Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vodhën dy herë të njëjtën tabakino, arrestohen dy të rinj, procedohen dhe 2 të mitur

Dy vjedhje të ndodhura brenda pak ditëve në të njëjtën tabakino në kryeqytet janë zbardhur nga policia.

Blutë e Tiranës kanë arrestuar 2 prej autorëve të dyshuar dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë, të mitur.

“Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Tabachino”, për zbardhjen e 2 rasteve të vjedhjes në një tabakino.  Si rezultat i operacionit janë identifikuar 4 autorët e dyshuar, shtetasit: E. S., 22 vjeç dhe A. A., 19 vjeç, të cilët janë kapur dhe vënë në pranga, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, për të cilët ka nisur procedimi në gjendje të lirë”, njofton policia.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 16.07.2025 dhe 30.06.2025, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm me vlerë rreth 80.000 lekë, në tabakinon e shtetases B. K.

The post Vodhën dy herë të njëjtën tabakino, arrestohen dy të rinj, procedohen dhe 2 të mitur first appeared on JavaNews.al.

Apeli i GJKKO e la në qeli, reagon Meta: Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

Ilir Meta ka reaguar nga qelia pas vendimit të Apelit të GJKKO, që la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg.

Në një reagim nga qelia në Facebook, Meta shkruan se kjo është një “drejtësi me regji”. Kreu i Partisë së Lirisë shton se nuk ka asnjë arsye që ai mos të lirohet, pasi nuk përbën rrezik për prishje të provave.

Reagimi i Ilir Metës:

Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”.

Falenderim për avokatin e paepur, z. Kujtim Cakrani, që ka harxhuar dy orë frymë për ata që nuk kanë as veshë të dëgjojnë dhe as integritet për të treguar në respekt të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të ligjit.

Por avokati ka parimin që edhe muret dëgjojnë, ndaj e falenderoj edhe njëherë për frymën e harxhuar, e cila sidoqoftë është regjistruar për arsye të shterimit të të gjithë procedurave të brendshme, të një sistemi gjyqësor që është nën përgjimin permanent të SPAK-ut, i cili afërmendsh urdhrat dhe akuzat i merr nga tribuna e Asamblesë së PS-së.

As kanë patur ndonjë provë, as kanë gjetur ndonjë provë, as kanë shans të shpikin ndonjë provë, pavarësisht nga provokimet e shëmtuara edhe këtu te 313-ta.

Sado t’i zvarrisin hetimet, sado të fshehin prova që rrëzojnë të gjitha mashtrimet e tyre, përballja është e pashmangshme dhe ne mezi presim të nisi gjykimi, që e gjithë Shqipëria edhe bota ta dijë se kush janë ata që dinë anglishten e Charles McGonigalit, i cili bashkë me Edi Ramën dhe Altin Dumanin, regjistruan që në Dhjetor 2019 çështjen CEZ-DIA për të më shantazhuar dhe hetuar mua si President i Republikës, çështje e gjykuar në Shqipëri dhe në Arbitrazhin e Vjenës, në kulmin e konfliktit për Gjykatën Kushtetuese.

Nuk jam unë që rrezikoj provat, por janë ata që kanë fshehur prova.

Nuk janë unë që intimidoj dëshimtarë, por janë ata që kanë intimiduar dhe rekrutuar dëshimtarë, dhe që me shantazhe i kanë konvertuar në përkrahës të PS.

Kjo është një përballje që ne do ta fitojmë në emër të të gjithë shqiptarëve që paguajnë sot shumë shtrenjtë për drejtësinë, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe as me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Shumë qartë këtë e kanë kuptuar së fundmi banorët e Thethit, por shumë më qartë do ta kuptojnë të gjithë shqiptarët në të ardhmen.

Ilir Meta dhe Partia e Lirisë do të jenë gjithmonë në anën e shqiptarëve, në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit, kundër mercenarëve shqipfolës që kanë vetëm një projekt, shpopullimin e Shqipërisë.

Meqënëse disa nga këto qëndrime i keni dëgjuar më përpara, mos përtoni të lexoni lajmin e freskët se si 270 milion euro të USAID u përdorën nga sorosistët për kapjen e sistemit të drejtësisë.

The post Apeli i GJKKO e la në qeli, reagon Meta: Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem first appeared on JavaNews.al.

Erion Veliaj dërgohet në spitalin e Durrësit, mediat: Shfaq probleme shëndetësore…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shoqërua me forca të shumta policie nga burgu i Durrësit në spitalin rajonal, pas shqetësimeve shëndetësore.

Burimet bëjnë me dije se Veliajt i janë bërë disa analiza dhe rreth orës 13.30 ka lënë ambientet e këtij spitali.

Siç përshkruan burime të Anila Hoxhës të pranishme në spitalin rajonal kryebashkiaku u shoqërua nga forcat qendrore të policisë së burgjeve dhe jo ato të këtij burgu. Veliaj ka shfaqur temperaturë të lartë mbrëmë.

Një javë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Veliaj pretendonte se nuk kishte rrezikshmëri, se nuk kishte premisa të arratisej, ishte i zgjedhur lokal dhe duhet të përfaqësonte interesat e qytetarëve në detyrën e tij.

The post Erion Veliaj dërgohet në spitalin e Durrësit, mediat: Shfaq probleme shëndetësore… first appeared on JavaNews.al.

TABELA / Blofi i Berishës, si qëndron e vërteta e votave të Thethit?

Kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh ditën e sotme se Edi Rama u hakmorr ndaj banorëve të Thethit, sepse në zgjedhjet e 11 Majit ata votuan PD.

Që Berisha gënjen nuk është as e re, as çudi, por si qëndron e vërteta e votave në kutinë e Thethit?

Sipas të dhënave të KQZ, në Theth PD ka dalë e dyta, e ndjekur nga PSD e Tom Doshit, ndërsa PS ka marrë 388 vota.

Ndërkohë që PD ka marrë 259.

Nëse shifra e Berishës, është më e lartë se ajo e PS në Theth, kjo pastaj ngelet për të ndryshuar konceptet matematikore, që PD e drejtuar prej tij edhe mund t’i bëj në të ardhmen.

Berisha është mjeshtër i manipulimit, edhe kur faktet janë të qarta. Madje, nëse faktet ekzistojnë, sipas filozofisë së tij, aq më keq për faktet.

/temA

Berisha tha që Rama mori hak se votuan PD - Si qëndron e vërteta

The post TABELA / Blofi i Berishës, si qëndron e vërteta e votave të Thethit? first appeared on JavaNews.al.

Hodhën mbeturinat e lokaleve në trotuar, procedohet penalisht 4 shtetas

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht 4 persona të cilët hodhën në trotuar mbeturinat e lokaleve të tyre, duke shkaktuar ndotje të mjedisit. Sipas Policisë këta shtetas dyshohet se kanë hedhur vazhdimisht në rrugë, jashtë koshave, mbeturina të ndryshme të lokaleve të tyre.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, nga kontrollet e vazhdueshme në terren, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në ankesat e qytetarëve, kanë konstatuar se në lagjen nr. 1, Durrës, ishin hedhur mbeturina të ndryshme në rrugë, që kishin shkaktuar ndotje të mjedisit. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. K., 42 vjeç, M. Ç., 50 vjeç, P. M., 45 vjeç dhe R. U., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës, pasi dyshohet se kanë hedhur vazhdimisht në rrugë, jashtë koshave, mbeturina të ndryshme të lokaleve të tyre”, njofton policia.

Hodhën mbeturinat e lokaleve në trotuar, procedohet penalisht 4

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

The post Hodhën mbeturinat e lokaleve në trotuar, procedohet penalisht 4 shtetas first appeared on JavaNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Korrik 2025

Dashi

Dashuria: Mos harxhoni më shumë kohë duke sqaruar një çështje që është e dashur për ju. Vetëm atëherë mund të gjesh harmoninë në jetën tënde private dhe të çlirohesh nga ajo që të mundon. Beqarët do kenë kthime dashurore dhe do të jenë në gjendje të rimarrin entuziazmin për të ardhmen.

Puna: Ju duhet të rimerrni vendosmërinë dhe këmbënguljen që keni humbur për një kohë. Sidoqoftë, një lajm interesant po vjen.

Demi

Dashuria: Shumë çifte mund të planifikojnë një bashkëjetesë ose dasmë: do të jetë ëndrra e atyre që e presin këtë moment për kaq shumë kohë! Beqarët, nga ana tjetër, nuk do të ndalojnë së argëtuari dhe gjithmonë do të duan partnerë të rinj, pa lidhje serioze.

Puna: Energjia do të jetë e domosdoshme për ju për të arritur të gjitha qëllimet e përcaktuara falë mbrojtjes së Jupiterit.

Binjakët

Dashuria: Do të keni një dëshirë të madhe për të gjetur dikë që mund t’ju dëgjojë, sot mund të jetë dita e duhur. Do t’ju sjellin dobi nga disa këshilla të vlefshme se çfarë të bëni në jetën private. Çiftet e konsoliduara mund të bëjnë plane për të ardhmen.

Puna: Puna do të jetë një nga fushat e pakta në të cilat do të shkoni me dyahime përpara, por gjithçka shkon për mrekulli.

Gaforrja

Dashuria: Për shumë nga shenja do të ketë histori të reja që mund të nënkuptojnë aq shumë në jetën e tyre. Disa do ta gjejnë personin e duhur përgjithmonë. Beqarët që kërkojnë një aventurë do të jenë të kënaqur dhe mund të përjetojnë emocione të jashtëzakonshme.

Puna: Mos vononi dhe merrni ato vendime që janë të rëndësishme për karrierën tuaj dhe projektet.

Luani

Dashuria: Krizat e çiftit do të kalojnë dhe do ‘jaa lënë vendin një bashkimi të ri. Venusi këmbëngul të garantojë shanse të reja për ata që janë lidhje! Kthime të papritura për beqarët, por edhe dëshira për t’u shoqëruar me njerëz të rinj dhe për të kaluar mbrëmje me miqtë.

Puna: Marsi njofton ndryshime rrënjësore. Do të ketë shumë shanse për të udhëtuar jashtë vendit për punë, në kënaqësinë e madhe të portofolit.

Virgjëresha

Dashuria: Marsi në shenjë e bën këtë ditë të zjarrtë dhe plot me pasion. Ata që janë të lidhur tashmë me dashuri do të përjetojnë emocione të papërshkrueshme! Një lajm i shkëlqyeshëm për zemrat e vetmuara që do të bëjnë takime të rëndësishme, të gatshëm për të bërë ndryshime në jetën e tyre.

Puna: Nëse gjërat nuk shkojnë në rrugën e duhur akoma, mos u shqetësoni, yjet kanë kaq shumë mundësi të reja, shfrytëzoni sa më shumë prej tyre.

Peshorja

Dashuria: Sot do të lini pas dore shumë nga miqësitë tuaja për shkak të ndonjë zhgënjimi, megjithatë nëse keni një lidhje të fortë do të keni mundësi të gjeni kohë për ta jetuar sa më shumë. Beqarët do duhet t’u kushtojnë vëmendje vizitave të këqija.

Puna: Puna vazhdon me një ritëm të kohës së lirë, dhe madje edhe nëse ka rrethana të paparashikuara, do të dini si t’i përballoni.

Akrepi

Dashuria: Sot do të keni mundësi të kuptoni nëse partneri aktual do të jetë personi që do t’ju shoqërojë në jetën tuaj për një kohë të gjatë, apo nëse do të arrini në një pikë thyerjeje. Beqarët mund të bëjnë takime me fat dhe shpresojnë të fillojnë histori të reja.

Puna: Mundësitë e mundësive sot nuk do të mungojnë për të bërë biznes dhe për të negociuar.

Shigjetari

Dashuria: Jetë më të qetë, sot gjërat do të shkojnë më mirë në dashuri dhe tensioni i ditëve të kaluara do të braktisë gradualisht. Në mbrëmje mund të përjetoni momente të gëzueshme. Ditë e mirë për ata që janë vetëm, do të ketë lajme të mira.

Puna: Aktivitetet e punës sot do të jenë shumë stimuluese, projektet e filluara do të zhvillohen mirë dhe kjo do t’ju bëjë të lumtur.

Bricjapi

Dashuria: Harmonia dhe qetësia do të mbretërojnë mes çifteve: është një kohë e mirë për ata që mendojnë se po bëjnë hapin e madh, ekzistojnë të gjitha parakushtet për të thënë po. Për beqarët, ka ende kohë, ata nuk do duan të jenë seriozë, por vetëm të argëtohen.

Puna: Do të jeni sipërmarrës dhe do të jeni në gjendje të mahnitni eprorët tuaj duke parashikuar lëvizjet e tyre. Kujdes nga investimet me rrezik!

Ujori

Dashuria: Në krahasim me ditët e kaluara do të jeni shumë më luftues dhe nuk do të hiqni dorë as për një diskutim të vogël. Partneri do jetë në anën tuaj dhe kjo do të jetë shpërblyese. Një lajm i shkëlqyeshëm për beqarët, edhe ata do të ngarkohen dhe do të jenë gati për të zgjidhur gjithçka.

Puna: Hapen perspektiva të reja për shumë nga ju, e ardhmja shfaqet nën kujdesin e mirë.

Peshqit

Dashuria: Do të ketë mundësi të shkëlqyera sot për të bërë zgjedhje përfundimtare në jetën e dashurisë. Ju do të duhet të vendosni se cilën anë do të merrni dhe të dëshmoni ndjenjat tuaja. Beqarët mund t’i zbulojnë anën e tyre të fshehur një personi.

Puna: Puna do t’ju japë një kënaqësi ekonomike, falë faljes suaj të kursimit dhe gjithashtu për një humor shumë të mirë.

The post Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Korrik 2025 first appeared on JavaNews.al.

Patriarkana e Jeruzalemit pas sulmit në Gaza: Kishat janë strehë, jo objektivë lufte

Patriarkana e Jeruzalemit ka reaguar përmes një deklarate për shtyp lidhur me sulmin e sotëm, 17 korrik, ndaj një Kishe Katolike në Rripin e Gazës, që ka lënë të paktën tetë të plagosur rëndë deri më tani.

Patriarkana e Jerusalemit shpreh “dënimin dhe indinjatën më të thellë” për sulmin që kishte në shënjestër Kishën Katolike të Familjes së Shenjtë, që shkaktoi dëme të mëdha dhe viktima në kompleksin famullitar, “duke vënë në rrezik jetën e njerëzve të pafajshëm, veçanërisht personave me aftësi të kufizuara dhe të zhvendosurve që kishin kërkuar strehim të sigurt brenda kishës”.

Siç bën me dije Patriarkana, në këtë kishë aktualisht ishin të strehuar rreth 600 persona të zhvendosur, shumica prej të cilëve janë fëmijë dhe 54 janë persona me nevoja të veçanta. Bombardimi shkatërroi pjesë të mëdha të kompleksit, dhe personat me nevoja të veçanta u detyruan të evakuohen nga zona, disa prej të cilëve nuk mundën të merrnin aparaturat e frymëmarrjes nga të cilat varen për mbijetesë, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre.

“Ky sulm përbën një shkelje të hapur të dinjitetit njerëzor dhe një shkelje të rëndë të shenjtërisë së jetës dhe të vendeve të shenjta fetare, të cilat në kohë lufte duhet të shërbejnë si strehë e sigurt.” thuhet në deklaratë.

Patriarkana i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe agjencive të OKB-së që të ndërhyjnë menjëherë për të ofruar mbrojtje për institucionet fetare dhe qendrat humanitare në Rripin e Gazës. Ajo kërkon respektim të plotë të ligjit ndërkombëtar, që ndalon shënjestrimin e civilëve dhe të vendeve të adhurimit.

Në këtë moment kritik, Patriarkana thekson se “kishat janë pishtarë shpirtërorë dhe humanitarë, që u shërbejnë të gjithëve pa diskriminim”.

Ky incident vjen në një kohë të rënduar nga përshkallëzimi i luftimeve në Gaza, ku civilët dhe objektet fetare kanë qenë gjithnjë e më shpesh në shënjestër të sulmeve.

The post Patriarkana e Jeruzalemit pas sulmit në Gaza: Kishat janë strehë, jo objektivë lufte first appeared on JavaNews.al.

“Nuk jam zyrtar i lartë”, Apeli i GJKKO-së vendos për Alqi Bllakon më 23 korrik

Ka përfunduar pas dy orësh seanca në Apelin e Posaçëm në ngarkim të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, i cili ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e tij me 4 vite burg lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Siç raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, në sallën e gjyqit ishin të pranishëm avokatët e Bllakos, si dhe vetë ky i fundit, i cili kërkoi pafajësi me argumentin se posti i tij nuk futet tek zyrtarët e lartë dhe nuk mund të ngrihet akuza në atë formë.

Por, organi i akuzës i kërkoi Shkallës së Dytë të gjyqësorit ka vendosur që të qëndrojë në fuqi vendimi i GJKKO-së, sepse Alqi Bllako është funksionar i lartë ndërsa në postin si Sekretar i Përgjithshëm vetëm ka përcjellë shkresa.

Pasi togat e zeza dëgjuan pretendimet e prokurorëve dhe kërkesën e avokatëve të Bllakos, caktuan datën 23 korrik për të shpallur vendimin për ish-deputetin socialist.

Bllako u dënua nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion në 11 mars të këtij viti me 4 vite burg, dënim i cili u zbrit në 2 vite e 8 muaj për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, pasi u gjet fajtor për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv” në dy raste.

Ish-deputeti është dënuar më herët me vendim të formës së prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa për inceneratorin e Fierit çështja është rikthyer për rigjykim nga Apeli në shkallë të parë.

The post “Nuk jam zyrtar i lartë”, Apeli i GJKKO-së vendos për Alqi Bllakon më 23 korrik first appeared on JavaNews.al.

Mbi 1 mijë miliardë euro dhe taksa për koorporatat, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së

Komisioni Europian ka paraqitur propozimin për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të Bashkimit Europian pas vitit 2027, me një shumë rekord prej rreth 2 mijë miliardë euro. Presidentja Ursula von der Leyen e quajti këtë “buxheti më ambicioz ndonjëherë”, por propozimi nuk është mirëpritur nga shumë pale, nga Parlamenti Europian, Komiteti i Rajoneve, shtetet anëtare dhe vetë komisionerët.

Drafti, i cili u prezantua me vonesë për shkak të tensioneve të brendshme, përfshin 1.260 miliardë euro buxhet bazë dhe rreth 168 miliardë euro për të shlyer detyrimet e planit Next Generation EU. Von der Leyen synon një model më modern dhe fleksibël, që përfshin edhe një mekanizëm të ri për krizat, i cili do të ofrojë hua për vendet anëtare në raste emergjente, por me miratimin e Këshillit.

Për të mos rritur kontributet e shteteve anëtare, Komisioni propozon burime të reja të ardhurash, përfshirë taksa ndaj kompanive të mëdha dhe taksa të reja mbi produktet e duhanit, që pritet të sjellin deri në 400 miliardë euro të ardhura shtesë.

Por Gjermania dhe Holanda e kanë refuzuar menjëherë këtë qasje, duke e cilësuar buxhetin “të tepruar” dhe “të papranueshëm”.

Struktura e re parashikon thjeshtimin e kapitujve buxhetorë, nga shtatë në katër, dhe bashkimin e fondeve të mëdha si ato për kohezionin dhe bujqësinë në një kapitull të vetëm me vlerë 865 miliardë euro, ku përfshihen gjithashtu fondet për emigracionin, sigurinë dhe mbrojtjen.

Nga këto, 300 miliardë euro janë parashikuar për pagesa direkte për fermerët, ndërsa 218 miliardë euro për zhvillimin e rajoneve më të varfra të BE-së. Rajonet, megjithatë, janë të pakënaqura, guvernatori i Abruzzos dhe përfaqësues i Komitetit Europian të Rajoneve, Marco Marsilio, e quajti propozimin “të papranueshëm”, duke kritikuar injorimin e rolit të qyteteve dhe rajoneve në politikat e përbashkëta.

Për të përfituar fondet, çdo shtet do të duhet të dorëzojë një Plan Partneriteti Kombëtar dhe Rajonal, duke reduktuar ndjeshëm burokracinë, nga qindra plane aktualisht, në vetëm 27.

Skepticizëm ka edhe nga Parlamenti Europian. Eurodeputeti rumun Siegfried Mureșan, bashkë-relator për buxhetin, u shpreh se ky projekt duket si “mbledhje e 27 buxheteve kombëtare” dhe rrezikon të kthehet në një “bankomat”, duke e çuar drejt rinacionalizimit të financave të BE-së. Edhe Socialistët ndajnë këtë shqetësim dhe e kanë cilësuar propozimin si “të papërshtatshëm”.

The post Mbi 1 mijë miliardë euro dhe taksa për koorporatat, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së first appeared on JavaNews.al.

Simbol i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”

Në portin e Durrësit ka mbërritur veliera “Mircea”, anija shkollë e Marinës Rumune, një prej simboleve më të njohura të traditës dhe formimit detar në Rumani.

E ndërtuar në vitin 1938 në kantierin gjerman Blohm & Voss, kjo velierë elegante me tre direkë ka shërbyer prej më shumë se 85 vitesh si anije stërvitore për kadetët e Akademisë Detare Rumune. Emri i saj vjen nga princi i njohur i Vllahisë, Mircea cel Bătrân, dhe që prej vitit 1939 vazhdon të përfaqësojë krenarinë detare të vendit.

Gjatë dekadave, “Mircea” ka udhëtuar në shumë dete, duke marrë pjesë në misione stërvitore dhe ngjarje ndërkombëtare, përfshirë festivalin “OPSAIL 1976”, i mbajtur për 200-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.

Veliera, me një gjatësi prej mbi 82 metrash dhe direkë që arrijnë deri në 44 metra, mirëpret në bord 135 kadetë dhe një ekuipazh prej 89 profesionistësh. Pas rikonstruksionit në vitin 2002, ajo ka ruajtur hijeshinë klasike, duke u pajisur edhe me teknologji moderne, duke u renditur ndër anijet më të mira të klasit të saj në botë.

“Mircea” është pjesë e një familjeje anijesh stërvitore të ndërtuara sipas të njëjtit model, me “motra” të njohura në SHBA, Gjermani, Ukrainë dhe Portugali, por mbetet një nga më të dashurat për brezat e marinarëve rumunë.

The post Simbol i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea” first appeared on JavaNews.al.

Berisha për shembjet në Theth: Hakmarrje politike se nuk votuan PS-në

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat sot më 17 korrik, nga ku ka deklaruar se vilat e ndërtuara pa leje në Theth janë shembur si hakmarrje politike pasi në zgjedhjet e 11 Majit, banorët atje nuk kishin votuar për Partinë Socialiste.

Berisha tregoi në ekran se si kishin votuar banorët e Thethit në zgjedhjet e 11 Majit, me 13 vota më shumë për PD-në.

“Pse kjo? Ky është rezultati i qendrës së votimit ku ju patë atë krim të shëmtuar. PD në këtë qendër ka marrë 95 vota dhe PS 82 vota. Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre. Dëgjojeni këtë. Para zgjedhjeve mburreshin me ato ndërtime, mburreshin se Thethi kishte arritur të ketë 2 mijë shtretër.

Vërtet arritje shumë e madhe, po të kemi parasysh se një shtrat në Theth ka një kosto të paktën tre herë më të lartë se një shtrat në Tiranë apo bregdet, për shkak të infrastrukturës, distancës, etj. Por ja ku janë 2 mijë shtretërit e Thethit, se si Edi Rama për shkak të disfatës elektorale, u hakmor në mënyrën më primitive, më çnjerëzore ndaj tyre.”- deklaroi Berisha para gazetarëve.

Më pas ai u bëri thirrje banorëve të Thethit, por jo vetëm, që të ngrihen të protestojnë kundër qeverisë:” Unë u bëj thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, të ngrihemi për t’u ndarë në mënyrë përfundimtare nga kjo e keqe e madhe që po rrënon çdo ditë shqiptarët dhe qenien e tyre. Nga ky armik i egër i veriut të Shqipërisë në mënyrë të posaçme, por edhe shqiptarëve në tërësi, i cili rrezaton çdo ditë armiqësi, urrejtje, negativitet ndaj tyre.”

Më pas kryetari i PD-së akuzoi kryeministrin Edi Rama për diskriminim të veriut, duke shtuar se edhe investimet në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës kanë qenë më të mëdha.

The post Berisha për shembjet në Theth: Hakmarrje politike se nuk votuan PS-në first appeared on JavaNews.al.

Nga Shqipëria në SHBA me karkalec në valixhe! Autoritetet amerikane: Na u rrezikua bujqësia!

Autoritetet amerikane hetojnë vazhdimisht për të ashtuquajturin ‘agro-terrorizëm’. Këtë herë, specialistët e aeroportit të Detroitit në SHBA u befasuan nga ajo që zbuluan në bagazhin e një shqiptari

Një karkalec egjiptian u gjet më herët këtë vit mes bagazheve të një udhëtari që mbërriti në Aeroportin Metropolitan të Detroitit, duke nxitur një paralajmërim dhe njoftim nga Zyra e Operacioneve në Terren e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA.

Edhe pse incidenti me karkalecin ndodhi në mars, CBP ndau detajet dhe një foto në një postim në rrjetet sociale më 10 korrik.

Ekspertët bujqësorë të CBP-së që punojnë në aeroportin e Detroitit gjetën karkalecin e gjallë egjiptian (Anacridium aegyptium) në bagazhet e një udhëtari që vinte nga Shqipëria.

“Karkalecat ekzotikë përbëjnë një kërcënim serioz për bujqësinë amerikane, pasi ushqehen me një shumëllojshmëri bimësh, përfshirë kultura si hardhitë e rrushit, pemët agrume, pemët e frutave gjetherënëse dhe perimet,” thuhet në raport.

Specialistët bujqësorë të CBP-së punojnë për të parandaluar futjen e specieve ekzotike të dëmshme, sëmundjeve dhe kërcënimeve të mundshme të bio-terrorizmit bujqësor. Agjencia thotë se sendet e ndaluara të njohura asgjësohen, ndërsa dëmtuesit e panjohur i dërgohen Departamentit Amerikan të Bujqësisë për hetime të mëtejshme.

Kjo nuk është hera e parë që specialistët bujqësorë zbulojnë insekte të padëshiruara në aeroportin e Detroitit (DTW). CBP më parë ka raportuar raste si një karkalec nëntokësor jo-vendas në bagazhin e një pasagjeri që vinte nga Kenia, i gjetur në vitin 2024, dhe gjashtë kërmij gjigantë afrikanë të gjetur në valixhen e një udhëtari që mbërriti nga Gana në vitin 2023.

“Shumica e importuesve dhe pasagjerëve i sjellin pa dashje këto kërcënime në Shtetet e Bashkuara. Fatkeqësisht, disa individë me qëllime të këqija merren me agro-terrorizëm. Agro-terrorizmi synon posaçërisht një komponent të bujqësisë ose furnizimit ushqimor,” thuhet në deklaratën e agjencisë.

The post Nga Shqipëria në SHBA me karkalec në valixhe! Autoritetet amerikane: Na u rrezikua bujqësia! first appeared on JavaNews.al.

Berisha pret zyrtarin e EPP: Mbështetje për zgjedhje të lira dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në një takim në selinë blu këtë të enjte, më 17 korrik, Patrick Voller, Drejtorin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Popullore Europiane.

Gjatë këtij takimi, u diskutua gjendja politike në vend, me theks të veçantë te zgjedhjet e 11 majit dhe sfidat me të cilat përballet demokracia shqiptare.

Kryetari i PD-së thotë se e informoi Voller-in për atë që e quajti “farsë elektorale”, ku, sipas tij, regjimi aktual përdori një rrjet patronazhistësh, teknologji manipulimi dhe ndikimin e karteleve të drogës për të kontrolluar procesin zgjedhor dhe për të emëruar individë në pushtet përmes votave të fabrikuara.

“E informova mikun mbi farsën zgjedhore të 11 majit, në të cilën narkoregjimi, përmes një rrjeti të strukturuar patronazhistësh, teknologjisë së manipulimit dhe karteleve të drogës, jo vetëm shantazhon dhe kontrollon qytetarët, por emëron dhe ngre në pushtet individë anonimë me dhjetëra mijëra vota të fabrikuara. Shqipëria sot si narkoshtet i parë dhe i vetëm në Europe e ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë dhe institucionet në dekor të një regjimi të inkriminuar.”– shkruan Berisha.

Ai e falënderoi të ftuarin dhe drejtuesit e tjetër të PPE-së, për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin konkret në përkrahje të opozitës dhe të kauzës për zgjedhje të lira në Shqipëri: “Përshëndeta me mirënjohje angazhimin e tyre konkret për ngritjen e një ekipi të posaçëm që do të vijë në Shqipëri për të mbledhur fakte dhe për të parë nga afër realitetin e shkatërrimit të zgjedhjeve dhe të shtetit të së drejtës.”

“Ndihma e miqve tanë në EPP në rrugën tonë drejt zgjedhjeve të lira dhe shtetit të së drejtës është e një rëndësie të pazevendësueshme!”– shton ai.

Një tjetër temë bisede ishte bashkëpunimi mes Partisë Demokratike dhe PPE-së, për shkëmbimin e eksperiencave dhe frymës më të mirë europiane, që Berisha e konsideroi jetik për procesin e reformimit dhe rinovimit të Partisë Demokratike.

The post Berisha pret zyrtarin e EPP: Mbështetje për zgjedhje të lira dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri first appeared on JavaNews.al.

EMRAT / Dy shqiptarë të arrestuar për vrasjen e profesorit amerikan në Athinë. Gruaja kishte frikë se…

Policia greke ka vijuar hetimet për vrasjen e profesorit 43-vjeçar Przemyslaw Jeziorski, i cili u ekzekutua me gjakftohtësi pasditen e 4 korrikut në Agia Paraskevi të Athinës.

Pesë persona janë aktualisht në dispozicion të autoriteteve: dy grekë, një bullgar dhe dy shqiptarë. Ata do të dërgohen në prokurori, ndërsa ish-bashkëshortja e viktimës dyshohet se ka luajtur një rol kyç në krim, e akuzuar si nxitëse.

Shqiptarët e arrestuar janë Andrea Sherri, 24 vjeç, dhe F. Driza, 16 vjeç. Të tjerët e përfshirë janë partneri 35-vjeçar i gruas greke, i konsideruar si autori kryesor i krimit, dhe një shtetas bullgar, të cilët akuzohen për bashkëpunim në ngjarje.

Sipas autoriteteve, plani dyshohet se u hartua pas një vendimi gjykate që i jepte të drejtë profesorit të merrte fëmijët e tij jashtë vendit. Ish-bashkëshortja, sipas të njëjtave burime, dyshohet se kishte frikë se nuk do t’i shihte më kurrë fëmijët.

Mosmarrëveshja nuk ishte e kufizuar vetëm në kujdestarinë. Çifti kishte llogari financiare të hapura nga aktiviteti i tyre i përbashkët biznesor në SHBA. Edhe pse ish-bashkëshortja i mohon akuzat, të dyshuarit e tjerë kanë pranuar përfshirjen e saj dhe kanë zbuluar rolin që ka luajtur.

Vrasja ishte organizuar në mënyrë të mirëplanifikuar. Autori 35-vjeçar kërkoi ndihmë fillimisht në Nafplio nga bashkëpunëtori i tij bullgar, i cili e vuri në kontakt me dy shqiptarët. Edhe pse këta të fundit refuzuan të merrnin pjesë drejtpërdrejt në vrasje, ranë dakord të ndihmonin me transportin, arratisjen dhe ndërtimin e një alibie në këmbim të 1.500–2.000 eurove një shumë që, sipas tyre, do të paguhej nga partneri i autores së krimit.

Tentativa e parë për atentat ndodhi në Haidari, ku viktima kishte një takim me ish-gruan dhe fëmijët e tyre te një psikolog fëmijësh. Meqenëse nuk pati mundësi ta kryente krimin në atë moment, autori i ngriti një pritë disa orë më vonë në rrugën “Irini” në Agia Paraskevi, aty ku profesori do të merrte fëmijët. Aty ai e qëlloi dhe u largua në këmbë.

Autori 35-vjeçar dyshohet se e hodhi armën (një pistoletë tip “TT”) dhe rrobat që kishte veshur në kazanët e plehrave. Më pas, ai udhëtoi me autobus dhe taksi për në Nafplio për të ndërtuar alibinë e tij, ndërkohë që telefonin celular ia kishte lënë bashkëpunëtorit bullgar për të krijuar përshtypjen se ndodhej jashtë Athinës.

Ngjarja nisi të zbulohej kur policia greke identifikoi makinën me qira të bashkëpunëtorëve të autorit përmes kamerave të sigurisë dhe më pas i arrestoi ata. Sipas autoriteteve, pas arrestimit, dy shqiptarët nisën ta shantazhonin autorin, duke i kërkuar 40.000–50.000 euro në këmbim të heshtjes së tyre.

Një detaj që ka shkaktuar ndjeshmëri të veçantë është përfshirja, pa dijeninë e tij, e djalit 14-vjeçar të autorit, i cili u përdor si ndërmjetës në komunikimet mes çiftit. Atij i ishte dhënë një telefon celular përmes të cilit dy të pandehurit kryesorë shkëmbenin mesazhe dhe udhëzime.

Przemyslaw Jeziorski, 43 vjeç, ekonomist dhe profesor marketingu në Shkollën e Biznesit Haas të UC Berkeley, u qëllua disa herë nga afër në një periferi banimi të Athinës dhe vdiq në vendngjarje.

Përpara se t’i bashkohej stafit në Berkeley, Jeziorski, me origjinë polake, punoi si profesor asistent i ekonomisë në Universitetin Johns Hopkins dhe si studiues i jashtëm në Microsoft. Ai mori doktoraturën në analiza ekonomike nga Stanford dhe mori diploma masteri nga Universiteti i Arizonës dhe Shkolla e Ekonomisë e Varshavës në Poloni.

Jeziorski kishte botuar punime në shumë revista akademike të nivelit të lartë, duke përfshirë American Economic Journal dhe RAND Journal of Economics. Ai ishte gjithashtu bashkëthemelues i një startup-i të quajtur Keybee, një platformë për menaxhimin e pronave me qira afatshkurtër.

The post EMRAT / Dy shqiptarë të arrestuar për vrasjen e profesorit amerikan në Athinë. Gruaja kishte frikë se… first appeared on JavaNews.al.

Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi, bashkë për paqen në rajon

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti një konferencë të përbashkët sot me homologun e saj turk Numan Kurtulmuş, në Ankara. Ky i fundit vuri theksin te marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Jemi dy vende mike, aleate. Vazhdojmë me projektet tona të përbashkëta dhe uroj që në të ardhmen marrëdhëniet mes dy vendeve tona të zhvillohen akoma më shumë”, deklaroi ai.

Më tej, tha se Turqia është e interesuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, në një kohë kur thuajse në çdo rajon ka tension.

“Për 6 shekuj popujt tanë kanë bashkëjetuar, kemi histori të përbashkët, kemi shumë qytetarë shqiptarë që janë nënshtetas në Turqi”, shtoi ai, si një pasqyrim të lidhjeve të forta mes popujve.

“Ju përdorni shumë fjalë turke në zhargonin e përditshëm”, tha Kurtulmuş.

Kryeparlamentari turk dënoi në formën më të ashpër sulmin e Izraelit në Siri.

“Dënojmë në termat më të ashpër sulmin e Izraelit dje në Siri, që nuk njeh asnjë rregull, e papranueshme kjo sjellje e Netanyahut dhe e ekipit të tij. E dënojmë këtë sulm të urryer të Izraelit!”, tha Kurtulmuş.

Ndërsa Spiropali i cilësoi dy vendet si lobuese të paqes “në një kohë kur retë e luftës janë rrotull vendeve”. Tha se do vijojë bashkëpunimi i ngushtë mes Parlamentit shqiptar dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë.

Vuri theksin te samiti i NATO-s në 2026-ën në Turqi, që pasohet një vit më vonë me atë që do mbahet në vendin tonë.

“Do vijojmë që në nivel të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare të shfrytëzojmë të gjitha potencialet, me bashkëpunimin universitar, bujqësisë, agro-turizmin etj”, deklaroi kryeparlamentarja shqiptare.

Në mbyllje, falenderoi shtetin turk për mbështetjen e Kosovës.

The post Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi, bashkë për paqen në rajon first appeared on JavaNews.al.

Apeli lë në burg Ilir Metën, avokati i tij: Prokurorët nuk dhanë asnjë shpjegim

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur sot, 17 korrik, të lërë në fuqi masën e sigurimit “arrest me burg” për ish-Presidentin e vendit Ilir Meta.

Në një prononcim për mediat, avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se prokurorët nuk dhanë asnjë shpjegim konkret se pse Meta po mbahet në ambientet e paraburgimit prej 9 muajsh tashmë, pa u mbyllur hetimet.

“Është e paprecedentë! Organi i procedurës i gjendur përballë pyetjeve të mia, edhe të dy prokurorët zoti Kraja dhe kolegu i tij nuk dhanë asnjë shpjegim. Këta janë rrogëtarë, jo gjyqtarë!”, tha Cakrani.

 

“Ka prej ditësh nën presion nga pikëpamja administrative, është privuar nga disa aktivitete. Zoti Meta do të përballet me të gjithë, është individ që nuk mposhtet kollaj. Nëse përdorin mjete represioni për ta bërë zotin Meta të dalë nga vetja, e kanë gabim. Do marrë fund kjo histori!”, përfundoi avokati.

Më 26 qershor, GJKKO vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit me burg”, ndërsa Meta e cilëson të gjithin një proces me prapavijë politike.

Kjo nuk ishte e vetmja kërkesë e ish-presidentit Ilir Meta për liri. Kujtojmë se ai i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese ku kërkon shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të 27 shkurtit të Gjykatës së Lartë që e la në masën e sigurisë arrest me burg si dhe prishjen e vendimeve edhe në shkallët më të ulëta, atë të Apelit të Gjykatës së Posaçme më 19 nëntor 2024 dhe të Shkallës së Parë më 20 dhe 23 tetor 2024.

Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

The post Apeli lë në burg Ilir Metën, avokati i tij: Prokurorët nuk dhanë asnjë shpjegim first appeared on JavaNews.al.

“Plazhi i lirë” vijon në Golem, procedohen penalisht 4 persona që kishin zënë hapësirat publike

Policia e Kavajës ka proceduar penalisht 4 persona të cilët kishin zënë 4 hapësira publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.

Operacioni “Plazhi i lirë”, për  lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror vijoi sot në zonën e Golemit.

Nga kontrollet u konstatua se shtetasit Z. Xh., R. A., E. Q. dhe K. Sh. kishin zënë nga një hapësirë publike dhe e kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, pa leje nga organet kompetente.

“Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi Z. Xh., 54 vjeç, R. A., 57 vjeç, E. Q., 42 vjeç dhe K. Sh., 43 vjeç, banues në Durrës dhe në Kavajë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cenon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112″, njofton Policia.

The post “Plazhi i lirë” vijon në Golem, procedohen penalisht 4 persona që kishin zënë hapësirat publike first appeared on JavaNews.al.

“Drejtësia varet nga kutia e fishekëve”, Kalaja thirrje popullit që të marrë armët kundër Ramës: Sulltani i Surrelit…

Adriana Kalaja thotë se shqiptarëve dhe demokratëve nuk iu ka mbetur rrugë tjetër, veçse të rrëmbejnë armët.

Sipas saj, kur zgjedhjet janë të vjedhura dhe drejtësia e kapur, nuk ka zgjidhje tjetër, veçse armët.

“Kur Sulltani i Surelit, është më i “madhërishëm” se vetë Ai i madhërishmi…..

Historia na ka treguar se Dugagjinin, nuk e pushtoi dot as Perandoria turke.

Është një fshat aty, që nisur nga ky fakt, të dërguarit e Sulltanit të Madhërishëm, e quajtën fshati “DREQ”.

Ndryshe nga Sulltani i Madhërishëm, Dugagjinin dhe gjithë Veriun, e pushtoi dhe e poshtëroi Sulltani i Surrelit.

Të gjithë Shqipërinë në fakt.

“Të paçim sa malet e Dugagjinit dhe Vermoshit” do thonte me këtë rast populli sudedashës i Veriut dhe gjithë Shqipërisë.

Ndërkohë, Frederick Douglass thotë se të drejtat e njeriut ndodhen në tre kuti:

1. Kutia e votimit.

2. Kutia e drejtësisë.

3. Kutia e fishekëve.

Duke qenë se dy të parat, janë rrëmbyer me dhunë nga Grupi i Strukturuar Kriminal që drejton këtë vend të mjerë e të dashuruar me diktatorët, duhet t’i kërkojmë të drejtat tona te kutia e tretë.

Kam vite që e them, por nuk më dëgjoni.

PS: Se mos dërgon IKMT dhe për tendën time “pa leje” se një kokë e “hëngri” ajo”, shkruan Kalaja.

The post “Drejtësia varet nga kutia e fishekëve”, Kalaja thirrje popullit që të marrë armët kundër Ramës: Sulltani i Surrelit… first appeared on JavaNews.al.

Përplasjet për mandatin, kush është tezja e Adriatik Lapajt që mund të bëhet deputete përpara ‘dajës’

Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës mori një zhvillim të ri.

Pas akuzave në distancë dhe ambicies së Zeqir Kordhonit, dajës së Endri Shabanit, për tu bërë deputet, në lojë është futur tezja e Adriatik Lapaj, e cila rezulton e para në listën e mbyllur të “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe mund të “hakmerret” për nipin e lënduar.

E ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për afatin e shpërndarjes së mandateve për Tiranën, pasi Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë sot për fatin e mandateve të këtij qarku, Lapaj dhe Shabani po zhvillojnë një betejë publike se kush do futet në Kuvend në shtator.

Një ditë më parë kryetari i “Shqipëria Bëhet”, u përbetua publikisht se as Shabani dhe asnjë familjar i tij nuk do të gëzojë mandatin e Tiranës.

Sigurinë Lapaj e ka nga tezja e tij Ana Dajko, e para në listën e mbyllur. 60-vjeçarja me arsim të mesëm, nga Saranda te cilës i takon mandati.

Në KQZ zonja Dajko nuk ka depozituar asnjë shkresë për marrje mandati ndërsa shkresa e vetme është ajo për heqjen dorë nga mandati, e depozituar në grup me të gjithë kandidatët e listës së koalicionit, me datë 11 maj.

Por ajo është “asi” nën mëngë i Lapajt për tu “hakmarrë” ndaj Shabanit që po kërkon t’i prishë ëndrrën për deputet.

Java e ardhshme pritet të sqaroje shume gjëra pasi Komisioneri do duhet të shpërndajë mandatet e qarkut Tiranë ndërsa Lapaj dhe Shabani kanë dhe pak kohë për të negociuar se kush do futët në Kuvend.

The post Përplasjet për mandatin, kush është tezja e Adriatik Lapajt që mund të bëhet deputete përpara ‘dajës’ first appeared on JavaNews.al.

Takimi me Spiropalin, Kryeparlamentari turk dënon sulmet në Siri: Izraeli nuk njeh asnjë rregull

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti një konferencë të përbashkët sot me homologun e saj turk Numan Kurtulmuş.

Ky i fundit vuri theksin te marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Jemi dy vende mike, aleate. Vazhdojmë me projektet tona të përbashkëta dhe uroj që në të ardhmen marrëdhëniet mes dy vendeve tona të zhvillohen akom amë shumë”, deklaroi ai.

Më tej, tha se Turqia është e interesuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, në një kohë kur thuajse në çdo rajon ka tension.

“Për 6 shekuj popujt tanë kanë bashkëjetuar, kemi histori të përbashkët, kemi shumë qytetarë shqiptarë që janë nënshtetas në Turqi”, shtoi ai, si një pasqyrim të lidhjeve të forta mes popujve.

“Ju përdorni shumë fjalë turke në zhargonin e përditshëm”, tha Kurtulmuş.

Kryeparlamentari turk dënoi në formën më të ashpër sulmin e Izraelit në Siri.

“Dënojmë në termat më të ashpër sulmin e Izraelit dje në Siri, që nuk njeh asnjë rregull, i papranueshëm kjo sjellje e Netanyahut dhe e ekipit të tij. E dënojmë këtë sulm të urryer të Izraelit!”, tha Kurtulmuş.

The post Takimi me Spiropalin, Kryeparlamentari turk dënon sulmet në Siri: Izraeli nuk njeh asnjë rregull first appeared on JavaNews.al.

❌