Kryeministri Edi Rama është duke ju drejtuar në këto momente deputetëve të Grupit Parlamentar të PS dhe anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar, me atë që e ka paralajmëruar si një fjalim reflektues pas protestës së flamingove nën zyrën e tij.
Ai tregoi se kishte sjell me vete dy dokumente tĂ« quajtura âBESAâ dhe âDIMENSIONI I PARTISĂâ, tĂ« cilat siç kryeministri theksoi, do tĂ« jenĂ« tĂ« hapura pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t si njĂ« konsultim i gjerĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« ShqipĂ«rinĂ«.
âKam sjell sot me vete dy dokumente. JanĂ« dy dokumente qĂ« mishĂ«rojnĂ« reflektimin tim pĂ«rpara pasqyrĂ«s sĂ« bulevardit tĂ« flamingove dhe janĂ« tĂ« hapura pĂ«r tâu analizuar, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ta pĂ«rmbushin sa mĂ« mirĂ« qĂ«llimin e tyre.
I pari Ă«shtĂ« njĂ« dokument strategjik pĂ«r kthesĂ«n e kĂ«tij mandati qeverisĂ«s, kurse i dyti Ă«shtĂ« njĂ« aneks qĂ« tregon sesi duhet mbĂ«shtetur kthesa e mandatit tĂ« katĂ«rtâ, u shpreh Edi Rama, teksa solli si shembull dhe njĂ« rast me njĂ« kryebashkiak socialist.
Sipas tij, kryebashkiaku tĂ« cilit nuk ia pĂ«rmendi emrin, kishte transformuar komunitetin qĂ« e kishte besuar me votĂ«, por ata ishin ngritur nĂ« protestĂ« dhe ai i kishte thĂ«nĂ« Edi RamĂ«s se qytetarĂ«t ishin âmosmirĂ«njohĂ«sâ.
Këtë fjalë e kemi menduar të gjithë, ju tha kryeministri të vetëve, por shqiptarëve ju drejtua publikisht dhe u tha se nuk janë mosmirënjohës, por qytetarë që kërkojnë më shumë nga një epokë e re. Edi Rama theksoi se ai e ka parë vetë mbylljen e epokës së kaluar dhe nisjes e kësaj epoke të re.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama para Grupit të PS dhe Kabinetit:
Kam sjell sot me vete dy dokumente. JanĂ« dy dokumente qĂ« mishĂ«rojnĂ« reflektimin tim pĂ«rpara pasqyrĂ«s sĂ« bulevardit tĂ« flamingove dhe janĂ« tĂ« hapura pĂ«r tâu analizuar, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ta pĂ«rmbushin sa mĂ« mirĂ« qĂ«llimin e tyre.
I pari është një dokument strategjik për kthesën e këtij mandati qeverisës, kurse i dyti është një aneks që tregon sesi duhet mbështetur kthesa e mandatit të katërt.
Qëlloi në një nga ditët e qershorit, shok i yni, njeri që i rri në kokë punës, më erdhi shumë i acaruar me një grup qytetarësh që i kishin dalë në protestë për një zonë në bashkinë e tyre. I kam gjetur në llumë tha, nuk kishte rrugë e trotuare, vetëm gropa e plehra.
I bëra me rrugë tha, drita, pemë, u bëra kopsht dhe u vura dhe stola. Por janë mosmirënjohës tha. Ai, jemi ne të gjithë, sepse secili prej nesh e ka menduar qoftë edhe një herë atë fjalë të keqe kur i ka ardhur shpirti në majë të hundës në marrëdhënien e punës.
Kjo fjalĂ« Ă«shtĂ« prespektiva e pikĂ«nisjes sĂ« re qĂ« na duhet. NĂ« tĂ« gjendet kuptimi mĂ« i gabuar i fazĂ«s sĂ« re ku ka hyrĂ« ShqipĂ«ria. Prandaj dua tâua them unĂ«, qĂ« nĂ« fillim, drejt e nĂ« sy, atyre qĂ« protestuan ndaj kryetarit tĂ« bashkisĂ«, atyre qĂ« dolĂ«n nĂ« bulevard gjatĂ« qershorit dhe atyre qĂ« kanĂ« protestuar nĂ« heshtje, vetĂ«m apo me tĂ« tjerĂ« kudo nĂ«pĂ«r ShqipĂ«ri dhe jashtĂ« saj.
Qysh pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar, ju nuk jeni mosmirënjohës, por matësi i ri i standardeve tona. Ju nuk protestuat kundër atyre që kryebashkiaku kishte bërë për ju, ju që mbushët bulevardin nuk protestuat kundër Shqipërisë gjatë tre mandateve të para, edhe ata që ishin në punën e shtetit dhe pasdite ishin në protestë, ata nuk dolën kundër Shqipërisë.
Ata që votuan për ne në qershorin e shkuar, dolën dhe u bashkuan me të tjerët edhe kur protesta drejtohej kundër meje, sepse forca e saj përthithëse ishte më imponuese sepse figura ime. Edhe ata të administratës dolën me të tjerët sepse Shqipëria e re që ne ndërtuam nuk jeton me huijen e të vjetrës kur njerëzit plakeshin nga puna e shtetit.
Të gjithë bashkë ata qytetarë u mblodhën aq të shumtë atu, kur sorrat nuk e kishin nxjerr ende kokë, sepse i çoi një nevojë e thellë, një nevojë e brendshme për të përcjellë një mesazh më të fortë se përkatësia ndaj një partie.
Shija kontaminuese e lirisĂ« sĂ« asaj proteste dhe nevoja pĂ«r tâu bashkuar me atĂ« rrjedhĂ« tĂ« pazakontĂ« njerĂ«zish nĂ« TiranĂ« dhe duke ushqyer celularĂ«t me energji tĂ« rrallĂ« instagramike, njĂ« energji e mahnitshme, ishte mĂ« e fuqishme se gjithĂ« arsenali ynĂ« kundĂ«r shpifjeve pĂ«r ZvĂ«rnecin.
Mësimi i parë që duhet të ndajë me ju është se faktet tona nuk mjaftojnë më. Njerëzit nuk jetojnë më as me kënaqësinë e ndryshimeve që ndodhin, por me pritshmëritë që rriten më shpejt se mundësitë tona. Dhe në një Shqipëri që rritet me ritme të reja, e përjetojnë me tension mes asaj që shohin dhe asaj që kanë, herë si burim pikëpyetjesh me çfarë po bëhet me vendin, dhe shpeshherë me pasiguri për një ekonomi që rritet shpejt bashkë me kostot e jetesës për ta.
Me fjalë të tjerë shokë dhe shoqe, nuk duhet ta qeverisim të tashmen me integrime, por në harmoni me përvojën e përditshme të qytetarit të sotëm. Sepse mendjet dhe zemrat e qytetarëve nuk janë më ato që ishin dje.
Ato janë ankoruar mu të pritshmëritë e tyre, prandaj dhe bulevardi i flamingove duhet parë jo si një protestë, por si një pasqyrë që shoqëria në e vuri përpara duke na sfiduar të shohim vetveten dhe të verifikojmë seriozisht nëse e kemi mendjen dhe zemrën në vendin e duhur për të qeverisur Shqipërinë e kësaj faze të re. Të parët që duhet ta kuptojmë jemi ne. Unë vet pash mbylljen e një epoke dhe nisjen e një tjetre. Epoka e mbyllur është ajo e investimeve, sepse në epokën e mungesave shoqëritë vuajnë në rrugët pa rrugë dhe i gëzohen ndryshimit si fëmija një dhurate dhe toleranca ndaj mungesave është më e madhe. Epoka e hapur është ajo e pritshmërive, çdo investim dhe shërbim është borxh që kthehet me vonesë.