Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Aksident me disa mjete të përfshira në afërsi të pushimit të shoferit në autostradën Fier Lushnje. Ndër mjetet e përfshira një autobot që transporton çimento. Dy të lënduar janë dërguar në spitalin e Lushnjes. Kryesisht dëme materiale Policia e qarkullimit po devijon trafikun në një kalim rruge dytësore

Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë zonën e Grykshit

Një vatër zjarri është shënuar sot në zonën e Grykshit, pjesë e bashkisë Peqin. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe me bimësi të dendur, duke rrezikuar përhapjen në zona më të gjera. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa nuk raportohet për dëme në banesa apo të lënduar. Shkaqet e […]

Dy vatra zjarri në Fier, flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha me toka bujqësore

Pasditen e sotme në qytetin e Fierit janë konstatuar dy vatra zjarri, konkretisht, njëra në afërsi të fshatit Daullas dhe tjetra në periferi të qytetit. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me toka bujqësore dhe kallamisht, ndërsa re të dendura tymi janë përhapur mbi zonat e banuara. Në vendngjarje janë paraqitur forcat zjarrfikëse, të cilat […]

Arrestohet noterja e shpallur në kërkim, e dyshuar për dy kontrata shitjeje të të njëjtit apartament

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 57-vjeçare të shpallur më herët në kërkim, në kuadër të operacionit “Apartamentet”, për dyshime të forta në lidhje me shpërdorim detyre në cilësinë e noteres. Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasen M. D., e […]

Sëmundja ‘chikungunya’ godet Kinën, regjistrohen mijëra raste me virusin që përhapet nga mushkonjat

Kina po përjeton një shpërthim alarmues të chikungunya-s, një infeksion që përhapet nga mushkonjat, me mijëra raste të raportuara në jug.Rreth 7,000 infeksione janë raportuar në të gjithë provincën Guangdong këtë vit, me qytetin e Foshan në epiqendër. Atje, pacientët janë shtruar në spital dhe po flenë nën rrjeta kundër mushkonjave, sipas fotove nga CCTV, […]

Donnarumma joshet nga oferta e Manchester United

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma te Paris Saint-Germain mbetet e paqartë, ndonëse ai ka qenë një nga lojtarët kyç në sezonin e jashtëzakonshëm të klubit francez. Edhe pse PSG u mposht nga Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, sezoni 2024-2025 rezultoi i suksesshëm si në Ligue 1 ashtu edhe në Evropë. Megjithatë, […]

Rekord blerjesh në Premier League, arrihet vlera e 2 miliardë eurove

Premier Liga angleze ka vendosur një rekord sa i përket merkatos së kësaj vere, duke kaluar vlerën e 2 miliardë eurove. Skuadra që ka shpenzuar më së tepërmi është Liverpuli. Skuadrat e Premier League angleze nuk janë kursyer as këtë merkato verore, duke vendosur një rekord sa i përket shpenzimeve në 5 ligat kryesore evropiane. […]

Prokuroria Tiranë çon në gjyq ish-krerët e Urdhrit të Stomatologut

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq ish-presidentin dhe zv.presidenten e Urdhrit të Stomatologut për tre vepra penale. Nikoll Deda, ish-presidenti i Urdhrit të Stomatologut dhe A.G., që mbante postin e zv/presidentes, akuzohen për veprat penale ‘Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën’, ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Veprime në kundërshtim me vendimin e […]

Thirrjet antishqiptare, reagon presidentja e RMV: Jemi të turpëruar.

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të urrejtjes drejtuar shqiptarëve gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, që u zhvillua fundjavën e kaluar në Kumanovë. Ajo e ka cilësuar incidentin si një akt të turpshëm, duke theksuar se sjellje të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e […]

U gjet i varrosur në një arë, policia jep detaje rreth ngjarjes së rëndë në Lipjan

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur më 4 gusht 2025 në fshatin Baincë të Lipjanit ka tronditur opinionin publik. Policia ka konfirmuar se në një arë është gjetur një trup i pajetë, i varrosur, i një mashkulli të moshës rreth 50-60 vjeç. Trupi është cilësuar si “i freskët” nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, çka nënkupton […]

Australia blen 11 anije luftarake nga Japonia për 6 miliardë dollarë

Australia ka nënshkruar një marrëveshje historike me Japoninë për blerjen e 11 fregatave të klasit Mogami, në një kontratë me vlerë 6 miliardë dollarë amerikanë (rreth 5.2 miliardë euro). Anijet do të ndërtohen nga kompania gjigante japoneze Mitsubishi Heavy Industries (MHI). Lajmi u konfirmua nga Ministri Australian i Mbrojtjes, Richard Marles, i cili e cilësoi […]

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Frrok Lleshaj, 65-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, ka qenë i dënuar më parë për vrasje, ku me vendim nr.37, date 17.03.2006 të Gjykatës Shkodër u dënua me 25 vite burgim për “vrasje me dashje”. Lleshaj u lirua me 16 mars të vitit 2023. Policia thotë se pista kryesore e hetimit […]

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

Detaje të reja kanë dalë nga e shkuara e Frrok Lleshajt, që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Mësohet se 65-vjeçari, 30 vjet më parë ka kryer një vrasje për të cilën u arrestua por ai u arratis në vitin 1997 nga burgu. Sipas të dhënave, mësohet se Lleshaj, […]

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi në autostradën A1 në seksionin Valdarno midis Arezzos dhe Firences në Itali. Një kamion u përplas me disa automjete, duke vrarë tre persona në një ambulancë. Një person tjetër u plagos rëndë dhe 15 të tjerë pësuan lëndime të lehta, raporton Corriere Della Serra. Sipas dëshmitarëve, kamioni u përplas […]

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Kina dhe Rusia po kryejnë stërvitje të reja të përbashkëta detare , duke vazhduar të thellojnë lidhjet e tyre dhe të forcojnë bashkëpunimin. Stërvitjet e reja po zhvillohen në detin e Japonisë. Sipas Ministrisë kineze të Mbrojtjes, ato filluan në ujërat pranë portit rus të Vladivostokut dhe do të zgjasin tre ditë. Ushtrimet do të […]

Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane si drejtues të grupit kriminal. Tre shqiptarët të moshave 37, 38 dhe 39 vjeç, akuzohen për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen. Përveç zbulimit të një laboratori për përgatitjen e drogës, u sekuestruan gjithashtu afërsisht dy kilogramë kokainë. Siç raportohet tre shqiptarët shkonin rregullisht për të prerë […]

Qeveria refuzoi afatin e qëndrimit të tyre në vend, Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve

Autoritetet në Pakistan e kanë rifilluar dëbimin me forcë të refugjatëve afganë, pasi qeveria federale nuk pranoi ta zgjasë afatin e qëndrimit të tyre në vend, thanë zyrtarët të hënën. Kjo vendim prek rreth 1.4 milionë afganë që mbajnë kartela të Dëshmisë së Regjistrimit (PoR), të cilëve u ka skaduar statusi ligjor në fund të […]
❌