Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Berisha në homazhet për Artur Zhejin: Ishte një zë më vete në analizat e tij, personalitet i mirënjohur i gazetarisë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet që po kryhen në nderim të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji. Beshira u shpreh se ai ishte një zë më vete në analizat e tij. “Erdha të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin tim të thellë për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë me një eksperiencë të gjatë, i analizës, publicistikës, botimeve.

Source

Ul siparin skena e “Vajza Fest 2025”, në një natë spektakolare festive

Nga Albert Vataj Mbylli siparin në mesnatën e mbrëmshme me një atmosferë shpërthyese fetive, në një skenë gjigante me kënge dhe valle, “Vajzë Fest 2025”, një event që nisi si takim brezash për t’u shndërruar në një traditë. Për tre ditë me radhë, fshati Vajzë i Labërisë u shndërrua në një tempull arti, kulture dhe kujtese. Nga çdo anë e Shqipërisë, njerëzit u mblodhën për të festuar…

Source

Lapaj ndryshon mendje: “Mandati t’i kalojë simotrës time”. Kolegji Zgjedhor e rrëzon, në Kuvend shkon…

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon mandatin e Partisë Shqipëria Bëhet të parës në listën e mbyllur, Ana Dajko. Kreu i kësaj partie Adriatik Lapaj, nuk kërkoi më që mandati t’i kalojë atij, por që të lihej në fuqi vendimi i kreut të KQZ, Ilirian Celibashi. Ky i fundit kishte vendosur që mandati i takonte Kleana Xhuvelit, vajza e tezes së Lapaj. Përfaqësuesja e Lapajt ka…

Source

Vijon puna për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj (Pamjet)

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka ndarë disa pamje nga kantieri i rrugës Shirokë – Zogaj. Rama shprehet se ky është një investim i rëndësishëm që do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë edhe si një kthesë e re për turizmin. “Vijon me ritme të mira puna në kantierin e rrugës, një investim i rëndësishëm që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë si një kthesë e re për…

Source

Aksidentet që po marrin jetë të rinjsh, ecin shpejt, të pirë dhe pa asnjë kujdes!

Tragjedia e ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Sarandë–Delvinë, ku dy motra humbën jetën dhe një e re u plagos rëndë, nuk është thjesht një aksident i rëndomtë. Është një kambanë alarmi për një plagë të kahershme të shoqërisë shqiptare: drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe mungesën e kulturës së qarkullimit rrugor. Prindërit e vajzave kujdeseshin edhe për një djalë 10-vjeçar…

Source

GJKKO e la në burg, Ilir Meta ankimon në Apel vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ankimuar në Apelin e GJKKO vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë, e cila nuk pranoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë me argumentin se pozita ndaj tij është rënduar dhe se mund të prishë hetimet e të ndikojë të dëshmitarët. Meta ka kërkuar ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, ndërsa avokati i tij Kujtim Cakrani më herët është shprehur se…

Source

“PRINCIPE International Luxury”, marka e luksit hap zyrën e saj të re në Shqipëri

PRINCIPE International Luxury, agjencia imobiliare e specializuar në segmentin e nivelit të lartë, njofton zyrtarisht hapjen e saj në Tiranë. Një hap strategjik që synon të ndërthurë ekselencën italiane me potencialin e tregut shqiptar, duke sjellë një qasje të re në pasuritë e paluajtshme të luksit. Në bashkëpunim të ngushtë me studio italiane dhe shqiptare të arkitekturës dhe inxhinierisë…

Source

Presidenti Zelenskyy dekoron kryeparlamentaren Spiropali me Çmimin e Lartë “Urdhëri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka dekoruar Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, me Çmimin e Lartë Shtetëror “Urdhëri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”. Kuvendi i Shqipërisë ka kënaqësinë të njoftojë opinionin publik se, në kuadër të 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka dekoruar Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, me Çmimin e Lartë…

Source

Shqipëri–Letoni, dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania”

Federata e Futbollit njofton se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air…

Source

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 46-vjeçari në Malin e Tomorrit

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim nga GJKKO është arrestuar nga policia në Malin e Tomorrit. Në kudër të operacionit “Operacionalja” u vu në pranga shtetasi me iniciale D.B.,lindur dhe banues në Durrës. Në vitin 2023, atij i ishte caktuar arrest me burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal.

Source

Ministri gjerman: Putin mos të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainë

Ministri gjerman:Putini nuk duhet të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta ketë të qartë se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk po zbehet, tha të hënën ministri i Financave dhe zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil, pasi mbërriti në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për një vizitë të paparalajmëruar. “Putini nuk duhet të ketë…

Source

Rama: Nis sot shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin

Nis sot shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama shprehet se shpërndarja e librave falas është një mbështetjeje e përvitshme e qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor. “Dhe me nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e…

Source

Ndarja papritur nga jeta e Artur Zhejit, sot homazhet për gazetarin e ndjerë në Universitetin e Arteve të Bukura

Ditën e sotme, (25 gusht 2025), do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta më 23 gusht në Sarandë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak. Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke ofruar mundësinë për miqtë, kolegët dhe qytetarët që ta nderojnë kujtimin e tij.

Source

Këmbimi valutor sot, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.2 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro do të blihet me 96.5 lekë dhe do të shitet me 97.5 lekë. Franga zvicerane do të blihet me 102.1 lekë dhe do të shitet me 103.2 lekë Ndërsa paundi britanik do të blihet me 111 lekë dhe do të shitet me 112.3 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 59.3 lekë në blerje dhe me 60.8…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 25 gusht 2025

Dashi Po punoni shumë që gjërat të marrin rrjedhën e duhur, por është e vështirë që të arrini perfeksionin. Gjithsesi ndonjëherë na bëjnë mirë dhe dështimet, pasi na bëjnë më këmbëngulës për të arritur atë që duam. Qëndroni optimist dhe shihni më lart seç keni arritur. Edhe nëse rrëzoheni, keni shumë kohë para për t’u ngritur. Demi Sot do keni një okazion të cilin nuk doni t’ju ikë.

Source

Juventus e nis me fitore sezonin ndaj Parmës, shënojnë David dhe Vlahovic

Në ndeshjen hapëse të Serie A, Juventus mori një fitore të pastër 2-0 kundër Parmës, duke iu përgjigjur suksesit të Napolit dhe Romës. Në “Allianz Stadium”, gjatë pjesës së parë bardhezinjtë dominuan lojën dhe mbajtën topin, por mbrojtja e fortë e miqve rezistoi. Në pjesën e dytë, një gjuajtje e fortë e Conceiçao u përplas në shtyllë, derisa Dadiv (59’) zhbllokoi rezultatin me një goditje të…

Source

Demokratët e Vlorës ikin drejt PS në poste të rëndësishme në administratë

Largimi i Genc Deromemajt nga radhët e Partisë Demokratike dhe emërimi i tij në krye të Kadastrës së Vlorës bëri jo pak bujë. Ish-kreu u degës së PD-së në Vlorë dhe pjesë e subjektit opozitar që prej vitit 2002, braktisi partinë e tij për postin drejtues në Kadastër, që iu besua pak javë më parë. Rrjedhjet nga Partia Demokratike e Vlorës janë të shumta. Figura të larta të PD-së…

Source

Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen: Partner i besueshëm!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur mirënjohje për Shqipërinë dhe Presidentin Bajram Begaj, me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Zelensky u shpreh: “Faleminderit sinqerisht Presidentit Bajram Begaj për fjalët e ngrohta në këtë ditë të veçantë”, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës.

Source

❌