Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë komentet e tij të para rreth takimit që mbajti me Trump në Alaskë

Pas kthimit në Rusi presidenti rus tha se diskutoi shkaqet e krizës në Ukrainë me homologun e tij amerikan.

Vladimir Putin deklaroi se vizita e tij në Alaska ishte “e dobishme dhe në kohën e duhur”.

“Patëm mundësinë, të cilën e shfrytëzuam, për të folur për shkaqet që shkaktuan krizën. Është pikërisht eliminimi i këtyre shkaqeve të thella që duhet të formojnë bazën e zgjidhjes”, tha Putin.

Udhëheqësi rus deklaroi gjithashtu se biseda që pati me Donald Trump ishte “e sinqertë dhe thelbësore”.