Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe ministri i Jashtëm Peter Szijjarto, u takuan të martën në Budapest me liderin serb të Bosnjës, Millorad Dodik, për të shfaqur mbështetjen e Hungarisë për të, tha Szijjarto në rrjetet sociale.

Dodiku ka lidhje të ngushta me Rusinë, e cila e ka mbështetur atë dhe ka theksuar se dënimi me një vit burgim dhe ndalimi i ushtrimit të detyrës për gjashtë vjet në Bosnjë janë të motivuara politikisht.

Orban, i cili ka marrëdhëniet më të ngrohta nga të gjithë liderët e BE-së me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe është kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, publikoi dy fotografi me Dodikun në faqen e tij në Facebook.

“Millorad Dodik, presidenti i RepublikĂ«s SĂ«rpska nĂ« Bosnje, Ă«shtĂ« nĂ« Budapest. Presidenti Dodik Ă«shtĂ« dĂ«nuar sepse nuk ka pranuar tĂ« pajtohet me kĂ«rkesat e Brukselit. Hungaria nuk e pranon kĂ«tĂ« vendim”, tha Orban.

Javën e kaluar, Gjykata e Apelit në Bosnje e mbajti në fuqi dënimit ndaj Dodikut për mosrespektim të Gjykatës Kushtetuese si dhe për shpërfillje të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje, roli i të cilit është të parandalojë rikthimin e Bosnjës shumetnike në luftë civile.

Dodik ka thënë se do ta shpërfillë dënimin që ia ndalon atij të mbajë poste politike për gjashtë vjet.

Dënimi me një vit burgim ndaj tij mund të zëvendësohet me gjobë sipas sistemit ligjor të Bosnjës.

Szijjarto shkroi nĂ« postimin e tij nĂ« Facebook se “ndĂ«rhyrja e jashtme” nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor Ă«shtĂ« e rrezikshme.

“Vullneti i njerĂ«zve tĂ« rajonit duhet tĂ« respektohet. Ta vĂ«sh nĂ« dyshim atĂ« rrezikon stabilitetin dhe paqen. U takova sot me Millorad Dodikun pĂ«r tĂ« konfirmuar mbĂ«shtetjen e HungarisĂ«â€, tha Szijjarto.

Orban, të cilin Dodiku e kishte dekoruar më parë me çmimin më të lartë të Republikës Sërpska, tha gjithashtu të hënën në platformën sociale X se Hungaria nuk e njeh vendimin gjyqësor kundër Dodikut.

“PĂ«rpjekjet e mbikĂ«qyrĂ«sve tĂ« emĂ«ruar nga BE-ja pĂ«r ta larguar atĂ« sepse kundĂ«rshton agjendĂ«n e tyre globaliste janĂ« tĂ« papranueshme. Ai Ă«shtĂ« lideri i zgjedhur legjitim i RepublikĂ«s SĂ«rpska”, shkroi Orban.

Vitit e kaluar, Qeveria hungareze u pajtua ta ndihmojë financimin e projekteve të infrastrukturës dhe energjisë me vlerë 140 milionë euro në Republikën Sërpska./ REL