Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Lamtumirë mik kohësh të tjera”, Rama mesazh për Zhejin: E gjetsh matanë paqen për shpirtin

Vdekja e parakohëshme e Artur Zhejit ka nxituar reagime të shumta nga personazhet publike dhe jo vetëm.

Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar gazetarit një postim në rrjetet sociale, teksa publikon edhe një fotogradi të tijën.

“Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin” – shkruan Edi Rama për Zhejin pasditen e kësaj të shtune.

The post “Lamtumirë mik kohësh të tjera”, Rama mesazh për Zhejin: E gjetsh matanë paqen për shpirtin first appeared on JavaNews.al.

Ndarja nga jeta Zhejit, reagon Berisha: Papritmas dhe para kohe, mbylli sytë përgjithmonë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta para kohe të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.

Berisha i shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve, duke e cilësuar largimin e tij të beftë dhe të parakohshëm.

Reagimi i Berishës:

Homazh për Artur Zhejin!

Miq, gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin.

The post Ndarja nga jeta Zhejit, reagon Berisha: Papritmas dhe para kohe, mbylli sytë përgjithmonë first appeared on JavaNews.al.

Aksident në rrugën Shkodër-Koplik, plagosen tre persona, të gjithë familjarë

Aksident me tre të plagosur në aksin “Shkodër-Koplik”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, tek Ura e Vrakës, kur shtetasi V. A., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasit V. A., K. A., dhe L. A. (të gjithë familjarë), pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin V. A., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

The post Aksident në rrugën Shkodër-Koplik, plagosen tre persona, të gjithë familjarë first appeared on JavaNews.al.

U nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, publikohet fotoja e rrallë e Artur Zhejit

Jemi mësuar që gazetarin Artur Zhejin, ta shohim nëpër ekranet shqiptare duke bërë analiza politike të thella mbi atë se çfarë politikanët tanë servirnin, por dhe për kritikat e tij.

Teksa sot, Zheji u nda papritur nga jeta, në moshën 64-vjeçare pas një arrest kardiak, është gjetur një foto e rrallë e tij nga koha e fillores.

Me dorë në zemër, sytë e mbyllur për shkak të diellit që e “godite” paksa, si dhe me uniformen e shkollës, ky ishte Artur Zheji në fillore.

Buzëqeshja nuk i vënitej paçka diellit, apo vështirësitë e kohës, duke shfaqur kështu gjithnjë më të mirën e tij.

Kujtojmë se publicisti i njohur ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, pas një arrestu kardiak, teksa po drekonte me familjen e tij pasi po festonin ditëndjen e të birit, në Sarandë. Ai ndërroi jetë përgjatë transportit në spital.

TV Klan

The post U nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, publikohet fotoja e rrallë e Artur Zhejit first appeared on JavaNews.al.

Veliaj, mesazh ngushëllimi për Zhejin: Ishte gazetar kalibri dhe intelektual i spikatur

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shperndare kete pasdite ne rrjetet sociale, nje mesazh ngushellimi per vdekjen e Artur Zhejit.

Veliaj shkruan se Zheji ishte një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut.

“Lajm fort i hidhur ndarja nga jeta e Artur Zhejit! Ngushëllime familjes, të afermve, miqve e kolegëve për humbjen e rëndë të gazetarit dhe publicistit të shquar, që i dha shumë medias shqiptare nga vitet ‘90 e deri sot.

Arturi ishte një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut. Prehu në paqe mik i mirë” shkruan ai.

The post Veliaj, mesazh ngushëllimi për Zhejin: Ishte gazetar kalibri dhe intelektual i spikatur first appeared on JavaNews.al.

Gëzimi që u kthye në tragjedi: Artur Zheji po festonte sot datëlindjen e të birit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik. Gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, teksa ishte ulur në drekë me familjen për të festuar ditëlindjen e djalit të tij 22-vjeçar, Patrik Zhejit.

Ajo që nisi si një ditë gëzimi e mbushur me urime, u kthye brenda pak minutash në një tragjedi të dhimbshme.

Gjatë drekës, Zheji është ndierë keq dhe familjarët kanë njoftuar menjëherë urgjencën. Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai mbërriti në spitalin e Sarandës pa shenja jete, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak.

Në vend të festës, familja u përball me humbjen më të madhe. Bashkëshortja, djali dhe vajza 19-vjeçare mbetën pa njeriun e tyre më të dashur, ndërsa gazetaria shqiptare pa një nga figurat më të njohura të saj.

The post Gëzimi që u kthye në tragjedi: Artur Zheji po festonte sot datëlindjen e të birit first appeared on JavaNews.al.

Përse Edi Rama ka të drejtë ta bëjë këtë debat me gjyqtarët?

Nga Mero Baze

Fushata e kryeministrit Rama kundër disa vendimeve gjyqësore që prekin vendimmarrjen e qeverisë ka shkaktuar reagime dhe dyshime lidhur me të ardhmen e raporteve mes qeverisë dhe pushtetit gjyqësor. Reagimi më i ashpër ka ardhur nga një OJQ e gjyqtarëve, e cila e praktikon këtë sportin e reagimeve vetëm kur nuk reagon Berisha.

Por përtej partizanllëkut të tyre, debati i kryeministrit me gjyqësorin ka shumë rëndësi.

Ka rëndësi pikë së pari, pasi vetëm debati është mekanizmi që mund të korrigjojë raportet mes pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv kur pushtetet e tyre mbivendosen, siç është debati i vlerësimit të akteve zyrtare që lidhen me politikat e qeverisjes. Fjalë vjen, qeveria është votuar për një politikë të caktuar dhe vendos të zhvillojë politikat e saj, ndërsa gjyqësori ndërhyn dhe thotë: “ky koncesion nuk duhej bërë se nuk është në interes të publikut”, apo “ky projekt cenon sigurinë kombëtare”, apo “ky projekt nuk cenon interesin publik”, siç ishte ky i fundit.

Ky është debat që duhet bërë publikisht, por duhet ulur që pas debatit rregullat të shkruhen dhe të mos shndërrohet në debat të përjetshëm.

Në këtë aspekt nuk shikoj asnjë shqetësim nga prirja e kryeministrit që të debatojë për vendime gjyqësore që i mbivendosen politikave qeverisëse, pasi ai është votuar dhe është pushteti politik i vendit.

Nga ana tjetër, do të ishte e dëmshme që kryeministri të bëjë komente për vendime ndaj individëve apo çështjeve gjyqësore që prekin zyrtarë që janë nën akuzë për korrupsion apo shkelje të tjera. Kjo do të ishte presion mbi drejtësinë.

Këtë e bën rregullisht Sali Berisha, duke i sharë më libër shtëpie çdo prokuror apo gjyqtar që ka çështjet e tij dhe, çuditërisht, nuk konsiderohet presion mbi drejtësinë pasi nuk reagon njeri. Dhe kjo është një shenjë që këtu nuk ka shqetësim për pavarësinë e gjyqësorit, por për kufizimin e prirjes për të marrë pushtet politik prej drejtësisë.

Por e parë në perspektivën e vendit drejt Bashkimit Evropian, dhe zhvillimeve të fundit rreth hartimit të Kodit të ri Penal, ky debat është pozitiv pasi është në të kundërt të tendencës që ka Kodi Penal që të ndalojë të komentosh vendime të drejtësisë apo prokurorëve. Vetë Edi Rama po tregon se projekti i Kodit Penal, hartuar nga ministri Manja, nuk ka perspektivë, pasi nëse ai do ishte tani në fuqi, Edi Rama mund të dënohej me tre vjet burg për këto deklarata.

Për këtë arsye debati është edhe një shenjë pozitive rreth perspektivës së Kodit të ri Penal, i cili parashikon sanksione për sjellje të tilla.

Kjo i shton arsyet përse Edi Rama ka të drejtë ta bëjë këtë debat.

Ajo që do të më pëlqente më shumë është që Edi Rama, si kryeministër, të reagojë edhe kur gjyqtarët cenojnë të drejtat e njeriut të qytetarëve nën hetim apo gjykim nga prokuroria apo gjykatësit që kthehen në noterë të këtyre shkeljeve. Kjo do ta kompletonte betejën e tij, pasi ai nuk është vetëm roje i interesit publik apo shtetëror, por edhe i të drejtave themelore të qytetarëve.

The post Përse Edi Rama ka të drejtë ta bëjë këtë debat me gjyqtarët? first appeared on JavaNews.al.

Vrau 81-vjeçarin për kredinë, zbardhet dëshmia: I rashë me çekiç, pas krimit kafe e raki

Vrasja e 81 vjeçarit Xhemal Meta, nga goditja me çekiç në kokë, janarin e këtij viti në fshatin Qafë-Mollë të Tiranës ka pasur si motiv vjedhjen e parave të viktimës për të paguar një mikrokredi.

Prokuroria e Tiranës ka mbërritur në këtë përfundim ndaj fqinjit të akuzuar për krimin, 64-vjeçarit Isuf Hasa, duke e rikualifikuar akuzën e “vrasjes me dashje” të ngritur pas ngjares në “vjedhje me pasojë vdekjen”. Për këtë akuzë, Gjykata e Tiranës ka pranuar së fundmi kalimin në gjyq të çështjes ndaj Hasës, që ka pranuar të jetë autor i krimit.

Sipas vendimit gjyqësor të siguruar nga A2, ditën e ngjarjes i pandehuri Isuf Hasa ishte nisur për tek vajzat e tij, që jetonin në Tiranë e Vorë,  në orën 6 të mëngjesit, por se ka ndaluar për një kafe tek banesa e 81 vjeçarit, me të cilin kishin marrëdhënie fqinjësie prej vitit 2003.

Para hetuesve Isuf Hasa ka treguar se jashtë banesës së fqinjit ka gjetur një çekiç që e ka futur nën xhup. Më pas, ata kanë konsumuar bashkë një kafe për 15 minuta, e teksa kanë dalë jashtë, Meta para dhe Hasa pas, ai e ka qëlluar në kokë duke e shembur në tokë. Pasi ka pritur 2-3 minuta,64 vjeçari ka marrë edhe portofolin e viktimës dhe ka shkuar tek kafja e fshatit, ku ka pirë një kafe dhe një dopjo raki, para se të merrte furgonin për në kryeqytet.

“Dua të shtoj se arsyeja që e ndërmora këtë veprim ishte pasi shpesh herë shtetasi Xhemal Meta më thoshte se unë nuk isha burrë pasi rrija 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi dhe se nuk dija se çfarë bënte gruaja ime”, ka dëshmuar Hasa gjatë hetimit.

Në vijim ai ka rrëfyer se 81 vjeçari Mata i kishte thënë disa herë këtë gjë, edhe në prani të bashkëshortes, dhe kjo gjë atij i ishte mbledhur përbrenda. Sipas hetimit, armën e krimit Hasa e ka marrë me vete dhe e ka fshehur pranë banesës së një prej vajzave, ku edhe u gjet nga policia.

Në takimet me vajzat ai i ka lënë atyre shuma parash, 68 mijë lekë tek njëra dhe gati 120 mijë lekë te tjetra, të sekuestruara.

Njërën prej tyre, ai e ka porositur që për çdo muaj të shkonte dhe të bënte pagesa nga 15 mijë lekë për llogari të një mikrokredie të marrë prej tij në një institucion financiar.  Në lidhje me veprën penale për të cilën akuzohet Isuf Hasa Kodi Penal parashikon dënim nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm.

The post Vrau 81-vjeçarin për kredinë, zbardhet dëshmia: I rashë me çekiç, pas krimit kafe e raki first appeared on JavaNews.al.

VIDEO / Rama: Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa

Kryeministri Edi Rama e cilësoi Urën e Dragotit, si një nga veprat më të rëndësishme inxhinierike dhe historike të Shqipërisë.

E ndërtuar në vitet 1930, kjo urë lidh Tepelenën me Përmetin, duke shërbyer si një nyje e rëndësishme infrastrukturore dhe një simbol i zhvillimit të jugut të vendit.

“Një kryevepër inxhinierike që qëndron krenare mbi Vjosë,” shkroi Kryeministri në rrjetet sociale, duke theksuar vlerat historike dhe estetike të strukturës.

Me arkitekturën e saj karakteristike dhe pozicionimin strategjik mbi lumin Vjosa, ura është jo vetëm funksionale, por edhe një pikë referimi për udhëtarët dhe vizitorët që eksplorojnë bukuritë natyrore të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Në një kohë kur zhvillimi i turizmit natyror dhe kulturor po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, Ura e Dragotit mbetet dëshmi e një tradite ndërtimi që kombinon funksionin me hijeshinë arkitektonike.

The post VIDEO / Rama: Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa first appeared on JavaNews.al.

“Mbrojti Kushtetutën dhe kontribuoi në…”, Ilir Meta mesazh për vdekjen e Artur Zhejit: E kisha mik

Me një reagim publik, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur pikëllimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji.

Meta e cilësoi Zhejin si një intelektual të angazhuar dhe një profesionist brilant, i cili gjatë gjithë karrierës së tij mbrojti vlerat e lirisë së medias dhe parimet e shtetit të së drejtës. Ai kujtoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të Zhejit si bashkëkryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, ku dha një kontribut të çmuar politik e shoqëror.

“Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e parakohëshme nga jeta të gazetarit profesionist dhe analistit brilant, Artur Zheji.

Një intelektual i angazhuar, veçanërisht në mbrojtje të pavarësisë së medias, vlerave të lirisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, Zheji udhëhoqi edhe si bashkëkryetar Komitetin për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke dhënë një kontribut të paharruar politik e shoqëror që përherë do të vlerësohet me respekt.

Është trishtim i madh kur një mik dhe një profesionist si ai humbet jetën në mënyrë kaq të papritur dhe në kulmin e pjekurisë jetësore dhe profesionale.

Një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për komunitetin e gazetarëve, me të cilët ndaj ngushëllimet e mia më të sinqerta!

I paharruar kujtimi i Tij! Të prehet në paqen e merituar!” – shkruan Meta.

The post “Mbrojti Kushtetutën dhe kontribuoi në…”, Ilir Meta mesazh për vdekjen e Artur Zhejit: E kisha mik first appeared on JavaNews.al.

Horoskopi Javor për datat 25 deri 31 Gusht 2025: Puna, dashuria dhe shëndeti sipas yjeve

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime?

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.

DASHI (21. 03. – 20. 04)

Puna: Situata kryesisht varet nga financat. Në kuadër të kësaj përgatituni për një stres, sepse ju pret një shpenzim i paplanifikuar. Bëjeni këtë me kohë, studioni se çfarë keni planifikuar aq shumë, sepse pikërisht atje ku keni pritje më të mëdha, aty rrezikoni të zhgënjeheni. Veç kësaj, ruani dokumentet, janë të mundshme situata të pakëndshme lidhur me to.

Shëndeti: Dhembje koke.

Dashuria: Ju ka rrëmbyer maksimalisht romantika dashurore. Në disa faqe, paralelisht, po mbani korrespondencë të fshehtë. Dashuria platonike është maksimumi i romantikës të cilën këto ditë mund ta arrini. Nga ana tjetër, kjo nuk duhet t’ju dekurajojë. Është periudhë e shkëlqyeshme për argëtim.

DEMI (21. 04 – 21. 05)

Puna: Kjo periudhë është e shënuar me ngjarje stresuese nga të cilat do të dilni fitimtar, posaçërisht nëse është diçka që jeni duke punuar një kohë të gjatë. Rezultat i mirë ju plotëson me më shumë vetëbesim, andaj mendoni për ndryshime të mëtejshme. Nëse dorëzoheni para kënaqësisë aktuale, ekziston shansi që në frymën e euforisë të bëni ndonjë veprim i cili, në afat të gjatë, do t’ju shkaktojë dëm.

Shëndeti: Pagjumësia.

Dashuria: Marrëdhëniet me partnerin nuk i keni zgjidhur atëherë kur është dashur, andaj tani është koha t’i paguani llogaritë. Personi i dashur mund ta kuptojë gabimisht situatën, andaj do të ishte e dobishme që për çdo gjë hapur të bisedoni.

BINJAKËT (22. 05 – 21. 06)

Puna: Fillimi i javës është i shënuar me lajme që po ju vijnë të ardhura plotësuese, të cilat nuk i keni pritur. Kjo është arsye e mjaftueshme që të armatoseni me motivim të ri dhe t’i përkushtoheni punës me vullnet edhe më të madh. Mos e ngarkoni veten më shumë se që i keni mundësitë, në mënyrë çdo gjë të mos vendnumërojë. Me fitimet arrijnë edhe detyra plotësuese, andaj në fund do ta ndieni veten të mashtruar.

Shëndeti: Kujdes nga viruset.

Dashuria: Përkrahja e partnerit po bëhet këmbëngulëse, sepse ai, në njëfarë mënyre ju obligon në diçka në të ardhmen për çka e dini që nuk jeni të gatshëm. Po ndiheni i kapur dhe në atë disharmoni të marrëdhënieve ju shqetëson. Juve ju takon të vendosni se a jeni të gatshëm dhe me çfarë çmimi që të hiqni dorë nga liria vetjake.

GAFORRJA (22. 06 – 22. 07)

Puna: Po ju kaplon një padurim i madh. Jeni të vetëdijshëm për kapacitetet vetjake, po shihni mënyrat me të cilat mund t’i arrini qëllimet e synuara. Keni të gjitha parakushtet që të poentoni në shumëçka që në periudhën e kaluar keni punuar. Krahas gjithë kësaj, gjërat ende po qëndrojnë në vend. Fatkeqësisht, nëse ndiheni kështu, jini të gatshëm për atë që deri te realizimet e vërteta duhet patjetër ende t’i prisni.

Shëndeti: Kujdes nga lëndimet.

Dashuria: Jeni të hutuar, sepse po ju josh personi i cili për shijen tuaj është tepër ekscentrik. Nga ana tjetër, nëse tashmë jeni në lidhje, këto janë ditët kur do të duhej të jeni të durueshëm, për shkak të një mosmarrëveshjeje të vogël do të mund çdo gjë të dështojë. Teprica e energjisë kërcënon që të shndërrohet në zhgënjim të madh.

LUANI (23. 07 – 22. 08)

Puna: Pengesa në punë ju nxjerr nga ekuilibri. Po mendoni intensivisht për atë se si dhe në çfarë mënyre ta kapërceni situatën, sepse e gjitha kjo po shprehet edhe në financat tuaja. Sikur jeni duke pritur ndonjë leje ose zgjidhje, është e mundshme që kjo pritje ju ka bllokuar andaj po ndiheni të padobishëm në vendin e punës. Situatën po e kuptoni shumë seriozisht – ajo do të zgjidhet para se ju po prisni.

Shëndeti: Probleme me sinuset.

Dashuria: Keni marrë qëndrim nga i cili nuk lëvizni asnjë milimetër. Po prisni që pala tjetër të tërheqë një lëvizje me të cilën lidhja juaj të marrë formën e duhur. Edhe pse, ndoshta, keni të drejtë, nuk do të ishte keq që, megjithatë, të ballafaqoheni edhe ju, me çka personit të dashur do t’i bëni me dije që dëshirat ju janë të njëjta.

VIRGJËRESHA (23.0 8 – 22. 09)

Puna: Keni bërë çdo gjë ashtu siç është dashur dhe nuk keni asgjë për të rishqyrtuar. Ky është qëndrimi juaj dhe pa tensione të tepruara po përfundoni disa marrëdhënie miqësore. Nëse do të jeni vetëkritik, do të shihni që qëndrimi juaj është tepër idealist. Nuk varet çdo gjë nga ju, disa probleme sikur do të rregullohen vetvetiu kur për to të vijë momenti i duhur.

Shëndeti: Kujdesuni për mushkëritë.

Dashuria: Është moment ideal që të ndani disa ditë dhe kohën ta kaloni me personin e dashur. Hapet mundësia e një udhëtimi të bukur, por edhe lumturinë mund ta prishë prania e njerëzve të cilët nuk ju janë të dashur. Pasi që ai pushim ju është shumë i domosdoshëm, mendoni për kompromisin dhe pranoni rrethanat e krijuara.

PESHORJA (23. 09 – 22. 10)

Puna: Do t’ju arrijnë propozime interesante afariste. Çdo gjë ju tingëllon reale dhe krejtësisht e volitshme, mirëpo afati i tillë është shumë i shkurtër, andaj duhet patjetër të merrni vendim. Kjo është sfidë klasike, sepse çdo gjë që tani filloni një kohë të gjatë do të stagnoni, ndërkaq juve ju tërheq ashtu që megjithatë të krenoheni dhe t’i pranoni sfidat. Vendimin duhet ta merrni ju, llogarisni çdo rrezik i cili ju sjell ai.

Shëndeti: Kontrolloni shtypjen e gjakut.

Dashuria: Po mbylleni në vete. Mbase disa mospajtime me personin e dashur ndikojnë më keq seç vërtet janë. Nëse në vend të heshtjes, do të vendosni për bisedë të sinqertë, do të kuptoni që problemi nuk është ndërmjet jush, por që ai është pasojë e humorit aktual të keq.

AKREPI (23. 10 – 22. 11)

Puna: Keni ndjenjën që po vendnumëroni. Nuk hyni në konflikte me bashkëpunëtorët. Karriera juaj do të mund të shkojë drejt greminës, nëse nuk përpiqeni dhe nuk veproni edhe më shumë në qetësimin e tensionit i cili ju ka pushtuar.

Shëndeti: Probleme me lukthin.

Dashuria: Vardisja e hapur personit me të cilin jeni të lidhur me afarizëm, mund të përfundojë në mënyrë të pakëndshme. Për t’i shmangur streset të cilat kjo javë mund t’ju sjellë, është e domosdoshme që me kohë të gjeni mënyrën se si të liroheni nga teprica e tensionit, i cili, nëse përshkallëzohet, mund të rrënojë çdo gjë që keni ndërtuar me mund.

SHIGJETARI (23. 11 – 21. 12)

Puna: Po mbizotëron mërzia. Të menduarit e tepërt për diçka që është e papërmirësueshme pengon gjithë atë që ju pret në të ardhmen. Janë të mundshme kontaktet me personat të cilët ofrojnë diçka që nuk është në dëshirën tuaj. Keni ngadalësuar në të gjitha nivelet, andaj kjo shprehet edhe në rezultatet e punës. Nëse flini mirë gjumë dhe i jepni vetes pushim, mërzia aktuale do të kalojë pa pasoja.

Shëndeti: Dhembje koke.

Dashuria: Ju tërheq dikush i ri dhe aktualisht po përpiqeni që të harmonizoni nevojën që të ruani atë që keni me dëshirën që të provoni atë që ju duket që kurrë nuk e keni pasur. Mos u nxitoni të hyni në aventura, sepse nuk jeni të gatshëm për to. Lidhja e fuqishme me partnerin e tashëm mund të zhvleftësojë çdo romancë të re.

BRICJAPI (22. 12 – 20. 01)

Puna: Para jush është rasti që të përfshiheni aktivisht në projekte të cilat po zhvillohen në ambientin tuaj të punës. Nga ju pritet që të jeni kreativ dhe aktiv në fillimet e formës së re të afarizmit. Edhe pse çdo gjë duket dukshëm joshëse, për shkak të ndonjë arsyeje ndiheni që ajo nuk ju është e domosdoshme në rrugën e zhvillimit tuaj profesional.

Shëndeti: Alergjitë.

Dashuria: Do të keni nevojë për shumë durim në mënyrë që të shmangni mospajtimet. Janë të gjitha gjasat që paralelisht me punën, të shpërthejë zjarri emocional. Çfarëdo qëndrimi që të merrni vështirë do të shmangni nevojën e personit të dashur që diçka me ju të sqarojë. Mos u brengosni, kjo vetëm sa që do t’ju ndihmojë.

UJORI (21. 01 – 19. 02)

Puna: Po mendoni si ta përmirësoni efikasitetin dhe në mënyrë të shpejtë të bëni një hap të rëndësishëm afarist. Pa marrë parasysh që situata mund të duket premtuese, mos e injoroni atë që çdo gjë që filloni kërcënon që me kohë të zvarritet pafundësisht. Qëndroni me të dy këmbët në tokë, posaçërisht nëse në punën tuaj qarkulloni shuma të madhe parash të cilat nuk janë tuajat.

Shëndeti: Probleme me këmbët.

Dashuria: Do të jeni në situatën që më të mos keni asnjë mënyrë diplomatike me të cilën personit të dashur do t’i komunikoni çdo gjë që e keni në zemër. Nga njëra anë fantazoni për lirinë, ndërsa nga ana tjetër ideja për atë ju frikëson pa masë. Ju duket që me bisedë nuk do të gjeni zgjidhjen, mirëpo nuk keni të drejtë.

PESHQIT (20. 02 – 20. 03)

Puna: I keni angazhuar deri në maksimum të gjitha kapacitetet tuaja, sepse po mendoni që është momenti i duhur për to. Gjatë kësaj periudhe do të detyroheni të merrni një vendim të rëndësishëm. Pa marrë parasysh atë se sa jeni të mbushur me energji, elani do të shpërthejë të njëjtin moment kur të përfundoni një punë të rëndësishme. Nga fundi i javës ju arrin një surprizë e cila në tërësi do t’jua ndriçojë të gjitha dilemat.

Shëndeti: Kontrolloni shtypjen e gjakut.

Dashuria: Ju ndodhin të gjitha situatat të cilat, ju duket, që tashmë i keni kaluar. Pa marrë parasysh atë se a është fjala për marrëdhënien me personin e dashur apo jeni i vetëm, andaj po paraqitet dikush me të cilin dikur keni qenë në lidhje, me durim cila është porosia e përvojës së tillë. Ajo do t’ju jetë e rëndësishme për ditët të cilat do të vijnë.

The post Horoskopi Javor për datat 25 deri 31 Gusht 2025: Puna, dashuria dhe shëndeti sipas yjeve first appeared on JavaNews.al.

Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë darkë në orën 22:00, reagon gjykata

Antonio Piromalli, i njohur si një nga krerët e mafies kalabreze ‘Ndrangheta kërkoi një privilegj të pazakontë në burgun e Parmës ku ndodhet në regjim të ashpër 41-bis: Të lejohej të hante darkë pas orës 22:00. Kërkesa e tij u motivua thjesht me fjalët: “Sepse kështu jam mësuar”.

Por Gjykata e Kasacionit e refuzoi kërkesën, duke theksuar se rregullat e regjimit të 41-bis janë të rrepta dhe nuk lejojnë përjashtime, madje as për ushqim të preferuar. Sipas rregullores, pajisjet për gatim në qelitë e posaçme fiken në orën 20:00.

53 vjeçari Piromalli kishte kërkuar të përgatiste pjata tradicionale, duke u mbështetur në të drejtën për “ushqim të përshtatshëm për kushtet personale”. Por drejtësia italiane nuk lejoi asnjë përjashtim.

Rasti rikujton skandale të mëparshme si ai i burgut Poggioreale, ku disa të burgosur kishin përfituar trajtim luksoz. Me këtë vendim, Gjykata dha një mesazh të qartë se 41-bis nuk është hotel, por një regjim i hekurt ku nuk lejohet asnjë privilegj.

The post Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë darkë në orën 22:00, reagon gjykata first appeared on JavaNews.al.

Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Që nga rizgjedhja e tij si president i SHBA-së, Donald Trump është përballur vazhdimisht me akuza për përfitime personale. Në fakt, Trump dhe familja e tij kanë bërë kohët e fundit marrëveshje të shumta – nga pasuritë e paluajtshme dhe kriptovalutat te obligacionet dhe aksionet.

A ka ndonjë model këtu që tregon pasurim personal? Në SHBA, Akti i Etikës në Qeveri i vitit 1978, i miratuar pas skandalit Watergate, kërkon që presidentët, nënkryetarët dhe zyrtarët e tjerë të lartë të zbulojnë financat e tyre çdo vit. Këto raporte depozitohen në Zyrën e Etikës Qeveritare (OGE) dhe janë të disponueshme publikisht.

100 milionë dollarë obligacione

Sipas dokumenteve aktuale nga Zyra e Kryesisë së Operacioneve (OGE), Trump ka kryer më shumë se 600 transaksione financiare që nga 21 janari 2025, duke investuar mbi 100 milionë dollarë në obligacione të korporatave, bashkive dhe ato shtetërore.

Trump bleu obligacione të korporatave nga Citigroup, Morgan Stanley, Meta, T-Mobile US, The Home Depot dhe UnitedHealth, ndër të tjera. Kritikët e shohin këtë si një konflikt të mundshëm interesi.

Investimet në aksione

Lidhur me marrëveshjet e aksioneve, aktualisht nuk ka njoftime publike në lidhje me blerjet ose shitjet që nga fillimi i mandatit të dytë të Trump në janar 2025. Megjithatë, sipas njoftimit të fundit, në fund të vitit 2024, Trump mbante aksione të konsiderueshme në Microsoft, Blackstone dhe në kompaninë e tij, Trump Media & Technology Group.

Trump thuhet gjithashtu se zotëronte aksione në kompani teknologjike dhe kompani me kapital të lartë si Amazon, Alphabet, Meta, Tesla, Berkshire Hathaway, PepsiCo, JPMorgan Chase, Coca-Cola dhe Pfizer.

Por sasitë më të mëdha të aksioneve kishte në Nvidia, me 615,000 deri në 1.3 milion dollarë, dhe Apple, me 650,000 deri në 1.35 milion dollarë. Të dyja kompanitë janë prekur ndjeshëm nga vendimet politike të Trump. Trump fillimisht e ndaloi Nvidia-n të shiste tërësisht çipa në Kinë, por kohët e fundit e zbuti këtë rregull. Në këmbim, Nvidia duhet t’ia dorëzojë 15 përqind të të ardhurave të saj në Kinë qeverisë amerikane – një ngjarje shumë e pazakontë dhe, sipas ekspertëve, e pashembullt në historinë e SHBA-së.

Raportet me Apple

Në fillim të gushtit, Trump njoftoi tarifa deri në 100 përqind edhe për çipat dhe gjysmëpërçuesit e importuar të kompjuterëve. Megjithatë, kompania iPhone u përjashtua nga këto tarifa, në fund të fundit, CEO i Apple, Tim Cook, kishte premtuar Apple 100 miliardë dollarë investime shtesë në SHBA. Çmimi i aksioneve të Apple më pas u rrit me më shumë se katër përqind të nesërmen.

Biznesi me imobilie në vendet arabe

Marrëveshjet e fundit të pasurive të paluajtshme të Trump janë gjithashtu të vështira për t’u ndarë nga bizneset dhe udhëtimet e tij zyrtare. Udhëtimi i parë i madh jashtë vendit i Trump e çoi atë në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – pikërisht vendet ku familja e tij po ndjek projekte të reja ose të zgjeruara paralelisht.

Në maj, filloi ndërtimi i Trump Tower në Jeddah, një rrokaqiell luksoz 47-katësh në bregdetin e Detit të Kuq të Arabisë Saudite. Familja Trump njoftoi gjithashtu ndërtimin e një fushe golfi luksoze në Katar “në stilin Trump” si pjesë e një projekti zhvillimi prej 5.5 miliardë dollarësh, si dhe “Trump International Hotel & Tower” në Dubai – një pronë 80-katëshe me pishinën më të lartë të jashtme në botë.

Investime në kriptovaluta

Megjithatë, investimet e Trump në kriptovaluta po konkurrojnë gjithnjë e më shumë me biznesin e tij tradicional të pasurive të patundshme. Në qershor, revista amerikane “Forbes” vlerësoi se Trump kishte fituar ndoshta rreth 1 miliard dollarë vetëm në nëntë muajt e fundit nga investimet e tij në kriptovaluta, të tilla si monedha Trump dhe aksionet e tij në World Liberty Financial. Në korrik, kompania e tij holding, Trump Media & Technology, njoftoi se kishte investuar 2 miliardë dollarë në Bitcoin dhe kriptovaluta të tjera.

Sa përfiton Trump nga posti i tij politik?

David Kirkpatrick llogariti së fundmi në një raport sensacional në The New Yorker se Trump, fëmijët e tij dhe bashkëshortet e tyre kanë fituar më shumë se 3.4 miliardë dollarë që nga fillimi i presidencës së parë të Trump.

Shumica e këtyre marrëveshjeve, transaksioneve dhe investimeve pothuajse me siguri nuk do të kishin realizuar nëse Trump do të kishte mbetur një biznesmen i pastër. Në një intervistë me The Weekend Primetime të MSNBC të dielën e kaluar, Kirkpatrick tha se ndërsa presidentë të tjerë dhe fëmijët e tyre kanë gjetur mënyra për të përfituar nga marrëveshjet e librave dhe tarifat e fjalimeve, krahasuar me marrëveshjet e familjes Trump, ato ishin të gjitha “imtësira”. DW

The post Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit? first appeared on JavaNews.al.

“Shqiptarët të bëjnë më shumë”… që Tritan Shehu të mbetet gjithë jetën deputet

Nga Toni Drishti

Pak ditë më parë, deputeti veteran i PD-së, Tritan Shehu, u shpreh që partia e tij kishte bërë çfarë kishte mundur, tani u takonte shqiptarëve të bënin pjesën e tyre për t’u përballur me regjimin.

E thënë kështu, duket si apel për t’u bërë thirrje qytetarëve të bëjnë pjesën e tyre, por një analizë e detajuar nxjerr në pah shfajësimin e këtyre politilanëve dhe hedhjen e përgjegjësisë te njerëzit, gjë që nuk është aspak e vërtetë, sepse votuesit nuk kanë çfarë bëjnë dhe, mbi të gjitha, s’kanë pikën e dëshirës për të bërë, nëse atyre nuk u ofron besim.

Dhe nëse pyesim çfarë ka bërë realisht PD-ja në këto vite, përgjigjja që vjen nga korridoret e politikës, nuk është aspak premtuese: ka bërë pazare vetëm për veten e vet, ndërsa t’u thuash që “ne e bëmë tonën, tani bëjeni ju”, është më shumë se sa fyese dhe poshtëruese.

Nëse sot PD-ja nuk frymëzon, është sepse ka zgjedhur të mos rinovohet; sepse ka mbajtur të njëjtat fytyra, të njëjtat figura, që nga fillimi i pluralizmit. Shehu është 76 vjeç, gjysmën e jetës e ka kaluar si deputet dhe sërish shfaqet sikur të ishte figurë e domosdoshme e së djathtës shqiptare.

Në qarkun që ai ka drejtuar, rezultatet kanë qenë zhgënjyese, por kjo nuk e ka penguar të rikthehet çdo herë, falë konjukturave, jo falë votës së lirë të anëtarësisë apo strukturave.

Nga zelli i tepruar i para viteve ’90 në prishjen e kishave dhe xhamive, te nënshtrimi i vazhdueshëm ndaj liderëve, një herë Berishës, pastaj Pollos, pastaj sërish Berishës, më vonë Bashës dhe sot sërish Berishës, Shehu nuk është ndalur kurrë së ricikluari veten pa prodhuar as politikë as mbështetje elektorale, por vetëm humbje dhe zhgënjim në vota.

Dhe pas gjithë kësaj, t’u kërkojë shqiptarëve të bëjnë “më shumë”, është shumë më shumë se sa hipokrizi. Shqiptarët e kanë bërë “pjesën” e tyre: e kanë lënë në opozitë partinë që ka 34 vite që kandidon dhe nuk e ndryshon Tritan Shehun.

Nëse dikush duhet të bëjë më shumë, nuk janë njerëzit, por vetë PD-ja, e cila duhet çliruar nga figura që kanë qëndruar gjithë jetën në karrige, pa asnjë reflektim mbi dështimet e vazhdueshme dhe të fillojë një analizë që fillon me pyetjen: pse nuk na votojnë shqiptarët?

TemA

The post “Shqiptarët të bëjnë më shumë”… që Tritan Shehu të mbetet gjithë jetën deputet first appeared on JavaNews.al.

U nda sot nga jeta, kush ishte Artur Zheji! Çfarë thotë Policia për vdekjen e tij

Gazetari i njohur, Artur Zheji, ka ndërruar jetë pasditen e sotme, në moshën 64-vjeçare.

Sipas njoftimit të uniformave blu, rreth orës 16:10, ambulanca e Spitalit Rajonal të Sarandës, e ka marrë gazetarin nga një restorant pranë rrugës “Butrinti”, pasi ka shfaqur probleme me shëndetin.

Publicisti i mirënjohur ndërroi jetë përgjatë transportit në spital.

“Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Kush ishte Artur Zheji?

I lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji njihet për publikun shqiptar si gazetar, publicist, por dhe drejtues i një emisioni shqiptar.

Ai ka qenë i angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë në vendin tonë. Veprimtaria e tij konsistonte analiza politike, shkrime editoriale të ndryshme si dhe drejtimin e programeve televizive.

Artur Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës që diplomohei.

Pas diplomimit, Zheji u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite. Aty, ai punoi në “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

The post U nda sot nga jeta, kush ishte Artur Zheji! Çfarë thotë Policia për vdekjen e tij first appeared on JavaNews.al.

Shënohet dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit

Dita e Flamurit e gjen Ukrainën ende në luftë me agresorin rus, i cili po përpiqet që në bisedimet për paqen të mos lëshojë territoret e pushtuara. Por mesazhi i presidentit ukrainas në shënimin e kësaj dite kombëtare, ishte se nuk do t’ia dhurojnë tokën pushtuesit.

“Ky flamur është një qëllim dhe ëndërr për shumë ukrainas në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës. Flamurin e mbajnë ata. Ata e mbajnë atë sepse e dinë se ne nuk do t’ia dhurojmë tokën tonë një pushtuesi. Ky flamur simbolizon gjënë më të dashur për qindra luftëtarë tanë – burra dhe gra – nga e gjithë Ukraina që mbrojnë jo vetëm një drejtim specifik të vijës së frontit, por të gjithë Ukrainën’’, tha Volodimir Zelensky, shkruan A2 CNN.

Ceremonia e Ditës së Flamurit Kombëtar u mbajt në prag të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës dhe në të morën pjesë zyrtarët më të lartë të vendit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti kërcënimin për të vendosur sanksione ndaj Rusisë të premten nëse nuk ka përparim drejt një zgjidhjeje paqësore në Ukrainë brenda dy javësh, duke treguar zhgënjim ndaj Moskës një javë pas takimit të tij me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaska.

Zelenskiy tha të premten se Rusia po bënte gjithçka që mundte për të parandaluar një takim midis tij dhe Putinit, ndërsa ministri i jashtëm rus tha se agjenda për një takim të tillë nuk ishte gati.

Zelenskiy ka bërë thirrje të përsëritura që Putini të takohet me të, duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të negociuar përfundimin e luftës.

The post Shënohet dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit first appeared on JavaNews.al.

SS Probitas dhe Historia e Evakuimit të Divizionit “Perugia” në Sarandë, 1943

Nga Auron Tare

Disa ditë më parë, udhëtari i palodhur Blendi Fevziu kishte postuar një videoklip nga relikti i mbytur në Gjirin e Sarandës, anija SS Probitas. Nuk e pashë videon, por disa miq të mi, të apasionuar pas historisë, më shkruajtën duke kërkuar më shumë informacion.

Fakti që Fevziu kishte përmendur se së bashku me anijen ishin mbytur “disa mijë ushtarë italianë” bëri përshtypje, por duhet sqaruar se kjo shifër nuk ka burim zyrtar. Në të gjitha kërkimet që kam bërë, së bashku me ekipin shqiptaro-amerikan të kërkimeve nënujore, nuk rezulton që në Gjirin e Sarandës të jenë mbytur mijëra ushtarë. Legjenda e “mijëra të mbyturve” qarkullon vetëm në disa faqe amatore ose gjysmëzyrtare, që nuk kanë mundësi të bëjnë një verifikim serioz.

Për këtë arsye, dua të kthehem tek videoklipi dhe, për të plotësuar rrëfimin dhe për të qetësuar dashamirësit e historisë, po ndaj më poshtë një përmbledhje të kërkimeve të kryera nga ekipi shqiptaro-amerikan i kërkimeve nënujore.

Historia e SS Probitas

Anija SS Probitas, e mberritur në natën e 24/25 shtatorit 1943, ishte pjesë e një grupi anijesh të dërguara për të evakuar Divizionin e Këmbësorisë “Perugia I”, i dislokuar në Gjirokastër. Ky divizion, që përfshinte edhe zonën e Përmetit dhe Tepelenës, kishte qëndruar në kazermat e Gerhotit, ku pas bisedimeve me forcat partizane dhe ndërmjetësimit të oficerit britanik Bill Tilman, kishte pranuar të dorëzonte armët e rënda, me kusht që të hapej rruga drejt Porto Edes (Sarandës). Negociatat u zhvilluan nga koloneli Giuseppe Adami, i cili ishte prezent në incidentin e Gerhotit më 14 shtator, ku një grup i forcave nacionaliste të Ballit u vra si rezultat i mosmarrëveshjes me italianët, të cilët ishin të pasigurt për fatin e tyre.

Pas daljes së Italisë nga koalicioni me Gjermaninë më 8 shtator, forcat gjermane arritën në Tiranë, ku arrestuan komandantin e njësive alpine, Gjeneral Rosi, dhe kërkuan dorëzimin e trupave italiane. Repartet italiane kërkuan të tërhiqeshin menjëherë, por kaosi në Itali e bëri tërheqjen shumë të vështirë.

Në krye të Divizionit “Perugia” erdhi nga Kefalonia, Gjeneral Ernesto Ciminelo, një oficer karriere me origjinë kalabreze. Pas marrëveshjes me trupat partizane, që armët e divizionit të dorëzoheshin në Sarandë, divizioni, së bashku me njësi të tjera nga Përmeti, Tepelena dhe Këlcyrja, si dhe disa repartë nga Janina, u nis drejt Sarandës.

Evakuimi dhe humbjet

Me mbërritjen në Sarandë, katër anije italiane – SS Probitas, transporti Dubac, Sibilla dhe torpedorja Sirio – arritën të evakuonin rreth 1.700 trupa nga 8.000 që kishte divizioni. Njësi e vogël gjermane e ardhur nga Korfuzi kërkoi dorëzimin e divizionit. Burimet italiane flasin se njësia prej 15 ushtarësh gjermanë u mbajt rob deri sa të evakuoheshin të gjithë trupat italianë.

Më 25 shtator, ndërsa anijet Dubac, Sibilla dhe Sirio largoheshin, SS Probitas, e cila nuk mundi të largohej për shkak të defektit mekanik, u bombardua nga një avion gjerman Junkers 87 (Stuka) dhe u mbyt ngadalë, afërsisht 200 metra nga porti i vjetër. Sipas burimeve italiane, anija nuk kishte ushtarë në bord dhe humbja e njohur është e kufizuar te 6 marinarë. Nuk ka dokument zyrtar për viktima të tjera.

Pas kësaj, një pjesë e trupave italianë u largua drejt Porto Palermos, ku disa humbën jetën nga bombardime dhe ekzekutime gjermane, ndërsa të tjerët u shpëtuan duke u bashkuar me partizanët ose fshehur tek familjet e fshatarëve.

Statusi i reliktit sot

SS Probitas është një relikt historik i bukur, por i rrezikshëm për zhytësit amatorë. Zhytjet e para u bënë nga italianë në vitin 1994, dhe më pas relikti është vizituar nga grupe të tjera pa respektuar konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e varrezave nënujore. Disa zhytës komercialë dhe qendra lokale kanë shkaktuar edhe incidente, përfshirë një rast tragjik me një turist anglez 29-vjeçar.

Ekspertë profesionistë, si RPM Nautical Foundation, rekomandojnë që zhytjet të kryhen vetëm nga profesionistë. Për më tepër, asnjë tabelë informuese apo muzeale nuk ndodhet në shëtitoren e Sarandës që tregon historinë e këtij relikti, duke humbur mundësinë për të edukuar publikun dhe vizitorët.

The post SS Probitas dhe Historia e Evakuimit të Divizionit “Perugia” në Sarandë, 1943 first appeared on JavaNews.al.

Lamtumirë Artur Zheji! Ndërron jetë papritur gazetari i njohur! Pësoi arrest kardiak në Sarandë

Gazetaria shqiptare në zi pas ndarjes nga jeta të një prej emrave më të njohur të saj, Artur Zheji.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku Zheji ndodhej për pushime me familjen.

Sipas informacioneve paraprake, gazetari 64-vjeçar ka qenë duke drekuar në një restorant në rrugën “Butrinti”, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak.

Ai është transportuar menjëherë me urgjencë drejt spitalit rajonal “Petro Nako”, por, fatkeqësisht, ka mbërritur pa shenja jete.

Artur Zheji ishte një figurë e spikatur në media dhe analizën politike, vdekja e tij përbën një humbje të madhe për opinionin publik dhe botën e medias në Shqipëri.

Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

The post Lamtumirë Artur Zheji! Ndërron jetë papritur gazetari i njohur! Pësoi arrest kardiak në Sarandë first appeared on JavaNews.al.

Babai i vrau nënën, vajza e shqiptares prek me postimin: Ike mami im, por do na mungosh shumë! E di që…

Fëmijët e gruas 36-vjeçare në Volos, e cila u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar në Volos mëngjesin e së premtes, më 22 gusht, u përballën me një pamje të tmerrshme. Në fakt, policia u informua nga vajza 16-vjeçare e çiftit, e cila informoi Policinë se babai i saj e kishte goditur me thikë nënën e saj brenda shtëpisë së tyre.

Vajza e madhe e 36-vjeçares bëri edhe një postim prekës në rrjetet sociale, duke i thënë lamtumirë nënës së saj.

“Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që po na sheh atje lart, por bleta Dinos, unë dhe Asimina të duam shumë. Je gjithmonë në jetën tonë”, shkroi vajza në mbishkrimin e postimit të saj, duke postuar një sërë fotosh me nënën e saj.

Policia greke arrestoi autorin 40-vjeçar shqiptar, pandeli Nakoleci, një ditë pas krimit në familje, teksa ishte fshehur në një parking, vetëm 200 metra nga pallati ku bëri vrasjen makabre.

Ai ishte një person me shumë precedentë penalë, i dënuar, gjithashtu i kartelizuar me probleme të shëndetit mendor, për të cilat së fundmi ishte mbyllur për trajtim në Psikiatri edhe nga Prokuroria e Greqisë. Shkak ishte bërë një tentativë vetëvrasjeje që 40-vjeçari kishte ndërmarrë.

Nakoleci ka qenë i proceduar që nga viti 2013 për falsifikim, drogë, organizatë kriminale dhe të tjera.

Babai u vrau të ëmën para syve, postimi rrëqethës i

The post Babai i vrau nënën, vajza e shqiptares prek me postimin: Ike mami im, por do na mungosh shumë! E di që… first appeared on JavaNews.al.

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere

Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike Gamescom që po zhviillohet në Këln.

Zëdhënësja e BND-së, Julia Linner, thotë se në stendën e shërbimit sekret vizitorët mund të marrin pjesë në lojën kompjuterike “BND Legends — Operation Blackbox”, ku lojtarët marrin identitetin e një agjenti të fshehtë për të penguar një sulm kibernetik. Loja, të cilën BND planifikon ta bëjë të disponueshme edhe në një platformë publike, teston aftësinë e lojtarëve në një numër situatash specifike dhe synon të tërheqë të rinj për t’u punësuar në agjencinë e shërbimit sekret ttë Gjermanisë.

Zëdhënësja Linner, thotë se për shumë njerëz BND-ja është një e panjohur e madhe dhe ne duam të zbulojmë disa nga sekretet e punës sonë, në mënyrë që të thithim punonjës të rinj. Ajo vëren se mjaft të rinj që luajnë lojëra kompjuterike kanë aftësi që janë të favorshme për të shtuar efektivitetin e punës së agjencive të spiunazhit – si p.sh. aftësi digjitale, aftësi komunikimi, frymë bashkëpunimi në ekip dhe rezistencë ndaj stresit.

Për arsye të ngjashme, pra rekrutimin e të rinjve dhe të rejave për ushtrinë gjermane, i pranishëm me një stendë në Gamescom është edhe Bundeswehri. Në stendën e Bundeswehr-it vizitorët mund të drejtojnë në simulatorë tanke ose të fluturojnë helikopterë, apo të bëjnë një stërvitje të vërtetë fizike të veshur me jelekë antiplumb pranë një posteri gjigant në të cilin shkruhet: “A je gati për nivelin tjetër?”

Sikurse zëdhënësja e BND-së, Linner, edhe zëdhënësi i ushtrisë, Marco Mann, thotë: “Ne jemi aty ku janë njerëzit që synojmë të bëjmë për vete”. Bundeswehr-i, i cili ka qenë i pranishëm në Gamescom që nga viti 2009, dëshiron t’u tregojë të rinjve se sa punëdhënës tërheqësështë, thotë Marco Mann.

Megjithatë kritikët hedhin dyshime duke shtruar pyetjen se sa të përshtatshme janë aktivitete të tilla. Pacifistët si Jürgen Grässlin nga Shoqata Gjermane e Paqes (DFG) thonë: “Në lojërat me vrasje, lojtarët futen në role të ndryshme në të cilat simulojnë vrasjen; ata madje marrin pikë bonus për vrasjen e një kundërshtari”.

Sipas tij “Bundeswehr-i nuk ka asnjë arsye që të jetë i pranishëm në Gamescom”.

Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, e shfrytëzoi vizitën e tij në Indonezi, për të rekrutuar infermierë dhe infermiere nga ky vend. Ndërsa të dhënat demografike tregojnë se popullsia e Gjermanisë po plaket, rreth gjysma e 284 milionë qytetarëve të Indonezisë janë nën moshën 30 vjeç.

Në kryeqytetin e Indoneziasë, Xhakarta, Wadephul vizitoi i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë i Indonezisë Budi Gunadi Sadikin një shkollë infermierie dhe foli me nxënësit dhe nxënëset për planet e tyre për të ardhmen.

Megjithatë interesin për fuqi punëtore aktualisht Gjermania lëshon çdo vit vetëm rreth 1,000 viza pune për indonezianë. Berlini thotë se pengesë për lëshimin e vizave janë mungesa e arsimimit të nevojshëm, aftësitë e pamjaftueshme gjuhësore në gjuhën gjermane dhe mungesa e njohjes së certifikatave dhe diplomave nga Indonezia në Gjermani.

The post Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere first appeared on JavaNews.al.

❌