Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rutte: Sulmet në Kiev dëshmojnë se nuk mund të jemi naivë me Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas sulmeve ruse në Kiev tha përmes një postimi në rrjetet sociale këto bombardimë tregojnë se nuk mund të jemi naiv me Moskën.

“Sulmet e tmerrshme të natës së kaluar në Kiev, të cilat vranë kaq shumë civilë të pafajshëm, tregojnë edhe një herë se nuk mund të jemi naivë në lidhje me Rusinë. Ne duhet të sigurohemi që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme”, shkroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në X.

Kancelari gjerman Merz: Do forcojmë ushtrinë tonë për ta mbrojtur NATO-n nga kërcënimet

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në marinën gjermane se Gjermania do të vazhdojë të forcojë ushtrinë e saj për të mbështetur aftësitë mbrojtëse të NATO-s.

Ai theksoi se Rusia po bën veprime të përditshme që testojnë gatishmërinë e aleatëve perëndimorë për të mbrojtur veten. Merz e shprehu angazhimin e tij për të siguruar lirinë dhe integritetin territorial të NATO-s, duke u angazhuar për mbrojtjen e këtyre vlerave në vitet e ardhshme.

Ai theksoi se pas agresionit rus ndaj Ukrainës, mbrojtja e Gjermanisë dhe NATO-s ka marrë një rëndësi akoma më të madhe. Merz vizitoi gjithashtu komandën detare në Rostock dhe u takua me inspektorin e marinës, Jan Christian Kaack.

Ai pa nga afër selinë e re taktike detare, të cilës iu besua koordinimi i operacioneve dhe stërvitjeve të forcave detare të NATO-s. Marina gjermane, me rreth 15,300 ushtarë, është dega më e vogël e Bundesuehr-it, ushtrisë gjermane.

Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit pse s’i dha fjalën!

Momente tensioni dhe përleshje fizike në Parlamentin Meksikan.

Pamjet e dhunës janë bërë virale dhe po bëjnë gjithashtu xhiron e rrjetit. Senatori Alejandro Moreno Cárdenas shfaqet teksa godet Presidentin e Senatit Gerardo Fernández Noroña, për shkak se nuk i jep fjalën.

Në pamjet e bëra virale, senatori i afrohet presidentit në fund të seancës për të kërkuar një shpjegim, por Fernández i kthen shpinën.

Moreno e kap për krahu dhe fillon përleshja, ku përfshihen edhe persona të tjerë. Madje senatori shtyn fuqishëm një tjetër person prezent aty, i cili rrëzohet, teksa kreun e Senatit e ka goditur edhe me një shpullë në qafë, përveç shtyrjeve fizike dhe kërcënimeve.

Fernández Noroña ka deklaruar se do të paraqesë një ankesë në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Kosova në pritje të qeverisë së re, Kuvendi duhet të zgjedhë një nënkryetar nga përfaqësuesit e komunitetit serb

As të enjten nuk është zgjedhur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, duke rezultuar në vazhdimin e bllokadës.

Me anë të shortit u hodhën në votim deputetët serbë e ata nga radhët e Listës Serbe nuk morën asnjë votë për, pasi as vetë partia nuk mori pjesë në votim.

Sipas shortit, për herë të dytë u hodh në votim edhe Nenad Rashiq që mbështetet nga Lëvizja Vetëvendosje, por kjo ishte e pamjaftueshme që ai të zgjidhej si nënkryetar.

“Nenad Rashiq ka marrë vetëm 56 vota për, një kundër dhe 20 abstenime. Rrjedhimisht konstatoj se deputeti në fjalë nuk i merr votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit”, tha kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të ri, Dimal Basha.

Seanca e së enjtes u ndërpre pas dështimit të Rashiqit. Pas kësaj, Lista Serbe njoftoi përsëri se Sllavko Simiq mbetet propozimi i tyre e se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit serb.

“Dua t’iu njoftoj se Lista Serbe do të parashtrojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese sepse na janë shkelur të drejtat. Shfrytëzoj rastin që t’i bëjë thirrje deputetëve të partive të tjera shqiptare dhe të komuniteteve të tjera jo-shumicë që të mos votojnë vendime kundër-kushtetuese”, tha Igor Simiq, deputet i Listës Serbe.

Partitë shqiptare në anën tjetër vazhdojnë me akuzat ndaj njëra-tjetrës. Partia Demokratike e Kosovës thotë se nuk do votojë për një proces antikushtetues e se Lëvizja Vetëvendosje qëllimshëm po e vazhdon bllokadën.

“Pse e mbylli te Nenadi, pse se mbylli te një tjetër?! Pse nuk e provoi edhe një herë, pra është një skenar, një skenar që fatkeqësisht është shumë i dukshëm e jokushtetues”, u shpreh Memli Krasniqi, deputet i PDK-së.

Lëvizja Vetëvendosje në anën tjetër ka akuza për opozitën për mosvotimin e Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit.

“Për neve është e domosdoshme të përmbyllet konstituimi dhe nuk e kuptojmë se cili është qëllimi apo synimi i deputetëve të opozitës ku një pjesë abstenon siç janë deputetët e PDK-së dhe AAK-NISMA dhe një pjesë nuk voton, siç janë deputetët e LDK-së. Nëse jo Nenad Rashiq, kush duhet të jetë nënkryetari i pestë që duhet të jetë nga komuniteti serb?!”, tha Hekuran Murati, deputet i LVV.

Pas zgjedhjes së kryetarit, Dimal Bashës dhe nënkryetarëve shqiptarë dhe një nënkryetari nga komunitetet, Kuvendi ka hasur në një bllokadë tjetër që e pengon konstituimin, proces që ka nisur nga 15 prilli.

Plani i ri i Trump për trazirat në vend, Washington Post: Presidenti do krijojë një Task Forcë të veçantë reagimi

Administrata Trump po shqyrton planet për të krijuar një “Forcë të Reagimit të Shpejtë për Trazirat Vendase”, e përbërë nga qindra ushtarë të Gardës Kombëtare dhe e ngarkuar me vendosjen e shpejtë në qytetet amerikane që përballen me protesta ose trazira, sipas një raporti në Washington Post sot, duke cituar dokumente të brendshme të Pentagonit.

Dje, Trump njoftoi se kishte urdhëruar marrjen federale të kontrollit të forcës policore të Uashingtonit dhe vendosjen e 800 anëtarëve të armatosur të Gardës Kombëtare me fuqi arrestimi, nëse është e nevojshme, me qëllim që  të adresojë shkallën e lartë të krimit në kryeqytetin e SHBA-së.

Gjatë fundjavës, ai kishte dërguar përforcime federale në rrugë dhe kishte bërë thirrje që adoleshentët nga mosha 14 vjeç të gjykoheshin si të rritur, duke e paraqitur kryeqytetin amerikan si një qytet të rrënuar nga bandat e dhunshme të të rinjve.

 

Arrestimi i punonjësve të IMT nga SPAK! Policia del ne deklaratë zyrtare

Pronari i një objekti në zonën e Kombinatit i kallëzoi në polici 4 punonjësit e IMT-së, se i vajtën në biznesin e tij, ku konstatuan një tendë që përdorej për lokalin e vendosur brenda oborrit të banesës. Pas konstatimit, e kanë njoftuar se do të prishet pasi është pa leje.

Pasi largohen, njëri prej tyre kthehet pas disa minutash dhe takon pronarin (kallëzuesin) duke i thënë se i ofron marrëveshje që në këmbim të 1000 eurove, nuk do ia prishnin tendën. Ky i fundit menjëherë kallëzoi në polici, ku kjo e fundit mori autorizim nga SPAK për përgjime e vëzhgime ambientale si dhe simulim të dhënies së parave (dorëzimi i kontrolluar).

Njoftimi zyrtare i Policisë së Shtetit:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hapësira publike“, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në drejtimin e SPAK-ut.

Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin për Policinë Kriminale, në Policinë e Shtetit, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një procedimi të regjistruar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funskione publike“ dhe “Shpërdorimi i detyrës“, të kryera në bashkëpunim, finalizoi operacionin e koduar “Hapësira publike“.

Në kuadër të këtij operacioni:

-u arrestua në flagrancë shtetasi G. F., 33 vjeç, punonjës i IMT, bashkia Tiranë;

-nisi procedimi penal për shtetasit E. Ç., 48 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i IMT, bashkia Tiranë; A. E., 26 vjeç, banues në Tiranë, menaxher i një lokali në Tiranë;

-u shpall në kërkim shtetasi K. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë, inspektor i IMT, bashkia Tiranë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë kontrolleve në subjekte (lokale), për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, iu kanë kërkuar para pronarëve të subjekteve, që të mos i hiqnin çadrat/tendat që zinin hapësirat publike përreth subjekteve.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3000 euro dhe 27 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga korrupsioni aktiv i punonjësve të IMT, një automjet tip “Audi A6“ si dhe 4 celularë.

Punohet për kapjen e shtetasit K. Zh. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjme.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

 

Shuma e parave është vendosur në dispozicion nga policia, e cila ia ka dhënë kallëzuesit t’ua jepte. Gjatë kësaj kohe, kur shuma e parave iu dorëzua njërit prej punonjësve të IMT, përkatësisht Klajdi Zhillës, 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali në afërsi të objektit në pronësi të Mark Frrokut që nuk ka qenë objekt hetimi por rastësor.

Drejt kësaj adrese Zhilla u largua me një automjet tip “Audi”. Brenda këtij lokali kanë mbërritur punonjësit e policisë ku brenda mes të tjerëve ndodhej Geraldo Fuçia. Punonjësit e IMT kanë kuptuar prezencën e policisë dhe kanë lënë paratë në banakun e lokalit, Klajdi Zhilla arriti të largohej ndërsa 3 të tjerët u ndaluan.

Nga 3 të ndaluarit, vetëm Geraldo Fuçia mbahet në arrest ndërsa u shpall në kërkim Klajdi Zhilla, pasi për dy të tjerët nuk u gjetën prova. Policia sekuestroi paratë që u gjetën në banakun e lokalit, të cilat konvenonin me numrat serial të monedhave që policia i dha kallëzuesit.

Policia e Shtetit nis hetimet për ‘firmën piramidale’ online TXEX

 

Drejtoria e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ka nisur hetimet për firmat piramidale online “TXEX” që duket se kanë marrë aktivitet të shtuar kohët e fundit, duke mashtruar qytetarët për të investuar.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se po hetohet një skemë e dyshimtë investimesh piramidale nëpërmjet platformave online, që kërkon të zhvasë qytetarët.

Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e asnjë mashtrimi online për të investuar para.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit po vijojnë intensivisht veprimet hetimore dhe operacionale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga qytetarët.

Në këtë kuadër, ju informojmë se Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, bazuar në informacionet e siguruara, ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin aplikimet ose përfshirjen në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.

Për çdo dyshim apo informacion që mund të ndihmojë hetimin, ju inkurajojmë të kontaktoni menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, konkretisht ato të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, si dhe të sektorëve përkatës në çdo DVP.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas që bashkëpunonin për shitjen e dozave të Kokainës dhe Cannabisit

Tiranë/Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, një rast i shitjes së lëndës narkotike, në doza.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas që bashkëpunonin për shitjen e dozave të Kokainës dhe Cannabisit.

Sekuestrohen sasi/doza Kokaine dhe Cannabisi, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 pistoleta sportive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e këtij rasti dhe vënien e autorëve në pranga.

Si rezultat, u kapën në flagrancë në rrugën “Mahmut Bobrati” dhe u arrestuan shtetasit:
-E. F., 43 vjeç dhe I. K., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtyre dy shtetasve, sasi dhe doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 pistoleta sportive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin në doza në një ambient në përdorim nga shtetasi E. F. dhe më pas i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Pranuan dështimin e inceneratorëve”, Tabaku: Pas 430 milionë eurosh për to, qeveria rikthehet te landfilli

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas konferencës së qeverisë për menaxhimin e mbetjeve, ku kryeministri Rama dhe ministrja e Turizmit prezantuan si zgjidhje ndërtimin e landfill-eve.

Tabaku e cilësoi këtë një pranim të hapur të dështimit të modelit të inceneratorëve, për të cilët janë paguar rreth 430 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk funksionon.

Sipas saj, landfilli ishte propozimi që Partia Demokratike kishte dhënë që para 12 vitesh, me studime dhe fonde të parashikuara në buxhet, dhe që është përsëritur vazhdimisht edhe në opozitë. “Edhe Bashkimi Europian në progres-raport, edhe KLSH në audit, edhe Komisioni Hetimor i inceneratorëve e kanë konsideruar këtë alternativë si më të drejtën,” theksoi Tabaku.

 

Deputetja akuzoi qeverinë se ndërsa sot pranon se duhet rikthyer tek landfilli, vazhdon të paguajë kontratat e inceneratorëve nga taksat e qytetarëve dhe e ka shndërruar çështjen e mbetjeve në një nga aferat më të mëdha financiare të vendit.

 

Rama kritika një tjetër gjyqtari: S’lejoi çlirimin e pallateve nga ngrehina pa leje prej xhami, s’e pa të udhës të jetë në anën e komunitetit të zënë kurth

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika për një tjetër gjyqtar, për të cilin thotë se nuk ka lejuar heqjen e një ndërtimi pa leje që ka bllokuar një kalim mes dy pallateve.

Kreu i qeverisë thotë se gjykatësi në fjalë nuki ka qëndruar në anën e komunitetit të ‘zënë kurth’ nga ndërtimi pa leje.

“Gjykatësi Ligoraq vendosi në pak minuta pa praninë e palëve, që të mos hapet kalimi i mbyllur nga kjo ngrehinë pa leje me kupolë xhami mes dy pallateve, nën të cilën shtrihet një dyqan ku bëhet tregti në kurriz të komunitetit. 
Gjykatësi Ligoraq nuk e ka parë të udhës që të mbajë anën e komunitetit të zënë në kurth nga ky ndërtim pa leje dhe me siguri as nuk e ka menduar që mos o Zot, në rast zjarri ky dyqan kthehet në barrikadë vrastare, e pakapërcyeshme edhe për banorët edhe për zjarrfikësit.
Gjykatësi Ligoraq i bashkohet kësisoj prokurores Gjeli, gjykatësve Balliu e Demiri, në dosjen që Ministria e Drejtësisë do t’i përcjellë organeve të kontrollit e të vetëqeverisjes së gjyqësorit, ndërkohë që ne do të kërkojmë që ankimimeve në këto organe t’u bashkohen edhe qytetarët e dëmtuar nga këto masa sigurie absurde, në dëm të komunitetit, mjedisit dhe rendit ligjor.
Post Scriptum. Atyre që komentojnë apo bëjnë deklarata publike për gjasme presion nga ana ime mbi gjyqësorin, u them se për të mbrojtur interesin publik, të drejtën e komunitetit dhe të drejtat e liritë e njerëzve nga shpërdoruesit e detyrës në radhët e gjyqësorit, ne as do të heshtim më, as do të ndalemi së adresuari rastet e shpërdorimit në organet përkatëse të cilat Kushtetuta e ligji i ngarkojnë edhe me mbrojtjen e interesave të popullit e të shtetit, nga prokurorë e gjykatës të paaftë, të papërgjegjshëm, të dyja bashkë apo edhe më keq, pa atdhe fare.
Por askush të mos ngatërrojë qëndrimin ndaj këtyre individëve, me qëndrimin tonë të palëkundur në mbështetje të drejtësisë dhe institucioneve të saj, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirive e të drejtave të njerëzve,” shkruan Rama.

Berisha i bën thirrje FBI-së dhe Kongresit amerikan: Hetoni veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri! Rama me ish-bashkëshorten dhe bashkëshorten janë pasuruar me milionat e tij

Unë jam sot këtu për të denoncuar para shqiptarëve të gjithë veprimtarinë antishqiptare, antidemokratike të Xhorxh Sorosit me veglën e tij Edi Rama në Shqipëri.
Por theksoj se Edi Rama me ish-bashkëshorten dhe bashkëshorten aktuale, janë pasuruar me miliona e miliona nga paratë ilegale të Xhorxh Sorosit në Shqipëri.
Thirrja ime për qeverinë e SHBA dhe kongresin e SHBA, thirrja ime për FBI-në, të shtrijnë hetimet e tyre për Xhorxhin dhe të birin edhe në Shqipëri gjatë 20 viteve dhe do gjejnë se si ata përdorën çdo lloj influence kundër një force politike në favor të ekstremit të majtë të Edi Ramës, bashkëshortes së tij dhe ish-bashkëshortes së tij, të gjitha drejtuese kryesore në fondacionin Soros, të ushqyera me miliona nga ky fondacion.
Të hetojnë politikën e jashtme të Xhorxh Sorosit, e cila në mënyrë absolute përputhej me Beogradin dhe binte ndesh me interesat e shqiptarëve, me politikën e ndjekur zyrtare të SHBA gjer në atë kohë, por dhe me politikën e ndjekur nga presidenti Donald Trump në mandatin e parë.
Iu bëj thirrje që duke përdorur aktin RICO, të hetojnë çdo veprim të Xhorxh Sorosit në të ashtuquajturën reformë kushtetuese dhe të drejtësisë, me të cilën kanë garantuar sot një pushtet që kontrollon mbi 95 përqind të çdo gjëje në këtë vend.
Praktikisht pothuajse një monizëm të plotë.

Tentoi të fuste kanabis në Shqipëri, arrestohet në Morinë 32-vjeçari kosovar

Policia Kufitare e Morinës ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Kosova, i cili tentoi të kalonte kufirin me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit, policia gjeti në çantën e tij një sasi lënde narkotike e llojit Kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, një automjetin tip “BMË”. Gjatë kontrollit, pasagjerit në automjet, shtetasit B. S., shërbimet e Policisë i gjetën në çantë me një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve””, njofton policia.

Berisha: Akuzat e Trump ndaj Sorosit janë një akt historik! Ai dhe i biri ndihmuan Edi Ramën për të ngritur narkoshtetin monist në Shqipëri

Në një akt historik, presidenti i SHBA, akuzoi dje bazuar në aktin ligjor të RICO-s, Xhorxh Sorosin dhe djalin e tij, ekstremist të majtë, Aleksis Soros si organizatë kriminale që kanë ushtruar një veprimtari intensive kundër rendit dhe sigurisë së SHBA.
Xhorxh Sorosi dhe i biri i tij janë sot mbështetja kryesore e grupeve kryesore dhe ideologjisë marksiste dhe post-marksiste në SHBA dhe në botë.
Unë vij sot edhe për të rikujtuar se 8 vite më parë e kam shpallur Sorosin një monstër të njerëzimit.
I kam kërkuar publikisht Senatit dhe Kongresit të SHBA që të ndalojnë me ligj veprimtarinë e tij kriminale, antidemokratike jashtë SHBA.
Të njëjtën kërkesë i kam paraqitur publikisht edhe Parlamentit Europian.
Për Shqipërinë, e kam konsideruar dhe e konsideroj atë një armik të egër të demokracisë shqiptare.
E vërteta është se po në këtë fjalë publike, unë kërkova shpalljen e tij non-grata.
Gjatë këtyre viteve ai përdori të gjithë fuqinë e tij politike, monetare kundër demokracisë në Shqipëri, në mbështetje të një organizate kriminale që kryesohet nga Edi Rama.
Por rikujtoj shqiptarët se Soros dhe i biri, pas Nju Jorkut, kryeqytetin e dytë më të rëndësishëm në botë kanë pasur Tiranën.
Në Tiranëm, ata, me investimet e tyre të pakufishme financiare, me lobimet e tyre kriminale, ata arritën të transformojnë rendin demokratik dhe Kushtetutën e vendit.
Për të konsoliduar pushtetin e krimit të Edi Ramës, Xhorxh Soros, fondacioni i tij dhe i biri i tij, u angazhuan në të ashtuquajturat reforma që kishin vetëm një qëllim: monizmin dhe narkoshtetin në Shqipëri.
Ata ndikuan shumë në administratën e Xho Bajden, por ndikuan edhe në kancelari të tjera.
Ata u bënë mbështetje kryesore e dhunimit të zgjedhjeve dhe pranimit të zgjedhjeve të dhunuara pa u numëruar ende votat siç ishte rasti i vitit 2021.
Ata u bënë mburojë e kanabizimit të plotë të vendit dhe më vonë hapjes së karteleve të drogës, më të fuqishme në Europë.
Shtoj këtu se ai dyshim i madh që ekziston për udhëtimet me çarter të Edi Ramës, 140 udhëtime në 2 vite, për të cilat ka indicie se janë transportuar para dhe drogë me valixhe diplomatike, dyshime shumë serioze ngrihen mbi vizitat 2-3 javore të viteve të fundit në Shqipëri të Aleksandër Sorosit.
Se cili ka qenë motivi i tyre, por këto vizita me avion në dispozicion dhe fluturime, kanë pa asnjë diskutim dyshime të mëdha.

Certifikohen zgjedhjet parlamentare të 11 majit

Komisioni Rregullator miraton në parim me 3 vota pro dhe dy kundër rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

PS me 83 mandate, PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 50 mandate, PSD me 3 mandate, Mundësia me 2 mandate, Lëvizja Bashkë me 1 mandat dhe Shqipëria Bëhet me 1 mandat.

Pas miratimit të rezultatit zgjedhor, do të jetë presidenti Bajram Begaj, i cili do të dekretojë fillimin e legjislaturës së 11-të brenda 10 ditëve nga përfundimi i Kuvendit të vjetër. Pritet mbledhja e parë të Kuvendit të ri, e cila do të shënojë edhe fillimin zyrtar të legjislaturës së re për katër vitet e ardhshme.

Spiropali në veprimtarinë e Autoritetit të Dosjeve mbi të zhdukurit gjatë diktaturës në kufirin e Shkodrës

Kujtesa ndriçon të vërtetën dhe ndihmon ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme dhe të drejtë.

Kryetarja Kuvendit Elisa Spiropali mbajti një fjalë përshëndetëse në Simpoziumin shkencor “Kufiri i shpresës dhe i vdekjes 1944-1991 – Shkodra përballë të kaluarës”, organizuar sot nga Autoriteti i Dosjeve në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Në këtë veprimtari merrnin pjesë ish-të përndjekur nga rregjimi komunist dhe familjarë e përfaqësues të tyre, Ambasadori i Bashkimit Europian, z. Silvio Gonzato, Ambasadori i OSBE, z. Michel Tarran, deputetja znj. Greta Bardeli, Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof. Tonin Gjuraj, studjues, përfaqësues të qeverisjes vendore, komuniteteve fetare, shoqërisë civile, etj.

 

Më poshtë fjala e plotë e znj. Elisa Spiropali

“Të nderuar familjarë të viktimave të regjimit komunist,

E nderuar zonja Sula, Kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,

Të nderuar përfaqësues të lartë të institucioneve fetare dhe vendorë,

Të nderuar ambasadorë,

Të nderuar akademikë, studentë, qytetarë të Shkodrës,

Të ftuar, miq,

Faleminderit për praninë dhe për ftesën për të marrë pjesë në këtë simpozium përkujtimor e reflektues.

Sot, në këtë qytet me një histori të veçantë të dhimbjes, qëndresës dhe dinjitetit, ndalemi për të kujtuar ata që mungojnë — njerëz të zhdukur gjatë një periudhe të errët të historisë sonë, e cila vazhdon të kërkojë qartësi, drejtësi dhe përgjegjësi.

Me datën 30 gusht, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, një datë që për vendin tonë nuk është vetëm një moment kalendarik, por një thirrje për kujtesë dhe ndërgjegjësim.

Qyteterimi bashkëkohor kujton ata shpirtra të pafundem njerëzish e fatesh të thyera njerëzore në të gjithë botën, për të cilët nuk dihet asgjë.

Askund tjetër më tepër se në Shkodër nuk mund të kishte kuptim kjo ceremoni , në këtë komunitet të qëndresës antikomuniste, e cili vuajti si asnjë qytet tjetër në Shqipëri, hakmarrjen e regjimit ndaj kundërshtarëve të tij.
Ishte një vuajtje të cilen vatra e Barletit e Bushatlinjeve e Fishtes e perballoi me madheshti, një madheshti tragjike, kujtim i cili ve brezat perballe nje prove morale.

Në mënyrë të veçantë, Shkodra është vendi ku kjo thirrje tingëllon më fort — një qytet që u bë simbol i përndjekjes, por edhe i rezistencës, i vuajtjes, por edhe i identitetit të papërkulur qytetar dhe kulturor.

Në këtë qytet të mrekullueshëm me det e male përreth, me lumenj e liqen, si askund tjetër dhe me një kështjellë mbi krye, janë luajtur me qindra drama njerëzore. Klerikë të arrestuar dhe të pushkatuar me varr të humbur, intelektualë dhe puntorë, të rinj e të reja të vrarë në kufi, janë viktimat që kërkojnë e meritojnë respekt, kujtesë dhe drejtësi.

Kjo ceremoni homazh është së pari një pershpirtje, një refleksion, një ndalesë për të kujtuar njerzit e lirë, kurajon perballe tiranise, nje akt më shumë në favor të kujtesës, dhe një apel për të bërë drejtësi. Nuk është kurr vonë per të bërë drejtesi një domosdoshmeri për ndergjegjen tonë të perbashket!

Në fakt, akt drejtësie është dhe respekti ynë i thellë, pengu i gjithë shoqërisë për çfarë ka ndodhur dhe bindja se makthe të tilla kombëtare nuk do të përsëriten më kurrë.

Edhe ndaj harreses duhet qendrese po kaq e forte, kjo perpjekje sa etike po aq duhet te jete edhe kulturore, pjese e çdo antologjie historike, shkollore e sociale.

Midis viteve 1944 dhe 1991, mijëra shqiptarë u zhdukën pa gjurmë, u burgosën, u pushkatuan apo u zhytën në errësirën e një sistemi që përjashtoi lirinë dhe individin dhe mbylli qytetarët e vet në një izolim të pashembullt.

Kufiri i Shqipërisë, në vend që të ishte një mundësi lidhjeje, bashkimi e komunikimi ne botën, merrte jetët e shqiptarëve që dëshironin të jetonin në liri.

Kufiri i Shkodrës, qyteti dhe fshatrat e saj, janë ndër dëshmitë më të rënda të tiranisë komuniste.

Mungesa e të dhënave të plota, fshehja e varreve, mohimi i të drejtës për të ditur, e shtuan tragjedinë dhe e shtrinë atë përtej jetëve të humbura — në një plagë që sot është ende e hapur në ndërgjegjen kombëtare.

Ky simpozium nuk është thjesht një nderim për viktimat, por një akt përballjeje me të shkuarën. Një akt që i takon të gjithë shoqërisë, pa dallime dhe pa qëllime politike apo ideologjike. Pa këtë përballje, pa këtë ndërgjegjësim të përbashkët, nuk mund të ndërtojmë një shoqëri të shëndetshme dhe të drejtë.

Në këtë proces, kultura e kujtesës luan një rol themelor. Kujtesa nuk është vetëm një detyrim moral, por një nevojë shoqërore. Ajo është pjesë e emancipimit tonë dhe e integritetit tonë historik. Të kujtosh do të thotë të kuptosh, dhe të kuptosh do të thotë të mos harrosh — për të mos përsëritur gabimet.

Në këtë kuptim, është detyrë e institucioneve demokratike, përfshirë Kuvendin e Shqipërisë, që të garantojnë mbështetjen për punën e institucioneve si Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Komisioni për gjetjen e të zhdukurve. Ne kemi detyrimin të forcojmë kuadrin ligjor dhe mbikëqyrës për të mundësuar një qasje më të thellë dhe transparente ndaj së kaluarës.

Kërkimi për drejtësi nuk është hakmarrje, por përpjekje për të rikthyer dinjitetin e mohuar. Asnjë shoqëri nuk mund të ecë përpara në mënyrë të qëndrueshme pa e ndriçuar të shkuarën e saj. Demokracia nuk përmbushet pa ndëshkimin e krimeve dhe pa njohjen e viktimave.

Sot, përballë nesh qëndron ende sfida për të shëruar plagët e hapura — me maturi, me urtësi dhe me përkushtim. Ka nëna që nuk e mësuan kurrë fatin e birit; ka fëmijë që nuk panë kurrë figurën e atit; ka vëllezër e motra që jetuan me mungesën si pjesë të përditshmërisë së tyre. Kjo nuk është vetëm një çështje private e disa familjeve — është një plagë kolektive, që kërkon përgjigje publike.

Në këtë përkujtim, nuk mund të mos përmendim edhe shqiptarët e zhdukur gjatë luftës së Kosovës — një tjetër plagë kombëtare, që ndan me ne të njëjtën dramë njerëzore, të njëjtën heshtje që duhet thyer.

Ndaj, le të bëjmë çmos që kujtesa të mos jetë thjesht një akt simbolik, por pjesë e arsimit, e historisë, e kulturës sonë. Le të mësojmë të flasim për të kaluarën me përgjegjësi, jo për të ndarë, por për të kuptuar. Jo për të manipuluar, por për të ndërtuar. Jo per kredo politike, por per nje politike te moralshme.

Le të kujtojmë sot, në mënyrë të veçantë, fjalët e At Zef Pllumit, i cili shkroi “Rrno për me tregue” jo për të dënuar të tjerët, por për të dhënë dëshmi, për të hapur rrugë drejt së vërtetës dhe drejt ndërtimit të një shoqërie më të drejtë. Është një shembull i rrallë i filozofisë së kujtesës si instrument human, përballë errësirës së mohimit dhe frikës.

Në mbyllje, më lejoni të përsëris: Shqipëria nuk mund të ketë një të ardhme të ndriçuar pa reflektuar me ndershmëri mbi të shkuarën e saj. Ky nuk është një borxh vetëm ndaj atyre që nuk janë më, por edhe ndaj brezave që vijnë. E kaluara na përket të gjithëve — si histori, si kujtesë dhe si përgjegjësi.

Faleminderit!“

I dënuar në Itali për trafik droge, i sekuestrohet pasuria

Prokuroria Tiranë sekuestron 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete luksoze të shtetasit Kristian Koni, i cili rezulton i arrestuar për trafik droge në Itali. Disa prej pasurive figurojnë në emër të nënës së tij pensioniste.

“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.10, të datës 31.07.2025, rezultoi se ky shtetas dhe nëna e tij në pension, kanë veprimtari me origjinë kriminale që lidhet me shtetasin K.K. dhe historikun e tij të mëparshëm kriminal. Ai rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012. Po ashtu, u dokumentua përdorimi i disa identiteteve të ndryshme, si dhe transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara të personave përkatës”, tha Prokuroria e Tiranës.

Në total janë vendosur masa sekuestroje preventive mbi 18 pasuri të paluajtshme, dy automjete luksoze të llojit Range Rover dhe Smart, të regjistruara me targa karakteristike, si dhe llogaritë bankare të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në këtë hetim. Pasuritë përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt etj.

Sekuestrot janë vendosur me qëllim parandalimin e tjetërsimit ose përdorimit të këtyre pasurive për qëllime kriminale dhe garantimin e ekzekutimit të vendimeve të mundshme gjyqësore mbi konfiskimin e tyre.

Shuhet në moshën 66-vjeçare, aktori Naun Shundi

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori i njohur, Naun Shundi. Aktori nuk e mundi dot betejën me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej pak kohësh, e cila e shkëputi nga puna në teatër.

Aktori u dërgua për trajtim të specializuar në një spital në Francë, por kostot e larta financiare detyruan familjarët të kërkonin ndihmë.

Më pas ai u rikthye në Shqipëri, ku vijoi trajtimin mjekësor në QSUT, shpenzimet e së cilës u mbuluan nga ministria e Shëndetësisë, siç edhe njoftoi më herët.

Rama: “Mjedisi, kapitulli më sfidues për anëtarësimin në BE”

Qeveria ka gati një projektligj për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Kryeministri Edi Rama tha se ky është kapitulli më sfidues në rrugën drejt BE.

Parashikohet që të ngrihet një Operator kombëtar për trajtimin e Mbetjeve.

“Duke nisur nga Bashkia e Lezhës që vazhdon të prijë me forcën e shembullit në pastërti, duke vazhduar me Shkodrën, Durrësin, Himarën dhe më tutje, gjërat kanë shkuar më mirë se sa vitin e shkuar. ka një përmirësim inkurajues. Problem mbetet mungesa e uniformitetit, sepse ka përgjatë vijës bregdetare disa zona problematike dhe ne ndërkohë duhet të vazhdojmë me ritëm sa i përket reformave dhe masave ligjore edhe në funksion të ambicies dhe të objektivit prioritar, kombëtar, për anëtarësimin në BE në fund të kësaj dekade.

Me Himarën e më tutje gjërat kanë shkuar më mirë sesa vitin e shkuar. Ka një përmirësim inkurajues. Në duhet të vazhdojmë me një ritëm ende më të lartë sa i përket reformave dhe masave ligjore në funksion të objektivit prioritar, kombëtar për anëtarësimin në BE në fund të kësaj dekade.

Dëshiroj që të gjithë pa përjashtim, në të gjitha nivelet dhe territorin që kanë një funksion publik, si të zgjedhur apo si nëpunës të shtetit të lidhur me të gjitha çështjet e mjedisit të vetëgjyqësohen se ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe rrugës për në BE.”, u shpreh Rama.

Rama paralajmëron masa për varrezat e makinave: ‘Jemi në situatë primitive’

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për varrezat e makinave, teksa tha se jemi i vetmi vend në Evropë që i kemi të ligjëruara pa ligj.

“Tjetra është sfida e përafrimit me direktivat e BE dhe ky ligj i ri merr përsipër të bëjë këtë gjë, të përafrojë direktivat e BE 100% me legjislacionin shqiptar. Nëse në pastrim kemi bërë përparime të dukshme, nëse në mbajtjen pastër të vendit e plazheve sidomos gjatë sezonit kemi bërë përparime dhe në trajtimin e mbetjeve kemi bërë përparime domethënëse , jemi në një situatë tërësisht primitive në raport me ndarjen në burim të mbetjeve, me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve ku përfshihen letra, qelqi, automjeti. Jemi besoj i vetmi vend në Evropë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera. Ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për zhkuljen e të gjithë këtyrë varrezave dhe jemi vend që s’ka akoma detyrim për prodhuëesit, shpërndarësit e importuesit me këtë që thashë, për trajtimin dhe cfarë ndodh me gjithë këto materiale kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, pajisje elektrike apo si automjete. Për këtë kemi një ligj që do të kalojë në kuvend brenda këtij viti.”

Rama njofton krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve: Në dispozicion të të gjithë republikës, bashkitë do jenë kliente

Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve.

“Dëshiroj që të gjithë pa përjashtim, në të gjitha nivelet dhe territorin që kanë një funksion publik si të zgjedhur apo nënpunës të lidhur me çështjet e mjedisit të vetëdijësohen se ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në BE. E them me keqardhje që ndërkohë që kemi vëënë re një përmirësim të mëtejshem të gjithë proceseve të pastrimit, nuk vëmë re asnjë vetëdijësim më domethënës nga ana e qytetarëve në raport me mbajtjen pastër të territorit dhe nuk vëë re përmirësime domethënëse as në trajtimin e mbetjeve. Në këto kushte, duke marrë parasysh edhe vështirësitë, duke parë edhe vendet e tjera, ne do të çojmë përpara një paketë të re reformash e masash, të cilat ministrja do t’i shpjegojë më në detaje por dua të them se së pari, është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetejeve, ku kemi parashikuar krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve. Një agjenci e re e cila do të jetë në dispozicion të të gjithë republikës, të pushtetit vendor, qytetarëve, të këtij misioni për në BE, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Nuk do të jetë më proces i administruar nga bashkitë, por nga ky operator kombëtar në bashkëpunim me të gjitha hallkat e tjera të qeverisjes dhe në raport me te cilin, bashkitë do të jenë klientë, njësoj siç janë në operatorët e tjerë”

❌