Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Jam më i mirë se Yamal”, ylli i PSG habit të gjithë

Desire Doue, sulmuesi i ri i Paris Saint-Germain, ka ndezur debatet në rrjetet sociale pas një deklarate të guximshme ku u shpreh se është më i mirë se supertalenti i Barcelonës, Lamine Yamal. 19-vjeçari francez u transferua te PSG në verën e vitit 2024 nga Rennes dhe pati një sezon debutues të shkëlqyer, duke u bërë një nga pikat kyçe në skuadrën që siguroi një tripletë historike.

Source

KAS e la pa mandat deputeti, reagon Lapaj: Pse PSD-së iu pranuan dorëheqjet?

Nuk ka qetësi në mandatin e vetëm që Nisma ”Shqipëria Bëhet” fitoi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u shqyrtua ankimimi ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt. Por KAS mendon ndryshe dhe vendosi të shpallë fituese Ana Lajkun. Adriatik Lapaj në një reagim të…

Source

Pamjet nga aksi Elbasan – Librazhd, pjesë e Korridorit 8, Rama: Puna po avancon ndjeshëm në asfaltim e ura

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kantieri i segmentit Elbasan – Librazhd, pjesë e Korridorit 8, ku puna po ecën me ritme të shpejta për përfundimin e kësaj vepre infrastrukturore. “Segmenti strategjik Elbasan–Librazhd, pjesë e “Korridorit 8”, është një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në Shqipëri, ku puna po avancon ndjeshëm në asfaltim…

Source

Kodi i ri Penal, Berisha: Dyfishon dhunën ligjore mbi qytetarët dhe amniston zyrtarët abuzivë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me kritika të ashpra për draftin e Kodit të ri Penal në një konferencë për mediat ditën e sotme. Berisha e cilësoi si “narkokod” dhe “produkt të shpellave të mafies”. “Kur thashë se ky kod ka dalë nga shpellat e mafies, pati njerëz që u habitën. Por tani që Prokurori i Përgjithshëm e konfirmon se nuk është pyetur fare, kuptohet qartë se çfarë…

Source

Mbyllja e Urës së Vjetër të Milotit ka shkaktuar kaos në lëvizje, Ndreu: Qeveria na premtoi ndërhyrje emergjente

Mbyllja e Urës së Vjetër të Milotit mbi lumin Mat, ka krijuar kaos në trafik, në një kohë që jemi në kulmin e sezonit turistik. Çështja është diskutuar edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Lezhës, ku opozita kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të shmangur kolapsin rrugor. Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se qeveria pritet të ndërhyjë në mënyrë…

Source

David prezantohet te Juventusi me numrin 30: Do të shënoj 25 gola

Është dita e prezantimit për Jonathan David te Juventus. Pas zyrtarizimit më 4 korrik, sulmuesi kanadez u shfaq sot për herë të parë në konferencë për shtyp si lojtar i “Zonjës së Vjetër”, duke shfaqur menjëherë ambicien e tij dhe synimet për aventurën e re në Serie A. I ardhur nga Lille, David e ka kërkuar me ngulm kalimin te bardhezinjtë, të cilët i sheh si mundësinë ideale për të bërë hapin e…

Source

”Kodi i ri Penal do bënte më keq”, kryeprokurori Çela: Prokurorët janë të mbingarkuar

Këtë të mërkurë, në ceremoninë e diplomimit të 26 prokurorëve të rinj, kryeprokurori Olsian Çela foli sërish për draftin e Kodit të ri Penal duke e kundërshtuar këtë nismë si të pa nevojshme dhe të pa konsultuar si duhet. ”Pse ky kod është i pa mjaftueshëm për tu përgjigjur sfidave qe ka shoqëria rrugëtimi që kemi për integrimin në BE patjetër që mund të ketë nevojë për përmirësimin e këtij kodi…

Source

Presidentja e Moldavisë shpreh shqetësimin: Rusia po përgatit ndërhyrjen në zgjedhjet parlamentare në shtator

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu thotë se Rusia synon të kontrollojë Moldavinë duke ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 28 shtatorit. Ajo paralajmëroi se Moska po përgatit mjete politike për të ndikuar rezultatin dhe për të fituar shumicën në Parlamentin e ri. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u përgjigj shkurt se Rusia nuk ndërhyn në punët e asnjë vendi. Në konferencën për media pas…

Source

Partia Demokratike mund të bojkotojë Kuvendin në shtator

Që pas 11 majit me rezultatin e humbjes së thellë, Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike që ai drejton, nuk do i njohë këto zgjedhje. Në konferencën e kësaj të mërkure, Berisha u pyet nga gazetarët, nëse Partia Demokratike do të jetë pjesë e parlamentit në legjislaturën e re. Duke e lënë të hapur mundësinë, gjithçka do vendoset nga forumet tha kreu i PD. PD nuk i njeh zgjedhjet…

Source

Flick blindon Araujon: Nuk do të largohet nga Barcelona!

Ronald Araújo nuk do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj merkatoje verore. Konfirmimi vjen nga trajneri i ri i katalanasve, Hansi Flick, i cili në një konferencë për shtyp ka hedhur poshtë zërat që lidhnin mbrojtësin uruguaian me një transferim të mundshëm. “Ka gjithmonë shumë zëra për Araújo, por nuk kam marrë asnjë sinjal apo lajm që ai dëshiron të largohet. Kam në dispozicion një skuadër të…

Source

Jashari nuk luan më me Brugge, kërkon vetëm transferimin te Milani

Ardon Jashari feston sot 23-vjetorin e lindjes në Maqedoni, ku ndodhet për të marrë pjesë në dasmën e vëllait të tij. Por në mendjen e mesfushorit zviceran ka vetëm një dëshirë: të veshë fanellën e Milanit. Një ëndërr që ende nuk është bërë realitet, por për të cilën po lufton me forcë. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Jashari i ka komunikuar zyrtarisht klubit belg se nuk dëshiron më…

Source

Pas Prokurorit të Përgjithshëm, edhe Dhoma e Avokatisë kundër Kodit të ri Penal: Dënime më shumë se në komunizëm

Një ditë pasi kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, doli kundër draftit të propozuar për ndryshimet në Kodin Penal, duke e cilësuar atë si një nismë të rrezikshme për sistemin e drejtësisë, ka reaguar sot edhe Dhoma e Avokatisë. Në një konferencë për mediat, kryetari Maks Haxhia është shprehur se kodi i ri ka dënime më shumë se në kohën e komunizmin, që bie ndesh me parimet e avokatit.

Source

Xhaka zyrtarizohet te Sunderland: Ishte pikërisht ajo që kërkoja!

Granit Xhaka është zyrtarisht lojtar i Sunderland. Mesfushori zviceran ka firmosur një kontratë trevjeçare me klubin anglez dhe do të mbajë fanellën me numrin 34. Në prezantimin e tij të parë, 32-vjeçari nuk ka fshehur emocionet, duke u shprehur i entuziazmuar për këtë hap të ri në karrierë. “Jam shumë krenar që jam këtu. Kur fola me klubin, ndjeva menjëherë energjinë dhe mentalitetin që kanë të…

Source

GJKKO dënon me 1.4 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai dënohet me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në plazhin e Livadhit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Dënimi ndaj tij parashikon edhe heqjen e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite. Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha…

Source

Kolo Muani dhe Hjulmand, dy objektivat e mëdha të Juventusit në merkato

Te Juventusi ka shumë lëvizje në horizont , me drejtuesit bardhezi që janë aktivë në disa fronte. Para se të blejë, “Zonja e Vjetër” duhet të shesë – dhe janë rreth dhjetë lojtarë që mund të përfshihen në këtë “efekt domino”. Drejtori i përgjithshëm, Comolli, po fokusohet kryesisht te mesfusha dhe sulmi. Në mesfushë, është rikthyer fuqishëm emri i Morten Hjulmand, 26-vjeçari i Sporting Lisbona…

Source

Jeta më e fortë se tërmeti! Mjekët s’e braktisin pacientin gjatë lëkundjes 8.8 ballë

Pamjet e kamerave të sigurisë të regjistruara në Qendrën e Onkologjisë në Kamchatka kanë kapur momentin kur një dridhje me magnitudë 8.8 goditi gjatë një operacioni kirurgjikal. Pavarësisht dridhjeve të dukshme dhe rrezikut të qartë, ekipi mjekësor mbeti i qetë dhe refuzoi të largohej nga salla e operacionit, sipas një videoje dramatike të ndarë nga Ministri i Shëndetësisë i Kamchatkas…

Source

Në Arabi tentojnë që të “tundojnë” edhe Lewandowskin  

Edhe pse në moshën 36-vjeçare, Robert Lewandowski mbetet një emër i nxehtë në merkato. Sulmuesi polak, pas një sezoni të shkëlqyer me Barcelonën, ka zgjuar interesimin e disa klubeve nga kampionati saudit. Sipas asaj që raporton shtypi spanjoll, disa skuadra nga Arabia Saudite kanë kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e lojtarit për të kuptuar nëse ai do të ishte i gatshëm të transferohej që gjatë…

Source

❌