❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ti ishe për mua

Poezi nga Ismail Kadare

Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja
Troja qĂ« unĂ« dot s’e pushtoja.
Ti ishe për mua e pakuptueshme,
MĂ« e pakuptueshme se mbishkrimet etruske.

Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra
T’i pĂ«rqafoja flokĂ«t e dendura.
Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja
Se gjithë grekët kur ra Troja.

VetĂ«m nĂ« Ă«ndrra m’ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske./KultPlus.com

INSTAT: Vizitorët e huaj u rritën me 6,2% në gjashtëmujorin e parë

Shqipëria regjistroi 9 166 350 hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ose 6,6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë periudhës janar-qershor në vend hynë 5 059 069 shtetas të huaj, duke shënuar një rritje prej 6,2%, ndërsa hyrjet e shtetasve shqiptarë arritën në 4 107 281, me një rritje prej 7,1%.

Vetëm gjatë muajit qershor, në territor hynë 2 081 649 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ose 0,9% më shumë se në qershor 2025. Prej tyre, 1 346 279 ishin shtetas të huaj, me një rritje vjetore prej 1,3%, ndërsa 735 370 ishin shtetas shqiptarë.

INSTAT bën të ditur se gjatë qershorit nga Shqipëria dolën 2 008 987 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ose 4,7% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas rajoneve të origjinës, pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj vijon të vijë nga Evropa. Evropa Jugore përbën 66% të hyrjeve europiane, ndërsa Evropa Qendrore dhe Lindore zë 14%.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se 98% e shtetasve të huaj kanë hyrë në Shqipëri për qëllime personale, tregues që është rritur me 1,6% krahasuar me qershorin e vitit 2025. Ndërkohë, hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale kanë shënuar një rënie prej 17,7%./atsh/KultPlus.com

Miratohet përbërja e parë e Këshillit Kombëtar të Arteve

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar përbërja e parë e Këshillit Kombëtar të Arteve, një organ që synon të mbështesë zbatimin e reformës në sektorin e artit dhe kulturës.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, e cila theksoi se Këshilli do të përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme të artit dhe kulturës. Sipas saj, anëtarët do të kontribuojnë në hartimin e politikave kulturore dhe në zhvillimin e jetës artistike në vend.

Bogujevci e cilësoi këtë vendim si një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi kulturor më profesional, më transparent dhe më gjithëpërfshirës, në shërbim të artistëve, institucioneve kulturore dhe qytetarëve./KultPlus.com

Kanioni i Kirit, peizazhe përrallore dhe ujëra të kristaltë

Kanioni i Kirit, vetëm 13 kilometra larg Shkodrës është një nga mrekullitë natyrore më të bukura të qytetit në veri të vendit.

Rreth 8 kilometra i gjatë, ky kanion fillon nga Ura e Shenjtë dhe përfundon në Prekal, ndërsa përgjatë tij gjenden shkëmbinj të mëdhenj, vaska natyrore, pellgje me ujë të kristalë dhe gjire.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kanioni i Kirit, që tashmë është kthyer në një destinacion të preferuar për turistë të shumtë vendas, dhe të huaj.

Me relievin e veçantë, luginën piktoreske dhe ujërat e kthjellëta që gjarpërojnë mes shkëmbinjve, kanionet e Kirit përfaqësojnë një atraksion natyror që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve.

Ndërthurja harmonike e maleve, gjelbërimit dhe ujit krijon një peizazh unik, duke e kthyer zonën në një destinacion të preferuar për adhuruesit e natyrës dhe turizmit të aventurës.

Për të gjithë ata që janë në kërkim të një aventure mes ujit të kristaltë, natyrës së egër dhe pamjeve fantastike, kanioni i Kirit është destinacioni që nuk duhet humbur./atsh/KultPlus.com

Delmer Daves, regjisori amerikan që shënoi historinë e filmave western

Më 24 korrik 1904 lindi Delmer Daves, një nga skenaristët, regjisorët dhe producentët më të njohur të kinemasë amerikane, i cili la gjurmë të veçanta në zhanrin e filmave western.

I lindur në San Francisko, Daves u diplomua në Universitetin Stanford dhe karrierën në industrinë e filmit e nisi si aktor dhe skenarist. Më pas ai u përqendrua në regji, duke realizuar një sërë filmash që u vlerësuan nga kritika dhe publiku.

Ai u bĂ« veçanĂ«risht i njohur pĂ«r filmat “Broken Arrow” (1950), “The Last Wagon” (1956), “3:10 to Yuma” (1957) dhe “The Hanging Tree” (1959), tĂ« cilĂ«t konsiderohen ndĂ«r veprat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« zhanrit western.

Gjatë karrierës së tij, Daves punoi me emra të njohur të kinemasë si Humphrey Bogart, Gary Cooper, James Stewart, Glenn Ford dhe Richard Widmark, ndërsa kontribuoi edhe në afirmimin e aktorëve të rinj si Charles Bronson, Ernest Borgnine dhe George C. Scott.

Pas problemeve shĂ«ndetĂ«sore nĂ« fund tĂ« viteve 1950, ai iu pĂ«rkushtua realizimit tĂ« filmave tĂ« xhiruar kryesisht nĂ« studio. NjĂ« nga sukseset mĂ« tĂ« mĂ«dha komerciale tĂ« kĂ«saj periudhe ishte filmi “A Summer Place” (1959).

Delmer Daves u nda nga jeta më 17 gusht 1977, në moshën 73-vjeçare, duke mbetur një nga regjisorët më të vlerësuar të kinemasë klasike amerikane./KultPlus.com

Prezantohet “eArkiva”, platforma inteligjente pĂ«r menaxhimin elektronik tĂ« dokumenteve

Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Arkivave dhe Agjencia KombĂ«tare e ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit prezantuan sistemin “eArkiva”, njĂ« platformĂ« e zhvilluar nga AKSHI nĂ«n mbikĂ«qyrjen e DPA-sĂ«, pĂ«r menaxhimin dhe digjitalizimin e dokumentacionit zyrtar.

Përdoruesit e parë të këtij sistemi do të jenë ministritë dhe institucione të tjera shtetërore, ndërsa më tej, eArkiva do të funksionojë në gjithë administratën shtetërore. Ky sistem zhvillohet në kuadër të procesit të digjitalizimit të arkivave publike.

eArkiva u prezantua nga drejtori i përgjithshëm i DPA-së, Auron Rrokaj, dhe zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e AKSHI-t, Romina Kostani.

Rrokaj nënvizoi ndryshimet epokale në dhjetëvjeçarin e fundit, falë përkujdesjes së qeverisë shqiptare për punën me dokumentet, duke sjellë në rastin e eArkiva shembullin konkret të programit të Qeverisë, si një hap strategjik drejt digjitalizimit, shërbimeve elektronike dhe realizimit të vizionit të Shqipërisë pa letra.

Rrokaj e cilësoi sistemin eArkiva një produkt shumë cilësor dhe modern. Gjithashtu, bëri të ditur se projekti pilot do të nisë së shpejti në disa ministri, ndërsa nga janari 2027 procesi i digjitalizimit do të shtrihet në të gjithë administratën publike.

Në fjalën e saj, Romina Kostani, theksoi se digjitalizimi i arkivave nuk është thjesht kalimi i dokumenteve në format elektronik, por një transformim i mënyrës se si shteti administron informacionin. Ajo nënvizoi se, falë Inteligjencës Artificiale, dokumentet bëhen të kërkueshme, të analizueshme dhe të përdorshme për vendimmarrje më të shpejtë dhe më efikase.

eArkiva Ă«shtĂ« konceptuar si njĂ« zgjidhje e centralizuar, ajo Ă«shtĂ« njĂ« platformĂ« inteligjente pĂ«r menaxhimin elektronik tĂ« dokumenteve, qĂ« mbulon tĂ« gjithĂ« ciklin e tyre tĂ« jetĂ«s – nga skanimi dhe verifikimi deri te arkivimi afatgjatĂ« nĂ« formatin PDF/A.

Me integrimin e OCR dhe Inteligjencës Artificiale, sistemi automatizon përpunimin e dokumenteve, duke reduktuar ndjeshëm kohën, kostot dhe proceset manuale të administrimit, një nga objektivat kryesore të Qeverisë shqiptare në modernizimin e administratës publike dhe të shërbimeve të saj ndaj qytetarëve./atsh/KultPlus.com

Shqipëria prezanton progresin për trashëgiminë botërore në Sesionin e 48-të të Komitetit të UNESCO-s

Shqipëria mori pjesë në Sesionin e 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, zhvilluar në Busan, Republika e Koresë, ku prezantoi progresin e arritur në mbrojtjen dhe menaxhimin e pasurive të trashëgimisë botërore.

Në këtë forum, i cili mblodhi mbi 3 mijë delegatë dhe ekspertë nga 196 Shtete Palë të Konventës së Trashëgimisë Botërore, u diskutuan politikat dhe masat për ruajtjen e pasurive kulturore dhe natyrore me Vlerë Universale të Jashtëzakonshme.

Gjatë punimeve, delegacioni shqiptar prezantoi masat e ndërmarra për Parkun Kombëtar të Butrintit, ku Komiteti vlerësoi pozitivisht dokumentet teknike dhe strategjike, bashkëpunimin me komunitetin lokal dhe angazhimin për një menaxhim të qëndrueshëm sipas standardeve të UNESCO-s.

Vlerësim mori edhe puna për Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, me përparimin në Planin e Integruar të Menaxhimit, koordinimin institucional dhe masat për ruajtjen afatgjatë të këtyre pasurive.

Një tjetër çështje e rëndësishme ishte Rajoni i Liqenit të Ohrit, ku Shqipëria prezantoi masat për mbrojtjen e kësaj pasurie ndërkufitare, përfshirë shpalljen e Gadishullit të Linit si Ansambël Arkitektonik Urban, forcimin e kuadrit ligjor dhe bashkëpunimin me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe UNESCO-n.

Pjesëmarrja në këtë sesion, sipas Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, riafirmon angazhimin e vendit për zbatimin e standardeve të UNESCO-s, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore e natyrore për brezat e ardhshëm./atsh/KultPlus.com

Henrik Pontoppidan, shkrimtari danez qĂ« u nderua me Çmimin Nobel

MĂ« 24 korrik 1857 lindi Henrik Pontoppidan, njĂ« nga shkrimtarĂ«t mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m danezĂ« dhe fitues i Çmimit Nobel pĂ«r LetĂ«rsi.

I lindur në Fredericia të Danimarkës, Pontoppidan u bë i njohur për romanet, novelat dhe dramat e tij, në të cilat trajtoi problemet shoqërore, politike dhe fetare të kohës. Në veprat e tij ai pasqyroi konfliktin mes idealeve dhe realitetit të jetës së përditshme, duke u shquar për stilin realist dhe analizën e thellë të shoqërisë.

NĂ« vitin 1917, Henrik Pontoppidan u nderua me Çmimin Nobel pĂ«r LetĂ«rsi, tĂ« cilin e ndau me shkrimtarin danez Karl Adolph Gjellerup, si vlerĂ«sim pĂ«r kontributin e tij nĂ« letĂ«rsinĂ« botĂ«rore.

Pontoppidan u nda nga jeta më 21 gusht 1943, në Ordrup, pranë Kopenhagenit, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në letërsinë daneze dhe evropiane./KultPlus.com

Recetë e grisur

Shkruan: Sibel Halimi

Recetë lumturie.
Recetë bukurie.
Recetë pasurie.
Recetë suksesi.
Recetë dashurie.
Recetë rinie.
Recetë fame.
Recetë pushteti.
Recetë ndikimi.
Recetë qetësie.
Recetë vetëbesimi.
Recetë pavdekësie.

Receta.
Receta.
Receta

Bota është bërë
një libër gatimi,
ku çdo faqe premton
një jetë më të mirë
me pak ujë
dhe një lugë iluzion.

Mësojmë
si t’ia lyejmĂ« fytyrĂ«n ditĂ«s,
si ta lustrojmë suksesin,
si ta parfumojmë vetminë
derisa të marrë aromën
e lumturisë.

Gjithçka, thonë,
ka një formulë.

Edhe shpirti
paska një manual përdorimi.

Vetëm një faqe
është grisur
receta e njerëzisë.

Ndoshta
sepse njerëzia
nuk ruhet në kavanoza lavdie,
nuk fermentohet në fuqi egoje,
nuk ambalazhohet si markë
dhe nuk shitet
në raftet e kohës.

Prandaj
është bërë
mungesa më e madhe
e një bote
që di të prodhojë gjithçka,
përveç
dashurisë./KultPlus.com

Muzeu i Drishtit në Postribë, gati për vizitorët pas rikonstruksionit të plotë

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci informoi sot se Muzeu i Drishtit në Postribë është gati të presë vizitorë.

Muzeu i Drishtit iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë si edhe muzealizimit. Në një postim në rrjetet sociale, Beci e cilësoi këtë muze si, një prej dëshmive më të vyera të historisë së kësaj zone, që i jep jetë një hapësire që ruan, promovon dhe rrëfen trashëgiminë tonë kulturore.

“Muzeu i Drishtit Ă«shtĂ« njĂ« vlerĂ« pĂ«r komunitetin dhe identitetin e zonĂ«s, por edhe njĂ« destinacion i ri kulturor qĂ« pasuron ofertĂ«n historike e turistike tĂ« BashkisĂ« ShkodĂ«r, duke ftuar vizitorĂ«t tĂ« zbulojnĂ« njĂ« tjetĂ«r copĂ«z tĂ« historisĂ« sonĂ«â€, u shpreh kryebashkiaku Beci.

Muzeu gjendet në Kalanë e Drishtit, rreth 15 km nga qyteti i Shkodrës. Kjo është ndër të paktat kala në Shqipëri në të cilat ende banohet. Në një lartësi rreth 800 m mbi nivelin e detit, në ambientet e brendshme të saj ndodhen disa shtëpi banimi. Kalaja e Drishtit është ngritur në shekullin XIII si një fortesë bizantine dhe mban statusin Monument Kulture që prej 1948-s.

Gjendet në një distancë prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir, një tjetër monument kulture tepër i njohur dhe i frekuentuar. Si Kalaja e Drishtit ashtu dhe Ura e Mesit përfshihen në territorin e njësisë administrative të Postribës në Shkodër./atsh/KultPlus.com

Gjirokastra mirĂ«pret “FestĂ«n e KĂ«ngĂ«s”

Maratona artistike “Festa e KĂ«ngĂ«s” solli atmosferĂ« festive nĂ« GjirokastĂ«r.

Aktiviteti artistik u zhvillua nĂ« zemĂ«r tĂ« qendrĂ«s historike tĂ« qytetit, njĂ« prej pasurive mĂ« tĂ« çmuara tĂ« trashĂ«gimisĂ« kulturore shqiptare. Sheshi i Çerçizit u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« skenĂ« tĂ« madhe tĂ« muzikĂ«s popullore, ku qindra qytetarĂ« dhe vizitorĂ« ndoqĂ«n interpretimet e disa prej emrave mĂ« tĂ« njohur tĂ« skenĂ«s shqiptare.

“Festa e KĂ«ngĂ«s” mblodhi nĂ« GjirokastĂ«r kĂ«ngĂ«tarĂ«t: Irma dhe Eranda Libohova, Eli Fara, VaskĂ« Curi, Silva Gurabardhi, grupin “Ali Pasha”, e shumĂ« tĂ« tjerĂ«.

Programi artistik ndërthuri këngët e njohura të folklorit me krijime të reja, duke promovuar vlerat e muzikës shqiptare dhe duke krijuar një urë komunikimi mes artistëve të afirmuar dhe brezit të ri të këngëtarëve.

“Festa e KĂ«ngĂ«s” Ă«shtĂ« konceptuar si njĂ« maratonĂ« kombĂ«tare qĂ« synon tĂ« çojĂ« muzikĂ«n dhe artin pranĂ« publikut nĂ« qytete tĂ« ndryshme tĂ« vendit, duke promovuar trashĂ«giminĂ« kulturore, identitetin kombĂ«tar dhe turizmin kulturor gjatĂ« sezonit veror.

Përpara Gjirokastrës, aktiviteti u zhvillua në Elbasan, ndërkohë që do të vijojë në Maliq, Ersekë, Durrës, Kavajë, Lushnjë, Fier, Vlorë dhe Shkodër. Organizatorët synojnë jo vetëm të ofrojnë argëtim për publikun, por edhe të mbështesin ruajtjen dhe promovimin e muzikës popullore shqiptare, duke e sjellë atë në hapësira publike dhe qytete me histori e tradita të pasura kulturore./atsh/KultPlus.com

Media spanjolle: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime larg turizmit masiv

Riviera Shqiptare Ă«shtĂ« renditur mes destinacioneve mĂ« tĂ« preferuara tĂ« EvropĂ«s pĂ«r pushime verore, tĂ« cilat vlerĂ«sohen pĂ«r pĂ«rvojat autentike larg mbipopullimit turistik, shkruan Aine Diaz nĂ« median spanjolle “La Sexta”.

Artikulli thekson se, megjithëse Evropa përfshin disa nga destinacionet më të vizituara në botë, kontinenti ka ende vende që mbeten të paeksploruara, pavarësisht potencialit të tyre të madh turistik. 

Për turistët që dëshirojnë të shmangin fluksin e madh të vizitorëve dhe të zbulojnë vende të reja, media spanjolle rekomandon destinacione që ruajnë ende autenticitetin dhe vijojnë të surprizojnë vizitorët me bukuritë natyrore dhe kulturore.

Në këtë listë përfshihen Riviera Shqiptare, Gadishulli i Peljesacit në Kroaci, Bregdeti Slloven, Ishujt Azore në Portugali dhe Bregdeti Jurasik i Britanisë së Madhe, që vlerësohen si alternativa ideale për pushime verore, larg destinacioneve tradicionale të mbipopulluara.

Për Shqipërinë, artikulli thekson se bregdeti shqiptar është, ndoshta, destinacioni më autentik i Mesdheut gjatë sezonit veror. 

Sipas medias spanjolle, Shqipëria ka qenë për shumë vite një vend i izoluar, por pas hapjes së saj ndaj botës, gjithnjë e më shumë turistë kanë zbuluar potencialin e jashtëzakonshëm turistik të Rivierës Shqiptare.

Artikulli vlerĂ«son plazhet me ujĂ«ra tĂ« kristalta nĂ« ngjyrĂ« bruz – tĂ« cilat, janĂ« shumĂ« tĂ« ngjashme ne plazhet e ishujve grekĂ« – si dhe fshatrat karakteristikĂ« bregdetarĂ«, rrugĂ«t panoramike dhe gastronominĂ« vendase, e cilĂ«suar si njĂ« ndĂ«rthurje e traditĂ«s kulinare shqiptare me ndikime greke dhe kroate.

Një tjetër element që veçohet është raporti cilësi-çmim. 

Edhe pse çmimet kanë shënuar rritje vitet e fundit, ato mbeten ende dukshëm më të ulëta krahasuar me destinacionet fqinje, si Greqia dhe Kroacia./atsh/KultPlus.com

Coldplay Tribute me Shpat DedĂ«n – NjĂ« natĂ« ku Prishtina kĂ«ndoi nĂ« njĂ« zĂ«

Dilara Sollova

Ka artistĂ« qĂ« interpretojnĂ« kĂ«ngĂ«, e ka artistĂ« qĂ« krijojnĂ« pĂ«rjetime. NĂ« mbrĂ«mjen ‘Coldplay Tribute’, tĂ« konceptuar dhe organizuar nga vetĂ« Shpat Deda, publiku u mblodh pĂ«r tĂ« pĂ«rjetuar njĂ« mbrĂ«mje dedikuar kĂ«ngĂ«ve ndaj njĂ« prej grupeve mĂ« tĂ« dashura tĂ« muzikĂ«s alternative, Coldplay. NĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« hapur, nĂ«n qiellin e verĂ«s dhe mes njĂ« publiku qĂ« kishte ardhur me dĂ«shirĂ«n pĂ«r tĂ« kĂ«nduar, koncerti nuk u ndje si njĂ« performancĂ« klasike. Ai mori formĂ«n e njĂ« takimi mes njerĂ«zve qĂ« ndajnĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n dashuri pĂ«r muzikĂ«n. Nuk kishte rĂ«ndĂ«si mosha apo historia personale e secilit; pĂ«r disa orĂ«, tĂ« gjithĂ« u bashkuan nga kĂ«ngĂ«t e njĂ« grupi qĂ« ka shoqĂ«ruar breza tĂ« tĂ«rĂ«. NĂ« skenĂ« u ngjitĂ«n Shpat Deda nĂ« vokal dhe kitarĂ«, Visar Kuçi nĂ« bas kitarĂ«, Tomor Kuçi nĂ« kitarĂ« elektrike, Viola Rrecaj nĂ« tastierĂ« dhe Granit Havolli nĂ« tupana. Harmonia mes muzikantĂ«ve ishte e dukshme qĂ« nĂ« interpretimet e para, ndĂ«rsa secili prej tyre solli njĂ« pjesĂ« tĂ« identitetit tĂ« vet artistik pa e humbur frymĂ«n karakteristike tĂ« Coldplay.

MbrĂ«mja nisi me “Don’t Panic”, pĂ«r tĂ« vazhduar me “Politik”, “God Put a Smile Upon Your Face”, “High Speed”, “Clocks”, “In My Place”, “Trouble”, “Green Eyes”, “Spies”, “Shiver”, “Sparks”, “The Scientist”, ndĂ«rsa kulmi emocional erdhi me “Yellow”, kĂ«ngĂ« qĂ« u kĂ«ndua pothuajse nĂ« kor nga publiku. Nga ritmet energjike deri te baladat intime, repertori krijoi njĂ« atmosferĂ« qĂ« lĂ«vizte vazhdimisht mes nostalgjisĂ« dhe entuziazmit. NĂ« shumĂ« momente dukej sikur nuk kishte mĂ« ndarje mes skenĂ«s dhe publikut; zĂ«rat bashkoheshin nĂ« çdo refren, ndĂ«rsa duartrokitjet shoqĂ«ronin çdo interpretim.

Pas koncertit, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r KultPlus, Shpat Deda tregoi se ideja nuk lindi thjesht nga dĂ«shira pĂ«r tĂ« interpretuar kĂ«ngĂ«t e Coldplay, por nga nevoja pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« koncept tĂ« ri koncertesh verore nĂ« PrishtinĂ«, ku muzika tĂ« bĂ«hej arsye pĂ«r t’i bashkuar njerĂ«zit.

“JanĂ« disa arsye pse kam filluar kĂ«tĂ« seri. Ky Ă«shtĂ« koncerti i parĂ« i tribute-koncerteve. Tribute koncertet janĂ« mbrĂ«mje ku zgjedhim repertorin e njĂ« bendi tĂ« huaj dhe mundohemi ta interpretojmĂ« sa mĂ« besnikĂ«risht, ashtu siç Ă«shtĂ« krijuar fillimisht. DĂ«shira pĂ«r ta nisur kĂ«tĂ« projekt lindi muajin e kaluar, pikĂ«risht kĂ«tu, nĂ« tĂ« njĂ«jtin vend ku mbajta koncertin tim. M’u dha mundĂ«sia tĂ« organizoj evente tĂ« ndryshme nĂ« kĂ«tĂ« hapĂ«sirĂ«, gjetĂ«m njĂ« gjuhĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t dhe vendosĂ«m ta realizojmĂ« kĂ«tĂ« ide. JanĂ« tri arsye pse e kam nisur kĂ«tĂ« seri. E para, kam dashur tĂ« krijoj mbrĂ«mje ku njerĂ«zit tĂ« ndĂ«rtojnĂ« kujtime tĂ« bukura dhe tĂ« pĂ«rjetojnĂ« muzikĂ«n nĂ« natyrĂ«. TĂ« kenĂ« njĂ« arsye tĂ« marrin njĂ« shtrojĂ«, tĂ« ulen nĂ« bar, ta shijojnĂ« verĂ«n, motin e mirĂ« dhe ambientin. Kam dashur tĂ« krijoj njĂ« lloj tradite tĂ« kĂ«tyre eventeve pĂ«r njerĂ«zit e qytetit tim, PrishtinĂ«s. Arsyeja e dytĂ« Ă«shtĂ« se kjo mĂ« mundĂ«son tĂ« bĂ«j muzikĂ« me sa mĂ« shumĂ« muzikantĂ« tĂ« skenĂ«s sonĂ«. Çdo event do tĂ« ketĂ« njĂ« pĂ«rbĂ«rje tjetĂ«r tĂ« bendit, kĂ«shtu qĂ« kam dashur t’i krijoj vetes hapĂ«sirĂ« pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar me mĂ« shumĂ« artistĂ« dhe pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« mĂ« shumĂ« muzikĂ« sĂ« bashku. Ky Ă«shtĂ« koncerti i parĂ« dhe gjatĂ« çdo muaji tĂ« verĂ«s do tĂ« ketĂ« nga njĂ« koncert tĂ« tillĂ«. NjĂ«kohĂ«sisht, kjo mĂ« mban nĂ« kontakt me publikun tim pĂ«rmes muzikĂ«s, por pa u bĂ«rĂ« i pĂ«rsĂ«ritshĂ«m, duke sjellĂ« vazhdimisht repertor tĂ« ri,’’ u shpreh Deda.

Kjo iniciativë nuk synon vetëm të rikthejë në skenë repertorë të njohur ndërkombëtarë. Përmes saj, Shpat Deda dëshiron të krijojë një kulturë të re koncertesh, ku çdo mbrëmje të ketë identitetin e saj, një histori të re dhe bashkëpunime të ndryshme muzikore. Në këtë mënyrë, publiku nuk rikthehet vetëm për emrin që interpretohet, por edhe për përvojën që ndërtohet rreth tij.

Për ta sjellë një koncert të tillë para publikut është dashur një periudhë intensive përgatitjesh. Repertori i Coldplay kërkon përkushtim të madh, jo vetëm në interpretim, por edhe në ndërtimin e harmonisë mes instrumenteve. Pikërisht për këtë arsye, puna me bendin ishte një nga elementët më të rëndësishëm të këtij projekti.

“Ka qenĂ« njĂ« bashkĂ«punim shumĂ« i mirĂ«. Ne jemi miq dhe njĂ«kohĂ«sisht jemi fansa tĂ« Coldplay. Kjo Ă«shtĂ« muzikĂ« qĂ« na pĂ«lqen tĂ« gjithĂ«ve, i kemi mĂ«suar kĂ«ngĂ«t dhe kemi pasur kĂ«naqĂ«sinĂ« t’i interpretojmĂ« para njerĂ«zve qĂ« gjithashtu e duan kĂ«tĂ« muzikĂ«. Procesi i provave ka qenĂ« shumĂ« i bukur dhe ka zgjatur rreth njĂ« muaj. Nuk ka qenĂ« i lehtĂ«, sidomos pĂ«r shkak tĂ« akordimeve tĂ« ndryshme qĂ« kĂ«rkon ky repertor, por nuk mund ta quaj vĂ«shtirĂ«si, sepse tĂ« gjithĂ« muzikantĂ«t ishin profesionistĂ« dhe secili e bĂ«ri punĂ«n e vet shumĂ« mirĂ«,’’ tha Deda.

Në skenë, kjo punë u reflektua natyrshëm. Muzikantët komunikonin me njëri-tjetrin me lehtësi, ndërsa çdo këngë ruante ekuilibrin mes besnikërisë ndaj origjinalit dhe interpretimit të tyre artistik. Pa e kopjuar Coldplay-in, ata sollën një version që mbante gjallë emocionin e repertorit, por njëkohësisht kishte identitetin e vet. Edhe pse mbrëmja ishte konceptuar si një mbrëmje kushtuar muzikës së Coldplay, nuk munguan momentet kur publiku kërkoi të dëgjonte edhe këngët origjinale të Shpat Dedës. Ishte një reagim i natyrshëm ndaj një artisti, repertori i të cilit tashmë ka krijuar një lidhje të fortë me dëgjuesit. Megjithatë, për Shpat Dedën ishte e rëndësishme që koncepti i mbrëmjes të mbetej i pandryshuar, duke i qëndruar besnik idesë me të cilën ishte ndërtuar ky projekt që nga fillimi.

“Po, refuzova, sepse kĂ«ngĂ«t e mia i interpretoj me njĂ« bend tjetĂ«r dhe ky nuk ishte formacioni me tĂ« cilin i performoj ato. Nuk kam qejf t’i kĂ«ndoj kĂ«ngĂ«t e mia kur nuk ndihem plotĂ«sisht komod nĂ« skenĂ«. Kjo natĂ« ishte e dedikuar pĂ«r Coldplay dhe kam dashur tĂ« mbetet e tillĂ« nga fillimi deri nĂ« fund,’’ u shpreh Deda.

Ky vendim dëshmoi respektin e artistit jo vetëm ndaj publikut, por edhe ndaj vetë konceptit të koncertit. Duke mos e ndërthurur repertorin e tij me atë të grupit britanik, ai ruajti identitetin e mbrëmjes, duke i lejuar publikut ta përjetonte koncertin si një homazh të plotë ndaj Coldplay. Ishte një zgjedhje artistike që i dha koherencë gjithë programit dhe e bëri secilin interpretim pjesë të së njëjtës histori muzikore. Ndonëse koncerti ishte shtyrë një herë për shkak të kushteve atmosferike, kjo nuk ndikoi aspak në interesimin e publikut. Përkundrazi, hapësira u mbush me adhurues të muzikës, të cilët dëshmuan se dëshira për të qenë pjesë e kësaj mbrëmjeje kishte mbetur e njëjtë.

“Me tĂ« tregu tĂ« drejtĂ«n, nuk e kam pritur tĂ« vijnĂ« kaq shumĂ« njerĂ«z, sidomos sepse koncertin e shtymĂ« njĂ« herĂ« pĂ«r shkak tĂ« reshjeve atmosferike. MegjithatĂ«, sonte kanĂ« qenĂ« mbi njĂ« mijĂ« persona dhe kjo mĂ« ka bĂ«rĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« lumtur. Jam shumĂ« i kĂ«naqur me mĂ«nyrĂ«n se si e priti publiku kĂ«tĂ« ide,’’ tha Deda.

Prania e mbi një mijë pjesëmarrësve konfirmoi se iniciativa kishte gjetur menjëherë mbështetjen e publikut. Njerëz të moshave të ndryshme u bënë pjesë e së njëjtës atmosferë, duke kënduar çdo varg dhe duke e kthyer koncertin në një përjetim kolektiv. Në shumë momente, zërat e publikut ishin po aq të fuqishëm sa ata që vinin nga skena, duke krijuar një dialog të vazhdueshëm mes artistëve dhe të pranishmëve.

Kur tingujt e “Yellow” shĂ«nuan fundin e repertorit, askush nuk u ngut tĂ« largohej. Duartrokitjet vazhduan gjatĂ«, ndĂ«rsa shumĂ« prej tĂ« pranishmĂ«ve vijuan ta kĂ«ndonin refrenin edhe pasi instrumentet kishin pushuar. Ishte njĂ« fund qĂ« nuk i ngjante mbylljes sĂ« njĂ« koncerti, por pĂ«rmbylljes sĂ« njĂ« mbrĂ«mjeje ku muzika kishte krijuar njĂ« ndjenjĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t mes njerĂ«zve.

Koncerti i parë i serisë Tribute dëshmoi se ideja e Shpat Dedës shkon përtej interpretimit të këngëve të një artisti apo grupi të njohur. Ajo synon të krijojë një hapësirë ku publiku mblidhet rreth muzikës, ku bashkëpunimet mes muzikantëve marrin forma të reja dhe ku çdo mbrëmje ndërton identitetin e saj. Nëse nata kushtuar Coldplay ishte një tregues i asaj që pritet në vazhdim, atëherë kjo seri koncertesh ka potencialin të kthehet në një nga traditat më të veçanta të verës në Prishtinë, duke i dhënë qytetit jo vetëm koncerte, por kujtime që vazhdojnë të jetojnë edhe pasi tingulli i notës së fundit është shuar./KultPlus.com

Boksieri Ardian Krasniqi nënshkruhet në Librin e Artë të Rottweil

Boksieri i famshëm shqiptar, Ardian Krasniqi, i cili është kampion WBO Intercontinental dhe kampion i sapokurorëzuar i Evropës në versionin WBA, është nënshkruar në Librin e Artë të qytetit Rottweil, pas takimit që pati me kryetarin e bashkisë, Christian Ruf.

Për boksierin 29-vjeçar, i cili ka fituar të 13 ndeshjet e tij profesionale, 12 prej tyre me nokaut, ishte një moment i rëndësishëm për karrierën e tij.

“NĂ«nshkrimi nĂ« Librin e ArtĂ« tĂ« qytetit do tĂ« thotĂ« jashtĂ«zakonisht shumĂ« pĂ«r mua. ËshtĂ« njĂ« nder i madh. Kam lindur dhe jam rritur nĂ« Rottweil. KĂ«tu i njoh tĂ« gjitha rrugĂ«t dhe kĂ«tu kam festuar sukseset mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« karrierĂ«s sime. Do tĂ« jem gjithmonĂ« besnik ndaj Rottweil-it dhe do ta pĂ«rfaqĂ«soj qytetin tim me krenari kudo nĂ« botĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ylli shqiptar.

Kryebashkiaku Dr. Christian Ruf vlerësoi arritjet e kampionit shqiptar, duke theksuar se qyteti është krenar që ka një sportist të tillë si ambasador të tij.

Ceremonia kishte edhe njĂ« simbolikĂ« tĂ« veçantĂ« pĂ«r familjen Krasniqi. MĂ« 18 shkurt 2004, edhe xhaxhai i Ardianit, ish-kampioni i njohur Luan Krasniqi, kishte nĂ«nshkruar nĂ« Librin e ArtĂ« tĂ« Rottweil-it pasi fitoi titullin e kampionit evropian ndaj turkut Sinan ƞamil Sam. Pas 22 vjetĂ«sh, Ardiani vazhdoi traditĂ«n e familjes me njĂ« tjetĂ«r sukses tĂ« madh nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare.

Rottweil, qyteti mĂ« i vjetĂ«r i landit Baden-WĂŒrttemberg, njihet pĂ«r traditĂ«n e tij sportive, ndĂ«rsa familja Krasniqi prej vitesh ka qenĂ« njĂ« nga emrat qĂ« e ka promovuar atĂ« nĂ« skenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« boksit./Rtk/KultPlus.com

Jennifer Garner rikthehet te “13 Going on 30”, nis xhirimet e ribĂ«rjes sĂ« komedisĂ« romantike

Jennifer Garner Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« setin e xhirimeve pĂ«r ribĂ«rjen e komedisĂ« romantike tĂ« njohur “13 Going on 30”, projekt i ri i platformĂ«s Netflix.

Aktorja 54-vjeçare u shfaq elegante me një fustan me motive lulesh gjatë xhirimeve të para në Santa Monica, Kaliforni, ndërsa në këtë projekt do të jetë e përfshirë edhe si producente ekzekutive.

Në sheshxhirim, Garner u shoqërua nga aktoret Judy Greer dhe Emily Bader. Filmi i ri vjen më shumë se dy dekada pas versionit origjinal të vitit 2004, ku Garner dhe Greer luajtën rolet e Jenna Rink dhe Lucy Wyman.

Filmi i parë, me regji nga Gary Winick, u shndërrua në një nga komeditë romantike më të dashura të viteve 2000, duke arkëtuar rreth 96 milionë dollarë në mbarë botën, me një buxhet prej 37 milionë dollarësh.

Ende nuk është bërë e ditur nëse Garner dhe Greer do të rikthehen në rolet e tyre ikonike si punonjëse rivale të revistës Poise, apo nëse do të kenë role të reja në historinë e versionit të ri.

Ribërja do të drejtohet nga Brett Haley, ndërsa ngjarja këtë herë pritet të zhvillohet në vitin 2009, ndryshe nga filmi origjinal që rikthehej në vitin 1987.

Në kastin e ri janë përfshirë emra si Adeline Rudolph, Logan Lerman, Jessica Alba, Taylor Ortega, Tim Meadows dhe Dan Bucatinsky, ndërsa filmi i vitit 2004 kishte në përbërje edhe Mark Ruffalo, Andy Serkis, Brie Larson, Ashley Benson, Jim Gaffigan dhe Kathy Baker.

Regjisori Brett Haley e ka cilĂ«suar “13 Going on 30” si njĂ« film tĂ« veçantĂ«, qesharak dhe emocional, duke theksuar se pĂ«rfshirja e Jennifer Garner nĂ« kĂ«tĂ« projekt i jep ribĂ«rjes njĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ«./KultPlus.com

Iris Gashi i sjell Kosovës medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Bilardos U-19

Sporti i bilardos në Kosovë ka shënuar një sukses historik në arenën ndërkombëtare. Garuesi i ri Iris Gashi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-19, që u mbajt në Slloveni.

Gashi arriti deri te podiumi pas një paraqitjeje mbresëlënëse, duke regjistruar pesë fitore gjatë kampionatit dhe duke dëshmuar talentin e tij në mesin e garuesve më të mirë të Evropës.

Ky rezultat konsiderohet një arritje e rëndësishme për bilardon kosovare dhe një tregues i potencialit të sportistëve të rinj të vendit në garat ndërkombëtare.

Me këtë rast, janë shprehur urime për Iris Gashin dhe Federatën e Bilardos së Kosovës, për suksesin që i ka sjellë Kosovës një tjetër medalje në sportet individuale dhe ka forcuar pozitën e bilardos kosovare në skenën evropiane./KultPlus.com

Elon Musk sfidon Christopher Nolan, premton njĂ« “Odise” tĂ« krijuar nga inteligjenca artificiale

Elon Musk ka njoftuar se platforma e tij e inteligjencĂ«s artificiale Grok Imagine do tĂ« realizojĂ« njĂ« version tĂ« plotĂ« filmik tĂ« “OdisesĂ«â€ sĂ« Homerit, tĂ« cilin e pĂ«rshkroi si “historikisht tĂ« saktĂ«â€ dhe besnik ndaj veprĂ«s origjinale.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Musk tha se filmi pritet të jetë gati deri në fund të vitit 2026. Njoftimi u shoqërua me një video treminutëshe të krijuar nga AI, e frymëzuar nga epopeja e lashtë greke, transmeton KultPlus.

“Para se tĂ« pĂ«rfundojĂ« ky vit, Grok Imagine do tĂ« krijojĂ« njĂ« film tĂ« plotĂ« tĂ« ‘Odisesë’, historikisht tĂ« saktĂ« dhe besnik ndaj artit tĂ« Homerit”, shkroi Musk.

Deklarata e tij ka ngjallur debat, pasi “Odisea”, e shkruar rreth 2.800 vjet mĂ« parĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« vepĂ«r mitologjike qĂ« pĂ«rfshin personazhe fantastike si Ciklopi, pĂ«rbindĂ«sha me shumĂ« koka dhe magjistarja Kirke, duke e bĂ«rĂ« tĂ« diskutueshme idenĂ« e njĂ« versioni “historikisht tĂ« saktĂ«â€.

Njoftimi vjen pasi filmi “The Odyssey” i regjisorit Christopher Nolan u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« sukses tĂ« madh ndĂ«rkombĂ«tar nĂ« arkĂ«time.

Musk kishte kritikuar mĂ« herĂ«t disa zgjedhje tĂ« kastit tĂ« filmit, veçanĂ«risht pĂ«rzgjedhjen e aktores Lupita Nyong’o nĂ« rolin e HelenĂ«s sĂ« TrojĂ«s. NĂ« muajin mars ai e akuzoi Nolanin pĂ«r favorizim tĂ« kastit pĂ«r arsye tĂ« çmimeve, ndĂ«rsa gjithashtu kishte shpĂ«rndarĂ« postime kritike ndaj aktorit Elliot Page, i cili nĂ« film interpreton personazhin e Sinonit.

PavarĂ«sisht polemikave, filmi i Nolan ka rezultuar njĂ« sukses i jashtĂ«zakonshĂ«m pĂ«r Universal Pictures, duke arkĂ«tuar 264 milionĂ« dollarĂ« nĂ« fundjavĂ«n e parĂ« tĂ« shfaqjes globale dhe duke u konsideruar si njĂ« kandidat pĂ«r t’u bĂ«rĂ« filmi me fitimet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« karrierĂ«n e regjisorit britanik./KultPlus.com

Rama nderon Yll Limanin me mirënjohje për kontributin në art dhe kulturë

Këngëtari i njohur Yll Limani është nderuar me mirënjohje për kontributin e tij në zhvillimin e artit dhe kulturës shqiptare.

Mirënjohja iu dorëzua nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë një takimi të zhvilluar në ambientet e Komunës, ku u vlerësua rrugëtimi artistik i Limanit dhe ndikimi i tij në skenën muzikore shqiptare.

Me këtë rast, Rama e falënderoi artistin për promovimin e muzikës shqiptare, përfaqësimin dinjitoz të Prishtinës në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe për frymëzimin që u jep të rinjve përmes krijimtarisë së tij.

“Ylli mbetet njĂ« prej zĂ«rave mĂ« tĂ« dashur tĂ« muzikĂ«s shqiptare dhe njĂ« ambasador i denjĂ« i talentit dhe kulturĂ«s sonĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Yll Limani është një nga artistët më të suksesshëm të muzikës moderne shqiptare. Gjatë viteve të fundit ai ka sjellë një sërë hitesh që kanë dominuar platformat muzikore dhe radiot shqiptare, duke ndërtuar një karrierë të suksesshme edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Me performanca në festivale dhe koncerte të ndryshme në rajon e diasporë, Limani është shndërruar në një prej emrave më të kërkuar të skenës muzikore shqiptare, ndërsa këngët e tij numërojnë miliona dëgjime në platformat digjitale.

Ky vlerësim vjen si një mirënjohje për angazhimin dhe sukseset e artistit, por edhe për rolin e tij në promovimin e kulturës dhe identitetit artistik të Prishtinës përmes muzikës./KultPlus.com

“Carmina Burana” duartrokitet nĂ« Lecce, Baleti KombĂ«tar i KosovĂ«s shkĂ«lqen nĂ« Ital

Baleti KombĂ«tar i KosovĂ«s ka prezantuar me sukses shfaqjen “Carmina Burana”, me koreografi nga Toni Candeloro, nĂ« Ex Convento dei Teatini nĂ« Lecce, nĂ« kuadĂ«r tĂ« turneut tĂ« tij artistik nĂ« Itali.

Shfaqja u ndoq nga përfaqësues të Comune di Lecce, artistë dhe një publik i shumtë, të cilët e mirëpritën performancën e trupës së baletit kosovar, përcjell KultPlus.

Kjo paraqitje u realizua në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali dhe Comune di Lecce, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Kosovës.

Turneu në Itali përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në promovimin e artit skenik të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke sjellë para publikut italian një nga veprat më të njohura të repertorit të baletit bashkëkohor./KultPlus.com

Beethoven, Maria Callas dhe Leonardo da Vinci në mesin e figurave për kartëmonedhat e reja evropiane

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka prezantuar 10 dizajnet pĂ«rfundimtare qĂ« do tĂ« garojnĂ« pĂ«r pamjen e re tĂ« kartĂ«monedhave euro, duke pĂ«rfshirĂ« figura tĂ« njohura historike si Leonardo da Vinci, Marie Curie, Maria Callas dhe Ludwig van Beethoven, si dhe temĂ«n alternative “LumenjtĂ« dhe zogjtĂ«â€.

Dizajnet u prezantuan në një ceremoni në Frankfurt, ku morën pjesë presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, dhe anëtari i bordit ekzekutiv, Piero Cipollone. Ato u përzgjodhën nga rreth 1.200 propozime të paraqitura gjatë muajve të fundit.

Njëzet e pesë vjet pas futjes në qarkullim të euros, kartëmonedhat pritet të marrin një identitet të ri vizual, duke lënë pas dizajnin aktual me ura dhe elemente arkitekturore të përgjithshme, të zgjedhur fillimisht për të shmangur favorizimin e ndonjë shteti të veçantë.

Në dizajnet e reja, përveç motiveve të natyrës, janë përfshirë edhe figura të shquara të historisë evropiane, të cilat konsiderohen pjesë e trashëgimisë së përbashkët kulturore të kontinentit.

Procesi për ridizajnimin e kartëmonedhave, i nisur në vitin 2021, tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare. Nga sot deri më 21 shtator, qytetarët e vendeve të eurozonës mund të votojnë për dizajnin e preferuar përmes një ankete të hapur në faqen zyrtare të BQE-së.

Vendimi përfundimtar do të merret nga Bordi i Guvernatorëve të BQE-së brenda këtij viti. Më pas do të nisë faza teknike e zhvillimit dhe testimit të kartëmonedhave të reja, të cilat do të pajisen me teknologji të avancuara kundër falsifikimit.

Kartëmonedhat e reja me prerje 5, 10, 20, 50 dhe 200 euro do të ruajnë ngjyrat tradicionale, por do të paraqesin portrete të stilizuara të personaliteteve të njohura evropiane, duke i dhënë euros një identitet të ri vizual që pasqyron historinë, kulturën dhe diversitetin e Evropës./KultPlus.com

❌