Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Babai i viktimës në gjendje të rëndë pas përleshjes në Kobaj të Prizrenit

Babai i 27-vjeçarit që humbi jetën në një konflikt fizik në fshatin Kobaj të Prizrenit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai po trajtohet në spital pas plagëve të marra gjatë përleshjes së ndodhur mes dy familjeve që janë kushërinj mes vete.

Petrit Kryeziu, kryeprokuror i Prizrenit tha se viktima ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë.

“Ajo që mund të konfirmoj në këtë fazë është se një person ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në spital. Bazuar në dyshimet fillestare, viktima dyshohet se ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë. Hetuesit policorë, ekspertët e forenzikës, prokurori i shtetit dhe ekipet e tjera relevante ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Duke qenë se rasti ndodhet në fazën fillestare të hetimeve, në këtë moment nuk mund të japim informacione të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes”, deklaroi Kryeziu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Babai i viktimës në gjendje të rëndë pas përleshjes në Kobaj të Prizrenit appeared first on Sinjali.

Zjarri i madh në Herbon jashtë kontrollit, evakuohen banorë

Një zjarr i madh pyjor që ka shpërthyer në zonën e Herbon, në provincën A Coruña, po vijon të jetë aktiv dhe jashtë kontrollit të autoriteteve.

Sipas të dhënave zyrtare, flakët kanë përfshirë rreth 330 hektarë tokë, ndërsa autoritetet kanë shpallur nivelin e alarmit 2 dhe kanë urdhëruar evakuimin e rreth dhjetë shtëpive në zonat e rrezikuara.

Edhe pse në orët e mëngjesit situata dukej më e qëndrueshme, temperaturat mbi 30°C dhe erërat e forta kanë përkeqësuar ndjeshëm përhapjen e zjarrit gjatë ditës.

Kryebashkiaku i Padron, Anxo Rei Arca, deklaroi se kushtet atmosferike kanë ndikuar në rritjen e intensitetit të flakëve.

Deri më tani nuk raportohen viktima apo dëme në banesa, por autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë për shkak të afërsisë së zjarrit me zonat e banuara.

Zjarri vjen në një periudhë shqetësimi në rritje për situatën e zjarreve në pyje në rajonin e Galicias.

Estabilizado el incendio de vegetación en Sanaüja (Lleida), en el que sigue trabajando Bombershttps://t.co/KFbZrQl567 pic.twitter.com/OxpXmxIAwF

— Europa Press TV (@europapress_tv) June 13, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarri i madh në Herbon jashtë kontrollit, evakuohen banorë appeared first on Sinjali.

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e qershorit: Lavdia e tyre do të mbetet e përjetshme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë muajit qershor, duke vlerësuar lartë sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, OVL-UÇK ka theksuar se kontributi dhe vepra e tyre mbeten pjesë e rëndësishme e historisë së vendit.

“Qershori i lavdisë dhe i sakrificës mbetet i gdhendur përgjithmonë në kujtesën tonë kombëtare. Përulemi me nderim të thellë para veprës dhe flijimit të dëshmorëve që me gjakun e tyre shtruan rrugën e lirisë së Kosovës”, thuhet në reagim.

Organizata ka publikuar gjithashtu një listë të dëshmorëve të rënë në këtë muaj, duke i nderuar ata me respekt dhe përulësi.

Në fund të reagimit, OVL-UÇK ka theksuar se lavdia e dëshmorëve do të jetojë përherë dhe do të mbetet frymëzim për brezat që vijnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OVL-UÇK përkujton dëshmorët e qershorit: Lavdia e tyre do të mbetet e përjetshme appeared first on Sinjali.

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një grua

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Lin, pranë fshatit Pojskë, ku si pasojë ka humbur jetën një grua.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një përplasjeje kokë më kokë mes dy automjeteve. Nga aksidenti fillimisht mbetën të lënduar dy persona, të cilët u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Pogradec për ndihmë mjekësore.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, njëra prej të plagosurave—një grua ende e paidentifikuar—nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një grua appeared first on Sinjali.

Ekskluzive |Përleshja fatale në Prizren – ky është i dyshuari për therjen e 27-vjeçarit për vdekje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një përleshje mes familjarëve ka përfunduar me vdekjen e një të riu, raporton ekskluzivisht Sinjali.

Viktima është identifikuar si A. Osmanaj, 27 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë konfliktit.

Në lidhje me rastin është ndaluar dhe po intervistohet Albatrit Osmanaj, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në përleshje. Autoritetet po e trajtojnë atë si person të dyshuar dhe po zhvillojnë hetime për të përcaktuar rolin e tij në ngjarje.

Sipas informacioneve të para, konflikti mes familjarëve ka eskaluar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta, duke rezultuar në një fatalitet. Motivi dyshohet të ketë qenë vendosja e emrit të rrugës.

Policia, hetuesit dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur ekzaminimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive |Përleshja fatale në Prizren – ky është i dyshuari për therjen e 27-vjeçarit për vdekje appeared first on Sinjali.

Ky është Edison Krasniqi, 17-vjeçari nga Drenoci i Malishevës që humbi jetën në vendin e punës në Ulqin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen dhe komunitetin e fshatit Drenoc të Malishevës, pasi një 17-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Ulqin të Malit të Zi.

Viktima është identifikuar si Edison Krasniqi, i cili, sipas informacioneve të para, ka pësuar lëndime fatale pasi dyshohet se ka rënë nga një skelet ndërtimi gjatë kohës sa ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e punës, ndërsa ekipet emergjente dhe autoritetet kompetente kanë dalë në vendin e rastit. Pavarësisht përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë, i riu nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Rrethanat e sakta të aksidentit ende nuk janë sqaruar plotësisht. Autoritetet në Ulqin kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes dhe për të verifikuar kushtet në të cilat ka ndodhur aksidenti fatal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ky është Edison Krasniqi, 17-vjeçari nga Drenoci i Malishevës që humbi jetën në vendin e punës në Ulqin appeared first on Sinjali.

Muaji i mjaltit në Sicili: Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë romancën larg vëmendjes së publikut

Dua Lipa dhe Callum Turner po kalojnë ditët e para të martesës së tyre në një atmosferë romantike në Sicili të Italisë, ku janë fotografuar duke shijuar pushimet e muajit të mjaltit.

Çifti është parë pranë brigjeve të Taormina, duke kaluar momente të afërta në det, larg angazhimeve profesionale dhe jetës së ngarkuar publike. Fotografitë e publikuara nga mediat britanike i shfaqin ata duke pushuar në ujërat e kristalta të Mesdheut dhe duke shijuar kohën së bashku.

Për pushimet e tyre luksoze, çifti ka zgjedhur San Domenico Palace, një nga resortet më prestigjioze në rajon, i njohur për pamjet spektakolare dhe standardet e larta të mikpritjes.

Këngëtarja me origjinë shqiptare u paraqit me një stil elegant veror, ndërsa çifti dukej më i afërt se kurrë gjatë qëndrimit në bregdetin italian. Momente të shumta romantike u kapën nga fotografët, duke reflektuar lumturinë e tyre pas kurorëzimit të dashurisë.

Martesa e Duas dhe Callumit u zhvillua fundjavën e kaluar në Sicili, në një ceremoni luksoze ku morën pjesë emra të njohur nga bota e muzikës, filmit dhe modës. Mes të ftuarve ishin edhe Elton John, Donatella Versace, Joe Alwyn, Grace Gummer, Mark Ronson dhe Charli XCX.

Pas ceremonisë madhështore, të sapomartuarit kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë relaksi në Sicili, duke shijuar peizazhet unike, detin dhe qetësinë e një prej destinacioneve më të njohura turistike në Itali.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Muaji i mjaltit në Sicili: Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë romancën larg vëmendjes së publikut appeared first on Sinjali.

Irani vazhdon shqyrtimin e propozimit amerikan, ende pa vendim përfundimtar

Autoritetet iraniane ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar lidhur me memorandumin e mirëkuptimit të propozuar ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave shtetërore iraniane, procesi i shqyrtimit të dokumentit vazhdon, ndërsa institucionet përkatëse po analizojnë me kujdes të gjitha aspektet e propozimit. Një burim i afërt me çështjen ka bërë të ditur për CNN se vlerësimi i elementeve politike, ligjore dhe teknike të marrëveshjes është ende në zhvillim e sipër.

Ndërkohë, agjencia iraniane e lajmeve FARS raportoi se dokumenti po analizohet si nga ekspertët teknikë ashtu edhe nga nivelet më të larta vendimmarrëse në vend. Sipas raportit, autoritetet po shqyrtojnë me kujdes të gjitha pasojat dhe implikimet e mundshme që mund të sjellë pranimi ose refuzimi i propozimit.

Zyrtarët iranianë nuk kanë bërë të ditur afate konkrete se kur mund të merret një vendim përfundimtar, por kanë theksuar se procesi do të vazhdojë derisa të përfundojë vlerësimi i plotë i interesave kombëtare dhe i ndikimeve të mundshme politike e diplomatike.

Zhvillimet e fundit vijnë në një periudhë tensionesh dhe negociatash të vazhdueshme mes Teheranit dhe Uashingtonit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek nga afër ecurinë e bisedimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani vazhdon shqyrtimin e propozimit amerikan, ende pa vendim përfundimtar appeared first on Sinjali.

Prokuroria Speciale: Personat e arrestuar kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë, në kuadër të operacionit të koduar “Reçaku II”.

Sipas autoriteteve, të arrestuarit dyshohen se kanë qenë pjesë e njësive të veçanta të policisë serbe dhe se kanë marrë pjesë në aksionin e 15 janarit 1999 në fshatin Reçak, ku u vranë 45 civilë shqiptarë në një nga masakrat më të rënda të luftës në Kosovë.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ilir Morina, deklaroi se hetimet intensive gjashtëmujore kanë mundësuar identifikimin e personave të dyshuar, edhe pas ngritjes së aktakuzës së parë për këtë rast në dhjetor të vitit të kaluar.

“Hetimet që i kemi vazhduar gjatë këtyre muajve kanë bërë të mundur identifikimin e disa personave që kanë qenë pjesë e njësive të veçanta të policisë së Serbisë dhe që kanë marrë pjesë në aksionin e 15 janarit në Reçak”, tha Morina gjatë konferencës për media.

Policia e Kosovës bëri të ditur se pesë të arrestuarit janë:

N.P. (58 vjeç), nga Shtërpca, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë;

S.J. (59 vjeç), nga Betollusha e Shtërpcës, ish-polic i pensionuar;

B.P. (57 vjeç), nga Serqa e Shtërpcës, ish-polic, i arrestuar në orët e para të mëngjesit në pikëkalimin kufitar në Merdarë;

S.M. (58 vjeç), nga Shtërpca, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë;

S.S. (60 vjeç), nga Gjilani, aktualisht punëtor në shërbimet postare në Serbi, i cili sipas hetimeve ka qenë pjesë e formacioneve policore gjatë kryerjes së krimeve.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimet janë realizuar pas një sërë veprimesh hetimore dhe bastisjeve të kryera në pronat e të dyshuarve.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për krimet e kryera në Reçak po vazhdojnë dhe se nuk përjashtohet mundësia e identifikimit dhe ndjekjes penale të personave të tjerë të përfshirë në ngjarjet e janarit 1999.

Masakra e Reçakut konsiderohet një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë dhe mbetet një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e konfliktit, e cila tërhoqi vëmendjen e opinionit ndërkombëtar dhe ndikoi në zhvillimet që pasuan në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria Speciale: Personat e arrestuar kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Përleshje fatale mes familjarëve në Prizren – 27-vjeçari humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çasteve në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një përleshje mes familjarëve ka përfunduar me pasoja tragjike, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, konflikti ka eskaluar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta, ku si pasojë ka mbetur i vdekur A.O., 27-vjeçar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipi i hetimeve dhe forenzika, të cilët kanë nisur ekzaminimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Ende nuk dihen motivet që çuan në konfliktin mes familjarëve, ndërsa autoritetet janë duke mbledhur prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Përleshje fatale mes familjarëve në Prizren – 27-vjeçari humb jetën appeared first on Sinjali.

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ekipet emergjente në vendngjarje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës dhe njësitë përkatëse.

Pamjet nga vendi i aksidentit janë dërguar nga lexuesit e Gazetës Sinjali, të cilët kanë raportuar për prezencë të madhe të ekipeve emergjente dhe lëvizje të kufizuar të automjeteve në zonë.

Deri më tani nuk dihet numri i personave të përfshirë apo nëse ka të lënduar si pasojë e aksidentit.

Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo të ketë konfirmime nga autoritetet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ekipet emergjente në vendngjarje appeared first on Sinjali.

Operacioni “Reçaku II”, pas pak konferenca e Prokurorisë Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pritet të mbajë një konferencë për media për të prezantuar detaje lidhur me operacionin “Reçaku II”, në kuadër të të cilit janë arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte.

Konferenca është paralajmëruar të nisë në ora 13:00, ku përfaqësues të Prokurorisë Speciale do të japin informacione shtesë rreth aksionit të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Operacioni është realizuar në orët e hershme të së dielës në disa lokacione, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhen me rastin e njohur si “Reçaku II”.

Më shumë detaje rreth identitetit të të arrestuarve dhe veprave për të cilat dyshohen pritet të bëhen publike pas konferencës së Prokurorisë Speciale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Operacioni “Reçaku II”, pas pak konferenca e Prokurorisë Speciale appeared first on Sinjali.

KQZ vazhdon numërimin e votave me postë, mbi 72 mijë pako të aprovuara, refuzohen mbi 2800

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të diasporës po vazhdon, ndërsa deri tani janë aprovuar mbi 72 mijë pako me fletëvotime të ardhura përmes postës.

Sipas të dhënave të fundit, deri në përfundim të ditës së shtunë janë vlerësuar 75,590 pako, prej të cilave 72,746 janë aprovuar, ndërsa 2,844 janë refuzuar për shkak të mospërmbushjes së kritereve ligjore.

KQZ ka njoftuar se deri më tani janë numëruar 36 kuti votimi dhe janë regjistruar 156 kuti në platformën zyrtare të rezultateve.

Arsyeja kryesore e refuzimit të pakove mbetet mungesa e dëftesës së regjistrimit, ndërsa raste të tjera lidhen me dërgimin e më shumë se një fletëvotimi në një pako, mospërputhje të shtetit të dërgimit, mungesë të vulës postare apo parregullsi të tjera procedurale.

Procesi i vlerësimit dhe numërimit të votave me postë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ vazhdon numërimin e votave me postë, mbi 72 mijë pako të aprovuara, refuzohen mbi 2800 appeared first on Sinjali.

Tragjedi në Tiranë: Polici 34-vjeçar i jep fund jetës me armën e shërbimit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një efektiv i Policisë së Shtetit dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur armën e shërbimit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 34-vjeçar me inicialet I.S., i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rastit.

Deri më tani, Policia e Tiranës nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen tragjike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedi në Tiranë: Polici 34-vjeçar i jep fund jetës me armën e shërbimit appeared first on Sinjali.

Detaje për marrëveshjen e shumëpritur që pritet të nënshkruhet sot

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një marrëveshje për përfundimin e luftimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të nënshkruhet së shpejti, duke sinjalizuar një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Sipas Trump, marrëveshja do të shoqërohet edhe me hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më strategjike detare në botë, e cila do të jetë “e hapur për të gjithë” pas arritjes së marrëveshjes.

Megjithatë, nga pala iraniane janë shprehur rezerva për afatet e publikuara. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka deklaruar se ende nuk është konfirmuar data e saktë e nënshkrimit, duke theksuar se “duhet pritur dhe parë zhvillimet”.

Ndërkohë, Pakistan, i cili po luan rol ndërmjetësues në proces, ka bërë të ditur se marrëveshja pritet të finalizohet brenda 24 orëve dhe se po përgatiten procedurat për nënshkrim elektronik.

Deklaratat e palëve vijnë në një moment tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa negociatat për finalizimin e marrëveshjes po vijojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Detaje për marrëveshjen e shumëpritur që pritet të nënshkruhet sot appeared first on Sinjali.

Arrestohet në Vlorë i dënuari në Itali për trafik droge, pritet ekstradimi në Romë

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Vlorë një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar për trafik droge.

Sipas njoftimit zyrtar, 48-vjeçari është lokalizuar dhe kapur në një lokal në zonën e Borshit, gjatë operacionit policor të koduar “Metodat”, të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Vlorës.

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Katanias në Itali me 12 vjet e disa muaj burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

“Gjatë operacionit u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit M. H., 48 vjeç, banues në Babicë e Vogël, Vlorë, i dënuar nga drejtësia italiane”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas arrestimit, autoritetet shqiptare kanë bërë të ditur se ndaj tij do të ndiqen procedurat ligjore për ekstradim drejt Italisë.

Gjatë operacionit është arrestuar edhe një tjetër shtetas shqiptar, ndërsa një shtetas italian është proceduar në gjendje të lirë për përkrahje të autorit të krimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet në Vlorë i dënuari në Itali për trafik droge, pritet ekstradimi në Romë appeared first on Sinjali.

Tragjedi në Tiranë: 25-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë

Policia shqiptare ka nisur hetimet pas një rasti tragjik të ndodhur në Tiranë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një 25-vjeçar, i cili është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit në lagjen Astir të kryeqytetit. Autoritetet kanë bërë të ditur se në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune gjatë këqyrjes paraprake.

“Më datë 14.06.2026, në orën 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. K., rreth 25 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar shkaqet e sakta të vdekjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedi në Tiranë: 25-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë appeared first on Sinjali.

Tërmet 5.2 ballë godet Meksikën

Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka goditur shtetin e Guerreros në Meksikën jugperëndimore, duke shkaktuar lëkundje të forta në rajon.

Sipas Qendrës Gjermane për Kërkime në Gjeoshkenca (GFZ), tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej rreth 10 kilometrash në zonën bregdetare të Oqeanit Paqësor.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se deri më tani nuk janë raportuar të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale, megjithatë monitorimi i situatës po vazhdon.

Meksika ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik për shkak të pozicionit të saj gjeologjik në kryqëzimin e disa pllakave tektonike, çka e bën vendin të përjetojë shpesh tërmete të ndryshme.

Rajoni regjistron çdo vit dhjetëra tërmete me magnitudë mbi 4.0, ndërsa më i shkatërruari mbetet ai i vitit 1985 në Mexico City, me magnitudë 8.0, që shkaktoi viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tërmet 5.2 ballë godet Meksikën appeared first on Sinjali.

Operacioni “Reçaku II”, pesë të arrestuar për krime lufte

Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili po zhvillohet për hetimin e krimeve të luftës.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni i koduar “Reçaku II” është duke u realizuar në disa lokacione të ndryshme, ku janë ekzekutuar edhe urdhër-kontrolle nga autoritetet kompetente.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po zhvillohen veprimet hetimore, ndërsa për rastin pritet të jepen detaje shtesë në një konferencë për media.

Hetimet janë pjesë e një procesi më të gjerë për zbardhjen e krimeve të luftës të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Operacioni “Reçaku II”, pesë të arrestuar për krime lufte appeared first on Sinjali.

Ekskluzive| Kërkohej nga Gjermania për tentim-vrasje, ky është 29-vjeçari nga Vushtrria që u prangos në Prishtinë

Një 29-vjeçar nga Vushtrria, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për një vepër të rëndë penale, është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për Egzon Barllajn (29-vjeçar), ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar nga autoritetet e Gjermanisë.

Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e 13 qershorit, rreth orës 23:30, gjatë një pike kontrolli të njësive të Stacionit Policor Jugu në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.

Sipas informatave që posedon Sinjali, Barllaj kërkohej nga drejtësia gjermane nën dyshimet për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, një nga veprat më të rënda të parashikuara nga legjislacioni penal.

Pas verifikimeve, Policia e Kosovës ka njoftuar menjëherë ILECU-n, përmes kanaleve zyrtare të bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe Prokuroren kujdestare për Krime të Rënda, e cila ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë.

I dyshuari është dërguar në Qendrën e Ndalimit, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave të mëtejshme që lidhen me kërkesën ndërkombëtare për arrestimin e tij.

Arrestimi i Barllajt konsiderohet një tjetër rast i bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve vendore dhe atyre ndërkombëtare në lokalizimin e personave të kërkuar për vepra të rënda penale përtej kufijve të Kosovës.

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive| Kërkohej nga Gjermania për tentim-vrasje, ky është 29-vjeçari nga Vushtrria që u prangos në Prishtinë appeared first on Sinjali.

❌