shkak të pasigurive ekonomike dhe kostos së lartë të jetesës, apo avancimit në karrierë.

Ulja e martesave automatikisht përkthehet në më pak fëmijë në të ardhmen. Me më pak martesa bie edhe numri i lindjeve. Edhe në rastet kur çiftet bashkëjetojnë pa martesë, studimet tregojnë se ato priren të kenë më pak fëmijë ose të shtyjnë lindjen për më vonë.

Ulja e martesave është sinjali më i hershëm demografik se vendi po lëviz drejt një cikli me më pak lindje, popullsi më të vjetër dhe me më pak burime njerëzore për zhvillim ekonomik. Të dhënat e fundit treguan se në 6 mujorin e parë 2025 lindjet ranë me 6.5% dhe shtesa natyrore po shkon drejt zeros. Në disa qytete, tkurrja ishte më e lartë se 35%.

Shqipëria në dekadën e tretë të tranzicionit po përjeton zhvillime të forta demografike, me emigracion të fortë të të rinjve, rënie të lindjeve dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ndërkohë vendi nuk ka një plan të qartë se mund të frenohet përkeqësimi mëtejshëm.

Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë që nuk ka paketa ndihme financiare ose mjete lehtësuese për familjet e reja. Teksa çmimeve banesave, qirave dhe shërbimeve arsimore janë rritur më shumë se dyfishi gjatë dekadës së fundit, gjithnjë e më shumë të rinj zgjidhin të largohen nga vendi në kërkim të pagave më të mira dhe një ambienti me suportues për familjen e tyre të ardhshme./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post ShqiptarĂ«t nuk po “martohen” mĂ«, celebrimet bien 7.7%, zbresin nĂ« minimum historik appeared first on Revista Monitor.

BSH: Çmimet e karburantit u ulĂ«n nĂ« EuropĂ«, por jo nĂ« ShqipĂ«ri

Banka e Shqipërisë vëren se çmimet e karburanteve në vend nuk po reflektojnë ecuri të njëjtë me tregjet e Bashkimit Europian.

Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka Qendrore vëren se çmimet e karburanteve pësuan rënie të dukshme në vendet e Bashkimit Europian në tremujorin e dytë të vitit, veçanërisht në muajin maj. Por, kjo lëvizje e çmimeve nuk gjeti pasqyrim në tregun vendas.

Në fakt, çmimet e karburantit në pikat e shitjes me pakicë në Shqipëri janë praktikisht të ngrira qysh prej vitit të kaluar. Tregu nuk po reflekton më as lëvizjet afatshkurtra të çmimit të naftës dhe as luhatjet e kursit të këmbimit.

Aktualisht, çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare është pranë nivelit të 66 USD për fuçi, në rënie me më shumë se 18% krahasuar me një vit më parë.

Çmimi i naftĂ«s dhe nĂ«nprodukteve nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare kuotohet zakonisht nĂ« DollarĂ« AmerikanĂ«. Aktualisht, monedha amerikane tregtohet pranĂ« nivelit tĂ« 83 lekĂ«ve, nĂ« rĂ«nie me mĂ« shumĂ« se 8% krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Në fillim të luftës në Ukrainë, çmimi i naftës u përball me një goditje të fortë. Në tregun e karburanteve në Shqipëri kjo shkaktoi një situatë të paprecedentë, ku çmimet lëviznin (kryesisht në rritje) me ditë, madje në disa raste me orë.

Në përgjigje të kësaj situate, qeveria krijoi një Bord për kontrollin e çmimeve, që veproi deri në stabilizimin e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Por, edhe pas shfuqizimit të Bordit, në treg nuk duket të ketë më shenja të një funksionimi normal të konkurrencës. Ndryshimet e çmimeve janë shumë të rralla. Edhe në rastet kur çmimet ndryshojnë, kjo ndodh pothuajse në mënyrë të njëkohshme në të gjitha pikat e shitjes me pakicë.

Ky treg ka një shkallë të lartë përqendrimi në rrjedhën e sipërme, të importit dhe tregtimit me shumicë.

Tregu i karburanteve ka qenĂ« disa herĂ« objekt i hetimeve tĂ« Autoritetit tĂ« KonkurrencĂ«s, por ky institucion nuk ka gjykuar se nĂ« kĂ«tĂ« treg janĂ« provuar shkelje tĂ« ligjit “PĂ«r Mbrojtjen e KonkurrencĂ«s”. Hetimi i fundit paraprak nĂ« kĂ«tĂ« treg u mbyll nĂ« fund tĂ« vitit 2022. / E.Shehu

 

The post BSH: Çmimet e karburantit u ulĂ«n nĂ« EuropĂ«, por jo nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Revista Monitor.

Mundësi investimi, javën e ardhshme zhvillohet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rihapjen e ankandit të obligacioneve 15 vjeçare. Shuma e planifikuar e emetimit të obligacioneve për ankandin e datës 18 gusht është 2 miliardë lekë.

Yield-i i këtyre instrumenteve ka ardhur në rënie gjatë vitit në vazhdim, ashtu siç ka ndodhur në përgjithësi me të gjitha instrumentet e borxhit të qeverisë. Në ankandin e fundit, të muajit maj, yield-i uniform i pranuar zbriti në 5.57%, nga 5.59% në ankandin e mëparshëm të muajit shkurt dhe nga 6.41% që kishte qenë në ankandin e muajit nëntor 2024.

MegjithatĂ«, duke filluar nga muaji qershor, yield-et e instrumenteve afatgjata tĂ« qeverisĂ« shqiptare kanĂ« shfaqur njĂ« tendencĂ« nĂ« rritje. ËshtĂ« e pritshme qĂ« edhe yield-i i obligacioneve 15 vjeçare tĂ« regjistrojĂ« rritje, duke ndjekur tendencĂ«n e obligacioneve 10-vjeçare dhe 20-vjeçare.

Obligacionet 15 vjeçare janë titujt e dytë më afatgjatë të emetuara nga qeveria shqiptare (pas atyre 20-vjeçare, që u emetuan për herë të parë këtë vit) dhe zakonisht synohen sidomos nga investitorët që duan kthime të larta kundrejt investimeve financiare afatgjata ose që në përgjithësi duan të rrisin kthimet mesatare të portofolit të tyre të investimit, duke e diversifikuar atë në afate më të gjata maturimi.

Kjo vlen veçanërisht për investitorë të veçantë institucionalë, si fondet private të pensioneve. Megjithatë, obligacionet 15-vjeçare mund të jenë një alternativë e mirë për kthime të larta nga kursimet të investitorëve të vegjël.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 6-mujorin 2025, individët investuan 14.6 miliardë lekë në tregun primar të bonove dhe obligacioneve, me një rënie prej 20.3% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Rënie u shënua edhe në numrin e transaksioneve, që zbriti në 4224, me një rënie vjetore prej 30.3%. Sipas llojit të instrumenteve financiare, rënia është shtrirë njëkohësisht si në bono, ashtu edhe në obligacione.

Investimi në obligacione arriti në 3.34 miliardë lekë, 7.7% më pak krahasuar me 6-mujorin I 2024.

Ndërsa vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 11.24 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 23.4%.

Prej tetorit të vitit 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur të ulë shumën minimale të pjesëmarrjes në ankandet e obligacioneve në 300 mijë lekë, nga 500 mijë lekë që ishte më parë.

Pjesëmarrja në ankandet e obligacioneve mund të bëhet nëpërmjet bankave tregtare të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) si shoqëri komisionere për investimin në tituj. Bankat e licencuara për këtë shërbim aktualisht janë ABI Bank, BKT, Credins Bank, Fibank, Intesa Sanpaolo Bank, OTP Bank, Raiffeisen Bank, Tirana Bank dhe Union Bank.

Për shuma deri në 50 milionë lekë, investitorët mund të paraqiten në ankande me kërkesa konkurruese ose jo konkurruese, por çdo kërkesë vlera e së cilës kapërcen shumën 50 milionë lekë klasifikohet si kërkesë konkurruese pavarësisht subjektit pjesëmarrës në ankand. Kërkesat jokonkurruese pranohen me yield-in mesatar të kërkesave të pranuara konkurruese.

Sipas udhëzimit, shuma e ofruar e obligacioneve ndahet me 20% për kërkesat jokonkurruese dhe 80% për kërkesat konkurruese. Në rast se shuma totale e kërkesave jokonkurruese nuk e plotëson masën 20%, atëherë diferenca e paplotësuar ofrohet për kërkesat konkurruese.

Në rastin kur shuma totale e kërkesave jokonkurruese e kalon kufirin e përcaktuar të 20%, atëherë mbi këtë shumë zbatohet pro rata (përpjestimi). Në rast se shuma e kërkesave konkurruese të kërkuara nuk e plotëson masën 80%, atëherë diferenca e paplotësuar u ofrohet kërkesave jokonkurruese./ E.Shehu

The post Mundësi investimi, javën e ardhshme zhvillohet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare appeared first on Revista Monitor.

Europa Jugore përballet me zjarre në pyje, ndërsa përfshihet nga vala e të nxehtit

Europa Jugore përballet me zjarre pyjore, ndërsa përfshihet nga vala e të nxehtit

 

Zjarrfikësit po luftojnë me disa vatra zjarri në Greqi, ndërsa një valë përvëluese e të nxehtit po shkakton dëme të mëdha në gjithë Europën Jugore.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi janë shënuar mbi 152 vatra të reja zjarri dhe mijëra persona janë evakuuar. Rreth 4,850 zjarrfikës janë angazhuar në një betejë në disa fronte për të vënë flakët nën kontroll.

TĂ« paktĂ«n tre persona kanĂ« humbur jetĂ«n nĂ« SpanjĂ«, ShqipĂ«ri dhe Turqi, ndĂ«rsa dhjetĂ«ra tĂ« tjerĂ« – pĂ«rfshirĂ« zjarrfikĂ«s – janĂ« dĂ«rguar nĂ« spital me probleme nga thithja e tymit dhe djegie.

Temperaturat kanë kaluar 40°C në disa zona më herët gjatë javës, ndërsa në Francë dhe Slloveni janë regjistruar rekorde të reja të të nxehtit.

Në Greqi, mijëra persona janë evakuuar nga ishujt turistikë Hios dhe Zakintos.

Në Peloponezin perëndimor, flakët hynë gjatë natës në qytetin e Patrasit, duke shkatërruar banesa, biznese dhe automjete. Në Zakintos, tre fronte të ndara zjarri, që shtrihen në mbi 15 km, vazhdojnë të jenë të pakontrolluara, duke shkaktuar dëme në banesa, struktura turistike dhe toka bujqësore.

TĂ« paktĂ«n 13 zjarrfikĂ«s janĂ« trajtuar pĂ«r djegie dhe lĂ«ndime tĂ« tjera, bĂ«ri tĂ« ditur tĂ« mĂ«rkurĂ«n zĂ«dhĂ«nĂ«si i shĂ«rbimit zjarrfikĂ«s, Vasilis Vathrakogjannis, i cili paralajmĂ«roi se kushtet mund tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohen edhe mĂ« shumĂ« nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim. “Sot do tĂ« jetĂ« njĂ« tjetĂ«r ditĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ«, pasi rreziku nga zjarret nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« vendit do tĂ« jetĂ« shumĂ« i lartĂ«,” tha ai.

Anijet e shpëtimit kanë evakuuar pushuesit e bllokuar nga flakët në Hios, ndërsa autoritetet kanë kërkuar ndihmë me avionë zjarrfikës nga vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Në Spanjë, mbi 4,000 persona u evakuuan gjatë natës në provincën veriperëndimore të León-it. Një zjarrfikës vullnetar humbi jetën në të njëjtën zonë. Po ashtu, një punonjës i një qendre hipizmi ndërroi jetë nga djegiet e rënda të pësuara në Tres Kantos, pranë Madridit, ku erërat mbi 70 km/h shtynë flakët pranë banesave, duke detyruar qindra persona të largohen.

Qeveria spanjolle ka ngritur nivelin e reagimit kombĂ«tar ndaj emergjencĂ«s. “Jemi nĂ« rrezik ekstrem nga zjarret pyjore. Ju lutem, tregohuni shumĂ« tĂ« kujdesshĂ«m,” deklaroi kryeministri Pedro Sanchez.

Në zona të tjera të Europës, paralajmërimet për temperatura ekstreme mbeten në fuqi në Francë, Spanjë, Portugali, Itali dhe Ballkan, me temperatura që pritet të kalojnë 40°C në disa rajone.

Sllovenia raportoi natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, me temperatura që në një port nuk ranë nën 28°C.

Në Itali, një fëmijë humbi jetën nga goditja e të nxehtit të hënën, ndërsa temperatura deri në 40°C pritet të godasë vendin më vonë gjatë javës. Paralajmërime të kuqe për temperatura ekstreme janë dhënë për të paktën 10 qytete italiane, përfshirë Romën, Milanon dhe Firencën. Një djalë 4-vjeçar nga Rumania, i cili u gjet pa ndjenja brenda një makine në Sardenjë, u transportua me helikopter në një spital në Romë, por ndërroi jetë për shkak të dëmtimit të parikuperueshëm të trurit, i shkaktuar, sipas autoriteteve mjekësore, nga goditja e të nxehtit.

Ministrja franceze e Shëndetësisë, Catherine Vautrin, deklaroi se spitalet janë në gatishmëri për pasojat e valës së dytë të të nxehtit brenda vetëm disa javësh.

Në Mal të Zi, një ushtar humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë kur cisterna e ujit me të cilën po luftonin flakët në kodrat në veri të Podgoricës u përmbys.

Në Portugali, zjarrfikësit po përballen me tre zjarre të mëdha, përfshirë një vatër të fuqishme në Trankoso, në qendër të vendit.

Turqia ka arritur tĂ« vĂ«rĂ« nĂ«n kontroll disa prej zjarreve mĂ« tĂ« mĂ«dha, pĂ«rfshirĂ« ato nĂ« Çanakale dhe Izmir, pasi qindra persona u evakuuan dhe u mbyllĂ«n Ngushtica e Dardaneleve dhe aeroporti i Çanakales.

Në Mbretërinë e Bashkuar, disa zona po përjetojnë valën e katërt të të nxehtit për këtë vit, me temperatura deri në 33°C dhe paralajmërime shëndetësore portokalli dhe të verdha për të gjithë Anglinë. Dy zjarre në zona me barishte shpërthyen të martën në kryeqytet, një në Ealing dhe një tjetër në Wanstead Flats, duke djegur mbi 17 hektarë tokë në total.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ngrohja globale po e bën verën mesdhetare më të nxehtë dhe më të thatë, duke nxitur sezone zjarresh më të gjata dhe më intensive./ BBC

 

The post Europa Jugore përballet me zjarre në pyje, ndërsa përfshihet nga vala e të nxehtit appeared first on Revista Monitor.

Lamtumirë punëve 165 mijë dollarë në teknologji: studentët kërkojnë punë në shërbim dhe shitje

Gjatë viteve 2010, figura të njohura të politikës dhe teknologjisë, përfshirë miliarderë, drejtues kompanish dhe presidentë amerikanë, promovuan idenë se të mësuarit e kodimit dhe një diplomë në shkencat kompjuterike garantonin paga të larta dhe mundësi të shumta punësimi, duke nxitur një rritje të madhe të numrit të studentëve në këtë fushë që në vitin 2023 kaloi 170,000, mbi dyfishin e vitit 2014.

Sot tregu ka ndryshuar ndjeshëm, pasi përhapja e mjeteve të inteligjencës artificiale për programim, të cilat gjenerojnë dhe kontrollojnë kode shumë shpejt, po redukton kërkesën për inxhinierë softueri të nivelit fillestar, ndërsa valët e shkurtimeve në kompani të mëdha si Amazon, Microsoft, Intel dhe Meta kanë ulur mundësitë e punësimit.

Papunësia për të diplomuarit e rinj në shkencat kompjuterike ka arritur 6.1% dhe në inxhinieri kompjuterike 7.5%, më shumë se dyfishi i disa fushave të tjera, dhe shumë të diplomuar raportojnë se kanë aplikuar për qindra apo mijëra vende pune, duke kaluar teste të kodimit dhe intervista të gjata, por pa oferta konkrete, shpesh të refuzuar automatikisht nga algoritmet e filtrimit të aplikimeve.

NjĂ« e diplomuar nĂ« Purdue nĂ« maj, nuk mori oferta pune pas njĂ« viti aplikimesh, ndĂ«rsa e vetmja intervistĂ« ishte pĂ«r njĂ« vend pune nĂ« Chipotle, tĂ« cilin nuk e fitoi, por aktiviteti i saj si influencuese nĂ« TikTok i hapi derĂ«n pĂ«r njĂ« rol nĂ« shitjet teknologjike. Zach Taylor, i diplomuar nĂ« 2023 nga Oregon State, ka aplikuar pĂ«r 5,762 vende pune, ka marrĂ« vetĂ«m 13 intervista dhe asnjĂ« ofertĂ«, madje Ă«shtĂ« refuzuar edhe nga McDonald’s pĂ«r “mungesĂ« pĂ«rvoje”.

NdĂ«rsa Audrey Roller theksoi aftĂ«sitĂ« “njerĂ«zore” nĂ« aplikime, por mori refuzim automatik brenda tre minutash. Jamie Spoeri, e diplomuar nga Georgetown, aplikoi pĂ«r mbi 200 vende pune nĂ« sektorin publik, privat dhe jofitimpruruĂ«s, por u pĂ«rball me shkurtime, ngrirje punĂ«simi dhe konkurrencĂ« nga mjetet IA.

Ekspertët paralajmërojnë se pozicionet që preken më shumë nga automatizimi janë pikërisht ato të nivelit fillestar që zakonisht merren nga të diplomuarit e rinj, ndërkohë që kompanitë dhe universitetet po nisin programe trajnimi në IA për të përgatitur studentët për rolet e reja që kërkojnë këto aftësi.

Disa figura të njohura po zhvendosin fokusin drejt inteligjencës artificiale, si ish-presidenti Trump që publikoi një plan kombëtar për IA dhe Microsoft që po investon 4 miliardë dollarë në trajnime për studentë dhe punonjës.

Ideja kryesore Ă«shtĂ« se premtimi i “punĂ«s sĂ« artĂ«â€ pĂ«r tĂ« diplomuarit nĂ« shkencat kompjuterike po zbehet. IA po automatizon njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« punĂ«s sĂ« nivelit fillestar dhe shkurtime masive e konkurrenca e lartĂ« po e bĂ«jnĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« punĂ«simin, ndĂ«rsa tĂ« rinjtĂ« duhet tĂ« pĂ«rshtaten me aftĂ«si tĂ« reja, veçanĂ«risht nĂ« fushĂ«n e IA, pĂ«r tĂ« gjetur hapĂ«sira tĂ« reja nĂ« tregun e punĂ«s. / NY Times, Shqip.al

The post Lamtumirë punëve 165 mijë dollarë në teknologji: studentët kërkojnë punë në shërbim dhe shitje appeared first on Revista Monitor.

Euro prek miminum të ri, më afër se kurrë pranë kufirit të 97 lekëve

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të enjten monedha europiane u këmbye me 97.15 lekë, niveli më i ulët i shënuar ndonjëherë.

Kursi vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore. Krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek është në rënie me 2.7%.

Sipas ekspertëve të këmbimit valuator, kursi i këmbimit vazhdon të jetë nën efektet sezonale të lidhura me turizmin. Muajt e verës shoqërohen me ofertë të shtuar valutore, për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve të huaj.

Oferta e lartë valutore në treg vazhdon të zhvendosë kursin e Euros në rënie, pavarësisht madje edhe ndërhyrjeve të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë. Duke filluar nga tremujori i dytë i vitit, Banka Qendrore ka rifilluar blerjet e valutës për të frenuar mbiccmimin e monedhës vendase. Megjithatë, as kjo nuk ka mjaftuar për të shmangur forcimin e mëtejshëm të Lekut.

Shifrat e blerjeve në tregun valutor publikohen me një tremujor vonesë dhe për momentin nuk ka një informacion lidhur me volumin e valutës që po tërheq Banka e Shqipërisë nga tregu. Në periudhën korrik-gusht të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë pati blerë 176 milionëeuro, blerje që mjaftuan vetëm për ta mbajtur kursin pak më lart kufirit të 98 lekëve.

Për tremujorin e parë të vitit, statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se deficiti i llogarisë korrente ra në vlerën e 212 milionë eurove, 41% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tkurrja e deficitit të jashtëm në tremujorin e parë erdhi paralelisht nga rënia e deficitit në mallra dhe zgjerimi i mëtejshëm i suficitit në shërbime.

Kontributin kryesor në llogarinë e shërbimeve e dha përsëri turizmi, që solli të ardhura neto në vlerën e 295 milionë eurove, në rritje me 10.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme. Agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme shprehen se blerjet nga subjektet nga jashtë vendit vazhdojnë të jenë të larta, veçanërisht në zonat bregdetare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet e huaja në pasuri të paluajtshme po rriten edhe këtë vit. Për tremujorin e parë, ato arritën vlerën e 104 milionë eurove, 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite buxhetore, vlerësohet se po vazhdon të luajë një rol shtesë në forcimin e monedhës vendase.

Të dhënat e Ministrisë së Financave treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.1 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 36% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Leku i fortë vazhdon të jetë një faktor me ndikim në nivelete ulëta të inflacionit të ulët të importuar në ekonominë shqiptare. Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë evidenton se inflacioni i ulët në ekonominë shqiptare vazhdon të jetë kryesisht efekt i faktorëve të jashtëm, ndërsa presionet rritëse mbi çmimet në ekonominë e brendshme ngelen të larta.

Nga ana tjetër, forcimi i vazhdueshëm i Lekut vazhdon të ndikojë negativisht eksportet e mallrave dhe shërbimeve, duke filluar nga turizmi, që po bëhet gjithnjë e më shumë sektor themelor për ekonominë shqiptare.

Burimi: BSH

Burimi: BSH

 

 

The post Euro prek miminum të ri, më afër se kurrë pranë kufirit të 97 lekëve appeared first on Revista Monitor.

Qëndrueshmëria klimatike është një investim strategjik

Nga Pepukaye Bardouille dhe Mahmoud Mohieldin*

Për tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim (EMDE), investimi në qëndrueshmëri nuk është luks; është një domosdoshmëri. Fatkeqësitë natyrore dhe degradimi ekologjik po pengojnë perspektivat ekonomike dhe po rëndojnë mbi financat e tyre. Ndoshta edhe më e rëndësishme, këto goditje po përkeqësojnë barrët e paqëndrueshme të borxhit, në një kohë kur vendet donatore po shkurtojnë ndihmën për zhvillim, duke e bërë më të vështirë për EMDE-të financimin e investimeve në përshtatjen me ndryshimet klimatike.

Gjatë dy dekadave të fundit, 74 ekonomitë që përbëjnë Forumin e Vendeve të Rrezikuara nga Ndryshimet Klimatike dhe Grupin e Vendeve të Rrezikuara G20 kanë pësuar mbi 525 miliardë dollarë humbje, ekuivalente me rreth 20% të PBB-së së tyre kolektive, për shkak të goditjeve klimatike. Këto përfshijnë fatkeqësi të menjëhershme si përmbytjet, uraganët dhe thatësirat, si dhe ngjarje me lëvizje më të ngadaltë si tharja e tokës dhe erozioni bregdetar.

NdĂ«rkohĂ«, degradimi i ekosistemeve natyrore, pĂ«rmes shpyllĂ«zimit dhe humbjes sĂ« biodiversitetit, ka pĂ«rkeqĂ«suar pasiguritĂ« ushqimore dhe tĂ« ujit dhe ka rritur rreziqet klimatike duke eliminuar “burimet” natyrore tĂ« karbonit. KĂ«to dinamika krijojnĂ« pengesa tĂ« mĂ«dha, kryesisht hapĂ«sirĂ« tĂ« kufizuar fiskale dhe kosto tĂ« larta tĂ« kapitalit, qĂ« e mbajnĂ« vendin tĂ« bllokuar nĂ« njĂ« cikĂ«l tĂ« rrezikshĂ«m tĂ« cenueshmĂ«risĂ«. ShkĂ«putja nga ky cikĂ«l kĂ«rkon njĂ« zgjerim tĂ« ndjeshĂ«m tĂ« financimeve pĂ«r pĂ«rpjekjet e pĂ«rshtatjes klimatike.

Për këtë arsye, Agjenda e Përshtatjes Sharm El-Sheikh, e nisur në vitin 2022, propozon 30 objektiva të përshtatjes në sektorë kyç si bujqësia, shëndetësia publike dhe infrastruktura, me synimin për të nxitur veprime gjithëpërfshirëse, efektive dhe të drejta deri në vitin 2030. Rezultatet e propozuara nuk janë thjesht mbrojtëse; ato krijojnë vende pune, rrisin produktivitetin dhe përmirësojnë besueshmërinë kredituese. Fatkeqësisht, këto përfitime nuk pasqyrohen në kuadrot makroekonomike aktuale.

Problemi është strukturor. Mjetet ekzistuese makro-fiskale, si kuadrot e qëndrueshmërisë së borxhit të përdorura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe, si rrjedhojë, edhe vlerësimet e kredisë sovrane, marrin parasysh rreziqet klimatike dhe ato natyrore, por nuk njohin mjaftueshëm përfitimet ekonomike të reduktimit të këtyre rreziqeve. Fatkeqësitë natyrore trajtohen si kërcënime për stabilitetin fiskal. Por investimet e nevojshme për të zbutur efektet e tyre shihen vetëm si një barrë shtesë borxhi, në vend që të konsiderohen kritike për reduktimin e humbjeve ose si nxitëse të zhvillimit të aseteve strategjike që rrisin rritjen. Për shembull, investimet në infrastrukturë të qëndrueshme ndaj përmbytjeve në Vietnam jo vetëm që kanë ulur kostot e dëmeve, por gjithashtu kanë rritur vlerën e tokës, kanë përmirësuar shëndetin publik dhe kanë rritur produktivitetin e punëtorëve. Po ashtu, investimet në zgjidhje të bazuara në natyrë mund të adresojnë njëkohësisht sfidat klimatike, ushqimore dhe të ujit, si dhe të rrisin performancën e infrastrukturës.

Si rrjedhojë, ndërhyrje me ndikim të lartë si mbrojtjet bregdetare, linjat nëntokësore të energjisë dhe rikthimi i bimësisë tropikale në bregdete shpesh lihen mënjanë në favor të projekteve më konvencionale të infrastrukturës, si rrugët, urat dhe portet.

Këto stimuj të shtrembëruar pasqyrohen edhe në proceset e planifikimit dhe buxhetimit të EMDE-ve. Ministritë e mjedisit, që mbikëqyrin Kontributet e Përcaktuara Kombëtare (NDC) dhe Planet Kombëtare të Përshtatjes (NAP) sipas marrëveshjes së Parisit për klimën, priren të mos bashkëpunojnë në mënyrë sistematike me ministritë e financave, që do të thotë se këto strategji qëndrueshmërie nuk integrohen plotësisht në planifikimin financiar kombëtar afatmesëm dhe afatgjatë. Kjo i lë NDC-të dhe NAP-et të rrezikuara të mbeten aspirative, në vend që të jenë të zbatueshme.

Me investimet kritike të përshtatjes të përjashtuara nga buxhetet dhe me mungesë të fondeve në formën e granteve ose financimeve koncesionare për të mbuluar boshllëqet që pasojnë, shumëkush po kërkon ndryshime në trajtimin e borxhit, përfshirë reformat në kuadrot fiskale në mënyrë që investimet në qëndrueshmëri klimatike dhe të natyrës të trajtohen si produktive. Një dokument i fundit i Nismës së Bridgetown paraqet katër hapa që qeveritë mund të ndërmarrin për ta arritur këtë qëllim.

SĂ« pari, EMDE-tĂ« duhet tĂ« matin rreziqet klimatike dhe natyrore, akute dhe kronike. NjĂ« kuptim mĂ« i mirĂ« i efekteve tĂ« mundshme makroekonomike mund tĂ« ndihmojĂ« nĂ« drejtimin e vlerĂ«simeve pĂ«r financimin e nevojshĂ«m pĂ«r t’i reduktuar kĂ«to rreziqe.

Pasi politikëbërësit të kenë identifikuar investimet e nevojshme, ata duhet të vlerësojnë ndikimin e tyre në ecurinë e rritjes së ekonomisë. Shpenzimet për masa qëndrueshmërie mund të reduktojnë humbjet e ardhshme nga fatkeqësitë klimatike, të rrisin produktivitetin dhe të shtojnë të ardhurat. Këto përfitime duhet të përfshihen në modelet parashikuese, ashtu siç bëhet tashmë për investimet tradicionale të infrastrukturës.

Përfitimet afatgjata të rritjes nga projektet kapitale të përqendruara te qëndrueshmëria mund të përfshihen më pas në analizat e qëndrueshmërisë së borxhit. Kjo do të tregonte se këto investime janë, në fakt, fiskalisht të mençura, me kushtet e duhura të financimit, duke forcuar kështu argumentin për huamarrje më koncesionare dhe afatgjatë.

Së fundi, me një kuptim më të plotë të efekteve makroekonomike të ndërhyrjeve të bazuara në qëndrueshmëri, EMDE-të mund të hartojnë plane investimi dhe strategji financimi të besueshme, të cilat përputhen me politikat fiskale dhe buxhetore.

Integrimi i qëndrueshmërisë klimatike në planifikimin makroekonomik duhet të forcojë, jo të dobësojë, narrativën e rritjes së një vendi. Kur bëhet si duhet, kjo u jep ministrive të financave mundësinë të angazhohen në mënyrë më efektive me donatorët, agjencitë e vlerësimit të kredisë, tregjet dhe institucionet financiare ndërkombëtare, të gjitha këto me një rol kritik, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në mbështetjen e përpjekjeve për qëndrueshmëri dhe përshtatje.

Me FMN-në dhe Bankën Botërore që po shqyrtojnë Kuadrin e Qëndrueshmërisë së Borxhit për Vendet me të Ardhura të Ulëta, ky është një moment i përshtatshëm që EMDE-të të përditësojnë metodologjitë e tyre për të pasqyruar përfitimet e masave të përshtatjes. Goditjet klimatike dhe ato të natyrës janë tashmë një realitet ekonomik, jo një kërcënim i largët. Ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj këtyre goditjeve do të jetë themeli i zhvillimit të qëndrueshëm dhe stabilitetit fiskal për vitet që vijnë.

* Pepukaye Bardouille, Drejtoreshë e Nismës Bridgetown dhe Këshilltare e Posaçme për Qëndrueshmërinë Klimatike në Zyrën e Kryeministres së Barbadosit, ka qenë CEO themeluese e Agjencisë së Zbatimit të Qëndrueshmërisë Klimatike për Dominikën. Mahmoud Mohieldin, i Dërguar i Posaçëm i OKB-së për Financimin e Agjendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 dhe bashkëkryetar i Grupit të Ekspertëve për Borxhin, është ish-ministër i investimeve i Egjiptit (2004-2010), ish-nënkryetar i lartë i Bankës Botërore dhe ish-drejtor ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Copyright: Project Syndicate, 2025.
www.project-syndicate.org

The post Qëndrueshmëria klimatike është një investim strategjik appeared first on Revista Monitor.

Mallrat nga Amerika hyjnë pa tarifë doganore në Kosovë, kriteret që duhet plotësuar

Kosova ka hequr tarifën doganore për mallrat me origjinë preferenciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi, që hyri në fuqi më 1 gusht 2025, ka për qëllim lehtësimin e tregtisë dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e tarifës doganore për mallrat me origjinë preferenciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dogana e Kosovës ka dhënë disa sqarime se çfarë duhet kriteresh duhet të plotësohen, në mënyrë që mallrat të importohen pa pagesë të tarifës doganore.

“Ky vendim ndonĂ«se pĂ«rfaqĂ«son njĂ« masĂ« tĂ« njĂ«anshme nga ana e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, i cili qĂ«llim primar ka lehtĂ«simin e tregtisĂ« me pĂ«rfitime konkrete si pĂ«r bizneset ashtu dhe pĂ«r konsumatorĂ«t e vendit, Ă«shtĂ« i njĂ« rĂ«ndĂ«sie tĂ« veçantĂ« edhe sa i pĂ«rket forcimit dhe avancimit tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve nĂ« sferĂ«n tregtare dhe ekonomike nĂ« raport me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s”.

Tutje, theksohet se vendimi për aplikimin e tatimit doganor me normë zero për mallrat e importuara me origjinë nga SHBA është i bazuar në Ligjin Nr. 04/L-163 dhe në Kodin Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, andaj mbi këtë bazë, mallrat të cilat importohen nga SHBA e të cilat plotësojnë kriteret e origjinës preferenciale, që nga data e hyrjes në fuqi të vendimit dhe publikimit të tij në gazetën zyrtare 01.08.2025, mund të importohen në territorin doganor të Republikës së Kosovës pa pagesë të tarifës doganore.

Në mënyrë qe këto mallra të përfitojnë nga ky trajtim favorizues, të njëjtat me rastin e importit duhet të shoqërohen me:

‱ CertifikatĂ« tĂ« vlefshme tĂ« origjinĂ«s preferenciale tĂ« lĂ«shuar nga autoritetet amerikane

‱ Deklarata pĂ«r origjinĂ«n nĂ« faturĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me ligjin nĂ« fuqi tĂ« tĂ« dyja vendeve.

“TĂ« gjitha mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nga data 01.08.2025, tĂ« cilat pĂ«rmbushin kriteret pĂ«r t’u trajtuar si mallra me origjinĂ« preferenciale, por qĂ« nĂ« momentin e importit nuk kanĂ« pĂ«rfituar kĂ«tĂ« trajtim, do t’u nĂ«nshtrohen procedurave pĂ«r rimbursim tĂ« detyrimeve doganore, nĂ« pĂ«rputhje me dispozitat nĂ« fuqi”, bĂ«het e ditur nĂ« komunikatĂ«.

Për më shumë informacione rreth mënyrës së aplikimit të trajtimit preferencial dhe dokumentacionit të nevojshëm, të gjithë operatorët ekonomikë që importojnë mallra nga SHBA ftohen të kontaktojnë Doganën e Kosovës për udhëzime të mëtejshme.

Dy javë më parë Kosova ka hequr tarifën doganore prej 10 për qind për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë.

Kurti tha se të gjitha produktet e SHBA-së që do të hyjnë në Kosovë do të kenë tarifë 0 për qind.

“Vendim tjetĂ«r i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« po marrim sot Ă«shtĂ« largimi i tarifĂ«s doganare me SHBA-tĂ«. Tani e tuje tĂ« gjitha produktet me origjinĂ« nga SHBA do tĂ« kenĂ« tarifĂ« 0 pĂ«r qind kur tĂ« hyjnĂ« nĂ« KosovĂ«. Kosova i mirĂ«pret produktet amerikane nĂ« tregun e saj
 Ky Ă«shtĂ« njĂ« hap i radhĂ«s qĂ« dĂ«shmon pĂ«r marrĂ«dhĂ«nie shumĂ« tĂ« mira ndĂ«rmjet dy vendeve”.

Ndryshe, heqja e tarifës doganore vjen disa muaj pas propozimit që kishte bërë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

 

 

The post Mallrat nga Amerika hyjnë pa tarifë doganore në Kosovë, kriteret që duhet plotësuar appeared first on Revista Monitor.

BSH: Inflacioni i ulët vjen nga jashtë, ekonomia e brendshme ushtron presione mbi çmimet

Inflacioni i ulët në ekonominë shqiptare vazhdon të jetë kryesisht efekt i faktorëve të jashtëm, ndërsa presionet rritëse mbi çmimet në ekonominë e brendshme ngelen të larta.

Në raportin e fundit të politikës Monetare, Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni vazhdon të jetë nën objektivin prej 3%, i ndikuar nga rënia e inflacionit nga jashtë, mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe goditjet e përsëritura të ofertës.

Këto të fundit janë reflektuara në nivele të ulëta të inflacionit të ushqimeve, të cilat zënë rreth 1/3 e shportës së konsumit të familjeve shqiptare. Por, nga ana tjetër presionet e brendshme inflacioniste mbeten të qëndrueshme, duke sugjeruar se aktiviteti ekonomik është pranë potencialit.

Inflacioni shënoi rritje në tremujorin e dytë, duke u luhatur pranë nivelit 2.3%. Inflacioni arriti 2.4% në qershor, vlera më e lartë e regjistruar nga fillimi i vitit 2024.

Inflacioni i brendshëm u rrit dukshëm në tremujorin e dytë në 2.3%, nga 1.8% në tremujorin e parë të këtij viti. Kontributi i tij në formimin e inflacionit total mbeti mbizotërues, duke përbërë rreth 81% të tij.

Rritja e inflacionit të brendshëm e afroi atë pranë inflacionit total, duke zgjeruar ndikimin e presioneve të brendshme inflacioniste në inflacionin total. Inflacioni i importuar shënoi normën 2.4%, lehtësisht më poshtë se një tremujor më parë, por më lart se e njëjta periudhë e vitit të kaluar (1.8%). Nivelet më të larta të inflacionit të importuar në krahasim me një vit më parë janë ndikuar nga mbiçmimi më i zbutur i kursit të këmbimit dhe nga ngadalësimi i ritmit rënës

së çmimit të naftës në vend. Pavarësisht kësaj ecurie, vlerat dhe kontributet e inflacionit të importuar në atë total mbeten relativisht të ulëta.

Inflacioni bazë vijoi të mbetet mbi inflacionin total dhe mbi mesataren e vet të dekadës së fundit, ndërkohë që inflacioni i brendshëm kaloi vlerën e inflacionit total në muajin qershor dhe vijon të mbetet mbi mesataren respektive, duke filluar nga muaji mars i këtij viti. Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.

Këto vlerësime konfirmojnë qëndrueshmërinë e presioneve të brendshme inflacioniste.

Në fillim të korrikut, Banka e Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.5%. Ulja e normës bazë duket se u nxit nga vijimësia e inflacionit të ulët të importuar (ku një ndikim vijon të ketë edhe Leku i fortë në kursin e këmbimit), por ndoshta edhe rritja ekonomike më e dobët se pritshmëritë e Bankës Qendrore në tremujorin e parë të vitit.

Megjithatë, analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se presionet më të qëndrueshme inflacioniste, ato që lidhen me shërbimet dhe produktet joushqimore, mund të jenë në rritje.

Duke pasqyruar rritjen më të fortë të inflacionit të shërbimeve dhe të mallrave me afat të gjatë përdorimi, Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni bazë e zgjeroi kontributin në formimin e inflacionit total në pjesën e parë të këtij viti.

 

 

The post BSH: Inflacioni i ulët vjen nga jashtë, ekonomia e brendshme ushtron presione mbi çmimet appeared first on Revista Monitor.

Serbia 5 miliardë euro eksporte në sektorin e ICT

Serbia parashikon që eksportet nga sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) të arrijnë në 5 miliardë euro gjatë vitit 2025, pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga drejtuesit e industrisë pas vendimit të qeverisë, për të ndërprerë skemën e incentivave për punësimin e profesionistëve të huaj.

Ana Brnabić, presidente e Kuvendit KombĂ«tar, deklaroi nĂ« rrjetin social X se eksportet e sektorit kanĂ« kaluar tashmĂ« shifrĂ«n 1.8 miliardĂ« euro gjatĂ« pesĂ« muajve tĂ« parĂ« tĂ« vitit, njĂ« rritje 17% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024.

“VetĂ«m 13 vite mĂ« parĂ«, eksportet vjetore tĂ« sektorit ICT ishin 375 milionĂ« euro, 13 herĂ« mĂ« pak”, – shkroi Brnabić, duke theksuar rritjen e shpejtĂ« tĂ« industrisĂ«.

Sektori i ICT në Serbi është kthyer në një prej motorëve kryesorë të ekonomisë, me eksportet vjetore që janë rritur nga 375 milionë euro në vitin 2012 në mbi 4 miliardë euro në vitin 2024. Qeveria ka mbështetur në mënyrë aktive këtë sektor përmes projekteve të infrastrukturës dixhitale dhe politikave për nxitjen e start-upeve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Megjithatë, shfuqizimi i fundit i skemës kryesore të incentivave për punësimin e shtetasve të huaj ka ngjallur shqetësime te të punësuarit në sektor. Rregullorja për Incentivat për Punësimin e të Huajve, e miratuar në vitin 2022 për të tërhequr talente ndërkombëtare në teknologji, u ndërpre në fillim të korrikut. Qeveria e justifikoi vendimin me rritjen e ndjeshme të aplikimeve nga të huajt dhe shtimin e qëndrueshëm të punëtorëve ndërkombëtarë në vend.

Drejtues të industrisë e kritikuan vendimin, duke paralajmëruar për një largim të mundshëm të talenteve të huaja dhe kompanive teknologjike nga vendi. Shoqata Serbe e Teknologjisë së Informacionit (SITA) vlerëson se ky hap mund të cenojë statusin e Serbisë si një qendër teknologjike rajonale.

Rregullorja e shfuqizuar kishte në fokus punonjësit e huaj të kualifikuar, që nuk kishin qëndruar në Serbi për më shumë se 180 ditë gjatë dy viteve të fundit dhe që punësoheshin në pozicione të përhershme me paga mujore mbi 300,000 dinarë (2,560 euro). Kjo politikë ishte veçanërisht tërheqëse për profesionistët rusë të teknologjisë, shumë prej të cilëve u zhvendosën në Serbi pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Me gjithë ndryshimet në politikë, analistët mbeten optimistë, por të matur. Sektori i ICT në Serbi punëson mbi 115,000 persona, dhe pagat mesatare janë ndër më të lartat në vend. Në mars të vitit 2025, zhvilluesit e softuerëve fitonin mesatarisht 310,417 dinarë në muaj, më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare.

Brnabić njoftoi gjithashtu plane pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur rritjen e mĂ«tejshme tĂ« sektorit nĂ«pĂ«rmjet vizitave parlamentare nĂ« qendrat shkencore dhe teknologjike nĂ« Kragujevac, Çaçak, Nish dhe Krushevac, pjesĂ« e njĂ« pĂ«rpjekjeje mĂ« tĂ« gjerĂ« pĂ«r tĂ« zgjeruar infrastrukturĂ«n dixhitale tĂ« vendit.

Edhe pse disa ekonomistë argumentojnë se skemat e incentivave nuk janë të qëndrueshme në afatgjatë, drejtuesit e sektorit të ICT paralajmërojnë se ndryshimet e papritura në politika cenojnë parashikueshmërinë dhe atraktivitetin e peizazhit teknologjik në Serbi.

Në vitin 2024, eksportet ICT arritën në 4.13 miliardë euro, një rritje 20% krahasuar me një vit më parë. Nëse trendet aktuale vazhdojnë, objektivi 5 miliardë euro duket i arritshëm, edhe pse në një klimë më të pasigurt.

The post Serbia 5 miliardë euro eksporte në sektorin e ICT appeared first on Revista Monitor.

Kostot e huamarrjes të Francës i afrohen të Italisë, investitorët shqetësohen për borxhet

Rritet ankthi për financat publike të Francës, ndërsa Roma përmirëson pozicionin e saj me mbajtësit e obligacioneve

Kostot afatgjata të huamarrjes së Francës po konvergojnë me ato të Italisë për herë të parë që nga kriza financiare globale, ndërsa investitorët e shqetësuar të obligacioneve e pozicionojnë ekonominë e dytë më të madhe të BE-së në një nivel me një vend që ka qenë një nga huamarrësit e saj më të vështirë.
Yield-et e obligacioneve qeveritare franceze 10-vjeçare janë rritur mbi 3 për qind gjatë vitit të kaluar, ndërsa muajt e paqëndrueshmërisë politike dhe shqetësimet për financat publike kanë lënë gjurmën e tyre. Kjo ka sjellë kostot e huamarrjes referuese të Francës në vetëm 0.14 pikë përqindjeje më pak se ato të Italisë, rendimentet e obligacioneve të së cilës janë ulur, pasi kujdesi fiskal i treguar nga administrata e Giorgia Melonit ka fituar investitorët.
Konvergjenca ka pĂ«rmbysur pikĂ«pamjet e mbajtura prej kohĂ«sh mbi pozicionin e FrancĂ«s si njĂ« nga huamarrĂ«sit mĂ« tĂ« sigurt tĂ« rajonit dhe ItalinĂ« si njĂ« nga mĂ« tĂ« rrezikshmit, me njĂ« stok tĂ« madh borxhi publik tĂ« barabartĂ« me rreth 140 pĂ«r qind tĂ« PBB-sĂ«. “Spread”-i i ItalisĂ« ndaj FrancĂ«s – diferenca midis rendimenteve tĂ« obligacioneve tĂ« tyre – u rrit nĂ« mĂ« shumĂ« se 4 pikĂ« pĂ«rqindjeje gjatĂ« krizĂ«s sĂ« borxhit tĂ« EurozonĂ«s tĂ« viteve 2010.
Disa borxhe afatshkurtra franceze janë tregtuar tashmë në të njëjtin nivel me obligacionet italiane në javët e fundit.
Muajin e kaluar, kryeministri i FrancĂ«s, François Bayrou, zbuloi njĂ« paketĂ« fiskale pĂ«r vitin 2026 qĂ« pĂ«rmbante 44 miliardĂ« euro nĂ« rritje taksash dhe shkurtime shpenzimesh. Ai e quajti atĂ« njĂ« “moment tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s”, tĂ« hartuar pĂ«r tĂ« shmangur njĂ« krizĂ« borxhi tĂ« ngjashme me atĂ« qĂ« pĂ«rjetoi Greqia nĂ« dekadĂ«n deri nĂ« vitin 2018.
Megjithatë, pasi nuk ka shumicën në parlament, Bayrou do të ketë vështirësi në miratimin e paketës dhe përballet me rrëzimin nga opozita. Paraardhësi i tij si kryeministër, Michel Barnier, u rrëzua për shkak të planit të tij buxhetor dhjetorin e kaluar, duke e lënë Francën në një pozicion të paprecedentë pa buxhet për rreth një muaj.
Raporti i borxhit ndaj PBB-sĂ« sĂ« FrancĂ«s u zgjerua nĂ« 113 pĂ«r qind vitin e kaluar, sipas Eurostat. Pritet tĂ« arrijĂ« nĂ« 118 pĂ«r qind deri nĂ« vitin 2026. Agjencia e vlerĂ«simit Moody’s uli vlerĂ«simin e kreditit tĂ« vendit dhjetorin e kaluar. RivalĂ«t S&P Global dhe Fitch e kanĂ« atĂ« nĂ« njĂ« perspektivĂ« negative.
NĂ« Itali, koalicioni trepartiak i krahut tĂ« djathtĂ« i Melonit ka sjellĂ« njĂ« periudhĂ« tĂ« rrallĂ« stabiliteti politik dhe ka qetĂ«suar tregjet e obligacioneve fillimisht tĂ« paqĂ«ndrueshme me pĂ«rmbajtjen e tij fiskale. Dy vjet mĂ« parĂ«, pĂ«r shembull, filloi heqjen graduale tĂ« njĂ« skeme kontroverse “superbonus” qĂ« u dha pronarĂ«ve tĂ« shtĂ«pive 110 pĂ«r qind tĂ« kostos sĂ« rinovimeve me efikasitet energjetik dhe i ka kushtuar thesarit publik mĂ« shumĂ« se 200 miliardĂ« euro.
Giancarlo Giorgetti, ministri i financave i Italisë ka punuar për të ulur deficitin buxhetor, i cili ishte i barabartë me 4.3 për qind të PBB-së në vitin 2024 dhe pritet të bjerë në 2.8 për qind vitin e ardhshëm. Kjo do ta çonte atë nën kufirin prej 3 për qind të BE-së.
Meloni e ka cilësuar vazhdimisht rënien e vazhdueshme të diferencës së vëzhguar nga afër midis rendimenteve referuese italiane dhe gjermane si një nga arritjet e rëndësishme të qeverisë së saj.
Diferenca u rrit në 2.5 pikë përqindjeje në fitoren e saj zgjedhore në vitin 2022. Që atëherë ka rënë dhe tani është 0.8 pikë përqindjeje, më e vogla që nga para krizës së borxhit të Eurozonës, kur kaloi 5 pikë përqindjeje.
Në dallim nga kufizimet fiskale të Italisë, deficiti buxhetor i Francës u rrit në ekuivalentin e 5.8 për qind të PBB-së në fund të vitit 2024, sipas Eurostat. Qeveria shpreson ta ulë atë në 3 për qind deri në fund të vitit 2029.
Deficiti u zgjerua pasi Franca shpenzoi shumë për të mbrojtur kompanitë dhe konsumatorët gjatë pandemisë dhe krizës pasuese të energjisë. Uljet e taksave që synojnë nxitjen e rritjes ekonomike nuk kanë dhënë mjaftueshëm nxitje.
Me perspektiva mĂ« tĂ« mira pĂ«r ItalinĂ« dhe vende tĂ« tilla si Greqia, dallimi i investitorĂ«ve midis njĂ« “periferie” europiane tĂ« vendeve me borxhe mĂ« tĂ« larta, me kosto shumĂ« mĂ« tĂ« larta huamarrjeje dhe njĂ« “bĂ«rthame” huamarrĂ«sish mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m qĂ« pĂ«rfshinte FrancĂ«n, Ă«shtĂ« zbehur.
Vendet periferike tani janĂ« “politikisht tĂ« qeta”, tha strategu i Barclays, Rohan Khanna, ndĂ«rsa “e gjithĂ« zhurma dhe kaosi politik Ă«shtĂ« zhvendosur nĂ« tregjet kryesore”. / FT

The post Kostot e huamarrjes të Francës i afrohen të Italisë, investitorët shqetësohen për borxhet appeared first on Revista Monitor.

Tirana ka përqindjen më të lartë të rinjve as në punë as në shkollë

Në vitin 2023 në vendin tonë 24.6% të rinjve në grup-moshën 15-29 vjeç nuk ishin as në punë dhe as në shkollë, por në Kryeqytet kjo përqindje është edhe më e madhe edhe pse mundësitë për punësim janë më të larta se në qarqet e tjera.

Të dhënat nga Anketa e Forcës së Punës që i takojnë 2023 zbulojnë se Tirana, përballet me një nivel shqetësues te të rinjve që nuk janë as në punë, as në arsim apo trajnim (NEET), me 27% që janë jashtë tregut të punës dhe sistemit arsimor, duke shënuar nivelin më të lartë në rang kombëtar.

Të dhënat e përpunuara nga Programi i Kombeve të Bashkuara në Tiranë tregojnë se pjesa më e madhe e NEET-ve janë në kërkim të një vendi pune. 13% e të rinjve as në punë dhe as në shkollë në Tiranë janë duke kërkuar punë, ndërsa 14% të tjerë janë in-aktivë.

Përqindja e lartë e të rinjve që kanë mbaruar studimet dhe janë në kërkim të punë tregon për një nivel të lartë përpjekjeje për të hyrë në tregun e punës, por që po përballen me pengesa të tilla, si mungesa e aftësive të nevojshme apo mungesa e vendeve të punës të përshtatshme.

Tirana dallohet për një shkallë të lartë të papunësisë afatgjatë, që tregon një shkëputje të zgjatur te të rinjve nga tregu i punës dhe rritje të rrezikut për përjashtim social.

Kjo pasqyrohet nga fakti se Tirana ka përqindjen më të lartë të NEET-ve që kërkojnë punë dhe kanë vetëm arsim bazë , gati 35%, duke sinjalizuar një mospërputhje të fortë mes kërkesave të tregut të punës dhe kualifikimeve të disponueshme.

Ndryshe nga Shkodra dhe Vlora, ku përqindja e grave NEET është mbi 60%, në Tiranë gratë përbëjnë 49% të totalit të NEET-ve.

Edhe pse Tirana ka një përqindje më të lartë të të rinjve me arsim të lartë, pjesa dërrmuese e NEET-ve vazhdon të përbëhet nga ata me arsim të mesëm ose bazë. Kjo tregon se edukimi nuk garanton gjithmonë përfshirje në punë.

Të dhënat tregojnë se edhe mes të diplomuarve universitarë, papunësia afatgjatë vazhdon të jetë një sfidë. Mungesa e përvojës, mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut apo angazhime familjare, vazhdojnë të jenë pengesa të mëdha.

Në një qytet që ofron më shumë mundësi se pjesa tjetër e vendit, dhe ndërkohë 1 në katër të rinj nuk është as në punë dhe as në shkollë tregon për probleme strukturore që nuk zgjidhen vetëm me rritjen e ofertës arsimore apo vendeve të punës, por me ndërhyrje të drejtpërdrejta, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Në rang vendi rreth 34% e NEET-ve janë të papunë për më shumë se një vit, duke çuar në humbje motivimi dhe izolim social. Kjo tregon një shkëputje të gjatë nga tregu i punës. 13% e NEET-ve janë tërhequr nga tregu për shkak të kujdesit për fëmijët apo familjarët, dhe 99% e tyre janë gra, shpesh me arsim të ulët ose të mesëm.

Rreth 2% e NEET-ve nuk kërkojnë më punë sepse nuk besojnë se do të gjejnë një vend pune, sidomos në zonat rurale apo rajonet me ekonomi të dobët. 5% e NEET-ve nuk janë në gjendje të punojnë për arsye shëndetësore, por shpesh mungon edhe mbështetja për rehabilitim apo trajnime të përshtatura.

TĂ« rinjtĂ« jashtĂ« ciklit punë–arsim pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« humbasin aftĂ«sitĂ«, vetĂ«besimin dhe kontaktin me rrjetet sociale e profesionale. Ata nuk kontribuojnĂ« nĂ« ekonomi pĂ«rmes punĂ«s apo tatimeve, duke i kushtuar buxhetit publik dhe ulur produktivitetin kombĂ«tar.

Mungesa e perspektivës i shtyn të rinjtë të largohen nga vendi në kërkim të mundësive më të mira, duke kontribuar në rrënimin demografik dhe rrit trysninë mbi forcën punëtore./ B.Hoxha

 

The post Tirana ka përqindjen më të lartë të rinjve as në punë as në shkollë appeared first on Revista Monitor.

Zjarret, ende 29 vatra aktive, 9 qarqe në betejë me flakët  

Shqipëria nuk po gjen qetësi nga situata me zjarret ku këtë të enjte raportohen ende 29 vatra aktive. Ministria e Mbrojtjes e cilësoi situatën disi më të stabilizuar por të paktën 9 qarqe vijojnë të kenë situata problematike. Sipas të dhënave zyrtare gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 janë aktive.

“Aktualisht po punohet me intensitet nĂ« kĂ«to vatra:

*Qarku Vlorë

Në bashkinë Delvinë vijon puna për vatrën e zjarrit në Syrin e Kaltër. Në terren po operojnë: 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të FA me 10 automjete transporti, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse. Zjarri vazhdon aktiv në lartësitë e Malit të Sopotit.Vijon të jetë aktive vatra në fshatrat Pecë, Sirikat dhe Kardhikaq, bashkia Finiq. Situata po mbahet në vëzhgim nga strukturat vendore. Zjarri në fshatin Kuç, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë, vijon në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje. Po operojnë forcat zjarrfikëse.Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë, është shfaqur një vatër zjarri. Po operojnë forcat zjarrfikëse.

*Qarku Dibër

Në Malin me Gropa në Biz të Martaneshit, në afërsi të fshatit Val, njësia administrative Martanesh, bashkia Bulqizë, në zonë të mbrojtur. Forcat zjarrfikëse janë përqendruar në monitorim duke mbajtur këtë vatër nën kontroll. Ditën e sotme në terren ndodhen 2 forca nga AdZM dhe 5 forca vullnetare.Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, zjarri është zhvilluar në disa vatra, por me intensitet të lartë në zonë me pyje,  ndihmuar nga era. Ditën e sotme vazhdon operacioni me 8 forca nga MZSH, 6 forca pyjore, 4 forca bashkiake dhe 30 efektivë të FA. Nuk ka rrezik për banesa.
 
*Qarku Berat

NĂ« fshatrat ZhapokikĂ«, Plashnik (lagja Lugas) dhe Zona e Mbrojtur “Rezervati i Menaxhuar Balloll” nĂ« zonĂ«n e TĂ«rpanit, me origjinĂ« nĂ« fshatin RehovĂ«, njĂ«sia administrative TĂ«rpan, bashkia Poliçan. NĂ« fshatin Plashnik, pĂ«r shkak tĂ« intensitetit tĂ« lartĂ« tĂ« zjarrit dhe erĂ«s sĂ« fortĂ« u rrezikuan seriozisht banesat nĂ« lagjet Totaj, Ziflaj, Serjanaj dhe Beqiraj, ku dje u evakuan 20 banorĂ«. Sot nĂ« ndihmĂ« tĂ« forcave tokĂ«sore shkuan edhe 2 helikopterĂ«t e Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe si dhe 2 helikopterĂ«t qĂ« operonin nĂ« bashkinĂ« Gramsh. NĂ« fshatin Velçan, njĂ«sia administrative SinjĂ«, bashkia Berat. GjatĂ« natĂ«s nĂ« terren qĂ«ndruan 2 grupe shĂ«rbimi me 2 automjete zjarrfikĂ«se. NĂ« fshatin Orizaj, njĂ«sia administrative QendĂ«r Skrapar, bashkia Skrapar, vijon zjarri nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre e bimĂ«si mare. Vatra nuk paraqet rrezik dhe gjatĂ« natĂ«s Ă«shtĂ« mbajtur nĂ« monitorim nga strukturat bashkiake. NĂ« fshatin VokopolĂ«, njĂ«sia administrative TĂ«rpan, bashkia Poliçan, vatra e zjarrit ka qenĂ« me intensitet tĂ« ulĂ«t dhe po mbahet nĂ« monitorim. Vatra e zjarrit midis qytetit tĂ« Poliçanit dhe fshatit Mbrakull vazhdon, por situata ka qenĂ« e qetĂ« dhe nĂ«n kontroll nga forcat zjarrfikĂ«se.

*Qarku Tiranë

NĂ« “Malin e BĂ«rzhitĂ«s”, fshati IbĂ«, njĂ«sia administrative BĂ«rzhitĂ«, vijon zjarri. GjatĂ« ditĂ«s nĂ« terren u angazhuan 3 automjete zjarrfikĂ«se me 12 efektivĂ« nga MZSH TiranĂ«, 5 forca APR dhe forca nga Policia e Shtetit, tĂ« cilĂ«t arritĂ«n ta vinin vatrĂ«n nĂ«n kontroll duke evituar rrezikun pĂ«r banesat. Vijon puna pĂ«r shuarjen e zjarrit nĂ« fshatin Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj, njĂ«sia administrative Vaqarr, bashkia TiranĂ«. NĂ« terren u angazhuan 3 automjete zjarrfikĂ«se me 16 efektivĂ« nga MZSH, 5 forca nga APR dhe forca nga Policia e Shtetit, tĂ« cilĂ«t arritĂ«n ta vinin vatrĂ«n nĂ«n kontroll. NĂ« fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, njĂ«sia administrative Zall Herr, bashkia TiranĂ«, vijon puna pĂ«r shuarjen e zjarrit. Si pasojĂ« e terrenit kodrinor-malor ka qenĂ« i vĂ«shtirĂ« veprimi i mjeteve zjarrfikĂ«se dhe nuk u mundĂ«sua shuarja e plotĂ« e flakĂ«ve, por u arrit tĂ« vihej nĂ«n kontroll duke evituar rrezikun pĂ«r banesat. Vijon puna pĂ«r shuarjen e zjarrit nĂ« fshatrat Spanesh dhe Kazie, njĂ«sia administrative Kryevidh, bashkia RrogozhinĂ«. DitĂ«n e sotme zjarri Ă«shtĂ« izoluar dhe po mbahet nĂ« vĂ«zhgim.

*Qarku Gjirokastër

Vijon puna për shuarjen e zjarrit të ardhur nga bashkia Finiq në territorin e bashkisë Dropull, në drejtim të fshatit Dhuvjan dhe fshatrat Lugar e Frashtan, vatër e cila u përhap në dy fronte në majën e Leftokaresë dhe më pas u vu nën kontroll.Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Hormovë, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë. Sot nuk ka vatra aktive në fshatra, por vetëm në lartësi të Majës së Golikut. Në malin e Sopotit ka rënë zjarr në afërsi të antenave të RTSH. Sipërfaqja e djegur po mbahet nën monitorim.

*Qarku Elbasan

Sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, në një zonë pyjore. Në terren u angazhuan: 30 forca zjarrfikëse me 11 automjete të MZSH-ve Gramsh, Elbasan, Cërrik dhe Librazhd; 60 forca bashkiake; 80 forca vullnetare dhe 70 efektivë të FA me 2 mjete zjarrfikëse. Në operacionet ajrore morën pjesë 2 helikopterë (çek dhe sllovak). Operacioni vazhdon me angazhimin e forcave vendore. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kodovjat, afër fshatit Posnovisht, njësia administrative Kodovjat, bashkia Gramsh. Pas punës së forcave në terren u arrit të izolohet zjarri dhe gjatë natës është mbajtur në monitorim. Vijon të jetë i pranishëm zjarri i rënë në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nuk kanë qenë të rrezikuara banesat.

*Qarku Shkodër

Në bashkinë Fushë Arrëz, në fshatin Xath, njësia administrative Blerim ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit dhe vënien e tij në kontroll. Zjarri ka rrezikuar edhe fshatin Trun, në pjesën e majës së Kunor Dardhës, në një terren shumë të thyer malor. Aktualisht po operojnë forcat tokësore dhe helikopteri i FA.

*Qarku Kukës

Në fshatin Bele, njësia administrative Zapod, bashkia Kukës ka rënë zjarr në Parkun Natyror Korab-Koritnik, në një sipërfaqe pyjore. Vazhdon angazhimi i forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

*Qarku Korçë

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të aktivizuar në një sipërfaqe pyjore me pisha në fshatin Gërmenj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë. Në terren ndodhen forcat operacionale dhe 3 mjete për hapjen e rrugës dhe brezat e sigurisë kundër zjarrit. Gjatë ditës së djeshme ka patur shpërthime të municioneve që ndodheshin në brendësi të perimetrit të vatrës së zjarrit.

Situata Ă«shtĂ« nĂ« mbikĂ«qyrje nga MZSH KolonjĂ«.Në operacionet pĂ«r shuarjen e zjarreve u angazhuan 65 automjete zjarrfikĂ«se dhe 1,143 forca operacionale, tĂ« ndihmuar nga FA me 409 forca ushtarake, 23 automjete zjarrfikĂ«se dhe 3 helikopterĂ« tĂ« FA. Gjithashtu morĂ«n pjesĂ« 7 helikopterĂ« dhe 1 avion Canadair nga Italia” raportoi Ministria e Mbrojtjes.  
 

The post Zjarret, ende 29 vatra aktive, 9 qarqe në betejë me flakët   appeared first on Revista Monitor.

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, juristët: Duhet të përfshihen edhe zjarret e përmbytjet

Qeveria ka hapur pĂ«r konsultim publik projektligjin “PĂ«r sigurimin e detyrueshĂ«m tĂ« banesave nga tĂ«rmetet”, por juristi Ardian Stamo nĂ« komentin publik qĂ« i bĂ«ri projektit paralajmĂ«ron se drafti, nĂ« formĂ«n aktuale, jo vetĂ«m qĂ« cenon tĂ« drejtat kushtetuese tĂ« pronarĂ«ve dhe konkurrencĂ«n nĂ« treg, por edhe lĂ« jashtĂ« mbulimit njĂ« gamĂ« tĂ« gjerĂ« rreziqesh tĂ« tjera qĂ« prekin realisht banesat.

Sipas tij, sigurimi nuk duhet të kufizohet vetëm tek tërmetet, por të përfshijë edhe fatkeqësi të tjera natyrore, si zjarret dhe përmbytjet.

“NĂ«se ligji synon mbrojtjen e pronĂ«s, nuk mund tĂ« injorojĂ« rreziqet mĂ« tĂ« shpeshta e me pasoja tĂ« rĂ«nda ekonomike dhe sociale, si zjarri dhe uji. VetĂ«m kĂ«shtu sigurimi bĂ«het realisht i dobishĂ«m dhe atraktiv pĂ«r qytetarĂ«t,” thekson Stamo.

Sipas tij, përfshirja e mbulimit nga zjarri dhe uji do ta rriste vlerën e produktit dhe do e bënte më të justifikueshëm financiarisht për qytetarët. Po ashtu, konkurrenca mes operatorëve publikë e privatë do të sillte prime më të ulëta dhe kushte më të favorshme.

Juristi kundërshton modelin aktual që detyron çdo pronar të lidhet vetëm me Fondin Shtetëror për Tërmetet, duke e cilësuar shkelje të lirisë kontraktore dhe të parimeve të konkurrencës së tregut. Ai propozon që sigurimi të jetë vullnetar, me mundësinë për të zgjedhur midis fondit shtetëror dhe shoqërive private.

Stamo ngre shqetësimin se drafti nuk adreson sigurimin e objekteve gjatë ndërtimit, një fazë ku investimi është i pambrojtur nga fatkeqësitë natyrore. Ai sugjeron që sigurimi të jetë i detyrueshëm për ndërtuesit deri në dorëzimin e pronës tek blerësi.

Sipas tij, projektligji nuk përcakton çmimin e primit, shumën e mbulimit apo shërbimet konkrete, çka sipas tij rrezikon ta kthejë në një barrë financiare pa përfitim real.

“NjĂ« ligj i mirĂ« duhet tĂ« jetĂ« alternativ, tĂ« garantojĂ« konkurrencĂ« dhe tĂ« mbulojĂ« jo vetĂ«m tĂ«rmetin, por tĂ« gjitha fatkeqĂ«sitĂ« kryesore natyrore,” pĂ«rfundon Stamo.

Qeveria shqiptare ka rikthyer për konsultim pas dy vitesh projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.

Varianti i ri i projektligjit nuk sjell ndryshime të mëdha në thelbin e konceptimit të skemës së sigurimit nga tërmetet. Ai përcakton detyrimin për sigurimin e të gjitha banesave në vend, me pak përjashtime (psh. shtëpitë e ndërtuara prej argjile, qerpiçi, kallami, etj apo ndërtesave me vendndodhje të lëvizshme apo të përkohshme).

Skema e sigurimit do të administrohet nga një ent i posaçëm me kapital shtetëror që do të ngrihet për këtë qëllim, Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet.

Shuma e sigurimit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa primi i sigurimit që do të paguajnë pronarët e banesave do të përcaktohet nga Fondi për tërmetet, pas marrjes së pëlqimit nga ministri përgjegjës për financat.

Për shtresat nevojë, primi i sigurimit do të financohet nga buxheti i shtetit.

Projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet është në fazën e konsultimit deri më 20 të këtij muaji../ B.Hoxha

Sigurimi i tërmeteve, si do të funksionojë skema

 

 

 

The post Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, juristët: Duhet të përfshihen edhe zjarret e përmbytjet appeared first on Revista Monitor.

Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor

BashkitĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin po pĂ«rballojnĂ« situatĂ«n emergjente e krijuar me zjarret me 25% mĂ« pak personel zjarrfikĂ«sish, sesa e kĂ«rkon ligji “PĂ«r shĂ«rbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpĂ«timin”.

Në legjislacion përcaktohet se çdo stacioni i shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) një njësi operuese dhe inspektuese që ngrihet në çdo bashki, duhet të zbatojë standardin e të pasurit 1 zjarrfikës profesionist për 1,500-2,000 banorë.

NĂ« total nĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ« nĂ« rang vendi janĂ« tĂ« punĂ«suar 1,300 zjarrfikĂ«s sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Institutit tĂ« Bashkive tĂ« ShqipĂ«risĂ«. NĂ« raportin vjetor pĂ«r “Qeverisja vendore nĂ« ShqipĂ«ri- Raport mbi situatĂ«n aktuale 2024” Institutit pĂ«r BashkitĂ« te ShqipĂ«risĂ« evidenton se numri mesatar i zjarrfikĂ«sve nĂ« nivel kombĂ«tar arrin 0.8 zjarrfikĂ«s pĂ«r 1,500 banorĂ«, ndĂ«rsa numri i automjeteve zjarrfikĂ«se Ă«shtĂ« 0.9 pĂ«r 10,000 banorĂ«.

Kjo tregon se numri i zjarrfikĂ«sve tĂ« punĂ«suar pĂ«r 1,500 banorĂ« Ă«shtĂ« rreth 25% nĂ«n nivelin e kĂ«rkuar nga ligji “PĂ«r shĂ«rbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpĂ«timin”.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive të Shqipërisë Agron Haxhimali tha për Monitor se jo vetëm që numri i zjarrfikësve është nën nivelin e përcaktuar në ligjin e vitit 2015, por edhe numri i tyre rezulton se ka një shpërndarje të pabarabartë, ku bashkitë e vogla kanë më shumë zjarrfikës dhe automjete zjarrfikëse për frymë sesa bashkitë e mëdha.

“Por kjo mund tĂ« lidhet me shpĂ«rndarjen e popullsisĂ« nĂ« zona rurale, ku distancat janĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha dhe infrastruktura rrugore mĂ« e vĂ«shtirĂ«. NdĂ«rsa Tirana ka numrin mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« zjarrfikĂ«sve dhe automjeteve zjarrfikĂ«se pĂ«r frymĂ«, gjĂ« qĂ« mund tĂ« shpjegohet me pĂ«rqendrimin e popullsisĂ« dhe infrastrukturĂ«n mĂ« tĂ« zhvilluar rrugore nĂ« kryeqytet”, thotĂ« ai.

Po ashtu deri në fund të vitit 2018, në çdo bashki u ngritën stacione zjarrfikëse me një personel minimal prej 14 punonjësish. Numri i stacioneve të zjarrfikësve është 70.

Në kuadër të sfidave të vazhdueshme që ka Shqipëria për mbrojtjen nga zjarri, drejtori ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, theksoi rëndësinë e modernizimit të mjeteve operative dhe forcave zjarrfikëse.

Ai komentoi situatën aktuale të menaxhimit të zjarreve në disa bashki, përfshirë Delvinën dhe Gramshin, ku janë angazhuar jo vetëm forcat zjarrfikëse vendore, por edhe helikopterë dhe forca të Armatosura Shqiptare dhe të huaja.

“NĂ« terren pĂ«r shuarjen e zjarreve, sidomos nĂ« BashkinĂ« DelvinĂ« dhe Gramsh, janĂ« angazhuar forcat zjarrfikĂ«se vendore, automjetet zjarrfikĂ«se tĂ« bashkive, si dhe helikopterĂ« tĂ« Forcave Ajrore shqiptare dhe tĂ« huaja pĂ«r zonat e vĂ«shtira. PjesĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme ka qenĂ« gadishmĂ«ria e qytetarĂ«ve dhe vullnetarĂ«ve.”

Sipas Haxhimalit, edhe pse ka pasur përpjekje të koordinuara, infrastruktura zjarrfikëse në këto bashki mbetet e kufizuar, me mungesë mjeteve moderne dhe nevojë për më shumë personel të trajnuar.

“NĂ« tĂ« dy bashkitĂ« janĂ« dhĂ«nĂ« urdhra evakuimi pĂ«r disa fshatra dhe Ă«shtĂ« koordinuar ndĂ«rhyrja mes strukturave vendore e qendrore pĂ«r frenimin e flakĂ«ve.

Megjithatë, infrastruktura zjarrfikëse në këto bashki është e kufizuar, me pak mjete moderne dhe nevojë për më shumë personel të trajnuar, çka e vështirëson reagimin ndaj emergjencave të përmasave të mëdha.

Në këtë rast duhet theksuar kontributi shumë i rëndësishëm i avionëve nga mekanizimi evropian e mbrojtjes.

Kjo tregon edhe njĂ« herĂ« se sa rĂ«ndĂ«si merr investimi nĂ« mjete tĂ« tilla. Por sistemi i mbrojtjes civile kĂ«rkohet tĂ« jetĂ« mĂ« vital dhe i integruar, nĂ« burime, teknologji, infrastrukturĂ«, organizime, edukim ndĂ«rgjegjĂ«sim etj”.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore mbi gatishmërinë e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve, u theksua se vendi ka kapacitete të kufizuara për të shuar zjarret në zona të largëta, për shkak të mungesës së pajisjeve specifike si kamerat termike dhe automjetet e specializuara për zonat malore dhe të thella.

“ShqipĂ«ria ka nevojĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« automjete zjarrfikĂ«se dhe pajisje moderne qĂ« mund tĂ« shĂ«rbejnĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar situata mĂ« tĂ« vĂ«shtira, sidomos nĂ« zona tĂ« izoluara,” shtoi Haxhimali.

Kjo pasqyron një tjetër sfidë të madhe për administratën lokale dhe për qeverinë që duhet të sigurojë fonde të mjaftueshme për përmirësimin e kapaciteteve të shërbimit të zjarrfikësve dhe menaxhimin e zjarreve në të ardhmen. Në këtë kuadër, Instituti për Bashkitë Shqiptare ka rekomanduar rritjen e transfertave sektoriale dhe krijimin e një fondi të veçantë për emergjencat zjarrfikëse, që mund të përdoret për përballimin e situatave kritike.

Kjo përfshin: shtimin e fondeve për modernizimin e flotës së automjeteve zjarrfikëse, veçanërisht në bashkitë me infrastrukturë të vështirë; mbështetje financiare për rritjen e numrit të zjarrfikësve në raport me popullsinë dhe nevojat specifike të secilës bashki.

Po ashtu sipas Institutit të Bashkive të Shqipërisë për përballimin e situatave emergjente për bashkitë haset nevoja e hartimit të planeve të detajuara për menaxhimin e rrezikut nga zjarret, të përshtatura sipas karakteristikave të secilës bashki dhe kapacitete në këtë sektor për shuarjen e zjarreve në pyje, pasi kjo përbën një tipologji të ndryshme nga zjarret urbane.

Për vitin 2025, 61 bashkitë e vendit kanë përfituar një fond prej 2,1 miliardë lekë (rreth 21 milionë euro) për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri, përmes transfertës së pakushtëzuar nga buxheti i shtetit. Krahasuar me vitin 2024, ky fond është rritur me 36%.

Ndërsa për emergjencat civile, fondi i vitit 2025 që do të jetë në dispozicion nga buxheti i shtetit është 5,4 miliardë lekë (rreth 55 milionë euro), një rritje prej 1.4% krahasuar me vitin 2024.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit të Bashkive të Shqipërisë, më herët rekomandoi se është e nevojshme një rishpërndarje e fondeve të buxhetit për situatat emergjente. Ai sugjeroi që bashkitë që përballen drejtpërdrejt me situata të vështira të përfitojnë më shumë fonde.

ÇfarĂ« pĂ«rcakton ligji pĂ«r organizimin e strukturĂ«s sĂ« shĂ«rbimit

Neni 7 Organizimi i strukturës së shërbimit

1. Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin organizohet në nivel qendror dhe vendor. Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin përfaqëson nivelin qendror; strukturat e shërbimit të MZSH-së në bashki përfaqësojnë nivelin vendor dhe organizohen në drejtori ose sektorë.

2. Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së, në varësi të ministrit, përfaqëson autoritetin më të lartë teknik, mbikëqyrës dhe drejtues të shërbimit të MZSH-së. Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së organizohet në drejtori me funksione inspektimi, koordinimi, trajnimi dhe logjistike.

3. Drejtoria ose sektori i shërbimit të MZSH-së në nivel vendor është në varësi të kryetarit të bashkisë. Ajo përfaqëson strukturën bazë operuese dhe inspektuese në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin në territorin që ka në juridiksion.

4. Çdo bashki duhet tĂ« mbulojĂ« territorin e saj me shĂ«rbim zjarrfikĂ«s, me stacione tĂ« kompletuara me personel, automjete dhe pajisje zjarrfikĂ«se.

5. Stacioni i shërbimit të MZSH-së është njësi operuese dhe inspektuese në varësi të shefit të sektorit të shërbimit të MZSH-së dhe ngrihet në çdo bashki, duke zbatuar standardin 1 zjarrfikës profesionist për 1500-2000 banorë.

6. Çdo stacion duhet tĂ« ketĂ« jo mĂ« pak se 14 zjarrfikĂ«s, personel profesionist.

Fondet për zjarret, Instituti i Bashkive rekomandon rishpërndarjen e buxhetit për vendorët

BB: Shqipëria ka mangësi të theksuara për mbrojtjen nga zjarret

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

The post Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor appeared first on Revista Monitor.

Punësimi në sektorin bankar po rritet për të gjashtin vit radhazi

Punësimi në sektorin bankar po rritet për të gjashtin vit radhazi.

Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në mesin e këtij viti bankat tregtare në vend raportuan 7343 të punësuar, në rritje me 2.6% që nga fillimi i vitit dhe me 4.4% krahasuar me një vit më parë.

Numri i të punësuarve në sektorin bankar ka arritur nivelin më të lartë historik, i mbështetur nga cikli pozitiv i sektorit në vitet e fundit, i karakterizuar nga një rritje me ritme të shpejta e kredisë, e aktiveve në përgjithësi dhe nga përmirësimi i performancës financiare.

Periudha e konsolidimit të sektorit bankar mes viteve 2015-2022 solli ulje të numrit të bankave aktive, nga 16, në 11. Përqendrimi shkaktoi dublime të pozicioneve të punës, por edhe të rrjetit të degëve, çka çoi në mënyrë të paevitueshme shkurtime të stafit. Por, megjithatë, efektet e kësaj faze konsolidimi në treguesit e punësimit janë tejkaluar.

Punësimi në sektorin bankar iu kthye rritjes që prej vitit 2020, ndërsa në vitin 2023 numri i të punësuarve në banka e kishte kaluar nivelin e vitit 2016, vit kur pati nisur cikli i bashkimeve mes bankave tregtare, që solli shkurtimin e rreth 600 vendeve të punës gjatë tre viteve në vazhdim.

Rritja e numrit të të punësuarve është gjithashtu një dëshmi e faktit që dixhitalizimi i shërbimeve dhe produkteve bankare nuk ka ulur nevojën për burime njerëzore, por thjesht ka sjellë orientimin e tyre drejt pozicioneve të tjera.

Rritja e dixhitalizimit po sjell më pak nevojë për punonjës për procese bazike të lidhura me pagesat në degë, por po kompensohet nga zgjerimi i stafeve të lidhura me shërbimet që mbështeten te teknologjia, si edhe rritja e punësimit në pozicionet administrative, duke ndjekur edhe një cikël të natyrshëm të rritjes së biznesit.

Edhe numri i degëve të sektorit bankar i është kthyer rritjes. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në mesin e këtij viti bankat raportuan 409 degë, nga 405 që kishte qenë numri i tyre në fund të vitit 2024 dhe 391 që kishte qenë një vit më parë.

Nga ana tjetër, pas një cikli 7-vjeçar konsolidimi, numri i aktorëve në tregun bankar po rritet përsëri.

Në muajin gusht, Banka e Shqipërisë miratoi hyrjen në treg të degës së bankës më të madhe turke, Ziraat, që pritet të fillojë aktivitetin bankar brenda disa muajsh.

Kjo do ta rrisë numrin e bankave aktive në treg në 12. Ndërkohë, në Bankën e Shqipërisë është paraqitur një aplikim tjetër për licencë bankare, nga disa investitorë nga Izraeli.

Hyrja e aktorëve të rinj në treg përbën premisë për rritjen e mëtejshme të numrit të të punësuarve dhe të degëve të bankave tregtare në Shqipëri.

Të dhënat e paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave tregojnë se totali i aktiveve të sektorit bankar në mesin e këtij viti arriti në 2.161 trilionë lekë, në rritje vjetore me 8%./ E.Shehu

 

The post Punësimi në sektorin bankar po rritet për të gjashtin vit radhazi appeared first on Revista Monitor.

Fotovoltaikët, ERE nis procedurat për licencimin në prodhim të një tjetër impianti 35.6 MW

Enti Rregullator i Energjisë nisi procedurat për licencimin në prodhim të energjisë së një tjetër impianti fotovoltaik me kapacitet 35.6 MW. Në mbledhjen e fundit të Bordit, të mbajtur këtë javë, u njoftua edhe kjo procedurë.

“NĂ« mbledhjen e tij tĂ« datĂ«s 12.08.2025, Bordi i ERE-s vendosi tĂ« fillojĂ« procedurĂ«n pĂ«r licencimin e shoqĂ«risĂ« “Infotelecom-Albsolar 4” shpk nĂ« veprimtarinĂ« e prodhimit tĂ« energjisĂ« elektrike nga centrali fotovoltaik, me kapacitet tĂ« instaluar 35.6 MWac, me vendndodhje nĂ« rrugĂ«n “Gjorica e Poshtme”, NjĂ«sia Administrative GjoricĂ«, Bashkia BulqizĂ«, Qarku DibĂ«r” – nĂ«nvizoi ERE.

Enti Rregullator i Energjisë licencoi deri në fund të korrikut të paktën 13 subjekte, ku një prej tyre me kusht. Në total, kapaciteti i instaluar i projekteve që kanë marrë një licencë prodhimi si fotovoltaikë është 125 MW, nga ku 11 prej tyre i takojnë kategorisë së impianteve me fuqi të instaluar deri në 2 MW.

Impianti kryesor qĂ« duket se ka marrĂ« licencĂ«n nĂ« prodhim Ă«shtĂ« ai qĂ« parashikohet me njĂ« fuqi 100 MW nga “Sunny Side Energy”, i parashikuar pĂ«r ndĂ«rtim nĂ« zonĂ«n e DarzezĂ«s nĂ« Fier.

Në total, deri më tani janë dhënë 65 licenca në prodhimin e energjisë fotovoltaike nga ERE, duke nisur që nga projekti i parë i zbatuar disa vite më herët nga Ujësjellësi i Korçës. Interesi për fotovoltaikët nisi në vitin 2017, kur u miratua edhe kuadri i parë ligjor për burimet e rinovueshme të energjisë, por mori nxitjen reale në vitet 2021 dhe 2022 me nisjen e krizës së energjisë.

Deri më tani në vend janë zbatuar disa projekte, por ato që dominojnë janë impiantet e vogla deri në 2 MW, teksa më i madhi është Karavastaja, i fituar përmes ankandit të qeverisë nga Voltalia, që ka nisur prodhimin prej vitit 2024.

Projekte të tjera private, të orientuara drejt shitjes në treg të lirë, po zbatohen në disa rajone, teksa shumica e projekteve të propozuara mbeten në hallka të ndryshme institucionale pa filluar ende punimet në terren.

Shqipëria synon të diversifikojë prodhimin e energjisë duke rritur peshën e energjisë diellore dhe asaj nga era, për të shmangur varësinë e madhe që ka aktualisht nga hidro, e cila e ekspozon vendin ndaj importeve në vite hidrike jo të favorshëm.

Rritja e kapacitetit të instaluar është lakuar njëkohësisht si një mënyrë për ta kthyer vendin në eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030, sikurse është theksuar nga përfaqësues të qeverisë herë pas here./N.Maho

 

 

 

 

The post Fotovoltaikët, ERE nis procedurat për licencimin në prodhim të një tjetër impianti 35.6 MW appeared first on Revista Monitor.

Rritje pothuajse 50% e Investimeve të Huaja Direkte në Bullgari

Investimet e Huaja Direkte (FDI) në Bullgari arritën në 1.4 miliardë euro në maj të vitit 2025, duke shënuar rritje të konsiderueshme me 46.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Lajmi u raportua nga agjencia BGNES, duke iu referuar të dhënave nga Ministria e Inovacionit dhe Rritjes dhe Banka Kombëtare Bullgare.

Për krahasim, në maj të vitit 2024, vlera totale e FDI ishte 948 milionë euro. Kjo rritje e ndjeshme e flukseve të kapitalit të huaj në vend sinjalizon rikthimin e besimit të investitorëve dhe përfaqëson një nga rezultatet më të forta të regjistruara në vitet e fundit.

E matur si pjesë e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të Bullgarisë, Investimet e Huaja Direkte gjithashtu shënuan rritje të konsiderueshme vjetore. Në maj 2024, FDI përbënte 0.9% të PBB-së, ndërsa në maj 2025 ajo arriti në 1.2%, që përfaqëson një rritje 33% në bazë vjetore.

Një nga faktorët kryesorë pas kësaj rritjeje ishte vlera e fitimeve të riinvestuara, e cila u rrit në 1.351 miliardë euro në maj 2025. Kjo është një rritje nga 916.5 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke treguar se shumë kompani në pronësi të huaj po zgjedhin të zgjerojnë apo të thellojnë aktivitetet e tyre në vend në vend që të tërheqin fitimet.

Ministria e Inovacionit dhe Rritjes publikoi një pasqyrë grafike të të dhënave paraprake nga Banka Kombëtare Bullgare, duke paraqitur evoluimin e tendencave të FDI në disa kategori, përfshirë flukset neto, pjesëmarrjen në kapital, pjesën në PBB dhe vëllimin e riinvestimeve.

Edhe pse shifrat janë të cilësuara si paraprake, ato theksojnë një tendencë më të gjerë rritëse të investimeve të huaja, të cilën institucionet shtetërore e monitorojnë nga afër si një tregues i stabilitetit ekonomik dhe i interesit afatgjatë të biznesit në Bullgari.

The post Rritje pothuajse 50% e Investimeve të Huaja Direkte në Bullgari appeared first on Revista Monitor.

Liberalizimi i tregut, bizneset e Kosovës kontratë ose shkëputje nga rrjeti, nga 16 gushti

Vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë ka hyrë në fuqi më 1 qershor. Sipas vendimit, të gjitha kompanitë që kanë më shumë se 50 punëtorë, ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit, janë detyruar të kalojnë në tregun e hapur të energjisë.

Të gjitha bizneset që nuk kanë nënshkruar kontratë komerciale me një nga furnizuesit e licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE), do të shkëputën nga rrjeti energjetik nga 16 gushti, njoftoi rregullatori i energjisë të mërkurën.

ZRRE-ja tha se e ka marrë vendimin e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, e cila e pranoi ankesën e rregullatorit ndaj padisë për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

“LigjshmĂ«ria e kĂ«tij procesi po konfirmohet nga gjykatat kompetente, sĂ« fundi edhe nga Gjykata Komerciale – Dhoma Shkalla e DytĂ«, duke vĂ«rtetuar se tĂ« gjithĂ« hapat janĂ« ndĂ«rmarrĂ« nĂ« pĂ«rputhje me ligjet e aplikueshme nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftimin e ZRRE-sĂ«.

ZRRE-ja u ankua ndaj vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Komerciale, e cila më 30 korrik e kishte pezulluar përkohësisht vendimin e ZRRE për detyrimin e bizneseve të mëdha për të kaluar në tregun e liberalizuar të energjisë.

ZRRE-ja u bĂ«ri thirrje tĂ« gjitha bizneseve qĂ« t’i plotĂ«sojnĂ« kushtet pĂ«r tĂ« lidhur kontratĂ« mĂ« ndonjĂ« kompani tĂ« licencuar pĂ«r t’u furnizuar mĂ« energji, ndryshe do tĂ« shkĂ«puten nga rrjeti energjetik.

“ZRrE u bĂ«n thirrje tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«ve komercialĂ« qĂ« duhet tĂ« jenĂ« nĂ« treg tĂ« lirĂ« dhe qĂ« ende nuk kanĂ« lidhur kontratĂ« komerciale tĂ« furnizimit me energji elektrike, tĂ« veprojnĂ« pa vonesĂ« dhe tĂ« zgjedhin njĂ« nga furnizuesit e licencuar tĂ« publikuar nĂ« faqen zyrtare tĂ« ZRrE, sepse nga data e 16.08.2025 konsumatorĂ«t komercial tĂ« cilĂ«t nuk kanĂ« nĂ«nshkruar kontratĂ« komerciale me njĂ« nga furnizuesit e licencuar do tĂ« ndĂ«rpriten nga rrjeti energjetik. ZRrE mbetet e pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« treg te energjisĂ« elektrike tĂ« drejtĂ«, funksional dhe konkurrues, nĂ« shĂ«rbim tĂ« konsumatorĂ«ve dhe nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin vendor dhe standardet evropiane”.

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK) kanë shprehur shqetësim të thellë pas vendimit të Dhomës së Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, e cila ndryshoi masën e sigurisë duke lejuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

OEK, nĂ« njĂ« njoftim zyrtar thekson se “do tĂ« vazhdojĂ« betejĂ«n ligjore nĂ«pĂ«rmjet mjeteve tĂ« tjera ligjore nĂ« dispozicion, brenda afateve tĂ« pĂ«rcaktuara, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« do tĂ« njoftojĂ« me kohĂ« tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t e OdĂ«s Ekonomike tĂ« KosovĂ«s.”

Po ashtu, OEK kĂ«rkon nga ZRrE qĂ« tĂ« mos marrĂ« veprime tĂ« tjera qĂ« do t’i dĂ«mtonin bizneset, tĂ« cilat tashmĂ« janĂ« dĂ«mtuar nga vendimet e ZRrE-sĂ« qĂ« kanĂ« shkuar nĂ« dĂ«m tĂ« ekonomisĂ« sĂ« vendit dhe kanĂ« ndikuar nĂ« shtrenjtimin e jetesĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

“NĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, ne do tĂ« konsultohemi me bizneset dhe do tĂ« shqyrtojmĂ« hapat e tjerĂ« qĂ« do tĂ« ndĂ«rmerren. PĂ«r kĂ«tĂ«, do tĂ« njoftoheni me kohë’, thuhet nĂ« reagim.

NdĂ«rkohĂ«, DhTIK e konsideron vendimin si njĂ« hap qĂ« “do tĂ« shkaktojĂ« pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r ekonominĂ« e vendit, duke pĂ«rfshirĂ« rritjen e ndjeshme tĂ« çmimit tĂ« energjisĂ« elektrike, rritjen e çmimit tĂ« produkteve, rrezikimin e mijĂ«ra vendeve tĂ« punĂ«s, uljen e prodhimit vendor dhe mbytjen e tij nga importet qĂ« po rriten çdo ditĂ«, si dhe mbylljen e njĂ« numri tĂ« madh veprimtarish biznesore”

DhTIK i bën thirrje ZRrE-së dhe Qeverisë së Kosovës që të pezullojnë menjëherë zbatimin e vendimit dhe të hapin një proces të rishqyrtimit transparent, duke respektuar konsultimet publike dhe përfshirjen e komunitetit të biznesit.

Gjithashtu, Dhoma kërkon që institucionet të ndajnë mjete shtesë në përkrahje të bizneseve në mënyrë që të mos ketë pasoja të rënda për ekonominë dhe të ardhmen e vendit tonë.

“DhTIK u bĂ«n thirrje tĂ« gjitha bizneseve qĂ« tĂ« shfrytĂ«zojnĂ« tĂ« gjitha mekanizmat ligjorĂ« pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar kĂ«tĂ« vendim tĂ« dĂ«mshĂ«m. DHTIK sĂ« bashku me bizneset do tĂ« pĂ«rdorĂ« çdo mjet ligjor dhe institucional pĂ«r tĂ« mbrojtur interesat e ekonomisĂ« sĂ« KosovĂ«s”, thuhet ne reagim.

Shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale ka miratuar ankesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji duke refuzuar shtyrjen e ekzekutimit të daljes së bizneseve në treg të lirë të energjisë elektrike.

“Aprovohet si e bazuar ankesa e tĂ« paditurit Zyra e Rregullatorit pĂ«r Energji (ZRRE) me seli nĂ« PrishtinĂ«. NDRYSHOHET pika IV e Aktgjykimit K.A.nr.301/25 e datĂ«s 29.07.2025 e GjykatĂ«s Komerciale tĂ« KosovĂ«s – Dhomat e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« – Departamenti pĂ«r Çështje Administrative, ashtu qĂ« vendoset si nĂ« vijim: Refuzohet si e pabazuar kĂ«rkesa e paditĂ«sit 
 me seli nĂ« PrishtinĂ«, pĂ«r shtyrjen e ekzekutimit tĂ« vendimit Nr.272/23 tĂ« datĂ«s 05.04.2025 dhe njoftimit tĂ« datĂ«s 12.03.2025 tĂ« nxjerrĂ« nga ZRRE”.

Vendimi i ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë ka hyrë në fuqi më 1 qershor.

Sipas vendimit, të gjitha kompanitë që kanë më shumë se 50 punëtorë, ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit, janë detyruar të kalojnë në tregun e hapur të energjisë.

Për të mos mbetur pa energji, bizneset nga datë 1 qershor deri më 31 korrik, janë furnizuar përkohësisht nga Korporata Energjetike e Kosovës, në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit.

Në Kosovë janë mbi 1.300 biznese të tilla.

Aktualisht, në Kosovë janë të licencuara 22 kompani për tregtim me energji, ndërsa tre të tjera janë në proces të licencimit.

Në mesin e tyre përfshihet edhe Operatori për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) dhe KEK-u.

Deri më 31 korrik, mbi 250 biznese private kanë nënshkruar kontratë me KESCO-n, ndërkohë që janë në pritje edhe dhjetëra kërkesa të tjera.

Ndërkaq, me KEK-un kontrata kanë lidhur 53 kompani.

The post Liberalizimi i tregut, bizneset e Kosovës kontratë ose shkëputje nga rrjeti, nga 16 gushti appeared first on Revista Monitor.

Aksionet globale zgjasin rritjen pasi të dhënat e inflacionit në SHBA rrisin besimin

Shifra e fundit i hap rrugën Rezervës Federale për të ulur normat e interesit në shtator

 

Aksionet globale kanë zgjatur rritjen, me indeksin referues të Japonisë që ndjek Wall Street drejt niveleve të reja rekord, pasi të dhënat e qëndrueshme të inflacionit në SHBA i shtynë tregtarët të rrisin parashikimet se Rezerva Federale do të ulë normat e interesit muajin tjetër.

Indeksi referues Topix i Japonisë u mbyll me 0.8% në një nivel rekord, Taiex i Tajvanit u mbyll pak para një kulmi të ri dhe Kospi i Koresë së Jugut u forcua me 1.1%. Stoxx Europe 600 u rrit me 0.4% dhe FTSE 100 u rrit me 0.3% në tregtimin e hershëm.

Fitimet pasuan shifrat e së martës që treguan se inflacioni në ekonominë më të madhe në botë ishte i pandryshuar në 2.7% në korrik, duke sfiduar pritshmëritë se tarifat gjithëpërfshirëse të Donald Trump do ta çonin atë më lart.

Investitorët thanë se ky lexim i papritur pozitiv kishte hequr pengesën e fundit të mbetur që Rezerva Federale të ulte normat e interesit në takimin e shtatorit, me tregjet e kontratave të së ardhmes që parashikonin një probablilitet 96% për një ulje me një çerek pike.

 

Aksionet kanë shënuar një rimëkëmbje nga trazirat që tronditën tregjet në fillim të prillit, kur Trump nisi luftën e tij tregtare, ndërsa frika e dëmeve të menjëhershme në ekonominë globale është zbehur. Zgjatja e një armëpushimi tregtar SHBA-Kinë të martën ka rritur gjithashtu besimin e investitorëve.

Rimëkëmbja në SHBA, ku indeksi S&P 500 u mbyll me 1.1% rritje dhe Nasdaq Composite u mbyll 1.4% më lart të martën, është mundësuar nga aksionet e Big Tech.

S&P 500 Ă«shtĂ« rritur me 29% nga niveli mĂ« i ulĂ«t pas “ditĂ«s sĂ« çlirimit” mĂ« 8 prill. NĂ« Azi, Taiex i Tajvanit dhe Kospi i KoresĂ« sĂ« Jugut janĂ« rritur tĂ« dy me 40% gjatĂ« kĂ«saj periudhe, ndĂ«rsa Topix i JaponisĂ« Ă«shtĂ« rritur me 35%. Aksionet e prodhuesit tĂ« çipave SK Hynix u rritĂ«n me 3.4%, ndĂ«rsa Sony Group u rritĂ«n me 3.5%. Maruwa e JaponisĂ«, e cila prodhon qeramikĂ« pĂ«r qarqe dhe gjysmĂ«pĂ«rçues, fitoi 3% dhe prodhuesi mĂ« i madh i çipave nĂ« botĂ«, Taiwan Semiconductor Manufacturing Company, u rrit 1.7%, duke arritur njĂ« nivel tĂ« ri rekord.

“MeqenĂ«se SHBA-tĂ« kanĂ« qenĂ« kaq rezistente, kjo mund tĂ« ketĂ« lehtĂ«suar disa shqetĂ«sime pĂ«r kĂ«rkesĂ«n pĂ«r çipa”, tha Jason Lui, kreu i strategjisĂ« sĂ« aksioneve dhe derivateve tĂ« Azi-PaqĂ«sorit nĂ« BNP Paribas.

Në Kinë, indeksi referues CSI 300 u rrit 0.8% dhe indeksi Hang Seng i Hong Kongut fitoi 2.3%.

Aksionet kineze u mbështetën gjithashtu nga një program i ri interesi për kreditë konsumatore dhe subvencione për kreditë për bizneset e sektorit të konsumit.

Tregjet aziatike pritet të përfitojnë nga një dollar më i dobët dhe normat më të ulëta të SHBA-së. Dollari ra me 0.4% kundrejt një shporte të homologëve të tij të martën dhe ra me 0.2% të mërkurën. / FT

The post Aksionet globale zgjasin rritjen pasi të dhënat e inflacionit në SHBA rrisin besimin appeared first on Revista Monitor.

❌