Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra për prodhimin e dronëve, të cilat dyshohet se janë nënshkruar me çmime shumë të larta, duke shkaktuar dëm financiar shtetit.

Ndër të arrestuarit është edhe Oleksii Kuznetsov, deputet nga partia në pushtet “Shërbëtori i Popullit”. Partia ka njoftuar pezullimin e tij përkohësisht, në pritje të hetimeve.

Sipas autoriteteve në Kiev, hetimet shtrihen edhe ndaj nëpunësve civilë në nivel lokal si dhe anëtarëve të Gardës Kombëtare. Ministri i Brendshëm Ihor Klymenko konfirmoi se personel me uniformë është pezulluar gjithashtu.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi presidenti Volodymyr Zelensky ndryshoi qëndrim lidhur me një projektligj të debatueshëm për pavarësinë e zyrës antikorrupsion, duke rritur pritshmëritë për reforma më të thella në luftën kundër korrupsionit. m.p.

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës, duke përfunduar me dy persona të plagosur dhe një të arrestuar.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”, në një nga rrugët kryesore të qytetit, me konfliktin që nisi për motive të dobëta dhe përshkallëzoi në përdorimin e thikës.

Nga pamjet filmike shihet se të rinjtë përleshen ashpër në trotuar, pranë një dyqani, ku konflikti fizik eskalon nga goditjet me grushte dhe shkelma në përdorimin e thikës.

Sakaq, policia bëri me dije se personi i arrestuar për ngjarjen është I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë. Ai u përfshi në dy episode dhune të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit: fillimisht në lagjen “10 Korriku” dhe më pas në “Pavarësia 2”.

Në këto konflikte, ai dyshohet se goditi me thikë shtetasit M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç. Edhe vetë autori i ngjarjes ka pësuar dëmtime gjatë përplasjes dhe është trajtuar me ndihmë mjekësore në spital. m.p.

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është seli qendrore për të gjithë Evropën.

Elezi u shpreh se SHBA-të janë të angazhuara që të ruajnë aleancën me Kosovën ndaj është planifkuar që deri në 2030 të ndërtohet një bazë ushtarake në Nish të Serbisë, që do të bëjë të mundur vendosjen e paqes për një kohë të gjatë në Ballkan.

“SHBA mbetet realisht e angazhuar dhe shumë e interesuar që të ruajë aleancën e saj me Kosovë, të vendosë angazhim të mëtejshëm ushtarak në Kosovë dhe është pikërisht për këtë arsye pse, para 2030 do kemi ndërtimin e një baze ushtarake që do të vendoset në Nish dhe nga ku do garantohet që paqja të vendoset për një kohë të gjatë në Ballkan, se dihet që Serbia ka përdorur bashkëpunimin me Rusinë për të vepruar në këtë zonë dhe pikërisht këtu do të vendoste baza amerikane që do të ketë mundësi të ushtrojë aktivitetin ushtarak brenda territorit të Serbisë”, tha eksperti. m.p.

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje.

Policia dhe ndihmësit mjekësorë u thirrën në vendngjarje në orën 22:20. Kur mbërritën në vendngjarje, gjetën të vdekur një burrë të moshës midis 40 dhe 50 vjeç.

Sky News raporton se burri ra nga kuverta e sipërme e Wembley-t. Policia po u bën thirrje të gjithë atyre që ishin në stadium dhe mund ta kenë filmuar incidentin të paraqesin çdo pamje filmike që kanë.

“Stadiumi ishte i mbushur me njerëz dhe ne besojmë se është e mundur që një numër njerëzish e kanë parë incidentin ose mund ta kenë filmuar atë me vetëdije ose pa vetëdije në pamjet e telefonit celular”, thuhet në deklaratën e policisë. m.p.

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor, është drejt largimit nga Real Madrid për shkak të konkurrencës së fortë në mesfushë.

Real Madrid ka marrë edhe ofertën e parë zyrtare për Brahim Diaz, që vjen nga Benfica. Klubi portugez ka kërkuar huazimin e lojtarit, me të drejtë blerjeje.

Drejtuesit e Real Madrid janë të gatshëm të lejojnë largimin e marokenit, por ata duan shitjen përfundimtare të lojtarit, në shifrën 40 milionë euro. Propozimet e tjera, vështirë se mund të pranohen.

Javën që vjen pritet të vendoset përfundimisht e ardhmja e Brahim Diaz, ku pritet të ketë një takim mes përfaqësuesve të lojtarit dhe drejtuesve të Real Madrid. m.p.

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të detajuar shumëfazore që synon neutralizimin e infrastrukturës mbrojtëse të Tokios.

Edhe pse skenari u paraqit si një përgjigje teorike ndaj vendosjes së raketave të ardhshme nga SHBA-ja dhe Japonia, sipas Defense Blog toni dhe përpunimi teknik i analizës ngritën shqetësime midis analistëve të sigurisë në rajon.

Sipas një analize të botuar në median pro-Kremlin, Voennaya Khronika (Kronika Ushtarake), Rusia e konsideron vendosjen e sistemeve japoneze të Tipit 12 dhe raketave amerikane MRC Typhon, të cilat kanë një rreze veprimi prej më shumë se dy mijë kilometrash, një kërcënim të drejtpërdrejtë për territorin e saj lindor.

Analistët thonë se përgjigjja e tyre do të kërkonte një sulm kompleks dhe shumëplanësh duke përdorur armë precize të lëshuara nga ajri, deti dhe toka. m.p.

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e shëndetësisë e enklavës palestineze.

Vdekjet e reja sipas ministrisë e çuan numrin e të vdekurve në 175, përfshirë 93 fëmijë. Televizioni egjiptian Al Kahira News raportoi më parë se dy kamionë që transportonin 107 ton karburant do të hynin në Gaza. Ministria e Shëndetësisë e Gazës paralajmëron se mungesa e karburantit ka kompromentuar ndjeshëm funksionimin e spitaleve, që do të thotë se mjekët mund të trajtojnë vetëm të sëmurët rëndë dhe të plagosurit.

Furnizimet me karburant në enklavë kanë qenë të rralla që nga marsi, kur Izraeli kufizoi aksesin në mallra dhe ndihmë humanitare, duke pretenduar se po ushtronte presion mbi militantët e Hamasit për të liruar pengjet e mbetura izraelite që i rrëmbyen më 7 tetor 2023.

Izraeli fajëson Hamasin për vuajtjet në Gaza, por pas presionit në rritje nga bashkësia ndërkombëtare, njoftoi hapa javën e kaluar për të dërguar ndihma për popullsinë e enklavës, duke përfshirë ndërprerjen e luftimeve në disa pjesë të Rripit të Gazës, autorizimin e dërgimit të ndihmës nga ajri dhe mbrojtjen e disa rrugëve për konvojet humanitare.

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se dërgimi i ndihmës nga ajri nuk është i mjaftueshëm dhe se Izraeli duhet të lejojë akses shumë më të madh nga toka.

Zyra e medias e qeverisë në Gaza njoftoi të dielën se që nga lehtësimi i kufizimeve në korrik, gati 1,600 kamionë me ndihma kanë hyrë në enklavë.

Dëshmitarët dhe burimet e Hamasit pohojnë se shumë prej tyre u plaçkitën nga bandat e armatosura dhe banorët e uritur. m.p.

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë, të cilët nuk mundën t’u bashkohen festimeve.

“Jemi më afër se kurrë të rinjve që vuajnë nga të këqijat më të rënda, të cilat shkaktohen nga qenie të tjera njerëzore”, tha Leo. “Ne jemi me të rinjtë e Gazës. Ne jemi me të rinjtë e Ukrainës, me ata të çdo vendi të përgjakur nga lufta.”

“Vëllezërit dhe motrat e mia të reja, ju jeni shenja se një botë tjetër është e mundur. Një botë vëllazërie dhe miqësie, ku konfliktet nuk zgjidhen me armë, por me dialog.”

Të rinjtë ngritën kampe në fusha të gjera në juglindje të Romës gjatë natës, pas pjesëmarrjes në një shërbim vigjiljeje të shtunën, të kryesuar po ashtu nga Papa Leo, i cili u transportua nga Qyteti i Vatikanit me helikopter.

Festimi i veçantë për Jubileun është pjesë e Vitit të Shenjtë, që pritet të tërheqë 32 milionë pelegrinë në Vatikan për pelegrinazhin shekullor në selinë e katolicizmit.

Vatikani njoftoi se më shumë se 1 milion të rinj ishin të pranishëm, së bashku me 7,000 priftërinj dhe 450 peshkopë.

Gjatë predikimit të së dielës, Papa Leo i nxiti pjesëmarrësit që “të përhapin entuziazmin dhe dëshminë e besimit tuaj” kur të kthehen në shtëpi në më shumë se 150 vende të botës. m.p.

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të botës së krimit në vend, Florian Plakun nga Vlora.

Flodian Plakun, 42 vjeç nga Vlora, i njohur ndryshe si “vrasësi me tre emra” për shkak të identiteteve të shumta që kishte përdorur ndër vite: Plaku, Serjani dhe Mamo u shpall në kërkim ndërkombëtar një vit më parë si një nga vrasësi e ish-policit Gentjan Bejtja.

Në momentin e ndalimit, Plakut iu gjetën dy armë zjarri që i mbante pa leje.

Flodian Plaku konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ka qenë në kërkim ndërkombëtar për vrasjen me paramendim të Gentjan Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës.

Sipas të dhënave zyrtare, ekzekutimi i Bejtjas, ish-punonjës i Policisë, dyshohet të jetë kryer në kuadër të një hakmarrjeje brenda grupeve kriminale. Autoritetet shqiptare dhe Interpol Tirana e kishin shpallur Plakun në kërkim ndërkombëtar që prej muajit korrik, ndërsa dyshohej se fshihej në Spanjë apo Dubai.

Identifikimi i Plakut si autor i vrasjes u bë përmes një hetimi të thelluar kriminal dhe shkencor. ADN-ja e tij u gjet në një automjet tip Golf 7, që dyshohet të jetë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai kishte qenë më herët i arrestuar për trafik droge, çka bëri që të kishte profile ADN-je në sistemin e Policisë Kriminale. Hetuesit siguruan gjithashtu të dhëna të rëndësishme nga agjencitë e udhëtimit dhe lëvizjet e tij në kufi.

Bashkë me të, autoritetet kanë hetuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë: Ilir Beqaraj (alias Ilir Brahimi dhe Ilir Mançellari), i arrestuar për pjesëmarrje në vrasje, mbajtje dokumentesh false dhe armëmbajtje pa leje, si dhe Edison Haxhiu, i akuzuar për sigurimin e mjeteve për të kryer krimin. m.p.

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën të plagosur tre persona.

Nga pamjet e regjistruara mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, shihet se si dy të rinjtë Kristi Konstandini dhe Indrit Halili, konfliktohen fizikisht me grushte, ndërsa Halili nxjerr thikën dhe e qëllon disa herë në trup Kristi Konstandinin.

Në këto pamje tronditëse shihet një vajzë që përpiqet të ndalojë sherrin, por përplasja vijon me agresivitet, duke vënë në rrezik edhe jetën e saj.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 21:30, ku të plagosur mbetën shtetasi M. F., 39 vjeç dhe Kristi Konstandini 32 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, si dhe Indrit Halili i cili ishte personi që goditi me thikë.

Pas ndihmës së parë në spital, Halili u arrestua nga Policia dhe akuzohet ër veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Më herët të afërm të Kristi kanë deklaruar se i riu doli jashtë dyqanit ku po qëndronte për të mbështetur shitësen e cila nuk po largonte dot Halilin nga ambienti i dyqanit ku shiteshin biçikleta dhe monopatina. m.p.

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, kanë bllokuar 20 mjete lundruese për shkelje të ndryshme.

8 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.

Ndërkohë, nga Ksamil në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 8 raste emergjente, për t’u ardhur në ndihmë 11 shtetasve, që kishin mbetur në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese. m.p.

Banaku ku punonte 12-vjeçari falimentoi pas reklamës së Fevziut

Pas promovimit nga gazetari Blendi Fevziu, i cili vlerësoi sipërmarrjen e një 12-vjeçari që shiste limonadë në rezidencën luksoze Green Coast, realiteti në terren rezultoi ndryshe.

Sot banaku ishte bosh gjatë gjithë ditës. Askush nuk u paraqit për të shitur dhe banorët nuk kishin informacion nëse do hapej sërish, shkruan Gazeta Tema.

Sipas tyre, 12-vjeçari banon në një vilë luksoze në Green Coast dhe nuk është fëmijë në nevojë, siç mund të linte të nënkuptohej nga reklama.

Mbyllja mund të lidhet me faktin se ishte ditë pushimi ose me shqetësimin për ndonjë ndërhyrje nga inspektorati i punës për punësim të të miturve. Në çdo rast, reklama ndonjëherë mund të bëjë më shumë dëm se mirë. m.p.

Ish-futbollisti “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen, nuk pendohem!

“Çekiçi 14”, Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike vendosi të thyejë xhamat e bashkisë së Korçës.

Duket se nervozizmi i të riut ka ardhur për shkak sepse krahas lokaleve, punonjësit e bashkisë kanë shkulur edhe disa lule dekorative në lagjen e tij ditë më parë, duke i shkulur ato.

“E ka marrë vesh gjithë Shqipëria incidentin, e bëra dhe viral se populli nuk duhet të jetë shumë i fjetur, duhet të çohet e të tregojë se kush është karakteri i vërtet që ka njeriu. Kjo është arsyeja përse e kam bërë. Këtu në vendin ku ndodhem unë është e rrënuar, janë lokalet, të shkatërruara. E dha urdhrin Edi Rama, mori Sotiraqin në telefon dhe e shkatërruan lagjen time. Çfarë lidhje ka kjo, të heqim karriget, heqim barishtet. Edhe tavolinat, është gabim. Nga ato 4 tavolina njerëzit ushqehen. Ka shumë familjarë që nga katër tavolina nxjerrin bukën e gojës. Ka sulmuar disa lokale në Korçë, nuk janë sjellje prej kryeministri. Duhet të shohë popullin, që ka nevojë. Duhet të ngrejë rrogat. Unë merrem me rep por e mbaj e postin e kryeministrit një ditë”, thotë i riu për mediat.

I pyetur nëse është penduar për veprimet e tij, Dramolli tha: “Nuk pendohem unë, ishte vendim i drejtë. Nuk duhet të flesh gjumë. Ndihem mirë. Edhe burg e bëj. Kam qenë i dënuar. Jam rritur në geto. Shoqëria ime është gango”. m.p.

Stuhia e dëborës godet Australinë!

Disa qytete në Australinë lindore janë mbuluar nga reshjet e dendura të dëborës, ndërsa moti i keq goditi kontinentin gjatë fundjavës.

Autoritetet njoftuan se reshjet intensive shkaktuan përmbytje, bllokim të automjeteve dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për mijëra shtëpi.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, moti pritet të përmirësohet gjatë ditës së sotme, me parashikime që flasin për deri në 50 cm borë në disa zona.

Zonat në pjesët veriperëndimore të shtetit të Anglisë së Re regjistruan reshjet më të dendura të borës në 20 vitet e fundit, sipas raportimeve të transmetuesit shtetëror ABC. Ndërkohë, Queensland përjetoi reshjet e para të borës pas një dekade, sipas gazetës Sydney Morning Herald. m.p.

Fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, Spiropali: Shkupi të reagojë!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të egra antishqiptar që u hodhën në Kumanovë, gjatë ndjeshjes së Basketbollit ndërmjet RMV-së dhe Rumanisë.

Reagimi i Elisa Spiropalit

Ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë.

Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit.

Vlerësoj reagimin e institucioneve të RMV, duke kërkuar njëkohësisht reagim edhe më fortë publik të zyrtarëve më të lartë të vendit mik.

Bashkëjetesa ndëretnike në Maqedoninë e Veriut është një vlerë e përbashkët në rrugën europiane, që duhet ruajtur dhe kultivuar me përgjegjësi nga të gjithë faktorët në rajon, përmes veprimit, qëndrimeve dhe shembullit.

Sjellja korrekte në fusha, në tribuna dhe në institucione flet shumë për vizionin tonë për të ardhmen.

Shqipëria dhe shqiptarët mbeten të palëkundur në promovimin e një bashkëjetese model dhe larg ndasive të dala mode e boje. m.p.

Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Të gjithë maturantët, të cilët duan të vijojnë studimet e larta në universitete, sot, 3 gushti është afati i fundit që të aplikojnë për programet që dëshirojnë të ndjekin përmes portalit “U-Albania”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u ka kujtuar të gjithë maturantëve në një postim në rrjetet sociale se “sot është dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit në raundin e parë të aplikimit në universitetet tona”.

Më herët, ministrja Manastirliu bëri me dije se procesi i aplikimit dhe regjistrimit realizohet online në portalin universitar “U-Albania”.

Kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin “U-Albania”.

Pagesa kryhet deri në datën 28 korrik 2025. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 28 korrik, në portalin “U-Albania”.

Më tej, realizohet aplikimi online dhe për këtë periudha e përcaktuar është 29 korrik deri në 3 gusht. Në këtë periudhë, maturantët zgjedhin 10 programe studimi. m.p.

Politikani dënohet me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi punëtoren e tij

Një gjykatë në shtetin Karnataka të Indisë ka dënuar me burgim të përjetshëm politikanin 34-vjeçar Prajwal Revanna, i cili u shpall fajtor për përdhunimin e punëtores së tij shtëpiake.

Revanna, një figurë e njohur në politikën indiane dhe nip i ish-kryeministrit H. D. Gowda, e ka mohuar fajësinë dhe ka të drejtën të apelojë vendimin. Ai është gjithashtu nën hetim për dy raste të tjera përdhunimi dhe një rast ngacmimi seksual, për të cilat gjithashtu pretendon pafajësi.

Sipas BBC News, rasti i Revanna u bë publik në vitin 2023, kur në rrjetet sociale u shpërndanë video tronditëse që tregonin akte dhune seksuale, me protagonist vetë politikanin. Pamjet shkaktuan zemërim në mbarë vendin. Megjithëse vetë ai nuk bëri komente të drejtpërdrejta, përfaqësues të zyrës së tij i cilësuan videot si “të manipuluara”.

Revanna është anëtar i partisë Janata Dal, që aktualisht është në aleancë me partinë qeverisëse BJP të kryeministrit Narendra Modi. BBC vë në dukje se është e rrallë që një figurë me një profil kaq të lartë politik të dënohet për krime të tilla në Indi, gjë që ka sjellë edhe më shumë vëmendje mbi rastin. m.p.

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të policisë u është gjetur lëndë narkotike.

Blutë e Kukësit bëjnë me dije se tre të rinjtë janë arrestuar në kushtet e flagrancës, teksa qarkullonin me një automjet, në të cilin u gjet kanabis.

“Nga kontrollet e vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë goditur dy raste në fushën e narkotikëve. Në qytet, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. D., dhe pasagjerë shtetasit G. Sh. dhe V. E. Gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 14 doza, me qëllim shitjen. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit D. D., 20 vjeç, G. Sh., 18 vjeç, dhe V. E., 27 vjeç, banues në Shëmri dhe Kukës. Po nga këta specialistë, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 28 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton policia. m.p.

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme.

Ishte një sfidë e rëndësishme për bavarezët, pasi shënoi debutimin e blerjes së madhe në merkato, Luis Diaz (i blerë për 75 milionë euro nga Liverpool).

Mesfushori Joshua Kimmich foli për kanalet zyrtare të klubit në lidhje me ndeshjen kundër Lyon dhe kolumbianit:

“Sidomos në pjesën e dytë, patëm një ose dy raste të mira. Mund të kishim shënuar një ose dy gola të tjerë.

“Mund të vihej re se nuk po fillonim nga e para, por që tashmë kishim një ritëm të caktuar.

“Luis Diaz është një lojtar që e do futbollin dhe gjithmonë ka një buzëqeshje në fytyrë”. m.p.

❌