❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës



Frutat dhe dritaret e hapura mund tĂ« mos jenĂ« shkaku kryesor – njĂ« vend i lagĂ«sht dhe i fshehur mund tĂ« jetĂ« kthyer nĂ« vatĂ«r shumimi pa e vĂ«rejtur

Gjatë muajve të verës, mizat u shkaktojnë bezdi shumë njerëzve. Mjafton ta lini dritaren hapur për pak kohë ose një tas me fruta mbi banakun e kuzhinës dhe këto insekte të bezdisshme fillojnë të grumbullohen nëpër shtëpi. Megjithatë, ekziston një metodë shumë e thjeshtë që mund të ndihmojë në largimin e tyre, pa përdorur kimikate agresive.

Gazetarja Kathrine McPhilips ka treguar përvojën e saj, pasi gjatë verës ishte përballur me një problem të madh me mizat. Edhe pse çdo mbrëmje i mbante dritaret të mbyllura, i largonte rregullisht frutat e tejpjekura dhe e zbrazte koshin e mbeturinave, mizat vazhdonin ta gjenin rrugën drejt kuzhinës së saj.

Burimi i fshehur i problemit mund të jetë në kulluesen e lavamanit

Siç shpjegon ajo, shkaku i problemit shpesh nuk është i dukshëm. Shumë njerëz nuk e dinë se kulluesi i lavamanit të kuzhinës mund të jetë vend ideal për shumimin e mizave. Nxehtësia, lagështia dhe mbetjet e ushqimit krijojnë kushte të përsosura për zhvillimin e larvave, ndërsa, meqë gjithçka ndodh larg syrit, problemi zakonisht vërehet vetëm kur numri i insekteve rritet ndjeshëm.

NĂ« kĂ«rkim tĂ« njĂ« zgjidhjeje, Kathrine McPhilips vendosi tĂ« provonte njĂ« veprim shumĂ« tĂ« thjeshtĂ«: tĂ« hidhte ujĂ« tĂ« valĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« kullues. Sipas pĂ«rvojĂ«s sĂ« saj, mjaftojnĂ« vetĂ«m disa sekonda qĂ« uji i nxehtĂ« t’i shkatĂ«rrojĂ« mizat dhe larvat qĂ« mund tĂ« ndodhen nĂ« tuba.

Në të njëjtën kohë, uji i valë ndihmon në largimin e yndyrës dhe të shtresave të grumbulluara që i tërheqin insektet, duke zvogëluar mundësinë e shumimit të tyre të përsëritur, transmeton Telegrafi.

Mirëmbajtja e rregullt e kulluesit mund të bëjë ndryshim të madh

Gazetarja thekson se pastrimi i rregullt i kulluesit ka edhe një përparësi tjetër të rëndësishme. Përveçse largon aromat e pakëndshme të ushqimit që i tërheqin mizat, ai ndihmon edhe në ruajtjen e pastërtisë së tubave.

Herë pas here, ajo përdor edhe sodë kristalore, të cilën më pas e shpëlan me ujë. Sipas saj, kjo ndihmon në shpërbërjen e shtresave të yndyrshme dhe njëkohësisht zvogëlon rrezikun e bllokimit të kulluesit.

Ajo shton se është e rëndësishme që gjatë natës të mos lihen në lavaman mbetje ushqimi dhe yndyre, pasi ato janë një joshje e fortë për insektet.

Kurthi me uthull molle si mbrojtje shtesë

Përveç mirëmbajtjes së kulluesit, Kathrine McPhilips përdor edhe një metodë tjetër të thjeshtë. Pranë tasit me fruta ose në parvazin e dritares vendos një kurth me uthull molle.

Aroma e uthullës i tërheq mizat, por njëkohësisht i mban të grumbulluara në një vend dhe pengon përhapjen e tyre nëpër shtëpi.

Sipas përvojës së saj, pikërisht kombinimi i disa masave të thjeshta ka dhënë rezultatet më të mira.

Disa zakone të thjeshta e larguan plotësisht problemin

Gjatë korrikut, kur sezoni i mizave arrin kulmin, Kathrine McPhilips arriti të shpëtonte plotësisht prej tyre duke kombinuar hedhjen e ujit të valë në kullues, përdorimin e kurthit me uthull molle dhe ruajtjen e duhur të ushqimit, në mënyrë që ai të mos i tërhiqte insektet.

Siç tregon ajo, pasi i pĂ«rfshiu kĂ«to zakone nĂ« rutinĂ«n e saj, mund t’i mbajĂ« sĂ«rish dritaret hapur pa frikĂ«n se mizat do t’ia pushtojnĂ« pĂ«rsĂ«ri shtĂ«pinĂ«. /Telegrafi/

LotĂ«t e Messit, medaljet dhe ngritja e trofeut nga Spanja – momentet e fundit tĂ« finales sĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s



Finalja e Kupës së Botës 2026 u mbyll me emocione të mëdha, lot zhgënjimi për Argjentinën dhe festë të jashtëzakonshme për Spanjën, e cila u kurorëzua kampione e botës pas fitores 1-0 ndaj "Albiceleste" në vazhdime.

Kapiteni argjentinas Lionel Messi nuk arriti ta mbronte titullin botëror, por u largua nga fusha mes ovacioneve të tifozëve argjentinas.

39-vjeçari ishte dukshëm i prekur emocionalisht, ndërsa përshëndeste mbështetësit e "Albiceleste", të cilët e duartrokitën dhe brohoritën emrin e tij pas një tjetër turneu të jashtëzakonshëm.

Argjentina merr medaljet e vendit të dytë

Më pas, futbollistët e Argjentinës u ngjitën në podium për të marrë medaljet e nënkampionit të botës.

Edhe pse nuk arritën ta ruanin titullin e fituar katër vite më parë, lojtarët e Lionel Scalonit u larguan me kokën lart, pasi zhvilluan një turne të shkëlqyer dhe arritën deri në finalen e madhe.

Spanja feston titullin botëror

Pas ceremonisë së Argjentinës, radha i erdhi kampionëve të rinj të botës. Futbollistët e Spanjës u ngjitën një nga një në podium për të marrë medaljet e arta, ndërsa buzëqeshjet dhe emocionet nuk munguan në fytyrat e tyre.

Disa prej lojtarëve nuk humbën rastin të puthnin trofeun e Kupës së Botës sapo iu afruan atij, duke shijuar momentin më të madh të karrierës së tyre.

Kulmi i ceremonisë erdhi kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ia dorëzuan Kupën e Botës kapitenit të Spanjës.

telegrafi.com

Në mesin e fishekzjarrëve, konfetit dhe festës së bashkëlojtarëve, kapiteni ngriti lart trofeun e artë, duke vulosur triumfin e "La Roja" në Botërorin 2026 dhe titullin e dytë në historinë e saj. /Telegrafi/

Rodri shpallet lojtari më i mirë i Botërorit, Cubarsi futbollisti më i mirë i ri



Përfundimi i Kupës së Botës 2026 solli edhe ndarjen e çmimeve individuale për futbollistët më të dalluar të turneut, me Spanjën që dominoi edhe në këtë aspekt pas triumfit në finale ndaj Argjentinës.

Rodri u shpall Lojtari më i mirë i turneut, pasi ishte figura kryesore e Spanjës gjatë gjithë kampionatit. Mesfushori spanjoll udhëhoqi ekipin drejt titullit botëror me paraqitje të shkëlqyera dhe u vlerësua me çmimin më prestigjioz individual të turneut.

Një tjetër çmim për kampionët e botës shkoi për Pau Cubarsin, i cili u zgjodh Lojtari më i mirë i ri i Kupës së Botës. Mbrojtësi i talentuar spanjoll spikati me paraqitje të sigurta dhe pjekuri të jashtëzakonshme, pavarësisht moshës së re.

Edhe çmimi për Portierin më të mirë përfundoi në duart e një futbollisti spanjoll. Unai Simón u vlerësua si gardiani më i mirë i Botërorit falë pritjeve vendimtare dhe kontributit të madh në rrugëtimin e Spanjës drejt trofeut.

Ndërkohë, Kylian Mbappé i Francës fitoi Këpucën e Artë, pasi e mbylli turneun si golashënuesi më i mirë me 10 gola.

Kështu, Spanja, përveç trofeut të Kupës së Botës, fitoi edhe tre nga katër çmimet më të rëndësishme individuale të turneut, duke konfirmuar dominimin e saj në Botërorin 2026. /Telegrafi/

Grimi ju bëhet kokrriza dhe fillon të zhvishet? Këto pesë gabime mund të jenë shkaku



Problemi mund tĂ« mos jetĂ« te pudra – mĂ«nyra si e pĂ«rgatitni lĂ«kurĂ«n dhe kombinoni produktet mund ta prishĂ« gjithĂ« pamjen brenda pak minutash

A ju ndodh që sapo ta vendosni pudrën, pas vetëm disa minutash të vëreni kokrriza të vogla, luspa ose një pamje jo të njëtrajtshme të lëkurës? Edhe pse shumë njerëz mendojnë se problemi qëndron te vetë produkti, shkaku shpesh fshihet në mënyrën se si e përgatitni lëkurën para grimit.

Zhveshja e grimit, përkatësisht grumbullimi dhe rrotullimi i produkteve në sipërfaqen e lëkurës, është një nga problemet më të shpeshta që mund ta prishë të gjithë pamjen. Kur kjo ndodh, zakonisht grimi duhet të hiqet dhe të vendoset nga fillimi.

Prandaj, ekspertët këshillojnë që fillimisht të zbuloni çfarë e shkakton këtë problem dhe si mund ta parandaloni, në mënyrë që pudra dhe produktet e tjera të shkrihen në mënyrë të njëtrajtshme me lëkurën.

Lëkura nuk është përgatitur sa duhet

Një nga arsyet më të zakonshme përse grimi zhvishet është përgatitja e pamjaftueshme e lëkurës. Mbetjet e grimit të mëparshëm, yndyra e tepërt, qelizat e vdekura dhe shtresat e grumbulluara të produkteve të kujdesit mund të krijojnë një barrierë të padukshme, e cila nuk e lejon pudrën të përhapet në mënyrë të njëtrajtshme.

Prandaj, para grimit është e rëndësishme që fytyra të jetë e pastër, e lëmuar dhe e hidratuar mirë. Pastrimi i rregullt, një eksfolim i butë një herë në javë dhe hidratimi i përshtatshëm ndihmojnë që lëkura të bëhet bazë ideale për grim.

Në rast se përdorni pastrues me bazë vaji ose balsame për heqjen e grimit, shpëlajini mirë përpara se të aplikoni produktet e kujdesit dhe grimin. Mbetjet e tyre mund ta pengojnë pudrën të ngjitet në lëkurë dhe të ndikojnë në zhveshjen e saj transmeton Telegrafi.

Prisni që produktet të përthithen

Një tjetër gabim i shpeshtë është vendosja e pudrës menjëherë pas kremit, serumit ose primerit.

Produkteve të kujdesit për lëkurën u duhet pak kohë që të përthithen plotësisht. Nëse pudra vendoset mbi një sipërfaqe ende të lagësht ose të yndyrshme, mund të krijohen kokrriza të vogla dhe teni të duket jo i njëtrajtshëm.

ËshtĂ« mĂ« mirĂ« qĂ« ndĂ«rmjet secilit hap tĂ« bĂ«ni njĂ« pauzĂ« tĂ« shkurtĂ«r dhe tĂ« prisni derisa produkti tĂ« jetĂ« pĂ«rthithur mirĂ« para se tĂ« vazhdoni me grimin.

Rendi i aplikimit ka rëndësi

Kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës, rregulli është i thjeshtë: produktet aplikohen nga ato me përbërjen më të lehtë drejt atyre më të dendura.

Fillimisht vendosen produktet me bazë uji, si toniku dhe serumi, pastaj kremi për zonën rreth syve dhe në fund kremi hidratues. Kur ky rend prishet, rritet mundësia që produktet të përzihen me njëri-tjetrin dhe të grumbullohen në sipërfaqen e lëkurës.

Problem të veçantë mund të krijojnë produktet që përmbajnë sasi më të madhe silikoni. Kur vendosen disa shtresa të tilla njëra mbi tjetrën, ato mund të formojnë një shtresë të hollë në lëkurë dhe më pas të shkaktojnë zhveshjen e grimit.

Mos e teproni me produktet

Ndonjëherë, më pak është vërtet më shumë. Përdorimi i sasive të mëdha të serumeve, kremrave, vajrave dhe primerëve mund ta bëjë lëkurën tepër të rrëshqitshme, duke penguar pudrën të shkrihet në mënyrë të njëtrajtshme me të.

Kujdes i veçantë duhet treguar me formulat më të rënda, me bazë vaji ose silikoni, sepse ato mund të grumbullohen në sipërfaqen e lëkurës dhe të shkaktojnë formimin e kokrrizave dhe zhveshjen e grimit.

Produktet nuk janë të përshtatshme me njëri-tjetrin

Jo çdo produkt për kujdesin ndaj lëkurës përshtatet me çdo lloj pudre. Ndonjëherë, formula të caktuara thjesht nuk kombinohen mirë me njëra-tjetrën.

Për shembull, disa produkte lënë një shtresë të hollë mbrojtëse në lëkurë, e cila e vetme mund të duket shumë mirë. Megjithatë, kur mbi të vendoset pudra, mund të shfaqen kokrriza të vogla dhe përfundimi i grimit të duket jo i njëtrajtshëm. /Telegrafi/

Kështu e përjetoi Lionel Messi fundi e ndeshjes finale



Lionel Messi e përjetoi një tjetër finale të madhe me fanellën e Argjentinës, por kësaj radhe nuk arriti ta mbyllte me trofe.

Kapiteni i "Albiceleste" luajti si titullar në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës dhe qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, përfshirë edhe kohën shtesë. Megjithatë, Argjentina u mposht dhe humbi mundësinë për të mbrojtur titullin e fituar katër vite më parë.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqyarit, zhgënjimi i Messit ishte i dukshëm. Ylli argjentinas u shtri për disa çaste në barin e stadiumit, i dëshpëruar pas humbjes në finalen e tretë të Kupës së Botës në karrierën e tij.

Megjithatë, sapo u ngrit, Messi tregoi edhe një herë klasin e tij.

Kapiteni argjentinas iu afrua talentit spanjoll Lamine Yamal dhe e përgëzoi për triumfin, duke e përshëndetur me respekt pas ndeshjes.

Gjesti i Messit u vlerësua nga të pranishmit në stadium dhe në rrjetet sociale, duke treguar edhe një herë sportivitetin e tij, pavarësisht zhgënjimit për humbjen në ndeshjen më të rëndësishme të turneut. /Telegrafi/

Sjellja e turpshme e Paredes pas mbylljes së ndeshjes - kacafytet me Gavin dhe Garcian



Finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës nuk u mbyll vetëm me festën e spanjollëve, por edhe me tensione në fushë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

Spanja triumfoi me rezultat 1-0 pas vazhdimeve, falë golit të Ferran Torresit, duke u shpallur kampione e botës.

Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të takimit situata u tensionua, me disa futbollistë të të dyja skuadrave që u përfshinë në përplasje.

Leandro Paredes se le fue con todo a Gavi tras perder la Copa del Mundo.😬 pic.twitter.com/7UMIGBevHZ
— ESPN CentroamĂ©rica (@ESPN_CENAM) July 19, 2026


Në qendër të incidentit ishte mesfushori argjentinas Leandro Paredes, i cili fillimisht u përplas me mbrojtësin spanjoll Eric Garcia, duke e kapur për fyti.

Tensioni vazhdoi edhe më tej, pasi Paredes pati një përplasje edhe me Gavin, të cilin e shtyu dhe e rrëzoi në tokë.

Pov Ana Gavi w lhayat Paredes pic.twitter.com/tVCSD8T1f5
— Elghazi (@Pixelghazi) July 19, 2026


Lojtarët e të dyja skuadrave ndërhynë menjëherë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, ndërsa arbitrat dhe anëtarët e stafit teknik u futën mes futbollistëve. /Telegrafi/

Gjenden të vdekur të tre pasagjerët e makinës Mercedes me targa gjermane të cilët nga Shkupi u nisën drejt Kosovës



Burimet e Alsat bëjnë të ditur se makina sapo është gjetur e përmbysur dhe rënë në afërsi të kufirit me Kosovën.
Sipas disa të dhënave të mëhershme, 2 prej personave mendohet se janë marrë nga aeroporti i Shkupit dhe përgjatë rrugës për në Kosovë, ende pa kaluar kufirin, janë rrëzuar.

Në media, një ditë më parë u raportua për tre personat e raportuar të zhdukur, ndërkohë që familjarët e tyre apelonin për ndihmën e qytetarëve në lokalizimin e tyre.

Sipas njoftimit nga familjarĂ«t, bĂ«hej fjalĂ« pĂ«r Ejup TernavĂ«n, Çenet TernavĂ«n dhe Fatmire Shabanin, tĂ« cilĂ«t ishin parĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« fundit mbrĂ«mjen e sĂ« shtunĂ«s, rreth orĂ«s 22:00, nĂ« Shkup.

Sipas informacioneve, ata ishin nisur nga aeroporti në drejtim të Kosovës, dhe udhëtonin me një veturë Mercedes GLC me ngjyrë blu, me targa MR-DT 2025.

Notat e lojtarëve, Spanjë 1-0 Argjentinë: Rodri e Cubarsi top, Fernandez dështim



Spanja fitoi finalen e Kupës së Botës 2026, ndërsa notat e lojtarëve pasqyrojnë qartë dominimin e "La Roja" në ndeshjen vendimtare.

Lojtari më i vlerësuar te kampionët ishte Rodri, i cili mori notën 8.5, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në mesin e fushës. Mesfushori spanjoll kontrolloi ritmin e lojës dhe ishte vendimtar në triumfin e ekipit të Luis de la Fuente.

Pas tij renditet Pau Cubarsí me 8.2, ndërsa Lamine Yamal (7.3) vazhdoi të tregojë pjekuri pavarësisht moshës së re. Nota të mira morën edhe Pedro Porro (7.1), Aymeric Laporte (7.0) dhe Dani Olmo (7.0).

Në anën tjetër, Argjentina pati një mbrëmje shumë më të vështirë. Lojtari me notën më të lartë ishte portieri Emiliano Martinez me notën 9.6, po ashtu më i vlerësuari në finale.

Lionel Messi u vlerësua me 7.2, ndërsa mbrojtësit Cristian Romero (6.9), Nicolås Tagliafico (6.6), Lisandro Martínez (6.7) dhe Gonzalo Montiel (6.7) morën nota mesatare.

Performanca më zhgënjyese ishte ajo e Enzo Fernåndez, i cili u vlerësua vetëm me 5.9, nota më e ulët e finales.

Notat e lojtarëve të Spanjës dhe Argjentinës


/Telegrafi/

Spanja kampione e botës, fiton me mund ndaj Argjentinës



Kombëtarja e Spanjës e ka marrë epitetin e kampiones së botës pasi mposhti në finale Argjentinën.

“La Roja” triumfoi me rezultat minimal 1-0, sfidĂ« ku u nevojiten edhe vazhdimet.

Spanja ishte larg mĂ« dominuese pĂ«r tĂ« krijuar shumĂ« raste por qĂ« assesi s’ia dolĂ«n t’i finalizonin.

Lamine Yamal kishte një rast të mirë shënimi pas vetëm pesë minutave lojë, por që Emiliano Martinez me super pritje ia mohoi golin.

Spanjollët pastaj rrezikuan edhe përmes Ferran Torres e Aymeric Laporte, megjithatë Martinez sërish ishte në vendin e duhur.

Situata për Argjentinën u vështirësua pasi mesfushori Enzo Martinez mori kartonin e dytë të verdhë, kësisoj gjyqtari e përjashtoi nga loja.

NĂ« kohĂ«n shtesĂ«, Spanja realizoi pĂ«rmes Nico Williams mirĂ«po goli u anulua shkaku i njĂ« faulli nĂ« sulm (96’).

Heroi i SpanjĂ«s rezultoi tĂ« jetĂ« Ferran Torres qĂ« shĂ«noi me njĂ« goditje tĂ« fortĂ« pas njĂ« topi tĂ« kthyer nga Nico Williams (106’).

Torres faktikisht shënoi edhe një tjetër herë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Kësisoj, Spanja e merr epitetin e kampiones së botës, për ta dëshmuar vetën se është ekipi më i fortë në botë./Telegrafi/

Drama e re horror e Netflix-it që po mahnit shikuesit - merr vlerësime të mëdha



Drama e re horror e Netflix-it, "The East Palace", fitoi zemrat e publikut pothuajse menjëherë pas premierës.

Shumë e përshkruajnë këtë serial si një nga publikimet më të paharrueshme kinematografike të vitit.

Ngjarja ndjek Gu-cheon, luajtur nga Nam Joo-hyuk, një burrë që sheh fantazma dhe detyrohet nga mbreti të hetojë pse trashëgimtarët mbretërorë vdesin në rrethana të pazakonta.

Ndërsa qëndron në pallat derisa të përfundojë hetimi, ai bashkëpunon me zonjën e oborrit Saeng-gang, luajtur nga Roh Yoon-seo, dhe së bashku përpiqen të zbulojnë burimin e së keqes.

Seriali kombinon folklorin korean, intrigat e oborrit mbretëror dhe tmerrin mbinatyror.

I referohet po ashtu krijesave nga legjendat koreane, duke përfshirë gwi-ma dhe ak-gwi.

Historia është e lidhur me të kaluarën e errët të pallatit, kështu që çdo takim i ri me mbinatyrshmen zbulon gjurmë korrupsioni dhe sekretesh të fshehura.

- YouTube www.youtube.com

Identiteti vizual dhe prodhimi u vlerësuan veçanërisht. Seriali u xhirua në Qarkun Yeoncheon, dhe skenografia luksoze, kostumet dhe efektet speciale theksojnë më tej përzierjen e dramës historike dhe horrorit. /Telegrafi/

Zjarre fushore në Prizren, situata nën kontroll por me vatra ende aktive



Gjatë orëve të mbrëmjes së së dielës, disa zjarre fushore janë aktivizuar në komunën e Prizrenit, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Brigadës së Zjarrfikësve.

Sipas autoriteteve, ekipet kanë reaguar me kohë, duke arritur lokalizimin dhe vënien nën kontroll të situatës në shumicën e zonave të prekura. Megjithatë, në disa fshatra ende raportohen vatra aktive të zjarrit.

Zjarrfikësit bëjnë të ditur se janë në gatishmëri të lartë për ndërhyrje, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, pasi temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve.

Autoritetet theksojnë se, për momentin, situata në komunën e Prizrenit mbetet e menaxhueshme.

Spanja thyen mbrojtjen e hekurt të Argjentinës, realizon Ferran Torres



Spanja më në fund ka kaluar në epërsi në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Argjentinës.

Ishte Ferran Torres që zhbllokoi epërsinë në vazhdime, duke përfituar nga një top i kthyer pas një tollovie në mbrojtje.

Nico Williams ia riktheu topin Torresit, i cili ishte i pagabueshĂ«m nga afĂ«rsia pĂ«r ta barazuar rezultatin (106’).

Për ta parë golin: VIDEO

Tani, Spanja është më pak se 20 minuta larg që ta fitojë epitetin e kampionit të botës./Telegrafi/

"Ai nuk Ă«shtĂ« kriminel”: Mbi 20 vite nĂ« SHBA, deportohet berberi shqiptar



PĂ«r gati dy dekada, Besnik “Nik” Shembitrasi ndĂ«rtoi jetĂ«n e tij nĂ« Shtetet e Bashkuara.

Ai punoi si berber nĂ« zonĂ«n e Çikagos, u martua me njĂ« shtetase amerikane, krijoi familje dhe rriti njĂ« vajzĂ«.

Por në maj të vitit 2026, ai u arrestua nga Zyra Amerikane e Imigracionit dhe Doganave (ICE) pranë banesës së tij në Illinois dhe më pas u deportua në Shqipëri, duke i dhënë fund jetës së tij 20-vjeçare në SHBA.

Rasti i tij ka ngjallur reagime në komunitetin shqiptar dhe amerikan. Xhaxhai i tij, Frank Shemitraku, pronar i disa berberhaneve në Illinois, tha se Niku ishte mashtruar kur kërkoi të emigronte në SHBA.

“Ata premtojnĂ«: ‘UnĂ« tĂ« marr vizë’. Kishte shumĂ« djem tĂ« tillĂ«. Por viza ishte false. Nuk ishte faji i tij. Ai pagoi paratĂ« pĂ«r tĂ« ardhur nĂ« SHBA”, u shpreh xhaxhai i tij.

Sipas tij, shumë shqiptarë në vitet pas rënies së komunizmit ranë pre e personave që premtonin dokumente të rregullta emigrimi.

“Ai punoi shumĂ« dhe i pagoi paratĂ«. Ai u bĂ« viktimĂ« e kriminelĂ«ve”, shtoi ai.

Nga ana tjetĂ«r, ICE deklaroi se Shembitrasi kishte hyrĂ« nĂ« SHBA nĂ« vitin 2005 me njĂ« pasaportĂ« italiane tĂ« falsifikuar dhe se nĂ« vitin 2008 kishte marrĂ« njĂ« urdhĂ«r pĂ«rfundimtar dĂ«bimi, tĂ« cilin nuk e kishte zbatuar. Agjencia e cilĂ«soi atĂ« si njĂ« “tĂ« huaj tĂ« paligjshĂ«m kriminal”.

Historia mori jehonë edhe më të madhe pasi shkrimtari amerikan Bill Ward publikoi një ese kushtuar berberit shqiptar, të cilit i kishte prerë flokët për shtatë vjet. Ai e përshkroi Nikun si një njeri punëtor dhe të përkushtuar ndaj familjes, duke pranuar se kishte shkelur ligjin e emigracionit, por duke theksuar se ekziston një dallim mes asaj që është e ligjshme dhe asaj që është e drejtë.

Eseja përfundon me fjalët:

“Ky nuk Ă«shtĂ«, nĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ« kuptimplotĂ«, njĂ« ‘kriminel’. Ky Ă«shtĂ« Niku Berberi. Shqiptar nga lindja, amerikan nĂ« shpirt"./tch.

Mijëra gjermanë kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit



Brenda një viti, më shumë se 288,000 qytetarë gjermanë janë zhvendosur jashtë vendit.

Kjo konfirmohet nga të dhënat e Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë.

Një anketë e kohëve të fundit e porositur nga platforma e punës Indeed sugjeron se trendi po vazhdon: që nga viti 2020, numri i kërkimeve për oferta pune ndërkombëtare është më shumë se dyfishuar.

Planet për t'u zhvendosur jashtë vendit janë veçanërisht të përhapura në mesin e personave me të ardhura të larta.

Më shumë se një në dy të anketuar me të ardhura neto familjare prej të paktën 6,000 eurosh (54 përqind) thanë se në dymbëdhjetë muajt e fundit kishin aplikuar për punë jashtë vendit ose kishin studiuar tregun ndërkombëtar të punës.

Dy të tretat e të anketuarve thanë se në përgjithësi mendojnë të gjejnë një punë jashtë vendit.

Rreth 30 përqind e tyre kishin kërkuar tashmë në mënyrë aktive pozicione pune ose kishin dërguar aplikime.

Nga ata që janë të interesuar të shkojnë jashtë vendit, 77 përqind duan të jetojnë jashtë Gjermanisë për disa vite ose edhe përgjithmonë.

Sipas Indeed, shumë emigrantë të mundshëm po kërkojnë punë klasike zyre, për shembull në marketing.

Punët në teknologji, mikpritje dhe logjistikë janë gjithashtu shumë të kërkuara.

Të ardhura më të larta, cilësi më e mirë jetese

Sondazhi i Indeed shqyrton gjithashtu se çfarë i shtyn njerëzit të marrin në konsideratë emigrimin.

Më shpesh, punonjësit përmendin perspektivën e një të ardhure më të lartë dhe një cilësie më të mirë jetese (rreth 51 përqind në secilin rast).

Rreth 42 përqind shpresojnë gjithashtu për një klimë më të këndshme ose një barrë më të ulët taksash dhe tarifash sociale jashtë vendit.

Perspektivat më të mira të karrierës dhe ngritjes në detyrë, në të kundërt, janë vendimtare për një numër dukshëm më të vogël të të anketuarve (24 përqind).

Virginia Sodergeld, ekonomiste e tregut të punës në Indeed, e sheh lëvizshmërinë ndërkombëtare si pozitive në parim, pasi përvoja dhe njohuritë e fituara jashtë vendit mund të japin shtysë për inovacion dhe zhvillimin e mundësive të reja biznesi.

MegjithatĂ«: “NĂ«se dy tĂ« tretat e punonjĂ«sve po flirtojnĂ« me idenĂ« e largimit, kjo duhet tĂ« kuptohet edhe si njĂ« shenjĂ« pakĂ«naqĂ«sie me kushtet nĂ« Gjermani si vend pĂ«r tĂ« jetuar dhe punuar”, tha ekspertja.

Duket se shumë njerëz e konsiderojnë barrën e taksave dhe kontributeve shoqërore në Gjermani shumë të lartë: nga 100 euro në kostot e punës që një punëdhënës shpenzon për një punonjës mesatar të vetëm, punonjësi në Gjermani mban vetëm rreth gjysmën (50.70 euro neto).

Pjesa tjetër shkon për tatimin mbi të ardhurat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore të paguara si nga punonjësit ashtu edhe nga punëdhënësit.

Kjo pasqyrohet në rezultatet e anketës: 70 përqind e të anketuarve besojnë se barra tatimore në Gjermani është shumë e lartë në raport me të ardhurat dhe se angazhimi personal në punë nuk jep frytet e duhura.

Cilat vende po tërheqin ata që janë të gatshëm të zhvendosen?

Me 14.4 përqind të të gjitha pyetjeve të kërkimit, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryesojnë renditjen e destinacioneve më të njohura të emigrimit.

Në vendin e dytë dhe të tretë janë Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra, secila me nga 13.6 përqind.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe India (secila me nga 24 përqind), janë bërë dukshëm më tërheqëse.

Australia gjithashtu shënoi një rritje prej 10 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Siguria kundrejt dinamizmit

Pikat e forta të Gjermanisë, në të kundërt, qëndrojnë kryesisht në fusha që shpesh janë më pak vendimtare për specialistët ndërkombëtarë shumë të kërkuar, pasi ato përfaqësojnë më shumë sigurinë dhe besueshmërinë sesa mundësitë për zhvillim profesional.

Rreth 60 përqind e të anketuarve përmendën mjedisin social si avantazhin më të madh të Gjermanisë, i ndjekur nga mbrojtja e punësimit me 47 përqind dhe sistemi i mirëqenies sociale me pak më pak se 35 përqind.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave (Destatis), rreth 97,000 gjermanë më shumë emigruan sesa u kthyen vitin e kaluar.

Kjo është humbja më e lartë neto që nga viti 2017. /Telegrafi/

Era Istrefi dhe Ledri Vula bashkojnë forcat sërish, lansojnë "Veç ti"



Era Istrefi dhe Ledri Vula kanë bashkuar sërish forcat, kësaj radhe me projektin më të ri muzikor të titulluar "Veç ti".

Dy artistët e njohur kanë publikuar këngën e re të shoqëruar edhe me një videoklip veror, i realizuar në bregdet, duke sjellë atmosferën tipike të sezonit të nxehtë.

Për muzikën janë kujdesur vetë Istrefi dhe Vula në bashkëpunim me producentin Claydee, teksa miksimi dhe masterizimi janë realizuar nga Paris Kalpos.

Foto: YouTube

Në videoklip, Era shfaqet me një paraqitje atraktive, duke tërhequr vëmendjen me stilin dhe fizikun e saj, derisa Ledri i qëndron besnik imazhit të tij karakteristik.

"Veç ti" është publikuar tashmë në platformën YouTube dhe pritet të jetë një nga këngët që do të shoqërojnë sezonin veror.

Foto: YouTube

Kjo nuk është hera e parë që Era Istrefi dhe Ledri Vula bashkëpunojnë, pasi dyshja kanë sjellë edhe më parë projekte të suksesshme muzikore që janë pritur mirë nga publiku.

Besohet që edhe kjo këngë do të jetë një nga hitet e verës 2026. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Vazhdon pastrimi dhe dezinfektimi i hapësirave rreth kontejnerëve në Prishtinë



Ka vazhduar edhe të mërkurën në mbrëmje aksioni për pastrimin, larjen, dezinfektimin, deratizimin dhe dezinsektimin e hapësirave përreth kontejnerëve në kryeqytet.

Sipas kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ndërhyrjet janë realizuar në lagjet Bregu i Diellit dhe Ulpianë, në kuadër të ditës së dytë të aksionit.

Në aksion kanë marrë pjesë ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe ekipet në terren.

Rama ka bërë të ditur se aksioni do të vazhdojë edhe në lagje të tjera të Prishtinës, me qëllim përmirësimin e pastërtisë, higjienës dhe sigurisë në hapësirat publike përreth kontejnerëve.


S’ka fitues nĂ« kohĂ«n e rregullt, SpanjĂ« – ArgjentinĂ« shkon nĂ« vazhdime



ËshtĂ« mbyllur pa gola koha e rregullt e finales ndĂ«rmjet SpanjĂ«s dhe ArgjentinĂ«s nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s.

Edhe pse pritej të jetë tepër e zjarrtë, finalja rezultoi të jetë shumë e zbehet me rezultatin që përfundoi 0-0.

Spanja dominoi në të gjitha aspektet për të pasur disa raste ndërsa Argjentina nuk arriti të bënte as edhe një goditje në portë.

Lamine Yamal kishte rastin e parë në ndeshje për të kaluar pas pesë minutave lojë por që Emiliano Martinez me super pritje ia mohoi golin.

Spanja pastaj rrezikoi përmes Ferran Torres dhe Aymeric Laporte, mirëpo që Martinez sërish bëri heroin për ta mbajtur rezultatin 0-0.

“La Roja” mori avantazhin nĂ« kohĂ«n shtesĂ« pasi Enzo Fernandez u ndĂ«shkua me kartonin e dytĂ« tĂ« verdhĂ«, kĂ«sisoj gjyqtari e pĂ«rjashtoi nga loja.

Kësisoj, Spanja do të jetë me një lojtar më shumë në vazhdime dhe mbetet të shihet se cila kombëtare do ta marrë epitetin e kampionit të botës./Telegrafi/

Filmi “Odisea” i Christopher Nolanit – njĂ« ep i lashtĂ« qĂ« sjell njĂ« mesazh pĂ«r botĂ«n moderne



Filmi “Odisea” i Christopher Nolanit Ă«shtĂ« njĂ« nga projektet mĂ« tĂ« pritura tĂ« vitit dhe, sipas analizĂ«s, regjisori ka arritur tĂ« marrĂ« historinĂ« mijĂ«ravjeçare tĂ« Homerit dhe ta shndĂ«rrojĂ« nĂ« njĂ« reflektim pĂ«r problemet e shoqĂ«risĂ« moderne.

Një nga sfidat më të mëdha të përshtatjes së këtij epi ka qenë ruajtja e madhështisë së veprës origjinale, duke bërë njëkohësisht zgjedhje të reja artistike.

Nolan nuk përpiqet të kopjojë çdo detaj historik, por krijon një botë që lidhet me publikun modern.

Foto: YouTube

Ai shmang disa nga episodet më të njohura të historisë së Odiseut, ndërsa fokusohet te temat më të thella të veprës.

Një element qendror i filmit është rënia e qytetërimit të epokës së bronzit, një periudhë historike kur qytetërimet e Mesdheut lindor ishin të lidhura përmes tregtisë dhe bashkëpunimit.

Rreth viteve 1250–1150 para erĂ«s sonĂ«, ky sistem pĂ«soi njĂ« kolaps tĂ« madh, i cili lidhet edhe me periudhĂ«n e luftĂ«s sĂ« TrojĂ«s.

NĂ« interpretimin e Nolanit, frika nga pushtuesit dhe shkatĂ«rrimi i qytetĂ«rimeve lidhet me tĂ« ashtuquajturit “Popujt e Detit”, tĂ« cilĂ«t nĂ« histori janĂ« pĂ«rmendur si njĂ« nga faktorĂ«t e krizĂ«s sĂ« asaj kohe.

- YouTube www.youtube.com

Megjithatë, filmi sjell një kthesë interesante duke sugjeruar se vetë grekët, të cilët pushtuan Trojën përmes mashtrimit të Kalit të Trojës, u bënë simbol i forcave që shkatërruan rendin e vjetër.

NjĂ« nga temat kryesore tĂ« filmit Ă«shtĂ« “ligji i Zeusit”, qĂ« pĂ«rfaqĂ«son tĂ« drejtĂ«n e mikpritjes, respektit dhe mbrojtjes sĂ« çdo njeriu, pavarĂ«sisht statusit tĂ« tij.

Në botën e Odiseut, ky parim shkelet vazhdimisht: nga mashtrimi i Trojës, te sjellja e padurueshme e pretendentëve në Itakë dhe shkeljet e tjera ndaj rregullave njerëzore e hyjnore.

Sipas analizës, kjo temë mund të shihet si një paralelizëm me kohët moderne, ku dobësimi i ligjit ndërkombëtar dhe mosrespektimi i rregullave globale mund të shihen si shenja të një krize të madhe të qytetërimit.

Në fund, filmi i Nolanit nuk mbetet vetëm një histori për luftën, humbjen dhe shkatërrimin, por sjell edhe një mesazh shprese.

Ashtu si në veprat e tij të mëparshme, regjisori sugjeron se edhe pas periudhave më të errëta, njerëzimi ka mundësi të rindërtojë rendin dhe qytetërimin. /Telegrafi/

Për 6 vite rreth 35 mijë nxënës më pak, ekspertët fajësojnë sistemin e dobët të arsimit



Për gjashtë vite, shkollat e Kosovës kanë humbur rreth 35 mijë nxënës, sipas të dhënave që vijnë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Njohësit e arsimit vlerësojnë se shkaktarët kryesorë janë emigrimi i familjeve dhe problemet në sistemin arsimor, ndërsa ndikim ka edhe rënia e natalitetit. Ministrisë së Arsimit po i kërkohet riorganizim i rrjetit shkollor dhe politika që do të ndihmonin frenimin e këtij trendi.

Bankat e shkollave po mbesin gjithnjë e më bosh.

Nga viti në vit, numri i nxënësve në Kosovë po shënon rënie.

Shifrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregojnë se për gjashtë vitet e fundit, sistemit arsimor i janë larguar rreth 35 mijë nxënës.

Njohësit e arsimit thonë se pas këtij trendi nuk qëndron vetëm migrimi i familjeve, por edhe mungesa e besimit në cilësinë e arsimit që ofrohet në vend.

“Pasoja kryesore sipas meje Ă«shtĂ« sistemi i Edukimit, nuk Ă«shtĂ« i mirĂ«filltĂ«, nuk i pĂ«rgatit nxĂ«nĂ«sit siç duhet, dhe prindĂ«rit po kĂ«rkojnĂ« mundĂ«si jashtĂ«. UnĂ« vetĂ« jam shembull, jam rrit jashtĂ« vendit, nĂ« AmerikĂ«, dhe jam kthy nĂ« KosovĂ« para 8 vitesh, dhe arsyeja pse Ă«shtĂ« largu familja jem Ă«shtĂ« arsimi dhe mundĂ«sia pĂ«r me pas sukses nĂ« tĂ« ardhmen”, ka deklaruar Egzon Gashi, njohĂ«s i arsimit.

Ndër faktorët që çoi në uljen e numrit të nxënësve po konsiderohet edhe rënia e natalitet në vend.

Megjithëse, sipas Gashit kjo ndikon në përqindje më të ulët.

“Besoj qĂ« kjo kontribuon, por Ă«shtĂ« njĂ« kontribues shumĂ« mĂ« i ulĂ«t sesa emigrimi. E vĂ«rteta Ă«shtĂ« se arsyeja kryesore Ă«shtĂ« ajo”, ka theksuar ai.

Njohësit e arsimit sugjerojnë disa hapa që Ministria duhet të marrë në raste të tilla.

“Duhet tĂ« ndĂ«rmerret njĂ« hap drejtĂ« riorganizimit tĂ« rrjetit tĂ« shkollave mĂ« KosovĂ«. NĂ« bazĂ« tĂ« dhĂ«nave demografike, tĂ« planifikohet edhe rrjeti I shkollave edhe ndĂ«rtimi I objekteve tĂ« reja shkollore. Duhet tĂ« punohet mĂ« shumĂ« nĂ« simulimin e atyre qĂ« kanĂ« emigruar”, ka deklaruar Ismet Potera, njohĂ«s i arsimit.

Për të kuptuar nëse Ministria e Arsimit ka ndonjë plan konkret për adresimin e këtij fenomeni, Televizioni Dukagjini ka kërkuar përgjigje por deri në publikim të kronikës, ata nuk kanë kthyer përgjigje./Tv Dukagjini

- YouTube youtu.be

SHBA dërgon përforcime në Lindjen e Mesme, rriten tensionet me Iranin



Shtetet e Bashkuara po dërgojnë më shumë aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme, sipas zyrtarëve amerikanë që folën në kushte anonimiteti, një tjetër shenjë se administrata Trump mund të përshkallëzojë më tej sulmet kundër Iranit.

Aeroplanë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore nga Gjermania dhe aeroplanë të fshehtë F-35 nga Britania po dërgohen në Lindjen e Mesme, sipas zyrtarëve, të cilët nuk ishin të autorizuar të diskutonin publikisht çështje operacionale.



Aeroplanë shtesë të furnizimit ajror janë gjithashtu në rrugë e sipër.

Rivendosja e aeroplanëve ishte urdhëruar tashmë para një sulmi iranian të premten që vrau dy ushtarë amerikanë, la një tjetër anëtar të shërbimit të zhdukur dhe plagosi shumë të tjerë në Jordani.

Ky sulm vazhdoi një model njëjavor sulmesh dhe kundërsulmesh, dhe shkaktoi hakmarrje nga SHBA që ushtria tha se ishte pjesërisht për të "ndëshkuar shpejt forcat e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike".

Edhe para këtyre sulmeve, presidenti amerikan, Donald Trump, sinjalizoi se planifikonte të shtonte sulmet ndaj Iranit javën e ardhshme dhe se kishte ndërmend të godiste më shumë infrastrukturën iraniane, duke përfshirë urat, termocentralet dhe sistemet e shpërndarjes.

Nuk ishte menjëherë e qartë se ku do të stacionoheshin të gjithë aeroplanët luftarakë shtesë, por një zyrtar ushtarak izraelit, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se mund të vendoseshin në bazat e Forcave Ajrore Izraelite. /Telegrafi/

❌